Votuesi i Kosovës ka nisur ta ndryshojë mentalitetin, nuk shantazhohet lehtë e as nuk mashtrohet me milionat e rrejshëm dhe premtimet për një copë asfalt. Ata duan ndryshim, të lodhur nga keqqeverisja, na treguan se kanë nisur të ndëshkojnë me votë. Dje na u dëshmua qartë se jo të gjithë kanë zgjedhur të heshtin karshi skandaleve e kapadainjve që kanë besuar se nuk mund të rrëzohen lehtë nga froni.
Të dhënat preliminare flasin për një realitet tjetër që i pret disa komuna të njohura tashmë për bastione të disa partive politike. E padyshim se mobilizimi për ta ruajtur votën dha rezultat, edhe pse mbetet të shihet se çfarë mund të ngjajë në balotazh.
Ndërkohë që përjashtuar veriun, i cili u karakterizua me shumë probleme dhe ka shumë mundësi që zgjedhjet atje të dështojnë, votuesit e pjesës tjetër të Kosovës kësaj here treguan se dinë ta ruajnë votën. Mbi 5000 veta raportuan shkeljet, ndërkohë që policia e prokuroria u pa më e mobilizuar.
Votuesit kësaj here kanë ditur të befasojnë. Lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, edhe pse me komoditetin prej kreut të qeverisë, me buxhet në dorë, i cili premtoi mbi 800 milionë euro, nuk i piu ujë ashtu siç ka pritur kësaj here. Ndonëse bëri përpjekje që me entuziazëm ta paraqesë fitoren, ai nga rezultatet e para pritet të pësojë humbje në Gjilan, dhe padyshim se ndëshkimi i vjen kryekëput nga skandalet që janë prodhuar prej keqpërdorimit të pozitës që ka bërë ish-kryetarit Qemajl Mustafa.
Ndërkohë që edhe Malisheva i tregoi se di të votojë ndryshe. E sa i përket Prishtinës, listës së kandidatëve të djegur të PDK-së për këtë komunë i shtohet bindshëm edhe kësaj radhe Agim Çeku. Në Prizren kjo parti nuk e ka të sigurt fitoren në balotazh pasi që rol përcaktues do të ketë ish-anëtari i PDK-së, Zafir Berisha, i cili jo pak vota mori nga prizrenasit.
Situatë jo e favorshme për partinë e Thaçit është edhe Vitia, ku garë e fortë u zhvillua me partinë Isa Mustafës, ndërsa as Suharekën nuk arriti ta fusë nën “ombrellën” e saj pavarësisht angazhimit të bashkëpunëtorit të tij, Enver Hoxhaj, që ta favorizojë kandidatin e tyre, Ramë Vataj.
Këto të dhëna, edhe pse jo definitive, i kanë dhënë sinjal PDK-së për rënien që e pret në zgjedhjet e parakohshme nacionale.
Nga ana tjetër edhe pse Isa Mustafa ndihej komod për fitoren në Prishtinë, rritja e VV-së në kryeqytet, e cila sipas të gjitha gjasave do të jetë në balotazh me LDK-në i tregon se nuk duhet injoruar konkurrueshmëria në Prishtinë. Mirëpo kjo parti edhe pse me duar në xhepa, ia pa hairin skandaleve të PDK-së dhe jo vetëm të kësaj, edhe në Pejë pritet të thyejë bastionin e AAK-së.
Kurse flirti i Ramush Haradinajt me kreun e PDK-së iu kthye bumerang, ai pritet të humbë jo vetëm Pejën, por edhe Gjakovën, Rahovecin edhe Suharekën. E fitorja e AKR-së në Gjakovë mund ta shpëtojë këtë parti nga zhdukja e përhershme prej skenës politike.
Nga zgjedhjet lokale, partitë kryesore në vend, kanë marrë një mesazh të qartë e në të njëjtën kohë edhe sinjal për ndryshimin që mund të sjellin zgjedhjet e parakohshme nacionale.
Votuesi i ndershëm kosovar është në siklet të madh. Ai nuk ka çka të zgjedhë. Ai duhet të përcaktohet ndëmjet të Keqes dhe të Keqes më të vogël. ” Bir, Seman i nanës, kënd të qajë më parë “
Me vjen keq per ate popull qe pati ku te mesoj nga parit kriminale te tirane qe mos te votonin te keqe e tyre sic u ba ne shqiperi qe e kan te kushtezuar qe te votojne ose ps e nanos ose pd e sali kriminelit keshtu eshte dhe ne kosove o te votojn patine e tac rugacit ose ldk e isa minit te udb qe po ta fusesh ne mes te magjupeve nuk e dallon me se kush eshte isa mustafa , si ka mundesi te votohen njerzit e tacit per kryetar komunash kur pjesa me e madhe jane nen hetim.eshte fatkeqesi per ate popull qe nuk e sheh se kush eshte i keq dhe nuk e ndeshkon .por per ju esht fat qe keni nje levizje si vv me ato djem te ri te pa provuar dhe nuk i provpni nje her se sa ju vlen lekura por shkoni ata qe ju kan marr frumen dhe po ju bajne gazi i botes dhe prap ata votoni kjo eshte fatkeqesi me dashje per vete tuaj . me gjth se kan gjith partit politike ne kosov kundra dhe faktorin nderkombtar kundra dhe ata po mbi jetone ne politi kosovare dhe po mbeshtetjen financjare qe kan partit e provuara te kosoves . prandaj o popull fajin e keni vete ku mashtrohesh nje her te falet kur mastrohesh per her te dyt ateher je budalle . shpresoj qe prishtina te fitoj kandidati i vv sukse?
Arben,a i harrove edhe marifetlyqet e partise se kriminelve te Gllogjanit-Haradinajve a ? Edhe keta flliqana duhet te hiqen me marre (turp) qe te mos udheheqin me komunat qe kane udheheq deri me tash.