Para disa kohësh Berisha, tue pasë shpenzue të gjithë asat e arroreve, boronicoreve e kamomiloreve, bani shpalljen e pazakontë për nji kryetar formacioni të djathtë: premtoi ligjin për martesat gay, premtim që siç dihet nuk e mbajti pse ishte i zanun tue ujitë me fjalime shtesë arroret, pjeshkoret dhe kamomiloret që ndërkaq po rriteshin në universin e tij paralel.
Këto ditë na doli edhe Avokati i Popullit, i cili premtoi betejen e rradhës për martesat gay, tue qenë se ato të maparshmet i ka humbë të gjitha me sukses.
Kam përshtypjen e voktë se Avokati i Popullit, i cili me ligj merr nji rrogë të barabartë me atë të Kryetarit të Gjykatës së Lartë, jeton në nji univers tjetër dhe firmosë në bordero në nji univers tjetër.
Un, ndoshta gabohem e në ketë rast kërkoj falje, por jam i sigurtë se nuk gabohem, nuk shoh në gazeta e në tv përditë raste çiftesh gay që persekutohen, vriten barbarisht tue qenë edhe shtatzanë, u pritet deri edhe kryet, hidhen në kanale si të ishin qelbsina, dhunohen në sallën e gjyqit, digjen me acid në fytyrë. Më duket se këto gjana të tmerrshme për nji shtet, që vetëm gjeografikisht gjindet në Europë, u ndodhin grave dhe vajzave shqiptare: përditë, çdo minut, çdo sekond.
Nuk kanë asnji lloj randësijet opinionet tona personale rreth mbarështimit të jetës homoseksuale, pse si qytetarë të nji shteti demokratik mendojmë se ata persona nuk duhen cënue kurrsesi dhe nuk u duhet mohue asnji e drejtë kushtetuese, dhe kjo asht çeshtje qytetnimit e s’ka të bajnë me qëndrimin moral ndaj orientimit të tyne.
Por tek ne të cënuem në të drejtat e tyne nuk janë çiftet homoseksuale por grueja shqiptare. Kështu ka qenë gjithmonë e jo vetëm sot. Edhe para 100 vjetësh grueja shqiptare ka qenë e keqtrajtueme, ndërsa homoseksualiteti në shumë zona të vendit ka qenë i toleruem e madje i praktikuem haptas; falë kjo edhe ndikimit disa qindravjeçar të “vëllezënve” turko-osmanlli që na nderonin me praninë e tyne begatuese.
Pyetja jeme për Avokatin asht kjo: çfarë përparësijet ka sot propozimi i tij në nji kohë që përditë anekand vendit po vriten e po dhunohen sistematikisht gratë shqiptare?!
Nga ana tjetër do të isha kureshtar me dijtë sa çifte gay po presin me padurim celebrimin e martesës së tyne, në nji kohë që dimë saktësisht prej kronikave të zeza sesa gra shqiptare janë mbulue me dy metra dhé vitet e fundit, e gja kjo nuk ia ka prekë aspak rregullsinë e livrimit të pagës Avokatit në fjalë.
Besoj se misioni i tij do të ishte kryekrejet mbrojtja e të drejtave kushtetuese të qytetarëve shqiptarë e ndër këto të drejta ato që shkelen përditë janë e drejta e arsimimit, të drejtat e personave të cilëve u asht heqë përkohsisht apo definitivisht liria, të drejtat e të sëmurëve me marrë kura mjeksore dhe asistencë, të drejtat e grave, të drejtat e familjes, të drejtat e fëmijëve të ngujuem për arsye gjakmarrjet, të drejtat e mohueme të ish të përndjekunve politikë etj.
Sa të burgosun keqtrajtohen përditë në burgjet tona dhe ato të hueja, dhe sa urgjente do të ishte nji marrëveshtje të paktën me shtetet fqinje për transferimin dhe vuejtjen e dënimit të tyne në atdhe, sa të mitun enden tue lypë apo edhe ma keq rrugëve të kryeqytetit, sa të tjerëve u mohohet e drejta e të qenunit fëmijë, e drejta e shkollimit dhe rriten si analfabetë?
Kohët e fundit gazetat përcollën lajmin e dënimit në apel të Nazime Vishës, e cila tue qenë e mitun, mbas disa vitesh dhune seksuale dhe nënshtrimi të gjithanshëm paralizues, tue u gjetë krejtsisht e vetmueme, zgjodhi rrugën ma të keqe për me shpëtue vetveten prej asaj gjendje. Edhe pse vepra penale ishte krye në moshë të mitun, klasifikimi si vrasje me paramendim dhe gjykimi i shkurtuem i dhanë asaj 10 vjet burg. Akti tragjik kishte ndodhë në nji atmosferë terrori të gjithanshëm, në nji kohë që nji vajze shtatzane i pritej koka e disa dhjetra të tjera hidheshin të pajeta në lumenj apo vriteshin barbarisht në mes të qytetit. Nazime Visha, nji vajzë e rritun në nji familje tejet të vorfën, me nji horizont shoqnor të kufizuem, pa asnji lloj përkrahjet morale e materiale, e dhunueme seksualisht që në moshën 14 vjeçare, “paramendonte” nji vrasje që simbas saj do t’i jepte lirinë. Zoti Avokat i Popullit, a nuk ju shkoi ndër mend se ai “paramendim” i asaj të mitune ishte thjesht vetëmbrojtje ekstreme në kushte ekstreme?! Pse nuk e shpenzuet nji fjalë që të dëgjohej po aq mirë sa edhe kjo për martesat gay, aq ma tepër kur e patë sesi ajo i përgjërohej trupit gjykues tue kërkue mëshirë e tue thanë se asht fëmijë!?
Druhem se Avokati i Popullit ligjin e martesave gay e kërkon për vete, për me vezullue në Europë, tue qenë se tashma bota e ligjit “lato sensu” në shumicën e vendeve që synojnë me u integrue në BE vuen prej sindromës paralizuese të majmunërisë akute.
Në raportin vjetor të 2012 Avokati i Popullit në 263 faqe, dhunës ndaj grave i ka kushtue 15 rreshta të përgjithshme në Kreun I (fq. 24), ndërsa në “raportin 3” (fq. 31-32) i ka kushtue nji hymje tjetër prej 11 rreshtash, mandej 19 rreshta evidentim aseptik, të thatë e tepër të zbehtë, dhe në fund disa rekomandime që janë thjeshtë qesharake për faktin se nuk janë rekomandime por gati-gati numrojnë sukseset e politikave të ndjekuna, të gjykatave e të policisë së Mulit në luftën kundër dhunës që ushtrohet ndaj grave.
Asht vetvetiut e kuptueshme se Avokati i Popullit atë raport nuk e ka shkrue për shqiptarët, që e njohin mirë gjendjen tragjike, por për të huejt, të cilët me ketë rast njihen edhe me paaftësinë e Avokatit me mbrojtë edhe nji kotele e jo ma qytetarët shqiptarë.
Me gjithë respektin që kemi ndaj gjithë shtetasve të Republikës sonë, pa ba asnji diskriminim ndaj shprehive dhe preferencave të tyne seksuale, kur ato nuk janë në kundërshtim me ligjet në fuqi, nuk mund të mendojmë seriozisht se debati i martesave gay asht parësor dhe urgjent sot në Shqipní.
Eh, sikur Avokati i Popullit të shqetsohej kaq shumë për çeshtjen e pazgjidhun të pronës në vendin tonë, për shkak të së cilës në këto dy dekada janë vra e po vriten e me shumë gjasa mjerisht do të vijojnë të vriten njerëz! Ndërsa deri më sot fatmirsisht nuk kemi pa asnji Romeo&Romeo apo Zhuljetë&Zhuljetë që të kenë krye gjeste ekstreme për shkak të moskunorzimit të dashunisë së tyne fatkeqe përpara nji funksionari të gjendjes civile. Por prej syve nuk na hiqen përnatë e përditë pamjet e llahtarshme dhe lajmet e frikshme të grave të masakrueme apo ato të qindra e qindra shqiptarëve të vramë për çeshtje pronësije anekand vendit.
Çka asht kjo shoqni monstruoze që ka gjithë ketë neglizhencë, harresë dashakeqe e madje urrejtje të thellë shekullore ndaj grave?
Avokat i Popullit, kujtohuni ndonjiherë se paguheni prej popullit jo për me ba demagogji por për me mbrojtë të drejtat reale të shqiptarëve!
Ik e meso Shqipen letrare para se te shkruash.
Shqipe letrare eshte edhe kjo e Ardian Ndreces. Mos donit te thoshit shqipen zyrtare, sepse komunizmi i beri lemsh keto dy koncepte. Shqiperia ka nje gjuhe zyrtare dhe dy koine letrare: gegnishten dhe toskerishten.
I shqetsuem nga dekleratat e Avokatit te Popullit qe po jep njikto dite vendosa qe te shikoj CV e tij e cila eshte si me poshte:
..”Igli Totozani ka lindur në Tiranë, më 18 shkurt 1973. Jurist me profesion, ai ka studiuar për gjashtë vjet në Universitetin e Gjenevës në Zvicër, ku dhe ka mbrojtur dy herë titullin Master, respektivisht në Studime Evropiane dhe Shkenca Politike. Ai ka kryer studime për titullin “Doktor në Drejtësi” në Universitetin “Robert Schuman” Strasbourg, Francë. Në vitin 2001 ka fituar çmimin “Jean Louis de Claparede” nga Universiteti i Gjenevës. Prej shumë vitesh është lektor i të Drejtës Publike në disa universitete të vendit. Ai është autor i një numri të konsiderueshëm artikujsh, raportesh dhe kërkimesh në revista dhe të përditshme shqiptare dhe të huaja”
Problemi me i madh qe ka Igli Totozani eshte se ai akoma se ka kuptuar se eshte Avokat i popullit shqiptar.Ai duhet te respektoj Traditen shqiptare dhe te mos kerkoj ta tjetersoj shoqerine shqiptare me dhune dhe me detyrim.
Ai me sa kam degjue un osht i martuar me nje grua te huaj,te cilen meqense nuk e njof e respektoj,.. POR jam i sigur se ajo i mban pantallonat veshun ndersa Igli ne shtepi vendos perparsen.Keshtu si ka degjeneruar Igli ka me kerku qe burrat te veshin funde dhe fustane ndersa grate te mos e rruj leshin fare..
Romet qe jetojne ne shqiperi jane shtetas shqiptar dhe keshtu automatikisht i mbron kushtetuta dhe nuk kane nevoje per ekstra rekomandime.
Romet duhen sqaru per te drejtat e tyre dhe asgje me teper o Igli.
Ndersa homoseksualat po deshe femij te mos e derdhin municionin ne anus por ne Vagin.Ti po ben zhurme per asgje ore Doktor Totozani.
Shume thjesht zgjidhen keto gjera,mos e fryj qimen dhe e bon Torr
Ha ha ha. Sakte
Deshte te tallej dhe te ulte opinionin e tjetrit “paradoksisti” por deshtoi.
Jetojme ne boten e qyteteruar,o shpellar:CDO SHTET KA NJE GJUHE LETRARE!!!
Ne katundin tend shko e PELLIT si te duash!! Po sikur tedalin te gjithe shqiptaret e te fillojne te shkruajne sipas dialektit te tyre,CFARE BEHET???
Ju shkodranet,KURRE NUK KENI QENE SHQIPTARE,se ju pelqen vetja dhe serbi!!!
Shqipja zyrtare eshte e detyrueshme ne dokumente zyrtare ose tekste shkollore dhe universitare, po cdokush ka te drejte te perdore dialektin e tij (ne kete rast gjuhen e bukur te Mjedes) per t’u shprehur. Jam i sigurt qe edhe Z. Ndreca e njeh edhe gjuhen standarde shume me mire ca komentues injorante si puna jote
para se te mesosh greqishten, turqishten, arabishten apo karabishten, meso vlerat e kombit tan ku gegnishtja qendron krenarisht si diamant ne krye te kurores se pasurise gjuhesore, e kur ta kesh ba kete te siguroj qe do ta ndjesh veten shume me mire, shume me te plote, thjesht e sakte SHQIPTAR, e jo gjysmashqiptar e gjysmagrek, gjysmaturk e gjysmajevg, apo gjysmapule e gjysmagjel. Gjuha shqipe asht shume me e pasur se sa shpirtngushtesia e katunareve injorante qe ashtu sic mendonin dumbabistet, qe shqipnia asht sa katuni i tyne…
O Feniks——–Shkodra ka qene koka e Shqiperise me shekuj, dhe gegerishtja eshte dialekti me autentik i shqipes te vertete.
Or lum miku,or Gjergj,Gjuha e Ardian Ndreces nuk asht gja tjeten vetem se nje diaklekt dhe nuk mujt me qene kurrsesi gjuha letrare, pasi gjuha zyrtare e shtetit shqiptar eshte gjuha letrare shqipe. Gegnishtja asht vec se nje forme e kesaj gjuhe, nje forme ( dhe mos e ngatrro me dialektin)qe i afrohet me shume gjuhes letrare, ama nuk eshte asht gjuha letrare, pasi ajo asht percaktuee prej tmadhit Eqerem Cabej. Tash persa i perket debatit me avokatine popullit kom me ta bo nji pytje kshu personalisht, si po thu ma mire tjena Turqi ashtu sic thote Erdogan apo te lejojme martesat GAY.Une jam i mendimit qe te lejojme kte te dyten,dhe e di pse sepse keshtu kta njerez integrohen ma mire, por edhe grupohen ma mire pasi do te kene vetem punet e tyne midis tyne,dhe kshu qe sna bine ne qafe as ne dhe as fmijve tane.Ndaj personalisht jam pro ama jo tani ne kete kohe pasi kemi shume te tjera per te bere, por mudn te pergatitet si mendim si terren per te ardhmen,dhe kjo nuk eshte gje tjeter vesce vete ajo qe tha dhe Avokati i popullit.Ndonjehere mediat kan nevoje per scoop dhe i perdorin fjalet sic duan.
Mjerish nuk e kupton letersin apo shqipen letrare, aqe ma keq i thu tjetrit ik! Problemi per te cilin shkrun z.Ndreca eshte shume i drejte. Gey nese ka nja 100 ne shqiperi nuk asht as nje pik uji ne nje bidon 10 litrash ne krahasim me ato qe ngre z.Ndreca.
@paradox Prof. Ndreca nuk flet e nuk e njeh gjuhen e kolers se kuqe e injorances moçalore e realizmit socilist. bani te fala moçove
Ti gayrek paradox nase nuk te pelqen,ke te drejten tande te mos e lexosh.
Kush te tha ty qe u dashka shkruar ne gjuhen zyrtare?
paradox eshte formimi gjuhesor i yti…Shqipja eshte shkruar para se te lind letrarja jote dhe e Enverit.
STOP Propagandes dhe Dhunes Homoseksuale,
kunder shumices derrmuese Heteroseksuale te shqiptareve!!!
Jam dakord me shkrimin e zotni Ndreces,anipse ka nje doze te forte te moralizimit fetar,ne kete rast katolik( edhe myslimanet,bie fjala,kane te njejtin qendrim ne kete pike).
Mendoj se kjo ceshtje,apo ky problem,shkon pertej thjeshte moralizimeve.
Dakord,me te drejtat e homoseksualeve,por kur vjen puna te e drejta e marteses,ketu ka nje problem shume te madh;jo aq te martesa ne vetvete,sesa tek te drejtat qe rrjedhin nga kjo.
Ne kemi degjuar pafund sociologe dhe psikologe te nderuar te flasin per te drejtat e homoseksualeve,por,ne kemi degjuar pak, shume pak, qe keta zonja e zoterinj te flasin per te drejtat qe lindin nga martesa.
Nje nga keto te drejta eshte ajo e biresimit te femijeve.Pikerisht ketu qendron problemi i madh me martesat e homoseksualeve.Marrim rastin me te mire,kur te dy prinderit(e se njejtes gjini) jane njerez shume te mire dhe prinder shume te perkushtuar e shembullore,dhe qe bejne te pamunduren per femijen e tyre.Por,problemi eshte tek femija;tek ambienti ku rritet,pervec atij familjar;tek shoqeria e tij,bie fjala ne lagje,ne shkolle etj etj.
Askush nuk mund te dale dorezane se moshataret e tij,shoqeria e tij,ne lagje,shkolle etj,nuk do t’ia permend faktin se prinderit e tij jane homoseksuale,askush.
A e dini se c’pasoja negative ka kjo tek nje femije?A e dini sesa traumatike mund te jete per te,qe mund ta derrmoje psikologjikisht dhe ta shkaterroje per tere jeten?
Ja,per kete c’kane te thone keta spurdhjaket qe mbrojne martesat gay?Ja per kete c’thone psikologet,sociologet,por edhe ndoca analiste snobo-provinciale(si Muci e Lubonja) qe i mbeshtesin?
Jo kot i quajta spurdhjake keta “heronjte” e kauzes se gay-ve si ,bie fjala,Pinderi;sepse,keta e kane si profesion;paguhen shume per kete lloj avokatie;paret vershojne lume ,jo vetem nga shoqatat e panumerta dhe te pasura te homoseksualeve,por edhe nga shtete te ndryshme qe duan te emancipojne shqiptaret ne kete menyre.
Pra,kemi te bejme me te njejten arsye qe i shtyn kozmopolitet e shumte ne vend,te asaj qe quhet “shoqeri e hapur”,me parane dhe mundesite e pafundme per privilegje nga me te ndryshmet.
Dhe,keta zuzare dalin e na bejne modernet,progresistet,emancipuesit,mendjehapurit;kur ne fakt te gjithe,ose shumica derrmuese e tyre pa me te voglin dyshim,militojne ne “kauza” te tilla vetem e vetem prej parase se madhe qe vershon lume,prej privilegjeve te lloj-llojshme(prsh,pervec pareve qe marrin, keta maskarenj te strehes se re kozmopolite,shetisin boten, anekend,ne seminare leshi,ku llapin e llapin papushim te njejtat fjale;jane te rralle ata njerez,ne kohen e sotme,qe mund ti bejne balle ketij tundimi kaq fitimprures e te leverdisshem).
Per ty qe s kuptoke gjuhen ky Ardiani paska futur fjalen kotele, tani e kuptove moj kotele se per cfare behet fjale ne kete shkrim?
Mknaqet zemra kur nigjoj APO lexoj prej ni autori qe shkruan me Dialekt… edhe tosknishten e dua edhe pse jam gege, sepse ashte vlere ne veti. une prsonalisht para 10 APO 15 viteve, kam dite me fol pa menu gegnisht, tash m`duhet te koncentrohem fort edhe sun po ja dal, por nuk e kam aspak tshir te foli gjuhen Standarte, prandaj ti ruajm dialektet se ne angli ne gjermani, ka shm studjus qe mirren me kto sene, e ne nShqipni nuk kemi, se ka Shum injoranta si ti o paradoks.
Sigurisht qe eshte nje demagog. Le te shikoj fatin e mijra femrave njehere pastaj te flase per komunitetin gay. cndodh me gjit ato femra qe prostituoen e trafikohen. Pse nuk e ngre zerin Igli Totozani. Ai E di ky rob qe eshte avokati i popullit dhe jo i pakicave. Sqarojeni kete demagog gazetar te nderuar. Prisnim shum nga ky person si figure e re Por cmund te presesh nga nje njeri qe mban zedhenese nje person vetem se eshte norja e nje kryeredaktori.
(per paradox)Nga i gjithe ai shkrim qe trajton nje problem shume te rendesishem, ty te ka shqetesuar vetem gjuha ne te cilen ishte shkruar artikulli. Sa gjynah!
ore po nuk mund te flitet per nje unifikim te gjuhes kur per shum vite u mohun u vrane u eliminun i gjith kleri e veriu nuk u perfshi ,kjo gjuhe letrare eshte shum larg asaj te kongresit te manastirit .
duhet qe te bahet nje unifikim qe shqiptaret nga te gjitha trevat te kuptohen e te flasin nje gjuhe sa ma pak me fjale te huaja .
sa i perket qeshtjes se martesave e ka vendos vete natyra femer mashkull nese dikush ka rrjedh lere te shkoje ne lum por ne duhet te kemi indentitetin tone .
Shkruaj ne gjuhen letrare shqipe dhe jo ate krahinore! Nuk ka rendesi se si e ke bere hartimin, por ne fund te fundit te ulet nota sepse nuk ke shkruajtur shqipen letrare. Te gjithe ata qe shkruajne publikisht jane te detyruar qe te perdorin gjuhen letrare! Privatisht shkruani si te doni.
Zotni kritik i realizmit socialist!A nuk t’pelqen gjuha letrare e universit antidiktatorial ty?Pse nuk e drejton “kritiken” tande te mrehte drejt fabules e metodave letrare,apo edhe figurave qe perdor autori?Ai ka shkrue ne gjuhen e nanes se vet shqiptare e jo ne gjuhen e nanes s’ate parti.
Quhet zyrtare. Letrare mund te jete cdo shkrim krahinor por jo zyrtar.
Ke rene ndesh me vetvehten sepse nuk ke kuptuar akoma qe letrare nuk eshte zyrtare
@kritiku jam i sigurte qe e ke fjalen per gjuhen e kolers se kuqe e injorances moçalore e realizmit socilist
O kritik leshi po nuk eshte krahinore o injorant por eshte gegnishte. Baza e gjuhes sone te vendosur ne Kongresin e Manastirit. Dhe lexoje mire se eshte shqipe e paster jo si bastardimet e atyre qe shkruajne gjuhen letrare(plot te mbushur me fjale te huaja) qe kupton vetem rraca jote injorante.
kritik-kikiriku percakton kriteret e te shkruarit…Kush nuk e pelqen, te mos e lexoje…KUSH PELQEN TOTOZANIN E PINDERIN, TE ANTARSOHET NE SHOQATEN E TYRE.
ngadale bre burre mos na e ul noten bre. Vaj halli po tuten geget e s’do flasin ma ….
Ju lumte zoti Ndreca !
Ky legen na e shpifi me pseudo kauzat qe per me teper po demtojne dhe romet dhe homot ne syte e publikut.
Me pelqeu jashtezakonisht, si mendimi si stili.
Bravo per shkrimin,, je 100% i sakte
Si eshte 100% i sakte kur qe ne fillim te shkrimit flet per cifte gay shtatzene, ky me duket se jeton ne nje univers utopik, se nuk kemi pasur asnje rast ne universin ku jetojme qe te ket gay shtatzene. Gjasat jane qe te mos kemi te pakten edhe per njemije vjet te tjera.Gjuha e perdorur ne shkrim me kujton kohen e sulltan Pekmezit ose e thene me shqip te merhumit Zog, hipotezat per z. Totozani jane alla PD.
Beno, qellon qe dy femra lepirese te marrin spermen e noni shoku dhe njera nga ato ngelet me barre. Kur lind femija njera behet mami dhe tjetra eshte babi.
Or mik, ven paralelizmin qe ne Shqiperi jan vrare gra shtatezena, ju jan prer kokat si ne Siri, jan perdhunuar, eshte abuzuar seksualisht me femijet dhe jan vrare, e krime ndaj homoseksualve nuk kam degjuar qe te kene ndodhur, dhe as ska pasur cifte homoseksualesh qe kan dashur te martohen dhe nga refuzimi kan arritur ne ekstreme,, ke degjuar ndonje gje te tille ti ?
Kete donte te thonte autori, e kjo puna e martesave gay eshte demagogji e avokatit te popullit,
Shume i sakte autori.
Nje shkrim racional dhe me kembe ne toke.
Edhe une dua ti kujtoj Avokatit alien te Popullit se ai e merr rrogen nga ne jo per te dredhur zinxhirin e per ti dhene gruas se vet fonde OJQ-sh, por per te zgjidhur problemet dhe perkrahur shtresat me te dobta qe nuk kane goje, ze dhe mundesi te kerkojne drejtesi.
Mjaft me demagogji te felliqur o Totozani, se nuk je me i zgjuar se ne qe mesa duket te dukemi gomare. Po ne kete rast veshgjati mund te jesh ti.
O Ema,me keto qe the e vetmja qe ben demagogji ne kete mes je ti,ndaj mos thuaj brockulla.Do te te kerkoj te me tregosh qofte dhe vetem nje person qe gjate diktatures qe debuam me 23 Q
Ema do te me tregosh qofte edhe vetem nje person qe gjate Diktatures qe hodhem poshte me vote, te kete dale qofte edhe vetem per nje rast per te mbrojtur hapur ndonje kategori ne nevoje , si pershembull personat me afftesi te kufizuar , ish pronare dhe te nxjerre me force nga shtepia, te permdjekur, te ngujuar, dhe normal dhe Romet dhe komunitetin Gay. une po te them me plot bindje, nuk e ka patur asnje kurajon. problemet aty ishin edhe kur ishte avokati i meparshem ama ai person zgjidhte te behej pale me pushtetin merrte rrogen+ndonje fond dhe dridhte zinxhirin. pra te lutem gjykoi me me qetesi ceshtjet dhe shiko se Avokati i popullit ka qene me te vertete ne mbrojtje te te drejtave te njeriut, dhe ti e di shume mire qe SOT po te jesh ne mbrojtje te te drejtave te njeriut ashtu sic duhet, JE I VETEM, sepse e cdo cep i shoqerise civile eshte i ndrydhur dhe nje pjese e madeh jane ploit me servilizem, rezultati eshte , 0 ne katror shoqeri civile ne shqiperi.Kjo eshte per te uleritu Ema , dhe jo nje keqinterpretim i nje deklarate pa ndonje qellim specifik ne vetvete per nje ceshtje qe heret a vone do te duhet te rregullohet me ligj.
Po mo Ermal Totozani po. Ke dy vjet qe ul dhe ngri merresh me paraardhesin tend. Nuk te ka faj kurrkush, kur ti vete kruhesh se te pelqen te hiqesh “dhe i vetemn trim ne lufte”. E harrove mufken me himnin e flamurit, kur pate kunder deri dhe R. Qosen? Pika ne qe merremi me ty! Ti vazhdo lojen tende, duke u hequr viktime dhe duke u ankuar tek te huajt per te dy krahet politike, qe te vune aty ku je. Sepse ky je ti dhe nuk ka arsye tjeter, pervecse karakterit tend. Je unik, kur deri vjet mallkoje deri nenen dhe babane tend, qe nuk te kishin lindur ca me heret, qe te kishe mbushur moshen, sepse te genjete mendja per tu zgjedhur President, pas “heroizmit historik” me romet qe fute ne institucion. Ke ofenduar publikisht edhe vartesit e tu, duke iu thene se “jeni te tredhur”. Ka lidhje me kulturen evropiane kjo? Ec e meru me ty tani!Madje ty edhe te intereson qe te te heqin prej aty dhe te besh viktimen europiane per te kerkuar pune diku jashte, sepse, per hir te se vertetes, ne asnje pune nuk ke mundur te qendrosh me shume se gjashte muaj.Hidh budallai nje gur ne lum dhe turren nje mije te mencur e nuk e nxjerin dot. Ne fakt, tanime te ka dale boja dhe te njohin te gjithe. Ti qofsh, por se e ben ndonje vizite, nuk ben keq!
beteja e meparshme i ka humb me sukses….hahahaha e sakte
hallall…
wow!
Jam gay…dhe plotesisht dakord me zoterine Ndreca!
Eshte e lehte me u ba benjamin ceshtjesh te cilave thjesht u ka ardhur koha me u hap, kur krahas tyre shoqeria jone ka nyje shume te renda ende te pazgjidhura
Shkim i forte
Ne shtepi dhe ne kafene fol si te duash por kur shkruan ne shtyp duhet te shkruar ne standartin e Shqipes zoteri.
“duhet te shkruar” nuk asht as shqip, as standarti i enverqoftelargut dhe as toskerisht e gegerisht ore joni…..ne demokraci kemi te drejte te shkruajme ne rregullat gjuhesore te toskerishtes apo gegnishtes apo edhete standartit te qoftelargut dhe ju mjerisht nuk e zoteroni asnjeren….
A E KUPTON QE JE MINORANCE NESE NUK E KUPTON KETE SHQIPE? MUNDOHU T’A KUPTOSH. OSE “KUPTO” TOTO-PINDERIN.
U e jam vet nga Shkodra, por gjuha letrare duhet respektuar, ndryshe tregon fanatizem dhe injorance. Gege eshte dialekt veriu dhe sie e tille mund te jete e evshtire per dike nga jugu te kuptohet. Prandaj eshte letrarja. Por ka je tendence fetare ne kete mes me dal i theksuar si katolik shkodre dhe kjo eshte e shemtuar. Cdo publikues eshte i detyruar te repaekktoje letraren. Moa harroni qe nje nga demet me te medha dialektit Geg ja ka bere Jozefina Topalli duke e keqperdorur dhe duke e folur me vulgaritet. Kokfortesine lejeni keshtepia dhe respektoni rregullat.
ti mund te jesh nga Shkodra po duket qarte qe s’je shkodrane….
Nikolle, mendoj se ne minorance jane njerez qe mendojne si ty.Te lutem qartesohu miku im dhe kupto se duhet ti japim fund ksenofobise dhe shume mendimeve te tjera qe nxisim urrejtje, percarje,hakmarrje. jane pikerisht keto te fundit qe pengojne zgjidhjen e shume problematikave qe ka shoqeria shqipare,dhe qe i pershkruan shume mire zoti Ndreca.
Perfekte!
Shume dakord me kete shkrim. Te them te drejten kur e lexova kete propozim te Avokatit, mendova se ishe nje terze e hedhur ne publik me shkaktu ndonje debat per ca kohe qe njerezit te merren me pak me Qeverine e shpreses dhe rilindjes qe votuam ne menyre plebishitare dhe qe po na katandiset pak nga pak ne te njejten histori te avazit shqiptar.
Por edhe ky lexim qe i ben autori me duket shume bindes.
Shkrim shume i goditut/ Ka mundesi tja miratojne martesat gay brenda nates Avokatit te Popullit qe tja tregoje Europes dhe pastaj te japi llogari per veprimtarine e tij te bythes?
Shkrim me mend e me vend!
Ku ishte ky avokati i popullit deri sot apo dje kur Sala trumpetonte me te madhe keto martesa Buthq…., ok Z gazetar jam me ty por ke ba nje gabim te vogel si me dashje do te thoja ( Mos e thente Zoti me ty hy ne hak) KUR SHKRUAJE DFALE AJO NDIKIMIT QINDRA VJEQAR TURKO OSMANLLIJ:Harrove te permendesh Jezuitet dhe mbar klerin katolik qe edhe sot kane lane name si ne shqipri edhe ne Bote , here tjera ma me vertetsi shkruani e mos u ndikoni nga bindjet politiko -fetare se po injoroni edhe Gazeten me presigjoze shqiptare qe po ben rolin e opzies , respekte .
…CILA GAZETE PO BEN (SOT) ROLIN E OPOZITES??? MOS NA BEJ TE QESHIM…
Bravo,prof. Adrian Ndreca..!! Bravo dhe faleminderit…!!
Do Zoti dhe hala nuk kane shterre intelektualet e vertete,sa te mencem aq edhe njerezor qe ndjejne se si i ngulen thika pabesije ketij populli,dhe i dalin zot…!
Faleminderit…!!
P.S. ndersa per Totozanin vetem turp,turp dhe vetem turp…!!
Nje BIG LIKE ? Ardian.
Po ti po i drjetohesh nje njeriu qe e ka hallin si te bjere ne sy ne televizor dhe te beje figure te mire perpara nderkombetareve.
Nder problemet e shumta nuk duhet me harru edhe gjakmarrjen.
shum e drejte.
Mashkulli shqiptar gjyse modern e gjysem turk i urren grate,z. Ndreca, se ka harrue me i kendue grues edhe femnes, i ka hupe sensi i ndjeshmenise e kanges sadopak romantike, i ka hupe zemra e ne vend te saj mashkulli ka vû nji gur. Ky asht realiteti “post-komunist” shqiptaro-turko-neootoman. Ai vend asht kthye ne Afganistan.
Ne fillim coc mu duk ky Totozani por doli se paska qene nje langaraq burre. Don ta mburre Evropa. Po te jete se Evropa na thote, o martesat gay, o s’ka Evrope une them: Ne djall vafte BE, KE me gjithe Evropen. Shqipetaret nuk duhet te hane mutin qe na servir Evropa per tu bere pjese e tyre!!!
I nderuar Ardian,nuk dëgjon nga ai vesh zotnia avokat i popullit…Madje,qëllimisht avokati i popullit sjell në vëmendje probleme të tilla që të rrisë nervozizmin e qytetarëve e më pas këta të fundit të shmangin vëmendjen nga gjakmarrja e ngujimi,nga papunësia e vetë-vrasjet,nga mjerimi ekstrem e lypja në çdo derë…të cilat sbëjnë gjë tjetër veç se i heqin edhe atë pak qëllim jetës së njeriut…!Analizë perfekte…Urime Ardian!
Shkrim I bukur..
Ju lumte zoti Ndreca! Pershkrim e sakte i pseudo avokatit te popullit.
Eshte personi i gabuar per ate post, eshte nje TURP i madh per te gjithe ne shqiptaret.
Zoti Ndreca,
DEMAGOGU jeni JU…
Minorancat ose mbrohen ose jo, por kurrsesi smundni JU te perzgjidhni cilat minoranca jane me te denja per tu mbrojtur, apo se kur u vjen koha apo kur piqen kushtet per tu mbrojtur.
Nen nje subkoshience konservatore ju atakoni frymen liberale me argumente vetem ne dukje racionale.
Jeni thjesht nje manipulues i fleteve te shkruara.
REspect!
Nuk ka asnje ligj diskriminues ndaj gay-ve ne Shqiperi!!! Martesat gay jane praktike vetem nje numer te kufizuar shtetesh. Eshte njelloj sikur avokati i shtetit te kerkoj poligamine ne Shqiperi.
Sigurisht qe Gayet jane qytetare te dores se dyte ne Shqiperi e kudo tjeter. Pikerisht prandaj e cilesoj zotin Ndreka demagog sepse anashkalon faktin sa te kercenuar nga opinioni publik e dhuna fizike jane ne vendin e tij gayet e hapur. Ata kishin frike te dilnin e te benin nje palo miting por nxoren ca figura qe i perfaqesonin por qe nuk dihet a jane gay apo jo sepse nuk shprehen.
Le te dali zoti Ndreka e te guxoje te shkruaj se sa te lumtur mund te ecin dy gay dore per dore e lagjen e tij .
Paralelizmi me poligamin nuk qendron, sepse martesa gay eshte lidhje e nje cifti, ndonese ne Shqiperi ka pasur raste poligamie qe jane lene heshtur.
REspect!
olti, grate nuk jane minorance as ne Shqipni e as ne afganistan….
Grate jane minorance ne administrate e qeverisje, jane minorance ne vendimarrje ne shoqeri e shtet, jane minorance kur i nenshtrohen dhunes se burrit. Zoti Ndreca citon rastet e shpeshta te dhunes ndaj grave qe sigurisht asnje nga ne nuk e sheh te zakonshme, por manipulon me incidentet numerike me te shpeshta te grave per vete faktin se ka me shume gra se gay, si dhe qe Gayet jetojne ne underground.
REspect!
Minoranca eshte nje term qe perdoret per grupe te ndryshme te cilat jane te vecanta prej shumices. Ne minorance mund te ndahen komunitete te ndryshme ne baze te gjuhes se folur, besimit fetar, etnise, origjines, bindjeve politike… Ne minorance mund te futen gjithashtu edhe komunitet te cilat ndahen ne baze te orientimeve seksuale. Kjo lloj ndarje kategorizohet ne:
-Heteroseksual
-Homoseksual
-Aseskual
-Biseksual
Nese heteroseksualet jane ne mazhorance, a nuk do te binim gabimisht ne akuzen qe ju ngtitet se jemi duke bere perzgjedhje kur mendojme vetem per homoseksualet si minorance dhe harrojme te perfshijme edhe aseksualet bashke me biseksualet?
Nese ju gjykoni se Z.Ndreca ka bere perzgjdhje midis grupeve minoritare, atehere juve perse indinjoheni vetem per homoseksualet dhe lini jasht biseksualet dhe asekssualet? Ju perse beni dallime?
Duhet kutptuar se problemet jane te shumta dhe ato duhet te kene prioritete.
Kush konsiderohet problem me urgjent per shoqerine Shqiptare?
-Vendimarrja e lejimit te martesave gay, apo zgjedhja e konflikteve te Kanunit? – Prej kujt do shihte Shqiperia me shume benefit, prej problemit te pare apo te dyte?
-Vendimmarrja e lejimit te shamive ne shkolla publike, apo parandalimi i dhunes ndja grave? Kush eshte me shume shqetesuse, dhe kush duhet te kete prioritet me te madh? Kujt duhet ti perkushtohet kohe?
-Hapja e institucioneve fetare, apo investimi ne arsim mbarekombetar?
Problemet kane priorite te vecanta! Ato pika qe jane ngritur me lart jane me te vertete probleme te cilat kerkojne zgjidhje te sameparshme. Nese nuk arrin te kuptosh thelbin e tyre, me vjen keq por DEMAGOGU JENI JU! (ashtu sic mund te jem dhe une deri diku, pasi problemet e ngritura me lart kerkojne nderhyrje ne terren dhe nuk zgjidhen thjesht me lojra fjalesh)
Te vesh primare martesen gay para plageve me te medhaja te shoqerise eshte tamam me genjy veten. Per mendimi tim keto jane probleme me shume artificiale, te cilat krijohen per t’ju shamngur probleme reale te cilat duan zotesi dhe mund qe te zgjidhen. Koha eshte e shenjte dhe ta shpenzosh ate per gjera te cilat nuk i sjellin benefitin e duhur shoqerise eshte krim ndaj shoqerise ne te cilen jetojme.
Minorancat duhen te kene vemendjen jo arbitrare, por cdo problmem ka prioritet e veta.
olti…A JE TI VETE PINDERI, TASHME ME PSEUDONIM? DEL HAPUR SE TOTO DO TE PROPOZOJE PER DEKORIM…
Jo nikolla, nuk jam Pinderi, por dua te kujtoje se te drejtat e minoriteteve mbrohen nga te gjithe qytetaret qe respektojne detyrimet e tyre civile.
REspect!
Olti, minorancat gay ne Shqiperi nuk kane asnje ligj kundra. Nese ne disa shtete qe numerohen me gishtat e dores lejojne martesat gay, nuk do te thote qe kjo duhet te ndodhi dhe ne Shqiperi. Sa per te mos ju fut debateve me tej ne lidhje me minimin e vlerave te familje tradicionale…
Martesa Gay as e forcon as e dobeson martesen tradicionale. Ky argument arkaik fetar aka Mesila e Tritan, eshte nje copy&paste i propagandes fetare.
Ndoshta martesa te vecanta shpetohen kur Gayet te mos futen me zor ne martesa tradicionale me gra qe as i duan e as i adhurojne.
Ka nje sere faktoresh qe minojne martesen tradicionale ku Tritani e Mesila mund te kishin kontribuar gjate viteve qe jane mare me politikberje.
REspect!
Big like too,
Vertet duhet ndoshta disa ojq te protestojne ne bruxelles per renditjen e perpasive te ketij toto,qe ky te ktheje syte Tek temat qe vertet na Pékin,e jo me tek temat qe ky trajton per me ju i ne kef disa nderkombtareve!
Ndreca mos u merr me Avok[o]t-in…
Z Ndreca nuk them se ske te drejte,bashkohem plotesisht ne mendimet e tua,por nuk mmund te pranoj nga ju te vazhdoni te mos shkruani gjuhen letrare shqipe. Gezojme respekt dhe simpati per gjuhen gegnishte dhe sigurisht do te pranonim te bashkebisedonim ne gjuhen tuaj ashtu sic dhe veprojme me shume miq tane nga krahina juaj per te cilet kemi miqesi te pa ndare. A mos valle ti kujton se duke shkruar ne ate dialekt kujton se do te ndryshosh gjuhen zyrtare? as mos te te shkoje ndermend,ti mund te shkruash privatisht ne dialektin tend ose libra te tua,por gjuha zyrtare eshte gjuhe zyrtare,mundohu te ndryshosh mendim.
Shkrim shume i dobet. Mendoj se gazetaret nuk duhet te shkruajne ate qe do populli por ate qe i duhet popullit. Shkrimet jane si ilace dhe jo si karamele per te qerasur lexuesin
A shka ke thon or taj? Na t’Kuksit s’t kuptojm fare, or taj. Pranoj shkruj n’gjuh ton, qy t’kuptoj gjth buota. Na t’kuksit jem pr kuksishten si standard pr gjith shqiptart, Sale i dhame letrat e an na preu n’bes.
Respekte Ndreca! Leximi i shkrimeve tuaja me jep gjithnje kenaqesi! Te faleminderit!
Verejtje e qe godet ne shenje. Mu ne balle Totozanit.
E dua gjuhen letrare. Adhuroj Lasgushin e Kutelin, po aq sa Migjenin e Mjeden. Gegenishtja eshte e bukur kur shkruhet bukur.Psh si gjuha dhe stili i Ndreces. Duhen me shume Ndrecer qe te pasurohet shqipja…sa per Avokatin e Popullit as qe ia vlen te merresh me nje njeri te tille pa ngjyre…
Bravo, pothuaj i ke thene te gjitha ,por ai eshte vecse nje kukull dhe me siguri keto publicitete qe i ben vetes me keta gay i ben per promovim personal qe nuk kane lidhje me realitetin,bravo dhe nuk ka rendesi menyra e shkrimit rendesi kane fjalet brenda shkrimit.
Zotni Ndreca si gjithmone i sakte dhe elite e mendimit shqiptare… I shikon keto bakteret e fanatizmit krahinor qe perpara se te te lexojne, te gjykojne!
Eshte e dallueshme qarte se kete lloj avoKOTI si Totozani meritojne disa, e kam frike se keto disa jane shume.
Ju falenderoj qe zgjeroni dimensionin e mendimit per ato qe kane aftesite per te kuptuar.
Shume i sakte shkrimi. te lumte!
TE LUMTE ARDIAN, ARTIKULL I VERTETE DHE I SAKTE, TOTOZANI DO TE VEZULLOJE PAK NEPER EUROPE DHE TE FITOJE KREDI ME KOT. NUK MJAFTON ME CFARE FITON E DUKE NDIHMUAR EDHE TE SHOQEN TE FITOJE PA MASE, PO HEDH SHASHKA SA PER TE RRITUR CV-NE ME CUDIRA TE KOTA. GJITHCKA QE RADHITI ZOTI NDRECA QE NGA ceshtja e Nazime Vishes eshte e vertete dhe mjere ne shqiptaret.Mbajme me rroga te majme njerez kot.
Bravo, Ardian Ndreca per shkrimin, por idiot si avokati i popullit shqiptar ka plot edhe ketu ne komente. Nuk eshte vetem. Jane kthyer ne egersira qe hane e paguhen mbi kurrizin e popullit dhe shesin dengla. Keta njerez duhen torturuar si torturoi Aliu priftin e Hormoves.
Ju lumte Zotni Prof. Ndreca per gjuhen qe shkrueni. ju falemnders
Nje urim me gjithe zemer per Avokatin e Popullit: Tu befshin femijet GAY dhe tua gezosh dasmat dhe femijet.
Vallahi buk,uje,bese,shtetar,art,nuk kena pase.Por naplona e kange jaranash,tuj lepi gishtat prej turshive e salepit,nuk kena pase nji te dyte.Prandej na hypi Enveri e Saliu, se edhe te civilizumet e metropolit i kena dylbera interesash ose me shkolle plepash.
Mendim i drejte, per ato qe nuk kane durimin te lexojne nje shqipe qe flitet nga gjysma e shqipetareve eshte nje problemm i tyre.
Problemet e shoqerise shqipetare duhen marre nga ato kryesoret.
I bie qe kjo e gejve te zgjidhet pas 100 vjeteve.
Totozan, te lutem mos u fshi pas pseudonimeve terci verci, duke bere diversion per gjuhen e shkrimit apo per minorancat qe duhen mbrojtur pa dallim, por guxo e shkruaj ne emrin tend e na thuaj pse kjo perparesi sot ndaj nje shqetesimi minor, ne nje kohe qe shoqeria jone eshte vene perposhte nga semundje te renda, sikunder i liston qarte Ardian Ndreca.
Totozan, asgje personale, por gjella me kripe, e kripa me karar. Fryma jote nuk eshte liberale, aspak. Fryma jote thjesht nuk eshte fryme, pasi ajo nuk vjen nga gjoksi yt, por eshte arome parfumi, me te cilen ti me cektesi lyen e perlyen inicjativat e tua kinse moderne.
Puc
Olti nga cfare do qe te mbroje avokati ty mor leshko
..
Kush po te pengon ty ti biesh bythes? Mesa di une ju jeni te mbrojtur me ligj. Ju nuk ju pengon kush te bashkejetoni. Ju njihet e drejta te bashkejetoni por as ju nuk keni arritur akoma ne ate faze qe te bashkejetoni jo me te martoheni. Eshte vene kush ne radhe per tu martuar nga ju dhe nuk e keni kete te drejte?
Nuk i bie bythes i dashur shkodran por e drejta e bashkejeteses eshte e rreme dhe e veshtire per tu garantuar. Njesoj si ti dhe une qe bashkejetojme on-line. Martesa ka te beje me te drejta juridike ku ciftet kujdesen ligjerisht per njeri tjetrin dhe jo thjesht seksualisht.
REspect!
sumkapucet nuk i ndalon njeri e ligj te martohen e shumohen e mbareshtrohen.
Shoqeria shqiptare ka prioritete te tjera qe jane shume me shume se komuniteti sumkapucist prandaj Avokati i Popllit kam frike se nese shkon edhe nje here ne Hollande do ti kerkoje martese guvarit te Bashkise.
Sic duket Igli po punon per veten e tij ne te ardhmen e aferme.
Per kete paguhet Avokati i Popllit!!! I paturpshem deri ne …
bravo
Agli Totozani eshte plehu i qelbur shqipetar,injoranca shqipetare,hajduteria e fashizmit te sali berishes.te digjet i gjalle ne mes te tiranes plehu shqipetar bashke me plehrat e tjere te sali berishes,lulezim basha,jozefina kurva topalli
Ai eshte bytho vete prandaj ai do te I legalizoje ato qe te kete mundesi te gjeje nje burre per vete
Avokati i popullit eshte jasht loje, jasht jetes sone.. ose jo vetem i kote por dhe i demshem.. kur shqiptaret tani po luftojne per te mbijetuar sepse po heqin qafe pasojat e barbarizmit .. pseudoavokati gre probleme te paqena.. jo ne kohen e duhur me qellime te pengoje futjen e Shqiperise ne Europe me nje çeshje qe s’eshte problem..Avokati nuk beri gje per romet,as per problemet qe ngre i nderuari Ndrece, pavaresisht se ai e ka te veshtire e perdore shqipen letrare…. Avokati e propozon..salianet e kundershtojne gjoja, per te vene poziten ne siklet: po e pranuan do te ndeshen me opinionin real shqiptar, po e kundershtuan do te lindin probleme me statusin ..Nuk i u ndan delexhinjet popullit tone deri sa ta BASRARDHOJNE SI VETEN E TYRE…
Avokati i popullit eshte jasht loje, jasht jetes sone.. ose jo vetem i kote por dhe i demshem.. kur shqiptaret tani po luftojne per te mbijetuar sepse po heqin qafe pasojat e barbarizmit .. pseudoavokati gre probleme te paqena.. jo ne kohen e duhur me qellime te pengoje futjen e Shqiperise ne Europe me nje çeshje qe s’eshte problem..Avokati nuk beri gje per romet,as per problemet qe ngre i nderuari Ndrece, pavaresisht se ai e ka te veshtire e perdore shqipen letrare…. Avokati e propozon..salianet e kundershtojne gjoja, per te vene poziten ne siklet: po e pranuan do te ndeshen me opinionin real shqiptar, po e kundershtuan do te lindin probleme me statusin ..Nuk i u ndan delexhinjet popullit tone deri sa ta BASTARDHOJNE SI VETEN E TYRE…
flm per shkrimin, e prek ashtu sic duhet temen. Nese Avokati i popullit flet me kaq pathos per e drejtat e minoriteteve, duhet ti kushtoje te pakten te njetin pathos e perkushtim edhe ceshtjes se mbrojtjes se grave dhe femijeve. Ato nuk jane nje minoritetet por jane pothuajse 3\4 e popullsise shqipatare. Kush ka pasur rastin te lexoje raportet e AP, do ta kuptoje se ato raporte jane te dobeta, te percipta dhe rekomandimet qe japin jane tejet te pergjithshme dhe pjese e asaj “kakofonie rekomandimesh” ku te gjithe hiqen si te zgjuar per ti dhene drejtim problemeve, por qe ne fakt asnjerit nuk i intereson te zgjidhe me te vertete problemin (te huaj e shqiptar). edhe ne kete rast besoj se kerkesa per lejimin e martesave gay, nuk ka ardhur aspak nga komuniteti gay, pasi ata aktualisht nuk jane mesuar akoma me idene per ta thene haptas qe jane gay e jo me te kerkojne te martohen. Kerkesa e AP mund te kete shume prapaskena te tjera, por ne fund te fundit ai eshte duke bere vetem “show”
Lezova vetem rjeshtine e pare….duket si shqipja e kohes se Skenderbehut…cfare gazetari krenar qe vine nga malete.
ke harruar edhe ”vellezerit” franceskane, madje keta kane shkelur te paret ne token tone
Fjalë janë, ndodhë që nuk janë të vërteta. Por thonë se kush e kundërshton diçka me shumë forcë, ka frikë të pranojë se është edhe vetë i till.
Tema ju sygjerojë që, shkrimet që publikoni të jenë veç të gjuhës standarte.
# Shqip: ore po pse nuk e ben nje prove xhanem, po dergoja motren tende nje nate dhe shihe te nesermen, po erdhi e gezuar dhe me rrathe nen sy e ke patur gabim. Matematike eshte kjo, por mos i dergo ate motren qe punon naten, por ate tjetren ha ha ha
Nuk kam çfarë të shtoj më tjetër. Ti e ke bërë paraqitjen e gjendjes së familjes tënde me komentin e mësipërm. Studimet për gojor po i kryen, apo je diplomuar në këtë fushë?
Artikulli me pelqeu, problemi( problemet) jane disa dhe qendrojne .
Avokati i popullit nuk e ka justifikuar qenien e tije, buxhetin qe shpenzon.Ka bere me shume emisioni i fiksit , se sa avokati i popullit.
Totozani beri publik se do te merrte inisiativen ligjore ne fjale. Kush e pengoi? Me mire do te ishte qe formulimin ligjor ky ta depozitonte ne vendin perkates dhe te mos dilte ne publik; dalja dmth si thuhet ne artikull qe ai eshte europian e perparimtar. Komunitetin ne fjale nuk e ka luftuar njeri, nuk e ka mendjen njeri tek ata e ne shume gjera te tjera.Opinioni shqiptar nuk e pranon, e quan fatkeqesi per ata dhe familjen e tyre e lutet zotit qe kjo te mos gjeje perhapje. Ka shume merhumer me shkolle qe justifikojne e argumentojne devijimet seksuale….
Ne qofte se une do te mbaja nje leksion se si rreshqasin keta njerez ne homo e heteroseksual, e sidomos te nxirrja ne dukje:-pergjegjesine e familjes,-te shkolles me pedagogjine e deshtuar te saje,-te shtetit ku eshte dhe I Totozani une do te anatemohesha.
Pershendetje Zotni Ndreca. I ke ra pikes. Avokati me duket se eshte i djallit e jo i popullit. Mjer ne per kete palo avokat qe do na mbroje te drejtat! Vaft ne djall me gjithe problemet idiote me te cilat merret. me pelqen e shkrojtura jote ne gegnishte te bukur. Urime!
Zotit Ndreca-kryeredaktor i revistes” Hylli i Drites”,organ i kishes Franceskane Shqiptare qe botohet ne Rome.Jam plotesisht dakort per sa me siper, per problemet qe ngrini, per hipokrizine e avokatit,etj. por si studjues qe je, desha te kujtoj se “vellezer” perpara turqve te perandorise osmane, ne shqiptaret kemi patur “vellezer” misionaret e eterit benedikt,franceskan,jezuite etj.etj. Po e bej kete retrospektive sepse dakortohem ne arsyetimin tend qe kete shthurje morale(aq sa eshte) na e sollen te huajt.Mund te thuash c,hyjne misionaret fetare te huaj ne perversitetet e homoseksualitetin e sotem ne vendin tone?Por faktet e herepashereshme tregojne qe keto misionare fetare jane sot bartesit e transmetuesit{“civilizimi”}i-e ketyre veseve ne Shqiperi e ne bote.A thua ti studjuesi dhe intelektuali Ndreca nuk i ndjek dhe degjon lajmet e agjensive perendimore te lajmeve per skandalet e perversitetet e misionareve katolike e ortodokse kudo ne bote?Ti qe fajeson “vellezerit” turq per injektimin e ketyre veseve ne Shqiperi pse nuk flet nje fjale qe martesat gay dhe gjithe perversitetet tjera po pranohen ligjerisht ne te gjitha vendet e zhvilluara te populluara me popullsi katolike dhe asnje vend i “prapambetur” islamik nuk shqetesohet per martesat gay-bile i shpall denatyrale.
Per ke e fjalen mo per ate plakushin e rrjedhur qe ne shkretetire u martua me nje 9 vjeçare? Me siguri ti do te jesh kusheri me ate kavajasin qe i kish mbetur bidoni ne tajare para ca kohesh.
Me bahet qefi shume se ktu ka ma shume lexues toske se gege. Dhe me vjen keq se bahen inatçi sepse z, Ndreca nuk shkrun ne standartin bunker te ’72.Po sa mire e kuptoni ? Standarti i ’72 asht standart sakat,gjysmak ,enverist, , komunist ,e duhet ndryshu sa ma pare sepse ka damtu rande gjuhen shqipe dhe vete dy dialektet kryesore ata toske e gege.jam plotsisht dakort me shkrimin tuj perjashtu pergjithsimin per Turqit qe nuk i shkon ne t’shkruemin e zotit Ndreca.
Te lumte mendja dhe dora zoti Ndreca, po veç nji verejtje kam; po shkruajte edhe ca artikuj ne gegnisht do çohet Torrtozani ta mbroje “standartin”. Hahahahah!!!!
O Ndrece,ti nuk je injorant, por je me keq, je i mbushur me mllef.
Megjithate, po te kujtoj se shkrimtari i madh italian Aleksander Manzoni, edhe pse vete ishte nga Lombardia, dialektin e Toskanes e pranoi si gjuhen italiane standarde dhe e mbrojti nga kundershtaret e atehershem qe sillnin argumente kunder saj te ngjashme me ato te tuat sot.
Or ti mik,
Nuk po harton ligje per kushtetuten shqiptare Z.Ndreca qe te shkruaj ne gjuhen zyrtare. As nuk po harton raport per qeverine.
Po ve ne dukje disa fenomene emergjencat e te cilave prevalojne pretendimet e pavenda te avokatit te popullit. Ketij artikulli po i vihen pikat mbi i.
Lere dialektet e Toskanave, Bavarive etj etj. A ke ndonje ide qe ka te beje me problemet e ngritura me siper?
Ndjenjat dhe e mocionet jane shume here me te medhaja se sa mund te pershkruhen. Kush di tu japi fjale mendimeve eshte njeri i zoti. Toskerisht, Gegerisht, gjuhe zyrtare s’ka problem, mjafton qe idete te shkruhen ne leter.
Nuk ka pse dikush te ndjehet i kushtezuar te shprehi ate cfare mendon vetem se nuk po e shkruan ne gjuhen zyrtare. Te kishte qene ashtu nuk do kishim pasur Rilindas.
Nuk calon gomari nga veshet. Ja sikur artikulli te ishte shkruar ne gjuhe zyrtare, zotrote do bente gje per t’ju adresuar atyre problemeve te mesiperme?
Me u marr me dialektin e perdorur ne artikull eshte me zi se me u marr me problemet e shpikura prej avokatit te popullit.