Pse ky reagim ndaj përqafimit me Erdoganin?

25 Tetor 2013, 14:45Blog TEMA

Nga Nikolin Dodaj

 

Në argumentet se nuk ka problem që treguam një lloj familjariteti më të madh se sa duhet me kryeministrin e Turqisë, shume vetë thanë se kjo gjë është vetëm biznes. Pastaj përmenden SHBA, BE, këtë ose atë, me këtë, ose atë vend. Përmendet kryeministri anglez se tha këtë dhe atë për Turqinë.

Përsëri ato që kanë një shije të hidhur nuk qetësohen dot. Argumentimi dhe krahasimi u duket logjik, por nuk qetësohen dot. Arsyeja se përse nuk qetësohen dot nganjëherë është në subkoshiencë.

Në subkoshiencë të gjithë e dimë se përpara një kryeministri të karikuar idologjikisht kaq fort si Erdogani, kryeministrat shqiptare nuk kanë aftësinë të reagojnë, sepse janë bosh nga ana ideologjike. Nëse kanë frikë njerëzit se Erdogani me filozofinë e tij islamike neo-otomane, do të përballej me boshllëkun ideologjik të kryeministrave shqiptarë, influencuesi do të jetë Erdogani. Kjo nuk është një frikë joracionale. Njerëzit nuk kanë frikë për Amerikën dhe kryeministrin anglez, sepse ata janë mjaft të karikuar ideologjikisht, sa është e vështirë që në përballje ata të lëshojnë territor.

Mund të mos ndodhë asgjë dhe unë mendoj se nuk do të ndodhe gjë. Unë besoj se popujt ne Ballkan janë më afër se sa mendojmë ne, jo vetëm për shkak të Perandorisë Osmane, por për shkak të perandorisë romake të Bizantit. Pra, në kuptimin e racës, ne jemi shumë më të afërt me ta se sa e mendojmë. Por, ideologjikisht ne duam të jemi të ndryshëm nga ajo që përfaqëson Erdogani. Prandaj na tremb kur shohim dy axhami në ideologjizëm, si kryeministrat shqiptarë, që përzihen në fjalime me një usta me axhendë si Erdogani.

Ne duam të shkojmë në Europë, por nuk kemi kryeministra europianistë të ideologjizuar. E vërteta është se europianistë të ideologjizuar nuk ka shumë as në Europë, sepse askush nuk e artikulon qartë çfarë është europianizmi ideologjik. Sepse europianizmi ideologjik është që Europa të jetë sekulariste, por këtë shekullarizem do ta ketë në shtratin kristian të saj. Pjesa e dytë nuk thuhet hapur, sepse do të ishte sikur po pranonin që shtrati kristian është aq i rëndësishëm, sa të përcaktojë se përpara kujt të jemi të hapur dhe përpara kujt nuk do të jemi të hapur. Shekullarizmi turk në një shtrat islam është një gjë e ndryshme dhe i tremb europianët.

Europa nuk ka shumë frikë për ne, sepse e di që jemi pak dhe nga ana ideologjike jemi bosh, prandaj nuk do të kemi aftësi tërheqëse. Por, nëse shohin se po ideologjizohemi nga vëllai i madh Erdogan, atëherë kjo na fut në kategori me Turqinë në perceptimin europian.

Prandaj, ata që kanë frikë nga ky përqafim, kanë frikë ashtu si një burrë do të kishte frikë kur sheh gruan që po përqafon ish- të dashurin ose ish- të fejuarin. Asgjë nuk do të ndodhë, por frika nuk është e pajustifikuar.

14 komente në “Pse ky reagim ndaj përqafimit me Erdoganin?”

  1. Horri i Bulevardit says:

    I pari qe reagoi mbas shpellareve brekdhjere te Saliut, ishte Dacic.
    Greku akoma ska reaguar hapur, por frika e madhe e ka zene, se e di qe vetem nje gur i ka mbetur per te marre ate qe ju fali Berisha, detin, bllokimi i integrimit te Shqiperise ne BE, se per te tjerat e di qe Turqia eshte nje aleate strategjike e Shqiperise, Kosoves dhe pse jo ee pjeses shqiptare ne Maqedoni.
    Afrimi kaq afer dhe kaq hapur me Turqine e shek. te XXI, eshte nje ogur i keq per sllavo-ortodokset dhe greket, se nuk eshte puna e diskutimit te kufijve, por eshte puna e Kalit te Trojes qe greku, maqedonsi dhe serbi, duan te bejne me ane te minoriteteve qe pretendojne se kane me shumice ne Shqiperi.
    Thenia e Edi Rames se Shqiperia duhet ti kefalje shtetit gjerman, ka nje domethenie te madhe, ku Anglia e Toni Blerit, Gjermani, SHBA-ja dhe Turqia, jane forca qe Edi Rama kerkon ti kete sa me afer shqiptareve.
    Irritimi i ligjshem i sejmeneve te Saliut, pa e ditur jep pikerisht ate qe se si Serbija dhe Greqia, po u bie pika e ketij afrimi strategjik te Shqiperise, keta sejmene nuk e kane kuptuar dhe as nuk do ta kuptojne asnjehere, panvaresisht se me zbulimin e Berishes si agjent serb, do te na thone se jemi te gjithe bashkefajtoresi ne kohen e zbythjes se komunizmit, se Berisha i ka vene keta derdimene te bejne lojen e tij qe eshte edhe loja prosllave.
    Keta derdimene me qellim ngaterrojne kohen e me Turqine e shek XXI, per ta vene opinionin ne dilemen se Edi Rama eshte isalmist, por harrojne keta plehra te kohes se shkuar, se ishin keta qe na me Europen duke na antarsuar ne koferencen islamike dhe duke strehuar talibane terroriste.

    1. Albi says:

      Me SHBA, Gjermanine BE jemi aleate dhe dhe do afrohemi. Me Serbine, Greqine, Turqine nuk na lidhe sgje perpos masakrave, debimeve, asimilimeve, djegjeve, perdhunimeve. Me keta sduam te kemi asgje te perbashket.

      Afrimi i shqiptareve me Turqine verteton tezat historike dhe propagandat e sotme serbo-greke per shqiptaret si mbetje otomane, turke, islamike ne Ballkan qe jane tmerri i Europes, prandaj duhet lene ketyre greko-sllavo orotodokseve dore te lire per ti regulluar sic dine keta, modeli alla Srebrenica . Perendimi u la dore te lire ne Bosnje. Ne Kosove perendimi interevenoi per ti shpetuar islamiket duke emnduar qe keta jane se pari shqiptare, se dyti europiane dhe se fundmi ca myslimane te moderuar, ca katolikee ca ateiste, pra nje shoqeri tipike liberale ku feja mbahet si personale. Perndryshe perendimi do kishte lene kosovaret ne duart e serbeve ngjashem sic la Bosnjen.

      Pra horri karit. Pikerisht sllavo greko ortodokset jane me te interesuarit qe Shqipeia e shqiptaret te afrohen sa me shume me Turqine e me islamin dhe biles edhe te identifikohen si turq apo islamike. Atehere e dine ata si sillen me keta mbetje otomane, i kane planet te gatshme me ndihmen e Europes e Amerikes edhe ate.

      Qenke krejteisht out nga historia e politika more horr bulevardi..qenke horr i mirefillte.

  2. Luani says:

    I dashuri Nikolin,

    Nuk është në pyetje se çka i dhuron “vëllai” Rexhepi nga Turqia “vëllait” tonë në pushtet në Prishtinë, në Tiranë dhe në Shkup, por se çka mësojmë ne shqiptarët nga historia jonë si komb nga mbretëritë e huaja.

    Më shumë se 90% të ndërmarrjeve nga Kosova sot janë të pronarëve serb ose turq. Nuk ka asgjë të keqe këtu do të thonim ne, nëse përfitojmë nga ky metodë e re e pasurimit, por për fat të keq më shumë shqiptarë ikën nga Kosova sot se sa në kohën e mbretërisë Osmane.

    1. Dardan says:

      Luani. Kjo esht genjeshtra e vitit nuk e kuptoje pse shpekullojn e rrejne njerzte deri ne ket mase.

      Mbi 90% te te gjitha sipermarrjeve te privatizuara ne Kosove jan bler nga Kosovaret ky esht edhe rasti i vetem ne bote ku gjdo gje e privatizuar blehet nga popullsia vendase.

      Serbet apo Serbia nuk ka privatizuar ase edhe nje aset te vetem ne Kosove Serbet nuk kan ase edhe nje kompani ne prone te tyre ne Kosove perveqe atyre “Sadrugave” Shqip Shitoreve apo dyqanve ne Graqanice Biznesi me i madhe qe mund ete ket nje Serbe ne Kosove nuk shkon me shum se nje dyqan apo nje pike karburanti ne Kosove nuk ka ase edhe nje Serbe milioner apo Biznesmen te suksesshem te krijuar pase luftes ne Kosove dhe nga veprimtaria e tije Biznesore ne Kosove kjo esht apsolute e vertet.

      Tjeter gje jane Eksportet nga Serbia por qe te jemi me te sakte te gjitha produktet qe eksportohen ne Kosove nga Serbia i bejn Shqiptaret e Kosoves pra ato firma te cilat eksportojn ne Koosve kan partner Shqiptare.

      Une e njofe deri ne detaje Ekonomin e Kosoves podite ti me trego nje Kompani te veteme te privatizuar nga Serbet ne Kosove dhene pronesi te serbve ose qfardo kompanie te rendesishme me pronare Serbe ne Kosove. vetem nje te lutem me shuaj kureshtj ta njohe edhe une jam shum kureshtar.

      Ndersa Turiq kan privatizuar disa Kompani por jo edhe aqe sa thua ti dhe keto jan, Fabriken Ballkan ne Suharek, Sistemin e shperndarjes energjetike, Llamkosin ne Vushtrri, Dhe Aeroportin ket me koncesion per 20 vite pase njezet viteve ky aeroport i kthehet Kosoves, Natyrisht edhe disa Fabrika qe kan hapure rishtazi Turqit ne Kosove.

      Pore ketu ka nje gje te gjithe Turqit qe kan privatizuar keto Kompani ne Kosove dhe ata qe kan hapure Kompani te reja jane me prejardhje Shqiptare nga keto troje pra jan me shqiptare se ti dhe une shumica e tyre.

      Mos genjeni ore njerze pa qen nevoja se genjeshtra esht shum ves i keq.

      Aje personi qe ka mare Aeroportin me Koncesion esht Miliarder me prejardhje nga Vushtrria po ky person ka Privatizuar edhe Sistemin e shperndarjes Energjetike Bashk me nje Miljarder Tjeter Turke po me prejardhje Shqiptare nga Berati quhet Calik.

      1. Albi says:

        O Dardan.po keta turqit me origjine shqiptare qe paskan privatizuar keto asete strategjke kosovare e shqiptare a ndjehen sot shqiptare apo cka dreqin jane??? Apo jane prej atyre shqiptareve qe hapin shkolla kolegje turke ne Kosove qe te turqizojne shqiptaret duke perdorur parate qe fitojne nga vete shqiptaret??? Te behemi serjoze tani.Ata jane turq etnike, nacionaliste turq. Ky arsyetimi jot me duket i njejte si ai i Janullatosit, kur e pyeten pse 3 greke ne sinodin e Kishes, tha,po ja njeri eshte arvanit. Arvanit i karit me vetedije kombetare greke.

        Edhe keta pallavrat me shqiptare ne Turqi jane te njejta. Asnje shkolle shqipe nuk lejon Turqia atje. Asnje shkolle shqipe nuk ka atje. Gjuha shqipe atje eshte ne zhdukje e siper si rezultat i politikave shtetrore turke per ndalimin e saj me ligj. Asnje te drejte elementare njerezore nuk kane shqiptaret ne Turqi. Thjesht shqiptaret ne Turqi nuk ekzstojne, jane jashte qenies historike si identitet i vecante. Ata jane turq, dhe normalisht si turq etnike ne shoqerine turke, ata mund te prosperojne ose jo sipas aftesive te tyre personale.

        Se skam tani kohe te merem me shume me ty. Pra, Dardani. Mos bej propaganda bajate proturke ketu. Mos u bej qesharak.

        1. Pelasgian says:

          bravo per komentin … turqit neve na duan te miren vetem kur ne te fillojme e te flasim turqisht …me pak fjale kur ti themi lamtumire te qenit ” Shqiptare ” po un per vete ma para bahem serb se turk !

  3. luis says:

    Horri i bulevardit gjithnje i kam pelqyer komentet e tua por ne kete rast me nje ndryshim te vogel jam jo plotesisht dakord me ty.
    Nuk perben problem rritja e nivelit te marredhenieve me Turqine por permbajtja dhe fjalet qe u perdoren ne ate tubim i kalojne cacet e nje partneriteti dhe mund te them me goje plot se Edi Rama duhet te ndjehet i turperuar si nje vizionar europian te vihet ne nivelin e nje idioti si Thaci kur e quan vella kryeministrin turk.
    Fjala vella ndaj nje vendi qe vetem te keqija i ka dhuruar ketij trualli nuk e meriton ate vleresim.
    500 vjet na mbajti te sunduar dhe pervec te keqijave asnje te mire nuk i solli truallit arbaror perkundrazi me tapi dhe dokumente te sajuara i ndau trojet shqiptare ne favor te sllaveve.
    Ku ishte Turqia kur shqiptaret e Kosoves digjeshin ne flake.
    Asnje ndihme materiale dhe morale nuk ia dha sepse interesat e turkut jane te lidhura fort ne keto vende sllavo-ruse dhe jo me shqiptaret qe e duan marrezisht kete vend edhe kur e kane ngrene sa krahu.
    Mire i thone asaj fjale beja nenes te te quaj baba.
    Edhe ne takimin ne Kosove ai me ate fjale e futi nje mine te kurdisur mire kundra shqiptareve dhe ne favor te serbeve.
    Edi Rama ka menduar ne kete rast si nje njeri jo i pjekur nga ana diplomatike duke kujtuar keshtu se do fitoje mbeshtetjen e shqipfoleseve turq te Kosoves.Dihet se kosovaret gjithnje fyellit ne nje bire i bien dhe perpiqu sa te duash per to po nuk e pate emrin Sali ose Rrahman nuk mund te jesh i mirepritur per to.
    Edi Rames i takon qe Shqiperine qe eshte shume me ndryshe nga kosovaret ta drejtoje ne shinat e europes e sa per kosovaret nuk jane te denje per europe dhe po deshen le ti aneksohen Turqise dhe arabise se nuk me ha palla per nje popull mosmirenjohes dhe injorant.

  4. freud says:

    Une mendoj se diplomacia e politika nuk jane histori e historia nuk eshte diplomaci e as politike. Rama nuk shprehu qendrime, nuk beri deklarata shtypi, nuk ishte konference shkencore. U dhane vetem mesazhe. Nuk u diskriminua kush. Vete disa nga reagimet jane prirje per te diskriminuar mesazhet qe u dhane atje. Nuk do te kete ndonje dem europianizimi i Shqiperise nga ato mesazhe. Jemi tjeter epoke. Turqia e sotme nuk eshte Otomanizem. Eshte njesoj si te kujtojme se edhe gjermanet e italianet erdhen dikur si pushtues ne Shqiperi dhe ne tani te te merremi me ate epoke, te induktojme alergji per ta per kete arsye. Nuk mund te gjykohen epoka te ndryshme me te njejtin meter.

  5. albana says:

    Z.Nikolin, edhe une mendoj se asgje nuk do ndodhi per keq. Por une them se, me shume se boshlleku ideologjik evropian, neve shqiptareve pertej e perketej kufirit na shqetesojne disa bashkekombas qe kane tenedence te radikalizohen. Ky eshte rreziku yne, prandaj duhet te kemi frike sepse keta individe sidomos ajo pjese e tyre qe predikojne fene e shikojne Turqine si mbeshtetese te fanatizmit fetar. Sigurisht qe kjo nuk eshte e vertete. Por as fakti qe Turqia eshte nje shtet kandidat per ne Evropen e Bashkuar,nuk mjafton per te mos u shqetesuar. Te vemendshem duhet te jemi se mendjet e mykyra ka gjasa te lexojne te kunderten e realitetit.

  6. ILIRET says:

    He mor lereni patriotizmin dhe hidheni pushken… Te marim ndonje dollar, pasi ai nuk ka ngjyre, eshte i dhuruar nga Turqia apo nga SHBA… Me mire nese marim edhe nga SHBA, mirepo deri me tash SHBA, kerkon vetem stabilitet dhe nuk e zgjidh qesen. Mbase tani behen xheloze dhe versulen kush te jete me i dashur me Shqiperine…

  7. Syrja says:

    I nderuar Nikolin,
    Nga sa kam lexuar dhe degjuar se fundmi lidhur me temen e artikullit,nuk kuptoj ku qendron frika dhe kush e perhap kete panik?
    Kjo eshte politike dhe politiken e bejne ustallaret,ata qe edhe kane mandatin dhe pergjegjesine per ta bere.Une mendoj se ceshtja eshte me komplekse dhe me e thelle dhe nuk mjafton termi jo fort i gjetur”sekularizem” per ta trajtuar.Duhet kuptuar se e keqja Shqiperise nuk i vjen me nga Turqia dhe as nga antisekularizmi.Ne nuk mund ta fshijme historine tone.Feja myslimane eshte nje fakt ne keto troje.E kuptoj qe ndoshta dikush do te donte qe te ishim te gjithe te krishtere por ja qe s’jemi dhe kjo nuk prish aspak pune per rrugetimin Europian te Shqiperise.Per me teper nuk eshte nje kriter as per ne dhe as per Turqine.

  8. adnan says:

    kur shef njeriu emnin e artikullshkruesit nuk ka se si mos me e kuptue shkrimin pa e lexue ate.Emni Nikolin shkrimi nikoll

  9. Dardan says:

    Nuk gjykohen gjerat me emocione ekstreme fetare,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje