Briseida Shehaj
Nga Altin Ketro
Dy emërimet e kryeministrit Rama në postet e rëndësishme të drejtimit të sistemit Doganor dhe Tatimor shqiptar, ishin me të vërtetë befasuese. Të tjerë emra ishin përfolur këto kohë dhe të tjera dolën. Pra, ishin në njëfarë mase surprizë.
Surpriza shtrihet edhe më tej, te fakti i të qenurit të të dyjave gra (vajza), mosha e tyre e re si dhe mos eksperienca e mëparshme në sektorët e administratës publike. Aq më tepër që janë jo vetëm sektorë nevralgjik, por kanë edhe peshën e rëndë të presionit për vetë specifikën dhe interesat që bartin.
Të dyja këto drejtuese të reja janë të brezit që rrëzimi i regjimit komunist i gjeti në klasë të parë fillore, ndërkohë që riardhja në pushtet e ish- Kryeministrit Berisha në 2005-ën i gjeti në moshat respektive 21 dhe 22 vjeç. Sot ajo janë 30 vjeçare, po aq sa ishin edhe ish kryeministrat Majko dhe Meta kur morën mbi supe drejtimin jo thjesht të një institucioni, por të vetë ekzekutivit shqiptar.
Në ndryshim nga zj. Spiropali e cila ka një karrierë politike si drejtuese e FRESSH-it, zj. Shehaj është fare e panjohur në publik, aq sa ndonëse u përpoqa të gjeja diçka në Google për të, s’kish kurrfarë informacioni, as me fotografi e as me të dhëna.
Megjithatë, ato u bënë shumë shpejt objekt sulmi nga shtypi i opozitës. Dhe, duke qenë se ky shtyp është pasqyra ku reflektohen qëndrimet e opozitës, më duhet që herë pas here ta marr si objekt analize qëndrimin e saj dhe konkretisht gazetën RD,
Duke mos pasur mundësi për t’iu nxjerrë të dyjave probleme me të shkuarën, të tilla që lidhen me afera korruptive dhe shpërdorime të fondeve publike, kjo gazetë ishte përpjekur që të nxirrte në pah anë të tjera. Qysh në faqe të parë, kish nxjerrë një foto të zj. Shehaj me rroba banje gjatë pushimeve në plazh, duke e shoqëruar në brendi me këtë koment: “Se çfarë mund të bëjë më mirë kjo Drejtoreshë e Tatimeve, flasin vetë fotot e saj….”. Në fakt do të çuditesha nëse zonja në fjalë do ishte duke pushuar buzë detit e veshur me triko leshi, por që jesh duke u shulluar në diell e veshur me bikini, vetëm këtyre të RD-së u bëka përshtypje.
Sa për moshën, në fakt, ndonjëherë duhet njëfarë eksperience. Por, kur mendon që në krye të Shqipërisë deri dje kemi patur një kryeministër me shumë eksperiencë qysh nga regjimi komunist dhe e dimë se për ç’punë të mbrapshta i vlejti ajo, themi më mirë ky brez i ri që nuk ka ngarkesa emocionale, që nuk është i lidhur me interesa të ngushta që vijnë nga bota e biznesit, sesa disa tipa demek me “eksperiencë”, por që diku e kanë ngjyer gishtin në mjaltin e korrupsionit. Fakti që për këtë të fundit të dy këto emërime nuk patën asnjë akuzë nga opozita, më bën të ndjehem mirë. Por fundja, për çfarë u vlejti eksperienca dy ish drejtuesve të mëparshëm, kur mosrealizimet, si nga Dogana ashtu dhe Tatimet, arritën në shifra rekord?
Ka ardhur koha që njeriu të nisë të vlerësohet nga ajo që do të bëjë dhe jo nga ajo që ne mendojmë apo parashikojmë se si do ta bëjë. Përsa kohë s’janë provuar në detyrë, atëherë t’i lëmë hamendësimet dhe paragjykimet. T’u japim kohën e nevojshme për të na treguar nëse dinë të drejtojnë apo jo dhe pastaj këtu do të jemi, si ne, si RD-ja, për t’ua bërë bilancin e sukseseve a dështimeve që të dyjave.
Shkrim i SAKTE!!!
Nuk ke cfate ti shtosh.
Sa per rrobe banjo keta i duan femrat me mbulese dhe ne plazh.. Hahaaaa
Jane po keta qe i thane kryeprokurores lavire bulevardi.
Njerez te ulet, aty diku te niveli i kafsheve..
EDI RAMA KA BERE ZGJEDHJET E DUHUR SEPSE NE KETO SYSTEME TE KORRUPTUAR DERI NE PALCE DUHEN NJEREZ TE RINJE DHE MOS TE JENE TE KORRUPTUAR.
NUK ESHTE GJITHECKA EKSPERIENCA NE PUNE POR MENCURIA QE KE DHE PER KETE JAM I SIGURTE QE KETO TE DYJA JANE TE MENCURA DHE TE PERGATITURA.
Po sikur te rinjte te jene me te “uritur” se te vjetrit? I’m just saying..
Shkrimi eshte totalisht gabim. dhe mos u mundoni te justifikoni zgjedhjene kesaj goces duke na vene perpara Saliun. ate e hoqem, dhe bashke me ate edhe kush i vinte nga pas, por jo ama te tallemi, deputete 18 vjec, ministre e drejtora kalamaj. ta themi troc, e kane vene duke lare ndonje borxh a detyrim ose hajt te veme ca kukulla qe pastaj te bejne ctju themi pa nje pa dy, lepe peqe. ti e kupton qe ajo jo vetem qe nuk mer dot persiper detyrime dhe vendime me rendesi por akoma e sot, dhe do vazhdoje cne une ne kete vend. do ju vene jasteke ne karige qe tu dali koka mbi tavoline. e imagjinon dot nje mbledhe me stafin dhe drejtirat ku kjo zonja do japi direktiva??? un jo, gjithsesi suksese
Te me falesh Altin. Ne parim kjo qe thua eshte e drejte. Por zonjushen e njohin shume njerez, nuk eshte aq e panjohur. Zonjusha e ka mbaruar shkollen me 5-sa. Ka bere nje kariere shume te shpejte fale aftesive te saj me meshkujt dhe tani promovohet si drejtoreshe tatimesh a thua se s’paska te tjere. Une ketu nuk shoh as kriter punesimi, as kariere e asgje. Te kesh kontribut ne PS (pjesetare e asamblese nuk eshte ndonje kontribut i madh gjithsesi) nuk do te thote se ke aftesi per te drejtuar nje organ kaq te rendesishem. Per mos te folur per karakterin e saj dhe mungesen absolute te komunikimit. Mund te te them se nese do te te vinte turp edhe ty, pavaresisht se je mashkull, po ta degjoje se cfare te sharash i dalin nga goja.
Ky eshte turp dhe fillim i keq. Po filloj te zhgenjehem.
Albi edhe per Koco Kokedhima-n Kastriot Islami tha se: e kishte patur nxenes dhe ka qene i dobet ne mesime, pooooooooooor Koco doli jo vetem absolut ne dipllomen e tij, poooooooooor Kci i zi nuk i kishte dhene as edhe nje ore mesim.
Une s’jam K.Islami. Dhe nuk kam ndonje konflikt me zonjushen. Thjesht e njoh dhe eshte krejt ordinere. Kur te gjesh dike qe e njeh pyete balle per balle se si i ka marre notat dhe si i ka rregulluar pak me vone. Te siguroj qe eshte shume e zonja per ato pune.
Imagjino: ne krye te tatimeve… pu pu pu pu
Albi dhe une me 5-sa e kam mbaruar shkollen, por te mbaj ne ajer per ceshtje tatimesh dhe doganash pasi eksperienca me ka bere te tille.
Nuk e konsideroj shkollen nje tregues se sa eksperiencen qe duhet te kete titullari i institucionit.
Edhe une kam rezervat e mia per keto zgjedhje, shpresoj te kene rezultat per te miren tone.
ti te mban ne ajer apo e ke koken ne ajer. kush ti thote ty keto ndonje shoku jot i 5-save. ti kur te mbake ne ajer pse me 5, apo ste ka dash profesori. nuk mund te gjykosh veten shoku,,,,
RD-ja është pasqyrë e vetë liderit të PD-së, me karakteristikat e një gruaje injorante, gojëndyrë dhe e përdalë. Vetëm në këtë mënyrë mund të flasin ata, se nuk janë të zotë për asgjë tjetër…Me zhargon bulevardesh e fjalor prostitutash…Ptu… rracë e keqe! Turp, njëmijë herë turp!
Ne Itali do te quhej “metodo Boffo” dhe konsiston ne denigrimin e kundershtarit politik me çdo lloj çmimi, deri edhe ne ironizimin e ngjyres se çorapeve…
Sa per gocat e perzgjedhura me duhet te besoj se jane vene ne ato poste te rendesishme me shpresen se do te investohen fuqimisht per te vleresuar besimin e dhene. Ne te kundert do te jene gjeja me e lehte dhe pa dhimbje per tu sakrifikuar.
Z. Altin Ketro,
nuk po është çështja tek moshë e re, që të sapo emëruarit kanë, por po flasim për eksperiencën qe kane në menaxhimin e punëve që kanë marrë përsipër. I dashur Ketro, kur kam qene edhe unë i ri në administrate publike, vazhdimisht me bëheshin presione ne mënyre indirekt edhe direkt nga drejtori im për te firmosur gjëra te paligjshme, dhe mezi kam mbijetuar deri sot ne pune për shkak të përgatitjes time dhe opinionit pozitiv që kishte rrethi i profesionisteve ku unë beja pjese.
Ti si mendon i dashur se Spirollari, Çela apo Shehaj, nuk do ketë ndërhyrje nga Ilir Meta, mister 7 %, dhe nga Mona apo Rama, për të bere shume gjera të paligjshme (ndoshta jo kaq shume sa demokratet pasi siç e ka thene dhe E. Shalsi ne opinion qe ‘‘ne nuk do të vjedhim ka shume sa ju’’ {demokratët} ). Është naive ta mendosh (ndoshta ke urrejtje për Berishën por je gazetar dhe duhet te jesh me këmbe ne tokë dhe jo te fluturosh, merr pak nga Mero Baze). Ne kompanitë e mëdha ka plot njerëz me eksperiencë që mund te mbulonin si fushat e telekomunikacionit ashtu edhe të doganave. Pra per mua PS nuk dryshun shume nga PD, siç ka thënë Lenini dikur ‘‘janë një bajgë që u ka kaluar rrota e qerres dhe i ka ndarë më dysh’’, gjithsesi shpresa vdes e fundit thonë.
Suksese gocave, por kam frikë se pas 2 vjetësh ato vete kane për ta kuptuar qe janë përdorur dhe djegur përfundimisht (imagjino nga drejtor i madh te ngelesh i pa punë në këtë moshë, është traumë), pikërisht në momentin kur te kuptojnë se si funksionon puna që drejtojnë kanë për ti flakur.
Ku ka shkuar eksperienca, njerëzit e ndershëm ne këtë vend? nuk ka më ?
Nejse muhabet v.kk……….mjaft qe ka sahan lëpirës që i shkojnë Ramës dhe Metës prapa bythës sepse dihet se si janë ata te rinj qe kane bashkëpunuar me hajdutin Ilir, nuk kam respekt për ta, po te jene te rinj të devotshëm le ta braktisin dhe te bëjmë si gjithë te rinjtë e tjerë ne Evrope, tu bëjmë namin deri sa te zhduken te korruptuarit meta and company. Po ndenjtë afër mutit do vish era, kështu janë dhe këta te rinjtë qe ti mbron, vijnë erë,
Tung
mire more mire, ja qe ish Kryeministri me “eksperience” te kaluar nuk n’a qullosi gje, por a mendon se eshte me mire modeli qe n’a solli çunaku Kryeminister qe e perdori pushtetin per te bere para ( te pakten ky eshte perceptim dominues publik)?
Mos u merr mor burre me nje te perdale si Berisha qe nuk kursen as dhendurrken qe ta nxjerri si shkrimtar dmth si shkrues anti-PS ne organet e shtypit (gazeta Panorama e sotme), se RD eshte ber zhele me kohe.
Pune malokesh te pamoral qe botojne foto private te nje te paperlyere ne llumin e korrupsionit viçidols.
Sa per informim. Zonjusha ka qene drejtoreshe ne Fibank per te paket 3 vite. E di kete sepse jam klient i Fibank-ut, eshte profesioniste dhe mjaft e afte.
Vetem profesioniste qe nuk eshte ajo lloj femre. Apo e ke fjalen per profesion tjeter? Per ate po.
Ah, eshte ajo tek dega e Fibank-ut tek 2 kullat ne kat te pare
Deri tani une i kam pare vetem me rroba plazhi
domethënë ja u kam pare (gunën)
Kur ti provoj edhe ndryshe do t´iu lajmeroj
domethënë akoma s´e kam pare (punën)
UNE PERSONALISHT NUK MUND T´I PARAGJYKOJ ABSOLUTISHT.
KURSE KETO BARCALETAT ME BOTEN E LESHIT DHE BOTEN E ÇUDIRAVE
NUK I KAM NXJERRE UNE, POR KETA DHE KETO POLITIKANET.
Ore ka ekonomista e profesionista ky vend a ska?? Njerezit punojne 1 jete e tani piktori gjen ca twiterrista e i ben drejtora e te gjithe thone prit gomar te mbije bar. Po te me japin dhe mua kohen e nevojshme edhe un e bej punen e drejtorit. Ti zoti analist do duhet te besh bilancin kush ka vjedhur ne shume , prandaj duhet ti shofesh gunen jo punen
perher i sakte Altin ….
Altin, varja punes, kesaj qenka me i pa vetem gunen!
Gjithsesi kur kujtoj qe i kishim dhe te shemtuta dhe te paafta them qe po kemi bo nje hap para.
Ndoshta ka aftësi të shkëlqyera për blowjob bre lalkë, aftësi është dhe ajo!
Po te kishin qene meshkuj nuk do ishte marre njeri me ta! Sic u moren fare pak me Drejtorin e ri te Alb Petrol thua se eshte krim te punosh per Koco Kokedhimen (qe nuk eshte pune e thjeshte me vete).
Por ketu qelbemi fare si shoqeri, nxjerrim ne pah anet me te ndyra te karkterit primitiv qe kemi! Po po keta tipat si Arbi qe kane nje urrejtje personale ndaj femrave (duket sikur ja ka lujt Arbi ksaj e nuk ja ka dhene) jane fytyra me e “bukur” ne fakt e vertete e kombit tone ku vriten 10 femra ne nje muaj. E pse sepse u lyen me buzkuq (Make Up – what is that?)!
E pra askush nuk u morr me faktin kane apo jo CV keto vajza? Tek e fundit te till poste kane qene gjithmone politike dhe nuk eshte ndonje cudi!
Ore njerez nuk diskutohet qe keto vajza mund te jene shume te mira dhe te ndershme por diskutohet edhe per sa kohe ne do te rrime duke provuar……te mos harrojme se jemi ne vitin 2013 dhe jo ne 1990.,dhe ka djem e vajza shqiptare me CIV te shkelqyera qe jane arsimuar ne shkollat me te mira te perndimit dhe kane punuar me vite te tera ne firma shume serioze perendimore PSE NE KA QE NGA VITI 1945 DUHET TE BEJME PERSERI EKSPERIMENTE????????
Epo Edi Rama u perpoq te na bindte per 8 vite rrjesht se Berisha emeronte me miqesi e shoqeri. Kur Berisha i thoshte shikoji punen Edi i tregotne CV-ne. Keshtu qe pse ne, te moderuarit as ne PD e as ne PS, te mos i kerkojme Edit CV-te? Dhe meqenese ra fjala shikoni kete foton me disa te emeruar ne dogana&tatime neper bote dhe krahasojini me keta tanet:
http://respublica.al/permbajtje/2013/10/02/mosha-ka-rendesi
Sic edhe Mero perpara disa ditesh gjatesia ka rendesi por edhe mosha ka rendesi!
ok , une e pashe foton me keta te huajt , dhe do beja nje pyetje ; Keta te huajt plus eksperiences kane dhe moshen apo jo ? Po kur kane filluar eksperiencen ne cfare moshe kane qene ? Apo keta jane te lindur me eksperienc ? Nuk duhet te gjukojm kaq siperfaqesisht , nese ato vajza kan vertet nje shkolle ( jo diplom apo cv nga te saliut) sepse ato dihen si jan ,,, po do thoshja nje diplome te mbaruar ne shkollat europiane ( aty ku duhette derdhesh djerse per ta merituar) ateher tju urojm pune te mbare POR KJO HUNDA IME ME THOTE QE JANE THJESHT KUKULLA SA PER SYT E BUKUR ,,,keshtu kan rreguluar terrenin per vete HAJDUTET , as shpellari as i gjati sjane njeri me i mire se tjetri ,jane i njejti BRUM ,, hane e dhjesin ne te njejten kasolle ……
Jam dakord me Altinin. Duket sikur eshte bere e modes qe gjithcka qe ben Rama ndryshe, te kritikohet a-priori. Edhe psh kur emeroi Fate Velaj e kritikuan. E pra Fateja eshte 50 e kusur vjec e ka bredhur boten.
Sdq mendoj qe vetem fakti qe po diskutohen publikisht zgjidhjet e qeerise se re, eshte pozitive.
Po tani per eksperimente jemi , si min qe shkoi per muaj mjalti ne mbledhje qeverie!Nuk eshte problemi te ndryshojme ngjyrat nga jashte por brendesin.Valle do tja dije kush?
Ne baze te cilave kritereve u be perzgjedhja e 10 Drejtoreve te pare?
Konstatoj me keqardhje, qe perzgjedhja eshte bere me preference peresonale , pra mbeshtetur vetem nga nje kriter, vartesin e zgjedh Une, ku me Une nenkupton Ilir Meten apo Edi Ramen. Eshte nje skandal, por eshte e vertete.
A mund te lejohet qe nje person pa Libreze pune te drejtoje nje Institucion si Posta Shqiptare. Ky veprim eshte nje mistrecllek, sic e shprehin nga krahina e Skraparit.
Apo Drejtori i Albpetrolit, nje Jurist i cili zevendesoi nje mesues, ish kreun e PD se rrethit Fier, duke mos permbushur asnje nga kerkesat e Te Urteve Shkencetare te Naftes te PS-se dhe Aleateve te saj!!!
Perse me keto lloj perzgjedhjesh alla preference? Kjo eshte fillesa e Rilindjes se Premtuar?
– Ndaj duhet Statusi i Nenpunesit, qe te ndalet kriteri i preferuar i Une-ve: Ai i preferences se dy 1-shave te Mazhorances.
Opozita e vertete kete te kerkoj, dhe mos te kembengule per te mbajtur vendin nen-berishizem = rrumpallizem.
Me elitsen mos u merrni se e ka nje fije karakteri dhe seriziteti por perkete tjetren, turp qe eshte peraqesuese e brezit tone ! NmJihet nga te gjithe per vulgaritetin dhe moralin qe. e karakterizon qe ne fillore ! Turp per PS dhe turp per administraten nga kush do drejtohet !!
PERSHENDES AUROIN E SHKRIMIT ME SIPER. PERSA I PERKET OPOZITES, ESHTE SI ENA BOSH QE KUR E GODET BEN ZHURME!! PERSA I PERKET ZONJES A ZONJUSHES ME DETYREN E DREJTORESHES SE TATIMEVE, NUK MUND TE FLAS SE ESHTE HERET, POR MUND TE THEM PER NJE DREJTORESHE TJETER TE INSTITUTIT TE SIGURIMEVE E CILA PER TRE VJET PUNE NE ATE INSTITUCION, BLEU SHTEPINE 900 MIJE EURO, TE PAKTEN KESHTU FLITET NGA SHUME NJEREZ! DHE MUA SI DHE NJE ARMATE USHTARAKESH NE LIRIM DHE PESNION PLEQERIE, EDHE PSE E KEMI MBUSHUR MOSHEN DHE VJETERSINE MAKSIMALE TE VITEVE, NA KANE DHENE NJE PENSION ME PAK SE NJE KOOPERATIVIST, 13000 LEKE NE MUAJ!? KETO JANE AKTET E DHUNIMIT TE TE DREJTAVE NJEREZORE NGA PUSHTETI SHARLATAN I BERISHES. LERINI VAJZAT DHE DJEMTE E KESAJ QEVERIE TE BEJNE PUNEN, MOS FILLONI EDHE JU KOMENTUESIT SI LUL BASHA ME PRESIONE SIC E KANE NE NATYRE PD-istet.
Gunen, e paska per “marshallah”, por nuk e kuptoj, perse duhej vene kjo foto?
Nejse, nuk eshte se i kane cenuar privatesine, pasi besoj qe e ka vene ne facebook, apo ndonje tjeter rrjet social.
Une jam i bindur se te dyja keto vajzat qe permenden ne kete shkrim do ta bejne punen 100 here me mire
se sa ata ujqit e vjeter me ”eksperience,, ,por qe ne dejet e tyre qarkullon ”gjak,, korrupsioni e ”koliesteroli,,
Ata jane si prostitutat ,te vjetrit me eksperiene , qe e kane mendjen ne nje ”vend,, ,dmth te hajnia ,vjedhja
e korrupsioni !!!
Deri ketu asgje te re, sic ka bere i pari, beri dhe i dyti, ate po ben dhe ky rilindasi. Cfar quhet kjo meritokraci(!?) apo, shkerdhatokraci sic i tha njeri.
Punen vertet nuk ja kemi pare, por per gunen s’ka te share.
po cfare pune ka bere kjo pse nuke prezantoi njeri? qe tia shihnim punen.
kjo thenja se cfare mund te beje me mire eshte tipike fshatare vulgare maloke provinciale dhe me falni po dhe pak SHQIPTARE ME KEQARDHJE
Briseida ishte drentoreshe e bankes bullgare te kuat binjake ne tr ! Ajo e mori banken nga drejtori paraardhes me nje perqindje rendimenti 13 % . Qe nga ky moment deri para se te jepte doreheqjen pasi u emerua te tatimet banka bullgare fibank arriti rendimentin ne shifrat 90%…tani gjykojeni vete…!
Rama ka treguar edhe me bashkine qe emerimi i te rinjve ne pika kyce ka sjell vetem sukses!!!