Data 23 qershor, si dita e fitores reale mbi komunizmin, të paktën si praktikë ka sjellë më së shumti një ndjenjë qetësie më tepër se gëzim. Ndoshta për faktin e ditur se gëzimi zgjat pak në kohë dhe shpejt ia lë vendin qetësisë dhe kjo qetësi, të paktën flas për veten time, ndihet në rrugë, ndihet ne biseda-sepse ato nuk janë më ‘të zjarrta’ në rastin e njerëzve sarkastikë, por as me shpatulla të kërrusura e me dorën drejt gojës në rastin e njerëzve, të cilët nuk duan telashe (sa zili i kam pasur gjithë jetën këta tipa)…
Por edhe në media sikur s’ka zhurmë, zhurma nga ato që kemi 23 vjet që na kanë mërzitur e na i kanë bërë vendin tonë gati të pajtueshëm, zhurma e politikës pra.
Duket sikur nuk ka ekzistuar ndonjëherë, kaq shpejt harrohet e keqja, megjithatë gëzimi nuk është se ia ka marrë vendin asaj zbrazëtie që la gjithë ajo çoroditje e pakontrollueshme… çfarëdo që të ndodhte në atë periudhe 23 vjeçare denoncimi në polici ishte pa sukses, ndërsa përballja individuale me kundërvajtësit e provokatorët nuk qe edhe aq e lehtë.
Biznesi duket se nuk po ndien ndonjë ndryshim, pasi administrata akoma nuk është kompletuar, në mënyrë që të aplikohen në terren premtimet, të cilat sollën një pjesë të entuziazmit për ti dhënë qeverisjes 8 vjeçare të Sali Berishës votat kundër.
Njerëzit, të cilët kanë kontribuar për të sjellë këtë qetësi që sapo e ndjejmë, dhe që e shohin veten të lidhur me administratën e politikën sepse aty kanë investimin e tyre për shumë vite dhe në të njëjtën kohë ajo është puna që ata dinë të bëjnë më mirë, presin … ose ndryshe janë në pritje të konkurseve.
Po sigurisht konkursi është provim, dhe njeriu i shkretë, që gjithë jetën e ka kaluar me provime, dalje përpara komisioneve për të mbrojtur punë të tij në shkencat e aplikuara ka një gëzim të përzier me një emocion, por jo si ai i një studenti, që do të provojë njohuritë e tij përpara provimit për lëndën e radhës, ky është një gëzim si i atij fshatarit, i cili gjeti gomarin, që ia kishin vjedhur…
Po ja, do dalë përpara një grupi njerëzish, supozohet më të specializuar se ai vetë dhe do të tregojë se çdo të bëjë ai për aksh sektor, që nga dita që ai do të fillojë të punojë aty (nëse e fiton konkursin) dhe duke menduar për këtë gjë m’u kujtua libri i Qamil Buxhelit “Faraonë dhe Firaunë”.
Me siguri kujtdo i kujtohet personazhi ‘Gjylja’, e cila s’gabonte kurrë me më pak apo më shumë se 500 vjet.
Përpara provimit ‘mbi Faraonët e Firaunët’ të gjithë studentët psherëtinin me tmerr, dikujt i binte çanta për tokë, sigurisht tregimi përmendësh i detajeve e datave, e periudhave kur kishin jetuar firaunët e faraonët ishte shumë e vështirë..
Më kujtohet personazhi, teza e të cilit ishte mbi ‘Shofru’, i cili tregon se profesori as që e kishte mendjen fare, por duket i bëri përshtypje toni i djalit dhe duke fshirë qafën e djersitur i drejtohet: “tani lidhe”, kjo do të thoshte se studenti duhej të lidhtë të kaluarën me aktualitetin, të tregonte se ç’bëhej në ditët tona në vendin e Shofrusë.
Kështu kandidatët që do konkurrojnë për vendin e punës, besoj do të kenë të vështirë pikërisht të bëjnë atë lidhjen, e cila në mentalitetin tonë të të krijuarit të ‘historisë së punës’ së bërë në vite, kjo mungesa e lidhjes është ajo që na ka mbajtur të përçarë nga ana mentale, por edhe sociale…
Ta lidhim të shkuarën me të sotshmen do ta kemi më të lehtë të ecim përpara…
Sa budalla duhet te jete dikush per te besuar qe do te kete konkurim? Sa budalla duhet te jete lexuesi per te besuar te tilla broçkulla?
A nuk mendon se me pare duhet lidhur Saliu me Xenin e kompani…!
Qe edhe ne provime pastaj te jemi me te qete..
Zonja Doktoreshe Ramohito,
Nese ka post per te cilin duheshin ndjekur nje me nje te gjitha procedurat ligjore eshte ai i emerimit te Drejtorit te Pergjitheshem te Policisese Shtetit.
NE ASNJE MENYRE nuk nenkuptoj se ne ate post duhej te mbetej Hysni Burgaj.
Nuk kam ABSOLUTISHT asgje kundra Zotit Didi te cilin nuk e njoh personalisht dhe i cili mund te jete nje profesionalist i perkryer.
Nuk nisem ABSOLUTISHT nga “meraku” qe ka opozita e sotme qe ben gam-gam jo se iu dogj barku per Burgajn apo per zbatimin e ligjeve te cilat i shkeli me te dyja kembet sa kohe ishte ne pushtet.
Problemi eshte se RILINDJA fitoi 1 milion vota sepse premtoi nder te tjera te ishte SHEMBULL ne zbatimin e ligjit,
A eshte bere bje gje e tille ne rastin konkret?
Sipas arumetave te paraqitur nga opozita e sotme (TE PA HEDHURA POSHTE NGA MAXHORANCA) rezulton se nje gje e tille nuk ka ndodhur.
A mund te na skiarosh se perse eshte shkelur ky ligj ne rastin ne fjale?
Kaq e veshtire ishte te gjendej dikush tjeter i paperlyer politikisht dhe qe te plotesonte kriteret qe parashikon ligji?
Posti ne fjale nuk eshte i barazvlershem me ate (le te themi psh) te pergjegjesit te sektorit te pastrim gjelberimit te Komunales se Dikurshme (ne kohen e PPSH)
Pershendetje
ÇNA KENAQE .Do doja ta lidhja dhe une po a do me therrasin.Nje BRAVO …..PER SHKRIMIN SE KAM NJE KETU NE DYQAN TE çMENDUR NGA SISTEMI NGA PAPUNESIA QE PO TREGON SE NJOH KETE E ATE ….
Dhe tani lidhe…gershetin e dil…Parti-zane!
injorance e madhe.shkrim tipik i nje stalinisteje.qe s’thote asgje.
z.Ramohito ju falenderoj per shkrimin.23Qershori ishte vertet fitore mbi komunizmin,por komunizmi i vertet kishte shum kuadro komuniste qe drejtonin me idealizem por keta qe hoqem qafe ishin llumi i komunizmit,mafja me e eger.S.B.ishte me llumi e dogji 2here shqiperine e vrau e shiti e percau e talli popullin e vodhi e poshtroi i mbylli gojen.Ardhja e kesaj klike me ne krye kte kriminel ishte fatkeqsia me e madhe e ketij kombi.Ju thoshit qe ne s” duhet te harrojme te lidhim te shkuaren me te ardhmen esht e vertet.Por kete nuk duhet ta harroj edhe qeveria e tanishme:Te tregoje kriminelet, hajdutet,me emer e mbiemer tju plotsoj dosjet dhe ti nxjere para drejtsise kjo ishte dhe eshte kerkese e popullit e shpreur me voten e 23 qershorit.Faliminderit dhe njeher per shkrimin Doktoreshe.