I nderuar, z. President Papulias
Në cilësinë e Kryetarit të Aleancës Popullore kam zgjedhur këtë letër të hapur për të komunikuar me Ju. Duke pasur shumë respekt për atë ç’ka ju keni bërë gjatë jetës tuaj publike duke filluar nga angazhimi në luftën kundër pushtuesve nazi – fashiste e deri tek posti i sotëm që e drejtoni me fisnikëri, do të doja t’ ju shprehja një mirëseardhje të ngrohtë.
Por nuk mundem. Nuk mundem unë, por nuk munden as shqiptarë të tjerë të kudondodhur. Një dhimbje e madhe, një e drejtë e mohuar, një dinjitet i nëpërkëmbur në shumë dekada nuk i lë dy vendet dhe dy popujt tanë që të komunikojnë pa paragjykime ndaj njëri-tjetrit.
Andaj, sot ka ardhur dita të flasim hapur.
I nderuar, z. President
“Çështja Çame” në themel të saj ka gjenocidin ndaj shqiptarëve të Çamërisë. Ajo e ka zanafillën në vitin 1913 dhe kulmimin në masakrat e kobshme të vitit 1944. Këtë dhimbje që prej brezash ne e mbajmë dhe e trashëgojmë mbi vete nuk mund ta shuajë kush, asnjëherë. Kjo peshë e rëndë do të lehtësohej nga supet tuaja dhe nga zemrat tona, vetëm kur në Greqi të merrni guximin për t’u përballur me të vërtetat e Çështjes Çame, sado rënduese qofshin ato për ju.
E them këtë pasi siç mund ta konstatoni edhe Ju, strategjia e heshtjes e ndjekur nga shteti grek për Çështjen Çame ka qenë e gabuar dhe nuk ka funksionuar. Garanci për këtë jam unë dhe shumë anëtarë të tjerë të komunitetit Çam, brezi i dytë dhe i tretë lindur jashtë Çamërisë. Sado kohë që të kalojë, ajo ç’ndodhi në qershor të 1944 me shqiptarët e Çamërisë është sikur ka ndodhur dje.
Preteksti i Ligjit të Luftës që mban të bllokuar juridikisht pronat e të gjithë shqiptarëve është sa i pabazuar aq edhe qesharak. E them këtë se në këtë ligj cilësohet Shqipëria si vend armik pasi që andej nisi ofensiva fashiste ndaj Greqisë pa marrë parasysh faktin që vetë Shqipëria asokohe ishte e pushtuar nga Italia fashiste. Për më keq akoma ju keni një ligj lufte me Shqipërinë, ndërkohë që me vetë Italinë që ju sulmoi nuk e keni (!).
Andej nga anët tuaja shumë kohë janë munduar të hedhin baltë mbi njerëzit tanë, si kolaboracionist të pushtuesve nazi – fashistë. Për fat të keq kemi konstatuar që këto sulme kanë qenë të mirëdrejtuara nga struktura shtetërore me qëllimin e vetëm për të mohuar masakrat e kryera ndaj civilëve të pambrojtur, të bashkëkombësve tanë.
Ne asnjëherë nuk i kemi ngatërruar luftëtaret antifashistë grekë me kriminelët e Napoleon Zervës. Megjithëse të mosndaluarit e një krimi ndaj civilëve të pambrojtur nuk nderon asnjë ushtarak. E them këtë pasi këtej nga anët tona burrat e rënë në fushën e betejës i nderojmë, ndërsa gratë, pleqtë, fëmijët e masakruar i vajtojmë. E pra, u bënë dekada që vajtojmë njerëzit tanë dhe kësaj duam t’i japim fund.
Z. President
Përsa më lart ju drejtohem juve si një luftëtar antifashist, si një burri shteti kurajoz, pse jo si një mik i vjetër i shqiptarëve, që të përballemi bashkarisht me të vërtetën. Mesazhi i historisë së 300 spartanëve që luftuan heroikisht kundër mijëra pushtuesve nuk mund dhe nuk duhet të përbaltet nga e vërteta e 70 viteve më parë ku po afro treqind ishte numri i kriminelëve të Napoleon Zervës që masakruan gra, pleq e fëmijë të pambrojtur. Ne kurrë nuk do reshtim së kërkuari drejtësi.
Uroj që vizita juaj të kalojë ngrohtë, si moti në këto ditë nëntori. Uroj që si dhimbjen dhe gëzimin të kemi besim ta ndajmë me njëri- tjetrin. Uroj që heshtja të thyhet dhe e vërteta të na qetësojë.
Aleanca Popullore është një forcë politike progresiste që synon integrimin e shpejtë të Shqipërisë në KE pasi pjesë e asaj familje jemi. AP është pjesë e koalicionit fitues në zgjedhjet e 23 qershorit, sot mazhoranca qeverisëse e vendit. Brenda koalicionit tonë në mazhorancë ashtu dhe në koalicionin tjetër të opozitës bëjnë pjesë parti të cilat përfaqësojnë minoritetin grek në Shqipëri. Megjithatë, kemi dhënë kontributet tona në qeverisje dhe në bashkëpunim me njëri- tjetrin.
I nderuar z. President
Ju e shihni, Shqipëria ka ecur shumë përpara. Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe së shpejti pjesë e familjes europiane. Ka ardhur koha që edhe në Greqi të shihet realiteti në sy. Të ndahemi një herë e përgjithmonë nga problemet e së kaluarës, duke u përballur me to, duke i zgjidhur ato.
Ju përshëndes me nderim
Artur Dojaka
Kryetar i Aleancës Popullore
Historia nuk shuhet por do te ngele aty brez pas brezi nder shqiptare qe tu tregojne shtetit greke sa here te jete e nevojshme se nga e kane dhurate shtetin e tyre moderrn.
KY PO BEN LETRA TE HAPURA SI AJO QE TE ZENE TE VJELLET SPIRAPJERDHJA!
te nderuar came na ktheni adhe ju tokat qe na kenj zaptuar ne shqiperi
Camet nuk u kane zene toka kujt o qelbesire e JANULLES. Camet ne Durres u ngulen ne Kenete. Por Camet jane puntore dhe e ben qe dhe Keneta te lulzoj, jo si kelyshat e Elladhes qe zune shtepite e VENDALINJVE te Camerise. Rrofte Cameria dhe DREJTESI HYJNORE qe nuk po vonon….
I “biri” i tregon “babait” arat.Babai flokethinjur ardhur si mik sot i din ma shkleqyshem po nuk don ti bluaj stomaku i babushit Papulias.
Sikur te mos i dinte Papuliasi keto histori do e vlersoja keshille te shkelqyer.Po jam i sigurte qe Papuliasi jo i dine po nese merr mundimin te na rrefej neve per historine e popullit martire Çam me siguri do ngeleshim pa mend cfare i ka ngjare kesaj treve Shqiptare me emrin Çameri.
Bla, bla, bla dhe asgje me shume. Poltika eshte interes. Me sa kuptoj une greket po levizin se m.q.s do marrin kryesine e BE ne vitin qe vjen duan qe te perdorin politiken merr e jep. Ndoshta duan ujrat ne kompensim te dhenjes se statutsit per Kandidat te BE. Gjyshi im thoshte gjithmone : Kujdes nga dhuratet e grekeve more bir.
Mendoj qe Zoteria e ka trajtuar me elegance dhe nivel.Problematika nuk mund te fshihet e as perfaqsohet nga hajdutet e djeshem(berisha idrizi)te cilet e kishin te gjithe mundesine per te bere detyren ndaj ceshtjes came.
Mazhoranca po ben ndryshimin dhe te gjithe jemi ne pritje te rezultateve
Urime cameve per performancen e re
respekte
une jam cam dhe jame krenar per reagimin qytetar
Si ore 300 veta ju vune perpara me kuc e me mac?
S`keni turp qe e thoni?
ik ore malok,aq e njeh ti historine,per me teper qe qenke dhe nga Vici-doli.