Intervista e parë, më duket në VOA ishte një lajm i mirë për pushtetin e kohës. Ai (Arvizu)nuk dukej i mllefosur me Berishën madje çuditërisht të krijonte ndjesinë se kish rënë në simpati me të nga larg. Është në natyrën e gazetarëve por edhe të shqiptarëve më duket pak rezistencë ndaj çdo gjëje të re, dhe këtu nuk kish përjashtim as Aleksandër Arvizu. Ne që vetë e rrëzuam komunizmin me dridhmën më të lumtur të mundshme, ne mezi e harruam, dhe sërish gojët amerikane, po nënkuptojnë se pas 23 vitesh që nga ajo kohë, jemi bërë normal dhe demokratik. Doja të thoja që të paktën unë vetë nuk kisha asnjë ngacmim ndaj ambasadori të ri dhe ndihesha keq për ndarjen me John Withers. Para disa ditësh kuptova se gjithçka paskësh qënë psikologjike. Kur u njoftua emri i ri që do të zëvëndësoje Arvizu-në, përjetova një Dejavu. Nuk e doja ambasadorin e ri dhe një mike më ndriçoi edhe më shumë (ndoshta për të keqen time) duke thënë frazën:-Eh nuk është dot Aleks Arvizu ai! Ironike, por në të njëjtën rrugë ka ecur edhe vetë Arvizu.
Në Sheraton porositim caj jeshil (unë) dhe makiato(ai).
Nuk i them sigurisht asnjërën prej frazave që kisha menduar, por direkt e në temë siç hidhet një delfin në ujë.
I rrëfej gjithçka po mendoja pak minuta më parë. Ai qesh, gati si një fëmijë dhe ndoshta me dhimbje por me sinqeritet më garanton se sigurisht, do ta duam shumë edhe zotin Lu.
E pyes nëse ata njihen?
-“Nuk njihemi personalisht, por njoh reputacionin e tij. Është një diplomat shumë i zoti dhe e respektoj shumë”.
-A ju vjen keq ambasador që po largoheni nga Shqipëria dhe nuk di nëse keni një peng, diçka që mund ta kishit bërë ndryshe, më mirë?
-“Oh, sigurisht Mira që më vjen keq! Por çdo gjë ndodh për një arsye. Para se të vija në Shqipëri nuk e mendoja që kjo mund të ndodhte, por ja që gjërat ndodhin. Kam vetëm një peng që po ta nisja nga e para sot, do merresha më pak me politikë dhe media. Do isha përqëndruar më shumë në histori,kulturë, çështje direktë të qytetarëve. Në Shqipëri politika merr shumë vëmendje dhe media gjithashtu”-tregon ai.
Ndërkohe që ai flet, më vjen ti rrëfej se vetëm peng s’duhet ta ketë. Nëse nuk do ish marrë me këto të dyja, do ishte bërë derr në Shqipëri. Pasi pikërisht prej këtyre të dyjave, historia është e rrëmujshme, kultura është e vakët, jeta në këtë vend pa politikën, zgjedhjet me ethe, dhe median e zhurmshme do të ishte si një gjellë pa kripë. Por nuk ja them, nuk dua që në prag-lamtumirën e tij te hap një debat të ri. Më mirë kështu fundja! Le të mendojë që ka bërë pak gabim dhe kushedi mbase këtë këshillë ja transferon pasardhësit të tij. Meqë jemi normale tashmë, “fatkeqësisht”.
-Pse u përpoqët aq shumë t’i njihnit ata, domthënë Sali Berishën, Edi Ramën dhe Ilir Metën?
“-Është e rëndësishme për një ambasador, të dijë si dhe më kë po bashkëpunon. Ajo çka është diçka që ka ndryshuar në substancë pikëvështrimet e mia është 21 Janari 2011. Pas atij çasti gjithçka kisha mësuar në ato 6 javë të misionit tim këtu, zoti i hodhi të gjitha nga dritarja.
Aty ishte momenti kur vendosa të merrem më shumë me politikën dhe kërkova ti njoh Ata”.
Duke qënë se Ambasadori Arvizu nuk ka ngelur njeri pa e pyetur për 21 janarin dhe sot nuk besoj të ketë njeri të mos dijë se çfarë mendon ai për atë ngjarje, zgjodha ta pyes për disa gjëra të vogla si psh:- A besoni ende që Edi Rama është një piktor i mirë, dhe Sali Berisha një burrë shteti?
Ai qesh, dhe tërhiqet pas në kolltuk (është ai moment kur gjuha e trupit jep mesazhet) duke e nisur ngadalë fjalinë.
“Dëgjo Mira, kur u mblodh parlamenti për herë të parë pas 23 qershorit, unë thashë që ishte një ditë historike. Pati nga ata që e keqinterpretuan këtë mesazh. Por ishte vërtet një ditë hsitorike për demokracinë, pasi më në fund pamë një parlament normal. Të jesh në normalitet është shenjë e besueshme e demokracisë. Ne në Amerikë kështu e kuptojmë demokracinë. Këto kohë kam biseduar me njerëz të ndryshëm, dhe disa prej tyre më kanë rrëfyer se as që e imagjinonin se kjo do ndodhte, se Edi Rama do të ishte një ditë kryeministër. Gjërat ndryshojnë, zhvillohen dhe kjo është demokracia sepse krijon këtë cikël natyral e të shëndetshëm”- përgjigjet ai, si një diplomat i vërtetë.
-Dhe ju sërish besoni se Rama është piktor i mirë, vazhdoj unë? Kur e thatë këtë gjë, ndoshta disa muaj pas 21 Janarit, 2 vite më parë u inatosa me ju ambasador. Për shumë arsye. Mendova se nuk ishte ai mesazhi i drejtë, në anën e duhur! Ndoshta se u ndikova nga opinionet e mia personale por nuk kam frikë ta ndaj me ju sot, aq më tepër që gjërat ndryshojnë, zhvillohen.
Ai sërish qesh, këtë herë duket më komod me rrëfimin tim, dhe sikur me jep pak të drejtë, ose mua më lë përshtypjen se edhe ai vetë është penduar.
“ Shumë gjëra mund të ndodhin në 3 vite” përgjigjet ai gati i çliruar.
E pyes sigurisht për buzëqeshjen e tij, ditën e para parlamentit, dhe ai ndërhyn duke më thënë që nuk e kujton nëse ka qeshur.
-“Pikërisht ambasador, ndaj po ju pyes se edhe mua me futët në dileme. Dukej si buzëqeshja e Monalizës.
“Ishte një ditë për tu përshëndetur. Kam qënë i gëzuar dhe me siguri këtë ka treguar fytyra ime. Por sigurisht edhe qeveria si çdo gjë në këtë botë nuk do të jetë gjatë gjithë kohës në muaj mjalti. Një ditë do të mbarojë edhe për ta, por për momentin duhet të jemi pozitiv. Unë pastaj, nga natyra jam shumë optimist, i gëzuar.”- përfundon ai dhe e shoqëron me një buzëqeshje miqësore.
Ka disa gazetarë që i dëgjoj të jenë të shqetësuar për humorin e zonjës Topalli. Ju si mendoni duhet të shqetësohemi për të apo është një cinizëm i gazetarëve?
“ – Oh, Mira (dhe përdori atë theksin amerikan që është vërtet i këndshëm) mendoj se zonja Topalli po kalon një periudhë të vështirë në jetën e saj.
Ajo është identifikuar me Shkodrën dhe të mendosh që gjatë fushatës ajo deklaronte se kishte 8 mandate atje. Në fakt, pas Tiranës ajo që doli më keq në këto zgjedhje për PD ishte Shkodra ku në 5 mandate, vetëm 3 ishin të PD, dy të tjerët Nard Ndoka dhe Gjovalin Bzheta nuk ishin nga strukturat e partisë demokratike. Ajo nuk është e lumtur dhe ka arsye të mos jetë”.
Po qeveria e re ju pëlqen?
-“ Çmoj më shumë faktin që në qeveri ka shumë emra zonjash. Është një shenjë e mirë dhe duhet parë sigurisht puna e qeverisë”. Nuk dua të ndalem në emra por me pëlqejnë një pjesë e mirë e tyre.
A nuk ju duket pak e çuditshme që një vend si Shqipëria ka një Kryeministër që mban kollare me topa?
-Jo, kurrsesi. Ai është identitei atij. Mund të them që është diçka e këndshme madje.
Ndoshta ju nuk e dini, por ambasadori amerikan kurrë nuk e ka fshehur simpatinë e tij për Barack Obamën. Dua ta pyes nëse mendon se edhe Obama diku ka gabuar, ka një të metë.
“- Kush nuk ka të meta. Jemi të gjithë njerëz mbi të gjitha. Duhet të kuptojmë se të jesh president i SHBA nuk është një punë aspak e thjeshtë”- thotë ai me një ton që është bërë me serioz.
-Mendoja, që të jesh president është puna më e thjeshtë, -i them unë. Kam parasysh punën e presidentit në Shqipëri.
Nuk duket të jetë e vështirë. Si mendoni ju?
“Këtë herë e qeshura e ambasadorit përhapet në të gjithë kafenenë që nuk pipëtin asnjë bisedë. Zakonisht është i tillë holli i Sheraton, po sot ndiej që të ketë një heshtje edhe më shumë për shkak të pranisë USA.
-“Po Mira, e kuptoj çfarë doni të thoni. Le të themi që konstitucionalisht janë dy punë të ndryshme,- përgjigjet ai duke treguar se është plotësisht dakord me tezën time.
Është ironike, por sot më flitet me ambasadorin për politikën dhe median dhe a thua se kam ndonje hak për të marrë me të. Me ç’duket nuk është vetëm vesi im media dhe politika.
Ai është i varur nga blackberry i tij dhe i pëlqen shumë të shoh televizor. Madje më shumë se kudo, beson se shqiptarët i ka njohur përmes emisioneve televizive. Ka disa të preferuar dhe është i vetmi rast ku ofrohet të thotë edhe emra, pasi kur e pyes për biznesmenet nuk jep as edhe një inicial, edhe pse jam e bindur se ju njeh edhe nofkat, e jo më emrat.
“Ka gazetarë shumë të mirë Mira. Mendoj se “opinion” është një emision fantastik. Blendi është “superb” dhe ruan cilësinë dke bërë 4 emisione në javë. Kjo nuk duket të jetë e thjeshtë. Sokol Balla është i jashtëzakonshëm dhe Top Story është nje emision i përjavshëm shumë i mirë. Mezi po pres të shoh 4 herë ë javë me Tonight Ilva Tare edhe miken time Ilvën e cila është gjithashtu një gazetarë që e admiroj. Andi Bushati (e shqipton Endi) në Zonë e Ndaluar, sjell ngjarje dhe profile të jashtëzakonshëm.
Në shtypin e shkruar mendoj që është sërish Andi Bushati… -e ndërpres dhe e pyes nëse e ka takuar atë dhe ai krejt i sinqertë flet.
-“Është e çuditshme sesi nga afër nuk mund të them që arrita të marr atë kënaqësi që sjell me shkrimet dhe emisionet e tij. Ai nuk është njeri i lehtë të flasësh me të, por është një gazetar shumë i mirë. Mero Baze është një talent, një forcë e natyrës. Ai ka argument të fortë edhe pse unë mund të mos ndaj të njëjtin mendim. Më pëlqen miku im Skënder Minxhozi i cili është gjithashtu një opinionist shumë i zoti. Alfred Lela është një gazetar që më pëlqen gjithashtu.
Lubonja më pëlqen. Edhe pse sulmon gjatë githë kohës, mendoj se ai është vetmi që nuk prangoset, mbetet gjithmonë i lirë. Edhe kur nuk jam njëmendje me të, e vlerësoj argumentin e tij. Ai ka kaluar vite në burg dhe me siguri ajo periudhë i ka dhënë një dimension tjetër të madh jetës së tij.
Ambasadori Arvizu i njeh të gjithë, dhe ka memorie fantastike. Sikundër këto ditë ka ndezur dhe reagime vendimi i qeverisë Rama për të zëvëndësuar foton presidentit (të çdo presidenti) me atë të Ismail Qemalit, e pyes se ç’mendon?
-“Qeveria Rama ka marrë tre vendime. 1 për mbetjet, për Ismail Qemalin dhe për kodin etik të ministrave.” –i bën dredhë ai pyetjes time .
Por unë këmbëngul dhe e pyes sërish nëse e njeh Ismail Qemalin. Nëse plaku me mjekër të bardhë është më domethenës në zyrat shtetërore sesa presidenti Nishani, dhe presidentët që do vijnë. Nëse Edi Rama ka bërë mirë apo gabim?
Ai vendos të përgjigjet më në fund. –“Mendoj se figura e Ismail Qemalit duhet ti bëj të gjithë krenar.”
Me siguri duhet të ketë parë edhe filmin “Nëntori i dytë” pasi vetë ai më rrëfen se i pëlqen të shoh shumë filma bardh e zi shqiptarë.
Shikon sigurisht filma nga producentë të mëdhenj botëror, si Frensis Copola, dhe David Lean ky i fundit është më i dashuri për të. Filmat: Laërence of Arabia, Doktor Zhivago dhe Ura mbi Lumin Kvai.
I pëlqen muzika e Nial Diamond dhe Bruce Springsteen. Sigurisht ai nuk harron edhe një këngëtare shqiptare për të cilën gjithmonë ka ndarë publikisht simpatinë e tij. Rosela Gjylbegun ,këngëtarja me origjina nga Shkodra.
Flasim edhe për dashurinë. Dhe kur e pyes për fjalën Love ai më pyet:-E eke fjalën për romancën, nëse jam romantik
apo jo?
-Po i them, për atë e kam fjalën.
-“Kur isha i ri kam qënë idealist dhe romantik por me kalimin e viteve krijon një pjekuri tjetër. Dashurinë e merr me racionalitet dhe raportet si Partnership”. Jam 55 vjeç tani dhe nuk besoj se romanca mund të vazhdoj në këtë moshë.
Kur keni dashuruar për herë të parë?
“-Seriozisht e keni fjalën? Seriozisht duhet të ketë ndodhur andej nga mosha 13 vjeç. Dhe kam qënë nxënës shumë i mirë në shkollë, por sikur të mendoja pak më pak për vajzat, do kisha qënë edhe me i mirë si student. Ta thashë, i ri kam qënë shumë romantik!
Netët para televizorit në Shqipëri dallojnë që kanë qënë të shumta. Madje ndër fjalët e para që ka mësuar në shqip ka qënë ajo titra e vogël që vihet shpesh në ekrane “Drejpërdrejt”. I dukej e vështirë për tu shqiptuar dhe kish vendosur ta shkruante me ndihmën e përkthyeses së tij Brunës.
-“Por , e di Mira unë kuptova që e kisha shkruar Dreqpërdreq, dhe me këtë kemi qeshur gjatë në zyrë.
Sikundër biseda shkoi tek stafi, e pyes nëse i dëgjon për gjithcka stafin e tij dhe se cilin vlerëson më shumë.
-“Më pëlqen kjo pyetje. Pa dyshim të gjithë, por në mënyrë të veçantë zëvendës ambasadorin. Ai është një njeri i zgjuar dhe edhe kur ndoshta nuk mendoj si ai, e dëgjoj opinionin e tij. Guri, Bruna, i gjitha stafi, ai amerikan dhe shqiptarë janë bashkëpunëtor të shkëlqyer.
Flasim e flasim, dhe pranë fundit dua të di nëse ka patur ndonjë njeri që s’ka dashur kurrë ta takojë në Shqipëri?
“-Le të themi që ka pak njerëz që s’do më duhet më ti takoj, dhe shumë të tjerë për të cilët do më marr malli”. Por nuk do të largohem nga Tirana pa u takuar me Dritëri Agollin. Mendoj që ai është një dëshimtar i kohërave të ndryshme shqiptarë. Kam shumë dëshirë të bisedojë me të së fundmi.
-Do të ktheheni ndonjëherë në Shqipëri?
-“Nuk besoj. Dua ti dedikohem më shumë vajzës time. Kam shumë gjëra që dua ti bëj dhe që koha ndoshta në Tiranë nuk më ka lejuar shumë. Është bukur të bësh babain.
Dua ta pyes për vajzën e tij 6 veçare. Ambasadori e ka birësuar atë dhe mendoj që duhet të jetë një prindërim i veçantë ai me një fëmijë që e rrit dhe e do po kaq shumë edhe pse nuk është gjaky yt. I kërkoj leje nëse mundem ta shkruaj këtë fakt dhe ai jo vetëm që nuk shqetësohet por me më një fytyrë të gëzuar më thotë, se duhet ta shkruaj. Jam e lirë të
shkruaj atë që mendoj dhe di.
Më pas biseda rrjedh tek shqipëria. Siç shkruan Kadare tek “Mosmarrëveshja”, Shqipëria dhe KundërShqipëria. Mesa duket në kurriz i ka provuar edhe Aleksandër Arvizu që të dy Shqipëritë. Atë para 21 janarit dhe atë pas 21 janarit. Shqipërinë e Sali Berishës dhe Shqipërinë e Edi Ramës. Shqipërinë e medias dhe Shqipërinë e shqiptarëve. Por ka dhe një Shqipëri quasi-ideale, ajo e ambasadorëve.
-Mos më thoni se nuk jeni ndjerë mirë nga gjithë vëmendja që patët në Shqipëri? Jemi kaq të “marrosur” pas ambasadorëve. Sikur na kanë hedhur sirën.
-“Oh nuk e mohoj Mira. Këtu jam ndjer i përkëdhelur vërtet. Nuk të ndodh kudo që njerëzit të të afrohen dhe të duan të bëjnë një foto me ty, të të japin kaq shumë simpati, vëmendje. Në Ëashington do shkoja diku, do pija një starbucks dhe askush nuk do më vintë re. Si mund ta mohoj që këtu jam ndjer shumë i përkëdhelur”.
Dhe meqë jemi tek ambasadorët, kam vënë re që jeni mik me ambasadorin e BE, zotin Sequi. Cfarë i bën të shkojnë kaq mirë një amerikan dhe një Italian?
“Jemi miq shumë të mirë me ambasadorin Sequi. E di që mund të të duket një frazë e bajatur nga përdorimi vend e pa vend, por më lejo të të them se Sequi është një njeri shumë i kulturuar, në kuptimin e mirëfilltë të fjalës. Unë dhe ai jem të ndryshëm por ndajmë pasione të njëjta për këtë vend. “
Dhe në fund ambasador, si e imagjinoni Shqipërinë pas 5 vjetësh?
“-Normale. Këto zgjedhje sollën një ndryshim të madh që quhet Normalitet. Shpresoj shumë që kjo që besoj të jetë e vërtetë. Është e rëndësishme që shqiptarët arritën të zbulojnë një vlerë që kishin brenda. Forcën për të reaguar, për të zgjedhur, për të vendosur qartë. Zakonisht kur pyet një shqiptarë për veten, ai fillimisht të tregon se nga është, pra e lidh identitetin e tij me origjinën, të thotë jam nga Skrapari apo jam nga Hani Hotit (më vjen të qesh që ambasadori përmend Hanin e Hotit dhe jo një qytet a zonë më të thjeshtë). Identiteti nuk ka të bëjë me vendin nga vjen sesa me atë çka ke ndërtuar brenda vetvetës. Ndaj isha i gëzuar atë ditë në parlament”.
Përshëndetem me ambasadorin dhe kur afrohem të paguaj kafet çlirohem disi kur kamarieri më thotë se jam me fat pasi sot ka 10%ulje me rastin e 10 vjetorit e Sheraton.
Jetojmë në kohë krize dhe ambasadorët shkojnë e vijnë, ndërsa ne shqiptarët mbetemi këtu. Por nëse jemi bërë kaq Ismail Qemalë të gjithë nga pak, atëherë ja vlen të mos kursesh asnjë qindarkë e të shijosh jeten.
Ambasadori Arvizu më duket e kishte optimizimin si grip ngjitës. /Shqiptarja.com/
Shume shkrim i kendshem dhe me la dhe mua me optimizem ne shpirt. Faleminderit, Mira!
Artikull i kendshem,por nje verejtje do te kisha une si lexuese per ju gazetare.Kur shkruani nje artikull te tille mundohuni te perdorni nje timber me te kultivuar te gjuhes shqipe dhe jo sikur shkruani nje hartim per klasen e 7.
Bravo Mira
Nivel meskin shkrimi..gazetare me nivel zero
Si duket thua keshtu qe ta nxisesh per me teper e te mos mjaftohet me çka ka arritur?
Pergezime Dario per kete konstatim. Kuptohet miku im se nga neneshtresat freatike ku ndodhesh aty ku rrin urithet, sigurisht te bie qe te shquash vetem nivelin zero, pra tabanin ku kjo vajze e talentuar dhe teper e arritur profesionalisht shkel dhe ecen shume e sigurt dhe krenare per ate qe eshte. Ju faleminderit dhe respekt per ju zj.Mira.
Po kafet pse i pagove ti moj Mira…nuk e di perse kemi manine ne Shqiptaret per ti bere te huajte qylexhinje me zor.
nuk te vjen turp per kete shkrim skandaloz?! nje paaftesi shprehje mbreselenese.
Nje shkrim plot ndjenje e kulture. E kam lexuar me nje fryme. Bravo Mira!
Bravo Mira!Artikull i thjeshte dhe i qarte.
E lexova shkrimin tuaj o Mira,biles me nje fryme…,mendova se do ishit nje prurje e re e TemA-s,germuar ne’Pusin e thelle’te burimeve te’Rilindjes'(s’ju kisha lexuar kurre me pare,sepse ate pak kohe qe me tepron,ja kushtoj eksluzivish TemA-s).E u’ndala’ ne fund,ku thoni:
“Por nëse jemi bërë kaq Ismail Qemalë të gjithë nga pak, atëherë ja vlen të mos kursesh asnjë qindarkë e të shijosh jeten”,dhe po vrisja mendjen; me ke ta kete?!(me ato qe s’kan qindarka per te blere e ngrene buke jo e jo;po as edhe me ato qe qindarkat mezi u dalin per buke)!
Po Ismail Qemali c’hyne ne kete mesele?!…
Duke medituar e menduar,mu kujtua se Ismail Qemalin,shpesh here e therrasin edhe Ismail Bej Vlora…!
Dhe mu ngjiz mendimi se duhet ta keni me bejleret(ato te vjeter,e te rinj)…,natyrisht edhe me rrogetaret(ato qe merin rroga te majme)!
Pastaj…klikova ne bibliografine tuaj(qe keni vene ne krye te shkrimit,e qe mu thafte dora qe se klikova qe ne fillim!)…
Nje urim dhe nje falenderim kam per ju o Mira:
-Uroj qe te jetoni si e pasur,ashtu si Daja juaj Hysni Milloshi(ndjese paste).Ndersa per te vdekur si ai(i varfer)…,keni gjith ate kohe perpara(e paci sa me shume)…,kohet ndryshojne, sjellin njera tjetren!
-Faleminderit Mira,qe ne krye te shkrimit vute Bibliografine tuaj!
S’do te ishte keq qe,kete ta benin edhe publicistet e gazetaret e tjere!
intervista e bukur,spontane dhe jashte kornizave.Pergezime Mira!