Zerimi i problemeve
Premisa e fqinjësisë së mirë në Ballkan është respekti reciprok, fillesa e të cilit është respekti ndaj vetes. Me fqinjët këto 20 vite, heshtja veç flori nuk ka qenë. Thyerja së fundmi e saj ndaj Greqisë për një mori tabush historike, ndonëse fillim i mbarë, nuk është as gjysma e punës. Interesi kombëtar prevalon çdo kosto politike e nuk bie ndesh (sikurse spekulohet) me integrimin në BE sepse ne nuk mund të bëhemi më ‘katolik’ (europian) se ‘Papa’ (Greqia si vend i BE) në sjelljen në rajon.
Pjesë e trashëgimisë problematike të tranzicionit në përgjithësi e qeverisjes së PD në veçanti, është komprometimi i interesit kombëtar në raport me Greqinë e Serbinë. Zerimi i problemeve me ta do të ishte ballafaqimi dinjitoz dhe publik, zhbërja e çdo reminishence ‘kolaboracioniste’ dhe rishikimi e balancimi real i axhendave të marra peng nga mori pretendimesh absurde që shpallen të ‘mirëqena’ (‘qiqra në hell’ pakicave, pakica fantazmë si ai serb, shkolla, kisha apo varreza vend e pa vend, Himara ‘greke’ apo Mitrovica ‘serbe’, patronazh ndaj ortodoksisë noliane etj) që vihen në një plan me të drejta historike si Çamëria, Kosova, arvanitasit, Marrëveshja e Ohrit, Serbia e jugut etj që në mos zvarriten, vihen prapa liste apo tkurren e sabotohen në vijimësi.
Alibia e ‘fshesës’
Në rastin e Greqisë, ‘tango’ lyp dy palë dhe pala greke ka gjetur ‘shesh’ pa ka bërë ‘përshesh’ ku ndër alibitë e politikës së kapur të tranzicionit për të justifikuar vasalitetin, mbetet retorika e ‘fshesës’ dhe integrimi në BE. Ndërsa u jemi mirënjohës grekëve për hapjen e dyerve pas ‘90 (e kemi bërë historikisht për njëri-tjetrin), kontributi i emigrantëve është jetik për vetë shtetin grek (GDP, investimet, kursimet, taksat, shpenzimet, turizmi familjar, kontrolli i kostos së jetesës falë krahut të lirë të punës etj), pavarësisht intimidimit nga qarqe e mentalitete arkaike për tjetërsimin e identitetit shqiptar. ‘Fshesa’ do të fshinte interesat e vetë shtetit grek, duke provokuar më tej ‘fshesë’ në Shqipëri ndaj interesave greke (privatë, biznese, banka, mallra etj) që në finale do të zhysnin të dyja palët në ‘abis’ social-ekonomik.
Me Greqinë, të mirën apo të keqen e kemi ndarë në mijëra vjet. Sesa ‘enë komunikuese’ jemi një ‘enë’ dhe për dy kombe krenare, çdo ambicie për dominim reciprok, provokon bumerang. Për mijëra vjet dhe pa kufij, i jemi gjendur njëri-tjetrit dhe kemi shkrirë fate njerëzore, kulturë, zakone etj deri në vëllazëri. ‘Fara’ e sherrit e nxitur nga nacionalizmi arkaik që kuturisja e kufijve provokoi dy shekuj më parë, ironikisht i llojit ‘atë që ta bën i yti, nuk ta bën kush’, është dështim i përbashkët por dhe sfidë e tillë.
Reciprocitet ‘pasqyrë’
Përtej romanticizmit, mbetet realiteti i ‘drunjtë’. Pavarësisht përqafimit të demokracisë tek ne dhe faktit se Greqia është anëtar i BE, problemet janë koklavitur më tej dhe komisionet dypalëshe kanë avancuar vetëm pretendime fqinjësh ndërkohë që kauzat tonat janë zvarritur deri në harresë. Për rrjedhojë, nëse BE pret prej Shqipërisë një sjellje europiane ndaj problemeve në rajon, ku më mirë se shembulli i Greqisë si pjesë e BE!
Nëse shtetarët grekë (standard i BE) flasin pa komplekse në takimet bilaterale për pakicat (i vetmi diskriminim në monizëm, monarki apo demokraci, ka qenë ai pozitiv), ta bëjmë dhe ne. Duke iu referuar pa komplekse emigrantëve post 90, arvanitasve dhe çamëve në Greqi.
Nëse shtetarët grekë në Shqipëri (standard i BE) vizitojnë tok me median zonat ku banojnë minoritarë duke i inkurajuar ata, ta bëjmë dhe ne. Duke vizituar zonat në Greqi ku jetojnë bashkëkombësit tanë që të intimiduar gjatë, mirëpresin çdo inkurajim për të folur gjuhën e nënës dhe ndjerë krenar me të.
Nëse shtetarët grekë (standard i BE) nderojnë të rënët në shtetin shqiptar (ushtria greke zëvëndësoi një pushtues me një tjetër ndërkohë që Boçari me shokë, antifashistët arvanitas e çamët luftuan për pavarësinë dhe lirinë e Greqisë pa prapamendime nacionaliste apo vija hipotetike kufitare), ta bëjmë dhe ne. Duke respektuar heronjtë shqiptar për pavarësinë e Greqisë, çlirimin nga fashizmi, të pafajshmëve të gjenocidit Zerva etj, përmes memorialeve në shtetin grek dhe ritualëve të përvitshme.
Nëse shtetarët grekë (standard i BE) ofrojnë ‘pensione’ vorio-epiri, ne të ofrojmë lehtësira për shtetasit grek me origjinë shqiptare. Nga dhënie nënshtetësie, të drejtë vote, prioritet në investime, lehtësi biznesi, binjakëzim komunash dhe aktivitete që thyejnë ‘akullin’ mes shqiptarësh, lehtësira fiskale, dekorime zyrtare, zë në institucionet shqiptare, grante e sponzorizime kulturore, gjuhën shqipe, sinjalistikë rrugore dygjuhëshe, mbulim mediatik shqip etj.
Nëse shtetarët grekë (standard i BE) mohojnë haptazi gjenocidin çam e ligjin e luftës, ne të pohojmë haptazi dhe kudo për to. Ndërkohë që pala greke mbyll sytë ndaj asaj që ‘vret’ sytë, ajo devijon debatin e spekulon me ‘mullinj erësh’ nga Himara ‘greke’, prona për minoritarë të ardhur, varre ushtarësh, nënshtetësi për kryepriftin, toponimet etj. Që tinëz hidhen në ‘tavolinë’ për shpërqendrim dhe përfitime afatgjata ku me kartën e ‘tolerancës’ (heqje dorë nga diçka që nuk të takon; sikurse edhe Serbia me Kosovën), synohet ulja e ‘pazarit’ për kauzat reale mes nesh.
Nëse shtetarët grekë (standard i BE) futin ‘hundët’ në probleme të brendshme si kreu i kishës autoqefale noliane, lirimi i objekteve, censusi etj, ne jemi në të drejtën tonë të flasim për shtetasit grek me kombësi shqiptare, për kisha dhe shërbesa në shqip, besimet e tjera si p.sh. bektashizmi, censusin grek rreth shqiptarëve në Greqi etj.
Mes BE dhe Zervës
Absurdi nuk është standard i BE dhe nëse një shtetar grek vjen e takon shtetas shqiptarë me lidhje me shtetin grek, çamët e lindur e rritur në Greqi dhe pasardhësit e tyre, janë po aq të lidhur me shtetin grek. 70 vite më parë nuk kishte BE që të ndalte Zervën, masakrat dhe përzënien masive të çamëve shtetas grek drejt Shqipërisë me ‘akuza’ në grup (dikur u dënua nazizmi por nuk u përzu populli gjerman nga vatra e tij). Sot shtetarët grek përfaqësojnë BE dhe e vërteta çliron. Akuza ndaj një populli për kolaboracionizëm si alibi për gjenocid dhe përzënie nga vatrat autoktone, mbetet sindrom ‘makbethian’ për Greqinë në BE, paraleli absurd i të cilit mbetet fajësimi i mbarë popullit grek për gjakun e Çamërisë dhe të patriotëve që nuk i bënë hosana Patriarkanës një shekull më parë.
Steka me fqinjët është ulur ku s’mban më. Ndërkohë që rrotull nesh ka platforma, deri akademikësh, që promovojnë të vjetrën, ne ndahemi mes vetes duke bërë avokatin e djallit. Skandale të shumta ‘arkivohen’, nga helenizimi i ortodoksisë shqiptare, përdhosja e varreve për ‘vakëfe’ të panhelenizmit që ngulen si gozhda Nastradini kudo, orekse absurde shkollash dhe kishash, pelegrinazhe në vorio-epirin virtual me harta, flamurë, thirrje provokative e prani të ‘wanted’ në to etj.
Atë që ta bën i yti!
Ilirët dhe helenët, fati i vuri pranë dhe historia mes tyre, nuk është histori luftërash, por bashkëjetese deri në vëllazëri. E nëse grekët krenar me termat helen dhe Elada, përtej identitetit antik, spekulojnë dhe imponojnë gjeopolitika në rajon (rasti i emrit të Maqedonisë), ne duhet t’i mëshojmë identitetit iliro-epirot, deri në referenca zyrtare e ripagëzim të Republikës, teksa sot në rajon kemi deri sllavë që vetëquhen maqedonas.
Në këtë pjesë të Ballkanit ku bashkëjetohet nga gjeneza, identifikimi i pakicave mbetet fluid dhe nëse të motivuara politikisht, le të jenë ‘ura’ dhe jo ‘lumi’ që ndan. Mes nesh koha ka bërë të sajën (martesat, migrimi, pakicat nga zig-zagu i kufirit etj) dhe nëse pasaporta nuk e bën gjakun ujë, nëse ‘vëllezër’ me të tjerë, me popullin matanë jemi ‘binjak’. Dita kur politika fqinje, e çliruar nga ekstremizmi, do e reflektojë këtë gjë, do jetë dita kur ‘helenizimi’ këtej dhe ‘shqiptarizimi’ apo ‘ilirizimi’ andej, nuk do merakosë kënd.
Po te mashtruan nje here haram u qofte ,Po te mashtruan prap ju shofte fara ,ama per here te trete e ke fajin vete
Problemi nuk eshte Greqia por mendja juaj tutkune qe ne emer te nacionalizmit “shqipetar” sic thote dhe zoti Smith po e kthen kete vend prape 500 vjet pas.
Dihet boterisht qe emrat Ajios Saranda,Argjiro-Kastros,Koastandionopoli,Moskopoli dhe jo Voskopoja qe e dogji turkoshqipetari Sali butka se ishte Greko-Orthodokse,Ajois Vasilis dhe jo Shenvasi,Epidamnos dhe jo Durrazzo sic duan fashistet e Romes etj.
Ashtu sic i ndruan pushtuesiot Turq vellezerit tuaj qytetet Greke si Kostandinopoli,Ismirni,etj ashtu dhe ju pushtuesit i ndruat se ndryshe nuk ka kuptim.
Sa per gjuhen e bukur Shqipe lexo sa fjale kam shkruar.
Problem greq-pro-vlima.
Nuk-non italisht.
Eshte-este spanjisht.
Mendja-mind anglisht.
Emer-onoma greqisht.
nacional-natin italisht.
Vdes-deth anglisht.
Varros-Barry anglisht.
plagos-Pligi greq.
Fryn ere-fisai aeras greqi.
Shkolle-Skolio askoleme Greqisht matheno.
Mesoj-Matheno Gr.
Udhe-odhos greq.
Rruge-road anglisht.
Mama ime-Mama mia italisht.
Baba-Babaxhan turqisht.
Atdhe-dheu i atit d.m.th Ataturk babai i turqve.
mos te flasim per fjale filozofike,shkencore,mjakesi qe nuk egziston as edhe nje fjale “Shqip”
Mal-maunt anglisht montana latinishjt,
Leter-letter anglisht.
Qellimit te tij ja arriti Roma dhe Italia ne bashkepunim me Turqine qe formuan kete state-shtet.
Kini parasysh qe per disa grema e quajten Alfa-Betin Grek Latin,Perendite Greke i beren kopje me emra Latin
Fqinji im(krenar qe esht shqiptar) qe esht me origjin nga Qimara dhe quhet Arqile(jo Akilis), me thote shpesh se emri i tij ne shqip esht ruajtur nga fillesa ne origjinal,A(r)qi.le.
Me tregon se ne shqiptaret e teprojm pak me perdorimin e Q,si psh,Greqi,Turqi,Ulqin,Maliq,ose nuk thone Bekir si turqit,por Beqir,etj.
Atehere i thash un,keshtu i bie qe ti te jesh qimarjot dhe himarjot.
Keshtu do te ishte korrekt me tha,por pune etike.
Jam kurioz te di,po emri i orakullit Pythia nga vjen,ose emri i Perendise se barijve PAN(nga rrjedh e fjala panik,pan-ik),nga vjen?
Akilis,po mbreti Otto dhe Georg grek ishin???
Emrat nuk kane rendesi !0 miljon shqiptare ne trojet mijra vjecare te tyre ,i vene emrat si te duan-si EUROPA -e jo te pyesin ju….Gjuhen angleze perdor Be por nuk jane anglez,,,Australianet..New zeland,USA Afrika Jugut etj…..KEMI GJUHEN TONE << EUROPEN E CIVILIZUAR…Prrallat i takojne se kaluares dhe u tregohen femijeve….
E kuptoni se sa poshte kini rene dhe nuk e kuptoni?
Shqiperine si shtet e krijuan Austriaket dhe fashistet qe sulmuan vendin e kultures boterore nga Albanistani, qe pervec ndruan emrat e Perendive,do te donin qe te tregonin edhe nje fakt te vetem qe ju nuk jini Greke,por nuk munden se nuk ka as edhe nje fakt.
Ata tallen me ne,perdorin Turkun per interesa qe akoma qendren e Orthodoksise Mbreterreshen e qyteteve Kostandinopolin ja lane Turqise?
E dini perke?
Se duan te zhdukin kulturten dhe historine Helene q
Cndryshim kane miqte tuaj cifut dhe amerikane nga Serbet apo turqit?
Qe te gjithe i kane duart me gjak kunder historise greko-ilire.
Toponimet,gjuha,emrat para Turqise tregojne te kunderten.
Fjala kupton-kapito italisht.
Pa na thoni qe ku eshte e shkruar ndonje fjale Ilire ne ndonje vend Arkeollogjik te ketij vendi?
Trajtimi i temave ketu eshte bere ne formen e nje modeli per se mbrapeshti.
1. Ne se jepet pension grek, ne tu japim te drejten e votes arvanitasve-autori duhet te jete i pire kur mendon se mund te vijne arvanitasit te votojne ne Shqiperi per dicka qe nuk u intereson fare. Madje edhe emigrantet nuk mund te vijne dhe e drejta e tyre e votes eshte thuajse zeruar per keto 20 vitet e pluralizmit. Po te kishte vertet vullnet shteti shqiptar per votat e emigranteve, atehere do tu jepte mundesi te votojne aty ku jane. Pastaj, po te nisemi edhe nga kerkesa e shqiptareve per te mos votuar kosovaret ne Shqiperi sepse deformojne vullnetin qeverises ne nje zone nga e cila ata vete nuk pesojne pasojat e qeverisjes, kuptohet sa absurde eshte kjo kerkese
2. autori as e ka idene se cdmth arvanitas, dhe “oferta” qe i behet atij per lehtesira ne tregun shqiptar deshmon per mosgjohjen e kapitalit grek i cili nuk ka dallim ne arvanitas dhe grek per faktin e thjeshte se aktualisht arvanitasit jane pjese e pandare e popullit grek. Per kete mund tu referohemi njerezve te thjeshte dhe figurave politike arvanitase.
3.Autori nuk e ka idene se memoriale u ngrihen ushtareve te rene ne luften antifashiste te cilet nuk jane konsideruar pushtues nga asnje vend europian, dhe ne vecanti nga populli ne shqiperine e jugut. Por nuk u ngrihen colaboracionisteve te inkuadruar dikur ne trupat SS apo fashiste. Autori duhet te njohe me se pari historine e zhvillimit te ngjarjeve ne Thesproti ku paraprine terrori i forcave ta armatosura came mbi popullsine vendase greke ne vitet 40-44 dhe mandej erdhi revanshi i nje cami orthodoks ndaj patrioteve te tyre ne nje kuader lufte civile
Ka dhe plot detaje qe jane krijuar ne bazen e nje historie te falsifikuar si puna e te ashtuquajtureve iliro-epirote.
1 milion shtetas Shqiptare qe jetojne sot ne Greqi kane te drejten e punes, te prones dhe te trashegimise se prones te garantuar nga shteti Grek, kurse Shteti Shqiptar akoma nuk ju njeh pronen shtetasve shqiptare.
Prona Private qe vazhdon te mbahet akoma peng nga Shteti Komunisto-Mafioz Shqiptar eshte thelbi i problemeve ne Shqiperi, dhe jo Greqia!
Grekomanet antishqiptare jane per tu dhimbsur, mjerane shpirtvegjel e injorante. Pa dyshim qe historia nga te dyja anet eshte shkruar ne menyre te njaneshme, por njerzit e ditur dine te lexojne edhe mbas asaj qe shkruhet. Te shprehesh me kaq urrejteje per Shqiperine e shqiptaret tregon vetem injorance e vogelsi shpirti. Midis shqiptareve dhe grekeve jane plot probleme qe duhen sistemuar e vene neper vende. Autori eshte perpjekur te vendose nje gur ashtu siç ai e mendon, te tjere do thone te vetat, por kurre antishqiptaret dhe antigreket nuk duhen lejuar te merren me raportet mes dy vendeve fqinje mijravjeçare qe kane shkembyer fate, pervoja, kultura dhe gjak me njeritjetrin.
Ka plot gjera qe na bejne te jemi krenar ne raportet tona. Pa dyshim e para sjellja e shqiptareve dhe e shtetit 100 vjeçar shqiptar me minoritaret grek s si dhe sjellja e tyre me ne ka qene model. Po ashtu kontributi i shqiptareve te greqise ne dobi te shtetit grek eshte nje faktor krenarie e qe duhet vleresuar…
Sa per injorantet qe shkruajn se ne na krjoi si komb ky apo ai, i keshilloj miqesishte te lexojne pak me shume.
Të thuash realitetin me fakte historike, nuk është urrejtje, siç përpiqen disa të trajtojnë historinë, kur ajo nuk ju pëlqen…(ose nga mosdija e injoranca)
Ti pijanec ngaterron faktet historike ballkanike me propaganden historike greke.
Nqs propaganda ekstremiste turke ne Ballkan edhe sot pas 100 vjetesh orvatet per çmitizimin e heroit kombetar shqiptar Gjergj Kastriotit,
Propaganda ekstremiste greke ne ballkan edhe sot pas 100 vjetesh i perdor te treja menyrat negative:
1- Vjedhje dhe hajduteri e identitetit te heroit kombetar shqiptar per ta asimiluar e grekezuar.
2- Çglorifikimi dhe denigrimi i heronjeve te popullit shqiptar qe luftuan per liri ne çdo epoke.
3- Dhe me pas Sulm kunder Identitetit Kombetar Gjitheshqiptar.
Shtetin e Pavarur Shqiptar e sulmuan te paret:
A]-shovinistet serb nga veriu e shovinistet grek nga jugu ne vitet 1912/13/14 dhe perdoren zjarrin,masakrat,terrorin.
Kur e pane qe nuk e arriten synimin perdoren formen e dyte:
B]-propagande denigruese se shqiptaret nuk jane autoktone,por jane nga turqia e azerbajxhani.
Kur e pane qe nuk e arriten synimin perdorin formen e trete dinakerine:
C]-na bejne nder,thone shqiptaret jane autoktone por duhet te pranojme se shqiptaret jane nje fis grek.
Ne te treja rastet,ajo qe ndryshon eshte vetem forma negative e perdorur:
A]-forma e dhunes ushtarakisht ndaj Shqiperise se Jugut,
B]-forma e propagandes denigruese ndaj rraces shqiptare pergjithesisht,
C]-forma e dinakerise per unifikim rracor,se shqiptaret jane vetem nje fis grek,
Ne te treja rastet dhe format qellimi negativ eshte i pandryshueshem dhe krejtesisht i njejte :
Qellimi eshte ZAPTIMI I SHQIPERISE SE JUGUT.
Qellimi eshte SHOVINIZMI VORIOEPIRIOT.
Qellimi eshte MEGALO GREQIA.
Epiri nuk ka qene asnjehere ndonje komb.
Epiri ka qene nje shtet antik multietnik ku predominonin iliret dhe arriti kulmin si shtet me mbretin ilir Pirro.
Pirro i Epirit luftrat kryesore i beri kunder Romakeve ne Veri dhe Heleneve ne Jug ku edhe u vra ne luftimet ne rruge ne qytetin Argos.
Maxhoriteti shqiptar arberor ne Greqi eshte maxhoritet etnik dhe gjuhesor ne trojet e veta autoktone mijeravjeçare.
Minoriteti grek ne Shqiperi eshte formuar nga emigrantet grek ne Trojet Shqiptare dhe ka nje histori vetem 200 vjeçare.
* Ne Shqiperi nuk ka ndonje minoritet vorio/epiriot por ka minoritet grek.
* Ne Greqi nuk ka ndonje maxhoritet jug/epiriot por ka maxhoritet shqiptar.
Teoria e vorioepirit eshte Propagande Shoviniste dhe fashiste greke.
Perdorimi i alfabetit helen ne Ballkanin e lashte nuk eshte asnje argument i gjuhes dhe kombesise greke sepse:
1. Midis gjuhes antike helene dhe gjuhes se re greke ka ndryshime shume te medha substanciale.
2. Edhe kontinenti europian dhe kontinenti amerikan edhe sot perdor alfabet latin, por popujt dhe kombet perberese nuk jane italian.
3. Edhe nje pjese e madhe e kontinentit aziatik perdor edhe sot hieroglifet, por kjo nuk do te thote se popujt e azise jane te gjithe korean.
Perdorimi i alfabetit helen ne ballkanin e lashte nuk eshte asnje argument i gjuhes dhe kombesise greke sepse:
1. Midis gjuhes antike helene dhe gjuhes se re greke ka ndryshime shume te medha substanciale.
2. Edhe kontinenti europian dhe kontinenti amerikan edhe sot perdor alfabet latin,por popujt dhe kombet perberese nuk jane italian.
3. Edhe nje pjese e madhe e kontinentit aziatik perdor edhe sot hieroglifet,por kjo nuk do te thote se popujt e azise jane te gjithe korean.
ARVANITI
Gjuha e Perendive = GJUHA SHQIPE
PRESIDENTI ARVANITAS ARISTIDH KOLA
Gjuha me e lashte ne Ballkan = GJUHA SHQIPE
THE LINGUISTIC TREE OF BALCANS AND EUROPE
“Gjenet e Shqiptareve jane Unike ne Ballkan”
Gjenet e Shqiptareve ne Ballkan jane Mijeravjeçare.
PETER RALPH dhe GRAHAM COOP
Studjues në Departamentin Evolucion, Ekologji, Biologji, Popullsi
UNIVERSITETI KALIFORNIA USA
Shteti i lashte i Epirit ka qene nje shtet multietnik ku predominonin ILIRET.
Harta te lashta ne te cilat shihet qarte se Epiri ka qene pjese integrale e ILIRISE.
Link 1
ILLYRICUM
Historical map Prefecture of Illyricum around 318-379 AD
http://en.wikipedia.org/wiki/File:Prefecture.png
Link 2
BALKANS
Historical map of the Balkans around 582-612 AD
http://commons.wikimedia.org/wiki/File:Historical_map_of_the_Balkans_around_582-612_AD.jpg
Hartat te cilat paraqes nuk jane as produkte personale, nuk jane as produkte shqiptare, por bazohen ne dokumente te Perandorise Romake.
ILIRET kane qene nje Grupim etnik autokton i lashte dhe kompakt ne Gadishullin Ballkanik ne detin Jon dhe ne detin Adriatik.
HELENET kane ardhur ne Gadishullin Ballkanik nga jugu e lindja, nuk ishin kompakt, bazoheshin ne disa qytet-shtete, qe nuk e vune dot nen zoterim shtetin e lashte te Epirit.
Greek Sky Television : DOKUMENTAR, GREQIA SHTET I SHQIPTAREVE.
http://www.youtube.com/watch?v=fqMmFS14JjA