Zgjedhjet gjermane dhe modeli shqiptar

21 Shtator 2013, 21:43Blog TEMA

Gjermania – vendi kryesor që de facto drejton politikisht dhe ekonomikisht Bashkimin Evropian – ndodhet në prag të zgjedhjeve parlamentare.

Angela Merkel, kryetare e CDU prej vitit 2000 dhe kancelare e Gjermanisë prej vitit 2005, pret të konfirmohet në mandatin e tretë politik.

Sistemi zgjedhor gjerman është me dy vota: 50% mazhoritar dhe 50% proporcional. Sistemi gjerman partiak është 2×2, ndaj fituesi i zgjedhjeve nuk varet gjithnjë nga partia e parë sesa nga vota e dytë, pra nga pesha e partnerit qeverisës, liberalët e FDP për CDU dhe të Gjelbrit për SPD.

Gjermania është vendi i stabilitetit demokratik dhe qeverisës: tregues i tij është edhe modeli linear i drejtimit: Konrad Adenauer ishte kancelar i Gjermanisë për 15 vjet (1949-1963), Helmut Kohl ishte kancelar për 16 vjet (1982-1998), Angela Merkel sapo ka mbushur 8 vjet në post dhe synon edhe 4 të tjerë, pra 12 vjet.

Politikania 59 vjeçare Merkel ka përballë politikanin socialdemokrat 66 vjeçar Peer Steinbrueck. Debati midis tyre bazohet në çështjet ekonomike, politikat sociale dhe problem të tjera të prekshme për qytetarin. Risi e zgjedhjeve gjermane ishte debati televiziv midis kandidatëve.

Prishtmëria është koalicion CDU/FDP, por edhe mundësia për një koalicion të madh, siç ndodhi gjatë mandatit të parë 2005-2009.

Ky përshkrim formal i zgjedhjeve dhe historisë gjermane vjen i huaj për praktikat tona politike dhe elektorale.

Merkel nuk fyen, nuk denigron, nuk bërtet, nuk shan, nuk akuzon tjetrin, nuk e quan opozitën fatkeqësi kombëtare, nuk i ikën përgjegjësive, nuk e ngatërron shtetin me pushtetin, nuk është populiste, nuk bën skandale, nuk jep mendim për gjithçka, nuk bën mitingje të mëdha, nuk vendos rekorde noti, nuk bën jetë luksoze, nuk e përdor shtetin për miqtë e familjen, nuk përjashton askënd në parti, nuk refuzon asnjëherë votimin e fshehtë e konkurrues, nuk retushon CV e saj të hershme, nuk refuzon të pranojë gabimet, nuk e fsheh gjendjen ekonomike në vend, nuk premton se do jetë në politikë aktive përjetësisht, nuk i ka vendosur emrin e saj ndonjë rruge apo bulevardi … pra bën gjithçka që nuk bën një kryeministër e politikan tradicional shqiptar!

Ndaj ajo votohet e pëlqehet nga shumica gjermane, mbështetet e nderohet brenda e jashtë vendit, ndaj u bë dhe mbetet lideri kryesor i Evropës së Bashkuar.

Sa dekada apo shekuj larg bilancit, kulturës, sjelljes dhe modeleve shqiptare, edhe pse ne, deri dje dëgjonim të na thuhej se jemi të dytët pas Gjermanisë!!

12 komente në “Zgjedhjet gjermane dhe modeli shqiptar”

  1. Jozi.dv.com says:

    Me keto qe baka kjo Merkel,ja paskemi kalu na,jemi ne vend te pare!

  2. Cerriku says:

    Ne rradhe te par ajo (Merkel) nuk i ben keto qe bejne politikanet tane sepse ajo ben ate qe eshte e drejte per popullin domethen ben punen,ndersa politikanet tan e kan me mir te na genjejne dhe te na mashtrojne se sa te bejne punen,nji politikan tipik i tipit berisha qe nuk ka edukat qe shan edhe i ben presion kujtedo qe i del kundra eshte ne gjendje te bej ate qe nuk e imagjinon mendja e njeriut sic edhe ka ber,ka vjedhur,ka mashtruar,ka vrar pra keta lloj politikanesh te pa afte jan gati te bejne gjith keto gjera qe permenda se sa te bejne ate qe eshte e drejte

    1. Zonja Merkel nuk ka qene Komuniste dhe qeveria qe ajo drejton ecen me parimin e punes e kontrollit, kabineti I saj eshte I shkolluar e edukuar, dipllomuar me zotesi ejo si ke Ne kudo duhet nje mike te gjej nje vend pune te paguash per provimet…

  3. alb_man says:

    mungese edukate me fut hunden te halja e tjetrit ,fjale popullore gjermone ,

  4. Ballamani says:

    Problem shumfaqesh!
    Majmuni nuk ka mundsi qe ta kuptoj se nuk eshte njeri ,por kafsh, .ai don te imitoj njerzit, kaq.
    Pasi te arrij ate stad perceptimi te realitetit,kur te kuptoj se esht vec nji shtaz mistrece, atehere do ta kuptoj sesa larg posht anash eshte.
    Majmuna !
    Punoni qe te behi njers njiher,se puna e beri majmunin njeri, e pasandaj filloni te krahasoheni me njers tamam.si gjermant
    Shqiptart nga gjermant jan aq larg sa njerzit nga alienet.

  5. Boti says:

    Sala osht nji rrot hajdari .
    Dikur organit “me te mir” mashkullor i kishin ven pseudonimet “manall”,”hajdar”,”dull”,”buxhuk”,”panxh”,”bulldog”,”baftjar ali”,”derman harram”,”kopil selam”,”yxhym kodosh”,”belldum kusar hava”,”karamahmutpasha”……por,qysh tash e pertej do quhet thjesht “sal”
    Ose “salhajdarsal”

  6. henri says:

    Me vjen keq por Merkeli mbi te gjitha eshte mjeshtre e kompromisit dhe oportunizmit.

    – Merkeli ne politiken e saj ka dy linja te kuqe te cilat ajo nuk i shkel ( tejkalon). Nga njera ane ajo pret deri sa shumica e popullit gjeman kerkon dicka pa tjeter dhe ajo e kupton se duhet te veproje, se ndryshe nuk rizgjidhet.
    Per Merkelin ka me teper rendesi rizgjedhja e saj se sa, vuajtjet e popullit grek , spanjoll qe kerkojne ushqim neper kazanet e plehrave. E them kete se, pjesa me e mashe e popullit gjerman nuk eshte solidar. Ata nuk duan qe, Gjermania te tregohet solidare me popujt ne krize. M.gj.se Gjermania ka perfituar shume nga Europa.
    Kujtojme ketu planin MARSHALL, kujtojme se, ne Londer ne vitin 1953 vendet e Eurpes perendimore i falen Gjermanise borxhet si dhe demshperblimet qe, duhej te paguante ajo per shkaterrimet gjate luftes se dyte boterore.
    Ne vitin 1989, kur u be bashkimi i dy Gjermanive, qeverite e Eurpes rane dakord qe Gjermania te merrte kredi te buta. Fakti qe, populli gjerman nuk do te jete Solidar, kritikohet shume edhe nga kanzelari i vjeter gjerman Schmidt.
    Desha te kujtoj ketu se, ne vitet 2002 deri 2006 ekonomia gjermane ka levruar ne Siri me se 110 ton lende kimike qe, duhen per prodhimin e bombave kimike qe ka Asadi sot. Pra mos kujtoni se Gjermania eshte paradisi mbi toke. Ajo shef, si cdo vend tjeter interesat e saja.

    – Linja tjeter eshte maredhanjet franko-gjermane te cilat jane edhe baza e BE. Ajo pret deri sa francezet mos bejne ndonje budallallek dhe menjeher nderhyn. Pra ajo leviz midis dy linjave dhe shkon perpara.
    Eshte nje politikane gjakftofte dhe ne fakt ka sukses. Por jo te ngrihet ne qiell sepse, per te me e rendesishme esthte karjera e saj politike. Ajo nuk eshte si ish kanzelari socjalist Gerhard Schröder i cili, kur pa se Gjermania kishte probleme e medha propozoi dhe vuri ne jete Agjeneden 2010, ku ai ne fakt vuri vetveten ne pikpyetjte dhe ne fakt humbi, karjeren e vet. Ai mori masa drastike kursimesh duke shkurtuar programet socjale ( duke bere shume armiq ne partine e vet socjaldemokrate), bashkoi asistencen socjale me leket e te papunit dhe shume shkurtime te tjerea socjale qe, i bene mallrat gjermane me konkurese, por per kete ai shkateroi edhe karjeren e vet politike. Pra ai vuri perpare ineresit te tij personal, interesin e Gjermanise. Mendoj se, Merkel nuk do ta bente kete gje.

    Pershendetje

  7. alban4eva says:

    ju te gazetes Tema qe jepni keto fakte, genjeni, jeni kamunista, sepse nuk jane te verteta ato qe thoni ju. Baca yne i madhnishem S-halè, e ka ba Shqypnine kopsht me lule, ne jena me te vertete te dytet pas Gjermanise, biles mund te them se per sjelljen e politikaneve jena ne vend te pare, nuk na e merr dot Angjella..!! rrofte Baca jone S-halaudin sa malet e Gerqise dhe Serbise..!!

  8. Respekt says:

    Merkel nuk fyen, nuk denigron, nuk bërtet, nuk shan, nuk akuzon tjetrin, nuk….

    Shume e vertete, ashtu eshte! Por duhet theksuar se keto karakteristika jane merita, te cilat nuk eshte se i ka vetem zonja teper e nderuar, por gati te gjithe politikanet e njohur gjermane. Keto jane virtyte teper te larta, qe i kane te rrenjosura prej vitesh ne kulturen e tyre te komunikimit me njeri-tjetrin. Respekt!

    Ndryshimi ne menyren e komunkimit eshte si nata me diten dhe kjo as qe ja vlen te diskutohet.

  9. demokraci alla shqiptarce says:

    Nuk i blejne votat ata si Meta e Doshi!As kancelarja nuk do pranonte te qeverise me hajdute neqoftese do ndodhte kjo si ne shqiperi!

  10. ARUSHA says:

    GJERMANIA ESHTE KURORA E ARTE E DEMOKRACISE DHE SHQIPERIA ESHTE HALEJA E DEMOKRACISE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje