Zonja presidente “ta pashë”

27 Shtator 2013, 20:42Blog TEMA

Nga Blerina Rogova – Gaxha*

 

Mirëmëngjesi mëkatarë! Imagjinojeni sikur puna në zyrat e partive politike të niste me një urim kësisoj. Në botën që vuan prej lirisë, në botën që vuan prej urisë, në botën që vuan për diversitet, në botën që vuan për gjithçka, bota shqiptare sillet sikur çdo gjë është në vend të vetin, prandaj sezoni i zgjedhjeve të ngjan më shumë në sezon të mëkateve të mëkatarëve të regjur e të rinj.

Njëri nga burrat e politikës që provonte të luftonte për ta dështuar tjetrin, kishte zgjedhur që mediat t’i çonte aty ku rrinin minjtë, ku ujërat e zeza derdheshin në trotuar e aty ku betoni s’linte as të “mbijë bar”. Filozofi i ri, me gjasë ishte i bindur se kjo qe ideja më e mirë për të bërë fushatë. Dhe, ndonëse mund të dukej reale në televizor, aty ku bëhej e si bëhej ishte krejtësisht e shtirur. Një tubë gazetarësh, disa kamera, një “buldozer”, një grumbull bërlloku dhe minj të çuar peshë. Edhe në këtë llom parada e të zotit të shfaqjes nuk zgjaste më shumë se dhjetë minuta.

Dhe një si “Goodbye mëkatarë!” Mbase kanë faj edhe filozofët, që të “pazënë” me zanatin e tyre e të zënë fort me politikën e ditës, nuk e kanë parashikuar ndryshimin e dijes e të jetës, dhe kanë harruar të na paralajmërojnë për bashkëkohësinë. Mbase i kanë fajet besnikët e politikës, që për shkak të “zanatit të jetës”, kanë harruar të na paralajmërojnë për zanatin e mashtrimit.

Ndonëse politikanë të regjur e të rinj mund të kenë një model, vështirë të na bindin se edhe mëkatet i bëjnë për ne. Më të vjetrit e këtij populli janë të rryer e të mësuar me thyerjet, tmerrësisht të mëdha, të realitetit, me gjasë edhe më të zhgënjyerit. Më pak të vjetrit, duhet të kenë një çudi artificiale dhe me gjasë me pak emocione detyrohen të pranojnë absurditetin e realiteteve shqiptare. Të rinjtë ndërkaq mund të jenë plotësisht indiferentë nga “revolucioni” i ndodhur pikërisht me ta, indiferentë edhe për trashëgimin e dështimit të tij.

Indiferentë ndoshta në gjithçka që nuk është e tkurrur në shtatë ose pesëmbëdhjetë sekondat e kohës së duhur të një kliku për t’iu përgjigjur një pyetjeje. Shumica e kësaj gjenerate mund të jetojë jashtë realitetit, por pjesa e madhe e popullit të vendit jeton në një hapësirë të matshme metrike, prandaj marketingu politik në hapësirën e vogël metrike, është i shpifur edhe për ata që kanë gjak për të, edhe për ata që indiferentë ndaj saj janë.

Pretendentët pararendës dhe pretendentët e sotëm kanë shndërruar në standard komunikimi klishetë bajate. Personazhet e rëndomtë të politikës dhe personazhet që pretendojnë të jenë më shumë se të rëndomtë, ngjisin fjalinë kosovare të shndërruar në filozofemë “nuk jam me të korruptuarit”. Mund të jetë që filozofia personale e tyre nuk e pranon korrupsionin si dukuri, por subjektet politike dhe sistemi në të cilin ato veprojnë janë të futura deri në fyt me të.

Meqë politika nuk është një mit të cilin mund ta lexosh si mësim për të parë se çfarë ndodh në pavetëdijen tonë, ekzistenca e saj është vlera e realitetit krijuar nga ne. Një mungesë totale e vlerave morale e estetike, të cilën të gjithë jemi bërë të pazotë ta rrënojmë. Prandaj ata kanë mundur të shndërrohen në “heronj” që i kanë dhënë vetes të drejtë ta dhunojnë jetën, ta dhunojnë mirëqenien, ta dhunojnë besimin, kulturën, arsimin, t’i dhunojnë gjithë ato që përditë i prekim me dorë, dhe që në mëngjes, me a pa vetëdije t’i thonë njëri-tjetrit – Mirëmëngjesi mëkatarë! Ata që bëjnë marketingun politik kanë një seri akuzash, një seri spekulimesh dhe një numërim të gjatë dështimesh, por pak, fare pak bindshmëri për të përkuar me nevojën e besimit tonë.

Fëmijët e sotëm mund të kenë parë pak ose aspak lopë, marketingu politik mund edhe t’u thotë se qumështi nuk milet nga lopa por “buron” diku në fabrikë. Sado e pabesueshme të ishte kjo edhe për fëmijët, reklamëbërësit e fushatave tona politike, edhe këtë e thonë… mirëqenia premtohet, por mirëqenia është bërë luksi imagjinar. Njëmijë objekte kulture janë ndërtuar çdoherë në premtime fushatash, por objektet nuk ekzistojnë as sot. Njëmijë mrekulli të cilave as magjistarët s’u besojnë.

Është kohë e tmerrshme për politikën… moment që të kujton atë momentin e pak viteve më parë, kur opinioni botëror u shokua nga mundësia që pati ta shohë të zhveshur, dhe jo vetëm, prapanicën e kancelares gjermane Angela Merkel, por që fotografia qe shkrepur më parë se sa ajo të bëhej kancelare.

Ajo zonja (me ose pa atë që i shihej) i mundi burrat edhe për të tretën herë radhazi. Foto (faqezinjtë) reporterë të Kosovës, me objektivin e tyre i kishin zënë dritëhijet e prapanicës së presidentes së Kosovës, ku zonjës së nderuar i shiheshin tangat, thua se mëkati fillonte prej tyre. Por është kohë kur marketingu politik, shkencor, arsimor e kulturor, është shndërruar në “prapanicë publicitare” vetëm për një votë, vetëm për një “like” dhe vetëm për pak fuqi e pushtet.

15 komente në “Zonja presidente “ta pashë””

  1. Mato Labi says:

    Po ku ma pe moj e uruar,
    Unë e kisha të mbuluar?!!
    http://bit.ly/1bMQkkc

  2. korcari says:

    Sic duket zotrinjet gazetare qe’ja kane pare’ presidentes duhan ti vene edhe ferexhe.Pika qe sju bie

  3. A.p.S (KATHERINA DIE GROSSE)Madona prej Sauku says:

    Zonja Blerina,..i ke rra rreth e rrotull moj goce.
    Shkrimi juj oshte i nji niveli shum te larte dhe profesional,por problemi qendron tek ata per te cilet ju shkruani,nuk ju kuptojne,ose e thon qarte nuk te morrin vesh fare.
    Shoqeri analfabetash me celular,ky osht realiteti moj Blerina.
    E çka mund te boj nji pulitikan me diplom fallco,ose nji gazetar i Univeristeteve shqiptare kur kane ne dore nji telefon.
    Pergjigja kuptohet.
    Presidetntja e Kosoves nuk ka pse te nihet keq qi e kane fotografu te pasmet e trupit.
    Un po te isha une si Atifetja do jua kisha dergue tangat, qe ato islomista te kalonin ne orgazem,sepse trut e atyne burrave jon blloku tek shikojn neper shtepi grate e tyne te shkretat se nuk kan faj,mbeshtjellun me çarçaf e veshun me brekushe deri n’germaz.
    U terbun meshkujt e Kosoves nga Tangat e Presidentes,po te kishin pa DAFLLAKUN sabi te Angela Merkelit,do i kishte zan damllaja e moshe.
    Tek çdo gjo e mbap duket kerku dhe ana e mire e saj oj Blerina jeme.
    Hej oj Kosova loçka ,hallall te qofshin Tangat e Lirise.
    Kosova osht Evrope dhe kjo tregon se kush i knoq shijet e kosovareve.
    Me nji pal Tanga u terrbue xhindja n’Kosov orekujeja oreeee

    1. bled luzha says:

      me te gjet cili je – familien kam me ta shujt

  4. aba says:

    blerina-nje grua injorante me fytyre vampiri
    nje shkrim i shkruar keq
    nje titull mashkullor, nuk i thuhet femra femres ‘ta pashe’
    nje shkrim i shkruar nga nje dore mashkulli i pafytyre
    kulm mjerimi

  5. Afrim Syla says:

    SEN NUK PASKE THAN MOJ Blerina !

  6. Kerpaci says:

    Sa kohe do lodhemi akoma duke lexuar shkrime koti me teori dhe gjoja filozofime, me spekullime “ma pe e ta pashe” nder kohe qe ajo e uruar nuk ka me asnje sekret, pasi ka dale sheshit e po zbavit gjithe boten.

  7. zoro says:

    ne republiken islamiste te kosoves te jeshe nje presidente si zonja jahjagja eshte mekat , kjo presidente shikon nga perendimi por muzhakedinet e kosoves nuk e duan . turp moj blerina qe shkruan keq per nje cast te keqe te zonjes presidente , edhe ti je grua mos gabohem dhe ne qoftese ti veshe citjane atehere shkoni ne arabi dhe zhdukuni nga ballkani.

  8. Ndjese... says:

    Shyqyr ju gazetare, se burrat kan dek’!
    Blerina, me lejo t’i shtoj shkrimit tend vetem nje ndjese
    (drejtuar njerzve qe kane nder ne balle, ku nuk bajne pjese politikane e xhahile- myslimane= fanatike antishqiptare, tirane kriminele)
    per foton & gazetaret jo- gazetarë (= lekureshitur pacavure/ skllever-sherbetore te Tiranise)
    Ndjesa shkon edhe per presidenten Jahjaga! Vo, Blerin, turpin e ka ne balle Xhahilizmi Shpellar aty e ketu!

    I bashkohemi ndjeses edhe ne ne Tirane.

  9. Ajdin Kuksi says:

    Edhe une ja pashe!por nuk e bera puplike se ka imunitet.
    Nga police ,PRESIDENTE
    Desh me arestoj nje here!por… ne ate moment i ra pakete e cigareve ne toke,u perkul per ta marre dhe ja pashe.Qesha me veten se ku rashe!Pse qeshe? me tha:Qesha se ta pashe i thashe.Pse ti je i pari qe ma shikove?Ooooooohoho sa ma kane pare mua!

  10. rilindja says:

    Edhe Edit ja pane pallen, por u be kryeminister, dhe I forte biles.

  11. plaku dhe deti says:

    Kosova ka probleme serioze…Pas tere shkrimit,mora vesh qe kjo goca i paskesh pare presidentes prapanicen.Thote Garsia Marquez qe sa me shume qe shkruaj aq me e veshtire behet.Sepse te jesh i qarte dhe i lexueshem kerkon mjeshteri te madhe.

  12. mbase says:

    -KUSH FITON KETU..AI QE JA PA,APO AJO QE E LA PER T’JA PARE..?
    {se njerezit kane kaq halle sa kane harruar te shohin veten e tyre}

  13. Rita says:

    Nje reportazh artistik ne nje ane e nga ana e mbrendise nje realitet e mrekulli me vete !!!! Pergezoj shkrimtaren e re e te talentuar e nje pershkrim te tille real te aktualitetit qe pershkruan ( kosovar ) me pelqeu jashte mase !!!Vazhdoni e dashur atdhetare eironizoni ato figura politike e shoqerore qe gezojne dhe poste ,,,,,,,presindntale !!!URIME !!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje