Pas zbulimit, jo dhe aq shokues të praktikave të blerjes së votës nga “Fiks Fare”, në zgjedhjet e fundit në Korçë, për kryeministrin Rama nuk do duhet të ketë dilemë për veprimin e tij të ardhshëm politik.
Dilemë nuk do duhet të ketë edhe për stafin e Prokurorit të Përgjithshëm.
Çdo vjedhje është e dënueshme, që nga ajo më ordinerja deri tek ajo elektoralja. Çdo vjedhës duhet ndëshkuar, që nga hajduti i xhepave e deri tek ai i votës.
Opozita ka kërkuar, siç do kërkonte edhe Rama dhe PS po të ishin “në këpucët e tyre”, përsëritjen e zgjedhjeve.
Kuptohet, opozitës i ka ardhur një zog i artë në dorë falë profesionalizimit të një emisioni elitar, që tregon se ka qenë dhe mbetet profesionist “përpara dhe pas Krishtit”, ndryshe nga etiketimet dhe paragjykimet që i janë bërë, edhe nga ata që sot po ia gëzojnë frytet e punës së tij.
Vjedhja e votave mbetet një shqetësim i zgjedhjeve shqiptare. Praktika të shitblerjes së votës janë vënë re edhe në zgjedhjet e 23 qershorit, ku paraja e hedhur ka deformuar në jo pak zona dhe bastione, vullnetet e kalcifikura politike, por edhe ka bërë diferencën aty ku pak vota krijonin përmbysjet.
Se kush i ka bërë dhe sa janë paguar, tashmë kjo nuk është me legjendë as urbane e as rurale.
Shqetësuese mbetet mentaliteti jo vetëm i lehtësisë për të rikryer transgresion elektoral, por mbi të gjitha mosfrika e frikshme për mosndëshkueshmëri.
E po të shtosh pastaj që kjo bëhet nga, siç duket, një forcë politike, që ka flamur të saj të kundërtën e fenomeneve që Berisha i bënte me shumë kënaqësi dhe lehtësi nëpër procese zgjedhore, dukuria e Korçës bëhet akoma më e frikshme.
Është në nderin e kryeministrit, në nderin e imazhit të Shqipërisë së pas 23 qershorit, që ajo që kërkon opozita, të mundësohet.
Madje edhe të kërkojë ndjesë në emër të forcës së tij politike dhe të kërkojë ndëshkimin më të ashpër për ata që u kapën me presh në dorë, nëse ai vërtet nuk ka qenë në dijeni të një vjedhje të tillë.
Edi Rama dhe koalicioni i tij do të duhet ta ndërmarrin një gjest të tillë politik me lehtësinë më të madhe, nëse vërtet dhe realisht mendojnë se kanë numrat për të rifituar sërish Korçën.
Korça nuk ka përse shndërrohet në një episod që do të errësojë fitoren plebishitare të 23 qershorit, pavarësisht ndonjë “korçëze” aty-këtu.
Kjo do ta ngrinte akoma më lart dhe do ta distanconte politikisht kryeministrin në sytë e shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve.
Por edhe do të jepte leksionin se në Shqipërinë e pas 23 qershorit, praktika të këtilla nuk kanë më vend.
Kjo do duhet bërë edhe për dinjitetin politik të fituesit tashmë të dyshuar të Bashkisë së Korçës, që nuk ka përse merr një post të paragjykuar, kur realisht mund të mos jetë i vjedhur, por i akuzuar si i vjedhur.
Por edhe opozitës, një vendim për përsëritje do t’i jepte jashtë çdo dyshimi politik, mundësinë e verifikimit të mbështetjes së saj politike në një qytet të madh dhe të rëndësishëm. Nëse sërish humbet apo edhe fiton, kjo është çështje e marrëdhënieve të saj me qytetarët e Korçës.
Por në këtë rast, pas një demaskimi mediatik të vjedhjes së votës, opozita nuk duhet paragjykuar.
Përveç ribërjes së votimit, “Prokuroria e të dielës” së Llallës, do duhet të punojë dhe të presë fletë-arrestet edhe për ata persona që me zë dhe figure kanë vjedhur dhe ndihmuar në vjedhjen e votës së sovranit.
Dhe përgjegjësia do duhet identifikuar më shumë vertikalisht, me akuza zyrtare respektive.
Të paktën në Shqipëri tashmë ka filluar të dënohen edhe ata që janë në pushtet ose afër tij, si ndryshe nga përpara 23 qershorit.
Korça do duhet ribërë dhe harruar, por edhe shndërruar në precedent për çdo proces të ardhshëm elektoral, për mosdeformimin e votës së popullit, pavarësisht nëse ai fluturon apo udhëton me furgon, për apo nëpër Shqipëri në ditë zgjedhjesh.
Patjeter duhet te ribehen zgjedhje per te forcuar e ngritur me lart imazhin e kryeministrit tone
O gazetar Manaj!!
Ty te takon te shkruash keshtu se do mbeshtetesh FIKS FARE ne filmimet e tij!!!
Por behesh AMPLIFIKATOR MASHTRUES kur thua se “PS-ja BLEU VOTAT E STUDENTEVE 2 MIJE LEKE!!!
Se pari,NUK KE ASNJE FAKT QE PAGESA E TRANSPORTIT Tirane-Korce te jete BLERJE VOTE!!!
Ne se te intereson te komplementohet keshtu sic thua,atehere DREJTESIA duhet te ishte marre me keto lloj blerje votash kur PD-ja MBUSHTE AVIONET E BELLE AIR NGA E GJITHE EUROPA NE Tirane per votime ARDHJE-VAJTJE,PS-ja MBUSHTE AQUTOBUZET Greqi-Shqiperi per zgjedhjet e kaluara etj!!!
Po drejtesia e jone NUK DESHI TE VERTETONTE SE SHQYERJA E KUTIVE TE VOTIMIT NGA PD-ja DHE MBUSHJA E TYRE MBI NUMURIN E ZGJEDHESVE TE RREGJISTRUAR 2-3 ZGJEDHJET E KALUARA PASKA QENE VJEDHJE E PASTERT E JO ME BILETA E AUTOBUZIT!!!
Po KALIMI I DEPUTETEVE NGA NJE PARTI TEK TJETRA,A NUK ESHTE BLERJE ME E RREZIKESHME SE BILETA E AUTOBUZIT???
Lerini DENGLAT e mos u beni KARAGJOZE!!!
DEMOKRACIA NE SHQIPERI LENGON NGA KANCERI,ndaj mos u merrni me vogelsira si ai,qe kerkonte GJILPEREN NE KASHTE!!!
Po keni ngelur pa pune,HANI THONJTE TUAJ TE KEMBEVE!!
O Arben ! Ke qene gazetari dhe analisti i ceshtjeve te medha, tani ke filluar te merresh me shpenzimet transporti te votuesve. Une nuk e kuptoj metamorfozen tende, me ndihmo duke sqaruar se ku eshte bazimi logjik i asaj qe shpall ty “perseritjen e zgjedhjeve se jane te vjedhura !?!?.”
Askujt, perfshi dhe ty, nuk i lejohet te neperkembe vullnetin e popullit dhe te ngreje dyshime te pabaza per veprimet e hapeta politike.
Me qenese prokuroria ka filluar nje hetim, ty dhe gjithe media duhej te heshtnit per te ruajtur objektivitetin dhe paanshmerine e Llalles.
Ke ca muaj qe po merr nje lloj kthese politike, kush eshte shkaku?
Mos valle tu prishen projektet personale nga Rilindja?
O Petrit! Ti je si ai qe thote Mero ne editorial llapaqen anonim ne forum! E meriton kete toggjalesh! Na I shpifet me kete militantizem idiot Dhe llogjike miu! Po ku I k… Manajt per Rilindjen o debil! Ai Bredh boten e shkruan per te tall b.. Me ju!
Po ky qenka leshko fare! Flet me gjuhen e shpellareve qe vene shenjen e barazimit. Vjedhja e votes duhet te denohet… thote idioti!!! Po kush je ti qe e percakton se ç’ishte? Vjedhje quhet kur shpellari ve ne dispozicion ure ajrore Itali-Shqiperi me marrjen nga hallexhinjte te premtimit te dhenies se votes. Ketu s’eshte ky rasti! Çdo organizate politike apo çfaredo qofte, ka rregullat dhe kodin e vet te funksionimit te brendshem. Qe do te thote se kur nje shoqate ambientaliste qe ka per kauze, fjala vjen, pastrimin e plazhit nga mbetjet, drejtuesit e saj nuk mund t’i thone anetareve vullnetare qe hajdeni me makina te rastit apo paguajeni vete autobusin per te ardhur deri tek vendi I aksionit. Jo, nuk funksionon keshtu. Shoqatat apo organizatat aplikojne per fonde nga donatoret ose marrin fonde nga buxheti I shtetit (ne rastin e Partive politike). Dhe ato I perdorin fondet ne mbeshtetje te operacioneve dhe perballimin e kostove te tyre, per arritjen e qellimeve dhe permbushjen e programeve te shpallura. Eshte tjeter gje qe te dalesh tellall dhe t’u kerkosh njerzve çfaredo te votojne per ty dhe ne kembim do marrin shperblim! Ne rastin konkret ata qe po rimbursoheshin ishin aktiviste te FRESHit qe s’kane nevoje per leke qe t’i mbushesh mendjen per te votuar PS. Antaret e shoqatave kontdibuojne me vullnetarizmin e tyre dhe jo me leke!!! Kurse organizatat politike kane edhe fonde kuotizacioni te cilat I perdorin per perballimin e kostove te transportit te anetare e te vet ne funksion te qellimeve te shpallura.
ti analist imteresaxhi,,fol njehere me bukur,,nuk eshte edi rama shkatari i shkaterrimit te shqiperise,,por eshte babai jot sali berisha shkaktari kryesor per kete vjedhje,,sa per korigjimin e kesaj qe ndodhi ne korce nuk me duket blerje votash,,por thjesht shpenzimet e rruges per studentet qe nuk i kishin mundesite per te ardhur,,edhe ne france ndodhin keto gjera,,cdo parti vendos autobuzin e tyre,,por kurre nuk thojne sa leke do qe te me votosh mua,,qe ti paguash votuesit shpenzimet nuk do te thote blerje votash o analist me 8 klase shkolle,,saliu jote vriste dhe vidhte si ti donte qefi dhe ti dilje dhe thoshje zgjedhjet ishin shum te ndershme,,kurse tani te dogji,,ik bej xixin o shkolla fillore..
Po c’blerje votash !!! Ata fituan 76%. Keta s’jane ne vete asnjeri!
Vetem “interesaxhi” nuk mund ti thuash Arben MANES, vetem me pune ka mbeeritur aty ku eshte,,,nuk ja shtroi njeri ne Londer, por aftesia e tij dhe kembengulja per nje jete me te mire, arriti aty ku eshte..
ne duhet te marrim shembull nga keta njerez,,dhe jo ti fyejme..
shkrimi ska te beje me interesaxhij ato te tjera,, por: thelbi eshte qe ky vend dhe ne kete vend duhet luftuar korrupsioni,CILADO pARTI TE JETE NE PUSHTET,,
RESPEKTE PER SHKRIMET E ARBEN MANAJ
ARBENI ESHTE LARG PO NUK E DI QE KJO NE KORCE ESHTE PERSERITJE E 23 QERSHORIT KSHU FITOI PS-LSI ZGJEDHJET ME 20 me 50 SOCIALISTET JANE MJESHTRA PERVJEDHJE DHE PER BLERJE VOTASH
ha ha.. na kenaqe
O Ermut!
Jo nje here te perseriten zgjedhjet ne Korce,por edhe ne gjithe Shqiperine,PD-ja nuk fiton per 30 vjet zgjedhjet!!!
Arbeni e shtron drejt problemin parimisht…
por jo te perseriten zgjedhjet!…
Se kesaj i thone PER NJE PLESHT TE DJEGESH JORGANIN…
Nĕ se ka fakte qe individe te caktuar, te cilesdo parti kane paguar per blerje vote, KETA INDIVIDE DHE VETEM ME FAKTE DUHET I HETOJE PROKURORIA DHE TI DENOJE DREJTESIA, SIÇ SHPREHET LIGJI…
Zgjedhjet mund te perseriten vetem ne se jane bere shkelje masive dhe jo se do Lulushka dhe te paguajne taksapaguesit, se organizimi zgjedhjeve ka nje kosto jo te vogel…
Keshtu i dashur Arben, djali i mikut tim te nderuar…
Kam votuar RILINDJEN…dhe ndjehem e fyer. E pame qe LSI, I bleu hapur votat me leket e ILIR FLORIRIT, por nuk besoja qe PS te binte ne kete nivel.TURP, dhe e mbeshtes plotesisht opoziten per ta cuar ceshtjen ne gjyq. Keto metoda te ndyra shitblerjesh duhet te ndeshkohen.TURP, TURP…dhe vetem TURP.
Nuk ka pyll pa derra por nje derr a dy nuk e bejne pyllin kopesht zoologjik.Zakoni i berihajt eshte mjaft i preferueshem per cdo opozite por me berihaj nuk behet opozite efektive e me perspektive
Dhe kush flet per vjedhje votash.Si puna e Ristanit qe ka fytyre te na flase per rregullsi ne zgjedhjet. I dhieri gjithnje pretendon se eshte llastar. viktor Hoti
Ashtu si e pame ne emisionin fiks fare eshte e turpshme te reklamohet si shitje vote.Une mendoj se kjo ndodhi vetem me studentet qe mesiguri u eshte paguar rruga nga tirana dhe kthimi ,por menyra se si u reklamua eshte shume e TURPSHME.
Ne zgjedhjet lokale te vitit 2011 kane ardhe 5 aviona nga ITALIA diten e shtune para zgjedhjeve me pasagjer te paguar udhtimin dhe askush nuk foli.
MENDOJ SE ZGJEDHJET NE KORCE DUHET ANULLOHEN DHE ATA QE BENE KETE DEMONSTRIM DITEN PER DIELL E KANE VENDIN NE BURG. KJO ESHTE TRANSPARENCA.
Edhe në janë blerë, ato janë raste tëveçuara që nuk ndikojnë në të përgjithëshmen.Edi s’ka të bëjë asfare me këtë fakt.Ato që kanë abuzuar të dënohen rreptë e në bazë të ligjit por jo të përsëriten votimet për fenomene sporadike.
ne shqiptaret jemi tregtare te medhenj e kemi ne gjak. eshte e veshtire ta heqim ket zanat.
Mire i thua fjalet por shegjetat i ke gabim.Ke te drejte nese verteton qe autori i blerjeve eshte Rama .Mos mendo se perfaqsuesit e Ps Korce jane rrobote qe zbatojne urdherat e te madhit .Shkrim juaj nenkupton se Rama eshte si Berisha . Midis Rames dhe Berishes ka shume ndryshime qe nuk duhen vene ne diskutim .
O anal-ist leshi, po i ka paguar Luli me Saliun, dhe u ka bere nje telfonate atyre te fiksit, per te trazuar punet e pastra te Qeverise, ti vazhdon me letra anonime, vazhdo profesionin e trasheguar.
Kjo nuk eshte vjedhje votash ! Ju kane paguar shpenzimet e udhetimit simpatizanteve te tyre.
Pse nuk i perseriten zgjedhjet dhe nuk u be e njejta zhurme per carterat e Belleair-it. Nga 2000 leke ne 200 euro !!
N.VJOSA
Me gjithe repektin qe kam per cilesine tuaj te komenteve qe sillni ne kete blog do me lejosh te jem kunder me ju .Shqipëria ka 23 vjet qe lengon nga kjo sindrome qe eshte kthyer ne menyre jetese ne shoqerine tone .Nuk ka asnje arsye perse nuk duhen ribere zgjedhjet kur ne shohim live se si shtrembrohet vota.Duhet te marrin vesh njehere e mire ne kete vend qe nuk do kete me bire kurve te shtrembroje voten e sovranit dhe te luaj me imazhin e PS qe 100000 milione shqiptare i dhane voten ne 23 Qershor.Gruaja e Cezarit duhet te jete e ndershme dhe jo te duket si e ndershme .Rilindja kerkon qe te distancohemi nga berishizmi dhe eshte obligacion kundrejt demokracise qe te ribeje zgjedhjet ne Korçe .Ne demokraci ka standarte dhe ne jemi te aangazhuar ti respektojme,PS le ta djege jorganin per nje plesht kur vihet ne dyshim imazhi i saj ,ose pastaj duhet te pranojme shprehjen qe te gjithe njesoj jane .Besoj se kjo do ishte me kosto me te madhe se nje djegje jorgani.
Faleminderit per mirekuptimin
Rama duhet te perserise zgjedhjet ne Korce per ndryshe te jap dorheqjen si legen nga drejtimi i qeverise. PS e kishte te sigurte fitoren, kurse blerja e votes ishte e panevojshem per partine e Rames
Rruga e paguar nuk eshte blerje votash. Rruga paguhet para zgjedhjeve ne shume shtete te botes.
Ku i pa blerjet e votave Arbeni. Askund nuk u degjua qe te pyeteshin studentet, per ke votuan. Kjo gje ndodhi shume hapur me 23 qershor ku te dy forcat politike ju thane simpatizanteve te tyre emigrante se do t’ju mundesonin udhetimin falas. Keshtu ju tha edhe studenteve. Kush voton,s’ka rendesi se per ke, e ka te paguar udhetimin. Kaq.
Aty ka lista per ata studente qe moren leket e udhetimit. Sa eshte mumri i tyre, nuk eshte veshtire te dale. Dhe nuk eshte veshtire te pyeten…
babi i benit, tornitori spoun sigurimi i ka vjedhur disa here zjarrin familjes se hajredin fratarit ne tepelene, se efuti partia te banonte ne nje apartment ku ishte diniae te jemen, a duhet te jape llogari ali manaj hajudt zjari?por kur e hoqi enveri ngas ek i pare i gjirokasters dhe tha kushe ka vene kete gomar ketu. por ky beni pse n uk na thoe se si ka marre azil politik ne anglis i ati i tij komunist, kriminel dhe spiun sigurimi,pastaj te na flase per vjedhjet ne korce
e ca vjedhjesh
une te paguaj ty beni bileten e te vish ne tr e ti vton per mami lilin pra jo per babai saliun ku eshte vjedhja dhe pse duhet t rpt zjedhjet,atehre le ta dorezoje azilin dhe pesninin bai yt kriminel
mesazh per Arben Manaj
E lexova me kujdes kete artikull tuajin dhe konkluzioni im eshte se po tregoheni shume artificjal dhe perpiqeni te beni “interesantin” si shume analiste te tjere qe keni filluar te punoni me “mikroskop” per te kapur gabimet e Rames kur nuk po shikoni krimet e perbindeshme te Berishit dhe djallit te tij te adaptuar Lul.
Jo po tregoheni shume hipokrit sepse edhe nese jane te verteta ato qe thuhen jane vecse nje pike uje ne oqeanin e mashtrimeve te kryera nga drakula berishe per 22 vjet me rradhe ku duhen rromane te tera te pershkruhen.
Dikur ke bere shkrime brilante si ai me titull :”Me te vertete nuk te ndegjon Berisha zoti Arvizu” qe eshte thelbi i problemit per dy dekada ne shqiperi qe ne nje fare menyre eshte e invaduar ng diplomatet dhe ambasadoret.
Por ligesia juaj u duk ne nje artikull kunder Rames kur i kerkoje llogari shume pa edukate per “faturat” e Tony Blair pa filluar akoma negociatat me qeverine e re.
Do beni mire i nderuar te mos beni biznes me artikujt tuaj kaq hapur.Lerini filipinezerirat tuaja dhe mos u u beni si korbat e londres me gjyslyke.
Katastrofa qe ka lene nga mbrapa Berisha eshte aq e madhe se do dhjete k/m si Edi Rama prandaj o djali i Aliut mos u bej qatip i Saliut.
Ore mos bini preh e Filipit. Fiksi tani eshte cvleftesuar sepse Saliu iku dhe Filipi kerkon tu thote njerezve qe do vazhdoje investigimi i PS-se. Filipi me Fiksin ha buke o njerez. Po Saimiri nuk qe budalla qe u largua. Edhe doktori do ike.Punen e Fiksit tani duhet ta beje nje emision me format tjeter. Filipi sdo ta pranoje kete.
O Filip! Fiksi jot e mbylli ciklin !!! Si cdo emision tjeter. Sado i suksesshem te kete qene. Gjej nje format tjeter emisioni o burre. Keto qe ben tani jane grrahmet e fundit.E ke kot.
Nje shkrim shume i kthjellet Dhe vizionar! Urime Arben! Kjo tregon se si duhet te jene anlistet! Sa per disa komentues ne kete faqe Eshte per te ardhur keq me nivelin medioker Dhe banal te sharrjeve! Nivel katastrofik llogjike!
Z. Arben,
Me fal por kete radhe nuk ke kuptuar gje fare.Me vjen keq po pagesat e udhetimit per aktivistet e partise nuk jane blerje apo vjedhje vote.
Ne kemi patur deshmi te turpshme te vjedhjes se votave nga ata qe sot kane vene ulurimen, dhe nuk kemi pare kurre prokurorine te levize nga vendi.Po u hetua ky rast duhen hetuar edhe shume rastet te tjera qe kane qene shume here me te renda. Ka plot deshmi dhe filmime kur nga qytetet te ndryshme niseshin autobuza me punonjes te administrates e shperndaheshin thase me miell e ushqime nga Gazmend Dibra me shoke “per te votuar per PD” dhe jo vetem per te marre pjese ne votim. Te hetohet dhe ligjshmeria e abuzimeve pa fund te Lulzim Bashes qe i ka shpetuar burgut me “procedure”. Pra nje hetim “i plote”, “i thelle” e “gjitheperfshires tamam sic e kerkon vete Luli.
Shyqyr Zotit qe Manaj nuk shkruan si militant! Ore komentues debila a keni llogjike apo jeni tallazh! Po pse ore meqe ka bere pd ato qe ka bere te justifkohet ps me keto qe po Ben?! A jeni ne metro apo jo?! Po pse kemi uluritur ne opoZite ne qe te Vinte pa e te perseriste te njejta gabime e themi sot po prit se pd Dhe lulka e sallo Kane bere me shume?!!!! Ore u dhjefsha Rilindjen I thone kesaj! O Edi Rama boll nderseve ca bythqira si kristi pinderi e ndonje cunak tjeter duke na justifkuar me rimbursime leshi! Bej zgjedhjet serish se I fiton dhe Dil Nga kolltuqet e reja tere shkelqim e tapete te zyrave te keshilltareve te ty te rinje qe duken nje lluks I papare me Hallet w medha te shqiptareve !
Degjoje kete Manajn se Eshte ujk I vjeter ky! Degjo Mua! Bej zgjedhje se fiton me shume evlat!
dine te bejne hesape keta? 10500 vota diference…c’kuptim ka te perseriten zgjedhjet? Vertet besoni se jane blere keto 10500 vota diference? Me cfare cmimi? 20 mije leke vota? Beni nje shumezim te thjeshte. I thone 200 milion leke. Kush eshte ai idiot qe do paguante kaq shume para per nje mandat 1.5 vjecar…Boll me keto idiotsira. Ky eshte gazetar e nuk ka me c’te meret. Por ne nuk na e shpelan dot trurin. Ne ate video nuk vertetohet ne asnje menyre qe eshte blera vota. Sepse ne asnje moment nuk i kerkohet askujt te shprehet se per ke ka votuar. Ndaj edhe nese do kete nje hetim te prokurorise, do perfundoje ne nje flluske sapuni, asgje me shume