I kishe munguar publikut, Aldo. U bëre i gjallë dje dhe na hoqe merakun, miku im.
Po pse prapë këtë fytyrë të shqetësuar Aldo? Kush të ka trazuar gjumin këtë herë?
Në fakt, unë gjithmonë të shqetësuar të mbaj mend. Edhe kur ishe ministër. Eh, po atëherë të jepja të drejtë, kishe halle ministër-ziu.
Edhe unë ta qaja hallin.
Por tani kisha kujtuar se të mbaruan hallet e re në qetësi.
Por jo, dikush të paska shqetësuar prapë.
Pa dale, si është puna?
Sa do paguhet Tony Blair për ndihmën e tij ndaj shqiptarëve?!
Ky po që është hall!
Ra ky hall e të paktën u pamë, Aldo.
Aha, po, paske të drejtë vëlla!
Se ky hall i ngjan atij që kishe edhe atëherë: sa duhet ta paguanit Damir Fazlliçin për ndihmën e tij ndaj shqiptarëve?! Po atë hall bëre si bëre dhe e zgjidhe.
Po këtë tani si ta zgjidhësh?
E drejtë Aldo djali, e drejtë.
Se mendo gjithë ato pare për Damir Fazlliçin që ishte nr.2 i Milosheviçit, po për Tony Blair që ishte nr.1 i Britanisë së Madhe?
Me rregull treshi i bie……
Qetësohu, Aldo!
Ditë më të mira kanë ardhur (edhe për ty).
Tani punohet në dritë, jo në errësirë. Edhe fytyra jote e shqetësuar e reflekton këtë.
Po ku e kishim hallin?
Ah, po, sa do paguhet Tony Blair…?
E di çfarë Aldo?
Si thua sikur të dalim njëherë nga gjirizi ku na ka zhytur qeveria jote dhe në vend të asaj ere të fillojmë të mbajmë erë shampo europiane?
Si thua sikur të pastrohemi pak nga llumi? Nuk besoj të kesh ndonjë kundërshtim, se je çun i shkolluar.
Si thua të drejtojmë ca shpinën e kërrusur nga varfëria e të fillojmë të ecim më drejt?
Dhe nëse ngrihemi duke u kapur pas dorës së Tony Blair, na jep ca kohë që në radhë të parë të falenderojmë atë që e solli z.Blair në vendin e duhur, në kohën e duhur.
Pastaj na jep edhe ca kohë të falenderojmë edhe Tony Blair për ndihmën historike.
Më në fund, sidoqoftë, do jetojmë më mirë duke thithur aromën europiane, qofte edhe me dyshimin se a u pagua dhe sa u pagua Tony Blair, që mund të na vërtitet në ndonjë skutë të trurit (në ato të errëtat), sesa me padyshimin për llojin e aromës që na kutërbonte deri më sot (që buronte edhe prej teje si ministër).
Pastaj, po e ke akoma këtë hall, do gjejmë kohën të të qetësojmë edhe ty.
Veçse, nëse atëherë do të kesh një hall tjetër, atë të mallit për aromën e gjirizit, nuk do të të ndihmojmë dot, mik!
Atë hall nuk ka usta në botë që ta zgjidh.
Hahahaha. Ilir je i madh ?
…vetëm serbët dhe aleatët e tyre në Tiranë mund të bëjnë pyetje të tilla. Unë do të doja ti bëja një pyetje tjetër sejmenit të serbo-Saliut, – Sa u pagua Toni Bler që çliroi Kosovën së bashku me mikun tjetër të madh të shqiptarëve Billi Klinton, o i pafytyri shqipfolës Aldo Bumçi…
Epo jane celooooooooooosssss keta te pd ;p Po Aldua ushtar debil i Saliut eshte mor Ilir, ca pret. I thote saliu thuaj keshtu e ai e thote. i thote saliu thuaj ashtu e ai i shkreti e thote ;p I thote saliu behu “zagar” e ai behet. Pse kot i doli llafi nga ambasada amerikane.
O.ZOTI ILIR PO PZETE MOR BURRE ALDO ZHELEN E BERISHES SA E PAGUANTE PODESTEN-SE QYRRAVECI ESHTE VETEM NJE SUFLER I BERISHES.
Kam patur rastin te bashkepunoj me Aldo Bumcin ne nje projekt per promovim libri. Nuk mund te mos them qe eshte skandaloz fakti qe ne kemi patur per minister nje idiot te lindur. Pale kur i duhet te flase edhe per tema te tilla is tmerri qe e ka zene Saliun nga bashkepunimi i Rames me Blair. Situata behet dramatike per pd dhe shpresedhenese per gjithe shqiperine . Urime ilirit per stilin ironik te te shkruarit.
Ilir vetem “j’ ne fund te shpeton te mos jesh kokemadh. Po ti more ditezi ndjehesh mire me ditzi bushtain dhe ndjehesh keq me aldo. A ke rrujt ndonje gje ti more servil qe shan per te mare ndonje pjate supe. po o bete legena te gjithe. sapo del opozita thote dicka suleni qe ti tregoni rames sa besnike jeni. turp ilir. turp ilir se edhe te njoh. ra ky mort dhe u pame ilir. vetem blloku te mungon qe it ngjash atij tjetrit.
O Ilir ! Doli edhe sot Aldo. Por nuk e morem vesh se cfare tha. Pse vendi yne qenka bere si afrika!? Me keq nuk ka. Po hajde e mere vesh Aldon…
E ç’mund te presesh nga Aldo kukulla!!!
Të falenderoj impenjimin e Blairit apo te falenderoj Ramen qe e solli.
Aldo ik e ha fara !
Shkrim zbavites!
Për surretër si ai i Aldos populli thotë “qenka thiatro burrë”. E ky “thiatrua” i meson rolet përmëndësh po dhe në i harron ka pranë suflerin që ia dikton. Le t’u varrim teneqen këtyre “thiatrove” e sharlatanëve të çdo lloji që vegjetuan nën çadrën e “kryethiatros”.
aldo Sumcit i ka humb BBBB-ja
Gjeja e mire tek ne eshte se cdo pale e ka bodigardin e vete si politik ashtu edhe mediatik. Ju zoti metaj i keni rene si shume te tjere ne keto raste hekurit ne te nxehte, po ajo qe me bie ne sy mua jane duart e tua te mardhura dhe ku ne antagonizem me stinen mban te veshur doreza te trasha! Nje lloje mberdhije kjo tek shume gazetar qe nuk mund ta motivoje se nga vjene dhe qe nuk lejon ti shkohet mendimit deri ne fund, ku te dale dhe thelbi i muhabetit me kritiken konstruktive dhe rekomandimet perkatese. Pervec nje Mero Baze qe i thot gjerat me emrin qe kane dhe qe te bene te ndihesh i mbrekulluar mbasi mbaron leximin e editorjaleve te tije, te tjeret se ci lene shkrimet e tyre pa shkundur mire me nje shtrese te holle pluhuri larte. Une mendoje gazatari si intelektual dhe si Shqipetar duhet ta coje bisturine e mendimit kritik shume thelle dhe ti kujtoje qeverise cdo sekond karakterin emergjent te denimit maksimal te krimit qe vazhdon te breje jeten politike e publike. Ti behet presion shtetit qe ne se nuk pastron administraten nga Burgajt e Saliut qe jane akoma kudo neper zyrat e “rilindjes” me mire Edvini te mos shkoje hic ne zyre ne mengjes se vec ndonje pikture pa gusto nuk nxjer gje tjeter ne drite.
Stil i mprehte ne te shkruar si gjithmone z Metaj. Me pelqejne shkrimet e tua se nuk jane shkrime te sforcuara dhe kane doze te mire ironie e llogjike brenda. Sa per Toni Blerin, keta te PD thjesht ndiejne se koha e tyre qe na e nxiu mbaroi dhe koha e ecjes para te mbeshtetur ne personazhe legjendare si Toni Bler ishte endrra e kahhershme shqiptare qe po e shohim te behet realitet. Toni Bler ka treguar qe nuk di te dedhtoje dhe Rama ka treguar qe eshte njeri i punes.Pra pritshmeria eshte e madhe dhe nuk tregohem optimist i tepruar nese them qe ndryshimet do te jene te shkelqyera brenda nje kohe relativisht shume te shkurter.
Zbavites
Go Rama& Blair go ? Don’t cry Aldo ? Welldone Ilir ?
Eshte shume kuriozitet albanistani!Kendej shajn Fazlicin,edhe prape nuk shohin se Fazlicin tjeter e Kane keshilltar per raïon te kryeministrite…Serbija qe moto ka pasur disa hekra ne zjarr per albanistanin:nipin e stanishicit po se po ,po edhe mikun shqiptar te stanishicit,bâton haxhiun,qe u gjet keshilltar per Ramen qe ne Start edhe i keshilloj ketij hic ma pa se njerin baba i te cilit ishte ministri qe ushtoj terroir mbi shqiptaret edhe vellau ishte shef i Udbes ne kosove.Pra te besuarit e stanishiqit prape si fazlici i berishes,si keshilltari i rames…
Pauvre albanie…
shkrim masturbim…. ilir po prishu se na cmene…
supe
Shkrim leng groshe
Qeveria shqiptare nuk ka pasur ndonjehere marreveshje me Damir Fazllic por me Tom Ridge . Ajo marreveshje aq sa ka kushtuar eshte transparente dhe dihet nga te gjithe. Fale saje u arrit futja e vendit ne Nato.
Ajo qe kerkon Aldo dhe qe duhet ta kerkosh edhe ti (mgjthse ti duhet ta nisesh nga shampo) eshte sa kushton kjo kontrate dhe kush do e paguaje …. eshte minimumi i kerkeses per transparence.
Tani punohet në dritë, jo në errësirë.?????? Hahahaha, sa naiv!
ky shkrimaneci me duket fshatar jo vetem nga pamja, por edhe nga shpirti qe i reflektohet ne ate qe shkruan.
Doli ky shkrim e morem vesh s`e je ne pune ,Ilir
Na kishin munguar shkrimet e tua te mprehta Ilir.
Po prape ke fytyre dhe shkruan? Kush ta diktoi ksaj rradhe, Sejmeni?
Mendova se ishe mjaftuar me tenderin e radhes dhe kishe ren ne qetesi.Sa per te kaluar dallga e rradhes.
Ne fakt s`ke ndryshuar, i paafte dhe sahanlepires si gjithmone miku im.
Ta qaj hallin, duhet edhe ti te shkruash ndonje gje njeher ne kaq se ndryshe te harron Vlora.Te harron ty dhe Sejmenet sa here qe bie shi dhe permbytet qyteti, sa her qe sjelle ata pseudo kengetaret e rradhes dhe na mbushni qytetin me ndotje akustike sa here qe rradhet e gjata mbushin Kinemane e vetme te Qytetit, sa here organizon aktivitete Kulturore ne Palltin e Kultures qe eshte kthyer ne Bar Tymi.
Po c`faj ke ti ne fund te fundit, ti thjesht Drejtori i Kultures se Qytetit me te ardhurat ne vend te dyte ne rend Republike je.E ka pas fajin Saliu.
Po si thua qe ne vend te ketyre pacavureve te merreshe me punet me te cilet paguhesh dhe te ne nxjerresh qytetin nga ky gjirizi pseudo kulturor qe po na shet si shampoo Europiane?Besoj se nuk ke kundershtim je dhe ti cun i shkolluar merr dhe ti vesh nga Europa, apo te duken kohe te largeta kur e mbaroje shkollen me 10 duke qen Refugjat ne Itali.
Ta qaj hallin Ilir…me ate palo rroge qe merr nuk te del as per te bler Xhelin e flokeve, jo me per te ngritur ca shpinen tende te kerrusur nga varferia!
Sa patetik qe je Bashkeqytetari im.
Po normal fajin e ka pas Saliu, e ka pas gjithmone dikush tjeter fajin miku im per llumin qe ka perfshire gjithe Bashkine e Vlores.
Ta kuptoj hallin vella, e ndjeje me te vertet te nevojshme ti pergjigjeshe Aldos.
Por populli nuk thote kot .Qyteti mbytet Bashkia krihet.
Sa trishtim….!
O Shperthim i inferioritetit,
Meqe qenke bashkeqytetar, shko thuaja ne sy Ilirit keto kritika. Te punosh ne Bashki nuk do te thote qe ben tendera. Po ty mesa duket tí vret syte Iliri se ben shume drite. Turp te kesh qe fshihesh pas kompjuterit. Ne vend te gezohesh qe nje bashkeqytetar shkruan e vleresohet pozitivisht nga lexuesit. Shko tregoja ne sy bashkeqytetareve se cfare mendon se aty i ke. Po meqe qenke vlonjat e te pelqejne fjalet prapa kraheve, na ler ne te tjereve te lexojme argumentin e ti shko zgjidhi vet punet me bashkeqytetaret e tu. Iliri shkruan si qytetar e lire qe di te shkruaje, e jo si punonjes bashkie. Nuk hoqet dore ju vlonjatet nga zilia per njeri-tjetrin.
Qetesohu Studenti,Viti ri Shkollor sapo ka filluar.
Ke shume te drejte, ajo thjesht ishte nje pergjigje e nje frikacaku te fshehur pas nje kompiuteri.
Te gjitheve po na verbon shkelqimi e Ilirave te kerrusur nga skamja, por te parfumosur me parfume te shtrenjta, kur kalojne me makinat e tyre luksoze ne bulevardin pa drita,ne kinemane qe nuk ekziston , ne aktivitetet e shurdheta qe organizojne tipat si ai dhe pengohemi ne rruget plot gropa te qytetit nga hajdutlleku i Ilirave,dhe Shpetimin e vetem e gjejme pas nje pseudonimi ketu.
Nqs te pengon pergjigja ime per shkrimin eshte e thjesht ske pse e lexon.
Une thjesht po i jepja te drejte dhe po i qaja hallin se ka 12 vjet ne opozite duke vjedh dhe perfituar nga taxat e Qytetit i shkreti.
Por ndoshta eshte thjesht zili.
ILIR DJALI EC PERPARA SE NGA TY I KA SYTE VLORA.