Në vizitën e parë jashtë shtetit dhe në Kosovë për herë të parë në cilësinë e kryeministrit, Edi Rama e prishi “traditën” etnonacionaliste kur u shpreh se e njeh Kosovën të barabartë.Kjo është për admirim!
“Kufirin mes shteteve tona nuk e shoh si një vijë mes dy shteteve. Kufiri ishte i djeshëm, e ardhmja s’ka kufi”. Me këto fjalë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, iu drejtua ligjvënësve kosovarë në Kuvendin e Kosovës.
Natyrisht se kufijtë (kufijtë si gropa humnere që ruheshin me qen, ushtarë e tela me gjemba) po bien (marrëveshja Schengen) në tërë Evropën, si kulla prej letre.
Por janë disa kufij të tjerë simbolikë që nuk thyhen aq lehtë.
Kufijtë gjeopolitikë që ruajnë stabilitetin dhe balancat në rajon dhe më gjerë.
Zaten BE-ja e fitoi çmimin “Nobel” për paqe vitin që shkoi, pikërisht duke u nisur nga postulati se “i ka zhvlerësuar” kufijtë dhe e ka zvogëluar dhunën në truallin e saj!?
Mjafton që sot në këtë strukturë të BE-së dhe vendeve aspirante (në gjeografinë evropiane) nuk ka konflikte luftarake!
Mjafton që luftërat e Milosheviqit dhe spastrimet etnike u ndalën me angazhimin e ShBA-së dhe të aleatëve evropianë, për t’i shtyrë thellë në histori.
Kurse kosovarët fituan pavarësinë kombëtare.
Rizgjimi i historisë, sado që nganjëherë na duket se po ulërin, megjithatë nuk është duke ndodhur.
Analisti shqiptar Aleksandër Çipa në komentin e tij tek gazeta “Shqip” i ka bërë obskurantizëm fjalimit të kryeministrit Rama në Prishtinë, ai tek ky manifest politik e ka projektuar veten dhe një dorë etnonacionalistësh, duke e lexuar ashtu siç mendon vetë e jo në burimin etimologjik. Çipa thotë: “Edhe konceptin e tij për sfidimin e kufirit formal mes dy shteteve kryeministri Rama në fjalim e formulon me inteligjencë: Që e djeshmja të mos na kushtëzojë të ardhmen ka vetëm një gjë për të bërë me vijën e padukshme; të mos e shohim”.
Bashkimi kombëtar shqiptar “që do të ndodhë në BE” është konstrukt fals i politikanëve shqiptarë, për qetësimin e shpirtit të masave, sepse BE-ja është strukturë mbikombëtare dhe nëse do të ketë bashkim kombëtar – atëherë nëse kombi është një bashkësi njerëzore imagjinare (konstrukt politik i shpikur) ky do të jetë bashkim rreth idealit të Victor Hygos, për një komb evropian e jo rikthim tek kombi etnik!?
”Nuk ka një moment që tradhtohet në këto nëntekste të fjalimit të tij, ideali apo deviza e bashkimit kombëtar, destinacioni i integrimit kombëtar si pjesë e tablosë së integrimit evropian të shqiptarëve në tërësi” – shkruan Çipa.
Mirëpo, sipas tij, në mënyrë më eksplicite, në këtë fjalim përcaktohen për konkretizim institucional akte përbashkuese në lëmenj dhe fusha të cilat jo vetëm që nuk bien ndesh me vijat përcaktuese të diplomacisë dhe gjeopolitikës rajonale e evropiane por, përkundrazi, që sanksionojnë procesin real bashkues…
Lëre mënjanë fjalimin e Ramës, të gjitha rrokopujat e tjera janë vetëm prononcime politike dhe simbolika “ejani të bëjmë llaf pa pare”, siç thuhet në Kosovë.
E tillë, vetëm llaf për simbolikë, ishte edhe një mbledhje e përbashkët e dy qeverive në Prizren, kurse, në anën tjetër, dy shoqëri me rrënjë të njëjta etnike s’po merren vesh as për patate e çimento e lëre më për ndonjë farë unitarizmi administrativ-shtetëror!?
Porse, sipas vlerësimeve të Çipës, fjalimi i kryeministrit Rama nuk e tradhtonte apo nuk i shmangej në asnjë fjalë idealit kombëtar për unitet dhe organizim bashkues. Mirëpo, ashiqare Rama në fjalimin e vet e sfidoi pikërisht unitarizmin dhe bashkimin kombëtar – si deklaratë e retorikave politike – për t’i fituar zemrat e kosovarëve dhe për t’ia mundësuar ndonjë grupimi politik që të tubojë në konton e vet sa më shumë vota atdhetarësh idealistë emocionalë dhe joracionalë.
Rama nuk i theu tabutë në Prishtinë, në mënyrën se si i qaset ai “bashkimit kombëtar”, sepse nuk e ka këtë dert fare, por Rama e theu një traditë të keqe këtu në Prishtinë dhe atje në Tiranë, sipas së cilës Kosova na qenka një “krahinë e Shqipërisë”, apo që Kosova e paska shtetin “amë” dhe vetë na qenka shteti “bijë.”
Dhe këtu Çipa e vlerëson gabimisht fjalimin e kryeministrit të ri shqiptar, si mosshmangie “në asnjë fjalë idealit kombëtar për unitet.”
Çipa më tutje e mbindërton edhe një fjali “hegjemoniste”, e cila nuk ka kurrfarë kuptimi logjik dhe as gjeopolitik: “Matanë kësaj mungese, teksti i fjalimit të djeshëm përbën një model tabuthyes për fjalimet e njohura të udhëheqësve të lartë të Shqipërisë shtetërore gjatë vizitave zyrtare në shtetin që natyrshëm e konsiderojmë pjesën tjetër të hapësirës sonë kombëtare.”
Kjo do të thotë se “Shqipëria shtetërore” ka “zbarkuar” në një tokë joshtetërore, që e konsideron si pjesë të veten!?
Ose edhe më thjesht, nëse ekzistuaka një “Shqipëri shtetërore” nuk mundka të ekzistuaka një “Kosovë shtetërore”, apo për etnonacionalistët vlen principi popullor – sille kah ta sillësh – livadhi është imi!?
“Nuk jam këtu për vazhdimin e retorikes së shtetit amë me shtetin bijë, por për një aleancë strategjike mes të barabartëve. Energji të reja krijuese pavarësisht nga vijat kufitare”- ka thënë Rama.
Dhe pikërisht barabarësia si dy shtete sovrane dhe krijimi i një aleance institucionale strategjike është ajo që u duhet dy shteteve në këtë periudhë historike.
Shumë kosovarë janë ndier të fyer me fjalimet e pararendësve, që nga Meidani, Moisiu dhe natyrisht Berisha, kur Kosovën e cilësonin si “krahinë të Shqipërisë”, sepse një shtet ndërkombëtarisht i njohur nuk mundet në asnjë situatë të cilësohet për krahinë të një shteti tjetër, aq më pak, kur Kosovën e trajton në vazhdimësi njësoj edhe Serbia “juzhna srpska pokrajina” (Krahina jugore e Serbisë.)
Në këtë aspekt Çipa e bë gabimin e dytë, i nxitur po ashtu nga mendësia kombëtariste dhe joracionale, që në rend të parë tek disa kosovarë mund të interpretohet edhe si tendencë për një dozë imperializmi të ri, që mësyn zhbërjen e identitetit politik e kulturor të Kosovës dhe shqiptarëve kosovarë, në njërën anë, dhe që tek fqinjët si bashkësia ndërkombëtare tingëllon si mësymje e prishjes së balancave të stabilizuara rajonale.
Natyrisht se një dorë kosovarësh emotivë i duartrokasin hala etnonacionalizmit, që në thelbin e vet është patologji shoqërore.
Çka duhet të bëjë Shqipëria nën drejtimin e Ramës për veten dhe çka për Kosovën?
Kurrë nuk kam pretenduar t’i jap leksione pushtetit në Tiranë, sepse e konsideroj çështje ekskluzive të vullnetit të trupit politik shqiptar. Një kosovar duhet vetëm të urojë e të lutet që Shqipëria të ecë përpara, drejt modernizimit dhe krijimit të mirëqenies për secilin qytetar shqiptar. Shqipëria ekziston për veten, dhe natyrisht, pas tejkalimit të sindromës se “pushteti merret vetëm me përmbysje e gjak”, duhet t’i përmbushë kriteret për marrjen e datës për nisjen e negociatave për bashkëngjitje BE-së, të influencojë modernizimin e shtetit dhe të shoqërisë shqiptare duke përqafuar vlerat e përbashkëta evropiane dhe duke bërë depërtime të reja e të fuqishme ekonomike.
Ndihma më e madhe e mundshme e Shqipërisë për Kosovën është ndërkaq Shqipëria evropiane, e hapur dhe demokratike…
Në anën tjetër, Kosova për Shqipërinë mund të bëjë të vetmen gjë që është në dorën e saj, të mos përzihet në asnjë rast në çështje të vullnetit brenda trupit politik shqiptar, se si shqiptarët e duan Shqipërinë dhe t’u shmanget konflikteve banale dhe mujshare me fqinjët, si dhe t’i lërë të pushojnë thellë në histori retorikat etnonacionaliste dhe unitariste që i mbajnë peng të dyja shoqëritë (dhe tërë Ballkanin Perëndimor) , duke u marrë shumë kohë dhe energji kot.
Rama duket që e ka elokuencën dhe shkathtësinë të bëjë këta hapa taktikë-strategjikë, për t’i bindur qytetarët e të dyja shteteve se është koha për një lloj tjetër patriotizmi, atë kushtetues (ligjor) e jo për kombin unik si prononcim politik.
Fundja, struktura që në shekujt 19 dhe 20 quhej ‘komb’ – si një bashkësi “e gjuhës dhe gjakut” po del nga historia me shpejtësi, sepse shteti gjithnjë e më shumë po e reprezanton kombin dhe kjo martesë e shtetit me kombin po i nxjerr nga historia bashkësitë e “gjuhës dhe gjakut” duke krijuar strukturë moderne shoqërore në baza qytetare.
Pra shteti kosovar është për mua shtet-komb, prandaj i duhet ta ndërtojë një bashkësi njerëzore, ta quajmë kombëtare, por me baza qytetare duke respektuar multietnicitetin dhe diversitetin kulturor, por duke u integruar në shtetin-komb (sado të shpikur, sepse tërë kombet janë të shpikura), për ta ushqyer me ide, për t’i dhënë forcë dhe vullnet, për t’i mbajtur bashkë qytetarët e saj sot dhe nesër, për t’u ringritur nga hiri i luftërave dhe urrejtjeve – mbi veten, por për veten!
Dy shoqëri paralele (shqiptare dhe kosovare) të hapura e të mirëqena ekonomikisht nën administrimin e dy shteteve moderne e demokratike, është zgjidhja fatlume dhe e qëndrueshme e “çështjes shqiptare.”
Sepse në Shqipëri kjo çështje nuk ekziston, prandaj i lini qytetarët shqiptarë të lirë të mendojnë e të punojnë për fatin e tyre dhe lirinë e tyre individuale dhe mos ua shterni energjitë kot duke i hedhur në një “luftë imagjinare” kombëtariste dhe unitariste.
Në Kosovën e pas 17 shkurtit 2008, po ashtu nuk ekziston një çështje shqiptare e pazgjidhur, sepse që nga lufta e NATO-s kundër Serbisë dhe posaçërisht me Pakon Ahtisaari, kjo çështje ka marrë emnesën e një ‘çështjeje kosovare.’
Dhe me marrëveshjen e 19 prillit me Serbinë, kjo çështje kosovare duket se e ka marrë drejtimin e duhur të kosovarizimit të të gjithë qytetarëve pa dallime etnike, pra çështja e Kosovës sot kujtoj se është integrimi brenda vetes, pra deetnizimi i shtetit e jo etnizimi që shkon përtej Pakos Ahtisaari.
Sepse monoetnikja e çan shtetin, pra e ndan Kosovën dhe kjo vërtet do ta drejtonte pjesën e mbetur “shqiptare” nga unitarizmi me Shqipërinë. Por çfarë u fitua me këtë!? Asgjë!
Kjo do të ishte humbje e sërishme e territoreve si më 1978, 1912-13, dhe pas Luftës së Dytë Botërore…
Ndërkaq sa u përket fqinjëve, Shqipëria duhet ta rivlerësojë politikën e vet shtetërore ndaj FYROM-it, duke mbajtur kurs pragmatik karshi Shkupit zyrtar dhe për të ndihmuar emancipimin e gjithanshëm të shqiptarëve atje.
E karshi Luginës së Preshevës, të vetmen gjë të bukur që mund ta bëjë Tirana është që Rama ta mbajë fjalën e dhënë kohë më përpara, që me fondet qeveritare ta ndërtojë një maternitet në Preshevë, që nënat t’i lindin fëmijët në qytetin e tyre e jo në Vrajë, Nish e Beograd!
Ky do të ishte akti më patriotik i mundshëm i Edvinit!
*KOHA DITORE
Kosova ka pase autonomi qysh ne kohe te Sulltanit edhe asht e drejte te jete me vedi. I uroj qe te mos perserite gabimet e shtetit 100 vjeçar shqiptar e te mesoje prej tyne.
MATOSHI E MATOSHAT jane fare e keqe ne truadhin shqiptar…Poshte keta lakej e propogandues te qarqeve anti-shqiptare…Edhe majmuni e di se Kosova eshte etni SHQIPTARE….ky mjeranme gene te prishura nuk e di…..E fute ne kllapa’shqiptare’ KOSOVEN…dhe kur i referohet pretendimeve te serbise si zemer e tyre ,nuk i perdor kllapat….Ky dru i shtrembert dhe i pandreqshem ,gjarper i plagosur,…me deformim truri e gene duhet te shikohet…….
O Halil turku,,,gjysem serbi apo gjysem gjeli,,,apo gjithcka tjeter qe deshironi te jeni. Ju qe kerkoni te shpikni rracen “kosovare”. Ne Shqiperi dhe ne Kosove jetojne shqiptaret, serbet, maqedonasit, jevgjitet. Secili prej tyre deklaron pa druajtje rrenjet e veta dhe mundet te ti spjegoje ato ne baze te nje etnologjije kombetare. Ju dhe ata palloshet qe ju vijne pas ne “krijimin e kombeve te reja” keni nje problem te madh. Ju nuk jeni pjese e nje kombi egzistues,,,jeni kreatura te nje mendje te semure qe ndot ambjentin me fekalitetin e tyre qe i karakterizon, ne formen e “artikujve” apo “fleterrufeve”.
“Gazetari shqiptar Cipa” eshte nje profesionist i fushes se tij. Ai eshte lindur ne nje zone ne jug te Shqiperise ku ndihet prania e nje minoriteti te huaj dhe gjuha e shtetit fqinj eshte e pranishme. Ju mund te mesoni prej tij se si nuk duhet te sillet nje njeri me nje mendje te shendoshe. Mund te mesoni se shqiptari nuk ka arsye te behet dicka tjeter apo te kerkoje “strehim” neper shpella qe egzistojne vetem ne mendjet e njerezve qe kane qellime te keqija ndaj kombit shqiptar dhe qe ndjejne xhelozi dhe armiqesi ndaj cdo hapi apo politike pozitive qe afron dy pjeset e ketij kombi te cunguar.
pershendetje shemti
merrja n’goje edit po t’bjen me prit se ka shume qe po presin rend
Ore lerini njerzit te mendojne cfar te duan dhe si te duan, ta thone me ze te larte e sa tua kete qejfi, por vetem mos te bejne krime dhe vrasje dhe tu shkaktojne dhimbje njerzve te tjere
Kur historis nuk i prin, duhesh ti shkosh mbrapa! Tango e mire kercehet kur partneri nuk nenqmohet! Halil, je i madh gjanem, vazhdo e shkruaj pa pushim, se vetem keshtu kosovareve ja shuan etjen…
NE MUND TE JETOJM EDHE SI KOSOSVE E SHQIPERI SI NJE SHTET I BASHKUAR DO JEMI ME TE ZHVILLUAR EKONOMISHT EDHE USHTARAKISHT ETJ ETJ.
KESHTU QE ESHTE NE INTERESIN TONE TE BASHKOHEMI. EDHE EVROPA BASHKOHET SEPSE KANE INTERES E JO QE DUHEN AQ SHUME ME NJERI TJETRIN.
Matoshi eshte askushi…..mjeran ne vehten e tij.Matoshat te pyesin serbet ne Kosove’maqedoni,bosnje kroaci a mal te zi ‘a jane a jo serbe!!!! Kjo krijese e keqe (nqs eshte shqiptare) sado shoke te kene NUK MUND TE NDALOJE ASPIRATEN E RRETH 10-MILION SHQIPTAREVE…Rrofte KOMBI shqiptare!!!!!!
Lexoni vetem paragrafin e fundit.Matoshi na njofton se Serbia e lejon qeverine e Tiranes per te ndertuar ne Presheve nje maternitet.Pra banoret e Lugines te Presheves,pamvaresish se jane taksapagues te rregullt,nuk duhen kurrsesi ti kerkojne qeverise tyre asgje,pasi Matoshi e ka rregulluar punet ndermjet Tiranes dhe Beogradit qe keto ti ndertoje Tirana,e cila fatkeqesisht eshte me breket neperkembe,sipas deshires te Beogradit.Keti Matoshit duhet me i bere analizen e ADN-se,po doli shqiptar,mbiemri i tij,duhet perdorur si njesi matese e antishqiptarizmes.
O Halil zeza eja ne vete se je ber per te ardhur keqe.Te gjitha shkrimet e tija H.M i nderton me thenjet e mendimtarve te huaj,lexoni me vemendje dhe do ta vertetoni, se ky njeri nuk e meriton as qe te i lexohen shkrimet e tije as te komentohen.
Nuk e kuptoj perfitimin nga ideja e ‘dy kombeve’. Metoshi duhet te beje nje perkufizim te qarte te kombesise. Sipas asaj qe shkruan, ai e perkufizon kombin si shtet dhe kjo eshte gabim shume I madh. Kombi i tejkalon shtetet. Ky eshte nje realitet te cilin e shohim kudo ne bote.
Kosova mund te kete pakice serbe dhe pako e Ahtisarit mund t’a perkufizoje Kosoven si shoqeri multietnike. Por ne kete pikepamje te Ahtisarit edhe Shqiperia apo cdo shtet tjeter eshte multietnik pamaverisht nga perqindjet etnike. Domethene multietnike mund te ‘zgjedhesh’ te quash edhe nje shoqeri qe I ka te gjithe shqiptare plus nje grek dhe plus nje serb.
Metoshi nuk kupton procesin e kombi-formimit I cili buron nga populli dhe jo nga “Ahtisaret”.
Eshte shume e veshtire per njerez si Metoshi te kuptoje pasi duket se kane dale nga nje kolonizim 100 vjecar. Koha do t’ie sqaroje keto gjera. Askush nuk ‘ofendohet’ nese Kosova eshte krahine shqiptare. Metoshi e quan Kosoven krahine te Shqiperise dhe me Shqiperi ai nuk nenkupton edhe Kosoven por Shqiperine ‘londineze’ dhe prej ketij konceptimi te gabuar arrin ne perfundimin se trajtimi I Kosoves si krahine e Shqiperise eshte ‘imperializem’!!!!
Pra Metoshi nuk e kupton dot se c’fare eshte Shqiperia per shqiptaret por kupton c’fare eshte Shqiperia per europianet.
-Per shkrimin do thosha “i ngarkuar”‘abstrakt”,..por me ç’kuptova une,do te jemi komshij te huaj..?,,apo komshinj qe e duam ndihmen pa e tepruar{pa e lene me barre njeri -tjet..}.
-Do thoja se gjithkush e kerkon nje ndihme te sinqerte dhe kur se gjen,i drejtohet zotit.Por nuk duhet te mendojme se ndihma na ze diellin,na le ne hije.Uroj sa me shpejt qe kosovaret te jene te barabarte jo vetem me shqiptaret ,por edhe me popujt e tjere se e meritojne.
Mendesia e pakuptimte,sjell shpesh marramendjen,si pengese.