Filli i anijeve skrap dhe lëmshi i plehrave

30 Shtator 2013, 22:06Blog TEMA

Nga Lavdosh Ferruni

 

Anijet skrap, të ankoruara në bregdetin shqiptar prej ditësh- pa u shqetësuar dhe në mënyrë krejt të jashtëligjshme, duhet të kthehen nga kanë ardhur.

Qeveria e re e ka zënë kështu fillin, që duhet ta tërheqë deri në fund për ta ç’pështjellë lëmshin e plehrave pleksur keqazi. Mbërritja në portin më të madh në vend e anijeve skrap, me apo pa dokumente, por me destinacion fare të qartë, është qartësisht skandal.

Me këtë lloj skandali u provua që vendimi prioritar i qeverisë Rama për t’i thënë stop importit të plehrave me ligj, e meriton prioritetin që ju dha.

Duhet theksuar se edhe në listën e importit të mbetjeve, të quajtur të gjelbër, miratuar nga qeveria Berisha e që është në fuqi akoma, nuk lejohet importi i anijeve për skrap, që zakonisht mbartin dhe një ndotje të rrezikshme me azbest.  Atëherë lindin një sërë pyetjesh? A ka një kontratë për këtë biznes të jashtëligjshëm? Nëse ka, kush janë palët? Kush janë dërguesit e kush janë pritësit? Kush janë kontrolluesit në det e në tokë? A mjafton shkarkimi nga puna i një apo disa personave? Janë shumë njerëz që janë në shkelje të ligjit.

Një pyetje që natyrshëm i lind çdokujt është: mirë që u panë dhe u zunë 2 anije që erdhën kontrabandë në bregun shqiptar (ka të dhëna që shumë anije mbyten qëllimshëm në Adriatik), po plehrat që vijnë me qindra- mijëra tonelata nga të katër anët në Shqipëri, me anije, me trena, me maune, a kanë sasi kontrabandë brenda tyre (kupto lëndë të rrezikshme e shumë të rrezikshme)?  Duke ditur që çdo vend ka leverdi t’i riciklojë vetë mbetjet e veta, atraksioni për të udhëtuar qindra e mijëra kilometra nga Ukraina, Serbia, Italia, Spanja etj, drejt Shqipërisë, është varrosja në Shqipëri e tyre dhe në këtë udhëtim kanë fituar vetëm “specialistët” e varrosjes së plehrave.

Kështu ka ndodhur vitet e fundit, por historisë së varrosjes së importit të plehrave në Shqipëri gjithashtu i erdhi fundi.

5 komente në “Filli i anijeve skrap dhe lëmshi i plehrave”

  1. Kokleshi says:

    Pyesni kapitenerine e Durresit dhe njerezit e “afte” ne Administraten Detare se cfare kritresh duhet te plotesohen per te lejuar nje anije per skrap. Vetem processi i pastimit me kimikate te depove te naftes eshte shume i komplikuar dhe e patolerueshme. Mos te flasim per ndotjen nga tymi i azbestove qe pe anijet e vjetra jane shume te rrezikshme per ambjentin. Ne Durres eshte bere nje kasapane nga njerez te Admnistrates qe per Leke dhe PD kane leshuar leje pa kriter. Ne plazhin e Durresit eshte copetuar nje anije duke lene copa pjese fundore te anijes ne buze te bregut dhe asnje mase nuk u more nga Kapiteneria, gjithashtu prokuroria nuk ndermori asnje hetim. Te marresh per bazen ligjet qe ka miratuar qeveria e Sali Berisha ne kuader te ndryshimit te ligjit me ate ne EU, a gjithe administrata Detare perfundon pas hekurave per shkelje te ligjit.

    Jemi nje vend qe na ka dhuruar fati te kemi detin afer dhe nuk e ruajme dhe ta perdorim si duhet. Vendet e fuqishme e soteshme i kane filluar zhvillimet e para te tyre me syte nga deti dhe sot deti eshte nje nga burimet e tyre kryesore ekonomike. Shkollat tone nuk kane asnje program dinjitoz per te nxjere te dipllomuar qe ta shofin detin si jeten e tyre dhe te bazojne te ardhmen profesionale dhe shkencore tek burimet ujore qe kemi. Me harrova ketu qe jemi te dytet pas Gjermanise.

    1. lulezim says:

      e dime jemi te dytet ne europe mbas GJERMANISE

  2. landi says:

    Riparohini dhe shitini,” gjith bota e ben kete, krijoni kushte per shoqerit qe duan te investojne..

    1. Kokleshi says:

      Jane tejet te amortizuara dhe teknologjia e re nuk bashkeperputhet me keto mjete. Ne raste te tilla investuesit nuk jane te interesuar per te investuar kur ne treg suskesi eshte me pikepyetje te madhe.

  3. Kokleshi says:

    Sa pak komente, gje qe tregon so te interesuar jem per detin dhe te mirat e tij. Kjo teme te ishte ne Greqi, italy , spanje, kroaci do mbyteshin me komente gazetat. Gjate luftes midis Kroacise dhe Serbise nje nga interesat kryesore te luftes ishte territori me dalje ne det. Shikoni harten e Kroacise se si e ka izoluar Bosnjen dhe Serbine. Shikoni Sllovenine se do pak por ka bere cmose qe te siguroje nje port-qytet ne breg te Adriatikut. Shikoni perprlasjen historike midisi Greqise dhe Turqise per vijat bregdetare. Kurse ne kemi 611 KM vije bregdetare, (shyqyr qe doli i nderuari Z. Pasha qe ndaloje shitjen tek Greku) dhe kemi shume pak interes ndaj detit. Shqiperia eshte vetem 28.748 km2 (611 km x 47.05 km) dhe me kete vije bregdetare me ben shume pesimst interesimi i vaket. I bie qe me pak se nje person per cdo 1000km2 eshte i interesuar per detin ne Shqiperi. Mallkuar qofte Sali Berisha deri ne shtate breza.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje