Në latinisht humulus lupulus quhet një bimë, e cila hyn në familjen e cannabeas, e cila është një përbërës i rëndësishëm në prodhimin e birrës.
M’u kujtua krejt rastësisht emri dhe rëndësia e saj këto ditë zhvillimesh të reja në përpjekjet e qeverisë Rama 1 për të krijuar një administratë ‘të ndershme’ në kuptimin e ballafaqimit me realitetin.
Sepse sot më shumë se kurrë në këtë moment kthese, lypsen jo njerëzit e mirë, ata që në mënyrë të ndërgjegjshme nuk duan ta kuptojnë të vërtetën, ata që rrojnë me dëshirë mbi gënjeshtrën, sepse nuk duan ta shohin të keqen e nuk duan ta thonë, sepse janë njerëz ‘të mirë’.
Këta në fakt janë njerëzit më të dashur për të tjerët sepse nuk trazojnë ‘ujërat’, nuk prishin qejf me njeri dhe optimizmi i tyre, edhe pse i gënjeshtërt, është i pëlqyeshëm.
Nuk e di se pse këta njerëz janë në realitet simboli i mirësisë e të gjithë i duan pranë, jo thjesht për biseda konsumi, sepse shqiptarët ka kohë që bisedat e konsumit i kanë lënë, madje edhe gratë, të cilat mbahen si krijesa që e kanë domosdoshmëri shkëmbimin e bisedave për konsum, nuk kanë më kohë.
Jeta është bërë më ‘intensive’ sepse ka “humbur paraja” është e vështirë ta gjesh, prandaj biseduesi zgjidhet me kujdes e për këtë njeriu ‘i mirë’ dridhet sa majtas- djathtas për të qëlluar në shenjë, sepse gjithë problemi është paraja…
Kam shumë kohë që rastësisht i shoh tek më shmangen, disa ulin sytë, disa dridhen majtas-djathta, ndonjëri rrotullohet me shpejtësi mbrapa kthehu, por ka ndodhur që ndonjë të njohur ‘të vjetër’ e kam zënë nga supi (sepse çdo njeri është qenie sociale dhe nuk mund të vetëizolohet) për të shkëmbyer dy fjalë, qoftë për të folur mbi motin, por s’ka qenë e thënë, përgjigja ka qenë e rrufeshme, në formë këshille dashamirëse: -na duhet të mbijetojmë, nuk i dilet drejt e drejt- dhe në fakt kjo është fjala që më ka vrarë më shumë gjatë gjithë kësaj kohe, kur unë jam përpjekur ta tërheq harkun për të nxjerrë të vërtetën.
Jam shumë e sigurt se më kuptojnë drejt vetëm ata që kanë bërë të njëjtën gjë, në këtë luftë të vështirë shumërrymëshe, ku këta ‘të mirët’ dridhu majtas kanë qenë për t’i pasur zili….
Zarathustra i quajti ‘të mirët’ ndonjëherë “njerëzit e fundit”, ndonjëherë “fillimi i fundit”, por në fund fare i konsideron si llojin më të dëmshëm të njerëzve sepse e drejtojnë ekzistencën e tyre sa në kurriz të së vërtetës aq edhe në kurriz të së ardhmes.
“Të mirët nuk mund të krijojnë: ata janë përherë fillimi i fundit, ata e kryqëzojnë atë që shkruan vlera të reja mbi tabela të reja, i sakrifikojnë të ardhmen vetvetes, kryqëzojnë çdo të ardhme të njerëzimit!”
Shoqëria jonë është dukur se ka vuajtur më shumë prej shpifësve dhe llafazanëve, dhe ata kanë bërë realisht shumë dëme, por dëmi i shkaktuar nga të mirët është dëmi më i dëmshëm.
Por kategoria shkatërruese që në fakt është objekt trajtimi i sociopatisë ka qenë ajo e ‘dyfytyrësve’, e atyre që kanë bërë lojën më shpërfytyruese atë të ndryshimit të qëndrimit të menjëhershëm, të kthimit të herë pas hershëm të faqes së kundërt, për të përfituar nga të dy portat me qëllim shkatërrimin e së vërtetës… duke sjellë zhgënjimin, të cilin je i detyruar ta durosh me gjithë dhimbjen përkatëse, ndjesinë e poshtërimit e të lënies në baltë, ndjesinë e tradhëtisë e cila nuk ka asnjë ‘shërim’
Në këtë pikë kthese komentojnë emra njerëzish që marrin përsipër të drejtojnë institucione. As di të dalloj kush është komentuesi, edhe nëse e kam përballë në rastin më të mirë, edhe kur është i fshehur në rastin më të keq, vetëm se besoj se kur shkakton ‘reaksion’ një emër me siguri ka të bëjë me të vërtetën, sepse njerëzit e mirë janë më të preferuarit….
Është momenti i të vërtetës, reaksionin ka kohë që nuk e njohim si shoqëri; shtrati gjumëndjellës i gënjeshtrës më të madhe në ndarjen me thikë I MAJTË- I DJATHTË ka ardhur koha të shprishet…
Rrugës i shoh të lëkunden majtas-djathtas të mirët dhe ata zhgënjyesët duke u lëkundur nuk dredhojnë më rrugën as kahun, vetëm se kanë një ‘ngrirje’ në mimikën e tyre dhe presin dy sekonda me shikimin në ajër me shpresën e ‘të shkuara të harruara’…
Në këtë pikë kthese as që mund ta mendosh t’i rregullosh njerëzit me dorë e t’i bësh ata që duhet të jenë, por ama është e mundur, të kthehet e vërteta me gjithë reaksionin, që mund të shkaktojë, përndryshe e ardhmja rrezikohet seriozisht.
Edhe ti nuk the nje gje konkrete me emer, por i erdhe verdalle e vardalle. Ate humulus lupulus e ke perdorur gabim se ketu nuk hyne fare se ndryshe ne shqip quhet dhe sumbullari. Megjithe ate keput nga nje fjale qe s’e dine te tjeret dhe dole m’atane. Pse nuk thua shqip psh Kastriot Islami, pastaj vazhdo me te tjere apo dhe qytetare qe duan te mbijetojne. Pse nuk thua qe jane bere pordhace dhe nuk jane burra ata qe nuk qendrojne drejte, pse nuk thua qe vajzat dhe grate e soteme jane bere kurva dhe nuk kane nder e dinjitet, pse nuk thua qe ata po prishin e shkaterrojne familjen, po perçajne kombin! Pse nuk i thua , ti jeton aty, po me ben leksione teorike te tema. Bile ti thuash me emra se ta theme une qe nuk te hane as m… te tille jane gatuar. Ata qe te vrasin, te vrasin pas shpine per para apo kapital. Llafi tani eshte i lire, e nuk duan tadine fare se dhe gjyqtaret s’e marrin per baze. Bile kane kaluar ne nje kategori tjeter. Vetem llafet kunder shkelzenit e Argites quhen shpifje nga gjyqtaret tane, por edhe kunder ndonje pjestare te formacionit antishqiptar me kryetar Saliun e madh.
Me duket se metafora eshte e gjetur, sepse ky Sumbullari qe thua ti e te paska vene ne moto te hapesh fjalorin,ne latinisht thote autorja quhet dridhu majtas dridhu djathtas sepse ashtu dridhet sumbullari realisht, keshtu qe krahasimi i shqiptareve pa shtylle kurrizore me duket shume interesant me kete humulus lupulusin e me kete rast marim kulture edhe ne qe nuk e dinim.
Komenti yt duket tejet provokues e i padenje, ndersa une do ta komplimentoja zonjen per inteligjencen dhe kujdesin qe tregon, per te mos prekur emra, por denoncon fenomenin. Ku i dihet ti mund te jesh vete nje nga ata dredharaket dhe sahanlepiresit psh, por fshihesh aty ne erresire sepse ndihet nje fare frike ne menyre si shkruan. Mos u keqkupto se nuk e kam akuze direkte sepse ti je i fshehur, por thashe psh.
gjithe te mirat
Te faleminderit, selim, per sqarimin qe me bere. Kush eshte latinisht sumbullari apo humulus lupulus? Te dishe mua ti per dredha, futesh njeqind pashe poshte, megjithate nuk ka rendesi. Sot me fakte me plumba ne trup, thone jane ashkla. Koha eshte e tyre, hapsira eshte e jona.
Fatmir pershendetje! Sumbullari ne latinisht quhet: Humulus Lupulus, qe do te thote ne shqip: dridhu majtas dridhu djathtas.
Fatiiiii ti te fut njeqind pashe nen dhe vetem po te kesh babin per doreeeeeeeeeeeee
Anila ke te drejte se per llafe nuk te vrasin, por lufta e pushteti eshte gjakatare.Kunder pesonave qe thone te drejten politika dhe po te gerrmosh thelle zanafilla fillon nga nje femer ambicioze, perdor strukturat e shish ne menyre jo ligjore, bashke me shiu, dhe ato plumbat ku mi gjen, ndersa ata ndertojne nje mega-Stigme, qe e detyron publicistin o te largohet krejt nga Shqiperia o …..Ne kete rastin e zonjes mbijetesa eshte shenje e nje karakterite forte. pervecse nje dedikim si ky teper dinjitoz, ketyre njerzve nuk ke çu ben. Shpesh intrigat nuk lene gjiurme, dhe pastaj hakmarrja nuk te qeteson…
faji eshte i sistemit, sepse shume njerez te perdorur pa vullnetin e tyre jane fare pa shtylle e as mund te merren ne konsiderate.
prandaj Edi Rama duhet te beje kujdes nga keta PSIKOVAMPIRA qe mendojne se çdo njeri qe do te behet protagonist vete pa mbeshtetje, mund t’ia mbaroje ajrin asaj…qe te qepet me vite deri sa te te jepe litarin apo nje atak kardiak.
Nje rast mbijetese duhet inkurajuar jo per te nxjere emra sepse keshtu nuk zgjidh asgje, perkundrazi nje sensibilizim i mbare shoqerise, per tu mbrojtur nga sociopatet, te cilet behen te rrezikshem kur behen bashke sepse armata e njerezve varfanjak qe perdorin jane mish per top-
Nje pershkrim i jashtezakonisht i sakte i situates. Mese realiste
E VERTETE E TRISHTE E SHOQERIUSE SONE
E TRAJTUAR ME VERTETESI E REALIZEM
SHPRESOJME QE KJO ERE E RE TE HAPE
SYTE E MENDJES PER TE JETUAR JETEN
ME ME SHUME DINJITET DHE RESPEKT
FALEMINDERIT Z,MAGDALENA
Pershendetje Magda!
Dikur ne fakultet te kemi cilesuar “Metal i Paster”, jam krenar qe nuk paskam gabuar. Nuk ke ndryshuar ne asgje.
Edhe ne te prefshin rrugen dyqind a treqind vete……ti mbetesh metal i paster. Me ka zene syri nje komentues, i cili te quante kristal..me pelqeu, por une nuk e ndryshoj mendimin tim mbi karakterin tend se je nje metal i paster.
Shkrimi I zonjes koherent,Nje humulus lupulus sot eshte dhe doktori I emeruar ne krye te ASHR-se Tirane.Do ta njohin njerezia tani e mbrapa.
@artan a me qafsh se na bone kurjoz kush o ky doktorri ? JO per gjo, por kam besim ne konspiracionin tat, sepse ti dijshe shume gjona te tjera ne lidhje me personat qe shkruajne ketu, i biri e bija e motra i vellai djali nusja kunata kunoti, kshu qe koma besim te plote se ke informacion te sakte.
Rrofsh ti Artan se masanej na le pa gjo, ku t’gjejme informacion, sepse ne budallenjte e dume ta dime para kohe, sikur nuk do jemi gjalle e ta marrim vesh kur te behet publike.