Projekti Veliaj, ose urbanizimi me fytyrë njerëzore

18 Tetor 2013, 19:43Blog TEMA

Nga Arnold Grabocka

 

Sipas konceptimeve kontemporane, është cinike të përkufizojmë qytetin thjesht si një nocion territorial, i strukturuar dhe i kufizuar.

Në fakt, qyteti modern mund të kuptohet vetëm si një gjendje mendore e banorëve të tij. Kjo tregon se qytetet nuk mund të ndikojë në psikikën dhe dinamikën e veprimit të banorëve thjesht për shkak të infrastrukturës së tyre.

Përkundrazi, janë banorët ata, të cilët nëpërmjet gjendjes së tyre psikologjike influencojnë në mënyrën sesi komuniteti sillet me veten, me komunitetet që e kufizojnë, dhe me infrastrukturën urbane.

Sjellja dhe gjendja mendore e qytetarëve, shtresave në nevojë, veteranëve, pensionistëve, ish-të përndjekurve, të rinjve, minoriteteve, akumulohet në një tension psikologjik të përgjithshëm.

Ky tension, në qoftë pozitiv, do të ndikojë në prosperimin e ekonomisë urbane, infrastrukturës. Në të kundërt, një gjendje konstante tensioni negativ do të ndikojë në prosperimin e krimit për motive të dobëta a të forta, dhunës në familje, vandalizmave, kaosit.

Kësisoj, vëzhgohet një lidhje katërcipërore dhe simbiotike midis urbanizimit (si fenomen i rritjes e zhvillimit të komuniteteve apo qytetit) dhe politikave sociale (administrimi apo keqadministrimi i tyre).

Por cila është gjendja mendore e komuniteteve që përbëjnë sot qendrat urbane shqiptare? A manifestojnë qytetet sot tension pozitiv, apo negativ?

Mjafton një ekspeditë-xhiro jo shumë antropologjike nëpër Tiranë për të dhënë një përgjigje. Gjendja, në fakt, duket e mjerueshme. Komunitetet përbërëse të qytetit, të gjitha ndodhen në një kaos psikologjik.

Ish-të përndjekurit politikë e manifestuan akumulimin e këtij tensioni negativ me grevën e para pak muajve, e cila përfundoi në tragjedi.

Të moshuarit për muaj të tërë u privuan prej pensioneve. Shtresa e mesme u përndoq prej plumbave përtej gardhit të Gardës. Shtresa e varfër ra pre e aksidenteve industriale-kolonialiste nëpër Gërdecët e shumtë të deklaruar e padeklaruar.

Romët u lanë në baltë (jo metaforike) derisa u nxorën në rrugë prej interesave ultra-kapitaliste. Gjithë këto komunitete u gjendën para zgjedhjeve të 23 Qershorit në një gjendje tensioni të skajshëm negativ. Kësisoj, ky tension u manifestua në rritjen e kriminalitetit, barbarisë urbane, betonit të shkatërruar (përkundër shkatërrimit të betonit), dhunës në familje e dhunës komunitare.

Në këto kushte, asnjë shkatërrim ndërtimi pa leje apo përmirësim i infrastrukturës urbane nuk do të ndikonte në përmirësimin e kushteve të jetës.

As rritja ekonomike nuk do të bënte punë, pasi asnjë politikë nuk do të ishte e një natyre të drejtpërdrejtë psikologjike. Kësisoj, urbanizimi i kombinuar me tensionin negativ komunitar do të rezultonte në atë që ekonomisti Amartya Sen quan “kapitalizëm i egër”, pra një kapitalizëm i cili bazohet tek rritja industriale dhe ekonomike, pavarësisht kushteve të jetesës së banorëve.

Kapitalizmi i egër, e kësisoj edhe urbanizimi i egër (urbanizim në të cilin betoni është qëllimi, ndërsa qytetari mjeti-investues) janë modelet që deri më tani janë aplikuar nëpër Shqipëri.

Pikërisht për këtë arsye, kërkoj t’i vendos një theks të veçantë optimist projektit të ri të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, si një kundër-reformë ndaj urbanizimit të egër, dhe si pararojë e një lloj urbanizimi me fytyrë njerëzore.

Zgjidhja e menjëhershme dhe e drejtë për gjetjen e banesave për familjet rome, vitalizimi i dialogut me ish-të përndjekurit politikë apo ambicia për të risjellë frymën intelektualo-vullnetare tek shërbimi social, dëshmojnë për një kundër-reformë ndaj laissez-faire social (dhe dëmtues) të qeverisë së mëparshme. Një kundër-reformë e nevojshme.

Kësisoj, ky projekt, është më parë një projekt i rëndësishëm urbanizimi, dhe më pas një projekt social. Pa çlirimin e tensioneve negative të komuniteteve përbërëse të qendrës urbane shqiptare, nuk mund të ketë kurrsesi përmirësim infrastrukturor, ulje të dhunës, kriminalitetit, e depresionit.

Pa krijimin e kushteve të duhura për mbështetje dhe integrim social për komunitetet, nuk mund të ketë zhvillim ekonomik (edhe në raste prosperimi të ekonomisë globale).

Që në ditët e para të krijimit të saj, kjo ministri e re filloi të ndërtojë urat e komunikimit me komunitetet përbërëse të qendrave urbane, të cilat ishin kalbëzuar gjatë qeverisjes paraardhëse. Për të vërtetuar alienimin e shkaktuar nga qeveria e mëparshme ndaj komuniteteve, mjafton të shikojmë treguesit statistikorë.

Në vitin 2004 Komisioni Europian raportonte se në Shqipëri kishte rreth 80.000 – 100.000 individë që bënin pjesë në komunitetin rom.

Ndërkohë, sipas censusit të fundit, rezultojnë të regjistruar vetëm 8.301 romë, ose 0.3% e popullsisë në total. Kjo tregon se qeveria paraardhëse ka alienuar këtë komunitet duke aplikuar laissez-faire urban dhe duke mos marrë nisma për pajimin e tyre me mjete identifikuese. Për ta nuk ishte i rëndësishëm krijimi i një strategjie integruese për komunitetet.

Kësisoj, meqenëse qyteti është një gjendje mendore e banorëve të tij, projekti i ri i Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë shfaqet si një reformim i urbanistikës sociale, çlirim i tensionit negativ të komuniteteve përbërëse, dhe rivitalizim të urave të komunikimit me këto komunitete.

Duket se alienimi (arsyeja kryesore simptomatike e depresionit kolektiv) së shpejti do të kthehet në një model të keq por të kaluar.

23 komente në “Projekti Veliaj, ose urbanizimi me fytyrë njerëzore”

  1. Eri says:

    Shkrim serioz & i drejte, bravo ?

    1. dante says:

      shum profesional,,, ministri dhe shkrimi. kam pershtypjen se deri tani MMSR i ka mbajt premtimet ne koh rekord.

    2. uran kacaku says:

      MMSR nje revolucion i vertete demokratik!

  2. fitim k. says:

    1 projekt serioz, shpellari sb i la ne mjerim gjithe minoritetet ama ne tv dilte si nacionalist i qelbur

  3. idiosyncracy says:

    Mendoj se më shumë do ta tregojë veten si ministër i aftë në ditët e muajt në vazhdim. E gjitha porsa ka nisur, por duket shumë mirë!!!

  4. reditr. says:

    i modh Velia plako ?

    1. Alo Cimi says:

      Ajo qe me shume s’duroj jane vjellesit e Pd qe nisen sulmin qe pa nisur punen qeveria e re. Veliaj shembull per t’u ndjekur……..

  5. ortes says:

    Shkrime te tilla mund t’i PERTYPIN vetem ALIENET!!!
    A jetojne mes njerezve autore te tille,qe TJERRIN FJALE E FJALE pa thene gje???
    E gjithe kjo qe ka dashur te thote autori mund te shkruhej me nje fraze te vetme!!!

  6. eneda says:

    bravo ti qe i kupton shkrimet me nje fraz duhet t jesh ufo per vete

  7. Luli says:

    Keto fjalet e medha me thene te drejten si kuptojme ….vec nje gje kuptoj qe keto paguhen nga taksat tona mos te harrojme lajmin e shkelqyer qe na dha qeveria qe bileta e autobuzit urban do behet 70 leke pra rritje 120% ……..dime qe te bejme keto gjera te mira …duhet arka plot………qe te jete arka plot duhet te mlidhen taksat…qe te mbidhen taksat duhet te punojme dhe te funksionoje ekonomia………………perndyshe te gjitha keto do te jene si “Endrra e nje nate vere”………

  8. Andrea says:

    Shkrim serioz per ministrin e ri qe jep shprese. Zoti e ndihmofte.

  9. ar says:

    “Pa krijimin e kushteve te duhura per mbeshtjetje dhe integrim social nuk mund te kete zhvillim ekonomik.” Potenciali ekonomik prodhues i nje vendi zgjerohet me mire se kudo nen filozofine laissez-faire, ku individi eshte i lire te ndjeke shtysat e tij psikologjike (Piramida e Maslow-s). Industrializmi i shekullit XVIII-XIX ndodhi nen kapitalizmin konservativ qe kishte ne thelb kete filozofi. Pyetja eshte: a e ka arritur Shqiperia potencialin ekonomik te nje vendi europian te shekullit te XXI, qe te adaptoje nje kapitalizem liberal, tipik per shtetin social?

  10. Saranda çiraku says:

    Sa fotografi skematike.
    Si ne teatrin e kukllave
    Me kujton ata personazhet e atyre tabllove gju me gju me popllin,ose ne njeren dor kazmen ne tjetren pushken….

  11. Shqiptari says:

    ky i falinderoi te gjith por nje faliminderit nuk i tha pronarve te prones te cilet per 23 vjet jane ne gjyq dhe kan shpenzuar milionat,pse kemgulen ti fusin aty derisa prona eshte private?pse nuk e bene ne menyre ligjore por ktu dua sesben???sa mire mbi pronen e tjetrit ministria ben cfare te doje ndersa tek banesat sociale nuk ka te drejte ministria???apo nuk duan ti fusin?sepse prona private ka me shum vlere,pastaj ka dhe prona shteterore,un nuk them qe mos ti ndihmojne jane njerez,por per te ndihmuar ata i ben keq dikujt tjeret dhe disa familjvese te tjera qe po luftojne per pronen

  12. Ti mire e ke ne teori z.gazetar por nuk e di sa eshte dakort me ty nusja e Z.Minister. Znj.Arjola eshte shume aktive ne cdo emerim ne ministrine e te shoqit, por jo vetem. Se fundmi ka filluar te fuse turinjte edhe ne ceshtje tokash deliakte ne Tirane. Behet fjala per leje ndertimi ne zonat qe vete z.Rama dje ne mbledhjen e KRT-se i ndaloi. Sic duket Rama po i ndalon dhe ujqerit e vegjel po bejne gati planin per kur te lejohen. Sepse eshte ne stilin e Rames qe te ndaloje te tjeret per te rifilluar me vone me te tijet.

    1. mirel says:

      Po pronaret nuk jane sensibilizim nderkombetar si romet..
      Ne emer te luftes kunder diskriminimit racial, qeveria shqiptare nuk do diskriminoje asnje, pervec shqiptareve.
      Kjo eshte politika e reklamave te bukura, si i shkojne per shtat piktorit..
      Dhe ajo durrsakja e shkrete qe vdiq te lulishtja nuk hengri dot as pensionin e saj, se i kishte “humbur” dhe nuk i gjendej me.
      Kushedi kush ia vidhte sistematikisht, dhe nuk behej nami te vdiste ne rruge nje shtetas shqiptar..ashtu si shume te tjere qe “humbin” pensionet pa nam dhe nishan.
      Ne kete rast, romet nuk kane cfare humbi, pra i ngelet te fitojne.
      Ne kurriz te pronareve te ligjshem.
      I mbron ligji

  13. hipokriti says:

    jam shume dakord me shqiptarin.Ky belua do na barazoi tani me keq se ne komunizem.Keni per ta pare si di behet Shqiperia me kete politike,me keq se Greqia.

  14. Horri i Bulevardit says:

    Une di te them se Erjon Veliaj, eshte nje vlere e vyer e politikes shqiptare, ka nje mentalitet perendimor, merr pergjegjesi dhe behet cope deri sa te gjeje nje zgjdhje, di te flase shume rrjedhshem dhe fjalet e tij jane te besueshme, se nuk premton kurre qiqra ne hell, por ne cdo fjale dhe premtim te tij, ai qendron me kembe ne toke.
    Deri tani Erjon Veliaj, ka qene nje politikan, pa nje pergjegjesi, ku mund ta tregonte vehten e tij realisht, tani e tutje ai ka nje pergjegjesi dhe eshte ne prove dhe kete ai e di, prandaj ai punon shume dhe jam shume i sigurte qe me zgjedhjet mbas kater vjeteve, Erjon Veliaj, do te konsideroht nje politikan serioz, nje administrator i shkelqyer dhe shqiptaret sdo te kene piken e dyshimit, qe voten tja besojne pikerisht politikanit Erjon Velise.

  15. lili says:

    Ouah!llafologji sa te duash,po asnje gje Shqip gati,pra qysh munden me te kuptuar njerezit:7 neologjizma vete ne hyrjen e ketij texti eshte teper:kontemporane Shqip eshte bashkohore…
    Plus asaj,ka mija e mija texte per si nje urbanizem kaotik sjell jorespekt e jo kujdes ndaj vendit ku banojne prej vete banoret,si nje pergjegje ndaj kaosin qe ky urbanizim ju sjell ne jete-shikoj studimet mbi les grands ensembles-ose studimet mbi zonat informa le ne bote ,ka plot.

    Les idées claires s’énoncent clairement…

  16. lili says:

    Llafologji:terme gati skencor shqiptar per’ me foll bukur per me na shit pordha’,sjellje e shumeperhapur tek politikanet po edhe ma e perhapur tek servilet e politikaneve,si dje si sot.eshte pjese e propagandes,ose ma bute e bindjes se qytetareve se ‘shikoni sa mire po punojne qeveritaret tone’.

    Shpresojme qe ky zotni,i cili duket se ka dijeni nuk na behet i tille per Zotni Veliajn,i cili ka pervetsuar shkelqyeshem programet e OJQve ‘how to promote your action.’…
    Po kjo nuk mjafton duhet edhe me pas edhe dicka me promovuar,in fine,pertej vullnetit te tij te mire…
    Edhe sidomos duhet drejtesi ne veprime:mèrr token e huaj eshte kollaj,po shkakton kaos edhe ma te madh neser ,edhe ketu albanistani eshte nje shembull par excellence,per studiueset boterore me pasojat tash e 70 vete te grabitjes se prones edhe krimet qe ka shkaktuar.

  17. beso says:

    ne 2004 thote artikullshkruesi Komisioni Evropian raportonte se kishim ne Shqiperi 80.000-100.000 rome,kurse nga rregjistrimi yne i fundit i popullsise dalin 8.301.Tani,ose komisioni evropian ka ngrene tave kosi dhe ia ka futur kot,siç ia fusin shpesh ata burokratet,ose ne kemi zhdukur”me forcat tona vullnetare” mbi 70 mije rome e ca,qe s’besoj te kete ndodhur,se romet jane jetegjate per natyre dhe ne s’kemi bere spastrim etnik.Kurse fjalia e fundit”alienimi(-te qenit jashte interesit,jashte problemit-sipas perkthimit tim)do kthehet ne model te keq por te kaluar”.Qysh perkthehet kjo fjali,se une jam brenda shqipes dhe nuk e kuptoj çfare thote.Me nje fjale,po e lexoi Erjoni kete shkrimin,do te pranoje pa konkurs ne skuader apo si?

  18. Leone-53 says:

    Sejcili nga ne ka “vendin” e tij per te komentuar cfare te doje e si te doje, por duhet te dime se Shqiperia duhet “qeverisur” si nje condominio ku kemi pjesen tone gjithsejcili nga ne pamvarsisht se ku jeton aty apo
    ketej jashte saj.
    Te gjithe duhet te jemi te barabarte ne trajtime e ska pse te krijojme “shtresa te privilegjuara” sic behet rendom kur flitet per romet.
    Ata le te punujne si gjithe te tjeret e te sistemohen ne shtepi si gjithe te tjeret duke paguar sic paguajne te tjeret.
    -Europa ska pse te japi “urdhera” jo per romet etj. etjera. Sa eshte e “ndjeshme” kjo Europe per romet perse nuk eshte edhe per ISH PRONARET qe qysh prej 23 vjetesh jane shtresa “ME E DENIGRUAR” ne Shqiperi nga te dy krahet e politikes.
    Dikush ne nje koment me larte gati i dha “DEKORATEN” ministrit Veliaj si perndimor etj. Perse te behen krahasime te tilla, pse cna qenka kjo Europe?!.. Une e jetoj kete Europe prej nga gati 15 vjetesh ketu ne Milano dhe e them per shume aspekte te jetes qe eshte “E SEMURE” nganjehere dhe rende e semure. Gabimi i Europes (flas me shume per Italine ketu ku jetoj) eshte se flet me shume per “TE DREJTA” pa folur se ka dhe “DETYRA”. Ne kete raste privilegjohen badakcinjte dhe lihen pas dore te ndershmit qe spara ndihen. Pse nuk flitet per 84 vjecaren nga Durresi qe pas nje jete me djerse duke punuar e kontribuar ne shtet ne jete nuk u strehua por u la sa te vdiste. A do te kujtohet Europa per te gjoren? Kurre! Do te ishte shume gabim per shqiptaret qe “te degjojne” Brukselin sikur te jete kushedi se kush. Per mua sinqerisht nuk do ta votoja kurre hyrjen e Shqiperise ne Europe do te mjaftonte levizja e lire e dicka me shume per te punuar. Europes neser do ti duhet Shqiperia per shume gjera sepse jemi vend i begate me gjithe risorset e duhura sidomos uji qe ne mesdhe jemi te tretet pas Kroacise e Sllovenise. Vellezer mos u beni “skllever” te asnje qeverie e aq me teper te asnje ministri. TE JEMI “SKLLEVER” VETEM TE SHQIPERISE!..

    1. Horri i Bulevardit says:

      Luan-53, i dhashe titullin properendimor, se e njoh Europen prej 23-vjetesh dhe e njoh ne instancat e saj, jo ne rruge dhe kur erdhi koha te fitoja te drejtat e mija ne dokumenta, u nderrua qeveria dhe shkova me vrap vete, dhe i kerkova gojarisht dhe kur e pashe se nuk donin te mi jepnin, atehere i tregova friken time, Po nderrohet qeveria u thashe dhe kur qeveria nderrohet, javen tjeter kur te vi une, ti sdo te jesh ketu, se do ket ardhur nje tjeter nga partija fituese.
      Me beso, qeshi me te madhe, ma dha dokumentin dhe me tha, KETU SKA RENDESI SE NDERROHEN PARTITE; ADMINISTRATA ESHTE AJO QE NUK LUAN NGA VENDI, SE KY VEND ZOTERROHET NGA LIGJET, JO NGA KAOSI.
      Kjo eshte ajo qe mua me jep besim se Erjon Veliaj dhe shume ministra, kane fytyren e Europes, ate zyrtare, jo ate te rruges.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje