Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Mimoza Kusari-Lila, ka marrë një vendim të mirë me futjen e masës së reciprocitetit ndaj Maqedonisë. Dihet se tash tre vjet ky shtet në raport me Kosovën luan një lojë të ashpër dhe dëmton me të madhe tregun vendor. Por zonja Kusari-Lila këtë vendim nuk e ka marrë në radhë të parë për të mirën e prodhuesve vendorë dhe as të tregut të brendshëm.
Ky vendim është kryekëput kalkulim për votat e saj. Ajo e di shumë mirë se opinioni i gjerë kritik i ka kërkuar këto masa ndaj Maqedonisë tash sa vjet për shkak se me të madhe po shkatërrohet prodhimi vendor. Por ajo nuk e ka marrë një vendim të tillë deri më tash në raport me Maqedoninë. Si ndodhi që nuk i shkoi mendja tash sa vjet të ndalë prodhimet nga Maqedonia, por pikërisht tani në kohën e zgjedhjeve, kur shpalli kandidaturën për kryetare të Gjakovës?
Këto taktika të saj pikërisht në fazën parazgjedhore nuk janë bindëse, përkundrazi zhveshin edhe më tej ambiciet e Mimoza Kusari-Lilës për të shfrytëzuar gjithçka që të bindë votuesin “se brengoset për ekonominë e vendit”. Ajo ishte në pozitë në krye të Ministrisë së Tregtisë edhe kur Maqedonia bllokoi miellin kosovar, duke i shkaktuar qindra mijëra euro dëme kompanisë vendore “M&Sillosi”.
Ajo ka në dorë shumë vendime tash sa vjet si ministre e Tregtisë për të rregulluar tregun kosovar dhe për të krijuar ambient të favorshëm për prodhuesit vendorë. Të gjitha produktet që vijnë nga Maqedonia edhe nga Serbia janë të zëvendësueshme, ndërkohë që në vazhdimësi marrëdhëniet tregtare të Kosovës me këto dy shtet kanë qenë të pabarabarta.
Po ta kishte përnjëmend për interes të Kosovës Mimoza Kusari-Lila prej masës së parë të reciprocitetit me Serbinë edhe sot nuk do të kishte mallra nga ai shtet në Kosovë. Por, ja që kjo “masë” e saj pati zgjatur pak më shumë se një muaj edhe sot e asaj dite Kosova është importuese e madhe e mallrave nga Serbia, duke hedhur në këtë shtet me qindra miliona euro në vit.
Duhet rikujtuar edhe një herë historinë e saj me çimenton, një vendim që i solli përfitime të mëdha grupeve të interesit me bllokimin e importit të çimentos, duke i krijuar të ardhura marramendëse kompanisë me monopol në këtë tregti në Kosovës, “Sharrcemit”. Vendimet e saj zgjasin aq sa i konvenojnë asaj, jo qytetarëve. Bile nëse dikush e kundërshton nga brenda, ajo ka masa edhe për kundërshtarët. Deputeti Emin Gërbeshi nga Aleanca Kosovare e Re (AKR) një ditë pasi kundërshtoi haptazi ministren Mimoza Kusari-Lila për çështjen “Sharrcem” u pati shkarkuar.
“NE THEMI MIMOZA E NËNKUPTOJMË HASHIMI, NE THEMI HASHIMI E NËNKUPTOJMË MIMOZA”
Po Ndrece, eshte e shume e sakte.Hashimi si saliu i serbeve ndjekin politika ne dem te popullit shqiptar.
Sikur vetem reciprocitetin te kishin zbatuar do te ishte e mjaftueshme.