Racizmi dhe lajmi pa etikë

28 Shtator 2013, 12:10Blog TEMA

Nga Halil Matoshi

 

Pamja tipike e një dasme nga fëmijëria ime që më ka mbetur në mendje dhe që nuk arrija t’i jepja një përgjigje atëbotë, është ajo kur kthehen sofrat, e para, e dyta, e treta; që atëherë kisha hetuar njëfarë komuniteti me disa rende “qytetare”. Në sofrën e tretë rëndom uleshin ca fukarenj dhe fëmijë.

Porse për romët me tupan e surle, që argëtonin dasmorët, nuk kishte një vend as në rendin e tretë “qytetar” të asaj shoqërie, që tash e vlerësoj thjesht  primitive!?

Mbaj mend që atyre u shtrohej një letër thasësh industrialë pas dere dhe ende me vringëllojnë në kafkë lugët e shkëlqyera si shpata betejash të harruara.

Kisha qejf të ulesha pranë tyre, t’i vështroja instrumentet e tyre muzikore dhe të dëgjoja çfarë thoshin. Ata nuk flisnin, nuk përbuznin.

Të gjithëve u drejtoheshin: “Po, zotni” dhe pas ndonjë shërbimi pasonte heshtja!?

Një fotolajm që u emetua në mediet shqiptare e që kishte për subjekt një politikan të ri shqiptar (ministrin Erion Veliaj) dhe një fëmijë (shtetas të tij) në të parë ishte shumë domethënës, me rrezatim humaniteti dhe shkonte përtej logjikës dhe imazhit të politikanit karagjoz e mendjemadh shqiptar. Sipërfaqësisht shprehte ndjesinë dhe frymën e re të një politikani ballkanik. Mirëpo në thelbin e vet fotografia si riprodhim i një realiteti e ka pra edhe anën tjetër, historinë dhe gjenealogjinë e vet, rrethanat që e kanë prodhuar si ngjarje, pamje dhe imazh.

Dhe vetë historia e këtij lajmi dhe kësaj  fotografie e bënte atë hipokrite dhe thjesht një lajm pa etikë. Pse?

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe i Rinisë i Republikës së Shqipërisë, Erion Veliaj, shihej tek e kishte dërguar në spitalin ushtarak të Tiranës me veturën e tij zyrtare një vogëlush, bashkështetas, i cili kohë më parë ishte aksidentuar, në ndërkohë që atij i ishte refuzuar ndihma mjekësore, me motivacione administrative por me prapavijë shumë të hapur raciste.

Vogëlushi ishte me përkatësi etnike rome.

Dhe pikërisht kjo ia heq lajmit etikën dhe e shndërron në propagandë!

Mirëpo Republika e Shqipërisë, ndonëse shtet kombëtar i shqiptarëve, është shtet qytetar i bazuar në demokracinë parlamentare dhe në të drejtat e njeriut dhe në barazinë e shtetasve. Kjo sanksionohet me neni 20 i cili thotë: “Personat që u përkasin pakicave kombëtare ushtrojnë në barazi të plotë para ligjit të drejtat dhe liritë e tyre”.

Në kreun I të Kushtetutës së Republikës (Parimet e Përgjithshme)  në nenin 15, paragrafi 1 thuhet: “Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë të pandashme, të patjetërsueshme e të padhunueshme dhe qëndrojnë në themel të të gjithë rendit juridik”.

Kurse në nenin neni 18, paragrafi 2 thuhet: “Askush nuk mund të diskriminohet padrejtësisht për shkaqe të tilla si gjinia, raca, feja, etnia, gjuha, bindjet politike, fetare a filozofike, gjendja ekonomike, arsimore, sociale ose përkatësia prindërore”.

Nga kjo del se Republika e Shqipërisë de jure mbron shtetasit nga çfarëdolloj diskriminimi  racial, etnik e fetar. Mirëpo realiteti, si çdo kund në Evropën Juglindore është krejtësisht tjetër? Grupet e ndryshme etnike e kulturore jo që janë të diskriminuara, por nuk i gëzojnë as të drejtat elementare dhe sidomos jo katër liritë themeltare të proklamuara në fjalimin e tij inaugurues para 68 vjetësh nga presidenti amerikan Franklin Delano Roosewelt: 1. Liria e fjalës, 2. Liria e besimit; 3. Liria e të dëshiruarit (liria ekonomike) dhe 4. Liria nga frika. Dhe kjo është lehtë e vërejtur në shoqëritë e transicionit në Evropën Juglindore, pra edhe në Shqipëri dhe Kosovë.

Përse media duhej të trumbetonte dhe t’i jepte jehonë lajmit se vogëlushi në krahët e ministrit ishte i përkatësisë etnike rome?

Për ta bërë më të fuqishëm lajmin dhe për ta ngjyrosur atë me humanitetin e ministrit ndaj romëve apo thjesht si propagandë e Qeverisë së re shqiptare, si mekanizëm për imazhin e saj të mirë?

Me këtë rast përdoret media, që në mënyrë të nënvetëdijshme e pranon se diskriminimi në këtë vend është i hapur.

Më parë, 36 familje shqiptare me rrënjë rome ishin zhvendosur nga shteti me masa represive nga një lokacion për t’i hedhur në rrugë. Në këtë histori shfaqet Elidoni i aksidentuar, të cilin e ëma e kishte dërguar për mjekim por i ishte refuzuar shërbimi, kështu që vetë ministri i Mirëqenies sociale dhe i Rinisë, me veturën e tij zyrtare e kishte dërguar atë në Spitalin Ushtarak, ku ka marrë trajtimin e duhur. Ky është lajmi, në të parë inspirues.

Por a duhet që gjithnjë të qëllojë afër një ministër, sado i frymës së re dhe sado human (në këtë rast këto cilësi as që  mund t’i mohohen ministrit Veliaj)  për t’i dhënë shërbime mjekësore një fëmije?

Posaçërisht nëse ai është me përkatësi etnike rome!?

Në ndërkohë ministri Veliaj paskësh premtuar zgjidhje për 36 familjet rome, porse zgjidhja nuk është gjetur ende, derisa po shkruaj këtë kolumne.

Mirëpo historia e abuzimit me romët në Shqipëri është e gjatë dhe vjen deri në ditët e sotme.

Sipas një raporti të Qendrës Evropiane për të Drejtat e Romëve (ERRC) të vitit 1997, evidentohen raste të diskriminimit jo vetëm simbolik por edhe faktik, madje ndër më mizoret të trajtimit të romëve. Që nga mohimi i së drejtës për jetë – vrasjeve makabre (ndezje me benzinë) e një të riu rom nga katër të rinj shqiptarë dhe, për ironi prokuroria nuk e cilëson krim klasik i motivuar nga urrejtja raciale porse e cilëson si “zënkë mes adoleshentësh”, e deri tek mohimi i një procesi gjyqësor të ligjshëm dhe ofrimi i mjeteve juridike, ngase avokatët refuzojnë ta mbrojnë një rom!?

Janë shënuar edhe vdekje nga rrahjet brutale të policisë; kërkim dhe marrje me zor e parave, privim nga pronat e luajtshme në mënyrë joligjore; ndalime dhe arrestime arbitrare. P.sh. kur policia kërkon një të dyshuar rom dhe nuk e gjen, atëherë merren pengje familjarët, mbahen më shumë se tre muaj paligjshëm dhe askush nuk jep llogari.

Diskriminimi është i përditshëm dhe shkon përtej logjikës së pamundësisë së shtetit për të kontrolluar “rregullin e kaosit” sipas të cilit rëndom jetojnë romët në Shqipëri. Një rom i ka thënë ERRC-së se sa herë që ndodh një problem në qytet, policia së pari shkon tek ata, i bastis, maltreton, rrah dhe paragjykon si kriminelë të mundshëm!

E të mos flasim për diskriminim në punësim e arsimim, në ushtri dhe nga organet lokale të pushtetit.

Në anën tjetër, subjektet e ndryshme politike në kontinuitet e manipulojnë votën e romëve, duke filluar nga premtimet për punësim deri tek blerja e saj me një shumë simbolike parash.

Sa i përket abuzimit emotiv ose simbolik, Shqipëria nuk veçohet nga fqinjët e parë, si Greqia, Maqedonia, Kosova dhe Serbia, por as nga Bullgaria, Rumania, Çekia etj.

P.sh. ERRC-ja vëren se romët në Shqipëri trajtohen me emërtime joqytetare dhe në baza raciste, si fise nomade, ndër të cilat shquhen meckara, kabuzie, cergara ose skodrara dhe kurtofa.

Romët në Shqipëri përfshihen kryesisht në emërtimin racist si arixhinj.

Racizmi ndaj romëve nis me gjuhën dhe kodekset popullore dhe përfundon në shkelje drastike të të drejtave të njeriut.

Sipas ERRC-së, një shqiptar i Dumresë e ka për zakon të thotë për miqtë (krushqinë)  “me nder, po vijnë arixhinjtë”; “me nder, si një mëhallë jevxhish”, shprehet një amvise tiranase për një katund të mbajtur keq: “A duhet pritur ndonjë gjë prej arixhinjve”?- pyet një dibran.

Një frikacak përshkruhet si “një arixhi në shtatë breza” etj. Vrasja e një arixhiu sipas këtij raporti nuk është theksuar ndonjëherë të jetë trajtuar si vrasje e një shtetasi, as nga organet e ndjekjes.

Sikur në rastin kur e vranë të riun Fatmir Haxhiu në Tiranë, vrasësit i kishin thënë “arixhi i qelbur” etj. dhe siç u theksua më lart, vrasja ishte cilësuar si zënkë adoleshentësh, por jo si krim klasik.

Statistikat zyrtare flasin së këndejmi për më pak se 1000 romë në Shqipëri (sic!), ndërsa shifrat e ERRC-së dhe organizatave të tjera ndërkombëtare që merren me të drejtat e njeriut dhe të pakicave kulturore e etnike thonë se në Shqipëri jetojnë mbi 120 mijë romë.

Romët dhe jevgjit perceptohen nga shumica si të dallueshëm. Por edhe ata vetë e bëjnë shpesh këtë dallim. Për një rom jevgjit nuk ka gjuhë dhe nuk e mban traditën, ai martohet me një të bardhë dhe flet shqip, ndërsa për jevgjit, romët janë primitivë, (gabelë) nuk i dërgojnë fëmijët në shkollë, derisa veten e quajnë “qenie humane” dhe para administratës thjesht shqiptarë!

Në këtë sfond të trishtë, ministri Veliaj duhet të përballet me këto fakte, të bëjë të pamundshmen për ta ndërruar frymën e konstitucionit shpirtëror të shoqërisë shqiptare ndaj romëve dhe ta ndërrojë fytyrën e shtetit ndaj tyre, para se të fotografohet me një vogëlush rom në grykë!

Nisur nga këto argumente, lajmi dhe fotografia e Erion Veliajt më janë dukur të pështira, hipokrite dhe mediatikisht pa etikë profesionale!

Në anën tjetër në Kosovë është një situatë edhe më tragjike. Romët rëndom ia kanë  mbajtur anën kastës apo etnisë dominuese në shoqëri.

Gjatë luftës së fundit në Kosovë romët kryesisht ishin përdorur si vegla në duart e pushtetit fashist të Milosheviqit, por aty-këtu, paradoksalisht, kishte edhe romë që i ishin bashkuar UÇK-së.

Dhe pas luftës romët kryesisht janë përzënë nga Kosova të përbuzur si armiq, ose kanë ikur vetë me armikun!?

Ata që kanë mbetur, kryesisht mbaheshin në disa kampe si ai i Plemetinit, që ka ekzistuar deri në vitin 2007, pastaj një në Mitrovicë të veriut etj.

Këto kampe janë cilësuar si “turpi i Kosovës” dhe pasojat e tyre në imazhin e shtetit nuk janë eliminuar ende.

Përderisa në Shqipëri diktatori Enver Hoxha mëtonte ta krijonte një komb unik shqiptar, jo përmes integrimit në shoqëri, por përmes mohimit të identitetit të veçantë, së paku kampe përqendrimi nuk ishin vendosur.

Kurse regjimi i Kosovës nominalisht shtet multietnik dhe qytetar, kishte vendosur dhe mbajtur të tilla!?

Edhe pas heqjes së kampeve dhe ndërtimit të ndonjë banese kolektive, romët në Kosovë janë tërësisht të diskriminuar në jetën sociale, ndonëse barazia e tyre është e garantuar me Kushtetutë dhe me ligjet aktuale.

Më pak para ligjit dhe në shkollim sesa në punësim e shërbime shëndetësore, si dhe në shërbime juridike.

E sa i përket dhunës simbolike, të përmendim vetëm dy raste emblematike: Adem Demaçi që vlen si lider i të drejtave të njeriut në Evropën Juglindore, duke bërë fjalë për skenën politike pati deklaruar: “Mos të bëhemi si magjuptë” – ndërkaq lideri i lëvizjes “Vetëvendosje” ka qenë i pranishëm në Tiranë, kur ishte linçuar një muzikant i përkatësisë rome në një kafene dhe ai nuk kishte reaguar fare, duke e përcjellë skenën e dhunës me gjakftohtësi të pamatshme!

*KOHA DITORE

21 komente në “Racizmi dhe lajmi pa etikë”

  1. hajria says:

    halil matoshi eshte magjup, nuk eshte shqiptar,
    .
    per te mbrojtur romet ai se pari duhet te pranoj publikisht se vet nuk eshte shqiptar po eshte rom dhe ketu nuk ka asnje te keqe
    prandaj halil rromi e ka ‘shpikur kombin kosovar’.

    1. antonio says:

      Le te bente edhe Berisha me ministrat e tij HAJDUTE E BARBARE xheste te tilla,gjoja mediatike(sic ja fut menderes ti) pa do ishte i nderuar!!!
      Beriaha per te liruar token,qe te ndertonte nje PALLAT afer stacionit te trenit ne Tirane u VURI FLAKEN CADRAVE ROME DUKE I DJEGUR TE GJALLE PER PAK keta te shkrete!!!
      Dhe ti,kelysh serb,merresh me ministrin e ri Veliaj,qe beri nje gjest humanitar!!!
      Ndersa sot atyre ROMEVE iu dha strehim i perhershem ne nje ish repart ushtarak i vene ne shitje nga qeveria serbe e Berishes!!!
      Ne se e shikon dallimin,QEPE HALEN!!!

      1. bibi says:

        Cthua more, sa mire qenka puna atehere, ministi Veliaj na e paska zgjidhe problemin e romeve tani sigurisht i ka ne radhe shqiptaret se cileve ua ka qajt hallin gjer sa ishte ne opozite.

    2. ylli rks says:

      Ata qe ndjehen te disktiminum le te ma Falin, po Matoshet datojn qysh ne dardanin ilire, Halil Matoshi ashte nje globalist i vertet si te ishte holandez apo filandez… Halili nuk ka koplekse i thot gjanat hapun. Ashte per te ardhun keq se si shoqria shqiptare e kosovare i trajtojn romet ne kit menyre. Si Puna e kti hajres.

  2. bibi says:

    Halil, ministri Veliaj se pari ka dashur te beje nje lajme te tille qe ti sot e bene lende te pare per me prodhu dhe me e plasu ne opinion. Pse per nje gjest qe ti thua se eshte me se normal e bene ne prani te sa e sa mediave, pastaj pse ai ndalet vetem me nje akt te tille ku e ke par ti pastaj ministrin me nje akt tjeter te tille qoft duke dergu rome te tjere ose edhe shqiptar te mjeku.
    Halil une te diagnostifikoj si gazetar te lajmeve kapiricioze dhe jo serioze. Nuk te vleresoj si gazetar qe merresh me ndonje dukuri ku mund ta tregosh dijet e thella shkencore e intelektuale ne rast se i posedon ato.

    1. Halili dhe says:

      Pse nuk te pelqyn tu asi.

  3. Geg Toskani says:

    -” Kisha qejf tè ulesha pranè tyre, ti vèshtroja instrumentet e tyre muzikore dhe tè dègjoja se çfarè thoshin ” -Thotè Matoshi diku mè lart.
    Sikur autori tè kish mèsuar nga ata ‘artistèt’ti binte ndonjè instrumenti muzikorè do tè ishte mè tèrheqès dhe njerèzit do ti kushtonin mè shumè vèmendje…Kujtoj romèt e dikurshèm qè AI “diktatori” i Matoshit ju fali shtèpi nè katet pèrdhese tè pallateve dhe ata i arreduan shtèpitè e tyre tè reja me çadra e tyre tipike nè mes tè dhomave…Vetèm gomerèt i lidhèn nè oborr….Sot bota èshtè bèrè e vogèl dhe nomadèt nuk mund tè gèzojnè mè lirinè e tyre pèrgjatè rrjedhjeve tè lumenjve, tè pèrrenjve, rrèzè malit e anès detit e nè periferi tè qytetit….
    Matoshi bjeri ziles sè biçikletès kur tè futesh nè kuartierin e tyre se klarinetèn nuk e mèsove dot.

  4. Liridon says:

    A din kush me na thane qe cfare qendrimi kane mbajtur Romet,gjate genocidit serb ne Kosove.Ne e dime shume mire aktivitetin e tyre ne periudhen e shkaterrimit te shtetit shqiptar te vitit ’97,por edhe sot ne vjedhjen e pusetave.Matoshi na e hedh helmin tek Demaci e natyrisht pa harruar si perhere,edhe Albin Kurtin i cili shiti shtepine e tij,per te mos bere pazar me interesat kombetare.

  5. Shqipe says:

    Keta romet e tu Halil i vrisnin shqiptaret gjate luftes ne Kosove, e ti po vajton per ta.

  6. Nik/Vlore says:

    Me demek Veliaj ka bere gabim qe e coi ne spital?!!E ke degjuar shprehjen :Ca uje I dhe gomarit?

  7. studenti says:

    Ngjarja eshte e thjeshte. Veliaj u be minister. Romet ishin ne rruge. Veliaj shkoi ke romet ne rruge e jo te ata ne shtepi. Aty ndodhi dhe femija i plagosur. Gabelka si e pa ftyre qe eshte e s ja perton goja ja tregoi Veliajt tashme minister se nuk e kishin mjekuar ne spital( ajo kete ka kishte thene e bertitur dhe te tjereve) , Veliaj e dinte se kete gje mund ta bente , ta conte ne spital dhe ta mjekonte( Veliaj e din se mjeket jane frikacak e servile si gjithe te tjeret) e mjekoi dhe kaq. Ketu fillon pastaj cudia, habia, heroizma apo hipokrizma.
    Shtypi e ben lajm , shtypi e merr tamam si ate fijen e perit qe fallxhorja te kerkon per te filluar fallin dhe mban ne kembe gazeten e nxjerr buken e gojes gazetari. Ja dhe halili e beri nje fare pune me kete fill=foto te Veliajt.
    Kush do ta lexoje foton e lexon ndryshe , mbare e shpreson.
    Leximi qe duhet. Te gjithe jemi te barabarte, te gjithe meritojme te na jepet ajo qe na takon njelloj pmvarsisht se cfare jemi e nga vijme, por ju qe nuk e beni kujdes se ka ardhe nje minister qe kete nuk e TOLERON.
    Ndaj ju qe sherbeni bejeni punen per te cilen shoqeria ju paguan. Ti Halil bej jehone veprimit – ai ka ndodhe.

  8. xhemal says:

    edhe politikanet jane njerez e perse duhet ti paragjykojme ,kur nje veprim eshte i mire nuk ka pse te fshihet ,eshte shume me lehte te kritikosh se te falenderosh jo domosdoshmerishte qenia ne pushet te ben te keq sic do te na i paraqes zoteria ne opinionin e tj.perse duhet te jemi cinik e te mos i marrim veprimet e munistrit te ri si nje sinjal te mire e dicka e thjeshte dhe e bukur po ndodh ,shqipetaret jane popull i vjeter me shpirt solidariteti ku asnjehere ne asnje kohe nuk kane urryer racat ,diferencat midis popujve i shikojne si mundesi zhvillimi ,paqeje .

  9. kel ukaj says:

    Zotni Matoshi, eshte kenaqesi pafund qe lexoj keto gjera. Nje komb injorant e kriminel nuk arrin ti kuptoje keto qe shkruan. E pretendojne te shkojne ne Europe? Po Europa eshte per te drejtat e njeriut? Zoti Matoshi, Ju falenderoj per shkrimin e mrekullueshem:

  10. Bekimi says:

    Në SHqipëri dhe në Kosovë, fatkeqësisht ka shumë më shumë se sa romët që vuajnë shumë më shumë se romët.
    Neve as nuk e kemi luksin të flasim për rracizëm. Këtu spjegohet pse ka harmoni mes nesh. Rracat dhe etnitë e tjera në Shqipëri kanë jetuar me shekuj në harmoni, falë fukarallëkut, që dmth njerëzillëk. Sa më shumë kalon koha në këtë të flamosur ekonomi tregu, kapitalizëm e më the të thashë, demokraci, egalitarizëm, homoseksualizëm, lezbianizëm, pedofilizëm, aq më shumë rracizmi vjen e bëhet temë e ditës.
    Kur të ketë mundësim punësimi për të gjithë, as romët nuk do qaheshin për diskriminim racial. Ndaj, mos i fryni zjarrit kot, se veç tym e hi do dalë, po s’i futët dru që të ngrohen të gjithë.

  11. kirurg says:

    Kel Ukaj dhe Matoshi duket se nuk i perkasin ketij kombi “injorant e kriminel”. Cfare duan midis nesh?

  12. sinan hibro says:

    Me lodhe Matoshi me kete shkrim te gjate, nuk e cova deri ne fund … Erjon Veliaj beri gabim qe e coi vete femijen rom ne spital, apo media beri gabim qe e mediatizoj me shume se c’duhet ? Po c’thua more analist ! Eshte nje shembull i mire dhe kaq…. te tjerat lerja kohes, sepse edhe ajo nuk te dha te drejte … 37 familjet rome ne nje fare menyre u sistemuan ; apo dhe ketu duhet gjetur ndonje gje tjeter ? Ketej nga Vlora ku banoj une , kur duan te tjerin nje muhabet kot me kot , kalit te kuq i gjejne 30 nuanca ngjyre !

  13. MEMEDHETARI says:

    Halil,jam kurjoz te di:
    Po sikur femija qe coi Ministri Veliaj ne spital te ishte i bardhe,a do ta beje kete shkrim???

  14. ali says:

    Z. Halil me fal qe s’e lexova deri ne fund artikullin, por thelbin e ceshtjes e kuptova. Ndaj me ju pershtypjet
    dhe konkluzionet qe ke nxjerre Ti nga qendrimi i ketij ministri te ri ne detyre. Nuk eshte kjo qe e ben kete
    minister me shume apo me pak human dhe te them te drejten me duket paksa karagjozllek dhe propagan-
    de bajate per konsum e sensacion per mediat. Nuk eshte kjo detyre e ministrit. Kjo detyre i takon ambulan-
    ces dhe ky me autoritetin e tij te urdheronte si minister mjetin shteror apo qofte edhe privat qe ta conte ne
    spitalin me te afert. Detyra e ministrit Veliaj eshte dhe do te jete t’i gjeje nje strehe romeve dhe pune ,ndersa
    te tjerat jane thjeshte sensacione per t’u propaganduar ne mediat tona sharlatane e te korruptuara deri ne
    palce.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje