Këto ditë Presidenti i Republikës vizitoi Bostonin dhe vendosi lule pranë varrit të Fan Nolit dhe varrit ku deri më 1995 ndodheshin eshtrat e Faik Konicës. Lajmi zyrtar nuk bënte diferencën dhe për pasojë, media, me të drejtë e kritikoi aktin ceremonial presidencial. Sepse Konica si kushdo tjetër, e ka një varr dhe ai ndodhet në Tiranë diçka më shumë se 1 km vijë ajrore larg nga selia e Presidentit. Detajet protokollare gjithçka krijojnë debate dhe kthehen në lajme, por ajo që përbën lajmin kryesor për mua nuk është kjo, – është një fakt tjetër më thelbësor, më unik, më shqetësues dhe kritik për moralitetin e politikës dhe institucioneve shqiptare.
Ka të bëjë me sjelljen tonë me dy standard ndaj figurave historike. E duan Konicën, e perifrazojnë në libra e fjalime, e nderojnë sa herë kalojnë nga Bostoni, por këtu në Tiranë asnjë personalitet shtetëror nuk ka gjetur ende 5 minuta kohë për të vendosur një tufë me lule tek varri me eshtrat e tij. Konica, një nga shqiptarët më të famshëm në historinë 100 vjeçare, dergjet në një cep të rrugës pas godinës së Universitetit, i vetmuar, i harruar, i braktisur, siç edhe e pati vdekjen e tij. Dhe ky nuk është rast I vetëm. Gjergj Fishta citohet, nderohet, respektohet, por shtëpia e tij e lindjes është e braktisur në prag të rrënimit, varri i tij është i harruar dhe nuk bën pjesë asnjëherë në ceremonitë zyrtare. Një tjetër figurë e njohur, Luigj Gurakuqi, ndonëse citohet, vlerësohet në fjalime, ka të njëjtin fat. Banesa e tij muze është shkatërruar, sot një studiues i huaj nuk ka një vend muzeal ku të mësojë për të, jetën dhe veprimtarinë e tij. Një rilindas, Naum Veqilharxhi ka një emërtim rruge në Tiranë, një rrugë e ngushtë, e braktisur, pa asnjë simbolikë që e lidh me emrin dhe veprën e tij të madhe, etj, etj. A nuk kanë pësuar të njëjtin fat edhe frashërllinjtë në Përmet? A nuk u vodh disa herë shtatorja e Themistokli Germenjit për skrap në qendër të Korçës? A nuk u shemb shtëpia e republikës në Korçë? A nuk është ndërtuar një pallat shumëkatësh mbi gërmadhat e Konakut të Princ Wied në Durrës? A nuk janë ndërtuar lokale argëtimi përreth ndërtesës së Pavarësisë në Vlorë? A nuk u dëmtua edhe vetë Monumenti i ri i Pavarësisë inauguruar vjet në Tiranë apo ai i Ismail Qemalit përuruar po vitin e 100 vjetorit? A nuk u kthyen të gjitha kalatë e vjetra në sheshe nderimi për lokale luksoze e qendra argëtimi? Shembujt janë të shumtë, gati të përditshëm, ngjashëm me një bilanc të një sulmi bizantin dhe kriminal ndaj memories dhe trashëgimisë tonë historike.
Cili zyrtar i lartë shtetëror, pjesëmarrës në ceremoninë e inaugurimit të tyre, gjeti kohë për një vizitë 5 minutash për të parë dëmtimin ose për të dëshmuar interesin shtetëror për individë e ngjarje thelbësore në historinë shqiptare? Për një vend që kishte ministër kulture një individ që nuk e dinte se eshtrat e themeluesit të shtetit janë kthyer në atdhe në vitet 30, që penalizon një komisariat policie për parregullsi në trafikun rrugor dhe nuk bën asgjë ndaj trafikantëve të historisë, që ngre komision hetimor parlamentar për një tërheqje veshi dhe hesht kur përpara syve shkatërrohet pothuajse gjithçka që na lidh me historinë, me memorien kombëtare, me identitetin, apo që ka pasur e ka politikanë vendimmarrës njerëz pa etikë minimale institucionale e historike, -natyrisht që është e pritshme të ketë dhe të kemi edhe më tej balance të tilla të trishta.
Duhet ndryshim. Po si? Unë besoj gjithnjë tek aktet simbolike që inspirojnë sjellje kolektive të përgjegjshme dhe më shumë vëmendje, kujdes e politika të mira. Një i tillë do të ishte, p.sh, që pas kthimit nga SHBA Presidenti i vendit tim të vizitojë varrin e vërtetë të Konicës, që kryeministri I vendit tim pasi zëvendësoi portretin e kreut të shtetit me I.Qemalin të zbatojë ligjin për të çliruar Shtëpinë e Pavarësisë nga lokalet e natës, që zv/kryeministri i vendit tim përpara se të koordinojë projektet e mëdha kombëtare të rikthejë Shtëpinë e Republikës në Korçë, që sponsorët bujarë të qeverisë së re, përpara se të mendojnë për mjedise luksoze për shtetarët të ndihmojnë për të pasur një Tiranë një muze për Nënë Terezën, që universiteti “Luigj Gurakuqi” përpara se të mendojë për ndonjë konferencë formale ndërkombëtare të respektojë me akte konkrete emrin që mban, që Bashkia Durrës përpara se të japë lejen e radhës për pallate shumëkatëshe në breg të detit, të investojë ca milionë për një banesë muzeale për mbretin gjerman të Shqipërisë apo vend-betejën historike midis Pompeut dhe Cezarit….
Janë pak akte, por që së bashku që do thonin shumë! Minimalisht do ndihmonin të krijonin idenë se në këtë vend ende ka ende shpresë për tu respektuar vlerat historike e kulturore.
Publikuar në blogun e autorit: http://www.afrim-krasniqi.info/2013/09/konica-dhe-fati-tragjik-i-kujteses.html
Ja ke futur pordhes Konica ish pa karakter, Nishani njelloj si ai.
Bravo per komentin plako! Se kuptoj dot kete urrejtje instiktive qe injorantet dhe njerezit pavlere kane ndaj atyre pak figurave me vlere qe ka Shqiperia
Barsoletë: Dy shqiptarë, vizituan për herë të parë Nju Jorkun dhe dolën shëtitje. Duke parë grataçielët e qytetit me habi e admirim, njëri i thotë shokut: Ore, sa kohë e mundim, duhet për t’i PRISHUR gjithë këto pallate të lartë…???!!!
@ Mero Baze
Fare kollaj, vetem ca kamikaze brain washed, si ne 11 Shtator ?
Z. Krasniqi , ju kerkoni te krijoni nje opinion pozitiv , qe pa dyshim , ne rruge normale , do te shtynte , sidomos politiken , per pune te mira . Por ju harroni , ose nenvleftesoni faktin se , tek ne nuk eshte krijuar atmosfera e pershtatshme qofte edhe vetem per vleren e opinionit . Nuk kemi raste kur nje opinion i caktuar publik te kete treguar force imponuese ndaj politikes sone . Politika jone e ka frenuar krijimin e opinionit te shendoshe publik , nuk e njeh ate , e refuzon ate , sepse i frikesohet atij .
Me respekt , Frani .
QellimiiKrasniqit eshte i mire. M.gj.ate mendoj se, ky shkrim do kishte me teper vlera ndoshta mbas 50 vjetesh. Populli ka Probleme te tjera :
Merr buke me lista, nuk ka pune , nuk ka leke ne xhep, nuk ka drejtesi, nuk ka shtet ligjor, nuk ka qetesi socjale, shkollat publike jane pa xhama dhe dritare dhe me WC jashte godines se shkolles, pacientet i blejne vete ilacet, polici injorant te mbyt me gjoba, korupsjoni e ka zene shoqerine keq per fyti,universitetet shesin Diplomat pa vler ku prinderit hedhin te gjitha kursimet e tyre, etj, etj,
I nderuar autor,
Mundet qe te jesh nje nder idealistet e paket qe i kane mbetur ketij vendi, duke harruar se shqiptaret jane nje popull primitiv (provat jane te shumta) dhe pa identitet. Per kete pohim shembujt jane me bollek duke filluar qe nga emrat femijve e duke mbaruar tek “ideali i Partise”.
Ne e kemi IDENTITETIN TONE KOMBETAR qe e di e na njeh jo vetem BOTA E CIVILIZUAR por edhe ata qe kane ardhe me vone ne kete proces…Majmunet theofaniqgrekispordhios as qe me intereson ta di opinionin e tyre…..Ora u ka mbetur ne mesjete …aty fleni….Ne jemi KOMB 19-MILJONESH ME TE ARDHME TE SHKELQYER_QE JU TERBON…Fuqi juaj tashme krahasohet me Eastonine apo Maltenpor ne nivele shume ma te ulta te demokracise dhe ekonomise…pirdhushurregreku
Bukur Zotni Krasniqi! Te uroj per kete terheqje vemendje te shqiptareve (dhe zyrtareve te tyre gjynahqare). Konicen (eshtrat e tij) e kemi me te vertete afer e ndoshta pret ndonje tufe lule te fresket. Po kush t’ ja dergoje?! Askush. Sidoqofte duhen nderue ata bije e bija shqiptaresh qe kane dhene sadopak pune e djerse per prosperitetin e atdheut tone. Urime Z. Krasniqi!
Bravo Ilir [email protected], kështu të dua! Mbroje racën tënde, megjithse s’di të shkruash…(Pak rëndësi ka…ne jemi 19 milion…)