Etër dhe bij

7 Tetor 2013, 20:49Blog TEMA
Etër dhe bij

Nga Arben Saliu

Pas rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të 23 qershorit, jo rrallë herë nga krahu i djathtë është lëshuar në drejtim të krahut tjetër fjalia anatemuese se “ashtu si përmbysëm etrit, ashtu do jua bëjmë edhe juve bijve të tyre”. Personalisht mendoj se kjo çfryrje mllefi nuk ka asnjë sens logjik. Shoqëria ime është shumë e gjerë dhe e larmishme, por asnjëherë në jetën e përditshme nuk jam kondicionuar në raportet tona nga bindjet e ndryshme politike mes njëri -tjetrit. Gjykoj se nuk është aspak e drejtë të bëhen atakime parcjale, pasi brezi i etërve tanë nuk pollën vetëm fëmijë që aderuan majtas, por edhe djathtas.
Le të flasim konkretisht. Babai i Ben Imamit dhe gjithë fisi i Imamajve kanë qenë nga familjet më të majta të Vlorës; babai i Gramos Pashkos vdiq sekretar i Komitetit Qendror të PPSH; po ashtu nëna e tij dhe njëkohesiht vjehrra e Rajmonda Bulkut, zonja Eleni Pashko, ishte një jetë të tërë anëtare e Komitetit Qendror të PPSH dhe njëkohesisht ministre në kabinetet e Mehmet Shehut; babai i Genc Pollos, drejtor i Institutit të Historisë; babai i Genc Rulit, kolonel i regjimit të Enver Hoxhës; babai i Ilir Rusmalit, këshilltar i Ramiz Alisë dhe drejtor i përgjithshem i Radio Televizionit; vjehrri i Zana Guxhollit , sekretar i parë në rrethe të ndryshme dhe ambasador në disa shtete; vjerri i Adriana Gjonit, zëvendësuesi i Bardhok Bibës në postin e sekrtetarit të parë të Mirditës e të tjerë shembuj që s’dua t;i përmend. Lufta e ndershme poltike duhet bërë nga këndvështrimi i programeve dhe jo biografive rracore.
Unë personalisht e kam për nder që jam pasardhës i një luftëtari antifashist dhe një ish komunisti të ndershëm deri në palcë, që megjithëse dha shumë, nuk ju ndanë sakrificat tërë jetën. Kjo kategori ishte një armatë e tërë. Por logjika se ata që aderuan majtas në pluralizëm, i kanë etrit djaj, kurse ata që aderuan djathtas janë bijtë e etërve ëngjëj, është e papranueshme. Ky është koncept tërësisht emotiv dhe jo realist. Eshtë mëse e vërtetë se Levizja Studentore përshpejtoi ardhjen e pluralizmit politik. Studentë në atë kohë nuk shkonin bijtë e të përndjekurve politikë të regjimit, por të atyre të lidhur me fije të ndryshme me të. Në këtë kontekst, studentët dhe pedagoget morën nga etrit kurajon dhe guximin e rinisë së tyre për të përmbysyr çdo gjë të vjetër, në sistem apo koncept, duke u bërë promotorë për t’i hapur rrugë hapësirave të gjera të lirisë, në emër të demokratizimit të jetës së vendit, një proces që kishte përfshirë tërë Evropen Lindore.
Pra kjo fitore e madhe për të ardhmen e vendit erdhi në rradhë të parë nga fëmijët e etërve që kishin imunitet politik dhe jo nga fëmijet e kuislingeve, ballistëve, zogisteve dhe diversantëve që regjimi ju kishte marrë erzin qysh në djep. As më thotë ndonjë mik pse liderët e forcës së parë politike antikomuniste ishin nga kategoria me biografi të mirë dhe jo nga pinjollet e së djathtës tradicionale dhe pse kjo forcë u krijua në shtëpinë e Eleni dhe Josif Pashkos në Tiranë dhe jo të Pjetër Arbenorit në Shkodrën antikomuniste?!! Po Fatos Nanua, Edi Rama, Ardian Klosi, Teodor Kekua etj a nuk ishin bij etërish me potencë politike e shoqërore, që dhanë shembullin qysh para pluralizmit politik se frika duhej vrarë në rradhë të parë nga ky shtresëzim?!! Dhe këta etër jo vetëm nuk u bënë pengesë të bijve të tyre, por gradualisht përqafuan alternativën më progresite të kohës duke u distancuar nga dogmat e marrëzitë e kohës, por jo nga vlerat e së shkuarës.
Ne jemi bij të këtij trualli, të djathtë dhe të majtë qofshim, që kërrkush nuk duhet paragjykuar se nga vjen, por çfarë bën dhe jep për prosperitetin e këtij vendi. Nëse duam te rikthejmë luftën e klasave, ateherë shteti demokratik do vazhdojë të rrëshkasë nga dita në ditë në një neodiktaturë me maskë demokratike. Gjykoj se të gjithë aspirojmë për një shtet sa më demokratik dhe për këtë duhet të punojmë çdo ditë dhe të zhveshur nga çdo mentalitet i partisë-shtet.
Bertol Brehti thoshte se ai popull që ka nevojë për patriotë është i mjerë. Dhe nëse populli shqiptar nuk është i mjerë, është edhe nga fakti se baballarët tanë ishin patriotë të mëdhenj, pasi në rininë e tyre i vunë kurorën e lavdisë Shqipërisë si vend fitimtar ndaj bishës nazifashiste dhe me pas e transformuan atë në një vend me drita, arsim, kulturë, shkencë, industri moderne, bujqesi intesive, shërbim mjekesor falas, forca të armatosura dinjtoze e plotë tregues të tjerë. Formen e sistemit politik dhe deformimet që ai pësoi në rrugë e sipër nuk është mëkat i baballarëve tanë. Atë ta mbajnë ata që ndanë hartën e botës në Jaltë si dhe ata qe drejtuan këtë vend pasi u dehën nga pushteti.
Unë jam partizan i filozofisë se bashkë me ujët e pistë të legenit nuk mund të hidhet poshtë edhe foshnja. Vazhdoj t’i mëshoj kësaj filozofie, pavarësisht se kush më përkrah, rrudh buzët apo jargavitet.
Prandaj ata që i bien borisë së çjerrë të etërve dhe bijëve le të gjykojnë ftohtë, se këtë vend nuk mund ta bejë një palë, pasi në luftën politike dikush fiton dhe humbet përkohësisht, por ajo që duhet të fitoje përjetësisht është Shqiperia demokratike.

 

29 komente në “Etër dhe bij”

  1. edmond says:

    ndryshimi i kohes sjell dhe ndryshimin e mendimit nuk kane faj te vegjelit per gabimet e eterve apo gjysh, stergjysheve keto i shifte vetem komunizmi.

    1. Daut Skela, Vlorë says:

      …Por Gita & Shkelzeni kane faj per Krimet e Sales, sepse shume prej tyre Sala i beri per te mbrojtur Krimet e Tyre:
      http://goo.gl/iFM1Hf

      1. Çimi, shoku i Melaminit says:

        Alooooo Çimi jam… Arben

        Pa koment: Shkrim me shume se i sakte, i drejte i vertete, vetem me nje mangesi!!!
        Mungon pika mbi i!!!!
        AI nuk e kishte baben askush, prandaj shan ata qe baben e kishin dikush!!!!
        A me kuptoveeeeeeeee????
        Alooooo Çimi isha… Arben

  2. agim says:

    Artikull shume i mire,analize me llogjike dhe baze e themel,po kujt tja thuash derrave me fytyr njeriu atyre qe populli ju dha 1 miljon shuplaka dhe nuk ju skuqet fytyra,ata nuk jane te djathte,ata jane vetem gjakpirres ose shushujka,nuk ka zot se ata i vret te paret….

  3. Luli says:

    Sigurisht qe femijet nuk mbajne pergjegjesi per baballaret e tyre.,por problemi qendron ketu se kur i degjon te gjithe keto (si majtas dhe djathtas qe kane prejardhje ish komuniste)te flasin per te afermit e tyre i nxjerrin ato heronj dhe pa asnje pergjegjesi per te kaluaren dhe pastaj del pyetja:Mos valle per 45 vjet fajin e paten “ato legenat” qe ishin neper burgje dhe donin te erresonin sukseset e lavdishme te partise?????

    1. kurajo says:

      Po per krimet gjate ketyre 23 vjeteve te bera nga Sali Berisha dhe KLIKA e tij,A NUK KA FAJ EDHE ARGITA,SHKELZENI etj???

    2. denis says:

      Ku ishe ti dhe soji yt mor zoteri per 45 vjet. Me sa shof qenke gjalle e shendoshe, se po te ishe kundershtare i eger i rregjimit do kishe ngrene koqen e plumbit. Apo je nga ata qe e ke ngrene kot, jo se ke bere desidence por se ke bere dicka pa te keq, si psh ke fol ne revolte ne rradhe qumshti per vonesat ne furnizim… ka pasur shume viktima ne ate kohe qe ishin te tille se u ra lapsi jo se vertet ishin kundershtare te Hoxhes.

      Tani na dilni trima ju te gjite, tani pas te vjelave. Ju ore ishit ata qe cdo 5 maj dilnit dhe i benit lavde Hoxhes, qe sa here ai vriste ju thoshit mire ia bere. Ju ore ishit ata qe per 50 vjet kurre nuk bete nje revolte serioze te vetme apo atentat kunder tij, e sot na thoni “ata e kane fajin” a thua se ju zbritet nga Marsi ne 1991.

      Ikni ore spurdhiake, nuk mesuat kurre pergjegjesi. 5500 vete ka vrare Hoxha per 50 vjet, shumica kane qen Balliste qe luftuan krah per krah me xhandaret e huaj, komuniste qe ishin po aq katil sa Hoxha, apo diversante te sojit Hamit Matiani me kriminele se Hoxha. Desidentet e vertet nje grusht jane. E ata ishin burra trima e me integritet qe nuk ftuan dot kunder te keqes, por jo spurdhiake si ju, qe tani pas te vjelave dilni e na tregoni se kush e ka fajin.

  4. Ilir Gruda says:

    I vetmi komunist ne pushtet ne Europe ishte komunisti fanatik-servil me hyrje-dalje ne shtepine e E. Hoxhes..S,Berisha…Cfare pritet nga kjo monster qe kur ishte Sek. ne spital donte te dinte edhe per celesat e dyerve te mag…Lufta e klasave ishte motiv i tij e lakejve te tjere…Cfare pritet prej tyre!!!!!!!!!!!!!!!!!Populli ua dha pergjigjen ,por jane te pa fetyre,cipe moral a shtylle kurrizore………

  5. Koz Dynjaja says:

    -harruat Komunistet qe u pushkatuan dhe u burgosen po nga komunistet. Ashtu sic nuk kishte studente nga ballistet ashtu nuk kishte edhe hetues e oficere sigurimi nga ballistet. E dini kush beri hetuesine e Fiqirete Shehut. lexoni se eshte botuar hetuesia e gjith byrose politike qe u denuan nga byroja politike…..tung

  6. Shqip says:

    Të lumtë pena Ben. Kafen herës tjetër do ta paguaj unë ?

  7. Leo says:

    po ca keni me marmiten dhe shkelzenin, ata kane qene shume te vegjel kur sala ka qene kryeminister !

  8. Alb says:

    Shume i bukur shkrimi, por kendveshtrimi mbetet ai i “luftes se klasave”, sepse autori flet me goje per te mos vazhduar ajo lufte klasa qe beri komunizmi(krenar le te jete per origjinen) por pastaj hedh balte mbi ish ballistet, zogistet, bajraktaret etj……ne nenkoshincen e tij fle “ish lufta klasore”, per fat te keq.

    Njeriu eshte individ dhe kjo shoqria jone tejet e indoktrinuar nuk mund te kuptoje, nuk mund te dalloje, nuk mund ta trajtoje tjetrin si nje “UNE” i perseritur.

    Si ata qe vijne nga familje “komuniste” si ata bga familje “balliste” kane te njejta te drejta per te jetuar e punuar te lumtur ne te njejten toke, e cila mban nen lekuren e saj eshtart e paraardhesve.

    Lufta e dyte boterore po shkon 100 vjet dalengadale, eshte shume feminore te meremi me te vdekurit pse kur ishin ne moshen 17 vjeç moren nje pozicion te caktuar dhe jo ate te fitimtarit te luftes.

    Gjithe ky diskutim “TE PLAS”.

    LUfta e trete i mbyll keto diskutime, por kam frike se: !Beteja e Pare do te jete e Fundit!!!!

    Lundrim te Mbare e mendjen e shendoshe!!!!!!

  9. Andrea says:

    Artikull i goditur bravo ben .kur te vi do te bejme nje loj shah .tosi nga franca.

  10. Sefedini says:

    Do te ishte me i besushem Edi dhe te tjere ne rast se do ta kishin baben dhe nene te barabarte me nivelin e Rames dhe Sheqeres ?

  11. besnik says:

    Beni me pelqeu shkrimi sot kritik dhe serioz te lumte nje pene e forte por e drejte kujt ja thua …..me respekt besua nga amerika. te fala

  12. sadiku says:

    TI ZOTNI KE SHKRUAR SHUME DREJTE DHE ME NJI ARSYETIM TE PLOTE E TE LOGJIKSHEM,por c’ti besh SALI shpellplehut qe ka harruar se ka qene vet SEKRETAR partie dhe shoket qe i ka pase per rreth kane qene pjestare te nomeklatures komuniste qe aq shume u sherbeu SALA.

  13. niazi says:

    Beni!
    Te lumte dora per shkrimin e goditur . Regjimin e rrezuan djemte e komunisteve dhe jo ish klasat e permbysyra ! Ky eshte fakt. Por regjimi i Berishes riktheu luften e klasave duke i ndare shqiptaret ne miqte e tij dhe armiqte qe ishin socialistet ! Kjo eshte e verteta dhe shume nga ne e kane provuar ne kurriz kete lufte klase te papare ! Hajduti Sali bertet kapeni hajdutin dhe tashti po bertet se do i hiqen kamikazet e tij nga puna ! Por shteti ndertohet jo duke mbyllyr syte ndaj padrejtesive por duke i vene ato padrejtesi ne vend . Vetm keshtu behet shteti demokratik , shteti i te drejtes , ai shtet qe e enderruam ne vitet 90 !

  14. luti says:

    Shkrim medioker. Tema ose po ben qoka ose eshte vertet rende.

    1. kuhztanticccceeen says:

      e vërteta nuk është asnjëherë MEDIOKRITET!
      e vërteta është thjeshtë e VËRTETË!e vërteta nuk ka nevoj për zbukurime,për lajle lujle!!
      ben saliu ka shkruajtur për një të vërtetë që e dimë të gjithë,por shumë nuk e pranojnë!!për interesa të ngushta personale,për politikë miope,për vjedhje kolosale,për shkatërrim të shtetit për interesa të fqinjve!!
      bile dhe “ky pushtetar i sotëm”,që të tjerët duan ta “rëzojnë si etërit”,për ineresa politike nuk i pranon këto thënje të artikull shkruesit!por të paktën e dimë që është akoma i pa pjekur!!
      ti o luti duhet të jesh i djegu!?

  15. Illo says:

    Kush e ricikloi luften e klasave ne Shqiperi ? Ata qe ju duhej . Ata , qe u vetshpallen te “Djathte ” . E djathta shqiptare edhe , kur ka ekzistuar realisht , nuk eshte perpkrahur . e djathta aktuale eshte fallco . Te pa aftet , sa here e ndjejne veten ngushte I drejtohen kesaj lufte , qe I ka rrenjet tek Hitleri dhe Stalini . Zoti Saliu , ka shkruar nje nga artikujt me te bukur , qe kam pare ne Tema .
    Illo

  16. "BALASHI" says:

    Me se fundi u gjet nje njeri me emrin Arben qe e sqaroi ate “eter e bij” qe u abuzua nga te pafytyret qe e katandisen vendin ne kete dite halli, kinse se jane demokrate.

  17. Sallakja says:

    Jo, jo more Ben Saliu.
    Nuk kam nerva te te shpjegoje te verteten.
    Nga menyra diletanteske qe shkruan e menyra
    e te konceptuarit te problmeve Shqiptare kam idene
    se nuk ja vlene bara qirane.
    Degjome me kujdes ( mbase kupton )
    Ne 5-6 korrik 1990 me urdher te Ramiz Alise ne Tirane
    hapen ambasadat e huaja.
    Mbas nje jave nga Tirana largohen drejt perendimit
    dicka me shume se 5 mije njerez.
    Analizohe mire kete fakte, eshte kyci i se kaluares,
    e se ardhmes Shqiptare
    E ktheva sistemin pa gjak, do te trumpetonte Alia, ne te
    gjitha intervista e tij te me vonshme.
    Kishte plotesishte te drejte.
    Edhe pse idea per hapjen e ambasadave nuk ishte e tija,
    por e huazuar nga perendimi.
    13 korriku 1990 ishte fitorja e dyte e komunizmit ne Shqiperi,
    mbas asaj te nentorit 1944, e do te thoja pa ndrojtje se
    eshte fitorja me e rendesisme per komunistet e kelyshet e tyre.
    Ti, Ben Saliu ( me mustaqe shik ) e di qe kur iken macja
    cfare behet me minjte ?

    Ah, se harrova, c’domthene komuniste i ndershem ?
    Ata qe ngrinin duart ne shenje aprovimi ne mbledhjet e
    partise per burgime,internime,degradime………..horror.
    Ishin te ndershem, apo te pa ndershem ?

    1. kuhztanticccceeen says:

      sallake
      komunist të ndershëm ishin dhe ata që thua ti!!por dhe ata që shpëtuan shumë njerëz nga denoncimet e karrieristëve spiunëve vullnetar që sot i ke me bollëk në radhët e atyre që duan të rrëzojnë “bijt si etërit”!sallake janë po të njëjtët njerëz që për interesa personale po bëjnë të njëjtën gjë si atëherë!!pa asnjëlloj bindje tjetër,përveç interesit personal,ata u bënë komunistë!!persekutuan sa mundën,deri komunistët me bindje,dhe një ditë me djell,u shëndruan në demokratë!!po prapë pa pasur as idenë as dëshirën e demokracisë!!ata për interesat e tyre si dje kur luftuan komnistët e ndershëm sot luftojnë demokrtët në shpirt e vepra!
      janë po këta njerëz që kërkojnë të rimarrin pushtetin!!
      po ashtu në radhën tjetër ka nga ata njerëz që megjithëse përfituan gjithë të mirat e komunizmit sot për interesat e tyre personale,për snobizëm dhe për tu përshtatur me “modën” janë bërë më anti komunistë se ata që kanë vuajtur nga komunizmi tërë jetën!!
      mungesa e zgjuarsisë,mungesa e mënçurisë dhe interesi i ngusht personal bën që njeriu të mos mësojë aspak nga e shkuara e tij!!nuk e di kujt pjese i përkishje dje e kujt sot,por e shoh që nuk ke mësuar fare nga e shkuara!një mundësi e madhe është se mund të jesh nga ata që kanë përfituar pardje,dje dhe duan të përfitojnë sot e nesër!!
      ben saliu ka bërë një shkrim që duhej ta kishin bërë shumë të tjerë më parë!duke filluar nga “gjeniu i dijes shqiptare” fatos lubonja,gjeniu i letrave për leverdi personale mol kadarja,bojaxhiu që përfitoi nga komunizmi katedrën e arteve dhe sot drejtimin e vëndit ed kalamo i përjetshëm rama e kështu me rradhë!!
      këta debila për interesa personale,mungesë mënçurie nuk janë aspak në gjëndje të jenë sadopak OBJEKTIVË!si me të shkuarën ashtu dhe me të sotmen!!janë njerëz që ineresi personal sundon dhunshëm mbi atë shoqëror!!
      ku dëshira për të pasur pushtet e ka dënuar me vdekje dëshirën për ndërtuar shtet!

      1. Sallakja says:

        Kuhtzanti……….?
        ……nuk e di kujt pjese i perkisje dje e kujt sot….
        Qe ti nuk e kupton se kujt “pjese” i takoj une jane
        dy arsye:
        E para. Nuk kupton sepse vuan nga nje semundje
        e vjeter shqiptare………..nuk lexojne,kritikojne.
        E dyta. Ka shume mundesi qe une te mos jem
        shprehur qarte.
        Kjo e dyta me duket me e mundeshme.
        Por per fatin tend te keq une nuk shprehem dot
        ndryshe ( pune karakteri) prandaj lexoje edhe nje here
        cka kam thene e sforcohu ta kuptosh qe te mos
        arrish ne konkluzione te gabuara.
        Buona fortuna.

        1. kuhztanticccceeen says:

          e rilexova dhe përveç shprehjes së idesë se ajo që ndodhi në korrik të ’90 ishte një “fitore e dytë e komunizmit” nuk kuptova gjë!!
          mund të merret me mënd në frazën e dytë të shkrimit tënd,por dhe aty ka aq shumë mundësi sa do të më digjej truni më shumë se me budallallëqet që dëgjoj e lexoj për ditë!!
          prap mbetem në atë pikë që ti ke marrë për bazë në replikën tënde me mua!!në kë anë bën pjesë!!
          unë bëj pjesë në atë që jo vetëm luftuan dhe derdhën gjak por lanë gjithë pasurinë për të çliruar e ndërtuar shqipërinë!bile mbylljen e patën ashtu si ti e përshkruan në fund!!përfunduan në burg dhe internime!!
          nuk do ti kishe rënë dhe ti kaq shkurt si puna time,për të mos lënë këtë mëndjen time të vockël që të sforcohej të nxirrte “dhjamë nga pleshti”i komentit dhe rreplikës tënde???

          furtunë nuk kemi këtu në tiranë,pak kohë e vrëjtur(pjesërisht),por ka mundësi sonte natën ta shijojmë furtunën!!
          e kalofsh mir sallake dhe ji më i qartë në shkrimet e tua!!mos lër vënd për interpretim,e aq më pak mos kërko që tjetri ti interpretojë!përndryshe interpretimi i tjetrit mund të të mos pëlqejë!nuk mund të ankohesh sepse ja ke sygjeruar vetë!!

  18. Ramadan Garo says:

    Arben, me mendje te fresket si gjithmone,vazhdo te shkruash keshtu se per keto sot ka nevoje me teper se kurre.Shkrim realist, i ekuilibruar dhe unifikues.Embrionet e ketij vizioni ti i ke patur qush ne rini, siç te njoh,tani shpalosi dhe vazhdo. Me respekt.

    1. Besniku says:

      Autori i ketij shkrimi ka dale perballe opinionit publik me emrin e vet duke trajtuar nje teme te nxete. Liria e shtypit i krijon mundesine cdo njeriu te replikoje hapur me gjuhen e fakteve dhe etike dhe jo te perdor internetin si ferngji me plumba qorr duke mbuluar koken me peshqir te palare e rreckosur.

  19. Skuthi says:

    Ore kush i gjen t`i postoje ato direktivat e KATOVICES!!! Bejeni krahasimin vete pastaj…………

  20. lili says:

    Ne se duamte rikthejme luften e klasave?
    Po ju kur nuk e ndalet luften e klasave!Mos kujtoni se sot beson kush se sali BERISHA eshte i djathte!jo zotni,e djathta e vertet nuk existon ne politikene Shqipetare ku kemi vetem parti te Buke te Partise,te cilat svillojne lufte Brenda lojit me kishe nje te djathte ku sic e tregoni vete keni ne kete te djathte te gjithe bijte e komunisteve e asnje nationaliste!
    Lutta kunder kish pronaret e kish te burgosurit ka vazhduar e vazhdon déri sot,mot zotni edhe kjo u pa kur Liraku u dogj per te drejtat e tij e ku as je nga ju nuk reagoj….
    Edhe kemi gjendje qe kemi vetem sepse bijte e et écrit vazhdojne te sundojne,te vrasin,te grabitin pasurite kombtare…Flasin per arin e Zogut,i cili IU rikthye Shqiperise pas 1992shit,edhe harroje sa millioneret e ku qe Kane grabitur déri sot…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje