Dje u përkujtua 10-vjetori i Lumturimit të Nënë Terezës. Edi Rama, kryeministri i ri i Shqipërisë, siç raportuan mediat, shkruante; “Plot 10 vjet nga Lumturimi drejt Shenjtërimit, i Nënë Terezës,krenari për popullin e vogël të gruas së mrekullive. Qoftë me ne bekimi i saj”.
Ndërsa unë do të thosha tjetër gjë. Jo! Mos qoftë me ne bekimi i saj, sepse ne e kemi përdhosur në mënyrë të turpshme një amanet të sajin dhe kemi shënuar me këtë rast një akt të rëndë korrupsioni.
Pse ne? Sepse në atë megamashtrim jemi fajtorë të gjithë. Unë personalisht nuk do të resht as edhe njëherë pa e përmendur me zë të lartë: përse nuk u ndërtua spitali me emrin “Nënë Tereza”? E kam fjalën për historinë e largët të vitit 1993 kur Nënë Tereza erdhi në Shqipëri dhe qëndroi një kohë bukur të gjatë këtu. Ajo shfaqi dëshirën që të ndërtohej një spital me emrin e saj në vendin ku kishte nisur të ndërtonte një spital shqiptaro-italiani Konti Ferra, prapa Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” ose te Fusha e Aviacionit.
Unë këtë dosje e kam bërë publike disa herë dhe kam treguar me fakte se shteti shqiptar dhe Fondacioni “Zoja e Këshillit të Mirë” duhet të na japin një përgjigje se përse nuk u mbajt amaneti i Nënë Terezës dhe përse nuk u ndërtua spitali? Për këtë denoncim që kam bërë qysh në vitin 2009 kam përfunduar në gjykatë së bashku me kolegun tim, Andrea Stefani. Përreth një vit jemi endur dyerve të gjykatës, derisa padia u tërhoq.
Mirëpo gjërat kanë mbetur ashtu siç kanë qenë. Unë jam gati të përballem përsëri me të gjithë ata që kanë dorë në mospërmbushjen e këtij amaneti dhe t’u tregoj me fakte se ajo tokë që është në zotërim nga Fondacioni “Zoja e Këshillit të Mirë” i është dhënë këtij enti për të ndërtuar spitalin “Nënë Tereza” në fillim pastaj edhe ndonjë aktivitet tjetër.
Edi Rama bën mirë që kujtohet për këtë përvjetor.
Unë jam çuditur se edhe dje në opozitë, nuk kam dëgjuar as edhe një fjalë nga përfaqësuesit e PS-së për këtë mosmbajtje të amanetit, pra nuk kam dëgjuar qoftë edhe një fjalë që ndonjë përfaqësues i PS-së së djeshme të dilte në një konferencë shtypi dhe të kërkonte se përse nuk po ndërtohet spitali që iu premtua Nënë Terezës dhe për të cilin shteti shqiptar vuri në dispozicion 100 mijë m2 tokë dhe shumë lehtësi të tjera, ndërsa shteti italian, siç dëshmoi Gjykata e Llogarive në Lacio disa vite më parë ka dhënë shuma të konsiderueshme.
Më e çuditshmja është se Ministria e Shëndetësisë sa herë është pyetur nga ana ime për këtë çështje është përgjigjur se nuk zotëron asnjë dokument dhe se nuk ka asnjë gjë për të thënë. Sot dua ta pyes publikisht Edi Ramën nëse do të interesohet se përse nuk u mbajt amaneti i Nënë Terezës dhe përse nuk u ndërtua spitali me emrin e saj?
A ka dijeni Edi Rama për këtë histori dhe kur do ta sqarojë opinionin publik mbi këtë aferë aspak dinjitoze që na turpëron të gjithëve. Po ashtu, i drejtohem publikisht edhe ministrit të Shëndetësisë, zotit Ilir Beqja dhe dua t’i them se çfarë hapash do të ndërmarrë institucioni që ai drejton për ta zbardhur këtë çështje.
E kam thënë edhe në shkrime të tjera dhe do vijoj ta them përsëri e përsëri se njeriu që duhet të sqarojë këtë aferë është Tritan Shehu, sepse në kohën që ai ishte ministër shëndetësie u nënshkrua kontrata për ndërtimin e spitalit. Po ashtu, shkelja e një amaneti të tillë duhet të na bëjë të gjithëve supersticiozë.
Kam parë ditë më parë në lajme se në atë terren ku do të duhej të ngrihej edhe spitali që iu premtua Nënë Terezës, qindra të rinj italianë kishin ardhur të konkurronin në degë të ndryshme të Fakultetit të Mjekësisë që është hapur në Universitetin “Zoja e Këshillit të Mirë”.
Specialistëve u ka bërë përshtypje se ai fakultet mjekësie është i vetmi në Shqipëri që është licencuar pa pasur një spital. Sikur të ishte ndërtuar dhe spitali që iu premtua Nënë Terezës, ai vend me të vërtetë do të ishte i bekuar. Mirëpo, ashtu siç e kam thënë edhe herë të tjera në shkrimet që kam bërë për këtë argument, unë jam supersticioz dhe nuk ndjehem mirë po të futem në atë territor dhe të ushtroj aty një veprimtari të caktuar. Do të më duket sikur nga çasti në çast do të ndesh aty trupin e vogël të Nënë Terezës dhe sytë e saj të ndritshëm që do të më thonë se përse nuk e mbajtët amanetin. Ai vend është shuguruar me këtë amanet.
Madje në themelet e spitalit, Sali Berisha kur ishte president në vitin 1993 ka hedhur brenda një shishe me një kopje të kontratës si një shenjë pak folklorike që amanetin nuk e tret dheu. Mirëpo dheu po tret trupin e vogël të Nënë Terezës dhe amanetin jo vetëm që na e ka lënë jashtë, por ai na vërtitet përditë në fytyrë si një shuplakë që na shkund e na thotë se nuk duhet të kishit arritur deri këtu, nuk duhet të ishit tallur me amanetin e Nënë Terezës, jo të paktën jo me atë…
Ne s’po kujtojme Enver Hoxhen,ti po na shqetesohesh per nene Shegen!
PYETJA 1 MILION $
KU PERFUNDUAN FONDET E DHURUARA NGA QEVERIA ITALIANE DHE CFARE U BE ME 100 MIJE M2 TOKE?
http://goo.gl/vQZDMI
Amani more se na çmendet. Dihet se Nene Teresa eshte krenaria e popullit tone. Nuk ngeli muaj pa permendur Nene Terezen. Ore miq, barku vjen perpara patriotizmit folklorik. Nene Tereza eshte respektuar sic i takin ne Shqiperi. Kemi emrin e aroportit, qendres me te madhe shendetesore dhe gjera te tjera dhe basta.
Ketu behet fjale per mbijetese ekonomike. Ekonomia eshte ajo qe cduku
Me falni per nderprejen e shkrimit me lart. Pra Ekonomia eshte ajo qe cduku SOCJALIZMIN REAL. Ekonomia eshte thembra e Akilit per qeverine e re. Ajo duhet te luftoje ne maksimum dy armiqte kryesore te shoqerise aktuale shqiptare, sic tha Edi, dhe qe jane PUNESIMI DHE VARFERIA.
Gruaja ime eshte zvicerjane dhe ajo kishte frike, se mos kosovaret influencojne shume me patriotizmin e tyre folklorik dhe fene myslimane ne shoqerine shqiptare. Kam frike se ajo ka te drejte, keta kosovaret mbeten duke na u shitur si patriote dhe nuk na lene rehat ne hallet tona. Patriotizem po, por jo ama ne cdo ore dhe cdo dite. Po lind nje Europe e re dhe europjanet nuk e cajne fare bythen per patriotizem ata duan pune dhe jete me te mire.
Henry,ti ke munguar gjate ketu ne forum,prandaj si gjobe po te veme te shkruash koment nje jave rresht ne çdo artikull.Keshtu vendosem si shoqata Plaku dhe deti,ne kujtim te Heminguejit per tregimin”Homazh per Zvicren”.Tani,per Nene Terezen kemi folur aq shume dhe e kemi permendur me shume se gjyshet tona te ndjera,por ketu Yzeiri ka te drejte dhe shume te drejte.Ai thote qe u vendos per spital,u dha vendi,iu perbetuam Nene Terezes gjalle me gojen e presidentit,u bene kontrata dhe u derdhen fonde dhe s’ka as shesh me,as para dhe as spital,sado parate i paskan dhene italianet.Pra,ose jane vjedhur parate,ose u eshte nderruar destinacioni,as premtimin e mbajtem dhe as na takon ti thurim lavde Terezes atje ku shkoi,sepse jemi nje popull i shkrete qe na mbyten kaqolat nga te kater anet.Ore,po si ia dalim qe te zgjedhim gjithnje kaqola,ne vend te zgjedhim thelpinjte e arres neve na bie per short gjithmone levozhga.E si per çudi(qudi i thote neogegu Muq Nano)jane ndertuar nja 10 spitale private,ku populli i shkrete u rrop per se gjalli,per me nder analiza dhe operacione xherahesh,kur fare mire mjaftonte te behej spitali,me parate e italianeve dhe me bekimin e Nene Terezes qe andej bote.Prandaj une deklaroj qe Yzeiri e ka shume mire qe e permend,por a kemi veshe ne qe ta degjojme.
henri
heheheheheheheeheh prap me kosovaret
po kur u beri henri ti mor plak i felliqet
turpi i çamve
ANALIZE : Nje veprim i mire do ishte ndertimi i nje spitali te ri ! Por kjo tani per tani keshtu u be.
Per ne besimtaret eshte i rendesishem shejterimi i saje. Kete duhet ta kuptaojne te gjithe. Dimensionet e shejterimit jane vlera Universale per gjithe Kishen Katolike ne Bote.
Henri me vjen keq qe largohesh nga problemi. Z.Yzeiri thote se shteti shqiptar ka vene ne dispozicion nje prone te konsiderueshme per ndertimin e Spitalit Nene Tereza. Dhe kur nje prone e tille vihet ne dispozicion kerkush nuk ka te drejte te beje si te doje me te.
Eshte ne praktiken e shteteve me taban te ofrojne pasuri te tilla per vepra te rendesishme publike. Fatkeqesisht kemi qene pa qeverri dhe pa prokurori.Shqiperise, vendit me te mjeruar ne Europe, i na marrin te tilla “dhurata” dhe bejne çfare ju intereson.
Rasti me tipik jane siperfaqet e konsiderueshme qe qeveria e z.Berisha, por dhe ato te meparshmet kane vene ne dispozicion me parimin: “Shqiperia 1 Euro” siperfaqe te medha toke ne vendet me te preferuara, veprim ne thelb i pranueshem, praktikisht nje grabitje e hapur, kriminale e pasurise se shqiptareve.
Ne kete menyre shtete me taban kane vene ne dispozicion te kompanive serioze troje e fonde dhe sot kane arritur te terheqin brenda territorit te tyre fabrika e investitore, duke punesuar qindra mije punonjes e duke u bere problem per shtete te medhenj e te zhvilluar. Po tek ne dini te kete ardhur ndonje investues qe puneson mbi 1000 specialist montues ne linja prodhimi industrial?
Normalisht i takon qeverise se zotit Rama dhe prokurorise te shohin çfare behet me “Dhuratat” tona.
E di Tritani…
O Ylli, ju jeni nje njeri I njohur ne public. Po pse nje here ne 4 vite te bie ne mend per nje afere e tille ? Mendoj se duhet ta kishe denoncuar me me force, duke paraqitur dhe fakte, pasi duket se akoma nuk te mungon kurajo. Une e mbaj mend kur e keni publikuar kete problem ne vitin 2009 dhe jam cuditur si nuk pati asnje reagim, pervec nje debati ne studio nga Tritan Shehi, sipas te cilit cdo gje ishte sipas ligjit. Megjithate, te pergezoj qe e ngre perseri, pasi nese Edi Rama e merr vesh sa thua (them nese e merr vesh, pasi ai, zakonisht I fut ne sistem gjerat ne menyre informale)dhe nese nuk ka ndonje aksion te tijn brenda, besoj se do veproje. Perndryshe, nuk ka perse ti referohet me aq pasoin, as Nene Terezes, as korrupsionit.
Si te doje munde te ta marri ndokush ,por kjo qe po ndodh me te Madhen Nena Tereza , nuk ka emer tjeter pervec ;diskriminim i te qenit Kristian ne Shqiperine me bindje islamike (kur them Shqiperi ,te kuptohemi kam parasysh Kosov-Maqedoni )! Kjo gje vertetohet edhe me kerkesen qe ka bere Nene Tereza ,kur jetonte , me deshiren e madhe qe ti tregonte Botes se ishte nji shqiptare e madhe dhe kerkoj vetem nji gje shume te thjeshte prej organizates islamike me emrin PD ;nji pasoporte diplomatike ,,, qe nuk e pati kurre derisa vdiq !!!! Mbase i keni lexuar keto dite lajmet se me pasoporta diplomatike jane pajisur njerez tregtare apo thjesht injorante ,vetem se kishin njerez ne pushtet ! Diskriminimi i kristianeve ne Shqiperi (Kosove -Maqedoni) eshte nji faktor i gjalle dhe i fshehur nen callmat islamike. Po ashtu ,edhe bustin e Nene Terezes ,islamiket ne fshatin e saj ,nuk duan ta pranojne !Kur gjitonet si Maqedonasit dhe greket apo serbet duan te rrembejne emra me fame boterore ,ne i ndjekim prej vendit tone. Jemi nji popull i cuditshem ,dhe pastaj na vjen inat kur Skenderben na e bejne te tyren apo edhe shume figura te tjera me fame boterore . Islamizmin duhet ta vendosim ne Muze ,dhe vetem kristianizmi e ka ndihmuar dhe e ndihmon Shqiperine ,kurse islamizmi vetem dem i ka sjelle ketij populli dhe do ti sjelli gjithmone !
trupi i nane TEREZES tretet ne dhe . amanetin se ku po e tret era….
Ore zoti Ilir Yzeiri perse kaq shume sofizma beni Ju ???!! Perse nuk i vini pikat mbi ”i,, dhe ta thoni troc
se kush eshte pergjegjes per kete ! Me zor i nxirrni nga fundi emrat pergjegjes : Tritan Prasin dhe Sali Serb
Berishen . !!!!
Tash i kerkoni llogari Edit dhe thoni mire ka bere Edi qe ka perkujtuar Nene Terezen , por pastaj e tirrni
muhabetin dhe ne fund i nxirrni kokat e vertea ! Me duket nga ana juaj nje doze frike apo hipokrizie !?
Berisha tashme ka ”vdekur ,, zoterinj pse edhe tani e keni frike dhe ruheni nga Ai si djalli nga thimjani !
Thoni acik gjerat dhe jo me ”swing,, !!
Se fundi desha t’Ju them juve zoterinj cfare mund te beje me pare i varferi Edi ne nje vend te shkretuar ,ku
eshte rrenuar gjithecka , ku eshte vjedhur gjithecka, ku eshte plackitur gjithecka ?!
Edhe sikur ne Shqiperi te kishin kaluar gotet , ostrogotet, vizigotet , hunet , Atila , Cingis Khani, etj . nuk do
ta kishin rrenuar aq shume se sa banda e Sali Berish Fasllici , Bashicet, Bodet ,Rrulet etj.
Edhe ne maqedoni problem me pronat., refuzohet kthimi i prones se nikolle bijaxhiut, babait te nene terezes.
http://dielli.al/lajme.php?id=13605&k=71
Une mendoj dhe besoj se nipi I Nene terezes nuk ka per t’a marre kurre kete prone te Nene Terezes.Realisht atij I takon me te dyja duart dhe te kater kembet por… ,nuk ke c’i ban kur e ke emrin Osman.
Te drejten e vet ai mund ta dergon deri ne Slazburg.Keshtu ai duhet te luftoj per te drejten e prones se trashiguar.