Është jashtë çdo dyshimi që qeverisja e re e Shqipërisë ka identifikuar tashmë si bash-problem të saj përcaktimin realist të raportit midis sistemit dhe qytetarit shqiptar, në kuptimin e peshës relative që secili prej tyre, si sistemi ashtu edhe qytetari, ka në rindërtimin e vendit, apo, për t’i qëndruar strikt terminologjisë politike të ditës, në ndikimin që secili prej tyre ka në rilindjen e Shqipërisë. Është një prioritarizim absolutisht logjik, sepse nga përcaktimi i këtij raporti do të varet edhe efektiviteti i shpenzimit të energjisë qeverisëse të vendit, prandaj edhe suksesi apo dështimi i vetë qeverisjes. Kryeministri i vendit e artikulon problemin e këtij raporti çdoherë që i jepet rasti, pa hezituar që të shprehë qëndrimin e tij të prerë se është ndryshimi i sistemit, ridizenjimi i tij, ai që do të mund të çojë në rilindjen e Shqipërisë. Për të shpjeguar qëndrimin e tij ai nuk shkon në substancën e dialektikës që ekziston midis të dyve: sistemit qeverisës dhe shqiptarit. Si çdo politikan normal, ai ndihet “rehat” në komunikimin me publikun kur idenë se të dy, si shkaku i prapambetjes demokratike ashtu dhe ai i rilindjes së Shqipërisë ndodhen te sistemi, te vullneti për të projektuar atë, e konkretizon me shembuj që kanë efekt te publiku dhe çlirojnë mbështetje ndaj qeverisjes. Një nga shembujt më sinjifikativë që Kryeministri i vendit jep para publikut për të argumentuar se ndryshimi i sistemit çon në ndryshimin e vendit është se si një shqiptar në dhè të huaj, pra në një vend perëndimor, bëhet njësoj si qytetarët e atij vendi në pikëpamjen e respektimit të ligjit dhe të shtetit të ndërtuar atje, ndërsa bën krejt të kundërtën menjëherë sapo shkel në tokën e atdheut të tij. Pra, në idenë e Kryeministrit është sistemi ai që e detyron qytetarin shqiptar të transformohet në perëndimor. Shembulli është realist, por sipërfaqësor, sepse nuk përmban shkakun më të thellë të sjelljes së ndryshme të shqiptarit në sisteme të ndryshme, apo të raporteve midis sistemit dhe njeriut në vetvete. E artikuluar nëpërmjet shembujve të tillë, lidhja sistem-qytetar “griset” dhe “ringjitet” në kohë dhe hapësirë të dyzuar. Shqiptari transformohet në qytetar europian në një kohë tjetër dhe në një sistem demokratik që është ndërtuar nga të tjerët, por, paradoksialisht, nuk arrin ta ndërtojë atë, sistemin demokratik, në shtëpinë e tij dhe sot! Pranojmë, në këtë mënyrë, që një sistem demokratik i një vendi tjetër e transformon shqiptarin, por ç’sistem do ta transformojë atë në Shqipëri!? A mund të ndërtojë ai, shqiptari, një sistem demokratik në vendin e tij pa shqiptarin, pra me të huajt?! Prandaj, për hir të thjeshtëzimit të problemit të madh të ndërtimit të demokracisë në Shqipëri dhe dëshirës së Kryeministrit për të pasur efekt te publiku, po përjetojmë një mjegullim të strategjisë qeverisëse pas zgjedhjeve të 23 qershorit. Është sistemi përgjegjës për prapambetjen e Shqipërisë? Është qytetari shqiptar i papërgatitur për demokraci që është bërë shkaku më i thellë i prapambetjes demokratike të vendit? Apo janë të dy së bashku, në një dialektikë që sa më shpejt të kuptohet aq më dobishëm, aq më efektshëm, do të mund të shpenzohen energjitë qeverisëse në rilindjen e këtij vendi.
Sistemi, në kuptimin politik dhe më të thjeshtë të tij, nuk është gjë tjetër veçse tërësia e institucioneve të vendit, si dhe natyra e ndërvarësisë ligjore midis tyre. Duke e detajuar më tej, institucioni si pjesë elementare bazë e sistemit nuk është gjë tjetër në vetvete veçse një sistem rregullash, që të marra së bashku formojnë një të tërë dhe të pavarur. Pra, kur flitet për sistem nënkuptohen institucionet si një tërësi rregullash dhe ligjet si produkte të Parlamentit. Gjithsesi, nuk mbaron këtu. Në sfond të sistemit qëndrojnë politikat (policies dhe jo politics), të cilat prodhohen nga qeverisja e vendit. Varësisht prej natyrës së politikave qeverisëse institucionet forcohen ose dobësohen, ashtu sikundër, varësisht prej forcimit apo dobësimit të institucioneve, vetë qeverisja bëhet gjithmonë e më e mirë ose gjithmonë e më e keqe. Në këtë pikëpamje, vetë qeverisja duhet të konceptohet si një veprimtari që lidh politikëbërjen me ndërtimin e institucioneve. Aq sa është e pamundur të ndërtosh institucione demokratike me një politikëbërje të mbështetur mbi urdhrat dhe jo mbi incentivat, ashtu sikundër është e pamundur të formësosh një politikëbërje pa urdhra, në qoftë se nuk ke ndërtuar institucione demokratike. Duke zbuluar rolin esencial të qeverisjes në ndërtimin e institucioneve, pra në ndërtimin e sistemit, është zbuluar vetëm gjysma e mundësisë së rilindjes së vendit dhe askush nuk mund të thotë nëse është zbuluar gjysma më shumë apo më pak e rëndësishme. Sepse askush nuk mund të thotë që institucionet do të reagojnë pozitivisht ndaj një politike të mirë ashtu sikundër do të shtyjnë, nuk do të pranojnë (reject) një politikë qeverisëse të keqe, pa marrë në konsideratë njeriun, qytetarin, nivelin e përgatitjes së tij për demokraci. Deri dje, institucionet e këtij vendi nuk reaguan kurrë ndaj politikave autokratike të qeverisjes, çka do të thotë që së pari, ato nuk u ndërtuan kurrë si të tilla dhe së dyti, nuk u vunë kurrë në lëvizje nga njerëz të përgatitur për demokraci.
Sistemin qeverisës të një vendi demokratik e kanë ndërtuar dhe e ndërtojnë përditë qytetarët e tij. As të ardhurit dhe as vizitorët. Sistemi politik i një vendi as nuk importohet dhe as nuk ndërtohet nga qytetarë të tjerë. E gjithë kjo ndodh për një shkak thelbësor, ekzistencial: vetëm duke ndërtuar sistemin njerëzit transformohen në qytetarë, përgatiten për t’i dhënë jetë, për ta vënë në lëvizje sistemin që po ndërtojnë; ashtu sikundër një sistem që ndërtohet ndihmon ndërtuesit e tij të bëhen më qytetarë se ç’janë. Asnjë nuk përfundon së ndërtuari përfundimisht në këtë proces: as sistemi dhe as qytetari. Të dy vazhdojnë të përsosin njëri-tjetrin në një dialektikë që nuk përfundon kurrë. Fatkeqësisht, shqiptarët nuk janë përfshirë asnjëherë në ndërtimin thelbësor të sistemit të tyre politiko-shoqëror. Kanë qenë gjithmonë të tjerë ata që kanë bërë diçka në ndërtimin e tij dhe jo shqiptarët, duke krijuar në këtë mënyrë vetëm iluzionin e ndërtimit të shtetit dhe aq më pak të demokracisë në këtë vend. Pra, në thelb, shqiptari nuk është mësuar kurrë të ndërtojë një sistem të vërtetë, demokratik, në tokën e tij. Sistemin politik në të cilin ka mbijetuar, shqiptarit ose ia kanë ndërtuar të tjerët, të huaj, ose, jashtë dëshirës së tij të plotë, ia kanë ndërtuar diktatorët. Ja pse, për të plotësuar jetën e tij, shqiptari ka synuar të shfrytëzojë sisteme të tjerë politikë, demokraci që kanë përfunduar së ndërtuari. Ja pse ai nuk ka guxuar në asnjë çast të historisë të përveshë mëngët dhe të fillojë të ndërtojë një sistem demokratik të vërtetë brenda kufijve të tokës së tij. Ja pse ai është detyruar të krijojë profilin e emigrantit, të një populli migrues, të cilit i është bërë e pamundur të ndërtojë jetën në tokën që i takon. Ky është fati i tij më tragjik, që në fund të fundit, duhet të vijë një ditë dhe të marrë fund. Të marrë fund ditën kur të kuptohet në thelb dialektika dramatike, mohuese, që ekziston edhe sot e kësaj dite midis tij, shqiptarit dhe formës politiko-shoqërore përmes së cilës ai ekziston. Ditën kur të kuptohet në substancë që sistemi nuk ndërtohet pa krijuar qytetarin dhe qytetari nuk krijohet pa ndërtuar sistemin. Ditën kur të kuptohet që shqiptari mund të gëzojë frytet e një demokracie të një vendi të huaj, por kurrë nuk mund të formohet si qytetar pa ndërtuar sistemin demokratik në vendin e tij. Ditën kur të kuptohet që një sistem demokratik për këtë vend nuk mund të ndërtohet nga qytetarë të huaj, por vetëm nga shqiptarët. Ditën kur shqiptari të demonstrojë se e ka pjesë të ADN së tij faktorin e vullnetit shtetformues.
(vazhdon)
Po merresh me LOJRA FJALESH,o Besnik!!!
Ke kapur nje fjali te KRYEMINISTRIT RAMA dhe e ke tjerrur sic te intereson ty!!!
Ke kohe te nxjerresh konkluzione per qeverisjen Rama,mos u nxito!!!
Shiko se SUNDIMTARET E DJESHEM duan te mbjellin mos besim te kjo qeverisje,bile te ngrene popullin ku7nder saj!!!
Edhe ti,ke gjetur GJILPEREN NE KASHTE!!!
Student ka qene i shkelqyer,i thjeshte, e shoqeror…me kane thene edhe si petagog ka qene i tille …I lumte!!1Kam pak interes tek bindjet e tija politike, por KAM DESHIRE TE DI OPINIONIN E TIJ
Si gjithmone i meçur ky burre… respekte
bes nik
ik
Ky legen kur ishte me PD dhe Rektor i Universitetit Bujqesor e shkaterroj dhe e dogji universitetin. Plus zbatoj ne menyren me te poshter heqejn nga puna ose bllokimin e atyre qe kishin bindje te ndryshme politike. Kur Berisha i dha drurin dhe e hoqi nga PD doli te na shkruaj si filozof dhe te kritikoj cdo gje rreth PD. Kur ishte student mbrojti temen e diplomes ‘kritika e kritikes kritike, te Engelsit. marksist i vertete. Tani na hiqet si filozof dhe tjerr brockulla. Vazhdon te fluturoje me presh. Njerez te tille kokebosh shkaterrojne sistemet dhe qytetaret. Mire ka thene Noli: “A te duhen sharlatane, Qe lepihen ne cdo sahane, Qe te percajne vatane, Ke sa te duash Tropojane”. Edhe ky cope mishi eshte nje tropojan dhe pjese e farefisit te Berishes edhe pse pati kontradikta me Berishen. Hajt legena, ja u beri mire populli qe ju dha drune ty dhe te gjithe atyre te sojit tuaj. Vazhdo bej filozofi boshe. Edi tha qe shqiptaret dine te respektojne sistemet kur jetojne jashte shtetit sepse sic thote populli: ‘ka Cecua bicak’, qe do te thote ka sistem te forte policor dhe drejtesi te forte. Dmth po bere gabim kalbesh ne burg. Ne Shqiperi sistemi eshte i korruptuar dhe kriminelet ja kane pire lenfgun qeverise, plus qe qeveria bashkepunonte me kriminelet per te shkaterruar qytetarin dhe sistemin. Gjithcka po ben Edi, dhe qeveria e tij eshte qe te vendose rregullin dhe respektin e qytetarit ndaj ligjit dhe sistemit. Te gjithe do te shikojme qe njerezit do te respektojne ligjin. Edi ka bere zgjedhjen e duhur me ministrin e brendeshem i cili eshte nga Tepelena. Ja cthote Noli:”A do urte njerezit te rrine, Nen komande te kesh ushtrine, Ne tabjat te kesh njerezine, Merre te gjithe Laberine”. Tahiri po vendos rregull ne sistem. Po nuk e zbatove ne burg. Eshte teper e thjeshte more filozof Besprere Gjon-ngecaj.
Po fole keshtu duhet te thuash qe e NJEH MIRE z.Gjongecaj..Nuk ka rendesi se me ka lidhje fare e fisnore…..
Ilir Gruda nga mesazhi i jot duket qe edhe ti e njeh mire kete tip fodulli sepse na thua qe ka qene student i mire. C’rendesi ka studenti i mire kur nuk eshte njeri i mire. Ky person kur erdhi si Rektor i Universitetit Bujqesor (UB) nuk beri as edhe nje ndryshim per mire gjate gjithe kohes qe ishte ne ate detyre. E vetmja gje qe beri jua la hapesirat e universitetit dhe godinat verioreve dhe pastaj lejoj djegjen e UB dhe shkaterrimin e te gjithe laboratoreve qindra mijra dollare te universitetit. Plus lejoj djegjen e bibliotekes me te madhe ne Ballkan per bujqesine, qe ndodhej ne kete universitet. Mbeshteti vetem klanin e tij ne UB dhe nxiti ‘luften e klasave’, si shefi i tij, Sali Katnar Berisha. Fatkeqesisht ky person flet per pergatitjen e qytetareve qe te respektojne sistemin dhe vete nuk eshte nje njeri i tille. Po ashtu me veprimet ne jeten e tij ka treguar qe nuk eshte qytetar qe respekton pushtetin, nepunesit civil, edhe pse me shkolle dhe i edukuar por ne fakt i ‘paedukuar’ nga pikpamja civile. Kur mban fjalime filozofike qe tu tregosh te tjereve se cfare te bejne duhet, te pakten, te jesh i qyteteruar dhe i edukuar per veten tende. Prandaj nuk i blej keto brockulla qe thote dhe i them behu njeri, te pakten ne kete jete. Koha shkon dhe ky vazhdon te jete ‘shkemb graniti’ ne brigjet e adriatikut. Tipik Tropojan i trashe dhe fodull. Ilir Gruda, duket qe ti mund te jesh nje nga ata qe kane perfituar nga ky tip, me gjithe ato lavde qe i thure. Ne qofte se ky tip do qe te behet njeri i mire, duhet tu kerkoje falje te gjithe atyre qe ka pushuar nga puna per bindje politike. Berisha e rrahu me gangot e tij per aresyen se me gjithe te mirat dhe pompimin qe i beri ai perseri e tradhetoj shefin e tij ne ditet e tij te keqija. Prandaj dhe une e quajta Beseprere.
Nese kerkon te mesosh sa i mire eshte nje njeri jepi pushtet. Keshtu ndodhi dhe me Besnikun.Do ti thosha Besnikut te mendohej mire perpara se te shkruaje shkrimet e tij.Nuk e kuptoj si ka guxim ky njeri te beje filozofi.Kujto vitet ne UTB. Bemat tua kane qene te medha ne shkaterrimin e atij universiteti. Ju sapo morret poziten si Rektor filluat luften politike klasore tuaj duke larguar nga puna kushdo ishte me PS ose me ide te kunderta nga tuajat. Ju nuk morret parasysh sa kuadro te afte dhe me sa mundime ata ishin pergatitur per te edukuar brezat e ardhshem. Ju Besnik i hoqet ne emer te demokracise se ata te prishnin pune ty qe te sundoje me lehtesi si beu i fshatit njehere e nje kohe.Dikush ketu ne forum thote qe te njeh si student te mire ne shkolle. Kjo nuk eshte mjaft. Do te thosha perpara se te jesh student i mire ,mjek i mire artist izoti duhet te jesh njeri i mire. Dhe ju keni treguar qe nuk keni qene i tille.Do beje mire te shkruaje nje artikull ku tu kerkoje falje gjithe atyre njerezve te afte disa prej tyre me thinja ne koke,qe i pushove se mendonin ndryshe nga ju,qe u hoqe buken e gojes per tekat e tua se nuk i kontrolloje dot dhe ata kishin guximin te te thonin te verteten ne sy kur ishe gabim .Pra ju treguat se cmund te benit kur juve patet pushtetin ne dore. Shume keq per ju. Ju gezuat veprimet qe bete por harruat qe keni humbur te qenit nje njeri i mire.Kush ju njeh ju e di shume mire cili jeni ju,cfare kontributi keni dhene ne UTB dhe cfare vlere kane shkrimet e tua.Beni mire te reflektoni ne veprimet tuaja Besnik dhe behu njeri i mire!!