Pushteti rozë i së majtës

12 Tetor 2013, 16:11Blog TEMA

Nga Ardian Ndreca

Në 2200 vjet histori të trevave tona nuk e kemi të lehtë me kujtue për mirë gratë që kanë mbajtë në dorë pushtetin politik. Tue nisë prej Teutës dhe Triteutës e deri tek parlamentaret e zadhanëset e legjislaturës së shkueme, mundena me thanë pa frikë se arroganca dhe cektësia e gjithanshme kanë zbukurue vazhdimisht sjelljet e tyne. Mbretnesha Teutë, idhnake e pazoja me kontrollue tamthin e vet, siç na tregon Polibi, vriste pabesisht ambasadorin romak që kishte ardhë me i kërkue dhanjen fund të piraterisë dhe plaçkitjes në Adriatik. Prej këtij akti të shëmtuem zen fill nji luftë që do ta shkatrronte përgjithmonë mbretninë ilire.

Por tashma Teuta asht larg dhe nuk na ban përshtypje marria e saj, tue qenë se ma afër kemi si shembuj do gra tjera idhnake dhe zemërliga që për dekada komunizëm jo vetëm që nuk zbutën burrat e tyne kriminela, por i cytën edhe ma shumë në vepra mizore që s’kanë me u shlye prej mbâmendjes sonë.

Edhe në këto dy dekada kaosi shpirtnor dhe shtetnor kemi pa shumë shpesh vulgaritetin femnor tue marrë në dorë skenën politike. Prej parlamentit në studiot televizive kanë vlue ethet e çmendunisë, gërmushjet, mungesa e oborrësisë, fjalori i rrugës, sjelljet e padenja si për seksin delikat ashtu edhe për figurën politike. Gra të ngathta në tru e të shkathta në gjuhë janë sjellë si verle transversalisht në politikën e këtyne viteve të fundit tue lanë shije të keqe tek s’ve. Politikanet shqiptare të këtyne 20 vjetëve s’i kanë përkitë ma gjinisë së tyne të zanafillës, por janë shndërrue në burra tamthlëshuem e kanë dijtë me ba vetëm poterë dhe me thanë marrina.

Por kemi përshtypjen se gjanat po ndryshojnë, pse për çudi krahu i majtë i politikës shqiptare në legjislaturën që sapo ka nisë, i ka dhanë mjaft hapsinë grave si në parlament ashtu edhe në qeverisje. Gjysma e njerzimit janë gra e edhe pse nuk mbërrijmë me kujtue gra të shqueme për mirë në politikën tonë, na vijnë ndër mend shumë burra frikacakë dhe të poshtër që rregullisht s’kanë lanë gja pa ba për me na kanë fundosë e mjerue. Prandaj prania e këtyne grave të reja në politikë asht shenj shpreset. Siç mund të përfytyrohej, emnimeve të fundit rozë në qeveri dhe në poste tjera drejtuese iu përgjegj kori i gjithmonshëm i tifozave të grave të forta me dhambë hekurit e me za xeheror.

Deri tash Shqipnia ka qenë nji vend i papërshtatshëm për to. Mjaft me kujtue historinë e dhimbshme të Nazime Vishës, e cila ndërsa u përgjërohej gjykatësve që koteshin në sallë tue u thanë: “Kini mëshirë për mua, jam fëmijë!”, merrte 15 vjet burgim që sigurisht nuk do ta bajnë ma të mirë sesa asht sot. Përposë saj ka me qindra e qindra gra që janë masakrue në këto vite nën shikimin indiferent të politikës sonë.

Kjo asht vetëm nji prej arsyeve që gratë duhet të jenë në politikë, por pa u ba burra, madje tue i drejtue ata, tue u mësue atyne abc e ndjeshmënisë njerzore dhe tue shikue në nji mënyrë ma qytetare res publica-ën tonë.

Tue njohtë disa prej atyne grave të kulturueme dhe të zonja, qytetare të ndershme dhe të squeta që sapo janë angazhue, kam shumë shpresë se kanë me punue ma mirë se shumica e burrave kotnasikot që kanë nxehë ato poltrona për vite të tana.

E sa prej “burave” që kanë mbajnë në këto vite poste në qeverisjen e vendit, në gjyqsor, në Forcat e Armatosuna, në diplomaci etj. do ta kishin meritue si dënim me veshë në publik funde grash për sjelljet e tyne aspak virile!

Asht e vërtetë që pushteti të jep flatra, e kajherë të ban edhe të pandieshëm, por kur grueja që hyn në politikë ruen të paprekun dinjitetin e vet, nuk tjetërsohet dhe kryen detyrën që i asht ngarkue, fiton shumë ma tepër merita se burri.

Tek “Ekleziazuset” e tija, apo siç njihet ndryshe “Gratë në parlament”, Aristofani i përfytyron gratë në asamble, atje nalt në kodrën e Pnykës, e cila ishte e rrethueme prej kodrës së Ninfave dhe asaj të Muzave.

Ndoshta ky asht ekuilibri dhe risia që duhet të shpresojmë në politikën tonë, jo vetëm maja e brishtë e pushtetit por edhe fuqia frymzuese e zanave.

47 komente në “Pushteti rozë i së majtës”

  1. Gegnuer Toskari says:

    Pash zoten mos me na i kujtue ma zhelefinat e marrinat e shkueme.
    http://goo.gl/JLh3ak

  2. gega says:

    Je i mrekullueshem Ardian.

    1. sali birisha says:

      As une nuk e njoh GJUHEN STANDARTE te Enverit!!!
      Me mire secili te shkruaj e te flase sipas fshatit te vet!!!
      Boll me ne RRESHT!!
      Duam te jemi te lire,secili nga du koka!!!
      Sa me shume PERCARJE,aq me mire NUK MERREN VESH SHQIPTARET!!!
      Pse,pak punova une keto 23 vjet???
      Luften Nacional-Clirimtare e quajta LUFTE CIVILE,29 NENTORIN nuk e njoha,por vetem 28 nentorin!!!
      Hamit Matjanin,Isa Tosken,Llesh Marashin ,Prek Calin e plot kriminele te tjere i bera HERONJ!!!
      Qemal Stafen e bera dashnor te Nexhmijes,Miladinin si drejtues te PKSH,se etj!!!
      Monumentet ekultures i lashe pa ruajtje dhe u vodhen nga kush te mundte!!!etj,etj!!!
      Beogradi me ka vene detyre:SA ME SHUME PERCARJE NDER SHQIPTARET,AQ ME MIRE PER NE!!!
      Ky Ndreca le te shkruaje sa te doje,por gazetat duhet te respektojne STANDARTIN LETRAR!!!

  3. xhemal says:

    nje shkrim i bukur ne gjuhen gege une e kuptova shume mire bile me tingelloje mjafte e embel ,kjo eshte nje bergjigje pe m.nanon pastaj eshte nje permbledhje e nje gjeje te re qe ka lindur ne shqiperi ajo e shpreses se mire e kjo vjen nga futja gjeresisht e gruas ne jeten e vendit ne marrjen pjese ne udheheqjen e vendit per mua do te thote se nena, motra ,gruaja vajza gjithe femrat do ndihen me mire me te lira do kene me shume mundesi per pune ,shkolle ,argetim etj por edhe nje hap i madh per te qene me larg patriakalizmit barbarise,ashpersise primitive ne mardhenie duke filluar nga familja, liria jone fillon nga liria e gruas

  4. Argita_B says:

    Ne cilen shkoll e ke mesuar shqipen se nuk ka lidhje shqipen zyrtare. Kur ben nje poezi perdoren dialekte, po artikujt i drejtohen gjithe shqiptareve e ne shkolle nuk kemi mesuar kete shqipe qe shkruan. Minimumi mos bastardo gjuhen.

    1. adi n.y says:

      nuk e kupton qe ironizon standartin e 74 te xhaxhit, zoteria eshte Profesor ne Universitet katolik ne Rome.

      je ti qe qe nuk ke informacion.

      1. fatmir says:

        zoteria mund te jete profesor edhe ne hene, kjo nuk e ben ate me pak idjot. Ne bote standartja eshte arritja me e madhe e nje kombi, vetem per idiotet nuk ben pune.

      2. ganiu says:

        Adi pi n.y. po italishten si e flet Nreca? Në gegrisht? Ka mundësi në italisht standard, atje s’ishte Enveri që ti hante hakun gegrishtes italiane. Kon pas fat taljont.

    2. cicolino says:

      Eshte nje shkrim I shkelqyer, jo vetem per nga permbajtja dhe artikulimi I frazave, por me piktorest e ben udhetimin neper rreshta gegenishtja e kullueme! Une jam toske dhe nuk e gjeta aspak bezdisese dhe artificiale te shprehurin ne gjuhen qe I vjen me pershtat dhe shprehet me mire autori i shkrimit. Nuk ka Shqiptar qe nuk e kupton tjetrin per nga dialekti! Mund te mos shprehesh dot si tjetri qe s’i perket dialektit tend, por jo se nuk e kupton! Ai Shqiptar qe thote te kunderten, po pohon se s’ka mbaruar shkollen fillore akoma!!! Pastaj, se ç’gjuhe duhet te perdoret ne menyre ZYRTARE dhe neper institucione me karakter kombetar, qofshin keto edhe TV private, atehere ndryshon puna! Ekuivoke s’ ka!? “Zyrtarja” duhet te jete ajo gjuhe qe duhet te perdoret nga te gjithe, dhe madje ne menyre te padiskutueshme dhe te detyrueshme. Kush ka pretendime per pasurimin e gjuhes zyrtare me fjale apo struktura gjuhesore nga dialekte te caktuara te Shqipes, atehere ky eshte nje diskutim tjeter, madje, I gjate dhe I rendesishem!

      1. cicolino says:

        Komplimenta dhe pergezime per shkrimin Z. Ndreca!

    3. Bekimi says:

      Vasil Markut në Nju Jork i komentova kështu:
      -Se mos e ke shkruar shqip, ore?!
      Se kishte postuar në facebook kopertinën e librit të tij me poezi, ku shkruhej me shkronja të mëdha për sqarim: “Gegnisht”

    4. Gjergj says:

      artikujt e gazetave nuk jane shkrime zyrtare. Jane letrare me shpesh e si te tilla nuk eshte aspak e thene te shkruhen ne standard.

  5. KRYON says:

    I DI MIR I GJATI KETO QE PO SHKRUANI JU ZOTI ARDIAN NDRECA.NJE UDHEHEQES SADO I PERKOHSHEM QE TE JETE, DUHET TE PASQYROJ MIRESI NE SHPIRT ,TA DOJ TE VERTETEN, TA KERKOJ ATE ,JO TA MANIPULOJ SI PUSHTETI I ME PARSHEM.

  6. LORA says:

    E admiroj stilin gegnisht te shkrimeve te Ardian Ndreces.
    Une jam nje grua nga Jugu qe e ndjej gegnishten e Ndreces si pjese integrale te identitetit tim kombetar.
    Po kaq vleresoj edhe thellesine e analizes ne to.Edhe une ndjej se normaliteti i perfaqesimit femeror ne Parlament,behet risi po te nisemi nga turpet e te shkuares.Ne fakt dominantja e gruas shqiptare,ne jeten larg ekraneve,eshte edhe me e vlere.
    Faleminderit Ardian.

  7. Skypion says:

    Ne raste te tilla,njeriu,apo i varferi njeri thote “shume drejte e ke vella,ashtu eshte;po thua te verteten ;pikes i ke rene!
    Sepse,kush eshte ai njeri me mend ne koke, ne kohe te sotme,qe do te ishte kunder ketyre risive gjinore ne administraten Rama?!
    Por,le te kthehemi pak te zotni Ndreca.
    Besoj se shume nga lexuesit ketu ne forum e dine tashem,nga vete shkrimet e zotnise,se ky eshte nje mbeshtetes i Rames dhe rrjedhimisht i se majtes ne Shqiperi.
    Per shume njerez qe ia kane sadopak idene kushtezimeve nga trashegimia politiko-sociale-kulturore,eshte cudi e madhe ky qendrim i zotni Ndreces.
    Eshte cudi,sepse,Ardian Ndreca i perket asaj shtrese te djathte thellesisht te djathte,ne shpirt te djathte.(Cudia qendron ne faktin,se Ndreca mbeshteti ardhjen ne pushtet ,sot vete pushtetin, te atyre qe konsiderohen si trashegimtaret e baballareve qe persekutuan boten e tij te dashur!).
    Mirepo,njerezit do te cuditeshin me pak,do te kuptonin me shume,dhe padyshim do te neveriteshin edhe me shume,kur te kujtonin apo mesonin,qe ky zotnia,Ardian Ndreca ,eshte nje katolikocentrist i shpallur;qe zoteria tjeter,Edi Rama,ka jo pak kohe qe miklon katoliket,madje edhe duke shpallur se ne gjakun e tij ka hisen e vet edhe ai katolik;aq e vertete eshte kjo ,sa gjate fushates zgjedhore,por edhe para saj,Rama ne Shkoder i drejtohej publikut sikur ai te ishte nje publik katolik;sikur vete Shkodra,ku raportet nderfetare jane shume delikate,te ishte e tera katolike(natyrisht qe retorika e tij ishte e terthorte,por kjo,nuk e ka penguar komunitetin mysliman ne Shkoder qe te reagoje zyrtarisht dhe publikisht ndaj ketyre idiotesive te Rames).
    Shkurt,Edi Rama ka mikluar katoliket ne veri;pikerisht per kete arsye,kemi kete mbeshtetje per Ramen nga nje sere intelektualesh katolik ne veri;pavaresisht se Rama eshte socialist dhe perfaqeson te majten,dhe ata jane te djathte,dhe perfaqesojne pjesen me te persekutuar te se djathtes!
    Shkurt e me shkurt akoma,arsyeja se pse intelektuale si Ardian Ndreca e mbeshtesin socialistin Rama dhe te majten shqiptare,jane thjeshte e vetem fetare.
    Dhe kjo te nderuar lexues te ngjall neveri,peshtirosje,percmim ,per keta njerez me mendesi mesjetare(por edhe per ata pisa qe e shfrytezojne kete qenef-mendesi).

    1. Ilir says:

      Keto qe thua ti more zoteri jane percarese dhe hedhin vrer mbi popullin prej 1 milionesh qe votoj ndryshimin. Ju prape mendoni se Rama ishte i zoti dhe i genjeu njerezit qe tja jepnin pushtetin. Por cfare bete ju more te mjere gjate 8 vjeteve ne pushtet, pervec vjedhjes masive te pronave publike dhe perdorimit te pushtetit per nevoja familjare dhe personale. Ju akoma nuk e kuptoni qe populli kerkon zgjidhje per mjerimin ne te cilin jeton. Ju e kishit shansin per 15 vjet te benit dicka per kete popull dhe nuk bete asgje. Edhe ato rruge qe bete me shume vodhet se ndertuat. Ne Shqiperi nuk ka siguri per qytetaret, ka korrupsion te tmerrshem, ka nepotizem, ka administrate politike, ka garde dhe polici politike, ka administrate politike, prona nuk ju kthye pronarit, te persekutuarit qe ti flet ketu nuk u vleresuan dhe demshpreblyen. Kishit mundesi ti benit te gjitha keto por zgjodhet ‘shatin’ per tu pasuruar per veten tuaj. Pra ju sollet vetem rrenim dhe anadollakllek ne Shqiperi. Ju e rrenuat popullin shqiptar, e late rrugeve te mergimit, e late ne harrese, ne verferi, ne mjerim. Po si nuk ju vjen turp more horra qe keni edhe goje te flisni dhe te kapardiseni si kokoshe neper televizione dhe site te tilla. Nese juve ju dhimbset populli shqiptar qe u torturua nga komunistet perse nuk ja sheruat plaget, perse nuk e lumturuat? Ju e kishit kete mundesi per 15 vjet. Populli me se fundmi ju goditi me shkelm ne te mbrapmet dhe ju hodhi ne plehrat e historise. Ju donit ta kthenit Shqiperine ne ‘koshin e plehrave’ te Europes, por rate vete ne ate kosh. Sigurisht qe populli nuk ka mbaruar ende me ju sepse kerkon drejtesi, qe ju hajdute e vrases te shkoni jo vetem ne koshin e plehrave por edhe ne burg dhe tu merren te gjithe pasurite e vjedhura e ti kthehen popullit. Keni parasysh ju zoteri i rrezuar nga kali, qe shkruan ato rreshta, qe gjate sundimit tuaj u vrane dhe moren arratine me shume shqiptare se ne 50 vjet komunizem. Jo se une e dua komunizmin, qe na nxiu jetet te gjitheve, por krimi i juaj gjithashtu eshte monstruoz, dhe i papare ne histori.

    2. homeri says:

      —skypion , komente koti qe ben —i ndan krahet politik sipas fese , –po nejse ti edhe kur do jesh ne oren e fundit te vdekjes do thuash –te majtet jane komunista ,edhe atehere kur komunizmi ne shkolla do quhet si mesjeta –shkrimi i NDRECIT nuk ka asgje te bukur , te thena te pergjitheshme , por ka si qellim qe te shkruhej nje artikull ne dialektin e veriut –un kam jetuar edhe ne veri dhe skam asnje veshtiresi te komunikoj se eshte e njejta gjuhe , por te lexoj ne dialekte ndjej veshtiresi

    3. Ilir Gruda says:

      Me vjen keq por detyrom te them se[mendoj thellesisht se per motive bindjesh tuaja fanatiko-politike ,shfryn kunder cdo levizje pozitive…A e ke pa Zhezelinen..apo……keto fetyra te montuara…Ka 23-vjet qe idhulli juaj mbeshtetet pa merite…Enveri u mbeshtet31-vite….Deri kure???PSE????Sepse do klani yt????????JOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO ZOTRI…Liria nuk je ti as PODRONI YT shpirtror…Kam lexu disa shkrime interesante tuajat..prandoj me vjen me keq..LIRIA E TJETRIT NUK CENOHET NE EMER TE ASKUJT!!!

    4. ira says:

      Besimi ne nje fe eshte vetem zgjedhje dhe jo trashegimi. Nese z. Rama ka zgjedhur te jete katolik, kete nuk duhet ta lidhe aspak me trashegimine, duke e shprehur si rrjedhoje e te qenurit besimtare katolike te gjyshes se tij, nga babai nese nuk gaboj.Ne jemi nje cift me religjon te ndryshem “te trasheguar” por ne asnje rast nuk kemi nderhyre ne zgjedhjen e femijeve, per te qene besimtare te ketij apo atij religjioni, ose per te mos qene besimtare.

    5. Prej "Shqipnijes s' Vjetër" says:

      Skypion, më duket se ti je Abdi Baleta,dora vetë!
      Ai Abdiu,fshatari nga Guri i Bardhë i Matit që Enveri e dërgoi në New York për ambasador të Shqipërisë në OKB, por që (me porosi të Enverit, edhe me bindjet e veta) takohej dhe koordinonte me …. arabët me çallma!
      Në post komunizëm, Abdiu-iu-iu çirret gjithë ditën për “katolikocentrizmin” .
      E ka amanet nga koha në OKB me vëllezërit arabë…
      E ka detyrë prej tyre ky Abdiu-iu-iu nga Guri i Bardhë, nga fshati i të iluminuarit katolik Pjetër Budi…
      Çudira shqiptare !

    6. anticensurë says:

      skypion
      jo 100% por diku më posht jam i një mëndje me ty per “premtimin”që rama i ka bërë katolikëve!!si duket ai po tregohet shumë i zgjuar,po manipulon jashtëzakonisht mirë dhe ka atë që i duhet politikanit!!e thënë shqip “kalova limin të shkërdhefsha kalin”!!e pamë shumë mirë që nga 2010a!ju futi gishtin të gjithëve atyre që ishin më të lidhur o që e ndihmuan më shumë!!ai po “mbështetet”tek amerika dhe në të njëjtën kohë flërton me turkun e grekun,nuk është e largët dita(opozita bashjane nuk do të ketë shans të paktën për 2 legjislatura të tjera të ndërrojë diçka)që do të fillojë flërtin dhe me kinën!ma merr mëndja se sdo ta ketë për gjë tia fusë dhe ndrecës me shokë,ndoshta neve si popull!!mjafton të fillojë një përkrahje për shkrimin e muçit!!dmth një rishikim të standartit!!sa për punën e fesë nuk ma merr mëndja se ka shumë në dorë!!
      gjëja që më bëri më shumë përshtypje është lidhja që ti i bën katolicizmit me të majtën!?me të vërtetë për tu çuditur!mendoj se ti bazohesh në eksperiencën shqiptare!?ti lidh persekutimin që ka ndodhur në diktaturën e proletariatit ndaj fesë dhe veçanërisht ndaj klerit katolik,për ta quajtur katolicizmin “TË DJATHTË”!!më duket një deduksion provincial dhe tmerrësisht i trashë!!
      historia e krishtërimit është e “majtë”skypion!!predikimi i katolicizmit është “i majtë”skypion!!
      në shqipëri të gjithë janë të majtë,përveç një grupi të vogël që normalisht nuk ka rrojtur në shqipëri o shumë shumë pakë që kanë rrojtur në shqipëri!!politikanët në shqipëri nuk janë as të majtë e as të djathtë,janë një rrokoko injorantësh!njëlloj si në mbledhjet e byrosë politike që janë shfaqur në emisione të ndryshem ku thoshin “ne sja kemi idenë e ekonomisë së tregut e të pluralizmit”(xhelil gjoni më duket)!!
      kështu skypion ke përdorur një argumet që nuk qëndron!!të jesh i persekutuar nga të majtët nuk të bën automatikisht të djathtë!!mos shiko gjergj ndrecën dhe tipa të tjerë të persekutuar që thonë se janë të djathtë!?ata në realitet duan të thonë jemi kundër atyre që na persekutuan,dhe këtu e lidhin PSnë e diktaturën e proletariatit,për pasojë “të djathtë”!!
      ky është mentaliteti i ngushtë që sundon në shqipëri,injoranca politike!!të zbresësh nga tropoja nuk të bën të djathtë,të jetosh në vlorë nuk të bën të majtë,të jesh i persekutuar nga komunizmi nuk të bën të djathtë,të jesh i persekutuar nga Berisha nuk të bën të majtë!!
      kështu është dhe për katolikët e klerin e tyre!!ata u persekutuan nga komunizmi por në thelb janë më të hershëm të majtë se komunizmi!!

  8. Dashamiri says:

    Artikull qw twbwnw tw mendosh thellw. Gruajaduhet nderuar e respektuar,por kur bwhet agresive sjellw neveri mwshumw se burrat.Pwrgwzoj autorin pwr shkrimin

  9. Koz Dynjaja says:

    – Paqja dhe bekimi i Zotit qofte me ty moj delja e Perendise ….!!!!!????

  10. Arli says:

    Shkruaj sipas standartit te shqipes o Ardian, se ndryshe te kuptojne vetem shkodranet. Po te shkruajne te gjithe sipas dialekteve krahinore te tyre do te behet nje “corbe derri” qe se merr vesh i pari te dytin. Standarti i bashkon njerezit.

    1. Reynald de Chatillon says:

      Ardjanin e kupton edhe labi edhe korçari. Standarti ka bashkue vetem toske, lab e i ka perça me geget. Pune e madhe fort se nuk e merr vesh gjysa e shqypnise prej Shkumbinit e poshte. Kosova, Mali i Zi edhe nji pjese e Maqedonise e marrin vesht fort mire, pa pase nevoje per standartin tosko-labo-çam.

      1. Wendy-B says:

        @Reynald de Chatillon
        C’fare do te thuash ti me kete??? Ta ndajme Shqiperine prej Shkumbinit e poshte ????

  11. tajson says:

    Kaq e trishtushme duhet me qen kjo e shtun vertet!
    Jasht shiu nuk pushon, dashnorene kam larg,
    si per dreq ,hyj ktu e lexoj ndnji budallallik…me te vetmin qellim zbavitjen. Ata sigurisht nuk mungojn . Me Mucion geg…eh..jo keq ishte ne nji far menyre zbavites,por pasi lexova kte ,u mbysha me firom fort e thirra hAlehluja

  12. specialisti says:

    O Tema une jam mesuar te lexoj gjuhen letrare dhe sinqerisht qe nuk mund te lexoj dot Ndrecen.
    Nqs Ndreca deshiron te shkruaje ne dialekt le te botoje librat e tij ne dialekt dhe uroj ti shese

    1. moçalor + terùn + redneck = jugor says:

      @pecialist ke shum te drejte, ti je mesue me lexue e me shkrue gjuhen e realizmit socialit, gjuhen e kolers se kuqe e injorances moçalore.
      lexo ne Gegnisht se ke ça te mesosh

  13. Te jap noten 10 per kete shqipe qe flet po je maqedonas ose kosovar
    Po je brenda republikes popullore te shqiperise ste falet
    Rethueme? Kulturueme? Ndjeshmnise? Tu e shikue? Masakrue? Etc
    Pash zotin ala kshu jena tu shkrue edhe ne 2013?

    1. korcari says:

      Po mire mor z. Nreca po sikur te fillojne tani qe dhe dbrani te na japi shkrime ne gazeta dibrance, kortcari korcarce, golloberdasi golloberdshe, tiransi tirance si do ti veje halli shqipes? Ne asnje vemd te botes nuk ndodh kjo qe po perpiqeni ju bashke me ate shokun tend te idealit Muc Nanon.

  14. ikandeja says:

    Ky do jete nipi i Ndre Mjedes, se s’ka mundesi..

  15. Kerpaci says:

    Futja pordhes e te dale ku te dale se ky popull i pataksur i gelltit te gjitha pordhet e edepsezeve si puna jote dhe e ca te tjereve si ti byth mut qe merrr persiper te fantazosh se si paska qene historia para 2.200 vjetesh. Keta horra e ane zaptuar shtypin tone.

  16. tomi says:

    Shkrim shume i bukur vertet Por:Sinqerisht z Ndreca nuk munda ta lexoj Shqip nje shkrim qe e shkruani ju VERTET NJE SHQIPTAR.Me dhimbje ta them sinqerisht qe e lexova me veshtiresi nje lloj sikur lexova nje shkrim ne anglisht.Por nuk eshte faji i im.Aq me pak i juaji.Te shkruajturit ne gegnisht ne nje gazete me duket e pa vend.E them me dhimbje pa dashur te lendoj asnji.Tentuan ta lexonin edhe im bir dhe ime bij dhe nuk ja ariten dot.As ata nuk kane faj sepse kan nje jete qe shkruajn dhe lexojn ne shqipen letrare.Nuk e di por edhe komshija qe e thira enkas per kete gje as nuk e mori mundimin ta çonte deri ne fund leximin se U LODH.E perseris nuk dua te te lendoj asnjenjeri qe e mendon ndryshe por me duket e drejte qe te shtroj nje pyetje.Duhet a nuk duhet te shkruhet nje artikull ne GAZET ne gjuhen JO LETRARE.E perseris se nuk dua te te lendoj njeri e as me pak te nderuarin Ardian Ndreca.

  17. Ilir says:

    Ardian artikulli eshte shume i bukur dhe i pasur nga ana gjuhesore dhe me permbajtje civilizuese. Une personalisht jam me origjine nga Jugu edhe pse i lindur ne Tirane. Por artikullin tend ne gegerisht e pashe si shume melodioz dhe me terma qe nuk mund te shprehen ne gjuhen zyrtare. Faleminderit per ‘melodine’ gege te bukur qe solle per lexuesit. Po ashtu shkrimi yt tregon qe je nje person i civilizuar. Civilizimi i cdo shoqerie shihet se sa hapesira i jepen gruas ne shoqeri dhe si trajtohet gruaja e nena apo motra ne shoqeri. Vetem shoqerite barbare kane si perberje te tyre keqtrajtimin e grave. Ne artikullin tend kam vetem nje sugjerim te vogel lidhur me menyren se si ne i transplantojme ato qe pushtuesit e tokave tona shkruanin per udheheqesit tane. Teuta nuk ishte ‘idhnake apo e pazonja me kontrollue tamthin e vet’, ky ishte cilesimi i pushtuesit per te. Polibi ishte nje historian romak. Sigurisht i dashuruar me vendin te tij, Romen. Per fat te keq nuk kemi shkrime te autoreve Ilire per kete Mbretereshe. Iliret mbronin tokat dhe detet e tyre, por sigurisht qe Roma kishte plane te medha per te krijuar Perandorine Romake. Sulmi mbi Ilirine kerkonte nje pretekst dhe sigurisht qe ata e gjeten ‘duke vrare’ pse jo edhe ambasadorin e tyre ne Iliri dhe duke ja faturuar ate krim Mbretereshes Teuta. Incidente te tilla jane te njohura per fillimin e luftrave pushtuese. Po ashtu Iliret nuk ishin pirate sic perpiqej ti portretizonte Roma. Ata ishin detare te zote dhe nuk lejonin shkeljen e ujrave te tyre nga anijet greke apo romake. Ndalimi i ketyre anijeve nga zoterat e atyre deteve perbente pirateri per pushtuesin. Sigurisht nje pretekst tjeter per te pushtuar tokat e bukura dhe pjellore te Ilirise. Sidoqofte une do te vazhdoj te lexoj me kersheri shkrimet e tua apo te autoreve te tjere qe na sjellin bukurine e gjuhes shqipe.

  18. moçalor + terùn + redneck = jugor says:

    Zotni Prof. Ndreca te falemnders qe shkuen ne Gegnisht. tregoji pak moçalorve te jugut se cila asht gjuha shqipe. ajo e kryemoçalorit Hoxha o ajo e Homerit shqiptar Fishta????

    1. Ilir says:

      Zoteri te sugjeroj te mos besh pergjithesime per Jugun. Kini parasysh qe disa nga ata qe hedhin vrer per gjuhen gege duken si jo njohes te mire te gjuhes shqipes (si psh tajson). Me kete desheroj te them qe sherbimet sekrete punojne qe te percajne shqiptaret dhe disa plehra qe shkruajne ketu kunder gjuhes gege dhe paraqiten si jugore jane ose ijnorante ose ne sherbim, te vetedijshem apo jo, te percarjes se shqiptareve. Ju mund te jeni nje prej tyre. Jugoret dhe verioret, tosket apo geget e duan njeri tjetrin dhe e shprehin kete edhe me martesat e shumta qe kane ndodhur ne Shqiperi mes gegeve dhe toskeve. Nje nga keta jam edhe une qe jam nga jugu por gruan e kam nga veriu dhe gjuha e veriut me tingellon e bukur si mjalta.

    2. shpellar+malok+cecen+vandal+antikombetar= plehre qe frymezohet nga serbi dhe greku says:

      mos shiko shume RTB dhe ERT dhe te bejne dem per identitetin kombetar…
      ki me rrespekt per ate qe te ka palluar gjyshen se shqiptar ka qene..se stergjyshen duket qe ta ka palluar ndonje serb

  19. analist says:

    O Ndrec!
    Pash zotin her tjeter na jep te lexojme edhe variantin e shqipes zyrtare ose thuj Meros ta perktheje se per zoten nuk ka durim burri me u lodhe aq gjate per disa rreshta te zakonshem te tute.
    Te ishin formula magjike po edhe hajde de…
    Nderkohe qe me shkrimin ne vetvehte jam dakord dhe te pershendes sepse… e lexova mor burre me ne fund, por here tjeter nuk do te kem kaq nge e durim dhe nuk kam me ja qit dot fundin.

  20. dritani says:

    Jane ca trapa pa shkollë ne forum dhe probabilisht me makine me timon djathtas qe nuk e kuptojne qe gjuha e Ndreces ne artikull nuk eshte gegnisht por ndoshta nje variant i modifikuar i standartit.

    ja disa shembuj: “mbajtë” (ka nje b dhe nje ë teper dhe normal se nuk e dallon dot nga “majt”); te gjitha fjalet qe mbarojne me ‘ë’; përgjërohej; “politikës” (politiks) etj se eshte e gjate lista…

    Po “transversal” cfare do me thanë”? Si ka mundsi qe gegnishtja mos kete nji fjale qe ta shqiperoje?
    Po pse ju qe po beni orgazem per “gegnishten” e Ndreces pranoni “grueja” dhe jo “gruja” apo “squeta” dhe jo “squta”.

    Sepse ka nje rob zoti qe quhet gjuhetar i cili vendos rregullat si ne matematike i cili duhet me shpjegu (apo shpjegue?) pse duhet kjo edhe ajo.
    Keta kane 20 vjet qe shajne por deri tani kurrgja s’kan ba.

    Dava eunukesh.

  21. mash says:

    Nje shkrim tipik i “shkolles shqiptare”. Cila eshte tema? Po ideja? Cili eshte objektivi i ketij shkrimi?

    Autori te le pershtypjen e nje te corodituri psiqik.

    Adrian, lexo 2-3 editoriale te Mero Bazes per ke kuptuar disa gjera mbi strukturen e nje artikulli.

  22. ira says:

    Ardian, të sugjeroj që artikujt në gazetë t’i shkruash në gjuhën standarde. Kënaqësi që ta pasurosh atë, kryesisht në fjalëformim, sepse për këtë, bazuar në sa unë kam lexuar,dialekti verior është më i mundshëm. Po e theksoj, nuk jam njohës i gjuhësisë, sepse kam një formim universitar, larg saj. Ndryshe me krijimtarinë letrare, në prozë apo në poezi.E për këtë të fundit, nëse jeni personi që unë mendoj, herët ke shprehur shumë talent. Respekte.

  23. I pashpresi says:

    Shkrim I mrekullueshem

  24. Anderlechti. says:

    Tuej lexue njekyt shkrim ç’ka po me duket vedi si me ken tuej pi nje gote raki çyleku te vija e vrakes me malcort e mi. Bash njaty m’ka avit Ardiani. Ty ta njesha te miren, e po ta nap fjalen si burrat se sa te vij ne shqipni dua me than ne shkoder, bashk me Gezimin duem me pi primen kaj pike raki.Sa per artikullin une per vedi s’smunem as me i kjek as me i shtua nje fjale. Dora te lumt!

    1. antonio says:

      Lexojeni gegnishten e fshatrave te Shkodres,sic shkruan “Anderlechti”!!!
      A nuk eshte turp te hedhesh poshte STANDARTIN ZYRTAR per kete PALO DIALEKT,qe vetem injorantet mund ta perdorin???
      A mund te shkruhen librat e shkolles me kete dialekt???
      Mire po e PRISHIM,por po filluam ne shqipot,nuk ka QEVERI TE NA MBAJE ME SA MENDJE BEHEMI!!!
      Shkurt:NUK DO FLASIM SHQIP,POR ANGLISHT!!!

  25. mimmo says:

    Megjithese jam tosk,Adrian Ndreca me gegenishten e bukur,plotesisht te kuptushme,fatkeqsisht verej padrejtesisht nga do pseudoqytetare te”civilizuar”si Skypion etj ,qe vetem zhgaravisin ligesi dhe xhelozi te pabazuar politike ndaj Adrianit.Une besoj si shume te tjere se shkrimet e tij jane nji kontribut i madh pikerisht ne uljen e diferencave dialektale si dhe afirmimin e domosdoshem te gegenishtes paralel me toskerishten. Gegenishtja aq e bukur ,Fishta,Mjeda,etj,meritojne prej kohe vemendje!! Falenderime Adrian Ndreca!!!!! Mimmo!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje