Bukuria e palarë!

25 Shtator 2013, 12:40Blog TEMA

Nga Kimete Berisha

 

Edi Rama na lë pa mend! Duke shikuar fotografitë që zbulojnë korrupsionin higjienik të qeverisë së shkuar, ambientet skajshmërisht të ndyra të institucioneve të Shqipërisë, nga Kryeministria deri te Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, nuk mund të durosh pa bërtitur “a është kjo shoqëri e kalbur!”. Veç zombi, veç qelbësi, minjtë e mikroorganizmat mbijetojnë në ato ambiente të paimagjinueshme për mesjetën.

A janë edhe shtëpitë e zyrtarëve të institucioneve në gjendje të rëndë papastërtie sikurse ambientet e tyre të punës!

Pse zyrtarët nuk e kanë marrë vetë fshesat në dorë për të pastruar secili tavolinën e vetë të punës?

Çfarë organizmi kanë ata zyrtarë që kanë mbijetuar në atmosferën më depresive që mund të merret me mend!

Papastërtia kaq e madhe tregon për një gjendje të rëndë depresioni të shoqërisë shqiptare, që për kaq vite sa është zhvilluar kjo papastërti, ka qëndruar indiferente dhe nuk e ka “denoncuar” bërllokun publikisht.

Ku janë gazetarët e terrenit? Pse asnjë gazetar shqiptar deri tani nuk ka bërë reportazhe të përditshme për të zbuluar se Shqipëria është e varur nga bërlloku i saj.

Pastërtia është gjysma e shëndetit. Dhe, gjithmonë ndërlidhet me kualitetin moral të shoqërisë, me respektin dhe superioritetin dhe prandaj thuhet “pastërtia është pranë hyjnive”.

Nuk mund ta respektosh njeriun e papastër. Papastërtia largon engjëjt, largon mendimet pozitive, optimizmin dhe shpirtrat e mirë.

Askush nuk të merr seriozisht kur të sheh të fëlliqtë e të lënë pasdore.

Papastërtia dhe rrëmuja zbulojnë papastërtinë morale dhe rrëmujën mendore të një njeriu apo të një sistemi.

Pastërtia i kontribuon bukurisë dhe shëndetit trupor e mendor. Pastërtia është gjendje, ku njeriu ndjehet i lirë nga fëlliqësia. Pastërtia është kushti i parë për të qenë i lirë.

Vetëm lypsarët nuk e prishin rendin e natyrës dhe shoqërisë pse duken të palarë. E lypsarët nuk kërkojnë liri.

Pastërtia është virtyt i gjenive. Shopenhauer, me vete gjithmonë e merrte një gyp për të pirë ujë nga çezmat.

Kryeministri shqiptar, duke denoncuar papastërtinë e qeverisë së kaluar, po e zbulon Dirty Doktorin dhe po e demanton thënien e doktorit amerikan, Charles Meigs se “doktori është xhentëlmen e xhentëlmeni i ka duart e pastra”.

Tash po dihet pse Sali Berisha nuk ishte kundër që ta shndërrojë Shqipërinë në shportë bërlloku të Italisë. Sepse, asnjë bërllok nuk mund ta bëjë më të ndyrë Shqipërinë sesa bërlloku i saj i brendshëm.

Zyrtarët e qeverisë së kaluar filluan të puçërrosen, pa imunitetin e vajzave romake, të cilat e lyenin fytyrën me djersën e trupit të gladiatorëve për ta ruajtur nga rrezet e diellit dhe nga rrudhat.

Varret në fshatrat më të prapamendura të Kosovës janë më të pastra, më të rregulluara sesa shtretërit e spitalit “Nënë Tereza” në Shqipëri!

P.S. “Vetëm aty ku ka varre ka edhe ringjallje”( Nietzsche)

54 komente në “Bukuria e palarë!”

    1. Genti says:

      1 Korrupsioni qe ka gllaberuar Shqiperine.
      2 Nepotizmi dhe militantizmi qe kane qene te vetmit kritere per tu punesuar.
      3 Tre punesimi i ministrave dhe pedagogeve e pushtetareve dhe militanteve etj.

      Askush nuk ka punuar ne Shqiperi. Brenda orarit te punes benin dhe nja tre a me shume pune te tjera sidomos kush ishte drejtor a minister a profesor etj…. Realiteti eshte me keq se sa duket ne ato foto dhe kur dalin dhe ca akoma qe duan dhe ministra dhe deputet po kjo eshte kulmi !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!1

      1. A.p.S (KATHERINA DIE GROSSE)Madona prej Sauku says:

        Zonja Kimete.
        Ma ne fund due dhe une te te percjell KOMPLIMENTE per artikullin tuaj ,por mbi te gjitha per Foton qe e shoqeron,.. ketu keni dale bukur dhe se keni tepru ne make up si ne fotot e meparshme.
        Fotografia juaj serioze eshte ne harmoni me gazetaren e talentuar qe jeni ju.
        Sinqerisht.
        KOMPLIMENTE

    2. adi says:

      Shpresoj qe edhe kosovaret (si kimetja) ta kuptojne me ne fund kush ishte “Skenderbeu i dyte”. Kush eshte me patriot: ai qe uleret e perbetohet per flamur dhe per komb apo ai qe pastron spitalin “Nene Tereza”

    3. DREJTESIA says:

      o Kimete po sa here e ka denoncuar Fiks Fare gjendjen ne Spitale, apo ata nuk quhen gazetare sipas teje. Boll me servilizma ndaj kryeministrit te rradhes, sepse jeni ju te punesuarit gagace te shtypit qe ju mbani ison per interesat tuaj. Kjo gjendje ne spitale dihet dhe Rama sna tha ndonje gje te re, ajo qe duhet te thote eshte se si do dali nga kjo gjendje

      1. Aleks gjata says:

        @ ku ke qen ti drejtesi ne alen e saliut qe nuk paske degjuar .

    4. Eirioti says:

      Znj Kimete, DENANCIME ka pafund per kete Ambient te Kalbur. Shih Emisionin SHQIPERIA TJETER te TOP Chanel te Gazetarit Marin Mema dhe do ta kuptosh… Apo mos valle ju andej nga KOSOVA shihni vetem TV.KLANIN e S.Berishes&Co. Ka per te kap 1 TRISHTIM I Madh me ate Baterdi qe Malokeria i ka bere atij vendi.

    5. Askushi says:

      “Bukuria e palarë”…,s’eshte vecse kellira qe heret a vone mund te sjelle edhe kromen!

      …”Askush nuk të merr seriozisht kur të sheh të fëlliqtë e të lënë pasdore”,-‘kujdes’Kimete se, ‘miqte’ tane(‘Profesore’ e ‘Doktore’)dhe ‘mikeshat’ tona(‘Profesore’ e ‘Doktoresha’),i cilesojne mizore keto verejtje e pohime,e te klasifikojne direkt te ‘qeniet e nderlikuara'(me bisht pas biles)dhe japin porosi te te mbajne nen ‘survejim te rrepte e te vazhdushem’!

      “Zyrtarët e qeverisë së kaluar filluan të puçërrosen, pa imunitetin e vajzave romake, të cilat e lyenin fytyrën me djersën e trupit të gladiatorëve për ta ruajtur nga rrezet e diellit dhe nga rrudhat”…-shpresojme(dhe urojme)qe,zyrtaret e qeverise se re te mos jene(gia`)te pucerrosur qe tani,ne krye te kohes e punes…!
      Urojme…,shpresojme…,kjo eshte e vetmja gje qe na mbetet,e qe kemi ne dore(fatkeqesisht)!

      Si gjithnje,rrezatoni thjeshtesi e Dliresi Mikja ime Kimete!

  1. Kapter Ramiu says:

    Shqiperia e Sali Sheqere Berishes, dashnori i dhise se vetme.

    1. esteti says:

      hahahaha, bravo Kapter. Gjetje e bukur “dashnori i dhise se vetme”

  2. elma says:

    Kimete, kjo eshte Shqiperia e zhvilluar, menjehere pas Gjermanise. Tmerr.

    Nese fotot e Rames flasin sa 1000 fjale, shkrimi yt qe e perjetova me rrenqethje flet per mua sa 1.000.000 fjale.

    Faleminderit.

  3. edapapa says:

    Brava, kendveshtrim origjinal dhe shume realist. Plehrat duan plehra. Kjo ishte platforma e atij katundarit, mjafton te buronin fitimet pa mase. Per popullin dhe sidomos femijet vari tr….n.

  4. esteti says:

    TITULL I BUKUR
    SHKRIM I BUKUR
    KIMETJA E BUKUR

  5. ema says:

    Bravo, bravo, bravo

  6. charles says:

    autorja ka spirit… por problemi me tere tekstet e saj eshte qe sherbehet shume… teper shume me wikipedija prej se ciles fet fet dhe pa u lodhur shume mashtron (sepse kopjon) me thenie te cilat mepas ua vesh doktoreve, piktoreve…. atedheve etc.etc. dhe me se shumti “dijes” se saj… me nje fjale- pak copy pak paste (ja nje shembull: http://en.wikipedia.org/wiki/Charles_Delucena_Meigs) dhe pak kimete na del nje… jo edhe aq pasterti ose edhe bukuri po e palare prej “profesioni” kolumnisteje…

    1. Strip d says:

      charles, kimetja shume mire e ka ve ne thonjeza citatin e mjekut amerikan. prandaj, s’di pse lodhesh kot.

  7. charles says:

    2: ja citati i sakte ku autorja shlirshem sherbehet: “doktori është xhentëlmen e xhentëlmeni i ka duart e pastra”…. “Doctors are gentlemen and a gentleman’s hands are clean”. ne po: http://en.wikipedia.org/wiki/Charles_Delucena_Meigs….

    1. Xhoni says:

      Kimetja eshte nje gazetare e shkelqyer, e paanshme.

  8. Lale Gjoni says:

    Para se gjithash ne :
    – duam te jetojme ne ambiente dhe natyre me te paster.
    – duam te marrim fryme ajer te paster.
    – duam te pijme uje te pijshme te paster dhe jo me ndotje fekalesh
    – duam te hame ushqime te kontrolluara, te pastra dhe te shendetshme.

    Nese nuk behen keto atehere e gjithe te tjerat jane kot fare.

  9. Tani says:

    Bukur, shume bukur. Te lumte Kimete

  10. Evi says:

    higjenike dhe jo higjienike dhe e dyta kjo gazetare ka probleme me ne vendosjen e grupfjaleve ne fjali…..qe mesohet ne kl. e 4.
    Citat “Shopenhauer, me vete gjithmonë e merrte një gyp për të pirë ujë nga çezmat.” thuhet dhe shkruhet “Shopenhauer, gjithmone merrte me vete nje gyp per te pire uje nga cezma.” ose “per te pire uje nga cezma, gjithmone……”

  11. irena says:

    Vec ju lutem Zj. Kimete mos perdorni fjale qe nuk i permban shqipja.
    Berllog????? Eshte fjale qe nuk ka lidhje me shqipen.
    Ndersa shkrimi eshte nje ulerime e madhe per ish qeveritaret qe nuk e pranojne kurresesi qe kane ndejtur ne plehra.

    1. azom says:

      Me pelqen fjalori i Kimetes sepse mesoj pak nga zhargoni i shqipes se shqiptareve te Kosoves!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    2. PYKA says:

      BËRLLOK m.
      1. Mbeturina të copëzuara imët nga kashta e grurit
      pas shirjes, byk; lëmishte, plehra; fundërri.
      Bërlloku i lëmit. Bërllok duhani. Bërlloku i
      fasuleve. Bërlloku i fshesës. Bëri bërllok. Mbledh
      (fshij) bërllokun.
      2. përd. mb. keq. I papastër, i ndyrë; që nuk vlen, i
      keq. Njeri bërllok. Mall bërllok mall i dobët, i
      pavlerë.
      * E bëri bërllok
      a) e bëri copë-copë, e shkatërroi krejt;
      b) e përzjeu a e ngatërroi keq diçka, e bëri llum, e
      bëri çorbë. U bë bërllok
      a) u bë copë-copë u shkatërrua keq;
      b) piu shumë, u bë tapë. Mbeti bërllok nuk gjen
      zgjidhje, mbeti i ngatërruar keq, mbeti llum.

  12. BOGDANI says:

    Shkrimet e Kimetes gjihmone me fascinojne!

    1. ikandeja says:

      Mund te te terheqin, intrigojne apo te magjepsin por, te te “fascinojne” na habite fare more Bogu.. vai a giocare a calcetto che è meglio!

  13. mbase says:

    -Je e vecante dhe te tille te ben serioziteti ne pune

  14. Billy says:

    Eh moj Kimete! Nuk paske qene kurre ne Shqipni, me duket. Nuk paske ndi se kush e ka drejtu shtetin shqiptar, ate ne perendimin tuj.
    Ketu kur mer nje detyre, te urojne: Hajt, bafsh ndonji lek!
    E sa tendera jane ba per riparime ndertesash e zyrash, me miliarda lek. Por 70 % e pareve ndahen ne xhepa te ndryshem. Ka pjesen e tij ministri i linjes nga del tenderi, deputeti qe nxit financimin, miku mafioz, drejtori i institicionit, shefi i finances qe do xhiroje shumat nga banka, drejtori i teknik dhe i sherbimeve te institucionit, fituesi i tenderit, nenkontraktori qe do te kryeje punimet.
    Se keshtu eshte ne Shqipni. Dikush merret vetem me marrje tenderash, por ky nuk kryen asnje pune, ky e shet tenderin tek nenkontraktori, ky tek nje nenkontraktor tjeter dhe te gjithe kane pjesen e tyre te fitimit.
    Supozojme se per rikonstruksionin e nje spitali, eshte akorduar fondi 1 milion euro.
    200 mije euro ministri i linjes.
    50 mije euro deputeti ndermjetes.
    50 mije euro mafiozi qe nderhyn qe tenderi te vije tek ti dhe jo tek dikush tjeter.
    50 mije euro drejtori teknik ne ministri.
    50 mije euro drejtori i spitalit.
    20 mije euro pergjegjesi teknik i spitalit.
    20 mije euro shefi i finances.
    100 mije euro fitimi neto i firmes fituese te tenderit, e cila e shet tenderin tek nenkontraktori.
    50 mije euro fitimi i nenkontraktorit.
    50 mije euro pagesa te puntorve te nenkontraktorit, si dhe shpenzime te tjara.
    Pra 640 mije leke shkon pagesa kesh, ryshfete e korupsion.
    Mbetet qe nga nje milion euro te akorduara nga buxheti i shtetit, ne objekt hidhen vetem 360 mije euro.
    Ja kjo eshte Shqipnia qe ndertoi Sali Berisha.

  15. j says:

    Me kane pelqyer vazhdimisht shkrimet tuaja dhe i kam komplimentuar,tani te pergezoj per aftesine qe ke per te manipoluar edhe komentuesit ,shoh qe je ne gjendje,qe ne bllok komentuesit tuaj te pergezojn ,dhe po ne bllok te kundervihen ,kjo sipas shkrimit.

  16. liri a vdekje says:

    imagjinoni kryeministri me nje adolishenc incesti me kafshen qe i jepte qumesht dhe bylmet ,ku endrat i ka ke hauri me kakerdhi ,ja pra kush esht PERMBRAPA sb

  17. Lale Gjoni says:

    Cfare sysh paska Kimetja. Sa e bukur qe qenka dreqi.
    Por shpirtin e paska zjarr.
    Eshte e lehte te kritikosh per punen e pastertise por per kete duhet ne rradhe te pare te ndryshohet mentaliteti per te mbrojtur ambientin dhe natyren.
    Kjo gje behet ne familje, shkolle pune etj ku njerezit qe te vegjel te edukohen me sjellje estetike ndaj natyres dhe ambientit.
    Kjo duhet shoqeruar me masa shtenguese per ata qe nuk ndergjegjesohen dot ashtu sic behet ne vendet e tjera ku edhe per nje peshtyme, nje bisht cigare e hedhur pa vend te vene gjobe dhe te rregjistrohet ne rregjistrimet personale q emban shteti per shtatasit e tij.

    Nese te gjithe ne do te hedhim ne ruge letrat e ambalazhit te cokollatave, cigareve etj atehere nuk ka burre nene te mbaje paster ambientin, plazhet, rruget, lulishtet, etj. etj

    Kjo gje do pune qe te arrihet.
    Nese ti ke blere makinen me te shtrenjte, je veshur me kostumin me te shtrenjte ke brenda ne makine nje femr te bukur si kukull por ne nje moment hap xhamin dhe hedh ne rruge shishen bosh plastike te ujit, atehere ti sje gje tjeter vecse nje kokebosh, nje injorant, nje trap, nje gomar, nje legen, nje kriminel, nje i paqyteteruar qe meriton nje mut ne koke.

  18. tomorri says:

    Gazetare Kimete tu befte dita njemije dhe paç vetem gezim dhe lumturi ne jeten tende dhe familjen tende,se me shkrimin tend teper real zgjuan edhe nje here ata shqiptare qe akoma flene gjume nen peshtymen e Sali kreminelit.
    Eshte e vertete se ato foto jane nje e miljonta e halleve qe ka sote spitali i popullit shqiptar dhe i kombit shqiptar.
    MOS FLI GJUME EDI RAMA ju lutemi shume sa te veshe diçka per rruge te mbare se kjo gjendje nuk durohet nga ata qe kane shpirte dhe gjake.
    JU faleminderit KIMETE.

  19. SHqiponja says:

    Bukur shume Kimete,te gjitha keto mund te pastrohen,muret te lyhen,inventari te nderrohet,por mendja e udheheqesve shqipetare te cilet marrin pushtetin,me vota te blera ,me mashtrime e premtime boshe,ka qindra vjete qe nuk po ndrrohet,dhe per mendimin tim ky eshte edhe thelbi i broblemeve mbarshqipetare.kaloni nje dite te bukur.

  20. uragan says:

    …e more vesh moj Kimete se kush ishte idhulli yt, dhe mijëra taleban-kosovarëve, patriotëve të tu. A po e njihni tash se kush është Sali Berisha?…

  21. Cimi says:

    Gjendje dhe shkrim “Orwellan”. Cmmimi “Oscar 2013”.
    Muzaka i Beratit

  22. shvejk says:

    Papastertia e regjimit qe iku nuk eshte rastesi, dhe nuk vjen as nga paaftesia . Gjithshka ka qene e programuar nga Sali Berisha dhe banda e tij. Duke ndyre Shqiperine ja ka dale mbane ta mbaje larg Europes, dhe ta shfrytezoje per interesat e familjes se tij dhe ato te Serbise.

  23. ferizaji says:

    kimete her te dua e her te urrej

  24. Stef Staku says:

    ANALIZE : Ban mire qe Sali Berisha te gjeje qytetarine e trimerine me ju pergjigje ketij artikulli te Kimetes. Sa rrin e ban lloqe Kaveje ne fb.

  25. uragan says:

    …e more vesh moj Kimete se kush ishte idhulli yt, dhe mijëra taleban-kosovarëve, patriotëve të tu. A po e njihni tash se kush është Sali bërllok(plehrë) Berisha?…

  26. Çimi, shoku i Melaminit says:

    Aloooo Çimi jam…Kimete
    Bravo Kimete, per shkrimin por edhe me shume bravo per forcen e tij.
    Aloooo Çimi isha…Kimete

  27. KLUBI I SELANIKUT says:

    KIMETE KE QENE PA MEND E TANI PO TE VINE SE KY REALITET QE VTET KA 22 VJET

  28. komunisti says:

    kimete troç fare kemi rene ne dashuri me ty , na hoqe trurin me kto shkrime kaq te goditese i ben ,,

  29. elinor says:

    “Pse zyrtarët nuk e kanë marrë vetë fshesat në dorë për
    të pastruar secili tavolinën e vetë të punës?”
    Pune shume moj Kimete, pune shume! S’po na lene te marrim fryme keto zarfet me para. Sikur cdo zyre te kishte nje makine numerimi parash do kishim me shume kohe per te pastruar!
    Komplimente per shqipen, e paske permiresuar ndjeshem. ?
    Po ‘berllok’ c’do te thote??

  30. Lulip says:

    Shume bukur e ka trajtuar Kimetja papastertin e Berishes por s’mund te prisje me shume prej Berishes se ai kishte mendesit e Vicidolit,me ate eshte mbrujtur deri ne gen.Populli thote:Nga avllia duket shtepia,nga e jema nijhet e bija.

  31. S H K O R A N I says:

    NUK I KAN SHTEPIAT E PAPASTRA.
    TE PAPASTERA I KAN KOKEN DHE ZEMREN

  32. Dikush says:

    “Alex, nje i ri shqiptar i rritur ne emigracion, mbasi mbaroj studimet ne nje nga universitetet me me ze ne Europe, vendosi te kthehet ne Tirane pavaresisht propozimeve te shumta qe kishte ne Europe. Ai ishte klasifikuar nga studiuesit per zgjuarsine dhe zhvillimi e trurit te tij me IQ 130. Vetem pak kohe mbas vendosjes se tij ne Tirane, Alex merr ne telefon nje mikun e tij, kirurg ne nje nga spitalet e Tiranes, per nje vizite mjeksore. Mjeku e ftoj menjehere Alexin ne kliniken e tij.
    – Cfare problemi ke miku im, e pyet mjeku.
    – Njerezit me cilesojne idiot, pergjigjet Alexi, – prandaj mendoj qe ti duhet te me pakesosh IQ ne trurin tim dhe une te behem normal si te tjeret.
    Mjeku e kundershton ne fillim, por me kembenguljen e Alexit ai pranon. Mjeku i vendos atij disa elektroda ne koke te cilat ishin te lidhura me nje aparature dhe shtyp butonin “Start”. Ne ekranin e aparatures shifrat tregojne 128, 122, 114, ….. dhe kur shkon 78 mjeku shtyp butonin “Stop” per te ndaluar aparaturen, por fatkeqesisht aparatura nuk ndalon. Shifrat vazhdojne te tregojne 70, 60, 50, 40 dhe atehere mjeku i tmerruar ne pamundesi per te ndaluar aparaturen terheq elektrodat nga koka e Aleksit. Ekrani tregon shifren 20. Aleksi kishte ngelur me goje hapur dhe me sy te perqendruar vetem ne nje pike.
    – Alex, Alex, bertet mjeku, por Alexi nuk pergjigjet. Ai vazhdon ti bertasi dhe ta qelloj me shuplaka per te ardhur ne vete.
    Aleksi me ne fund kthen koken, cohet ne kembe dhe papritur fillon te bertasi: -rrofte shqiptarizmi, rrofte raca jone e paster, vdekje grekerve, vdekje serbe, ……………….
    – Faleminderit miku im, tashme te gjithe do te me nderojne, shprehet Alexi dhe largohet duke fershellyer nga klinika.”
    Gazeta TemA! Censura eshte fashizem, eshte diktature! Ne qoftese mendoni te kunderten per gazeten tuaj se eshte demokratike, atehere perse keni frike nga fjala e lire?!
    Une jame dikush si gjithe te tjeret, nje qytetar, ndoshta Landi, ndoshta Klimax, qe ju kam lexuar me kenaqesi duke shkruar edhe komente per shume kohe, por qe edhe kam kritikuar artikuj te ndryshem qe personalisht nuk me jane dukur te drejte dhe qe ju sot cuditerisht, skeni me guximin te lejoni kete mendim ne gazeten tuaj si “i padeshirueshem”!!!!

  33. anton says:

    Ke te drejte Kimete ,

    Berisha nuk rregulloi zyren e vet dhe zgjodhi te ngrinte rroga dhe pensione, nuk zgjodhi lluksin por ndertoi rruge dhe tunele per te afruar shqiptaret, punoi ne kushte krejt normale sepse mendoi se duheshin rregulluar se pari shkollat etj etj

    Tani ke qeveritare qe nuk e vene ujin ne zjarr as per rroga as per drita as per rruge por per zyrat e veta. Pikerisht ata qe te duhen ty

  34. koci says:

    Te lumte pena moj vajze.E ke qendisur dhe e bukr s,ka ku vete ,nje pershkrim i papastertise qe ka pllakosur ne keto vite ne intitucionet e shtetit tone qe plehrat kane qene bashkeudhetare te tyre ne cdo hap e s,u ndahet mendja nga pleherat dhe kerkojne ende qe te vijne plehera nga Italiae GREQIA SE PLEHERAT U KISHIN ZENESUTE PRANDAJ DHE S,DEGJONIN ZERIN E TEREVOLUAREVE DHE PETICIONET E ULERININ SI KAPOSHI MAJE PLEHUT SE ATY JANE NDIERE MIRE pOSHTE PLEHERAT PUSHTETARE…

  35. robert ny says:

    Zonja (apo zonjusha) Kimete kap Tema delikate ne artikujt e saj dhe nga menyra agersive e te shkruarit arrin te mbledhe lexues dhe komentues.

    E keqja e Kimetes eshte qe e shikon veten maje plehut si puna e kendezit qe kendon bukur sidomos maje berllokut.Pra Kimetja jone eshte vete pjese e plehut.

    Kam nje histori domethenese nga vitet 60-70 kur grupe nga fshatrat e jugut shkonin ne fshatrat e veriut per t’i civilizuar.

    Ishte e pabesueshme qe “kusherinjte” e Kimetes ishin si ne mesjeten e hereshme me bishtuk dhe kandila,hanin me duar,nuk njihnin pjaten,lugen e pirunin dhe pothuajse flinin me kafshet.

    Ne ato vite u be gabimi me i madh nga ai sistem se i coi bagetive driten elektrike,radion,televizorin,doktorrin,agronomin deri ne fshatin me te larget.

    Do duhej te pakten 100 vjet qe “kusherinjte” e Kimetes te civilizoheshin por ne 1990-1996 ato hordhite talebane dhe salibane pushtuan Tiranen ,Durrsin dhe pjese te bregdetit deri sa arriten te kthejne kryeqytetin nga qytetin me te paster ne europe ne me te pisten.

    Pasi pushtuan ne 2005 per te dyten here shtetin shqiptar “kushot” e kimeteberishes i kthyen ne hale dhe qenef gjithe institucjnet e shtetit.

    Perfundimisht kimetja qe eshte nje BUKURI QE VRET dhe eshte pjese e berllokut te Berishajve ne cdo ane te kufirit qe ajo ndodhet.

  36. I.Troplini says:

    Nese Zonjusha premton te pastroje shqipen e saj te cale nga BERLLOQET dhe fjale te huazuara nga gjuhet e huaja, do isha i gatshem ti tregoja pamje te vendit tone nga vitet 70-80. Ky vend nuk ka qene gjithmone keshtu sic duket sot. Shqiptaret nuk kane nevoje per leksione ne fushen e higjenes. Ata kane nevoje per nje qeveri qe iu jep qytetareve te tij, ndjenjen e sigurise per pronen private, respektin ndaj saj. Nje qeveri qe mbron sheshet publike dhe merr masat per mirembajtjen e tyre. 20 vitet e fundit ne nuk patem as qeveri dhe as politike per te miren e ketij populli. Patem shkaterrim dhe bathorizem, zaptim pronash private dhe sheshesh publike, degjenerim te gjithckaje qe funksiononte dhe fitoren e se keqes dhe rrugacerise mbi normat qytetare te sjelljes.
    Varret e Kosoves na qenkan me te pastra se spitalet e Tiranes.???Lum si Ju moj Kimete qe jetoni ne ate pasterti. Aq paster eshte tek Ju saqe qytetaret tuaj kerkojne te ikin nga syte kembet nga ai vend,,,pranojne te flejne parkingjeve te Frances me shpresen e vetme qe dikush ti pranoje si azilante.
    Varret tek ju ne Kosove mund te jene te pastra por Prishtina nuk eshte e tille. Sapo u ktheva prej atje.

  37. ARUSHA says:

    RROFSHIN DOKTORET SI TRITAN SHEHU me shoke e kompani qe hodhen TESERAT E PPSH ne plehra dhe rrembyen TESERAT E PD dhe i dhane jete DOKTORIT TE VICIDOLIT DERI ME SOT !

  38. Kastriot says:

    Nuk mund te presesh tjeter nga Doctor Lektyra…

  39. beso says:

    Kimete,edhe ne shqipot i kemi varret shume te pastra dhe i kemi kthyer ne art po deshe te dish,por kemi ministrite te pista…Te paren e kemi ne dore dhe ate qe dime e bejme shume mire.Thenien e Niçes nuk e dija,une dija te Holderlin;Atje ku eshte rreziku do linde dhe ajo qe do e munde.Apo Ali Asllani:Se atje ku bi zjarri mbin dhe lulja me e mire.Pershendetje!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje