Pragmatizmi i deputetëve të opozitës

10 Shtator 2013, 17:23Blog TEMA

Nga Altin Ketro

 

Ishte i papritur numri 91 i votave që “rrëmbeu” Ilir Meta në seancën e parë zgjedhore të Kuvendit i cili e mandatoi atë në krye të tij. Një deri dy vota mbi numrit që mazhoranca zotëron, edhe mund të ishin të pranueshëm, por plot tetë të tillë kalonin çdo pritshmëri nga më optimisti i mundshëm.

Votimi ishte i fshehtë dhe askush s’mund të tregohet me gisht si “tradhëtor”, pavarësisht spekulimeve për njërin apo tjetrin deputet. Gjithsesi, kushdo qofshin ata, përfaqësojnë opozitën në tërësi.

Mos kemi të bëjmë vallë gjatë këtij votimi me pragmatizëm të pastër të deputetëve të opozitës? Mundet! Por ky termi “pragmatizëm” po na sillet shumë nëpër këmbë dhe është bërë i modës kohët e fundit, veçanërisht pas votave që arriti të marrë LSI-ja më 23 qershor (apo edhe aleatët e PD-së, PR dhe PDIU).

Kemi popull demokrat që tregohet pragmatist dhe s’ia jep votën PD-së por e kanalizon te LSI-ja, kemi dhe deputetë pragmatistë që votën e çojnë… po te LSI-ja.

Të parët janë akuzuar keqas nga të vetët, si të pamoralshëm, si shitës të dinjitetit të tyre, si tregtarë të vullnetit politik duke e këmbyer me një interes personal siç është ndjesia se partia që po votojnë ka më shumë shanse që të jetë në pushtet qoftë me njërën apo me tjetrën parti të madhe.

Nuk ngeli eksponent i PD-së pa ua vënë në dukje këtë lloj pragmatizmi popullit demokrat që i “tradhtoi” keqas kësaj here.

Po tani që pragmatizmi u erdhi nga ata që vetë i futën në lista, që i shpallën si lista e shekullit, si më mira ofertë cilësore që i ofrohej shqiptarëve, ç’do të thuhet për ata?

Kësaj radhe s’ke ç’thua Sali. Popullin e akuzove se u shit, mos do të thuash se edhe deputetët e tu t’u shitën? Thuaje po ta mbajti!

3 komente në “Pragmatizmi i deputetëve të opozitës”

  1. DREJTESI says:

    Do te doja te thoja diçka mbi kete termin “pragmatizem” qe po perdoret shume ne keto dite post zghedhore. Besoj se shumica e njerezve e dine se nje numer jo i vogel i termave ne politike vijne nga greqishtja e vjeter dhe nje nga keto eshte edhe fjala “pragmatizem”= pragmatika(ne greqisht)= e vertete ne shqip. Po te jete se termi i perdorur ka te beje drejtperdrejt me kete fjale,atehere kot ankohen deputetet e djathte per nje tradheti te njerezve te tyre drejt nje krahu tjeter politik. Ne fund te fundit ata kane vepruar me “pragmatika” ose VERTETESI!

  2. majlo says:

    akzakt,kjo ishte nje tjeter peshtyme surratit,mbi S(H)alen dhe kryetarin e ri te shumdashur te partise dhe te grupit parlamentar te PD-se!qafen thefshi o te mallkuar!

  3. Ilir Arberi says:

    Pragmatizmi nuk eshte cilesi e keqe or cun.Tregon fleksibilitet dhe pershtatje me situaten.Mos na flisni si ne kohen e Enverit.Pale na nxoret edhe poplin pragmatis.Do zoti behet I tille dhe jo partisan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje