Si mund të çohen në burg të korruptuarit e Berishës!

20 Tetor 2013, 18:44Blog TEMA

Nga Gjergji Thanasi

 

Fitorja plebishitare e boshtit PS-LSI në zgjedhjet e qershorit të këtij viti, pati tjetër efekt mbi administratën Berisha shumëfish më të korruptuar se administrata Nano e vitit 2005. Ministrat, zyrtarët e lartë të administratës, në vend të kopsitjes së letrave dhe fshirjes së gjurmëve të hajdutërisë, iu futën vjedhjes e plaçkitjes me temp të përshpejtuar. Motoja e këtyre kolltukofagëve ishte: të vjedhim e të rrëmbejmë çfarë të mundim deri ditën e fundit, që të ndenjurat tona do ulen në kolltuqet e zyrave të pushtetit.

Ky qëndrim kontrastonte dukshëm me qeverinë Nano të vitit 2005. Figura makbethiane si ai drurit të arrës, që firmosnin në verë të 2009 koncesione kromi, apo skutha si devolliu i doganave që emëroi dhe kushërinj të pestë drejtorë doganash, u pasuan nga figura anekdotike si Aldoja i fakseve gërdeciane të Shkëlzenit apo “Sherlok Holmsi” Nul Moka bënin emërime në vende pëllumbash apo duke lënë litarët jashtë, që të pengohej e të thyente qafën kryeministri i ardhshëm Rama.

Fatkeqësisht skota e hajdutëve të ish- qeverisë Berisha kishte harruar një precedent të shkurtit 2006, kur drejtori i Postës, Arqile Goreja, çoi për ndjekje penale paraardhësen e saj dhe ajo u dënua, bile vuajti dhe dënimin.

Ky precedent mund të shërbejë fare mirë si manual për kryeministrin Rama. Bile për këtë duhet filluar nga vetë Goreja, i cili është nga ata që e ka trashur zullumin më shumë se të tjerët.

Drejtorët dhe ministrat e rinj duhet të provojnë me vepra jo me fjalë, që rilindje nuk do të thotë, se shyqyr Zotit na erdhi radha edhe neve për të vjedhur gjithçka që la pa vjedhur Berisha me të tijtë këto tetë vite.

Antidoti më i mirë kundra psikologjisë së radhës për të vjedhur është njohja e menjëhershme e situatës nga titullarët e rinj, kuptohet pa e zgjatur, maksimumi brenda pak javësh.

Më pas mbetet domosdoshmëri përgatitja e dokumenteve për ndjekje penale për abuzimet e paraardhësve.

Të tilla ndjekje penale mund të shërbejnë fare mirë edhe si një nga mënyrat për të siguruar para për buxhetin e shtetit, që Sala e la siç i la Ramiz Alia dollapët e frigoriferët e shqiptarëve në vitin 1991.

Të tilla operacione mund të sigurojnë të ardhura modeste nën gjysmë milion euro si në rastin e ministrisë së grekofonëve, ku çështja tashmë është në duart e drejtësisë, por mund të ketë  edhe “jack pot-e” prej 15-20 milion eurosh në tatime si p.sh rasti i biznesmenëve batakçinj kinezë dhe ustallarëve të Bodes te tatimet me efekt financiar 15-18 milion euro.

Dikasteri Imami, i shndërruar në shpellën e Ali Babës, mund të sigurojë rikuperimin në favor të shteti të miliona eurove të tjera.

Mjafton të përmendim këtu afera të tilla si skrapet e metaleve me ngjyra në Mjekës, skrapet e mjeteve detare si nëndetëse, anije silur kapëse, rimorkiator, kater rade etj, apo eksportin e 1000 (një mijë) tonëve lëndë eksplozive te “vëllezërit” tanë serbo- sllavë.

T’i hysh pastaj hajdutërisë së rrugëve në kohën e Lulushit-Tuneli i Kalimashit dhe në kohën e Olldashit- Tuneli i Krrabës, do të thotë të rikuperosh dhjetëra milion euro.

Kuptohet kjo vështirë se arrihet me një prokurori tip Dhalle apo hirre apo me një gjykatë mostrash si ai pinjolli i helikopterxhiut të Enverit.

Ministria e Brendshme, përveç impaktit direkt te qytetari, mund të prodhojë para për buxhetin, nëse njësia e superprokurimeve e koncentruar në këtë dikaster kalohet në sitë.

Aty krahas “xhevahireve” për prokurimin e uniformave të reja të policisë, furnizimit me karburante etj, do peshkohen miliona euro në tenderimet, që janë bërë në favor të dikastereve të tjera.

Ministria e Bujqësisë, në duart e një hajduti veteran si Ruli, mund të ofrojë çudira e të prodhojë miliona euro për buxhetin nëse aleati LSI vërtet është për integrim evropian, jo për hajdutëri të stilit afrikan.

Te ish- dikasteri Ruli mund të gjejë zbatim proverbi ujku, ujku (Bode, Imami etj), por çakalli (Ruli) bën kërdinë!

A është e lehtë të bëhet kjo? Sigurisht që jo! Kryeministri gjithsesi publikisht u ka bërë një premtim shqiptarëve: Po bëhem kryeministër, që të le gjurmë.

Me këtë premtim ai ka treguar se të paktën verbalisht ka këllqe e takat t’i kundërvihet me kopaçe në dorë hajdutërisë, që trashëgoi nga qeveria Berisha.

Të emëruarit e Edi Ramës, në shumicë gra e relativisht të rinj në moshë, kanë rastin ta tregojnë veten dhe me performancën e tyre do kenë mundësinë t’ua mbyllin gojën kasandrave ndjellakeqe. Në këtë rast precedenti Gorea fare mirë mund t’i shërbejë kryeministrit Rama si sistem referimi. Fjala vjen, nëse zonjusha Spiropali si Drejtoreshë e Doganave arrin të mbushë buxhetin me detyrimet doganore duke çuar njëkohësisht kontrabandistët dhe nëpunësit e korruptuar për ndjekje penale, atëherë kryeministri Rama mund ta mbajë atë për tetë vjet drejtoreshë Doganash, siç e mbajti Berisha Gorrenë për tetë vjet drejtor Postash, pasi futi në burg paraardhësen e vet, Luiza Hoxhën.

Shqiptarët natyrisht dëshirojnë të jetojnë gjithnjë e më mirë, njëlloj si europianët, sepse realisht si komb i përkasin Europës.

Gjithsesi shqiptarët janë gati të durojnë edhe sakrifica momentale me kusht, që të rivendoset drejtësia sociale dhe shteti i sundimit të ligjit.

Nuk duhet të ketë më drejtorë e ministra të paprekshëm!

Shprehur më shqip: banorët e këtij vendi duan, që hajdutët të shkojnë në burg e të mos kapardisen bulevardeve të Tiranës majë Jaguar-it si mizat në majë të m….

29 komente në “Si mund të çohen në burg të korruptuarit e Berishës!”

  1. lymi says:

    lek per buxhetin keni tek agallaret qe shqip quhen kryetar komune.germojini pa meshire se jane shume frikacake.

    1. OPERATIVI B. says:

      1000 mije vjet burk per keta kriminele, dhe 5 denime me vdekje:

      http://goo.gl/j311WD

  2. adi_köln says:

    Shkrim fantastik…Kete po presimte gjithe…Kjo do ishte 100% RILINDJE

  3. adi_köln says:

    Shkrim fantastik…Kete po presim te gjithe…Kjo do ishte 100% RILINDJE

    1. ruzhdi says:

      Fjala Rilindje te Edirames i ka fituar Zgjedhjet Parlamentare.

  4. Arsenal says:

    Korrupsion stilit afrikan……………… me pelqeu kjo shprehje dhe eshte shume e vertet e drejt
    E kam thene edhe me pare ne sduhet te jemi krenar per te qene shqiptar ky lloj korrupsioni eshte edhe nje shenje e vertet qe ne jemi lepuj
    Merrni shembull nga afrika (libia siria egypt)
    Vetem revolucioni e shpeton kete semundje sa te mesoni dicka dilni para kryeministrise dhe I thoni pse po ndodh kjo gje duam pergjigje
    Neqofte se pergjigjja svjen atehere eshte veper e kryeministrise
    Opozite duhet te jete populli jo pede-istat

  5. Mira says:

    Bravo Gjergj Thanasi,keshtu duhet kerkuar e shkruar me force e guxim nga gjithe gazetaret, qe te shkojne ne burg nje ore e me pare keta
    kusare…..e kriminele…..i gjithe populli e mirepret ti shikoje ne burg,se nuk lane gje pa vjedhur,sa e lane popullin fukara,qe jemi sa nje lagje e shteteve te zhvilluar……Atehere do besojme ne rilindje….ne fakt kam besuar e besoj ke Edi Rama…………..

  6. korcari says:

    Mua me mjafton qe te lexoj komentet e ”intelektualit” te SaleS,Ramy-se dhe menjehere bindem se artikullshkruesi ka shume te drejte.

  7. Tolo says:

    Per te çuar ne burg te korruptuarit eshte shume e kollajshme ,mjafton te çosh ne burg shefin e te korruptuarve ,pra KRYE TE KORRUPTUARIT.
    Per mendimin tim krye te korruptuarit jane pak, mjaftojne, ata qe kane qene ne krye te pushteteve kryesore drejtuese ne vend.Dhe ata jane:
    1-Ish Kryeministri
    2-Ish Kryeparlamentarja.
    3-Ish Presidenti.
    4-Kryetaret e Gjykatave
    Po te denohen keta Zoterinje, sigurisht mbasi tu faktohen fajet dhe shkeljet ligjore e penale qe kane bere, te denohen.Por per t’a bere kete hap te madh qe do te ndryshoje fatet e ketij vendi , duhen ca burra, burra te vertete me …., jo meshkuj.
    Ndryshe po nuk u denuan kryesoret, te korruptuarit nuk do te zhduken as paksohen ,por do te ndryshojne ngjyre nga BLU, ne ROZE.

  8. Luli says:

    Pyet ate te figures dhe zerit ….se ato jane ekspert per ate pune…………

  9. ATILA says:

    Kte Thanasin se kam pelqyer ndonjehere pasi PD-ja e ka keqperdorur pasi nuk eshte edhe fort ne terezi nga radakja megjithate ne kete rast mund te them se ja ka “ngul” mire qelbesirlliqeve te bera nga berishianet qe ju sulen buxhetit si cakejt dhe e shqyen sa munden per 8 vjet edhe po te rrine edhe 20 vet ne opozite do hane e do pine e do bejne qef sa te mundin e ku te mundin po su vune prangat e drejtesise per zullumet qe kane bere.Ushtria e hajduteve te Sali Babes duhet te kthehet ne xhins e tu konfiskohet c’do pasuri e vene nepermjet abuzimeve e te denohen me pune te detyruar ne menyre qe mos i mbaje me populli ne kuriz qelbesirat.

  10. shpresa presa says:

    Z. Gjergj Thanasi! Bravo! Artikull fantastik, qe do shkruar nje here ne dy dite, me qellim qe njerezit dhe me shume QEVERIA te mos harroje PREMTIMET!!! Te lusim: dergoja EDI RAMES kete artikull çdo dite.
    Perndryshe,jo se do harroje çfare ka thene, por valle a do i shkojne deri ne fund, se kjo pune ka pune… e megjithese ai ka kellqe, a do ta lene te zbatoje çdo gje te shemtuar te ketij vendi???

  11. tradita says:

    asgje nuk mund te gjeni, jeni shpifsit me te medhenj. Provijeni. Çdo shpenzim ka qene transparent. Kot lodheni,

  12. Hamam says:

    Keni harruar Kulen

  13. MUQI nano says:

    Futjani sals ne burg ata qe ka perreth se i vje rradha sals per me shku per lesh

  14. ali says:

    Gjergj Thanasi ! Te gjithe i ke prekur ,por ke harruar kryesoret : Familjen Berisha . Ti je kacavjerrur neper
    deget por ke harruar te ”kapesh hallken kryesore te zinxhirit,, . Kjo do te thote qe s’ke kapur asgje ! Prandaj
    demi duhet kapur nga briret . Kete Ti e ke anashkaluar ! Kjo eshte puna e jote ! Ti dhe une e dime mire cila
    eshte ”gjema,, e popullit shqiptar : Berisha dhe familja e tij. !!!

  15. Black Mamba says:

    As mos e rruni fare se do i vi radha edhe bastardeve, nje e nga nje ne Biruc se mjaft kan tall koqet me ne !

  16. ali says:

    Vendi i ketyre hajduteve eshte jo burgu i Tiranes,313, por te ndertohet nje burg enkas per to ne
    Tropoje dhe te rrasen te gjithe atje ,sebashku me kryecubin shqiptar me emrin Sali S. Berisha. !!

  17. ali says:

    Duhet bere ”gjyqi i Nurembergut ,, per banden e Berishes !!!!!’

  18. Liridon says:

    Dami financiare i shkaktuar nga zyrtaret e korruptuar duhet shoqeruar me fature financiare.Gjyqet te transmetohen direk ne TV.Personat pergjegjes ti hiqet e drejta per dy breza per te punuar ne shtet.Lista e tyre te behet publike.Kete te bej KM aktual e mos te kete frike nga zgjedhjet jo normale por edhe ato te parakoheshme,pasi sovrani qe mban ne kurriz pasojat e te korruptuarve,do ta kete votues te garantuar direkt te tij.Vetem keshtu mund te lesh gjurme,pra te fitosh bastin qe ke me veten,mbase te lash edhe gjynafet qe mund te kesh bere.

  19. tOnuzi says:

    Te lumte Gjergji!

  20. ali says:

    Gjergji Thanasi te pershendes nxehtesisht per artikullin dhe rekomandojeni zyrtareve se ku duhet te
    kerkojne per te mbushur arken e shtetit! Parate jane aty merrnja plackitesve ! Le te bertasin hajnat
    per ”kohen e Kadri Asbiur apo te E.H ,, – Hajdutet ne cdo vend te botes ,ne te gjithe planetin tone vendin
    e kane ne burg dhe skuestrim i te gjihe pasurise se plackitur !!

  21. Artan from Montreal says:

    Ore shume po flisni per ‘Rilindje’, po une nje pyetje kam po megahajduti me bllok ne dore Ilir Muti a do shkoje ndonjehere ne burg apo vari leshte kesaj pune. Famija Meta bashke burre e grua s’u ka thene kurre njeri puna e mbare e sot jane nje nga famijet me te pasura ne vend.Ky mut kontrollon sot gjithe tregetine e droges dhe ka kapur me njerezit e tij te tere shtetin e njerezia pret nga ai Rilindje.

  22. EURO MALOKU says:

    ..Si puna e minjve qe u mblodhen e vendosen ti varnin maçokut nje zile ..
    Po kush eshte ai burre qe i ve prangat SALIUT???

  23. Simoni says:

    Te lumte Gjergji! E konsideroj ndihme shume te madhe per Qeverine e Rilindjes. Nese z.Rama e vonon ndeshkueshmerine e padrejtesise e te korrupsionit, do te krijoje pershtypjen ne popull se Ai,z.Rama po pregatitet qe te reabilitoje “paudhesite” e qeverise se shkuar. Uroj te mos ndodhe kjo….!

  24. drini says:

    E qe te ndodhi kjo çudi i nderuar artikullshkrues duhet qe te jete nje sistem tjeter,qe ambasada “Kineze” mos te fute me hundet duke bere seleksionime se kush duhet te preket e kush jo(eshte fjala per te trjnuarit),qe Edi Rames me misionin e tij te mos i futen gura nen rrotat e makinerise qe drejton kunder ketij korupsioni galopant qe rrenjet nuk i ka ketu por gjetiu!Pra do te thote qe iniciativa e ndermarre nga Kryeministri ne funksion mos te bllokohet nga ata qe kriminelin jo vetem qe na i bene peshqesh prej mese 23 vjete i cili eshte direkt fajtor ne shkaterimin e ketij vendi,por qe edhe kur ky kodosh krimineli vret ne mes te bulevardit me vidio e me akustike quhet e etiketoet”Burre shteti” duke ia fshehur te gjitha provat me fshirrje te servereve nen verifikimin e gjetjes se te vertetes ku s’eshte hera e pare qe keto te verteta mbyten ne oqean!Qe te futet banda e Sali Babes ne burg e ti jepen drejtesise miku yne “kinez” duhet ti kerkoje falje nje populli qe e etiketoi si “burre shteti”edhe pse duart i kishte me ere baruti e gjaku te pafajeshem.Me nje fjale kjo dite eshte shume e larget per te mos thene qe s’ka per te ardhur kure deri sa krimineli se bashku me bashkevrasesit e bashkevjedhesit te largohen nga kjo skene nga dekompozimi natyral e Shqipëria qe eshte mesuar te haje edhe me luge bosh do te jete e ngopur e pa pretendim gjithmone deri sa kjo klase bastardesh do te gezoje te gjithe pasurite tashme te ligjeruara qe jane bere mbi kufoma te pafajeshme .

  25. po kete gjergjin e njeh gjithe durresi qe eshte i rrjedhur.me kete shkrim i ke kenaq te gjithe vromat e ps.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje