Jo vetëm një palë kangjella…

22 Shtator 2013, 15:52Blog TEMA

Nga Ben Andoni

Nëse veprimi simbolik i kësaj jave për përcjelljen e kangjellave të kryeministrisë drejt Parkut Kombëtar të Butrintit do të ndjekë logjikën e çeljes së një vargu masash për mbrojtjen dhe përmirësimin e Trashëgimisë Kulturore, atëherë qeveria e tanishme duhet të marrë duartrokitjet e sinqerta të publikut. Por, nëse ky vendim i qeverisë është thjesht një veprim për t’i thënë publikut se ne po punojmë, atëherë kjo lë vërtetë shumë për të dëshiruar.

I dhënë si lajm pak ditë më parë, ajo mëtonte të na tregonte se rrethimi i Butrintit ishte në një siklet kaq të madh saqë kangjellat po dërgoheshin me emergjencë në këtë vend. Media e përditshme që e do si ushqim lajmin kishte mbetur në grackën e sipërfaqes, ku qëllimi ishte se do të riparohej në një segment rrethimi i qendrës arkeologjike të Butrintit që është tejet i amortizuar! Madje, lajmi vazhdonte dhe me detaje që kangjellat ishin ngritur me beton diku rreth viteve ’70, e “gardhi në Butrint nuk është ndryshuar, edhe pse kjo qendër e trashëgimisë është tashmë më e vizituara në Shqipëri nga turistët e huaj dhe vendas”.

Më shumë se kaq, simbolika e këtij veprimi, solli edhe njëherë në kohë në kujtesën e njerëzve se çfarë do bëhet në të ardhmen me një listë të gjatë sitesh arkeologjike që presin angazhime reale dhe jo retorikë qeverie. Një e tillë është Amantia, ku rruga e keqe dhe vetë Parku kanë mbetur në mëshirë të fatit; Parku i Orikumit krejt i pambajtur dhe me një status të ndërmjetëm; Durrësi i batërdisur në atë formë ku kanë mbetur fare pak gjurmë arkeologjike; Apolonia e rrënuar dhe e mbetur gati pa identitet; Elbasani me atë realitet arkeologjik që të vjen keq kur e shikon; Finiqi vërtetë i madhërishëm e kështu me radhë, pa përfshirë këtu në asnjë rast objekte kulturore të kategorive të ndryshme, që janë duke vuajtur moskujdesin dhe lënien në dorë të lloj-lloj personazheve. Duhet që thjesht një udhëtim diku dhe të hasësh atë batërdi që është bërë me objektet e trashëgimisë së religjionit, me objektet urbanistike dhe me radhë pa i përfshirë në këtë shkrim llojet e tjera të trashëgimisë.

Kjo ia vlen që të dëgjojmë realisht nga zyrat e kryeministrisë dhe nga ana e shtabit të ri të Ministrisë së Kulturës, jo retorikën dhe veprimet simbolike të kësaj forme. Shenja të tilla ndryshimi s’vlejnë pasi vetë afër kryeministrit janë shumë njerëz që nuk kanë bërë aq shumë për Trashëgiminë, kur kanë pasur mundësinë. Trashëgimia e sotme kulturore ka nevojë për një dorë të madhe, e cila nuk mjafton të na shitet me veprime simbolike të tipit Rilindje. Vetëm po të kapte realisht ritmin e asaj që parashihet në program për trashëgiminë, atëherë ky veprim do të kishte një simbolikë më të madhe. Por, është filluar me kangjellat, aq sa duhet për të besuar se të paktën qeveria Rama e ka në kokë se trashëgimia ka probleme. Dhe, ky veprim ka edhe një simbolikë tjetër më të madhe, se nëse vartësit e Ramës do të veprojnë si paraardhësit me Trashëgiminë, tashmë është më e lehtë të kapen dhe të vihen me shpatulla pas muri. Thjesht prej heqjes së kangjellave të kryeministrisë, nuk kanë ku të fshihen.

9 komente në “Jo vetëm një palë kangjella…”

  1. sync says:

    Jepi koke kohes o zoteri gazetar ,dhe pastaj gjyko n.q.s eshte pluhur syve apo thjesht nje gest per tu vleresuar

  2. ili says:

    Ben-urime per shkrimin.E kam pare pothuaj njesoj kete show mediatik,dhe me thene te drejten eshte per te ardhur keq!Kam qene jo me vone se nje muaj ne Butrint,sikunder dhe ne shume site arkeologjike te vendit tone.Dhe kete e bej pothuaj cdo vere me familjen time ne muajin gusht.Shoh ,ne ndryshime nga cka qene Butrinti me duket mire,gje qe nuk mund ta them per Duresin apo Apollonine.Madje kete vere vura re dhe nje sistem elektronik te hyrjen ne Parkun e Butrintit,se kam pare kete ne asnje vend tjeter ne Shqiperi.Nese duhet apo jo kangjella ty une se di,por di qe domosdosmerisht duhet leje per te ngulur ato kangjella aty,se Butrinti eshte dhe yni ,i tere shqiptarise,nuk eshte rrethimi i nje institucioni por i nje Parku te mbrojtur nga Unesco.Nese do shperfillen keshtu hallkat institucionale thjesht dhe vetem per te dale neper tv,per te prodhuar lajme -kjo nuk eshte reforme!Kjo eshte fasade dhe ky vend ka nevoje per shume me shume sesa kaq!Pune te mbare!

  3. Lori says:

    Dava Auroni o burr,ngul e shkul,do te termoizoloje vjedhjen qe do bej aty sic ka bere deri ne 2005

  4. Pipi corapegjati says:

    Po mire ore po a pyetet ju njehere kjo trashegimia jone pune kangjllash eshte?Se mua me duket se do reforme te thellle,Edhe Kryeministria me kangjella e beton ishte rrethuar po kjo nuk e shpetpi!Mendje mendje kjo dynja …

  5. Shpresa .... says:

    Bota dhe USA :
    Vetem ZOTI e di nese Z.Rama mund te shpetoje “vendin e pashprese” Shqiperine.

    1. psy says:

      Vetem Shpresa nuk e paske emrin,ose nuk duhet t’ja dish kuptimin emrit tend…ndryshe nuk spjegohet dilema jote.

  6. Genny says:

    Dhenia e kangjelllave Butrintit eshte sa reale dhe e nevojshme mbase edhe simbolike.qeveria tregon qe jo cdo gje qe riparohet e regullohet duhet te hidhet.Por duhet te shfrytezohet gjithmone atje ku ka ne voje.Ky sinjal eshte e njejta gje me shprehjen e Ilir Metes per kompjuterat e parlamentit qe do tia japim shkollave.Per ti dhene njerezve te kuptojne qe ne nuk kemi luks te tepert te hedhim gjerat ne plera e ti shkaterojme po ti shfrytezojme ne ato vende qe kemi nevoje.Dhe vendi yne ka shume nevoja te tilla qe te mos shperdorohen gjerat,sic beri qeveria demokratike qe e prishi cdo gje qe existinte se do vnte ceku i bardhe e do te hanim me luge floriri si ai merumi tjeter.pra boll me shkaterime pa vend.

  7. d.ademi says:

    rama po qe burre i heq gardhin edhe bllokut ne durres pogradec vlore etj te cilet kane zene gjysmen e qyteteve!

  8. Dajti says:

    Zoti Ben. Nuk e di çfare ka qe nuk shkon ne kete jave te pare te qeverisjes. Kur akoma nuk jane marre ne dorezim zyrat dhe kur edhe pa to, te gjithe Ministrat po ndermarrin hapa dhe po perpiqen te futen ne ritem. Sigurisht puna fillon me gjeste. Gjesiti i pare: nuk te ruan garda e kangjellat nese kthehesh ne regjim antipopullor dhe po u bere per kangjella, me mire largohu vete etj. I dyti pastrim i plehrave humane dhe i atyre jo humane nga kryeministria. Mos duhet te ulen njerezit e te punojne mbi plehra?
    Mendoj qe po punohet vrullshme per te rifutur ne pune mekanizmin gjigand te shtetit qe ishte lene pa vajisur nga shpellari me shoke.
    Shkrim i panevojshem, dhe pa çeshtje brenda.
    I ngjnte ketyre komenteve qe bejme ne tek Tema.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje