Heronjtë Shqiptarë - Pa paqe dhe në varr

5 Tetor 2013, 21:01Blog TEMA

Nga Ben Andoni*

Dy “Heronjtë e Popullit” Qemal Stafa dhe Vasil Shanto, janë të vetmit që i kanë shpëtuar dy regjimeve të fundit dhe prehen në “Varrezat e Dëshmorëve”. Por, Enver Hoxha, Hysni Kapo, Myslim Peza, Nako Spiru, Gogo Nushi, Josif Pashko nuk ia dolën dot. Tek VIP-at e ndjerë heronj është shtuar edhe Azem Hajdari, por në një varr në ekstremin tjetër të Qemal Stafës, aty ku dikur ishte varri i Enverit. Në fakt, katrahura është gjetiu: varret e mijëra të persekutuarve janë lëvizur për të humbur ose gjenden në varre pa emër, Konica qëndroi katër vjet në dollap, ndërsa eshtrat e Gjergj Fishtës, Bab Dud Karbunarës, Koço Kotës, Mirash Ivanajt e shumë e shumë të tjerëve, ka të ngjarë të mos gjenden kurrë….

 

Ata që zbrisnin më 1945 nga qendra e kryeqytetit drejt Shallvareve, nuk mund të mos u bënte përshtypje ekzistenca e katër varreve të veçuara në fillim të fushës së madhe. Vendprehjet e Qemal Stafës, Vasil Shantos dhe dy heronjve të tjerë me emër si ata, dergjeshin aty pranë njëri-tjetrit. Të katër bashkë, fare të rinj dhe vrarë në kushte ekstreme të terrorit fashist, ndihmuan me imazhin e tyre luftën e madhe antifashiste. Por, nëse vdekja e tyre ndihmoi një kauzë, kjo nuk mund të thuhet se prishi dot mentalitetin e varrim-zhvarrimit të shqiptarëve. Që do të thotë se gati pakkush nga heronjtë dhe personalitetet shqiptare i ka shpëtuar rivarrimeve. Ndërkohë kishte dhe më keq. Kur Shqipëria vajtonte dhjetëra, mijëra dëshmorët dhe viktimat e saj- një takëm tjetër njerëzish po e pësonin. Eshtrat e ‘Poetit Kombëtar’ Gjergj Fishta përfundonin në lumë, kurse Koço Kota dhe Mirash Ivanaj, po varroseshin në vende që edhe sot s’kanë asnjë dëshmitar. Në SHBA, Konica do qëndronte për gati 4 vjet në një raft, në pritje që bashkatdhetarët ose të afërmit t’i gjenin një vend të fundmi. Dhe ende, historia s’mbaron këtu: Është një armatë e tërë me të ekzekutuar nga diktatura komuniste, që për 50 vite kapën shifrën e frikshme të 4.500 të zhdukurve. Më ’90 gati u bë proverbiale historia e varrim-zhvarrimit të tyre, por që gjithsesi nuk mjaftoi, që të kuronte këtë plagë historiko-antropologjike. Një histori, e cila më shumë se një kronikë rituali mortor lidhet me dënimin epror kapital, të cilin japin me shumë dëshirë shqiptarët: të të zhdukin varrin. Jo më kot, një nga nëmiet tona kombëtare mbetet “të humbtë varri”.

 

Dëshmorët

E ndërsa të persekutuarit vazhdojnë e kërkojnë dhe apelojnë prej vitesh me të drejtë për fatin e eshtrave të tyre, janë më qindra dëshmorë të dy krahëve të Luftës së Dytë Botërore, që nuk u dihet fati i banesës së fundit. Shumë syresh, partizanë, patën mallkimin se vdiqën në një vend të panjohur, ku jetojnë sllavët. Fjala, ashtu si mund të merret me mënd, është për ata qindra partizanë shqiptarë që dhanë jetën në Ish-Jugosllavi. Regjimi komunist përgatiti menjëherë një vend në kodrat e Shën Prokopit dhe zhvarrosi rekord shumë nga heronjtë, që ishin varrosur në Varrezat e atëhershme të Bamit. Ky ishte zhvarrimi i dytë i tyre, kurse i disave syresh i treti apo i katërti. Ndërkohë me një marrëveshje me shtetin komunist jugosllav më 1946 shteti shqiptar dërgoi një komision të posaçëm në republikat e ish-Jugosllavisë. U arritën të gjendeshin 380 trupave të partizanëve shqiptarë, të cilët u sollën menjëherë në Shqipëri dhe u varrosën me ceremoni në Varrezat e Dëshmorëve. Ky ishte dhe momenti që nëpër rrethe filloi të mendohet seriozisht për heronjtë e shpërndarë kudo. Edhe katër varret iu bashkuan këtyre. Me një fushatë të tërë propagandistike, Komitetet Ekzekutive dhe njësitë më të vogla vendore, identifikuan dhe krijuan kudo varreza heronjsh në pikat më të këndshme të qyteteve. Tre skulptorët më të njohur shqiptarë Kristaq Rama, Shaban Hadëri dhe Muntaz Dhrami morën detyrën të mbaronin një monument tre metrosh, që u quajt “Nëna Shqipëri” dhe që u vendos mbi një bazament gati 9 metrosh më 1971. Një vit më pas, në Kodrat e Saukut, erdhi radha që të varroseshin dhe njëherë tjetër. Për shumë syresh kjo do ishte hera e tretë. Kur më 1975, erdhën edhe eshtrat e 300 të tjerëve sërish nga ish-Jugosllavia, ishin gati parcelat e reja në Varrezat e reja…

 

Mania për të shpikur heronj

Duke qenë një vend me një jetë të vështirë institucionale në 150 vitet e fundit, do ishte e vështirë që të krijoheshin rregulla apo protokolle për varrosje dhe nderime. Ndaj, në fushën sakrale, kjo do të ndihesh më shumë me varrim-zhvarrim e shpeshta që iu bënë shumë personazheve. Zakonisht, njëherë të anatemuar ose pak vlerësuar dhe pastaj nderuar. Të kthehemi në argumentin tonë. Komunistët ishin të parët që e bënë inflamativ kuptimin e nocionit të dëshmorëve. Duke e përdorur si një argument për legjitimitetin e pushtetit, që ushtronin, filluan ta bënin shpesh lojën e varrim-zhvarrimeve. Hoqën një pjesë nga varret e tyre dhe afruan një palë të tjerë. Nako Spiru, një nga njerëzit kryesorë të tyre që bëri vetëvrasje, do e vuante hapur këtë histori, që ka marrë fund vetëm pak vite më parë (kundër kujtimit të tij), kohë kur edhe udhëheqësit më të lartë të luftës antifashiste u zhvendosën nga Varrezat e Dëshmorëve. Për 30 vjet pas lufte vazhdonin të bëheshin monumente, varreza, varrime e zhvarrime. Ishte kaq i dukshëm ky sens për të rrëfyer përmasat e jashtëzakonshme të kësaj lufte, saqë kaloi në grotesk…

 

Intermexo

Institucionalisht me kërkesën e 10 deputetëve, më 30 Korrik 1946 në orën 17.00 u zhvillua një mbledhje speciale e Kuvendit Popullor, ku diskutimet e “përfaqësuesve të popullit” nënvizuan faktin e pasjes së “kockave të më shumë se 40.000 dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e vendit”. Rezoluta, që u miratua në fund dhe që iu drejtua Presidiumit të Konferencës së Paqes në Paris, shkruante se në Shqipëri ishin vranë dhe plagosur 40.600 vetë. Rezoluta shtonte po ashtu se shqiptarët kishin vrarë 47.000 italianë e gjermanë dhe 50.000 të tjera kishin kapur robër, ndaj Shqipëria duhej të pranohej. Kurse më 21 gusht 1946, Enver Hoxha foli para seancës plenare të Konferencës së Paqes, ku deklaroi se shqiptarët kishin vrarë plot 53.639 italianë e gjermanë, ndërsa nazifashistët kishin rrënuar e rrafshuar 850 qytete e fshatra. Kishin internuar mbi 10.000 veta, kishin vrarë 28.000 dëshmorë dhe plagosur 12.600 të tjerë (Bashkimi 22 shtator). Shifrat ishin katapultuar frikshëm për heronjtë shqiptarë. Ndërkohë, problemi s’ishte aq i vogël. Regjimi e kishte bërë gati ekuivalent nocionin dëshmor me të rënët e luftës dhe kuptohet vetëm me ata të krahut të vet, duke mohuar veprimtarinë e shumë nacionalistëve, një grup të madh martirësh të Rilindjes dhe ata të periudhave të mëparshme, që kishin kontribuar po kaq në lirinë e Shqipërisë. Dërrma vazhdoi më ’90, kur me konceptimin e fjalës dëshmor u përfshinë edhe një gamë më e madhe dhe madje edhe viktimat pa gjyq të bombës sovjetike që u rivarrosën, në Varrezat e sotme të Dëshmorëve, mu atje ku dikur ishin liderët e lartë të PKSH-së.

 

Të tjerët

Sot ky sens është fashitur disi, por jo loja e politikanëve për ta përdorur. U hoqën shumë personazhe, ndërsa tani është si vend ku mund të varroset çdokush që ka merita për një veprimtari. “Varreza e Dëshmorëve të Kombit”, sot, është e bjerrur në atë gjendje saqë është çështje kohe, kur do të rrënohet krejt. Pllaka të hequra, të tjerat, mu poshtë monumentit të madh krejt të shkatërruara, kurse paretet ngado në rënie. Edhe pse mbahet kinse pastër, ajo do një fond, që ka pak gjasa të gjendet për ta përmirësuar këtë situatë. Në fund të Varrezave janë vendosur heronjtë e sotëm të policisë, në varre që ndryshojnë shumë nga formati i varreve të tjera. Emrat mbi varre kanë filluar t’u ikin germat, kurse rrëshqitjet e poshtme të dheut gati po e prishin këtë strukturë. Megjithatë, askush nuk apelon për këtë. Nëpër qytete gjendja është më katastrofike, kurse Varrezat e Dëshmorëve në Korçë kanë qenë dëmtuar aq sa në sipërfaqe thuhej se kishin dalë eshtrat. Në ditët tona, i fundit që është varrosur në varrezat e Tiranës është Azem Hajdari, por në anën e kundërt të varrit tjetër në rresht, që është ai i Qemal Stafës! Vasil Shanto është më tutje, në një rresht tjetër. Ç’varrimet e ‘kolegëve’ të rreshtit Gogo Nushit, Myslym Pezës, Nakos Spirut, Kahreman Yllit, Josif Pashkës e kanë lënë të vetëm dhe pa asnjë logjikë sakrale. Po çfarë logjike? Nako Spiru ka pasur fatin më tragjik sepse e kanë varrosur dhe çvarrosur disa herë. Myslym Peza prehet i qetë atje ku ka bërë luftën në Pezë, pas zhvarrimit, kurse kryekomandanti Enver Hoxha “ka sikletin” më të madh teksa ia thyejnë varrin sistematikisht. Eshtrat e fatkeqëve që u pushkatuan pa gjyq për ndodhinë e bombës  në ambasadën sovjetike, janë vendosur përkundrejt serish pa asnjë logjikë. Memorial brenda një memoriali! Për fat në parcelën e parë janë disa nga heronjtë më të njohur të luftës: Myslym Shyri, Nazmi Rushiti, Perlat Rexhepi, Vojo Kushi, Sadik Stavaleci, Tom Kola, Vasil Laçi, Persefoni Kokëdhima, Shyqyri Ishmi, Ylbere Bylykbashi, Zaho Koka, Zonja Çurre. Të gjithë janë varrosur e zhvarrosur mbi tre herë.

 

Dhe të tjerët

Por, historia do ishte e boshtë, po të mos kujtohen një mori dëshmorësh që s’u gjendën kurrë. Grupi i dytë i eshtrave që u sollën nga Jugosllavia u shoqërua me keqardhjen e autoriteteve se një pjesë nuk gjendeshin dot, ndërsa për një pjesë tjetër, thjesht kishin marrë gjëra natyrore përkujtimi nga vendi ku ishin të varrosur. Anipse, trishtimi i madh lidhet me ata që do t’i kundërviheshin regjimit. Plot 4500 e ca syresh janë ende të pagjetur sipas dokumenteve të të përndjekurve dhe që është e pa mundur të identifikohen sot, prej tollovisë së dokumenteve, prej indiferentizmit të strukturave dhe më shumë akoma keqësisë, që është bërë për t’i lënë pa varr. Për ironi, plot pas 20 vjetësh nga vdekja dhe 10 vitesh kërkimi, u gjendën në periferinë e kryeqytetit shqiptar, eshtrat e Mehmet Shehut, kryeministrit me jetëgjatë shqiptar. Por, ndërsa eshtrat e tij u gjenden, nuk do kemi askurrë një vendprehje për Gjergj Fishtën që e hodhën në lum. Konicën e lanë për vite të tëra në një raft, kurse Dom Kaçorri erdhi në Shqipëri pas përpjekjeve individuale, i gjetur në një varr edhe me të tjerë. Eshtrat e Mbretit do të vinin vetëm së fundmi, pas një rezistence shumë të madhe nga politikanët. Historia s’mbaron këtu: Ismail Qemali ka njohur tre zhvendosje; Migjeni, dy apo tre syresh; Luigj Gurakuqi po kaq. Naimi erdhi me rastin e festimeve të 25-vjetorit të Pavarësisë, kurse eshtrat u sollën nga Stambolli dhe u varrosën pranë Kryegjyshatës Bektashiane në Tiranë. U preh pak aty, pa e ditur se do ta nxirrnin sërish që andej. Në vitin 1967 u zhvendos diku tjetër dhe vetëm më 1978, u bashkua me të vëllamë në një ritual pafund varrimesh e zhvarrimesh. Heroina Shota Galica ka një varr modest në një vend rregulluar jashtë çdo parametri në të dalë të Fushë Krujës, ndërsa Isa Boletini është varrosur e zhvarrosur disa herë dhe disa eshtrat e veta janë në një thes.

 

Të mjafton të shikosh këtë kronikë lidhur me personazhet e mëdhenj të historisë sonë për t’u bindur se kush është hero në Shqipëri duhet të varroset dhe duhet të zhvarroset disa herë. Nëse nuk e kalon këtë kalvar e ka kot, nuk mund të quhet asesi i tillë. Të paktën, këtë kanë pasur në kokë të gjithë, kur janë marrë me vdekjet e shumë prej personazheve të mëdhenj të historisë dhe jo me të gjallët. Ata, pra, që duhet të ruajnë të vdekurit.

7 komente në “Heronjtë Shqiptarë – Pa paqe dhe në varr”

  1. beso says:

    shyqyr qe e hoqi saliu ate minister Xhaferrin nga Durresi,se me aq zell sa e filloi ai do sillte tere eshtrat e shqiptareve,dhe te atyre qe s’kane vdekur akoma.Sidoqofte,respekt per deshmoret e Luftes!

  2. Alban Dardani says:

    -Njerezit e vrare per lirine dhe pavarsin e vendit, pavarsisht nga bindja, duhen respektuar me varreza te perbashketa, me te gjitha nderet.

    -Ri atdhesimi, rivarrimi i eshtrave te njerzve me kontribut kombtar pavarsisht bindjes e kohes eshte me se i nevojshem per ardhmerin e brezave.

    -Parcellizimi ne heroj e deshmore, ska gje te keqe. Por futja e atye njerezve me kontribut te dyshimte kunder atdheut ose kombit perben problem.

    -GJetja e eshtave te denuarve te regjimeve te kaluara eshte nje akt human e njerezor, shteti te kish krijuar kushte sa me letsuse per gjetjen e tyre. Perfshirja e tyre ne varrezat e deshmoreve duhet bere me selektim rigoroz e jo partiak. Te gjith ata qe kane vepruar kunder e ne dem te interesave te kombit e shqiperis, pavarsisht se u eshte dhene denim kapital(me vdekje),nuk kane vend ne varreza deshmoresh. kjo duhet te jete taksative dhe me mirkuptm gjith partiak e popullor.

    – HEROJT E LUFTES e te POPULLIT, shpallur me dekrete para apo pas vdekjes, duhet te kene vend ne varrezat e kombit, perfshi dheata te cvarrosurit e fundit, pa prjashtim,

    — Ne VARREZAT E KOMBIT duhet te rivarroset edhe RAMIZ ALIA . Te pakten per 4 arsye.
    1- Komandus (drejtues)i redesishem I LUFTES ANTI-FASHISTE
    2- Komanant i Pergjithshem I Ushtris Popullore Shqiptare.
    3- Komandant i Pergjithshem i Partis Punes Shqiperis
    4- Komandant i Pergjithshem i Partive Poltike(PLURALISTE) Shqiptare,
    ( I LUFTES ANTI-KOMUNISTE).

    -Ne pamundesi ne varreza kombetare, te gjendet nje vend ,ku te rivarrosen e nderohen gjith drejtuesit kryesore te shtetit shqiptar,qe nga themelimi i tij e deri tani.Kuptohet,kurti vije radha, aty ta kete vendin edhe SALI BERISHA me shoke.
    -VEPRIME TE TILLA I SHERBEJNE EDHE RRITJES FRYMES PAJTIMIT E MIRKUPTIMIT POLITIK E KOMBTAR.

    pershentetje Alban Dardani

  3. Zxzw58 says:

    Se mos vetem varrezat e deshmorve!
    Ne shqipni varrezat e bashkis jan kthy ne nji katrahur te vertet!
    Aqsa po te kishin mundsi te vdekurit do ngriheshin te lemerisur naten dhe do t ja mbathnin nga syt kembet per ne perndim pa kthy koken pas.
    Tamam si te gjallet.
    Ne varrezat e Tufines ne tiran jan zene rrugkalimet ndermjetse me varre,aqsa per te shku te respektosh nji te vdekur duhet te shkelesh mbi pllaka varresh me te reja.
    Ose te kesh nji helikopter me flutru mbi varre
    Turp.
    Te shkelesh mbi te vdekur .
    Per te respektu te vdekur!
    Kjo esht cmendurija e pist shqiptare qe nuk mbaron me “token e xanun” por shkon edhe ne boten e pertejme me xanijen e tokes per te vdekmit.
    O shqiptar
    O plehr
    qe vjen er
    der ne boten tjeter
    Pse mor njerz
    mbetet te marr
    Kriminele ne te gjalle
    Te vdekur lugeter!

  4. lori says:

    Na çate menderen o Ben me eshtrat e te reneve me varime e çvarime , me ç’varrosje deshmoresh e rivarrosje horesh.Jam i bindur qe ne kete shkrim do te kete ndihmuar Bert Papa,ose do keshe marr nga stili i tij qe kur fut edhe te ndjerin K.Rama per te na i bere sa me interesant kete shkrim bajat!Nga ana tjeter me behet qejfi qe me traste ne dore ke dale e mbledh kockat e te reneve duke u bere ADN nga ku nxjerr se kush eshte e kush nuk eshte deshmor.

  5. alban4eva says:

    ne shqypot, ashtu sic i cojme gjerat ne ekstrem ne shume fusha, do te ishte e pritshme qe ti conim ne ekstrem edhe ne kete fushe. gduke filluar qe nga shpikja e heronjve.

    mjaft te marrim rastin e fundit, ate te Azem Hajdarit. Azemi u shpall hero i kombit, pra deshmor i kombit. e leme menjane faktin se kete ceremoni e kreu vete vrasesi i tij, S-ariu.

    une di qe hero, apo deshmor i kombit quhet ai qe ka luftuar per kombin e vete, gjate nje lufte apo pushtimi. nuk mbaj mend ta kete bere dicka te tille Azemi, pra te kete luftuar kunder pushtuesve te vendit te tij. gjithsesi, i lehte i qofte dheu!

    por qe te besh hero Azemin, shume mire mund te besh hero gjithkend qe shkon ne nje takim dhe vritet, ashtu sic beri ai. Azemi u tregua korrekt qe shkoi ne takimin (kurth) qi i kishin lene vrasesit e tij. dhe ne kete rast mund te quhej shume thjesht, “hero i korrektesise”, por jo “hero kombi”..

    ose psh, bejme “qytetar nderi” lloj lloj te huaji apo edhe shqiptar te rendomte, sepse ashtu ua thote truri disa kryetareve komunash, ose presidentit tone folklorik me mustaqe. mbaj mend se para nje viti, bashkiaku i Durresit shpali qytetar nderi nje qytetar italian qe kishte disa vite qe jetonte ne Durres, por qe doli me vone se ky kerkohej nga drejtesia italiane ne vendin e tij.

    dhe raste te tilla gjen sa te duash, nuk ka ngelur me i panjohur apo njeri i rendomte qe ka ardhur ne Shqiperi dhe ka perfituar dicka, titull, pare, dieta, dhurata, cdo gje te jete e mundur..

    pra, cmendurira te tilla vec ne shqiptaret mund te bejme..

  6. utr says:

    Mos e ngateroni Enverin me te tjere!Ai ha buke vec,eshte me i madhi i te gjithe shqipetareve,eshte perendia vete!

  7. rexhep says:

    PRANOJ VETEM PERGJIGJE TE MENCURA DHE TE VLERESUARA SA PER KRYEMINISTRIN E SHQIPTARVE SOT SE NUK DUA TE ZE EMRA KA VEPRUAR SHUM BUKUR POR SHUM PAK SEPSE AI NE FOTO DUHET TE ISHTE NE KRYE TE RRESHTIT E JO NE FUND, SEPSE PER 40 VJET KA QEN NE KRYE EDHE TE BOTES E JO ME TE SHQIPERISE POR NEVE LERE TE NA I NXIRRIN TE HUAJT NJEREZIT E MEDHENJE SE ATO NA I MARRIN KUR TE DUAN SIC BIE FJALA E SKENDERBEUT QE THON GREKET ESHTE I JONI EDHE PER ENVERIN THAN NJE HERE, SEPSE NE KY POPULL SHUM I HUM NUK DIME TIJA NGREME VLERAT VETS PO VETM TIA ULIM SEPSE ENVERI KUR CDO SHQIPTAR KALONTE KUFIRIN NUK E ULUSHIN NE GJUNJE POR U ULSHIN ATO NE GJUNJE DHE NA NDERONIN KALONI ZOTRINJE KURSE SOT ESHTE E KUNDERTA PLUS SE NA SHAJNE E NA MASAKROJNE POR DHE NA TURPEROJNE NE MENYRAT ME ANSORE SEPSE VIJNE KETO SE NUK KEMI NJE SHTET TE FUQISHEM, DO TE THONI SE NUK JEMI SHUME 3 MILION QE TE KUNDERSHTOJME NJERI NE PO STRATEGJIA E ENVERIT SI I KUNDERSHTOI PO AQ MILION ISHIM DHE ATEHERE. POR UN DUA TE PYES KETA PAK SHQIPETARE ? A JEMI NE ATO QE PRISHEM TE GJITHA VEPRAT E ENVERIT PO POR POJA NA QE NDRYSHON VETEM SE NUK PRISHEM ATO QE NDERTOJ ENVERI PO VODHEM CDO GJE QE ISHTE E LEVIZESHME NGA TOKA EDHE UZINAT EDHE FABRIKAT EDHE TULLAT EDHE GURET KUDO I VODHEM DHE I PRIVATIZUAM EDHE VARRIN JA NDERRUAM, POR DICKA HARRUAM PA VJEDHUR TE ENVERIT DRITEN QE NE SHOFIM UJTIN QE NE PIME MURET E QETETIT STUDENTI QE ATO FLEJNE PO ATY PA AS NJE LLOJ CNDERGJEGJSIMI PA AS NJE LLOJ RRESPEKTI NDAJ ATIJE RAFMETLIUT E BONI CDO GJO ME PRESPEKTIVE PER 200 VJET DHE NE I RAME ME SHKELM/ ?PSE PRA UN PO JU BEJ NJE PYTJE PRAP PSE NUK I SHMBET NDERTESAT E QYTETIT STUDENTI APO MBERDHIFNIT PSE NUK I PRETE TUBAT E UJIT TE SELITES APO NGORDHNIT SI PESHKU PA UJE PSE NUK I PRISHT HIDROCENTRALET APO JU QERROJSHIN SYTE PER DRITA ………. E SHUM KETU PRA DUKET SA POPULL MASKARA JEMI DHE I PA VLERE ME FALNI POR DUKE PERFSHIRE DHE VETEN TIME SEPSE UN KAM QENE DIREKT NE HEDHIEN E ATIJ NJERIU TE MADH KUR HODHM BUSTIN ISHA NGA 10 VETAT E PARE ATY ZOTI ME FALTE SE I KAM KERKU FALJE I KAM KERKUAR FALJE PAS 2 VJETESH KUR IKA NE KURBET SE KUJTOVA 2 FJALE TE URTA NJE TE NENES TIME QE ME NEMTE E ME THOSHTE TE COFTE ZOTI NE DOR TE KAURRIT, DHE TJTRA SHUM E MENDESHME E ENVERIT QE PATI THAN SE 10 VJET DO TE ME MALLKONI DHE 100 VJET DO TME KERKONI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje