Protestë për votën apo për veten?!

8 Nëntor 2013, 20:37Blog TEMA

Nga Altin Ketro

 

Partia Demokratike ka paralajmëruar se ditën e hënë do të organizojë një miting proteste përpara kryeministrisë për çështjen e zgjedhjeve në Korçë, ku ajo pretendon se është blerë vota e studentëve, ndërkohë që mazhoranca e quan thjesht rimbursim i pagesës së transportit. Në fakt kishte kohë që ish- kryetari i kësaj partie hidhte herë pas here në rrjetin social Facebook thirrje që demokratët të ngrihen në protestë. Por, siç duket, nuk ishte gjetur kauza më përfaqësuese për t’i bërë demokratët të dilnin. Interpretimi i rastit të Korçës bëri që opozita të gjejë motivin e munguar dhe aq shumë të kërkuar, për ta pasur një kauzë të fortë që justifikon qëllimin.

Të hënën mbushen 57 ditë kur opozita e sotme dorëzoi çelësat e qeverisë. Kësisoj i ka ende të njoma plagët që ka lënë pas, përfshi edhe në rrafshin e tjetërsimit të votës me të gjitha format dhe mënyrat. Si e tillë, është shumë shpejt që kjo ish- mazhorancë e para dy muajve të ketë moralin e duhur për të bërë moral për ato çështje me të cilat ishte shpallur botërisht si e pamoralshme. Thjesht, nuk u ngjit, veçanërisht duke parë se cilët përfaqësues politikë dalin e na bëjnë moral.

Dikush mund të thotë se, kanë bërë ç’kanë bërë ata që ikën, ata i ndëshkuan shqiptarët me votë, kështu që kjo s’do të thotë se do vijojnë edhe fituesit të sillen si paraardhësit e tyre. Ky duket një arsyetim i drejtë, pra, asgjë e gabuar e së kaluarës s’duhet përsëritur. Por kur shikon vijën e sjelljes së PD-së, e cila i përket të njëjtit model të vjetër të ndëshkuar me votë, s’ka se si të mos dyshojmë në seriozitetin e kësaj opozite. E kam fjalën se PD-ja, e trembur se mos i dështon mitingu, ka mobilizuar gjithë stafet e Bashkisë së Tiranës, përfshi edhe edukatoret e çerdheve, që të jenë prezentë ditën e hënë për të siguruar një pjesëmarrje sa më të gjerë dhe për ta shitur këtë si mbështetje nga populli. Pra, të detyruarit për të dalë në miting me frikën e humbjes së vendit të punës, do dalin të protestojnë kundër blerjes së votës!!! Edhe sikur kauza e tyre të ishte e drejtë, do mjaftonte ky shpërdorim i pushtetit (të vogël) që ende kanë, për të kuptuar falsitetin e asaj që thonë me realitetin e asaj që bëjnë.

Personalisht nuk e shoh asfare këtë protestë të demokratëve të lidhur me çështjen e Korçës. Ata janë katërcipërisht të bindur në ndërgjegjen e tyre se atje kanë humbur pastër dhe thellë. Pavarësisht se të hënën e gjithë llomotitja e folësve në miting do të vërtitet rreth kësaj çështje, halli i kupolës PD-iste është gjetke. Dihet se qeveria “Rama” i është futur një skanimi të plotë të financave të vendit dhe gjithë akteve korruptive që ka prodhuar qeveria “Berisha”. Janë të pafundme shkeljet ligjore të cilat kanë sjellë shpërdorim të fondeve publike dhe gjithçkaje tjetër që përfshihet tek prona publike. Në këto kushte, duke parandjerë një stinë përballje me organet e drejtësisë, opozita po përpiqet që duke e kamufluar protestën e së hënës nën petkun e mbrojtjes së pastërtisë së votës, në fakt ka si synim që nëpërmjet atyre mbështetësve që besojnë në mënyrë naive tek ky argument, t’i dërgojë sinjal qeverisë që të mos avancojë më tej në synimin e saj për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së zyrtarë të lartë të shtetit, përndryshe do përballet me përshkallëzim të protestave.

Për këtë arsye, Lulzim Basha e ka shumë të nevojshme masivitetin e pjesëmarrjes (duke rekrutuar, siç theksova, edhe nga administrata e bashkisë), sepse vetëm nga përmasat e mitingut ai do përllogarisë se a mundet dot që t’i përdorë njerëzit si mish për top për të mbrojtur krimet e atit të tij shpirtëror dhe gjithë atyre që pandeh se i drejton në selinë blu. Në këtë kuptim, më shumë se sa miting për votën, ai do jetë as më shumë e as më pak, por thjesht një miting për Bashën, Berishën & Co… 

P.S. Zoti Basha, se mos u vë në dispozicion autobusë falas mitingashëve nga rrethet. Jo për gjë, por është i njëjti veprim sikur ata të vijë me lekët e tyre dhe ti t’ia rimbursosh pas mitingut.

15 komente në “Protestë për votën apo për veten?!”

  1. Bonna says:

    kaq sharlatan eshte ky njeri i cili do te dale te protestoje per voten kur ne krye te bashkise qendron me vota te vjedhura dhe te mare ate vend me dhune jo me fitore…PD mori fund pergjithmon me kte njeri….

  2. Zana says:

    Pikërisht këtë duhet të vigjëlojë pozita: autobusët gratis. Ta monitorojë vetë, sepse Filipi i Fixit mbase nuk ka kurajë ta bëjë. Do të jetë gallatë e madhe.

  3. LUL BERISHA says:

    Doktori shikon ëndërr me Gaddafin:
    Eja, eja miku im

    Eja shpejt, mos u vono
    Të kam patur mik për kokë
    Merr dhe Lulen mos harro
    Si dy shoqe, si dy shokë.

    Shih ç’po bëhet me Asadin
    Mos e kruaj me fiq deti.
    Meqë e ke qejf kallashin
    Rrafshoje mirë te thepi!

    Më kujtohet si tani
    Në tunel të gjallë më zunë
    Pistoletën larë flori
    Ohh sa fort, nga pas ma vunë.

    Po s’besove çfarë po them,
    Meqë ti përdor IPadin
    Më gjej mua në Youtube,
    Pyet dhe doktor Tritanin.

    Lëre shpejto amanetin,
    Lilit, Shkëlzenit e Gitës
    Të nisin urgjent kurbetin
    Larg, në atdheun e Çitës.

    Eja se më ka marr malli
    Trim si ti isha dhe unë
    Por kur shkava, rashë nga kali
    Asnjë çast s’ma ndanë drunë.

    Boll ke vrarë, ke shkatërruar
    S’mund të rrosh ti sa të duash
    Në Xhehnem ke pronotuar
    Përjetsisht do ta paguash!

    http://goo.gl/IfrT3n

  4. VEZHGUESI says:

    jam dakert me shkrimin por dua te shtoj se ne rast se do marrin pjese punonjesit e bashkise dhe edukatoret e kopshteve se keto u ka mbetur ketzre leshkove ,dhe do jene ne orarin e pune s atehere ska dzshim qe do merret mase ligjore per kedo qoft,dhe pastaj le te shkojne e ti drejtohen gjzkatave se do e gjejne te drejten mbas 4 vitesh kur sala dhe luli me mul e shoke do jene burg.

  5. XHINO says:

    gjarperit kur i vjen ngordhja del vete ne rruge -thone pleqte Sic duket PD-ja do qe ti heqe fare breket e reckosura me kete miting NJE GJE ESHTE E SIGURTE QE I GJITHE POPULLI SHQIPTAR DO TALLET ME KETE MITING ARGETUES DHE QESHARAK

  6. Treviso says:

    Jam i sigurte se protesta qe do organizojne dy kriminelet e P.D. do deshtoje.

  7. banakieri says:

    lulzimja i aurrelles se Vehbi Velise (hajdutit me cizme – sa pare kane vjedhur keta si familje? – kur ben miting edhe cuni i belkeputures mos ngelte bythec ne kete palnet pa miting!!!

  8. henri says:

    Duhet te jemi te sinqerte me vet vehten. Partia socjaliste beri nje budallallek dhe tani duhet te paguaje. Chi rompe paga ( kush prish paguan ) thone italjanet. PS ne te ardhmen keto gjera ti beje me te matura dhe bile te mos i bej fare se nuk jane te drejta. PS e kishte te sigurte fitoren pse duhet ti bente keto kalamanlliqe kot se koti.
    Le te shpresojme se pesimi do te behet mesim.

  9. Kerpaci says:

    Sado qe ky miting e ka groteskun brenda, ai deshmon edhe per tmerrin qe ka kapur keta sharlatane me humbjen e pushtetit. Ata kerkojne nje dege per te varur xhaketen e tyre te pergjakur, ndaj eshte ne interesin e politikes shqiptare qe me kete force politike kriminale t’i laje hesapet njehere e mire. Opozite nuk do te thote papergjegjshmeri dhe as sharlatanizem.

  10. Tani says:

    Po patjeter duhet te dalim e te protestojme… Por kur Lulja te deklaroje qe eshte zgjedhur kryetar me vota te vjedhura, te japi doreheqjen e pastaj te na kerkoje ne te dalim e te protestojme. Beni si them une e mos beni si bej une… Thote baba Saliu….? Kujdes mos kaloni gardhin e kryeministrise se eshte grusht shteti mos e haroni….?

  11. A says:

    Kaq te pa turpe dhe te pa cipe jane keto “qy” te Partise Demokratike te “kryesuar” nga Lul Basha dhe nga “ishi” Sali Berisha.
    Sepse, ne Korce u fitua me mbi 11000 vota nga Partia Socialiste, edhe sikur te merren “parasysh” pretendimi i ketyre dhjeramanve te Partise Demokratike qe nuk eshte me parti e tille, por eshte nje parti e degraduar ne te gjitha drejtimet sepse eshte e mbushur me njerez te degraduar dhe horra.
    Keto, dhjeramanet e PeDe-se te kujtojne aeroplanet e Shoqerise Ajrore te “Bell Air”, tragetet e linjave qe vinin nga Brindizi, Bari dhe Ankona; te kujtonin autobuzet e linjave te ndryeshme te Greqise qe vinin plot e perplot me pasagjer qe kishin te paguar udhetimin vajtje-ardhje nga PeDe-ja vetem per te votuar per horrin shtetit shqiptar Sali Berisha me date 23 qershor.
    “Qy” Lul Basha e paska harruar qe para dates 23 qershor 2013, shperndante ushqime neper Tirane ne menyre qe ti merrte voten Tironesve dhe kryesisht shperndante “GROSH=FASULE” dhe me qenese ne keto dite u hante “GROSHA=FASULJA” ne menyre “masive”, Tiranes i vinte nje ere e keqe e rende qe me mbajte hundet me dore nga qelbesinlleku ka pordhet dhe fenrat e militanteve te PeDe-se, sepse u ushqenin me GROSHET=FASULET e shperndara gratis, falas, nga familja Birisha, Topalli (Coba), Basha, Bode, Ruli, Noka etj., etj..
    Do te shohim sa vete do te vine ne shesh per interesat e juaja makabre, meskine more pte pjerdhur nga koka deri tek kembet.

  12. bjordi says:

    keta lloj sharlatanesh, mund te protestojn,por lulka dhe babi i tij,kur te mbajne fjalimin te tregojn si vodhen votat ne bashki ne 2011ten,si prune kosovaret ne tiran, per te votuar,per lulken,sa u vajti pagesa,le te kthehet sala andej nga viti 96te,se si kthente kutit permbys,dhe “menaxheret”e tij i mbushnin prape me votat fallco te sales,po te thote keto “oratori”lulke do shohi se do ngelet vetem babi i tij duke e degjuar.

  13. LORA says:

    Zoti Ketro,kjo e te henes do te jete proteste per mbrojtjen e ekskluzivitetit monopolist te kuserimit te votes.Kane te drejte,kush me shume e me mire se ata,dine ta bejne kete pune?????????????????

  14. ILIRET says:

    Berisha e Basha hiqen sikur kushedi c’ka ndodhur. Mirepo kush eshte efekti ne popull i qendrimit te tyre per Korcen. Zero efekt.
    Pse? Sepse ne e dime shume mire dhe e kemi perjetuar dhjetra here shitjen apo blerjen e votes. Prandaj ate te Korces ne nuk e fusim ne shitje vote.
    Kur dikush shet voten ai fiton dicka. 20 mije leke, apo 50 mije leke, nje thes miell, apo ndonje gje tjeter. Po 200 studentet e Korces cfare fituan nga shitja e votes se tyre. Zero leke. Sepse ato leke, ata i shpenzuan per te udhetuar. Pra s’ka shitje vote, sepse nuk ka fitim monetar ose ne mall.
    Prandaj ne nuk emocionohemi aspak nga protesta e demokrateve. Dhe Luli duhet ta dije se nuk po fiton por po humbet nga kjo ceshtje. Ne jetojme ne Shqiperi dhe e njohim njeqind here me mire se Luli ceshtjen e shitjes te votes.
    Nuk kemi ardhur nga hena qe te rrehemi me propagande hajduti qe therret, kapeni, or po kapeni hajdutin…

  15. shiaksi says:

    nuk e rrezojn dot pushtetin,keta te poshter ,i bejm thirrje shq

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje