Pas përditësimit të çdomëngjezshëm në iPhone të asaj që ndodh në botë, thashë të ndjek edhe ndonjë diskutim live në parlamentin shqiptar.
Pas diskutimit të Imamit, isha gati të shkëpusja lidhjen me Shqipërinë, por kur nuk ishte i pranishëm Dash Shehi dhe u thirr me kënaqësi eksplicite nga kryetari i ri i parlamentit, që të diskutonte Eduard Selami, ndërrova mendjen. Dhe jam i kënaqur që bëra mirë.
Ishte kënaqësi intelektuale të dëgjoje një diskutim pa mllef, pa shabllonizma të njohura opozitare ndërparlamentare, pa urrejtje dhe plot elegancë tipike opozitare anglosaksone.
Normal që ai është opozitar dhe pa dashur të kopjoj Ramën që tha pak a shume “ruajna o Zot, nëse ju bëheni si ne dhe ne si ju”, por kishte një linjë tjetër, një mendim ndryshe, një konceptim shumë ashqiptar, një model që duhet ndjekur.
Me shifra dhe nga këndvështrimi i tij, Selami bëri ato kritika dhe konstatime në lidhje me programin, duke i kundërvënë me premtimet që kishte bërë ish- opozita gjatë fushatës me programin që ka paraqitur mazhoranca në parlament.
Ndryshe nga të tjerët, sipas stilit anglosakson afirmativ, fillimisht falenderoi dhe përmendi disa anë pozitive të programit që i quajti arritje për Shqipërinë, por bëri edhe kritika konstruktive opozitare.
Madje me shumë finese dhe konstruktivizëm i kujtoi edhe mazhorancës që të mos jetë mohuese dhe nihiliste me arritjet e qeverisë pararendëse për aq sa identifikon se ka të atilla, sipas optikës së shumicës së re.
Krahasimisht me parafolësit dhe pasfolësit e tij opozitarë, Selami përbënte diferencën në diskursin politik, ndoshta për shumë arsye.
Mundet të jetë se ai nuk ka mëkate qeverisëse dhe është më i qetë, më i imunizuar dhe më i papërlyer dhe i pakondicionuar në shumë refleksione dhe sugjerime.
Por padyshim është edhe një njeri që ka një përvojë të gjatë politike, që e ka më pak të përlyer me baltë-hedhjen tipike politike shqiptare të shumë viteve.
Si i painfektuar nga replikat groteske, pa shije dhe humor që bëhen rëndom në parlamentin politikisht mediokër shqiptar, ai spikati për mua në fjalimin e tij me një tonalitet dhe gjuhë trupore shumë më afër përkufizimit modern opozitar, sesa shumë bashkëdeputetë demokratë.
Por absolutisht fjalimi i Eduard Selamit për mua është edhe reflektim i mirëfilltë i kulturës politike dhe faktit që ka jetuar në Perëndim, dhe padyshim si të gjithë mëson dhe perfeksionet prej atij ambienti qoftë edhe politik.
Ishte mëse e qartë se shkolla opozitare e Selamit ishte tejet ndryshe nga ajo shqiptare e derimësotme.
Fjalimi me thekse të spikatuar oksidentale ishte një dritëz në tunelin e errët të opozitarizmit që fatkeqësisht shikoj në shumë nga fjalimet që mbajnë deputetët e opozitës së re, diskurse tejet të vjetruara dhe démodé.
Bërja e opozitës për aq sa bëhet për të kundërshtuar me fakte dhe argumente logjike dhe racionale se ku gabon dhe duhet të përmirësohet qeverisja, pasi vetëm kështu mund dhe duhet të jetë konstruktive, njëkohësisht zhvillohet edhe për të rikuperuar dhe fituar politikisht mendjet dhe zemrat e atyre që ke humbur apo që dëshiron t’i fitosh, për t’u bërë alternative e besueshme qeverisëse.
Eduard Selami dhe Dashashamir Shehi ishin te vetmit opozitar qe diskutuan me realizem,kur do t’i kemi te gjithe keshtu?
‘…një diskutim pa mllef, … pa urrejtje dhe plot elegancë tipike opozitare anglosaksone….’ He..paska shqiptare qe di se cfare do te thote civilizim!
Po ka shume ..por jane jo te zhurmeshem
Me vjen keq per ish kolegun tim ne Radio-Tirana ne 1989 Ben Manajn, qe nuk e paska *Kuptuar* sic duhet fjalimin e Eduart Selamit ne Parlament ne radhet e grupit parlamentar te Sali Berishes dhe aspak te PD. Eduart Selamit i ka ngelur ORA perpara 18-vitesh kur iku fshehurazi per ne SHBA nga frika e “dajakut” qe i kishte pergatitur Presidenti i kohes se 1995 po ky Sali Berisha, po ky MONSTER e PERVERS, HAJDUT e VRASTAR i pashembullt nder shqipetar. Prandaj eshte i pa besueshem dhe shume peshe e lehte Eduart Selami, qe megjithe qetesine ne leximin e tij ne Parlament nuk tregoi vertete se ka fituar pjekuri politike dhe personale per tu besuar se nuk eshte me nen ndikimin e Monstres Sali Berisha.
I dashur Ben Manaj; mos me zhgenje me dhe mos prish serin e shkrimeve vertete profesionale si deri me sot.
Nuk mendoj se Manaj ka devijuar nga shkrimet profesionale! Une e degjova Selamin dhe ndaj te njejtin mendim si Manaj qe ka nje pavaresi te admirueshme dhe nuk ka autocensure por eshte I drejtperdrejte dhe I thote gjerat me emrin e tyre! Eshte tjeter urrejtja per Berishen te cilin Manaj dukeshem e urren si shumica e shqiptareve! Por autori eshte objektiv edhe pse mund te mos u pelqej ndonjehere te majteve!
Dmth, sipas teje Luljeta duhet qe politikanet tane te jene sherrxhinj te zhurmshem, anadollake, te shajne mbare e prape neper salle dhe ne sy te kamerave qe te jene te besueshem? ky mentalitet i juaji na ka lene mbrapa dhe me ato lloj monstrash ne parlament ( nga te dy krahet si majtas dhe djathtas) qe ne sy te kamerave cfare nuk kepusin dhe sa dalin jashte shkojne bashke neper kafenera dhe bejne pazaret miliona Euro se si do ti ndajne.
po diskutimet e ish-opozites kur ishte ne opozite si ishin,kishte ndonje si Eduart Selami,apo diskutimet i benin ne greve urie para kryeministrise duke henger pica?
Opozita tek ne te kujton pergatitjet taktike,”Toga ne sulm”,ne pritje te komandes Perpara!
Te gjithe,pasi kane degjuar komanden e Berishes nga goja e Bashes,”pergatitu per sulm” presin me padurim komanden tjeter,”ne sulm perpara”.
Te gjithe jane “pergatitur” per nje model sulmi,ate te denigrimit te Kryeministrit Rama,per kete i kane marre “leksionet”.
Shumica e deputetve te PD-se kane mbi supe mekate dhe krime ekonomike,qe i detyron te qendrojne grusht bashkuar,rreth liderit te “maskuar” Berisha.
Berisha dhe kloni i tij Basha,kane dhe krimin e vrasjes,me teper se te tjeret.
Selami ashtu si dhe Dashamir Shehi,u “mashtruan” fillimisht nga fitorja teper e sigurte e Berishes,qe bazoej me teper tek zotesia e vjedhjes se votave,se sa tek mbeshtetja popullore.
Te dy kane dale nga ipnotizimi berishjan,por e kane te pamundur te çajne “rrethimin” politik.
Selami eshte shquar per elegance ne driblime pa top.
Shehi eshte rebel i mashtruar,qe nuk i del inati,si u genjeye pas 8 vite opozite.
Me vjen keq per Dashin !
KU NDODHEN KETA (ANGLOSAKSONE ) NA QENKA MBUSH PD ME ANLO – SACSOFONE ,,,, DHE ME ,,,,,,,,,,
Te shesesh makina ne Amerike, apo te shkruash palorrjeshta nga Londra, nuk te kualifikon ne menyren anglosaksone te te berit politike dhe as ne botkuptimin tend.
Situata e Eduart Selamit nuk eshte e tille qe ti lejonte Zoterise te fliste me ze te larte apo te kerkonte ti jepte keshilla dikujt. I shkelur dhe i denigruar nga plaku i rrjedhur, ai pranoi te futet perseri ne gjirin e tij.
Te qenit ne pozita te atij qe nuk ka asnje shans per te qene ndryshe, nuk duhet ngaterruar me tiparet e politikes anglosaksone apo te politikanit europian. Asgje europiane nuk ka ketu. Eshte thjesht nje histori me shume e viktimave te plakut te rrjedhur qe edhe sot nuk clirojne dot vetveten nga zinxhiret qe u ka vene ai.
N.q.se Ed Selami do të kishte vërtet formim e botkuptim anglo-sakson për politikën, i dashur Manaj, puna e parë që do të bënte, do të dorëzonte mandatin e deputetit, duke parë këtë opozitë e grup parlamentar haxhiqamilist-donkishotesk… Po ku, kaq mënd e karakter, zoti Manaj…gjetkë, kërkoje dhe jo tek një njeri “të vogël”, që lëpin e lan këmbët që e kanë shkelmuar…
Mendoj qe Selami eshte nje vlere e opozites ne Shqiperi.Por si vlere ne mes te atyre te pavlereve,ka veshtiresi per tu artikuluar qarte dhe hapur.Mendoj se taktikisht eshte ok,se duhet te fitoj terrenin e humbur per kaq vjet dhe shpresoj qe pas zgjedhjeve te tjera te jete ne krye te PD(ku rryma Berisha-Basha do te humbasi perseri dhe do te kuptohet qarte qe do te duhet nje rryme racionale alla-selami).
Athere do te kemi nje pastrim te politikes ,ku do te luhet me tru dhe jo me muskuj halabakesh)