Në ditën e Kurban Bajramit, kryeministri Rama artikuloi më qartë atë që tha para disa ditësh, kur mori vendimin për anulimin, apo më mirë për reduktimin e projektit të ndërtimit të xhamisë së re së bashku me një pallat tetëkatësh, si pjesë e kompleksit.
Me këtë vendim spekuloi boll opozita e sotme, e cila, që nga krerët e deri te avokatët dalëboje të saj, u përpoqën të argumentonin me këtë rast se kryeministri Rama ishte kundër xhamisë, pavarësisht se ai deklaroi heqjen e “bishtit” korruptiv të projektit, një pallat tetëkatësh.
Ndërsa ditën e Kuraban Bajramit Rama i hoqi çdo mundësi te re spekulimi opozitës diversioniste kur tha se besimtarët myslimanë do kenë një xhami pa pallat dhe jo një pallat me xhami.
Siç është normale në Shqipëri, edhe një projekt teknik u shndërrua në një debat politik. Politizimi i skajshëm edhe i projekteve thjesht teknike, tregon shkallën e lartë të politizimit të shoqërisë sonë. Mendoj se kjo, veçanërisht kur ndodh me fenë, është ë rrezikshme.
Manipulimi për efekte politike me besimet dhe besimtarët, është i mbarsur me pasoja të paparashikueshme.
Avokatët e opozitës e sulmojnë Edi Ramën si njeri që nuk e mbajti fjalën para komunitetit mysliman, ndërsa u kishte premtuar ndërtimin e xhamisë, kur ishte kryetar bashkie dhe gjatë fushatës elektorale.
Por sot prej opozitës, më tepër se kryeministër që nuk e mban fjalën, Rama djallëzisht tentohet të paraqitet indirekt si armik i myslimanëve, duke qenë “ortodoks”. Dhe kjo akuzë nuk mund të jetë pa sensibilitete negative dhe e vë në pozitë jokomode Ramën moralisht. Prandaj, ditën e shënuar të Kurban Bajramit, ai e artikuloi fare qartë se xhamia e re do të ndërtohet dhe se qeveria, por dhe ai vetë familjarisht, do kontribuojnë edhe me fonde për ndërtimin e saj.
Nëse dy palët e interesuara direkt, Komuniteti Mysliman (më saktë krerët e tij) dhe qeveria kanë interesa reciproke në këtë rast, ne të tjerët, pjesa tjetër e shoqërisë, që përbën dhe maxhorancën, gjykojmë më asnjanësisht.
Duke pasur parasysh vendin e ndërtimit, në një park të gjelbër (nga të paktët në Tiranë), mendoj se kemi të bëjmë me një krim ambiental. Interesi qytetar e do që ai të ishte park dhe jo xhami, as kishë, as teqe.
Është e vërtetë që komuniteti mysliman është më i madhi në Shqipëri rreth, por kjo nuk do të thotë se ata përfaqësojnë po aq përqind të popullsisë. Sepse, si kudo, aq më tepër në Shqipëri, jo të gjithë qytetarët besojnë.
Shqiptarë janë populli më pak besimtar i Europës. Një anketim i një fondacioni amerikan, që merrej posaçërisht me këtë çështje, të bërë në Shqipëri dhe të publikuar disa muaj më parë në një të përditshme serioze, tregonte se nga kampioni i anketuar vetëm 14% e shqiptarëve besojnë dhe se, prej tyre, vetëm 4% janë praktikantë, domethënë frekuentojnë institucionet e kultit (kjo për të tre besimet së bashku).
Sigurisht kjo nuk do t’u pëlqejë krerëve të komuniteteve fetare, por kjo nuk ndryshon gjë. Po dhe nëse këtë anketim e marrim me rezervë (si çdo lloj sondazhi dhe anketimi), le ta çojmë në 20-30% të popullsisë që besojnë, kur edhe në Itali (qendra botërore e katolicizmit) për shembull rreth 25% e popullsisë frekuentojnë kishat, apo në Francë ku kjo shifër arrin rreth 30%.
Sepse zbehja e ndjenjës fetare është një dukuri globale. Kurse te ne, për fat të mirë apo të keq, kjo zbehje është më e madhe edhe për shkak të historisë sonë të largët dhe të afërt (koha e komunizmit, që e ndaloi me ligj fenë).
Kombi shqiptar është ngritur sipas devizës “Atdhe dhe fe” dhe jo “Fe dhe atdhe”. Kjo është e vërtetë historike e imponuar nga ekzistenca e tre besimeve fetare, që e bënte të pamundur krijimin e kombit mbi baza të besimit fetar, pra sipas devizës “Fe dhe atdhe”.
Prandaj rilindësit e mëdhenj, mendje të ndritura si Naimi dhe Pashko Vasa do të thoshin të njëjtën gjë me forma të ndryshme. I pari do të shprehej: “Lëreni më nj’anë fenë\ Të shikojmë mëmëdhenë”, ndërsa i dyti do artikulonte thënien e famshme: “Feja e shqyptarit asht shqyptaria.”
Dhe nuk besoj se do ketë ndonjë (cilido qoftë ai) që do të guxojë t’i quajë ata ateistë apo kriptokomunistë. Aq më pak mund të tjetërsojë dhe “zbukurojë” kuptimin e këtyre shprehjeve pa ekuivok, as me pehlivanllëqe interpretimesh tekstore, kontekstore, altertekstore etj…
Si përfundim, për të evituar çdo keqkuptim lidhur me këtë çështje, si qytetar pajtohem me kryeministrin për domosdoshmërinë e ndërtimit të Xhamisë së Madhe, por nuk pajtohem me vendin e ndërtimit. Sigurisht që në qendër do të qe më mirë, por qendra e Tiranës nuk mban dot më asnjë ndërtim për shkak të mbingarkesës së betonit.
Lidhur me këtë problem kam shkruar në një të përditshme në muajin korrik ku nënvizoja se shoqëria civile (pa shpirt civil) dhe qytetarët duhet të mbështetnin një tufë ambientalistësh të vetmuar, që protestonin pikërisht për prerjen e pemëve në këtë vend, por pa e përmendur drejtpërdrejt xhaminë.
Sigurisht, krerët e komunitetit mysliman e kërkojnë xhaminë në qendër të Tiranës edhe për shkak se kisha ortodokse, para disa vitesh, është ndërtuar në qendër të Tiranës (bile mur më mur me Ministrinë e Mbrojtjes) dhe ky është një krim urbanistik.
Por kjo s’do të thotë që, meqë u gabua në një rast, të vazhdohet të gabohet përsëri. Sipas meje, trysnitë negative mbi qeveritë nga subjekte të ndryshme të çdo lloji janë të dëmshme. Dhe qeveritë nuk duhet të intimidohen nga këto.
Sa për rastin konkret mendoj se, duke qëndruar larg presioneve dhe intimidimit prej tyre, kryeministri, duke mbajtur njëherësh premtimin për ndërtimin e xhamisë së re, duhej të anulonte projektin tërësisht dhe, sipas kompetencave dhe ligjit duhet të dërgonte në gjykatë urdhëruesit dhe ekzekutuesit e këtij krimi ambiental si dhe të urdhëronte rehabilitimin e mjedisit të dëmtuar prej atyre që e shkaktuan masakrën, duke e risjellë në identitet. Që gjelbërimi të mos vritet nga marshimi i betonit.
Sepse më shumë gjelbërim do të thotë më shumë oksigjen, një jetë më e shëndetshme për të gjithë qytetarët: myslimanë, ortodoksë dhe katolikë.
Përpara se të besojmë (në fe, në politikë apo djall) na duhet të marrim frynë, na duhet ajër i pastër, oksigjen.
Tek e fundit, interesi i qytetarëve, interesi publik duhet të dominojë mbi interesin e çdo lloj komuniteti.
Per fat te keq ne kete vend askush nuk do te mesoje te verteten. Autori e ka thene nje gje te madhe, por ne nuk po degjojme zerin a atyre atdhetareve te vertete qe e kane cuar ceshtjen ne gjykate. Para dy ditesh pyeta Kastriot Frasherin perse mungonte ne Opinionin e Fevziut ne debatin per xhamine, pasi mu duk skandal, ku askush nga te pranishmit nuk kishte idene e realitetit perse diskutohej, por ajo me pohoi z. Frasheri, ishte e trishtueshme, Fevziut nuk i intereson e verteta, por manipulimi i saj. Ai po e mban peng kete vend duke u larguar nga problemi dhe krijuar konfuzion ne opinionin publik. Fevziu nuk deshiron te therese ne debate publike asnje nga ata intelektuale te cilet kane mbajtur qendrim kritik ndaj bemave te tij. Ky eshte realiteti. Pergezime zoti qejvani per kete opinion realist.
Po perse duhet te ndertohet ne qender te Tiranes xhamia ?
Ajo eshte mire te ndertohet andej nga perfieria e Tiranes, sepse edhe shumica jone nuk jane fetare , dhe aq me pake prkatikant ….
Me mire do ishte te behej referendum midis nesh, myslymaneve , dhe te shikojme cili eshte mendimi i njerezve
Ne demokraci vendos shumica, , dhe pakica duhet ti nenshtrohet vullnetit te shumices
Perse duhet ti japim kryeqytetit nje pamje arabe ? Ne jemi europiane,jo arabe
Aq me teper qe ne qender te Tiranes kemi permendoren e Gjergj Kastriotit i cili luftoi kunder ketyre xhamive …..
Duket sikur i bejme karshillek hetoit tone kombetar , me dnertimin e xhamise se madhe atej prane tij
Aty eshte nje xhami , boll me .
Ndaj xhamia te ndertohet ne periferi dhe kush te doje le te veje te falet atje
Kjo pune e myslimanizimit te shqiptarve dhe lehtsirave qe i ben shteti ksaj tendence,eshte nje prirje e gabuar.
Kjo gje te kujton komunistifikimin e dikurshem te Lindjes.
Dhe eksperimenti kamunist deshtoi.
Tash esht ne vijim nje experiment tjeter.Myslimanizimi i Lindjes.
Dhe drama jeshile do jet edhe me e madhe se drama e kuqe e dikurshme.
Njerzit,individet vet e kan fajin.Ata ishin qe gjer me dje perplasnin duret gjak per kamunizem parti enver,dhe rrinin me buk me qep .
Tash po kta njers po shkojn si lugeter dit e nat neper xhamina duke u fal koken posht e bytht perpjet!
Zoti e boni koken per me ndejt mbi kry e jo nen sum.
Po ti shaje dikur Enverin ,te digjnin te gjall kta njers.
Ne Shkoder nji komunist vrau djalin se i shau Enverin,ne koh te Ramiz Alis.
Po tu shash sot myslimanizimin e pakarar te hidhen grykësh si hijenat qe i sillen luanit te vetmuar.
Pergezime per artikullin. Eshte cdo gje e vertete dhe e qarte per shumeicen e shqiptareve, mendoj, por qe ne kete rast teper specifik, Z. Rama do ta kishte te pamundur qe te anullonte projektin e Xhamise, kjo dhe per arsyen e forte te Kishes Ortodokse ne qender te Tiranes. U be ai gabm, do behet dhe ky i dyte, Ne kete rast do sugjeroja qe parku ne qender, parpa Pallatit te Kultures, te mbillet me shume Peme, ku te kthehet ne nje park pushues me hije, dhe peme per oksigjen, ose dhe ne ndonje vend tjeter ne Tirane, jo larg qendres, te krijohet nje park i ngjashem me parku qe u prish per Xhamine. Kjo do jete nje zgjidhje.
Autori ka shkruajtur shume sakte. Eshte krim qe ne Tiranen e super betonizuar te shkaterrosh edhe ato pak siperfaqe te gjelbra qe kane mbetur. Perfaqesuesit e komunitetit mysliman shqiptar duhet te jene te paret qe te kerkojne moscenimin e siperfaqeve te gjelbra, dhe levizjen e projektit ne nje vend tjeter. Nuk behet fjale qe xhamia mos te ndertohet por te gjendet nje vend tjeter pa u cenuar siperfaqja e gjelber. Do jete ne nderin e Rames dhe te majtes progresive tani ne qeveri, qe te vendos pa asnje hezitim ne interes te mjedisit dhe te mires se gjithe komunitetit duke ruajtur ate gjelberim te paket te ngelur. Eshte e tmerrshme te shohesh ndertime gjigande betoni si kisha ortodokse me pare e tani xhamia, te zene hapesirat e gjelbra te qytetit. Ketu ne Perendim hapesirat e gjelbra ruhen me nje fanatizem te papare, kurse ne ne Tiranen super te betonizuar e te super ndotur nga smogu, bejme te kunderten. Po per pjesen me te madhe te komuniteti t qe eshte jo besimtar e ka nevoje per nje lulishte te marre ajer te paster, a mendohet? Liria e besimit te nje pjese te komunitetit nuk duhet te cenoje cilesine e jetes te pjeses me te madhe te komunitetit.
Ndertimi i xhamise eshte thjeshte eshte nje mnyre per perfitim e drejtuesve te KMSH, gjithashtu nje prove force kunder besimeve te tjera dhe historise e te ardshmes shqiptare, nje mnyre per te thene ” ne muslimanet jemi shumica, ktu behet si themi ne kshu qe shqipri do kete pamje arabe”. Tirana do jete kryeqyteti i vetem i Europes dhe i botes perendimore ku ne qender do kete nje xhami gjigande. Edhe ne kartolina e ne foto de mbetemi ”delja e zeze e Europes”.
po c’fare keni me xhamine ju komunista ateista dreqi po ju perse doni te keni kisha greke katedrale ne mes te tiranes po festoni pashket me janollatosin xhamia eshte per muslimanet sic keni katedrale gjigande ne mes te tiranes edhe ne muslimanet e duam nje xhami te madhe qe te kryejme ritet fetare si bajrami i madh dhe kurban bajarami boll folet qe xhamia i jep pamje te keqe ne te vertete e ben tiranen me te bukur ikni shikoni punet tuaja mos fusni hundet vend e pa vend islamofobe
Xhamia duhet per besimtaret muslimane per te adhuruar zotin e tyre ku eshte problemi juaj po pse per kishat eshte lejuar ndertimi edhe kishat i japin pamje si Greqi apo Serbi dhe Rusi si europe lindjes1 ju qe nuk doni xhamine ma mer mendja se jeni te gjithe grekoortdodoks dhe seboortodoxper hajer xhami te plasin armiqte e fese islame
Krishterimi eshte nje fe natyrale per shqiptaret edhe pse besimtaret e krishtere apo te fese nyslimane jane te paket ne numer. Pse eshte natyrale? Sepse krishterimi u perhap nga Shen Pali i cili erdhi ne kembe ne Iliri, i vetem, pa njeri dhe perhapi fjalen e Perendise. Feja e krishtere u be feja zyrtare e perandorise romake nga perandori Konstantin i cili ishte ilir. Ndersa feja islame erdhi ne Shqiperi nga pushtuesi osman. Shqiptaret u detyruan te ndryshojne emrat per te perfituar disa lehtesime qe u sillte te qenit mysliman. Madje neper familje kishte nje djale me emrin mysliman dhe nje tjeter me emrin e krishtere. Po te marrim shqiptaret e sotem, statistikat tregojne, ashtu sic shpjegon edhe shkruesi i ketij artikulli, qe numri i tyre eshte teper i vogel. Perseri shumica e atyre qe shkojne ne xhamira jane njerez qe kerkojne te perfitojne financiarisht nga xhamia. Ata marrin nje rroge apo perfitime materiale apo dergojne femijet e tyre per edukim ne vendet arabe. Shqiptaret duhet te bejne zgjedhjen normale dhe natyrale te tyre. Ata duhet ti bashkohen familjes qe ata i perkasin, familjes se popujve europiane. Ne nuk na bashkon asgje me popujt arabe. Anglezet thone ‘zogjte e te njejtes pupel krijojne tufen e tyre’. Kjo do te thote qe laraskat dhe pellumbat nuk perzihen se bashku. Shqiptaret duhet ti bashkohen pellumbave dhe ti lene laraskat arabe ne punet e tyre. Shqiptare dhe qeveri tregohuni te zgjuar, beni nje ankete apo referendum nese shqiptaret duan qe te ndertohet nje xhami ne qender te Tiranes. Me pelqeu argumenti i nje prej komentuesve qe nuk mund te ngrihet xhamia parballe Skenderbeut, qe baskoj te gjithe shqiptaret kundra pushtuesve osmane. Pas fitores se tyre osmanet i kaluan ne sater qindra e mijra shqiptare dhe tani kerkojne te na ndertojne xhami ne mes te Tiranes. Ju lutem shume mendonin mire para se te merrni vendime te gabuara.
jam dakort me autorin e shkrimit po mbi te gjitha komenti im do te ishte identik me ate te Raimond Vlonjatit.per kete nuk po e perseris vetem dua te shtoj se ndertesat fetare kudo neper bote kane nje domethenie te madhe historike,kulturore e mbi te gjitha simbolike. si mundet ne ku kemi luftuar,kemi qene te persekutuar,na kane vrare,na kane dhunuar per faktin qe skemi qene muslyman per rreth 500 vjet e ne te pranojme xhamine ne zemer te shqiperise?ne qe themi qe feja e shqipetarit eshte shqiperia?si mund ti pranojme keto instituzione fetare ,percarese ne mesin e kryeqytetit tone??cili eshte mesazhi qe ne i japim nje te huaji qe vjen ne shqiperi qe ne jemi nje vend myslyman apo ortodoks kur ne nuk jemi?cili eshte mesazhi qe do i japim femijeve tane ne te ardhmen???po sikur keto instituzione fetare te cilat jane shume te ndara nga ana ideologjike me njera tjetren nga ana fetare ne shqipetareve pas disa vitesh te na fusin ne konflikt e te na percajne??po mesazhi qe i japim historise prinderve tane?gjysherve?heronjeve te ketij kombi??Skenderbeut?? qe i harruam se kemi turqine mbi koke e duhet te permbushim kerkesat e saj?a nuk eshte ky fakt humbje e dinjitetit kombetar?humbje e dinjitetit te secilit prej nesh??
Anketimi i Fondacionit amerikan eshte haptazi abuziv sespe konfondon te d]besujariyt , ne zot ,ne fe . Krisht , Muhamet apo Abaz Ali me te dmnejkurit e kultitm qe jane gjera te ndryshme . Une pranoj se ndjekja e kultit duhet te jete ne ato shifra por besimi qe eshte tjeter gje eshte shume me i madh.- Viktor Hoti