Komuna historike e Frashërit nuk duhet fshirë me një të rënë të lapsit

19 Tetor 2013, 20:01Blog TEMA

Nga Prof. Dr. Alfred Frashëri

 

Reforma për pushtetin vendor dhe ndarjen administrative të vendit, që po ndërmerr qeveria, është e drejtë dhe në kohën e duhur.

Si edhe në vende të tjera, ashtu edhe në Shqipëri janë bërë ndër vite ndryshimet e nevojshme që lidhen me zhvillimet demografike dhe ekonomike të vendit.

Por këto ndryshime nuk duhet të bëhen vetëm mbi bazën e disa numrave dhe të fshihen nga harta administrative e vendit komuna të ndryshme dhe të krijohen të reja, me një të rënë të lapsit.  Komunat kanë historikun e tyre, ato janë dëshmi e historisë së Shqipërisë dhe ky argument duhet t’i vërë në mendim institucionet që janë ngarkuar më hartimin dhe zbatimin e kësaj reforme.

E tillë është komuna e Frashërit, e cila sipas njoftimeve të gazetës Shqiptarja.com, është planifikuar të fshihet nga harta. Është e vërtetë që komuna e Frashërit, e përbërë nga 9 fshatra: Frashëri, Gostivisht, Miçan, Verçisht, Soropull, Zavalan, Ogren-Kostrec, Kreshovë, ka vetëm 387 banorë, madje në vetë Frashër banojnë vetëm katër familje.

Por Frashëri është një lapidar dhe lapidarët nuk shkatërrohen, se shkatërrohet historia. Luftëtari Mihal Grameno shkroi në vitin 1907: “Kur u ngjitmë në mal të Kokojkës mbi Frashër, i kam dedikuar këtë vjershë:

Si ty o Vithlehem e Mek’e Arabisë

Ku janë lindur Muhamet e Krishti i Krishterisë

Për mua është Frashëri vënd i Perëndisë

Tek është lindur Naim Beu zemr’e Shqipërisë”!

I shkroi këto vargje se në Frashër kishin lindur Abdyli, Naimi dhe Samiu, që ishin në ballë të Rilindjes Kombëtare, luftëtarët e pushkës dhe të penës, që sollën pavarësinë, që shkrinë jetën e tyre dhe pasurinë për të bërë Shqipërinë.

Ata e ngritën Frashërin në piedestal dhe e bënë Mekën e Shqipërisë.

Po Frashëri u bë edhe vatra dhe rrezatuese e atdhedashurisë dhe e shqiptarizmit në breza, deri në ditët tona.

Ne sot nderojmë dhe përulemi me respekt të madh ndaj atyre që me luftën dhe punën e tyre u rrënjosën shqiptarëve ndjenjën e shqiptarisë, u treguan se si duhet të luftonin për Shqipërinë, për liri e pavarësi dhe si duhet të ndërtonin shtetin shqiptar. U mësuan gjuhën shqipe sa të ëmbël e sa të dëlirë, gjuhën e Naimit të madh që flasim e shkruajmë ne sot.

Komuna e Frashërit nuk është e sotmja. Në fundin e viteve tridhjetë të shekullit të XIX-të, në Frashër ishte vendosur një mydir dhe një kadi qeveritar për gjithë nahijen e Dangëllisë. Kjo komunë ishte edhe gjatë mbretërisë, gjatë pushtimit fashisto-nazist të Shqipërisë, edhe më pas me intervale edhe deri në ditët tona.

Më 12 tetor 1908 u hap e para shkollë shqipe në Frashër.

Në 6 majin e vitit 1914 bandat e andartëve grekë dogjën 318 shtëpi të Frashërit dhe lanë pa strehë 1120 banorë, duke shfryrë tërë urrejtjen e tyre mbi këtë vatër të patriotizmit dhe veprën e Abdylit, Naimit dhe Sami Frashërit.

Por edhe në periudhën e rënies së Frashërit, frashërllinjtë që mbetën e banonin atje, në këtë kështjellë natyrore majë maleve, fisnikë në shpirt, kishin të ndezur etjen për dije dhe flakën e atdhedashurisë.

Në vitin 1923, krahina e Frashërit kishte 21 fshatra me 568 shtëpi.

Vetë Frashëri kishte 42 shtëpi dhe 276 banorë.

Pas çlirimit të atdheut, rinisi një zhvillim i ri edhe në Frashëri.

Rreth vitit 1985, në Frashër kishte 592 banorë. Kishte shkollë tetëvjeçare, një shkollë të mesme bujqësore, spital, farmaci, shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri, postë policie, dyqane, baxho.

Gjatë periudhës së tranzicionit filloi largimi i popullsisë nga Frashëri.

Frashëri pothuajse është zbrazur vitet e fundi, si edhe shumica e fshatrave të Shqipërisë.

Aktualisht atje banojnë katër familje. Të njëjtin fat si Frashëri kanë edhe fshatra të tjera të Dangëllisë.

Por Frashëri ka edhe një veçori të rrallë. Mësimi i Halit Frashërit, babait të vëllezërve Frashëri, për shkollimin e fëmijëve si kusht për të bërë Shqipërinë, u përvetësua si në asnjë vend tjetër nga frashërllinjtë.

E nëse para Luftës së Dytë Botërore, kryesisht nga familjet e pasura, në gjysmën e dytë të shekullit që kaloi, pas çlirimit, ai mësim u vu në jetë nga familjet e frashërllinjve nga të gjitha shtresat.

Kjo përbën atë dukuri unike të Frashërit, jo vetëm për Shqipërinë e tërë Ballkanin, që unë e quajta “DUKURIA FRASHËRI”: mësoi babai, shkolloi djalin e vajzën, u mësuan nipi e mbesa, stërnipi e stërmbesa dhe dijet e tyre i vunë në shërbim të Shqipërisë, në të gjitha kohërat.

Është kjo arsyeja që edhe kontributi i frashërllive dhe plejada e frashërllinjve të shquar nga familjet e mëdha jo në kuptimin e pasurive, por të kontributeve për Shqipërinë, si edhe nga shumë fise të tjerë frashërllinj, ka dalë në pah madhërishëm edhe gjatë gjysmës së dytë të shekullit të njëzet e vazhdon deri më sot.

Këta njerëz të shquar janë përfaqësuesit e brezave të rinj të dukurisë “FRASHËRI”.

Unë nuk di ndonjë vend tjetër që nga një fshat i të cilit të kenë dalë katër akademikë, pesëmbëdhjetë profesorë, tridhjetë e pesë doktorë shkencash, mësues, inxhinierë, mjekë, artiste e sportistë nga Frashëri.

Kontributi i shumë frashërllinjve është vlerësuar nga shteti dhe shoqëria shqiptare me tituj nderi, dekorata, me emrin e tyre quhen shkolla, rrugë qytetesh, populli u këndon këngë.

Vetëm në Tiranë ka 6 rrugë që mbajnë emrat e Abdyl, Naim, Sami, Mit’hat, Mehdi dhe Eshref Frashëri.

Ata e kanë për nder që mbajnë mbiemrin Frashëri, kudo që janë nëpër botë.

Edhe në kushtet e zbrazjes së Frashërit dhe të fshatrave përreth, një punë energjike për të vazhduar traditën e Frashërit ka bërë Komuna. Veprimtaria kryesore atdhetare shkencore dhe kulturoro-muzikale e përvitshme kanë qenë kuvendet e Frashërit në ditën e Naimit çdo 25 maj, duke filluar nga viti 2004 e deri 2011, që komuna e Frashërit e drejtuar nga Tomor Kotorri, së bashku me Qendrën Kulturore Përmet e drejtuar nga historiani Kastriot Bezati, me mbështetjen edhe të disa institucioneve dhe shoqatave, si edhe përgjigjes që thirrjes së komunës i bënë dhjetra studiues dhe shkencëtarë nga më në zë nga Shqipëria dhe Kosova.

Këto kuvende u zhvilluan për të përkujtuar me veneracion veprën atdhetare madhore të rilindasve të shquar, mbi të gjithë të Vëllezërve Frashëri, Abdylit, Naimit, Samiut.

Shoqata Atdhetare Kulturore “Vëllezërit Frashëri” organizoi në 2013 veprimtarinë kulturore dhe konferencën shkencore “Kontributi madhor i vëllezërve Frashëri në krijimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”.

Ne vajtëm në Frashër dhe nderuam veten! E kemi për nder dhe jo vetëm detyrë të nderojmë rilindasit e mëdhenj Abdylin, Naimin dhe Samiun!

Për fat të keq, edhe këtë vit, Ministria e Kulturës nuk iu përgjigj ftesës, si edhe gjatë dhjetë viteve të fundit.

Analiza e gjendjes në Shqipëri më krijon mundësinë të kuptoj edhe një dukuri tjetër: Për fat të keq, mësimet e Rilindasve gjithnjë e më pak po kujtohen sot, përfshirë edhe ato të Vëllezërve Frashëri.

Kjo, sepse ç’është bërë deri më sot shpesh bien ndesh me porositë e tyre, shkojnë në të kundërt.

Është kjo arsyeja pse gjatë këtyre 22 vjetëve të tranzicionit nuk ka shkelur në Frashër asnjë ministër qoftë edhe i kulturës për të marrë pjesë në veprimtaritë e përvitshme atdhetare-kulturore dhe shkencore që zhvillohen atje.

Organet kompetente hoqën edhe rojën e Shtëpisë Muze të Vëllezërve Frashëri, duke e lënë atë pa mbrojtje si shumë monumente kulture të tjera, përfshirë si dihet edhe shtëpinë muze te At Gergj Fishtës, e cila n ëpërgjithësi nuk është ngritur, e Vaso Pashës etj.

U gjetën fonde për mijëra kilometra rrugë nëpër Shqipëri, por nuk u kujtua Ministria e Kulturës dhe jo vetëm ajo, të rregullonte 20 km e rrugës së Frashërit.

Historia e njerëzimit ka treguar se qytetet e fshatrat krijohen dhe lulëzojnë në shekuj, por braktisen dhe shndërrohen në gërmadha edhe në më pak kohë.

Kështu ka ndodhur edhe me qytetet nga më të lashta në Shqipëri, me Butrintin, Apolloninë, Antigonenë etj.

Ndryshojnë kushtet e jetesës, të rrugëve, të burimeve natyrore, kushtet historike dhe ndodh mërgimi i banorëve të tyre drejt vendeve të tjera.

Krijohen qytete dhe fshatra të rinj. Kështu vazhdon jeta e shoqërisë njerëzore. Qytetet e vjetër shndërrohen në rrënoja, sepse shtëpinë e mbajnë më këmbë të zotët.

Largohen ata, shembet edhe shtëpia. Dhe njeriut normal nuk i vete mëndja që të mbajë të ngritur qytete e fshatra të zbrazët e pa njerëz.

Kjo ka ndodhur edhe me Frashërin. Por edhe këto rrënoja janë monumente të kulturës së popullit dhe kombet e kulturuar i ruajnë me fanatizëm, i mirëmbajnë dhe i shndërrojnë në qendra turistike, madje më të shquarat në vende pelegrinazhi.

Kjo bëhet që kombi të mbetet gjallë dhe të jetojë në shekuj e mijëvjeçarë.

Në këtë kategori, bëjnë pjesë edhe muzetë e monumentet e tjera të kulturës dhe të natyrës. Prandaj edhe Frashëri, fshati lapidar, me një peizazh shumë të bukur, me një klimë të shëndetshme, duhet dhe mund të kthehet në një qendër historike-kulturore dhe turistike e shëndetësore e rëndësishme për të mbajtur gjallë frymën e atdhedashurisë së rilindjes kombëtare shqiptare.

Komuna ka hartuar ndër vite disa programe e projekte, që deri më sot nuk kanë marrë përgjigje nga institucionet shtetërore përkatëse.

Tani, meqë në Frashër dhe fshatrat e tjera të Dangëllisë na shumë pak banorë, programohet të shkrihet Komuna e Frashërit, Komuna FRASHËRI që duhet të ruhet si monument historik, sepse është Komunë shqiptare qysh nga koha e Perandorisë Osmane në shekullin e 19-të. T’i harrohet emri i Frashërit e së toku me të edhe i Vëllezërve Frashëri dhe mësimet e tyre për Shqipërinë, duan disa, nga arradha e antishqiptarëve.

Këtë deshën edhe andartët grekë me 6 maj 1914 kur dogjën shtëpitë në Frashër.

Dhe kjo nuk është vetëm tronditëse, është vrasja e atdheut! Por jam i bindur se nga institucionet shtetërore përkatëse problemi po trajtohet përciptë, pa u thelluar në pasojat.

Ka zgjidhje problemi: Komuna e Frashërit nuk mund të mbetet kështu siç është.

Ajo duhet të bashkohet me komuna të tjera fqinjë. Edhe qendra e komunës le të vendoset në një fshat që ndodhet buzë rrugëve automobilistike për të lehtësuar edhe nevojat e banorëve, por nuk është e thënë që të ndërrohet emri i saj, le të mbetet emërtimi KOMUNA FRASHËR dhe besoni, nuk është një formalitet. Kombet që ruajnë historinë jetojnë në jetë të jetëve!

23 komente në “Komuna historike e Frashërit nuk duhet fshirë me një të rënë të lapsit”

  1. SADIU says:

    Mendim me vlere per Frasherin e NAIMIT, te ABDYLIT e SAMIUT.

    1. Enver Hoxha says:

      Kam respekt per mikun tim te vjeter Alfred Frasheri,ndjej te njejtat emocione e mendime per Frasherin si edhe ai,por ai harron nje gje:
      -FRASHERIN E “VDIQEN” vete frasherllinjte duke ikur nga syte kembet prej andej dhe tani kerkojne nga qeveria ta “NGJALLE”ate , duke i vene nje PLLAKE MERMERI TEK KOKA!!!
      Te gjitha keto i beri KAPITALIZMI,ndaj edhe njerezit iken per buken e gojes nga ai fshat!!!
      Tani nuk mund t’i kerkohet kesaj qeverie te beje ate,qe NUK E BEN DOT!!!
      Kapitalizmi ka privatizuar cdo gje ne vend,pra edhe IDEALET,HISTORINE,PASURITE,FUSHAT,MALET,PYJET,MINIERAT,FETE,SHPIRTRAT E NJEREZVE,VOTAT NE ZGJEDHJE,PUSHTETIN POLITIK,TE SHKUAREN DHE TE ARDHMEN E NJEREZVE etj,ndaj MOS KERKONI GJERA,qe i bente vetem SOCIALIZMI!!!
      Heronjte Berisha i beri KRIMINELE,ndersa KRIMINELET HERONJ!!!
      LUFTEN E LAVDISHME NACIONAL-CLIRIMTARE E CILESON LUFTE CIVILE,NDERSA 29 NENTORIN NUK E NJEH PER DATE CLIRIMI!!!
      Monumentet e KULTURES U LANE PA ROJE,PA FONDE RESTAURUESE ,ndaj jane GRABITUR,per t’i treguar botes se SHQIPTARET JANE PA HISTORI E PA KULTURE,PRA VIJNE NGA HICI!!!
      E shkaterroi SHTETIN,e PERCAU POPULLIN Sali Berisha,per te zbatuar synimin e AKADEMISE SERBE,SE “SHQIPTARET NUK DINE TE BEJNE SHTET”!!! etj,etj!!!
      Lereni qeverine te MBROJE ATE,QE KA MBETUR PA U GRABITUR E PA U SHKATERRUAR NGA KORBI BERISHA E MOS I KERKONI QIQRA NE HELL!!!
      Nuk mund te behet Frasheri komune per te shkuaren,por per te ardhmen!!!

  2. baca says:

    ndoshta ka të drejtë , por po të ecim me këtë parim i bie që të mos shkrihet asnjë komunë sepse çdo komunë ka historinë dhe heroin e saj

  3. DREJTESI says:

    @Doktor Frasheri!

    E kuptoj nostalgjine tende per origjinen tende!

    Sikurse ju,edhe banore te tjere te ketij vendi,qe per arsye te ndryshme nuk jetojne me ne vendet e tyre te lindjes apo te origjines,te njejten gje do te shkruanin per ato komuna nga e kane origjinen!
    Po te vazhdohet me kete”histori” zonash,atehere i bije qe te rrime ne vend numero. Cdo fshat i dhe komune e Shqiperise,ka nje histori te veten per te thene dhe asnjera nuk do donte te fshihej nga faqet e historise.
    Megjithate,per te mos u zgjatur,ketu nuk behet fjale per shkaterim te fshatit(nese ka mbetur ndonje sikurse Frasheri yt) por per ndarje te reja teritoriale,me teper per efekte menaxheriale te financave,sesa nga “dashuria”per te zhdkur fshatra te tere nga harta e historise!

  4. kamera says:

    Nuk besoje o bac qe cdo komune ka heroin e saje po edhe ne se diku eshte ashtu ai nuk eshte Naim o baca i gjetajve…

    1. baca says:

      kamera e fshehtë vërtet nuk mund të ketë Naim çdo komunë por mund të ketë Ismail Vlora, burra të tjerë të pavrësisë dhe të rilindjes, të luftës dhe kulturës, për fat të mirë nuk kemi vetëm Naimin e madh, hë çimka

  5. vjosa says:

    pergjithesisht jam dakord me ato qe shkruan ky zoteria per mbijetesen e emrit te Frasherit. por ….. por kur flet per ate dr e qendres kult te Permetit qe ka dhjete vjet qe e kane hequr nga puna se shkaterroi edhe muzeumin e Frasherit ne vitin 1997 dhe objektet e tij si koburet me serm, piktura . ene guzhine etj etj i shiti ne Greqi, e ul shume veten… mundohu ta njohesh me mire gjendjen dhe njerezit me te cilet bashkepunon

  6. gezim lumaj says:

    me vjen keq per familjen frashri shteti duhet te marr masa duhit te investojdhe te hap pun per punsimin e njerzve qe mos te largohen duhet punsim dhe zhvidhim .familjet frashri jan ndera e shqiptarve

  7. -homeri says:

    —problemi qe trajton profesori eshte i thjesht , –qendra e komunes mund te mos jete ne frasher , por ajo te quhet komuna e frasherit—–po me qe jemi ketu tek frashellinjt , Erdogani do vere ndonje tuf me lule tek busti i ABDULIT ne lidhjen e prizerenit , me qe do vizitoi Prizerenin —EDI duhet ta beje

  8. Albanian EAGLE says:

    edhe Troja ishte e famshme dikur por sot nuk i gjenden guret, ..historia, fati i keq apo dicka tjeter , pak rendesi ka e verteta e madhe eshte se vdekjen ja sollen ata qe i dhane edhe jeten ne momentin qe e braktisen dhe u larguan.Megjithate ne se problemi eshte thjesht ceshtje emri le te quhet Frasher edhe komuna e re

  9. Trebeshina ne Tepelene. says:

    Prof, Alfred Frasheri ka me shume se te drejte. Perjashtimi e ben rrefgullin te hekurt. Askush e askund nuk mund te gjendet pretendim i ndonje komune tjeter e kesaj rendesie historike qe ka Frasheri, qe te kerkoj te njejten gje. Madje do te ngjante qesharak perpara ketij vendi te shenjte. Askund nuk mund te gjendet nje venn ne Shqiperi te kete kete rendesi qe pati familja Frasheri qe beri e para me frymen e saj te shenjte vete Shqiperine. E ne se nuk shikohet keshtu, nga ky argument prej zemre, arsye idiote per ta shkrire muhnd te gjenden plot ne paragrafet e ftohta te ligjeve dhe te arsyetimeve ekonomike juridike. Por perpara emrit te Naimit, ato ne kete rast, mua me duken te shpifura e nuk me hyjne fare ne sy. Perjashtimi nga ky protokoll e ben madheshtore kete ndermmarrje te domosdoshme administrative. Thirrini mendjes ju te tjereet qe permendni ligjin ne kete rast. Frasheri eshte dicka e shenjte ne memorien shqipatre dhe nuk ka burokraci te te bin per nje arsyetim tjeter.

  10. Ilir Gruda says:

    Fenomeni-Legjenda FRASHERI eshte nderim -lapidare per Shqiperine dhe cdo shqiptare…Ka 1000 menyre qe FRASHERI te kujtohet gjithmone me fisnikeri….Nuk mendoj se emri i nje komune me 300 banore do ta nderonte Frasherin ..duke thyer ligjin ,nqs miratohet.

  11. Andrea says:

    Me keqardhje duhet te pranojme se fshatrat shqiptare jane shkretuar. Ashtu edhe Frasheri. Atehere cfare duhet bere? – Te popullohen, eshte pergjigja zgjidhje e Rilindjes se fshatrave. Por s’mund te ndodhe, dhe me sa duket nuk ka per te ndodhur. Fshataret kane rendur drejt qyteteve, kryesisht ne qytetet e medha. Vetem nje gje nuk e lene pas dore, jo te gjithe, PRONAT qe kane ne fshat. Ata qe i “kujtojne”, sipas stines vjelin ate cka natyra dhe teper pak pune e tyre ben ne ato PRONA.
    Profesor i nderuar, nuk mund te ngjallet apo ribehet ajo c’ka u shkaterrua keto 23 vjete, duke shpenzuar djersen e te tjereve. A mundet qe ta mbajne “ne kembe” komunen 4 familjet e Frasherit. Kuptohet qe jo.
    Por Trashegimia Historike dhe Kulturore duhet te financohet me patjeter nga Shteti, te mbrohet dhe propogandohet prej vet Shtetit dhe Shoqatave jo-qeveritare, qe Ajo te rrezatoje nder Brezat.

  12. drakula says:

    Me fal, por keshtu si ty kane qene te gjithe ata prof.doc. qe ka nxjere Frasheri??Me vjen keq, por ju me kete shkrim, jeni shume njeri mesatar per te mos thene medioker,bile dallkauk fare.

  13. Kastriot Frasheri says:

    …Se eshte me mire te ndezesh nje qiri, sesa te mallkosh eresiren!
    Ndaj Frasheri, ky vend kaq i bukur dhe panteon i pazvendesueshem i rilindjes se shqiptarise, nuk duhet te fshihet nga faqja e dheut te Shqiperise, sikunder eshte projektuar, ketu e 20 vjet me pare!

  14. kamera says:

    Andrea, tu lumt edhe une ashtu mendoje, ne duhet te ushqejme moton e mbrekullueshme “Te punojme dhe te jetojme pergjithmon ne fshat” Edvini duhet te dal te pakten dy here ne dite ne TV dhe te thot: Sikur te isha 20 vjec ne fshat do shkoja te jetoja pergjithmon. Dhe duke ndertuar qeveria ne fshatra kinema moderne dhe bordello do shohesh qe tere qytetaret do turren te jetojne aty. Keshtu edhe problemi i vendlindjes se Naimit te madh u zgjidh, pra do mbetet komune. Po ku te vajti mendja tek popullimi or aman ku te vajti mendja e..?

  15. Billy says:

    Po Frasheri nuk do te zhduket, aty do te jete. Frasher do te quhet perseri edhe nese perfshihet ne komunen e Permetit. Sepse i gjithe rrethi i Permetit do te perbehet nga nje ose dy komuna.
    C’te bejme, te shkrijme Permetin?

  16. ARUSHA says:

    gazeta tema te hape nje konto per frasherin dhe te ngreje nje grup teknikesh riparimesh dhe ne kontribojme per FRASHERIN

  17. Mario says:

    Sa njerez te shquar dhe patriote ka nxjerre Frasheri, besoj se nuk ka nxjerre dhe nje qytet i permasave te medha ne Shqiperi, po nuk besove Drakula i Transilvanise ti citojme nje nga nje por do lodhesh se levizuri kursorin… ke degjuar te nxjerre ajo zone ndonje kriminel, tradhetar apo hajdut qeveritar? Per ju me duket se vetem keta quhen te shkathet dhe qe meritoje lavde. Nuk eshte faji juaj por eshte i kohes.

  18. Sikur Frasheri te ngelet pa emer dhe jo te shkrihet si komune ,nuk ka pse i humb vlera !Nuk e kuptoj dot hallin e ketij artikullshkruese qe e ditka mire se Frasheri paska me 9 fshatra 387 banore dhe nuk u dashka fshire si komune ! Nji komune po nuk pati te pakten 1000 – 2000 banore ,nuk mund te quhet komune !Dhe kaq ,shume pak jane.

  19. salvator says:

    do te qe ne nderin tone atdhetar qe kete komune ta ruanim me emrin frasher.eshte shum racional mendimi i profesor frasherit emri te ruhet qendra te jet nje vend i pranueshem nga komuniteti.kjo do tregoje se ndergjegja kolektive e shqiptarve eshte ne veprim e nuk ka vdekur.

  20. frasherlliu says:

    Eh Frasheri im sa me dhemb shpirti pse u katandise ne kete vorbull te historise ashtu siç shkruan dhe prof.dr Alfredi dijetari i aneve te mia.Aresyet i kuptojne te gjithe pse Frasheri dhe tere ato treva shqiptare qe kane bere emer ne historine e Shqiperise u veniten dhe u lane ne ftohtesine e maleve te heshtur.Perse iken korifejte e dijes frashellinjte dhe e lane Frasherin te vetmuar?Per te marre dijen,per te njohur boten qe me lakmi u zgjeroi mendjen dhe ata ndriçuan,ajo shtrige shumicen e mbajti dhe i beri pasuri te saj.Ata iken gjithmone larg dhe u ngjiten ne qiell duke u bere drita jone ndaj ne dhe sot i lexojme,ikendojme dhe u jemi mirenjohes.Po ne sot çmund te bejme tjeter qe ti trashegojme traditat dhe vepren e frasherllinjve dje te rilindjes dhe sot profesore ,doktore,inxhiniere,artiste,historiane nga me te dalluarit jo vetem te kombit por dhe me nam ne boten e shkences dhe zhvillimit. Frasherit nuk ja jep emrin dhe e mban gjalle njesia administrative (komuna Frasher).Frasheri e ka shkruar emrin ne histori qe kur ka filluar jeta e gjalle atje dhe u thirr Frasher.Dhe per te mbajtur te gjalle kete histori te rralle mendoj se duhet te gjendet nje dite e veçante e historise se Frasherit dhe tere frasherllinjte e tere treva te mblidhen si ne formen e pelegrinazhit dhe te kuvendojne,çmallen e kendojne,te pijne ujin e fresket te Kokojkes,te mbledhin gonxhet e trendelines e te shlodhen hijeve te fresketa te bredhit te Hotoves,ta bejme ate turizem te rralle ku bota te mblidhet kur te degjoje dhe e vetmja menyre qe atje jeta perseri te gjalloje ne nje forme tjeter.Urimet me te ngrohta prof.Alfredi dhe tere frasherllinjve te mij ne çdo ane qe mendjen me Frasherin e defreni si dhe tere ju qe lexoni dhe komentoni.

  21. Safeti says:

    kot fare, po ce o kush tha ta fshine nga faqja e dheut?
    ci behet frasherit po tja heqin komunllekun i iken historia?
    hajde karllek me brire hajde

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje