Edi Rama e merr 'pushtetin e dashurisë' duke e nxjerrë heroin nga thesi i kuq!

13 Shtator 2013, 18:16Blog TEMA

Nga Kimete Berisha

 

Qysh qëlloi ‘e premte i 13-ti’ sot kur Edi Rama e viziton Prishtinën!

Qysh nuk qëllova në Prishtinë që t’ia jap Edi Ramës ‘sy më sy’ një ide të thjeshtë se si t’ia marrë Sali Berishës (pas pushtetit politik), edhe ‘pushtetin e dashurisë’ që e ka në Kosovë.

Kush është ai tradhtar që ia organizoi Kryeministrit të Ri vizitën zyrtare në këtë datë!

Pse s’po bazohen në Amerikën? I frikësuar nga ‘e premtja, 13’, Presidenti Franklin D.Roosevelt asnjëherë nuk ka pranuar të udhëtojë në këtë datë dhe asnjëherë nuk i ka ftuar 13 veta në darkë.

Vetëm Fidel Kastro u lind ‘të premten, më 13’ prandaj ende është gjallë!

Nuk dihet prejardhja e bestytnisë së datës ‘e premte, 13’ por besohet se ka dalë nga ‘Darka e fshehtë’ e Biblës, i 13-ti që tradhtoi Krishtin. E meqenëse njerëzit e besojnë Biblën, besojnë se Juda i 13-ti, ishte tradhtari që e çoi në vdekje të mundimshme Krishtin.

Shpirti nuk përparon. Për shkak të frikës. E meqenëse Perëndimi e ruan mitin e kësaj frike dhe e bën film e roman, çka ka Edi Rama që paraqitet më trim se Napoleoni, i cili kishte frikë abnormale nga ‘e premtja e 13-të’ dhe nga macet e zeza, prandaj frika ia siguroi të gjitha fitoret atij frikacaku.

Shumë spitale në vendet e Perëndimit nuk kanë dhomë me nr.13 , ndërsa ndërtesat e larta e mënjanojnë këtë kat, nga 12-ti automatikisht kalon në katin e 14-të.

Këshilltarët e Ramës së paku le të kujdesen që në ‘darkën publike’, Rexhep Qosja të mos jetë mysafiri i 13-të!

Se kur njëherë e ftuan shkrimtarin Mark Twain në një darkë ku ishin 12 veta, shoku i ngushtë i tij e luti që të mos shkonte. Kur u kthye nga darka, Twain i tha shokut të tij se ‘ishte fatkeqësi’ e madhe pse ishte mysafiri i 13-të në atë darkë, sepse ata kishin pasur ushqim vetëm për 12 veta.

E restorantet e Prizrenit nuk janë si ato të Parisit, që e kanë të punësuar nga një profesionist, ekskluzivisht për ta angazhuar që të ulet në tavolinat (e të pafat’ve) me nga 13-të mysafirë, për t’ia marrë anën ‘fatit të keq’ që sjell ky numër.

Tani, nga larg, po i tregoj Edi Ramës se si ta marrë ‘pushtetin e dashurisë’ të Sali Berishës në Kosovë.

Shko në Mitrovicë. Lype në njërën xhami thesin me eshtrat e Isa Boletinit, që s’del bir nëne që e varros heroin qe 100 vjet. Nëse të thonë se thesin e çuan për t’ia bërë ADN-në në Shkup (për të vërtetuar se a janë ata eshtra të Isa Boletinit), pyet pse kanë kaluar kaq vite dhe Kosova nuk e merr një përgjigje për eshtrat e ‘palexuar’ të heroit.

Pastaj, për hatër të Ismail Qemailit (që e harroi shokun e tij), të Luigj Gurakuqit, për hir të Ibrahim Rugovës (që i nxori tinëz nëpër natë eshtrat e heroit nga luna-parku i fëmijëve që malazezët në Podgoricë kishin ndërtuar mbi eshtrat e tij), merri ata eshtra dhe varrosi.

Hashim Thaçin e konsiderojnë agjent francez, ndaj mund të të ndihmoj në këtë aspekt duke zbuluar fakte nga shërbimi sekret i Francës, meqenëse francezët e dorëzuan Isa Boletinin në duar të malazezëve.

Kështu fillon Rilindja kombëtare, duke nxjerr eshtrat e heroit nga thesi, e jo duke këqyrë filma dokumentar nëpër kafenetë e Prizrenit.

Edi Rama e ka një shans të futet në histori. Ta nxjerrë heroin prej thesi!

90 komente në “Edi Rama e merr ‘pushtetin e dashurisë’ duke e nxjerrë heroin nga thesi i kuq!”

  1. antonio says:

    Kimete!
    FEJA ASNJEHERE NUK KA BERE NDONJE GJE TE MIRE PER NJEREZIMIN,ndaj mos na mbrockullit kaq shume per MUFKA te tilla!!
    Te gjitha keto,qe the jane BESTYTNI TE NJEREZVE TE PRAPAMBETUR!!!
    ASGJE NUK ESHTE E SHKRUAR,se ndryshe njerezimi nuk do bente gje per te jetuar!!!
    FRIKA VJEN NGA PADITURIA,Kimete!!!
    Ju kosovaret jeni aq shume fetare sa KURRE NUK DO CIVILIZOHENI!!!
    Ju njeriun me te URTE KENI HOXHEN,qofte edhe injorant me 2 klase!!!
    Ku je ENVER HOXHA,se ti ua gjete RRUGEN FETAREVE!!!

    1. A.p.S (KATHERINA DIE GROSSE)Madona prej Sauku says:

      Juve te Gazetes Tema ju dhimset Kimetja,apo çka keni qi s’ma butoni kumentin.
      Oj kimete ne i kemi var nji nusk Edi Rames,ene ska frik nga e Premtja qi ka ra me date 13.
      Ska frik as ka Daci i zi,po ja preu rrugen.
      Kimete shif hap nji studio ene fillo shti fall,se te shkoka shum parashikimi.
      Besoj se do kesh shum klienta berishjan qi do i knaqish me parashikimet e tu me happy end.
      Por me date 13 po i ra e Premte mbyllu mrrena ene qeth lesht bashk me Zholefinen,ene Saliun bashk.
      Ndash butonja ndashi bojeni pasterma ket kumentin tim se kom me ju dergue fotografin e Peer Steinbrückut ju qi kuntrrolloni kumentet e Temes, qi ka dal me gishtin e mesit nolt,
      Mocja e zeze e perlyme me makjazh,ju honger ishalla bashk me Kimeten.

      1. Timi says:

        madona, kryeplaka e forumit. E mjere. nje ish-dashnore.

        1. raimondi says:

          Ato ca thote Kimetja per numrin 13 dhe te premten jane te sakta

          1. templari says:

            Shkrim i dobet. Ne rradhe te pare te dhenat per daten 13 nuk jan te sakta. Kjo date e ka marre damken si ogurzeze pas masakres qe u be ne gjithe evropen ndaj templareve. Nese do qe ti ilustroje shkrimet me fragmente historike duhet te kujdeset per saktesine e tyre. E dyta, pse ismail qemali e paska harruar shokun e tij? Kur do sherohen ndonjehere kosovaret nga kompleksi i viktimizimit? Kam jetuar 2 vjet ne kosove dhe e njoh mire kete kompleks te tyren. Megjithese skam qene simpatizant i edit, me erdhi shume keq per qendrimet e deputeteve kosovare. Ai eshte kryeministri i shqiperise dhe duhet ta respektonin. E treguan fytyren e pabese dhe bukeshkale, harram e paci ndihmen e shqiperise, se asnjehere se keni vleresuar.

            1. kirurg says:

              Sakte! Dhe meqe Kimetja na ka futur neper perralla dhe bestytni plakash, pavaresisht stilit te saj kinse modern (sa keq, nuk doli dot mbi racen e Berisheve!) po them se ata deputetet e LDK-se jane treguar edhe shkeles te zakonit te MIKPRITJES shqiptare. Nese do te merrem me arsyet politike/zgjedhore te tyre (se Kosova eshte ne fushate zgjedhore, mos harroni!) dallohet i njejti stil i aksionit politik berishian dhe gjuha e njejte, bashkerendimi i veprimeve me goret robotike te selise blu te Tiranes.Ne fakt, jane interesa te njejta ekonomike qe i lidhin. Zbuloni aferat e perbashketa korruptive te krereve te PD-se dhe LDK-se dhe do shikoni si do ta mbyllin halen.

            2. raimondi says:

              Ne lidhje me numrin 13 , ja lexoje ketu ate qe thote Kimetja :

              ………As for the unluckiness of the number 13, as with Friday, there are numerous possibilities for the origin, the most popular of which also stems from Christianity. It is considered incredibly bad luck to have 13 people sitting at a table for dinner, which supposedly is due to the fact that Judas Iscariot was by tradition the 13th person to be seated to dine at the Last Supper.

              Ndersa ne lidhje me te Premten , lexoje ketu poshte perseri sipas asaj qe thote Kimetja :

              To start with, the most popular theory as to why Friday is considered unlucky or an evil day is thought by many to spring from Christianity…… By tradition, Friday is considered the day that Eve gave Adam the “apple” and they were kicked out of the Garden of Eden-

              Keto te dhena jane sipas ketij autor :

              Kathy Padden__ writes for the wildly popular interesting fact website TodayIFoundOut.com.

              Eshte edhe ajo teoria qe thote ky per Templar , por ajo eshte e mevoneshme …zanafilla eshte sipas atyre qe thote Kimetja

              Si perfundim Kimete je shume e sakte ne ato qe shkruan

              __Je si puna ime, qe kur shkruan dicka e ke analizuar mire–Mos ua ver re ketyre ketu se keta , thjesht nuk dine as te lexojne

              1. eriona says:

                @raimond, koment i bukur. Te lumte.

        2. ay qy says:

          Shikoni ketu e me poshte,te gjithe KATUNARET fetare do thone se 13-ta dhe e premtja jane ters! Pune katunaresh ?

          1. ilirian says:

            ay qyrri, atehere Bibla qenka katundare

            1. ay qy says:

              Pse ke ndonje dyshim o idhiriiii !?

              1. raimondi says:

                Bibla nuk eshte katundare, Bibla eshte nje liber me intelekt te thelle,
                Eshte nje Interpretim i realitetit te historise se ketij civilizimi ne menyre fantazmagorike ….por ne interes te individeve te fuqishem , jo ne interes te MASAVE Popullore

                Ne fakt Bibla e vjeter , PO TA SHIKOSH ME VEMNDJE me teper eshte krijuar per te siguruar mbijetesen e popullit izraelit ne mesin e detit te popllsive arabe

                Kur izraelitet vajten ne Lindje te mesme , ata e pane se atje popullsite ishin shume te medha dhe keta ishin nje popullis teper e vogel, si nje pike uji ne oqean, ndja ne maredhenje me keto popullsi izraelitet do zhdukeshin nga absorbimi qe do ju ndodhte me keto popullsi

                Atehere , lideret e tyre ne ate kohe u treguan te zgjuar krijuan kete teorine e zotit qe kishte caktuar izraelitet si njerez te zgjedhur ne toke….Ne kete menrye ata krijuan ate krenari per popullin e izraelit qe ne kontaktet e perditeshme dhe ne martesat apo tratativat me fqinejt e tyre arabe , ta konsideronin veten me larte se te tjeret dhe keshtu te ishin krenar per identietin e tyre etnik….., sepse zoti i quante race superiore dhe ne kete menyre edhe femrat izraelite nuk e humbnin identietin e tyre tek burri i huaj qe do martonin
                Por , perkundrazi buri i huaj merte identitetin e gruas , meqense zoti kishte thene se gruaja vinte nga nje race superiore
                Ne kete menyre Izraelitet ne vend qe te humbnin gjysmen e popullsise kur femrat e tyre martoheshin me t ehuajte , ata tani nepermjet kesaj teorise se Bibles e dyfishonin popullsine dhe siguronin jo vetem mbijetesen e popullit te tyre, por edhe e shumefishonin, sepse grate e tyre nga martesat me te huajte mbanin identietin e tyre cifut, nuk mernin identitetin e burit ]

                Dmth , kjo teoria e Bibles, ka zanafille raciste , Pro izraeliteve,
                c’ka edhe beri qe tu kthehej kokes izraeltieve ne shekuj kjo teori, sepse me ritjen e ndergjegjes se kombeve te tjere kjo teori e Bibles shaktoi xhelozi
                Saqe edhe Hitleri ne kujtimet e tij e thote : Zoti i caktoi izraeltiet si te zgjedhur te tij, sepse ne gjermanet nuk vajtem ne kohe ne ndertimin e Kulles se Babelit_-DMth dukej qe edhe Hitleri prandaj donte ti zhdukte , se ishte bere xheloz me faktin qe cifutet ishin populli i zgjedhur dhe gjermanet jo

                Se po te zhdukte izraelitet atehere raca e zgjedhur ngeleshin gjermanet

                Ndaj , kjo teori e zotit te Bibles , monoteizmi,prodhonte vetem luftera dhe intolerance …se kjo mbjell ne shpirtin e njeriut fanatizmin per Unin

                Demokracia qe keta e mburin sot nuk erdhi nga monoteizmi i Bibles , por erdhi nga ato fete me shume zoter, te cilat benin propagande per shume mendime,
                ndersa monoteizmi i bibles megjithse nje mendim i thelle ne intelekt , ka mbjelle vetem luftera ….Shto pastaj edhe kuranin qe eshte nje plagjiature e Bibles se vjeter dhe u be kallame fare …

                Por qe nuk diskutohet fare, se Bibla dhe Kurani jane libra te jashtezakonshem ne intelekt,
                ndaj edhe ua kane bere mendjen sallate njerezve, SIDOMOS INJORANTEVE dhe eshte shume veshtire,
                tani ti terheqesh mendjet e varfera nga keta libra

                E ka thene tamam Makrsi qe Feja eshte opiun per popullin__Kjo eshte e sakte fare

                1. ay qy says:

                  Rajmond gjynafqari,e nise ndryshe dhe e bitise ndryshe!Edhe ti vete,ne menyren si e shtjellon ceshtjen,thua qe vleresimi per biblen eshte relativ.Bibla eshte katunare per te mencurit dhe inteligjente per katunaret,a kuptoveee? Beju i ekuilibruar ne vetvete,jepi drejtim : ti ku ben pjese!? ?

      2. galaktika says:

        E bukur kjo e madones prej sauku.Pergjigje ma te bukr se gjen.

      3. Saimir says:

        madona eshte ish-lavire e bulevardit. nuk eshte me lavire sepse eshte plakur dhe ka dal ne pension seksual

      4. skelari migrues says:

        Ne fakt, o ti Madone, Kimetja vec per ndonje varesi, apo paragjykim, smund te akuzohet. Po ta ndjekesh shpesh ne shkrime, e dallon qarte sensin antikonformist, fisnik dhe elitar, qe ka. Satira qe perdor nuk duhet moskuptuar.
        Me rendesi eshte qe komentet te merren kryesisht me temen, e jo me shkruesin, pasi po kthehen blogjet ne stadiume egzekutimi me gure, nga tufa e kompleksuar e injoranteve, qe duket sikur kane gjetur sherbim falas (edhe prej anonimatit) per te shfryre pa ndonje qellim te qarte. Kuptohet qe shkrimet provokative sjellin me te drejte edhe reagime ad homimen, por nuk jane te tilla shumica e publikimeve.

        1. Askushi says:

          Mire thoni o skelari migrues,po kujt ja thoni…Aishes se Sa ukut (sanatoriumosur)?!
          Ku kupton’Madona’ e aisheve te grosheve(te Saukut)c’eshte sensi antikonformist, fisnik dhe elitar!Po ti flasesh per satire,ajo hap…syte se mos sheh ndonje cope plensi(te thare),per te konditur groshet!…
          Nuk eshte se, kur Kimetja ka shkruar per ‘Zholefinen e Saliun’,ajo si ka lexuar,apo ka qene duke tjerre lesht,por s’duron as tja permendesh E Ramen,e jo me t’ja keshillosh apo kritikosh ate!
          Ajo eshte e bindur se,’Tajares’ se saj(te ftohur),mund t’ia beje dermanin vetem E Rama,duke anashkaluar keshtu,Sanatoriumin qe ka ne dere,te ngrenit vetem groshe(…dje sapo eshte folur per ushqimin…e shendetshem!),dhe ndrrimin e perkohshem te …klimes(pershembull,klima e Vlores eshte me e lagesht dhe leberit atje,do e prisnin me…krah hapur).
          E c’ti thuash Aishes!?…-Vrillo o Aishe vrillo!

    2. Andon says:

      Enver Hoxha ka shkuar atje ku do shkosh edhe ti. NE FERR.

  2. plaku47 says:

    Pse duhet qe Edi te marre “pushtetin e dashurise” te Sali Berishes ne Kosove. Per cfare i duhet ky pushtet leshi. Ketyre kosovareve Sala ju a futi me qindra here dhe kete prapa Sala. Hej kosovare Sala dergoi me mija ton nafte ne Jugosllavi ne kohen e imbargos. Sala ju ngacmonte juve, kishte urdher nga Beogradi, qe e mos firmosnit Rambujene dhe juve prape Sala. Mire i thone me qi nonen qe te te quaj babe.

    1. leonardi antwerpen says:

      plaku
      kur bane 47
      citim Mire i thone me qi nonenqe te te quaj babe
      Ketu plaku u tregove me teper i sinqerte se sa duhet
      E theme nga fakti se ke nje simpati teper te madhe per popullin grek .

      1. plaku47 says:

        leonardi Antwerpen,
        Me vjen keq por ky provokimi yt ishte tejet vulgar. Behu me fin ne provokimet e ardheshme.

    2. ilirian says:

      plaku47, shume bajat je

  3. Klimax says:

    Cudi si spaske frike ti moj Kimete nga 13-ta dhe e premtja qe shkruan ne gazete ne te njejten date dhe aq me keq per eshtra neper thase te ngelur diku ne nje xhami te Kosoves!
    Ti mendon se sot e premte dhe 13-te, qe vetem Fideli i kuq ka lindur dhe jeton akoma ( vetem qe nuk ishte shtator, por gusht), duhet qe kryeministri i Shqiperise (i kuq per ty) per te fituar dashurine kosovare te grumbulloje eshtrat e nje heroj kombetar per ti varrusur sepse ju nuk mundet per 100 vjet, sepse ju nuk mundet as per mbi dhjet vjet shtet i pavarur??!!
    Vetem atehere do te kete Ai simpati??!!
    Vetem atehere Ai do te futet ne histori??!!
    Vetem atehere fillon Rilindja kombetare??!!
    Duhet te dish edhe dicka te parendesishme se Edi eshte orthodhoks dhe si i tille, nuk beson tek e premtja dhe 13-te, por tek e marta dhe 13-te! Keshtu qe mos u be “merak” per viziten e tij ne Prishtine dhe se sa do marri “pushtetin e dashurise” aty! Ajo eshte dicka qe nuk ndryshon kurre ne mentalitetin tuaj!

    1. raimondi says:

      E premtja dhe 13-ta jane me shume ortodokse se katolike ,sepse vetem emri Ortodoks ,do te thote i pandryshueshem _
      -Pra Ortodokset ecin sipas atyre qe thote Kimetja ne shkrimine e saj, se ato jane sipas zanafilles se Bibles te cilen ortodokset e kane shume per zemer

      Megjtihate Kimetja ja thote Edit ato fjale, ne keshille vellazerore ,si motra -vellait _
      -Por ju ketu jeni nje kontigjent i dale nga prApanica e Janulles

      Por meqense ze ne goje se Edi eshte ortodoks , duhet ti kujtosh se ne jemi mbi 70 $ jo ortodkse dhe nuk na ruhet fare se Edi eshte ortodoks ,dndaj Edi eshte i detyruar te veproj sipas interesave te shumices se ndryshe i ngrihemi te gjithe ne qe jemi mbi 70% dhe ju marrim ju per lesh b…., e ju hedhim ne det bashke me ca komardare.
      Ose ju themi atyre skafisteve te Vlores te bejn nja ca ruge sa per tju nxjerre JU matane ujerave tona
      Kuptove more !

  4. sebastian says:

    Ese ekselente. Nuk ka nevoje mbledhje te perbashketa me Kosoven ne Prizren, kemi nevoje per pune konkrete. Varroseni heroin Isa Boletini.
    Edi Rama e ka shansin ta deshmoj veten

    1. TARASI says:

      Pse nuk e beri Berisha?

  5. nata e madhe says:

    Ismail Qemaili iku ne France dhe nuk e kerkoi shokun e tij nga Kosova. Fati i Isa Boletinit eshte rrenqethes, tregon per nje komb te vdekr sic eshte kombi shqiptar. Si eshte e mundur qe per 100 vj nuk ia delnjeri qe ti gjej nje varr heroit. E tmerrshme.
    autores, nje buqete komplimentesh

  6. Hilmosi says:

    Eu Kimete, se c,poja fute kote me kete hajmali filozofike te bestynive.

    Kimete , thote nje fjale e urte:
    Macen mos e shiqo a eshte e bardhe apo e zeze po minje a po i ngren.

    Si duket je dashuruar ne vetevete,e ruju se me kete date as hajmalija nuke te bene mire, e gjuma 13.

    Thojshin se Isa Beg Boletini, qatip pere me shkrujt dhe me majte evidenc e kishte pase njefare hoxhe Rashitin, pere arm ku u blente dhe kujte ja shperndante.
    E nuke a e dine kete se hoxha Rashiti-mejteplija , na ishte dale me vone si njefare kapetan Rashetani.

    Nuke eshte mire, qe veq hajte te shkruaj diqka pa fakte e pa-pa.

    Shkrimet jane te mira, pore me optimizem e energji pozitive, mose shiqo vetem te zezat, pore shkruaj edhe pere te bardhat.

  7. kosovari 99 says:

    i lidhur me figurat me antipatike te kosoves, Qosjen nje idiot i pagdhendur, dhe i parealizuar ne profesionin e tij, njeri qe vetem ka urryer ne jete; me shkelzen maliqin, nje agjent serb, edi rama nuk do te jete i suksesshem ne kosove, edhte i destinuar te deshtoj.
    do ta kishte ndihmuar nese jep kontribut per varrimin e heroit Boletini, po per kete pune dyshoj te kete b*

    1. Arli says:

      Ti duhet te jesh serb, se nuk ka mundesi te shash ne kete menyre njerezit me me vlere ne Kosove. Kimetja ja kerkon Edit varosjen e eshtrave!!! Kjo eshte cudija me e madhe moj Kimete, qe si per kimet qe te kemi, nuk duhet te shkruash brockulla pa vlere, prandaj drejtoji energjithe e tua ne drejtim pozitiv qe te perfitojne te tjeret nga koha e tyre qe po u merr duke te lexuar.

      1. kosovari 99 says:

        arli, serb je ti. une jam shqiptar.

  8. Tara says:

    shkrim i rralle, me humor e me ironi te holle.
    Edi Ramen e ke zene ngushte.
    Eshte kunder navionalizmit por pro Rilindjes kombetare. Kujton Edi Rama qe i mashtron shqiptaret nese ndryshon nje ‘ë’ te gjuhes shqipe.
    Rilindja e Edi Rames ishte formula e tij per te mashtruar shqiptaret. Asgje nga premtimet e tij nuk do te permbush, te jeni te sigurt.

  9. johnny walker says:

    Numri 13 ne Biblen hebraike ose Beslidhjen e vjeter e te krishtereve eshte numer me fat. Vetem ne boten evropiane ka kuptim bestytnie qe ndjelle keq.

  10. bo bo says:

    Kimete,je ne krize shpirterore. Te lutem, qetesohu e kthjellohu. Publicistika eshte kumtim i theshte e i drejteperdrejte.

    1. Shik says:

      ëhë, Magda…! kriza shpirterore
      publcistika
      shpreses mos ju frikeso
      e drejta per te pire qumesht
      o bo bo ja
      muti i maces

      Kim eshte The Best.

  11. Sadi says:

    nuk te kuptoj kimete
    si mund ta bej nje veper te tille historike nje grek!!!
    kurre.

  12. Lena says:

    shkrimi juaj Kimete do te duhej te ishte iniciative-leter publike kryeministrit shqiptar per te ndihmuar ne kete drejtim. Respekte per heroin e harruar pa e varrosur. Histori prekese.

  13. Labi Vlore says:

    Aq ters eshte numri 13 dhe e Premtja,saqe zoti caktoi qe kete dite,mos te lindje djelli dhe dita te jete nate.Hena zhduket nga qielli dhe toka ndalon se rrotulluari rreth diellit.Kafshet ate dite nuk dalin prej foleve per te kerkuar ushqimin e dites.Femijet e vegjel nuk qeshin por vetem qajne.Njerezit dhe kafshet nuk marrin fryme kete dite.As hane dhe as pine.As lujane dhe as rrine.Ata jane ne gjendje vdekjeje dhe vetem ne daten 14 zgjohen nga vdekja e dates 13-te.Madje Kimete Berisha ne c’do date 13-te te kombinuar me diten e Premte ka urrejtje te pa-mate ne shpirt.

    1. Kanibali Ante Portas says:

      hahaha

      1. kirurg says:

        Une them se ka mbetur pa pune se kudo qe ka shkuar ka bere keshtu si me e zgjuara ne bote! dhe ia ka gjetur anen tani: e paguan sal berisha te ndjeke kemba-kembes e te sulmoje edin ne cdo hap!

    2. Spinoza says:

      @labi vlore, ku sheh urrejtje te kimetja??? jam kurioz ta gjej ate urrejtje qe permend ti ne kete shkrim. Une gjeta vetem dashuri. Cudi!

      1. Labi Vlore says:

        Po ta lexosh me vemendje do gjesh brenda shume urrejtje,madje patologjike.Aq urrejtjesaqe Kimetes i jane erresuar syte dhe nese shkon tek okulisti,ka shume mkundesi qe ky i fundit ti sugjeroje syze.Po permend vetem nje rast kur Kimetja pa Kimet shkruan.”Pastaj, për hatër të Ismail Qemailit (që e harroi shokun e tij)”.Duhet te dish qe Serbia ka 100 vjet qe me mundim dhe durim u ka mbushur mendjen shume Kosovareve se Ismail Qemali ishte tradhetar dhe i pabese.I lig dhe shpirt zi.Tradhetoi Isa Boletinin dhe mbare Kosoven.Keshtu e ka bere propaganden Serbia dhe Kosovaret(nje pjese e mire e tyre) e kane besuar.E ke degjuar ate shprehjen qe Enver Hoxha shiti Kosoven??Si mund ta shesesh dicka qe nuk e ke???Kjo ka lindur fill mbas pushtimit Serb,kur Serbet,nepermejt Shqiptareve te punesuar ne UDB-ne e tyre filluan propaganden per crrenjsjen nga mendja e Shqiptareve te Kosoves te figurave Historike Shqiptare,duke i perbaltur pambarimisht.Po te lexosh pak Histori se si behet larja e trurit,do emsosh se ne Kosove,Serbet kane perdorur kete teknologji per rreth 100 vjet.Keshtu kane shperndare neper Kosove edhe hamendesimin se Ismail Qemali shiti Kosoven,nderkohe qe ai kurre nuk e pati Kosoven,qe te mund ta shiste.Do degjosh nga Kosovaret se Ismail Qemali ishte tradhetar dhe se tradhetoi Isa Boletinin etj etj etj.Kimetja ka rene pre e kesaj teknologjie te sofistikuar tru-shpelarese prej kohesh.Nderkohe ne Shqiperi,shplarjen e trurit e beri Enver Hoxha,por per qellimet e tij,qe ishin te ndryshme nga ato te UDB-se Serbe.

    3. A.p.S (KATHERINA DIE GROSSE)Madona prej Sauku says:

      Labi
      I love You.
      Well done Labi jem,
      I am proud of you,
      and Kimetja have to learn from you.

  14. Bardh Gashi, Gllogovc says:

    definitivisht Bardhi rks ka vdekur gjate nxjerrjes qe i ben mjeket shishes se plastikes nga prapanica e tij.perndryshe nuk ka spjegim per mungesat e tij.

  15. Na je bo si fallxhore moj Kimetja e sali berish kriminelit.

  16. pelivan says:

    Sot u ndjeva keq nga ky shkrim… Nje jave me pare e pata lexuar kimeten dhe e ngrita ne qiell me lavde…
    ( E dyta here qe po e lexoj), Sot, s’po u besoja syve qe qenka gazetare, politikisht e varur,gati per kembesh,sa gjynah… Biles, eshte dhe e pa besueshme,qe kjo zjush a zonje,po guxon te ironizoj Ismail Qemalin (!) Lavdet e mija per ju Kimete,(Me falni), Per TY kimet… ishin nje buqet lulesh qe kushtojne shtrenjte,sepse nuk fishken kurre, se une i vadita ato me ujin e “Syri kalter “, te sarandes… Sot,me binde qe s’i meriton,te lutem m’i kethe mbrapesht… E di qe do thuash: – Aq me ben,lule qe s’yshken me dergojne ata,te saliut.- Po,por jane kaucuke se….

  17. aleko says:

    Nuk di dhe nuk kame deshire te merrem me d. 13 te ,por me duket shume konspirative ceshtja qe ka te beje me eshtrat e Isa Buletinit.Njeriu pyet veten se si eshte e mundur komandanti legjendare dhe heroit nder me kryesoret i Pavaresise Kombetare nuk qenka e mundur ti gjenden eshtrat dhe nje vend per tu prehur.Zot na ruajt.Dikush ka thene : shqipetaret mbjellin por nuk korrin….

  18. zoro says:

    ha haaaaaaaaaaaaaaa moj kimete berishaaaaaaaaaaa, degjo ti nga urejtja qe ke per liderin dhe kryeministrin shqiptare edi rama tradhtove dhe besimin tende tek dita ters e premtes se 13 te qe ka kristianizmi, duke pritur dhe te keqen e tij , por jo moj zonja berisha se ai kishte mare ndricimin e zotit dhe rugen e kishte te hapur dhe ju tregoi juve kosovareve se kjo eshte ruga qe duet te ndjekim dono apo zdoni , ndryshe yzhym per tyrkie .ti kimete ke probleme me veten ,dhe eshte e mira ti therasesh mendjes dhe te mos shkruash karta higjenike qe ne shqiptaret i kemi per te fshire ……………………. .e kupton , ejvallah marshallah kimeteeeeeee

  19. liter says:

    Kimete,
    me vjen keq qe u ofron kenaqesi me shkrime ketyre injoranteve te terbuar te forumit.

    1. Klimax says:

      Forumi nuk ka nevoje ti ofrohet kjo “kenaqesi” me orgazma vampiresh me eshtra 100 vjecare ne nje nate te premte te dates 13-te me hene te plote dhe ulurima ujqerish ….!

  20. ilir says:

    Edi Rama eshte me nerva dhe as nje vit te plotes’do te mund te duroj pa perjetuar thyerje nervash.

  21. zaman says:

    Edi Rama e nisi me kembe te majte viziten e pare zyrtare ne Kosove
    Ka zgjedhur per keshilltar agjent Udb-je
    asgje nuk e nisi mbare
    dhe sic e ka nisur me genjeshtra edhe do ta perfundoj me genjeshtra

  22. Piktori pa Pikturë says:

    populli jane magjepsur dhe nuk e kuptojne se Edi Rama eshte per meshire

  23. Boletini says:

    ishalla Isa Boletini eshte ne parajse se sa per eshtrat e tij vec nje Ibrahim Rugove u kujdes, njeri i gjalle nuk u kujtua per heroin. As shoket e tij te idealit. Per vete ilun ne Paris, dhe Ismaili e la ne balte Isen. Turp pas turpi, historia e shqiptareve

  24. simple says:

    komplimente Kimete
    ti je Yll
    dhe nje Yll do te duhej te pagezohej me emrin tend

  25. di mal e paul says:

    Kimetja eshte shumedimensionale dhe nuk eshte e lehte per te kuptuar mesazhet e saj. Sa shoh une nga komentet, lexuesit e saj ne Tema jane nje grup tifozesh te ps-se te programuar qe automatikisht te shajne e te mallkojne, pa e lexuar shkrimin, duke u bazuar ekskluzivisht ne baze te titullit. Keta idjote e demtojne gazeten dhe e bejne te duket gazete zyrtare e ps.
    shpresoj te jem i gabuar.

  26. Liridon says:

    Vizita e Rames,nje dite para diskutimit te programit te tij per detyrat qe duhet te beje ne Shqiperi,si dhe detyrat qe caktoi per marredheniet ndershqiptare,tregojne qe ai nuk eshte serioz per te dy keto detyra.Sa here Tirana zyrtare eshte perzier ne punet e Kosoves duke nxitur procestet,kane deshtuar e kjo me shume pasoja per kosovaret te cilet,jane vrare e burgosur,edhe nga kosovare gjakprishur,te cilet jo rastesisht femijet e tyre i shohim antare te delegacioneve te zyrtare te Tiranes,apo ne ekranet televizive te themeluara nga qytetare franceze,me nje aktivitet te dyshimte prej disa dekdash ne Shqiperine e udhehequr me dore te hekurt nga frankofoni Hoxha.
    Detyren e bashkimit te trojeve Shqiptare,Ne e kemi marre,qe para 135-vjeteve,ne Lidhjen Shqiptare te Prizrenit,per te cilen nuk u fol asnje fjale ne qershorin qe shkoi,qofte nga Tirana dhe Prishtina zyrtare,por edhe nga opozita e atehershme e pozita e sotme ne Shqiperi.
    Ne mos realizimi e obligimeve tona te frymezuara nga vendimet e LSHP dhe te trajtuara aq bukur nga Rilindasit tane,kane ndihmuar goxha Franca filosllave(duke ja lene me shume se 1/3 e territorreve Serbise)dhe Anglia(duke ja lene afersisht 1/3 te territoreve Greqise).Shqiperia Londineze mbeti kaq sa eshte vetem ne saje te ndihmes te miqve tane natyrale.Ortodoksi minoritar grek Vasil Laci dhe shefat e tij,nuk ishin dakort qe ne Shqiperi te udhehiqte nje mbret me origjine gjermanike,pasi kjo do te pengonte sllavizimin e Ballkanit sipas teorive pansllaviste te mbeshtetura nga Moska,Beogradi dhe Athina.Sllavizimi i mentalitetit shqiptar realisht ka patur nje sukses ne 7 dekadat e fundit kur Shqiperine e kane udhehequr frankofone.A do te qendrojme akoma nen trusnie e tyre,kjo mbetet per tu pare.Detyra e pare kombetare e Rames dhe grupit te tij qeverises eshte clirimi i nje nga shtyllave te pamvaresise nga uzurpatoret. Personalisht ai duhet ta kete te lehte biseden me te,mqs e ka vene ne vendin e kryemikut ne dasmen e tij te fundit edhe i takojne te te njejtin besim.Kosovaret e dine mire tashme,se kur i kane marre vete persiper punet e tyre ja kane pare hajrin,se po te ishte per nje nga frankofonet shqipetar,do te kishin akoma per kryeqytet Beogradin.
    Rama para disa kohesh,beri kerkesen per tu takuar me Ramushin,kur ky ishte ne gjendje arresti jashte Kosove.Dje na tha qe ; “nuk permendet emri i vrasesit ne shtepine e te vrarit”se si duket edhe keshilltari i tij per rajonin ka qene dakort me kete fjali qe ka per qellim nxitjen e sherrit ndermjet familjeve te medha te cilat kane luftuar per shqyptari,perfaqesuesit e te cileve prej kohesh,kane pire kafen e pajtimit.

  27. uka says:

    rexhep qosja edhe pas luftes ne kosove ka vazhduar ta marre pensionin e serbise 7 Juli. qosja eshte i deshtuar per shkak se ka provuar te behet shkenctar- ka deshtuar
    ka provuar te behet shkrimtar-ka deshtuar
    ka provuar te behet politikan- ka deshtuar
    vetem ne nje gje ka doktoruar qosja-ne urrejtje patologjike ndaj ibrahim rugoves

  28. vali says:

    Vizita e Edi Rames dhe fjalimi i pare i tij ne Kuvendin e Kosoves paralajmeron nje fund te shpejt dhe te turpshem te tij. Edi fshehet pas baballareve te kombit, se vet ka ngelur nje femije i humbur..,

  29. pejani says:

    edi rama kurren e kurres nuk e merr pushtetin e dashurise sic e quan ti kimete
    edhe pushtetin politik do ta humb shume shpejt
    shenjat duken te keqija

  30. tito says:

    nje njeri qe punon me shkelzen maliqin, nuk ka te ardhme, se eshte i mallkuar nga viktimat e shumta shqiptare familjes maliqi, qe ishte dhe eshte ne sherbim te serbise

  31. zodiaku says:

    Kimetja e ka paralajmeruar baksuzin qe do ta percjell viziten e tij ne kete date fatkeqe dhe keshtu doli parashikimi i Kimetes.
    Vertete Edi Rama u turperua qe injoroi emrin e Ibrahim Rugoves ne Kuvend.
    per keqardhje.

  32. ani says:

    Edi e permendi kontributin e Ibrahim Rugoves ke varri i tij, qe e ben viziten e tij edhe me te deshtuar. Me mire ta linte fare kete pune. Ne Kosove fasuleja numeroher per kokerr, prandaj duhet kujdes i shtuar me ata njerez te mencur dhe te paperulur

  33. vezhguesi says:

    hajaha
    vertete i doli e premte, 13-te.

  34. rugovisti says:

    Edi pusi, i mbeshtet te Rexhep sterplaku dhe te Shkelzen UDB
    a e provove cka te gjen kur perbishtohesh me njerezit me te gabuar te Kosoves.
    deshtimet e Edit do te jene te pafundme, sikurse serialet turke

  35. herezia says:

    Kimetja eshte e mrekullueshme

    Pershendetje!

  36. tulipan says:

    big like kimeteeeeee

  37. baca says:

    nuk mbushka mire kjo vajze

  38. Ajdin Kuksi says:

    Zonja Kimete:Me te thene te drejten nga gjithe shkrimet e tua me kane pelqyer gjusma,me kete qe ke shkruar me bere ti admiroj te gjitha.
    JU FALIMINDERIT te keshe shendete.

  39. Zhan says:

    me duket pak ta quaj gazetare
    Kimetja eshte shkrimtare e nivelit evropian
    Kimetet i mungojne sot edhe kultures evropiane
    I lumte dora, mendja, pena! Zoti e ruajt dhe e bekofte.

  40. Futja pordhës Kimete says:

    Moj Kimete, moj Kimete!
    Ti nuk je aspak në vehte
    Veshja pordhës që t’vish në vehte!
    Po ti je nga fisi i Sali Berishë tradhëtarit moj Kimete!
    Prandaj hajde në vehte
    mos fol me vehte dhe për vehte
    O “bukuroshja” Kimete!

    Shënim! Shkrim më idiotesk nuk kisha lexuar nga gazetarët kosovarë

  41. Kerkoj nje varr per Isa Boletinin says:

    Kimetja momentalisht e ruan baraspeshen e gazetes. Kam pasur frike qe Tema do te humb lexuesin me humbjen e Berishes.
    Nje Berishe e coi ne shtepi Tema
    Nje Berishe te re e pruri Tema
    Meto Baze eshte nje mjeshter i madh, nje artist i madh i fjales. Di ta ruaj gazeten ashtu sic diti ta ndertoj.
    porezat e Meros jane nje nivel i larte diplomacie.
    Ju deshiroj suksese ne rrugen e re!

  42. pejgamber says:

    Kimete, s’te duan dhe te ofendojne vetem per shkak se nuk ua çon ne qiell Ramen te cilin e konsiderojne pejgamber. Keta forumista i paguan Rama me parapagim per propagande dhe per ta mbrojtur, duke share e fyer zerat kritik. Ty te lumte fisnike, vec vazhdo keshtu me kete nivel…

    1. TARASI says:

      Ishe mesu me Sal katnarin dhe thjesht kupton vetem kontraversin!Hajde koktul hajdeeee…

  43. XHAXHI BEHARI me CIZME DHE QELLOTA says:

    O ZONJA KIMETE LAJMERO SALI BERISHEN ,,,, MBAS DEGJENERIMIT TE PD DHE VRASJEVE TE KUNDERSHTAREVE TE TIJE ,,,,, SHKATERRIMIT + VJEDHJES SE SHQIPETAREVE ,,,, TANI KUJDESET PER VARROSJE DHE ZHVARROSJE ,,, ESHTE ( DREJTORI VARRIMI ) TANI ,,,,,,, SI DO TI BEHET MOJ ZONJA KIMETE PER KOCKAT E TE ZHDUKURVE NGA SALIU ,,, REMZI HOXHA ME SHOKE ,,,,,,,

  44. beso says:

    13 tetor 1307 eshte data kur nisi persekutimi ndaj templareve,qelloi e premte.Por edhe me pare supersticioni mbi nr.13 ishte i njohur ne shume kultura,ironia e Kimetes ka goditur me lezet ç’eshte e verteta.Kisha idene se Rama ndikohej nga supersticioni,format,shenjat,simbolet dhe pse jo,edhe nga zakonet e ndonje grupi okultist.Fakti qe nuk e paska kete supersticion tregon se nuk ka komplekse te tilla.Nr.13 pason numrin 12,qe eshte ne bazen e numrave universale(12 planete,12 perendi,12 apostuj,12 tribu izraelite,etj)dhe 13 konsiderohet si nr qe e prish kete perfeksion.Ka shume bestytni per nr 13,aq sa ky nr nuk shenohet ndonjehere ne ashensore,ne sediljet e avioneve,ne guret kilometrike,nr i lokomotives,etj.Me shaka,pa shaka,Kimetja e ka mbushur shkrimin me kete hollesi,kur fare thjesht çdo dite eshte e peendise dhe çdo numer eshte po i perendise.

  45. idila says:

    Kimetja eshte vite e vite drite larg injorances qe mbreteron ne kete forum.

  46. shkodrani says:

    Kenaqesi me lexu Kimeten

  47. bashkimi says:

    Kimete nese ke frigen nga 13 dhe e premte tregon se je large shkences dhe civilizimit dhe mos u mundo qe infektosh njerzit me marrezit tuaja.
    Shkrimet tuaja ka shume urrejtje dhe perqarje brenda shqipatre.Isa dhe Ismaili ishin dhe mbete themel i shtetit te pavarur. Nuk ke asnje fakt qe te flasesh aq negativ per njerin apo tjetrin.
    Rama ishte ne Prishtine menje nguti te pa pare,ama ishte nje vizit ne vendin e vete nuk eshte i huaj.Ata si edhe ti qe thon se jemi kosovar e jo shqipetar jane verber dhe qellimekeqinje, njejt si politika perqarse e Serbise “shiptar” te Kosoves dhe “|Albanac” te Shqiperise. Nuk mund ti ndash dhe ti mbash sa me large njeni tjeterin. Nese ky eshte qelllimi yt ke deshtuar si njeri kurse si gazetare as qe behet fjale.
    Herojne jane te kombit dhe si te till duhet te trajtohen. Por edhe shkaterruesit e dinitetit kombetar ne cfardo menyre edhe kete si bene ti hyn e histori katranosur. Kete e bene per interesa te individeve dhe regjimeve kundershqipetare.Nuk di kush eshte me spiun i Frances por nuk keni asnje te drejte te njollosni njerzit dhe nuk jepni asnje fakt.
    Shkrimi nje bystyte te mjere.

  48. love story says:

    shkrimet e Kimete Berishes jane margaritare

  49. agimi says:

    KIMETE BERISHA ESHTE SHKRIMTARE MJAFTE ME KULTURE.MUA ME PELQEJNE SHUME SHKRIMET E SAJE. UNE NUK E DIJE SE NGA ESHTR PER JAME I SIGURTER SE LEXON LITERATURE ANGLESE.

  50. Iliri says:

    Per te gjithe ju qe e fyeni Kimeten! Ju jeni shume te vegjel ore pleshta para Kimetes qe ka nje logjik brilante. Ju kot fyeni Kimeten sepse ashtu vetem sa po e nxjerreni vehten ne pah se sa te vegjel vertet jeni. Per ata qe i drejtohen Kimetes ik nga ky portal, ç’fare kerkon nga ne, na le rehat etj, Kimetja kundershton ashper qe shkrimet e saja qe ajo i nxjerre ne faqen e saje ne fb. dhe ne asnje gazetè tjeter,pa autorizimin e saje nxirren neper gazeta siç ketu tek Tema dhe pastaj fyhet nga militantet e ndryeshem qe mbrojn te keqen pa argumente duke e fyer Kimeten. Pra per kete pyeteni Mero Bazen pse ai pa pyetur Kimeten nxjerre shkrimet e saja, une besoje fort se ai e vlerson lart Kimeten per punen qe ajo bene.

  51. Per ceshtijen e fallit te Kimetes kan shkrojtur shume te tjert dhe nuk do te ndalem, pore do te pyes Kimeten.Kimete mban gje mende nga traditat tona te popullit tone. Me beri pershtypje se ne se ftohet mysafyri i 13 do te gjej te pa shtruar se nr 13 qenka pa fat dhe si i tille ai ase nuk duhet te shkoj ne kete darke.Ne te vertet ketu auludohet per Rexhep Qosen. Pore edhe sikur te jet keshtu ne shqiptaret kemi disa zakone te tjera.
    -Ne se shtron nje sofer apo tryeza shqiptari ai gjithmon ne sofer shtron nje luge me shume se sa jane aty te ftuar ose pjesatr te falijes dhe kete shtese te luges ose te pjates ose te ushqimit e ben edhe per hater te mysafyrvew te paftuar qe ne traditen e shqiptarit gjithmone ka ekzistuar.Ne ket kuptim me erdhi shume keq qe Kimetja i trajton problemet e mikpritjes shqiptare jashte kontekstin tone shqiptare gje per te cilet edhe te huajte dhe majfton te lexosh Edith Durham se me c`fare superlativa flet per mikpritjen dhe mysafyrin ne shqiperi. Me vjen keqe qe Kimetja duke u munduar qe fallit ti jape ngjyre historike e menjanot tersishte kete tradite dhe mendon se i madhi Qose do ta gjeje te pashtruar.Jo Kimete Rexhep Qose eshte ai burre shqiptari qe ne te gjithe hapsiren shqiptare eshte nje idhur per ta ndaj eshte ofeze ta trajtosh ket problem ne ket manyre.!
    Sa i perket thesit te Kuqe ketu me sa duket je mbrapa edhe ne ket pike. Per kete thesin te kuqe po behet e gjith kjo pune e jo vetem sot pore prej kohe e vitesh dhe ne se nuk ke veshtrim ne ket pik edhe ketu gabohesh rende.! Gjerat kan ndyshuqar dhe kur flitet per rilindje natyrishte qe nuk perjashtohet ase thesi i kuqe.!Ket duhet ta kishe kuptuar ti e para.!

  52. Trimi says:

    Te lumte jeni shume e madhe.

  53. Donn says:

    Kimeteeeeee
    ku jeeeeeeeeeeeeee?

    1. elinor says:

      na pushuan syte prej sorres se shemtuar
      mire qe mero ka perfillur kerkesat tona te shumta dhe nuk e nxjerr me fytyren e saj qe e ben te duket pleh gazeta jone

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje