Nga skena e qeverisjes së Shqipërisë po largohet përbuzshëm grupi që privatizoi PD-në dhe e përdori qeverisjen e saj për të sunduar Shqipërinë. Pa kuptuar asgjë nga humbja, dimensionet e saj, aq më shumë, pa kuptuar asgjë nga shkaqet që çuan në gropën e paanë të 23 qershorit, grabitësit e PD, në vend që të ulin kokën dhe të fusin bishtin ndër shalë ashtu siç u ka hije; pra, në vend që t’u kërkojnë të falur shqiptarëve, në vend që të heshtin, ta mbyllin të paktën njëherë atë gojë prej së cilës prej vitesh kutërboi mashtrimi, gënjeshtra, pabesia, po bëjnë të kundërtën. Po sulmojnë kundërshtarin sikur nuk ka ndodhur gjë me ata vetë, dhe aq më zi, po sulmojnë qeverisjen e një kundërshtari që nuk ka filluar ende të qeverisë! E gjitha kjo se ç’të kujton karakterizimin “sharabajkë” që pak a shumë përdoret për atë femër të përdalë të lagjes që nuk pushon kurrë së foluri, së dhëni argumente, pavarësisht se për çfarë, pavarësisht se për kë, pavarësisht se ç’thuhet, pavarësisht kohës, vendit. Mjafton të mos pushojë së foluri kurrë, deri në ndotjen e gjithçkaje që është përreth saj, deri në marrjen e kënaqësisë se pas ndotjes gjithçka rreth e rrotull bëhet po aq pis sa edhe ajo, sharabajka. Dhe si një sharabajkë moderne, përmes pështymës, bërjes pis, t’u japë shqiptarëve mesazhin se edhe këta që po marrin qeverisjen e vendit nuk do të jenë ndryshe, veçse si ajo, sharabajka: të papërgjegjshëm, hajdutë, të përdalë. Fatkeqësisht, e gjitha kjo shpjegon vetëm një pjesë të vogël të sjelljes prej sharabajke të privatizuesve të PD-së. Ata, ndërsa ikin nga qeverisja, po mundohen, dhe aq më shumë do të mundohen nesër kur fatkeqësisht të shfaqen në Parlamentin e ri, të fshehin thelbin, krimin e heshtur që kryen ndaj popullit të tyre: qeverisjen e vendit, në dukje demokratike, përmes modelit të një diktature. Model të cilin e mbajtën sa mundën të fshehur nga sytë e shqiptarëve. Qeverisjen përmes një kriptodiktature.
Znj. Topalli, ende në pozitën e Kryetares së Parlamentit, poshtëroi publikisht ambasadorin e SHBA vetëm sepse ai e konsideroi ndërrimin politik të vitit 2013 të krahasueshëm me atë të vitit 1992. Me vulën e shëmtisë intelektuale që vërehet nga larg në ballë të kësaj zonje, ajo përdori fizikun nën mesataren të ambasadorit për të ndërtuar një kontrast vulgar, sipas të cilit, kapaciteti i tij politik dhe moral, ashtu si fiziku i tij, është i pakrahasueshëm me madhështinë e vendit që e ka dërguar këtë ambasador në Shqipëri. Në thelb, për shkak të varfërisë mendore dhe instinktit të vjetër të puthjes së dorës, servilizmit, madje edhe më shumë, kjo zonjë, nëpërmjet një kombinimi mendor që e bëjnë me më shumë finesë edhe nxënësit e shkollave fillore, kërkoi të bëjë politikë me SHBA-në duke shkelur në thelb vlerat morale mbi të cilat është ndërtuar ky vend i madh. Dhe këtë e bëri në statusin e Kryetares së Parlamentit, gjë që në fakt, po të mos ishte injoranca në mes, do të konsiderohej si një incident i rëndë në marrëdhëniet midis dy vendeve. Gjithsesi, pjesa më e rëndë e problemit është diku tjetër. Është te vetëkrahasimi i përdorur prej ambasadorit. A është e vërtetë që fitorja e opozitës më 2013 është e krahasueshme me fitoren e PD më 1992? Pra, a është realist krahasimi i z. Arvizu? Në një analizë fare të thjeshtë mund të thuhet që në fillim se z. Arvizu është realist në krahasimin e tij. Para së gjithash duhet ditur që një krahasim në vetvete përfaqëson një ngjashmëri dhe nuk vë përballë njëra-tjetrës dy gjëra të barabarta. Në këtë pikëpamje ka shumë ndryshime sinjifikative midis zgjedhjeve të 2013 dhe atyre të 1992. Por një gjë, esenciale në fakt, mbetet thellësisht e krahasueshme midis zgjedhjeve në këto dy vite të largëta nga njëri-tjetri. Ajo është humbja dhe shkaku i humbjes. Ashtu si PPSH u zvogëlua dhe shkoi në minimumin e saj historik në vitin 1992, ashtu edhe PD u zvogëlua po në të njëjtën masë dhe shkoi gjithashtu në minimumin e vet historik në vitin 2013. Shkaku? Përsëri thellësisht i krahasueshëm, si ai i vitit 1992 ashtu edhe ai i vitit 2013. Diktatura që PPSH ushtroi ndaj popullit shqiptar ishte shkaku më i thellë i humbjes së kësaj partie në vitin 1992, ashtu sikundër ishte kriptodiktatura përmes së cilës qeverisja e këtyre tetë viteve sundoi shqiptarët si shkaku më i thellë pse PD u zvogëlua deri në minimumin e saj historik në vitin 2013. Në këtë pikëpamje, zgjedhjet e të dy viteve të largëta ndaj njëri-tjetrit janë të krahasueshëm në thelbin e tyre, madje, për nga shëmtia, humbja e PD më 2013 është edhe më e neveritshme se humbja e PPSH më 1992. Të paktën vetëm për një arsye. Vetë diktatura që u rrëzua më 1992 nuk befasonte njeri në sfondin e vendeve të Lindjes, sepse ishte një diktaturë midis të tjerash, ashtu sikundër nuk befasoi njeri edhe rrëzimi i saj. E kundërta është e vërtetë për kriptodiktaturën e vitit 2013 dhe shkakun e rrëzimit të saj: Një diktaturë e vetmuar, për të cilën nuk u fol kurrë, e ngritur paradoksalisht në Shqipëri pas rrëzimit të diktaturës së komunizmit dhe në epokën e lulëzimit të demokracive në pjesën ish-komuniste të botës; dhe një rrëzim pa entuziazëm i saj në kohën kur në ndërgjegjen e popujve të vendeve ish-komuniste akoma mbahet gjallë epika e rrëzimeve të mëdha të regjimeve diktatoriale.
Kriptodiktatura e ndërtuar në Shqipëri nuk është gjë tjetër veçse një kopje tragjike e diktaturës që sundoi në shoqërinë e mëparshme totalitariste. Akset kryesore që siguruan ngjashmërinë e kriptodiktaturës së sotme me diktaturën e komunizmit janë përqendrimi, pra kapja e të gjitha pushteteve nga privatizuesit e PD dhe vjedhja e votave. Dy akse plotësisht proporcionalë, si në çdo ngjashmëri tjetër, me pushtetin absolut të ish-PPSH dhe votimin e detyruar që aplikonte partia-shtet. Ngjashmëria vjen e bëhet gjithmonë dhe më e madhe sa më shumë shkon drejt e në qendër të kriptodiktaturës që ndërtoi regjimi i Tiranës. Aq sa arrin në një konkluzion të frikshëm: zaptuesit e PD ndërtuan diktaturën e fshehtë me mjetet e demokracisë. Është një nga djallëzitë më të mëdha që dëgjon në fytyrë të dheut. Në Shqipëri ngrihet një strukturë zgjedhore sipas standardeve të kohës, por votimi nuk nxjerr në krye përfaqësuesit e vërtetë të popullit! Në Shqipëri sistemi i drejtësisë ndërtohet sipas parimeve moderne të demokracisë dhe nën mbikëqyrjen e perëndimorëve, por nuk prodhon drejtësi! Në Shqipëri ndërtohet një sistem shëndetësor sipas mekanizmave të pranuara në Perëndim, por në vend të shërojë, i gjymton njerëzit e thjeshtë! Në Shqipëri bëhen zgjedhje universitare si në shumë universitete perëndimore, por në krye të tyre dalin të paaftët! Shqipëria plotëson standardet e Bolonjës, por universitetet shqiptare humbasin gjithmonë e më shumë substancë, boshatisen në të gjitha pikëpamjet! Në Shqipëri adoptohet sistemi i “altertekstit” si në jo pak vende demokratike, por tekstet shkollore bëhen të palexueshme! Në Shqipëri është ngritur një sistem i tërë ligjesh në funksion të ekonomisë së tregut, por ekonomia shqiptare sundohet nga monopolet dhe hajdutët! Në Shqipëri askush nuk e vret apo internon atë që kritikon qeverinë, por shumë shpejt e izolojnë, ia marrin pronën, ia fshijnë të gjitha shanset, ia heqin gruan apo burrin nga puna, derisa vjen një kohë dhe ky kritik ose do të pëlcasë, do ia bëjë bam, ose do të puthë dorën e sunduesve të PD! Në Shqipëri askush nuk të mohon pronën, por ti nuk e merr kurrë atë! Në Shqipëri askush nuk ta mohon se ke vuajtur në burgjet komuniste, por ti nuk e merr kurrë të drejtën të jetosh normalisht si persekutorët e tu të dikurshëm jetojnë sot! Në Shqipëri të gjithë flasin gjithë ditën, por numërohen me gishtat e duarve ata që thonë të vërtetën deri në thellësinë sublime të saj! Duket sikur është kudo, në çdo gjë, në çdo ngjarje të këtij vendi, një dorë e fshehtë, e cila sapo prek diçka vërtet të mirë e shndërron atë në të kundërtën e saj. Një dorë e fshehtë e cila kujdeset për të rritur sa më shumë distancën midis asaj që thuhet dhe asaj që ndodh në të vërtetë. E cila kujdeset që shqiptarët t’i ngjajnë sa më shumë kopesë dhe zaptuesit e PD sa më shumë zotërve të saj.
Këta që po ikin, për shkaqe thellësisht private dhe sigurisht, edhe për shkaqe ideologjike apo indoktrinimi, e sunduan këtë vend duke fshehur me kujdes admirimin e tyre për diktaturën, terrorin e kuq. Ata bënë gjithçka që mundën për ndërtimin e një diktature të fshehur nga sytë e shqiptarëve, me anë të së cilës do të mund t’i sundonin deri në palcë ata. Një kriptodiktaturë që duhet të mbahej e tillë, e fshehtë nga sytë e popullit, për të mos humbur pushtetin, fuqinë politike, për ta ruajtur sa më gjatë atë. Këta që po ikin do ta mbështillnin dhe e mbështollën në fakt, me shumë kujdes, sundimin e tyre me një qeverisje gjasme demokratike. Që në fakt, jo rrallë u gris dhe pikoi gjak, si një diktaturë e vërtetë, e hapur, pikon. Si në Gërdec. Si më 21 janar.
Pershendetja Profesor! Artikulli i shkelqyer dhe i thelle ne analize. Te uroj shendet e te mira.
Te lumte pena Besnik djali! Sikur ti shkruaja vete ato reshta. Analize e perkryer, fjale te sakta, nje shkrim i denje dhe i sinqerte, perle. Uzurpim i shtetit dhe pushtetit, arrogance e nje grupi mafioz, qe duhet te jape logari ne tre nivele: ne gjyqet e shtetit nga njera ane, ne gjyqet morale te popullit (pjeserisht kete e dhane me 23 qershor dhe ne forumet me popullin demokrat ne part. Ndryshe nuk ka sherim. Edhe nje here ju lumte z. Besnik!
Besniku ,edhe student ka qene i vecante,ne kuptimin shume pozitiv te fjales.Une besoj shume ne analizen e tij.
Nje skaner I vertete nga nje njeri qe I ka njohur nga afer e qe per fat te keq eshte I rralle ne llojin e vet. I rralle sepse jo cdo njeri mund te heqe dore nga priviligjet qe te sjell te pakten heshtja.Te komplimentoj.
Nje analize perfect profesor….si ato verat shume te mira te LCBO.Te pershendes !!!
He mo beso djali
Paske roitur fare more derbardhe.
Ne fakt, jo se ke qene ndonjehere dikushi. Per te mos ta ngrene hakun, ke qene nje tip “Peshkopi” ne shkolle dhe vetem kaq.
Asnjehere nuk je dalluar per mendim te pavarur dhe kurajo civile tej standartit te kufijve te peruljes sipas modelit “ruaj bythen”
Edhe ne PD, u parashutove me teper nga lidhja krahinore e origjines se babait tuaj (qe ka qene vertete nje malsor inteligjent dhe punetor) nga Sali Berishen.
Pra ishte Berisha qe te ofroi dhe te vuri deri ne detyren e rendesishme te sekretarit te pergjitheshem te PD. Sigurishte qe kjo ishte nje nga gabimet e tij ne perzgjedhjet ndoshta edhe te detyruara nga pamundesite kohore pasi proceset demokratike rrodhen me shpejtesi marramendese, per te zgjedhur njerezit.
Sapo PD humbi pushtetin pas revolucionit te te kuqve, ju Z.Gjongeci fshehe bythen pas gaxhoit, duke u larguar ne Kanada…pa bere asnje dite opozitarin, pa shtene asnje pushke sic i thone nga anet tona.
Nejse keto jane ceshtje karakteri…
Lidhur me subjektin qe trajtoni:
E quani kriptodiktature qeverisjen e PD dhe luften e saj nen drejtimin e Sali Berishes!
Ky eshte jo vetem nje slogan i stisur dhe idiot, por nuk ka asnje baze llogjike as ne krahasim as ne kuptimin etimologjik te fjales.
Nese do ta quanim diktature apo dicka te tille te krahasueshme me regjimit komunist, peridhen e proceseve te transoformimit demokratik te vendit filluar kjo nga niveli “0” i ligjit, i ekonomise, i funksionimit te shtetit, i resurseve monetare, i nivelit te infrastruktures deri ne shokimin total psikologjik te njerezve, cfare mund te thoni ju sot per arritjet e ndryshimet e jashtezakonshme te berea ne keto 22 vite?
Nese ju e konsideroni vehten intelektual, pra nje individ me formim kulturor i afte per te kapur ainformacion dhe aftesi per ta kuptuar e analizuar ate, kam parasyshe ketu jo vetem fushen e bujqesise, fushen e specialitetit tuaj, perse nuk jeni ne gjendje te kapni anen rracionale te ketij progresi, ku mbi te gjitha, vendi ka bere nje tranformim te plote social-ekonomik ne rrugen e ekonomise se tregut dhe te marketit te lire? Si spjegohet qe nuk prononcheni as ne kete shkrim dhe as ne shkrimet te tjera rreth keti procesi te madh?
Ne planin intelektual, perse nuk keni as deshiren minimale te abstragoni rreth ketyre veshtiresive te transformimit dhe energjite e medha te cliruara nga shqiptaret dhe qeverisjes se PD me Sali Berishen? Perse nuk jeni FARE apo dhenie te hakut, apo ti japesh Cezarit ate qe i takon Cezarit. Mire apo keq, me gabime apo shume gabime, ashtu si ka mundur ta beje ate Berisha.
Te qendruarit i mbyllur ne kafazin profesionalo-akademik, pa asnje kontribut qofte edhe ne reformimin e sistemit arsimor ne vend ne fushen e edukimit, nuk ju ngacmon kjo aspak qe te mendoni rreth pershtatjes se ketij sistemi me kerkesat e reja te tranformimit drejt rruges se kombeve te zhvilluara?
Perse nuk prononcoheni rreth doktrinave liberale apo konservatore te ketij sektori dhe aplikimit te modeleve me te mira te mundeshme ne sferen e arsimit?
Se fundi, duke denigruar dhe mohuar rrolin dhe kontributet qofte edhe te Sali Berishes, a mendoni se keni te drejte morale qe ta beni kete?
Ju me mire duhet te heshtni more Beso, ne vend qe te beni rrolin e servilit dhe te lakeut per lidershipin e ri majtist qe erdhin ne pushtet.
Më duket se fjala e saktë është “sharabajgë” dhe jo “sharabajkë”…
Analize e mire i vetmi ndryshim do ta quaja PSEUDO-DEMOKRACIA NE VEND TE KRIPTO-DIKTATURA
Demokracia ne Shqiperi do vij kur te “vdesin” gjithe ish-komunistet dhe kelyshet e tyre.
Parate e Klanit Komunist “Hoxha-Alia” sollen edhe prape ne pushtet kelyshet e e komunisteve me “Shokun” Edi Rama ne krye!