Një udhëtim në web- faqen e PD-së ku mungon Basha dhe dy fjalë për nismën e re të PD për mbrojtjen e të larguarve nga puna.
I nxitur nga një deklaratë e zëdhënëses së PD-së, në lidhje me një kërkesë të saj drejtuar të larguarve nga puna prej qeverisë “Rama” për ta denoncuar këtë në faqen zyrtare të kësaj partie në internet, hyra për të parë se cila ishte gjetja më e re të demokratëve.
Fillimisht u përballa me ndryshim linku ku, nga “www.pd.al”, ishte ndryshuar në “www.perpara.al”. Absurde që emërtimi zyrtar i PD-së nuk mbahej si link, por vendosej në të një pjesë e sloganit të fushatës së dështuar elektorale të 23 qershorit.
Meqë hyra, u përpoqa të gjeja diçka të re në këtë web- faqe të partisë më të madhe të opozitës, por, përveç njoftimit të zëdhënëses, gjithçka tjetër ishte e vjetër, shumë e vjetër. Qysh nga 23 qershori e këtej kanë ndodhur shumë zhvillime politike edhe brenda vetë Partisë Demokratike. Një muaj pas zgjedhjeve parlamentare, pra qysh nga 22 korriku, opozita ka një kryetar të ri, Lulzim Bashën. Ka një tjetër grup kuvendor në krye të të cilit është po një tjetër kryetar, Paloka. Asgjë nuk gjeta në faqen e saj zyrtare nga këto ndryshime që kanë ndodhur te PD-ja.
Sigurisht, gjeta një citim elektoral nga ish kryetari Berisha të cikluar me firmën e tij: “Mirëserdhët! Me Partinë Demokratike Shqipëria ka ndryshuar shumë. Le të vazhdojmë së bashku për më shumë vende pune, për rroga më të larta, mirëqenie më të mirë dhe integrim të mëtejshëm të Shqipërisë në BE. Bashkohuni me ne për një Shqipëri të zhvilluar dhe Evropiane. Përpara!”. Më pas kishte një faqe biografike kushtuar po Berishës, programin e PD-së për zgjedhjet e humbura, kandidatët fitues e humbës, emrat e partive të koalicionit të djathtë, si dhe një foto galeri me pamje nga mitingjet elektorale.
Asnjë fjalë për liderin e ri Basha, asnjë foto e tij, asnjë jetëshkrim. Basha nuk ekzistonte gjëkundi. Nëse dikush, i huaj, do donte një info nga faqja zyrtare e PD-së, do mendonte se në atë parti është ende kryetar Berisha.
Duket se kjo faqe është lënë për shumë kohë pas dore. Të ndërgjegjshëm se nuk e viziton kush, sepse s’ka ç’të ofrojë, drejtuesit e PD-së e kanë parë më të udhës që t’i japin rëndësi rrjeteve sociale si Facebook, ku postojnë dhe deklaratat zyrtare. Megjithatë, fakti që u bënë të “gjallë” duke nisur të lëvizin diçka tek kjo faqe më nismën për të mbrojtur, sipas tyre, “nëpunësit e administratës nga presioni dhe largimi nga puna”, duket se dhe kjo hapësirë po shihet si e vlefshme në kushtet e opozicionit.
Sa për nismën që shpalosi zëdhënësja e PD-së, jemi kureshtarë të dimë se sa transparentë do të jenë nëse u mbërrijnë e-mail-e prej dhjetëra- mijëra të shkarkuarve nën pushtetet e Berishës dhe Bashës, të larguar pa asnjë motiv nga puna. Edhe ata kanë qenë dikur investim i parave të Bashkimit Evropian, por s’u ka hyrë në punë as Statusi i Nëpunësit Civil dhe sot i sheh të bredhin gjyqeve për të fituar të drejtën e tyre. Por, ka dhe një duzinë tjetër që e kanë fituar këtë të drejtë dhe marrin pagën për vitet e humbura. Pagë që del nga buxheti i shtetit dhe për të cilën paguhen dy vetë për të njëjtën detyrë.
Prandaj, përpara se kjo parti të mendojë për të supozuarit e saj që do të shkarkohen, e ka imediate që fillimisht të bëjë një prapakthehu për gjëmat e veta. Të paktën, pa bërë një ndjesë publike, s’ka as më të voglin moral që t’ua kërkojë të tjerëve këtë.
Sigurisht, pala fituese s’ka për të rënë në batakun e drejtuesve të djeshëm që s’kishin asnjë lloj norme kur merrnin vendime për largime masive nga puna përtej nëpunësve politikë apo atyre me rol drejtues. Sa e sa herë ua kemi vënë në dukje që zelli ka shkuar, përpos të tjerave, deri dhe tek radhët e veta politike, ku i kanë larguar nga puna për të vetmin shkak se një afërm i tyre aktivizohej me opozitën e dikurshme.
Prandaj, PD-ja, bashkë me njohjen e Lulzim Bashës si udhëheqës i partisë në faqen zyrtare të saj, duhet të njohë e pranojë edhe shumë nga gabimet e së shkuarës. Të paktën, mos të kujtojë se po luan me inteligjencën tonë kur bën sikur ia kemi harrur. Në këtë botë, asgjë nuk harrohet!
BREKET NE FUND TE KEMBEVE U KANE RENE!
http://goo.gl/z4Dvj7
Une jam nje nga te te shkarkuarit pa asnje shkak dhe motiv nga Basha, kur u be kryetar i bashkise… Shkalla e pare e Gjykates me dha te drejten e 20 (njezet) pagave shperblim per shkeljet dhe padrejtesine ndaj meje.. Me thoni : -cfar dhe si mund t’ju besosh ketyre lapangjoserve ??!!
Kane nje thenie latinet:”Medice cura te ipsum” (Doktor,kuroje vehten tende)!!!!
po ku e gjeten moralin keta, keta jane ca demagog te ndyrre qe sua gjen shokun kerkund, te na tregojne njehere cilet na qenkan keta punjones te administrates me status, dhe si e kane perfituar statusin , ne dijenine time i vetmi kriter ishte te jesh i PD, dhe mjaftonte, as konkurse te hapura e asgje tjeter qe ka lidhje me statusin e nepunesit civil, mos harrojme kaq shpejt sec beri BASHA me bashkine e punjonesit e saj , shikoni policine bashkiake si eshte katandisur , nga oficere me shkolle policie ka rene ne duart e kurdofare injoranti qe as uniforma nuk i ben, pastaj kujt ja shesin keto dengla keta, a nuk jemi ne qe votuam edhe kunder administrates se PD , ngado neper institucione degjoje vetem verioirshe, punonin 2 vete e 100 t e tjere i kishe neper kafe ose rruge e thjesht firmonisnin ne bordero, a nuk jemi ne ata qe perdite ndeshemi me nje administrate qe nuk te ofron asnje zgjidhje e as nje lloj sherbimi , edhe ne rastin me te mire duhet te japesh rryshfet , kur themi qe ska shtet sic eshte perceptimi i shqiptareve mbi shtetin ,ne kete perceptim hyn edhe mos paspasja e nje administrate civile dhe njerezish te afte, une do desha shume qe PD te tregoje te larguarit dhe te paraqese CV e tyre , sikurse edhe menyren se si e kane perfituar vendin e punes, po kete nuk mund ta bejne pasi cdo emerim eshte partiak dhe aspak konkurues, nuk themi qe ne administrate ka njerez te afte dhe te zote ne punen qe bejne por nuk zene me shume se 20% , dhe besoj se kjo pjese do jete e paprekshme por pjesa tjeter eshte krejtesisht e paafte dhe jashte normave e kultures qe do te duhet te kishte nje punonjes shteti i cili vetem ne sherbim te shtetit dhe qytetareve te ketij shteti nuk jane, nga qeveria e re do te deshironim shume te shikonim premtimin elektoral se meritokracia do jete i vetmi kriter per te marre statusin e nenpunesit civil dhe se konkurset do te jene transparente per cdo kend qe deshiron te dije e te informohet rreth tyre. e konsideroj shume te pa vlere dhe shume te pavend qaravitjen e PD rreth kesaj teme, leqe pergjithesisht kete opinion ndaj edhe ndaj opozites se kote qe ka treguar deri me tani, shpresoj qe te ndryshojne e te reformohen se keshtu si e kane nisur ,quhen opozite vetem per arsye votash ne kuvend, po vetem e tille smund te quhet e te jete, me kete forme qe kane zgjedhur rrezikojme qe mos kemi opozite fare ne parlament e te shohim PS-LSI per shume mandate ne pushtet