Me këtë përkufizim të William Butler Yeats do doja unë t’i fillojë analizat e mia mbi rolin e artit dhe kulturës në ngritjen e ndërgjegjes kombëtare, rolin e artistëve si mendimtarë e korrektues të shoqërisë, thellimin e dialogut ndërajonal si dhe peshën që ata duhet të mbajnë në procesin e integrimit dhe rilindjes europiane të vendit.Shprehja popullore “ëndrra nuk kushton” për mendimin tim mund të ketë pasoja katastrofale për personin vetë, e ndoshta dhe për një popull të tërë, nëse ky person ka një pozicion vendimmarrës.
Kjo për arsyen e thjeshtë se njeriu i papërgjegjshëm dhe ëndrrat i shikon të “papërgjegjshme” dhe nëse ky person ka një pozicion vendimmarrës atëherë zbatimi i këtyre ëndrrave në realitet ka pasoja për gjithë njerëzit.Shqipëria është europiane jo vetëm nga ana gjeografike, por edhe nga ana shpirtërore e kulturore, dhe unë me bindje të plotë gjatë gjithë punës sime në dhe për Europën kam pasur në mendje shprehjen e famshme të Paul Valéry se “absolutisht europiane është gjithçka që vjen nga tre burimet: Jerusalem, Athinë e Romë”.
Duke qenë se gjeografikisht Shqipëria ndodhet në rrjedhën e këtyre tre burimeve ka bërë që ajo prej këtyre prurjeve të “ngopet shpirtërisht”, e si pasojë edhe “fryrjet dhe derdhjet në det” i ka pasur europiane, ku nga të cilat sot kemi pasuri e krijimtari të shumta, pjesë të trashëgimisë kulturore kombëtare. Ashtu siç kanë përfituar edhe shtete të tjera në Europë, që dhe ato u “ngopën” nga këto tre prurje, e që në rrjedhën e viteve krijuan fizionomitë e tyre unikale.
Tashmë, kur të gjithë ne, përpara syve kemi një ëndërr, një ide e një qëllim, atë të anëtarësimit në familjen e përbashkët europiane, është detyrë e të gjithëve të vëmë në lëvizje shpirtin, mendjen e trupin se si këtë pasuri e trashëgimi të madhe kulturore ta vëmë në funksion të zhvillimeve të ardhshme të vendit. Nëse unë do të shtroja pyetjen se cili është roli i kulturës në procesin e integrimit europian të vendit do ti përgjigjesha se është vendimtar.E ardhmja jonë europiane nuk mund t’i lihet më rastësisë dhe ëndrrave të papërgjegjshme të të papërgjegjshmëve. Detyra jonë imediate është të mendojmë se si nga pasuria jonë kulturore të pasurojmë politikën aktuale, sesi ta frymëzojmë atë nga identiteti ynë dhe mbi të gjitha se si të krijojmë politika e strategji kulturore për t´u paraqitur si pjesë e denjë e identitetit të përbashkët, atij pluralist europian.
Imre Kertezs, fitues i çmimit Nobel për letërsi, në një shkrim mbi “trashëgiminë mbresëlënëse të Europës” që ma dërgoj me rastin e inaugurimit të projektit tim “100 hapa drejt Europës” ndër të tjera shkruante se: “…një civilizim që vlerat e tij nuk i ka të qarta, apo vlerat e tij i lë në baltë është i destinuar të marrë rrokullimën e t’i dridhen gjunjët. Nuk do të jetë vonë kur të vijnë të tjerët që do të shpallin vlera të tjera dhe në gojën e këtyre të tjerëve ato nuk do të jenë me vlera, por pretekste e fasada për pushtet absolut dhe të shkatërrimit të pakufizuar”.Arti e kultura i jep Shqipërisë, dhe jo vetëm asaj por të gjitha shteteve, identitetin e tyre, e që së bashku përbëjnë identitetin e përbashkët europian. Unë përfaqësoj këtu bindjen time të thellë që, Unioni Europian përpara se të jetë një union i fuqishëm ekonomik e politik mbi të gjitha është një union vlerash, një union social e kulturor.
Europa fillon te pragu i derës së shtëpisë tënde
Krijimi i një diplomacie kulturore e cila është e orientuar drejt të ardhmes së përbashkët europiane është një rëndësie të veçantë në këtë kohë të tranzicionit final. Ajo do të ketë si bërthamë të saj qëllimin se si ne me bindje të plotë do të krijojmë ingranazhet për transmetimin e ideve në rrugën që tashmë kemi zgjedhur për të vajtur në “Europë” duke u bërë kështu promotorë të një rilindjeje të re shpirtërore, rilindje kjo që për mendimin tim fillon që nga librat e shkollave; pra duke vendosur nëpër tekste jo vetëm të kaluarën e lavdishme nacionale e internacionale, që shpeshherë ka qenë e dhimbshme dhe e përgjakshme, por në to të pasqyrohet dhe e ardhmja e përbashkët dhe perspektiva europiane. Në këtë mënyrë “ideja Europë”, që për shumë nga ne është aq joshëse, të jetë e ankoruar fortë në ndërgjegjen e secilit, përpara se ai (dikush) të bëhet vendimmarrës. Nxënësve të shkollave duhet t’u bëhet e qartë se nuk je vetëm tiranas, durrësak apo vlonjat por mbi të gjitha je shqiptar i kontinentit europian.
“Europa nuk fillon në Bruksel apo në Strasburg: Europa fillon te pragu i derës së shtëpisë tënde” – do të dëgjoja unë të thoshte në një konferencë në Berlin, Hans Gert Pöttering, President i Parlamentit Europian, në një debat mbi identitetin europian. Por që rruga e zgjedhur të ketë vazhdimësi e të ardhme, është e domosdoshme të ketë dhe institucione, ashtu si dhe struktura që mendojnë në mënyrë europiane. Dhe për këtë, duhet të jemi të motivuar për idenë e Europës, të kemi një ngazëllim për vlerat e saj, e mbi të gjitha të mendojmë si europian. Vetëm në këtë mënyrë mund të prishim muret e fundit mental e ndarës, që i kemi akoma përpara në rrugën tonë për Bruksel. Ish-Presidenti gjerman, Richard von Weizsäcker, do të thoshte me të drejtë në Berlinin e bashkimit se: “…nuk është Europa brenda kufijve të mureve ajo që mund të pajtohet, por një kontinent i tërë që kufijve ua merr natyrën e tyre ndarëse”.
Procesi i integrimit europian në vetvete është një proces integrimi shpirtëror, dhe në këtë mënyrë arti e kultura të cilat burimin e kanë te shpirti e te ndjenja mund të luajnë një rol të rëndësishëm në krijimin e imazhit pozitiv të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare pasi ajo krijon momente të “kthimit të kokës dhe vëmendjes” drejt saj, e në këtë mënyrë duhet të shikohet ndryshe dhe të merret seriozisht. Arritjet e mëdha individuale të artistëve shqiptarë kanë bërë e do të bëjnë që imazhi i vendit të ndryshojë në sensin pozitiv, po ashtu të jepen shembuj të një kulture tjetër të dialogut, larg atij dialogu që përdoret me politikanët.
Shqipëria mund të jap një ndihmesë të madhe në pasurimin e jetës kulturore europiane, pasi fuqia e Europës nuk qëndron vetëm te ekonomia apo te mundësia që ajo i jep dialogut të kulturave, por dhe në hapësirën e nevojshme që ato kërkojnë për t’u takuar, pastaj ta shikojnë njëra-tjetrën nga i njëjti këndvështrim. Në bërthamën e tyre këto kultura vijnë nga e njëjta origjinë, gjë që do ta konstatonte përpara 400 vjetëve edhe Voltaire, i cili do të thoshte se: “…4/5 e kulturave të popujve të Europës është e njëjta gjë…”.Shqipëria paraqitet në arenën ndërkombëtare me dy pamje: atë të arritjeve të suksesshme individuale në fushën e artit e kulturës, si dhe atë të papërgjegjshme nëpërmjet partive politike të përfaqësuara nga drejtuesit e tyre.
Ky antagonizëm i thellë është i dëmshëm dhe në këtë mënyrë i papranueshëm dhe për përmirësimin e këtij imazhi del një detyrë imediate për korrektimin dhe krijimin e axhendave efikase në fushën e politikës së jashtme, atë të integrimit nëpërmjet kulturës. Europa është kulturë dhe si pasojë edhe politikanët e saj vijnë nga hapësira kulturore. Duke u nisur nga ky fakt është mëse i nevojshëm që diplomacia kulturore të jetë pararoja e politikës së jashtme të vendit, në mënyrë që të arrihet një integrim sa më i shpejtë në strukturat europiane.
“Diplomacia kulturore duhet të jetë pararoja e politikës së jashtme të vendit”
Për ta arritur këtë qëllim duhet:
1 – bërjen prezente të trashëgimisë kulturore në institucionet më të larta të kulturës e politikës europiane si pjesë e identitetit të përbashkët europian. Por, kjo nuk do të thotë të tregojmë se ne kemi ngelur vetëm te disa gurë, shtylla e mozaik në Apolloni, Butrint, Dyrrah e Amantia apo epoka të tjera të historisë. Nëse do i referohesha Gustav Mahler-it, atëherë do të përdorja shprehjen e tij se “traditë nuk do të thotë mbajtja e shpuzës, por çuarja më tutje e flakës”. Në këtë kontekst del për detyrë që të transmetojmë në Europë jo vetëm epokat e ndriçuara të civilizimeve në të cilat vendi ynë ka qenë pritës e që i ka zhvilluar vetë ato, por dhe zhvillimet e tendencat avangarde e bashkëkohore, nga e cila kemi shembuj mbresëlënës. Në këtë mënyrë i paraqitemi opinionit ndërkombëtar si një vend i orientuar nga e ardhmja e si pjese përbërëse e zhvillimeve botërore.
2 – kultura luan një rol të dyfishtë: nga njëra anë ajo jep mundësinë për njohjet reciproke dhe nga ana tjetër ajo jep mundësinë për të qenë solidar me njëri-tjetrin, duke qenë se vijmë nga e njëjta hapësirë kulturore. Kjo do të thotë që ne duhet të nxisim iniciativat rajonale e internacionale për thellimin e dialogut interkulturor e njohjen e përkatësive vetjake e të përbashkëta, duke e kthyer Shqipërinë me cilësitë e saj tashmë të njohura dhe të respektuara nga e gjithë bota, siç janë ato të tolerancës fetare dhe pasurisë së trashëguar, në një qendër të debateve mbi të ardhmen europiane të rajonit.
Zbatimi në praktikë i këtyre orientimeve për marrjen e fryteve të dëshiruara, e në këtë mënyrë t’i afrohemi sa më shumë e sa më shpejtë qëllimit të përcaktuar, kërkon marrjen e disa masave të menjëhershme, siç janë:
1 – krijimi dhe zbatimi i strategjisë mbi politikat e diplomacisë kulturore, siç është në disa vende kyçe të Europës, të cilat e shikojnë atë si një nga shtyllat bazë të politikës së jashtme të shtetit, duke e konsideruar kulturën si eksportin nr. 1 të tyre.
2 – mbajtja e kontakteve dhe përmirësimi i tyre me të gjitha institucionet politike, artistike dhe kulturore nëpër botë. Gjetja e partneriteteve të reja dhe bërja e qartë e rëndësisë dhe ndihmesës që ka dhënë dhe jep arti e kultura shqiptare në historinë botërore, si dhe opsionet që ajo ofron e krijon në thellimin e dialogut ndërkulturor si bazë e një bashkëjetese paqësore në kohët e sotme.
3 – hapja e perspektivave dhe ndihmës për të gjitha iniciativat që kanë si bazë strategjike paraqitjen në institucionet më prestigjioze të artit, kulturës e politikës europiane të Shqipërisë si një vend i orientuar drejt Europës, pa lënë asnjëherë pas dore krijimin e infrastrukturës dhe mbajtjen në stadin më të lartë të institucioneve aktuale të artit e kulturës në vend. Këto ishin disa ide paraprake mbi atë se ku duhet të orientohen diplomacia kulturore në të ardhmen dhe si ato do të vihen në shfrytëzim të integrimit europian të vendit.
Siç thashë janë ide mbi të ardhmen dhe nëse unë do t´i kthehesha kujtesës, asaj të kohës së realizimit të ciklit tim të pikturave me temë “kujtime nga e ardhmja” patjetër që do të më kujtohen dhe disa ide të mikut tim, kancelarit austriak Alfred Gusenbauer, i cili në këtë kuadër do të më shkruante se: “…normalisht është në kundërshtim me rrjedhojën e çdo lloj arsyetimi që të kesh për ‘kujtimet nga e ardhmja’. Deri më sot kjo kategori të menduari i përkiste vetëm Hollywood-it. Por, fakt është se secili prej nesh në mënyrë individuale ose kolektive krijon idetë e tij mbi të ardhmen dhe njëkohësisht farkëton plane për të nesërmen ose të pasnesërmen…” – më tutje ai do të vazhdonte se “ tashmë në shumë nga vendet e Europës Jug-lindore ekziston një perspektivë europiane… Bashkimi Europian duhet që në vitet e ardhshme të bëhet për të gjithë një realitet dhe po aq normal sa u bë Vjena shtëpia e Fate Velaj. Detyra e artit është dhe duhet të jetë që këtë proces të europianizimit ta mbajë mbi shpatulla dhe mbi të gjitha ta shohë atë me sy kritik. Arti nuk përben vetëm realitetin, por ai e rikrijon atë ”.
Realizimi i veprave të artit dhe kulturës është një “work in progress” (punë në progres) dhe burimi i tyre janë ndjenjat që burojnë nga shpirti. Këtu mua më duhet të sjellë në vëmendje një europian të madh, Jacque Dellors, i cili në Parlamentin Europian do ta lëshonte thirrjen “une ame pour l´Europe” (t´i japim një shpirt Europës). Dhe nëse Dellors do të bënte këtë thirrje, unë, me bindje të plotë dhe zë të lartë do të thosha: t´i kthejmë shpirtin Shqipërisë.
Nje manifest made in Europe nga Fate Velaj-patriotit me te madh shqiptare te koheve moderne. Rrofte Vlora! Rrofte Kanina.
…Rrofte Fate Velaj…,’Fan Noli i Shekullit XX per Shqiperine'(misionari)!!…
Para disa muajsh,lexova pikerisht te rubrika’kulture'(e Temes),nje shkrim te B Gjikondit(‘Fate Velaj,ky kalores elegant i Trojes’),dhe menjehere pata ngasjen dhe ndjeva’aromen’e nje shkrimi te porositur.
Ky eshte shkrimi i dyte i z Fate(tashme,Keshilltar i sapo emeruar)qe lexoj,dhe per nga permbajtja s’eshte vecse vazhdim i te parit;’doni me per Belulin'(kte e perforcon edhe perzjedhja e fotos me…Barrozen),e se kapercen nivelin mesatare te komentuesve te Temes.
Por ajo qe me shqeteson eshte se Z Fate se zoteroka mire gjuhen shqipe(te pakten ate te shkruar),dhe ketu,se kam fjalen per gabime gramatikore hipotetike, akoma ne shtjellm(nga specialistet e gjuhesise),por per gabime elementare qe mesohen qe ne klasat e ulta.
Nuk po ndalem ne gjith shkrimin,por po sjelle vetem paragrafin e fundit :
“Realizimi i veprave të artit dhe kulturës është një “work in progress” (punë në progres) dhe burimi i tyre janë ndjenjat që burojnë nga shpirti. Këtu mua më duhet të sjellë në vëmendje një europian të madh, Jacque Dellors, i cili në Parlamentin Europian do ta lëshonte thirrjen “une ame pour l´Europe” (t´i japim një shpirt Europës). Dhe nëse Dellors do të bënte këtë thirrje, unë, me bindje të plotë dhe zë të lartë do të thosha: t´i kthejmë shpirtin Shqipërisë”.
-‘Pompoziteti’ me te cilin autori mundohet te mbylle shkrimin e tije,shkermoqet(po me te njejtin pompozitet),nga poperdorimi i gabuar i koheve te foljeve!
Urojme qe z Fate,te zoteroje dicka me mire Anglishten a Frengjishten…,per te miren e ‘Diplomacise tone Kulturore’!
ASKUSH! po ti nga i kupton gjithe keto gjera qe shkruan??? Barroso e jo Barozen!!! por ti vetem BOZE pi dhe te duket gjithe bota nje gote Boze o askush. PER Fate Velaj kane shkruar jo vetem Gjikondi por ministra e kryeministra, presidenta shtetesh e…poete e mendimtar… kerko o ASKUSH se do i gjesh…mjafton te dalesh nga shpella e ciklpoit dhe i gjene por do te te haje Fate Velaj e nuk iken dot poshte deleve se ti nuk je ASKUSHI por BQ
Une thjeshte dhashe mendimin tim.
Jemi ne Demokraci…,apo jo,o Durrsaku(prej Kavaje)!!
Un e vlersoj artistin Fate Velaj,por ky shkrim i tij me teper te krijon dy gjera te gabuara.
1-Sikur Zotni Velaj po kerkon te justifikon emrimin e tij si keshilltar per Diplomacine kulturore ne Qeverine Rama.
2-Sikur Europa eshte shume e interesuar te pranoje ne gjirin e saj nje popull vetem duke u nisur nga nje trashigimi e pasur kulturore.
Zotni Velaj ju keshilloj qe tju flisni njerzve me gjuhen tuaj dhe jo me theniet e politikanve dhe personaliteteve te ndryshme,keshtu do e justifikoni me mire perkrahjen e shqiptarve.Me teper te jepni pershtypje sikur po krekoseni nga letrata e x President apo y politikane qe ju ka derguar ju.
Jo Fate nuk e ke aspak te nevojshme sepse ti je nje artist dhe ke ecur perpara nga puna dhe perkushtimi jot.
Fate po te trokiti dikush ne dere,i veshur bukur dhe i stolisur, dhe te kerkon me mirsjellje ta lesh brenda ne shtepi patjeter nuk do ta refuzosh.
Kjo eshte shume e rendesishme,prezantimi qe Shqiperia duhet ti beje vetvetes,luan nje rol te pamohueshem ne hapjen e portes se Shtepise Europiane.
Europa kete bukuri shqiptare din ta vlersoj,por kryesore per te eshte qe ta veje ne sherbim te interesave te saja.
Europa nuk te pranon vetem po te jesh i bukur,por per ti sherbyer mbajtjes dhe forcimit te saj si nje fuqi dominante ne bote.
Diplomacia kulturore duhet te filloi aty ku e nderpreme me 1991.
Kur ne rruget tona shkruhej.MOS peshtyni pertoke.
Ta fillojme me hapjen e çerdheve dhe kopshteve per femije.
Ta fillojme me arsimimin e femijve neper shkolla,duke u dhen jete veprimtarive kulturore dhe artistike.
Ta fillojme me dashurin per traditen dhe trashigimine tone per kenget e vallet.
Kultura jone shqiptare nuk percillet ne Europe vetem me fjale dhe me ngjyra,por jane njerzit ata qe do jua prezantojne europianve.
Nuk shkohet ne Europe me tru mykur,as me dhemb prishur.
Kultura nuk fillon nga pragu i shtepise,por ne fillim brenda shtepise,brenda individit.
Austria nuk te beri ty Fate shtetas dhe qytetar nderi,po te mos kishe derdhur djerse dhe kontribu ne kenaqjen e shijeve dhe deshirave te tyre.
Europa eshte shume … e vjeter,per ta mashtru ne.
Ne Shqiptaret per tu pranu ne Europe dhe per ti transmetuar asaj kulturen tone,duhet qe ta RIGJEJME vetveten,
Rilindja eshte fjala jo e pershtatshme.
Per kulturen njeri fillon e mendon kur e ka barkun plot,dhe kur nuk ke frike te dalesh perjashta se e vret gjakmarresi
i nderuar Fate,fol shtruar me shqiptaret,ata te kuptojn se ti ke shpirt dhe ide te mira.Shko ne Patos dhe Fier sqaroi ata banore se perse firmat europiane po jua helmojne token e bukes,.Nga dashuria per ta apo nga etja per fitim.
Respekt.A.V.Gjermani
artikull mahnites.Mprehtesi mendimi dhe fjale mbreselenese
Ja u zgjidhen dhe problemet e shqiperise me parrullat e Fates.
Rrofsh o Fate djali se na nderove.Na i mbushe dhe mendjen qe jemi ne europ se nuk e dinim, tani do presim si do na i shesesh ti vlerat shqiptare europiane ne europ. Ta ka lai shpirt te ka lali xhan Fate, p.sh nuk do ishte nje ide te na prezantoje ne europ me kete kenge? Tani do jete aftesia jote si do ta dipllomacivosh. Po nejse une ne fakt shpresoja se ti do perveshje menget dhe do filloje nga shtepia jote sic the. Po ti dashke te pike vetem kafet ne vlore e tirane kurse punet e dites te pragu i deres do na i lesh neve.Te inspirohemi nga pluhuri dhe mbeturinat dhe vlerat shpirterore artistike do na ai perfaqesosh ti. Ta ka lali shpirt te ka lali xhan Fate…..
Shkrim i mire i zotit Velaj !
Kushdo qe do te thellohej ne civilizimin evropian, do te shoh se nga ai e ka prejardhjen, mbi cparime dhe vlera eshte ndertuar, sa peshe kane per qyteterimin evropian, humanizmi, dashuria, toleranca, respekti, mireqenia.
Kuptohet qe, kultura dhe publicistiteti jane ushqim per shpirtin. Une pergezoj Edin per keshilltaret e tij Fate Velaj dhe Shkelzenin nga Kosova.
Une jam me mendimin e regjisorit te madh gjerman ( nuk me kujthet emri) i cili ka thene se barku vjen perpara artit. Me kete dua te them se, Shqiperia per momentin ka nevoje per ekonomiste, financjere dhe inxhinjere te zote. Keta do te jene ata qe do ta cojne parpara ekonomikisht vendin dhe shoqerine.
Do ti uroja Edit qe te kete edhe shume me shume keshiltare te ketyre fushave sepse arti nuk hahet.
Shoqeria shqiptare ka nevoje per pune, vende pune, rroga, rritja e kerkeses qe do prodhoje edhe rritjen e ofertes, investime dhe rritje e nivelit te jeteses e shoqeruar sidomos ne radhe te pare me nje reforme te plote dhe inteligjente te sistemit te aresimit.Ne se ne do te ishim shume mire ekonomikisht jam i sigurte se Europa nuk do vinte kushte po do lutej qe te futeshim ne Be. Shifni Zvicren, BE i lutet por ajo nuk do sepse nuk do te paguaje leke per Greqine,Portugaline etj. Kjo bote eshte vetem interes dhe kjo eshte e vertete dhe e drejte.
Bota perendimore i jep nje rendesi kolosale shkollimit te rinise. Ne se ti jep nje shkollim te plote dhe dinjitoz per tregun, atehere rinia ka pune dhe keshtu paguan taksat. Ne se shkolla nxjerr njerez qe, nuk i duhen tregut ose jane te paafte per tregun atehere do te kemi shume te rinj te papune te cilet ne vend qe te paguajne taksa (kur punojne) do te marrin nga shteti ndihme socjale.
Mos harrojme edhe faktin se revolucjoni ne teknologjite e komunikacjonit e ka bere boten me te vogel dhe pse jo djemte dhe vajzat tona te mos jene interesant edhe per tregun e huaj.Dora e fshehte e tregut nuk ka atdhe. Ajo fut ne treg me te zotet. Ky eshte edhe themeli i darvinizmit duam ne ose nuk duam.
Me falni. Emri i regjisorit te madh gjerman eshte : Berthold Brecht.
Berthold Brecht nuk eshte regjizor, o PLAK!!!! Eshte shkrimtar o PLAK, por me kete analize qe bene ti thuhet ” u dogje o plak u dogje, te vajti flaka ne koqe”
Qenani,
Ne se di gjermanisht shko tek Wikipedia dhe jep fjalen Berthold Brecht dhe do marresh ne gjemanisht :
Bertolt Brecht (auch Bert Brecht; gebürtig Eugen Berthold Friedrich Brecht; * 10. Februar 1898 in Augsburg; † 14. August 1956 in Ost-Berlin) war ein einflussreicher deutscher Dramatiker und Lyriker des 20. Jahrhunderts. Seine Werke werden weltweit aufgeführt. Brecht hat das epische Theater beziehungsweise „dialektische Theater“ begründet und umgesetzt.
Ketu thuhet se ai ka qene Dramaturg dhe ka themeluar “teatrin Dialektik”
Ne piken 1.2.4 eshte shkruar :
1.2.4 Regisseur Brecht Regjisori Brecht
Regisseur Brecht[Bearbeiten]
In den folgenden Monaten unternahm Brecht in Berlin erneut, wiederum gemeinsam mit Bronnen, einen Versuch als Regisseur, nämlich für den umtriebigen Theatermacher Jo Lherman.
Ne muajt qe pasuan Brechti mori persiper ne Berlin, se bashku me Bronnen, nje perpjekje si regjisor…….
Keshtu pra “profesor Qenani” qesh mire ai qe qesh i fundit thote populli.
O PLAK , dramaturg nuk do te thote regjizor. Shkrimtar dramaturg.
Qenani,
Hapo syte mire “zoti profesor Qinani” dhe shif piken 1.2.4 ku thote se : Ne muajt qe vine Brechti mori persiper ne Berlin PERSERI se bashku me Bronnen, nje tenative si regjisor……
“Profesor Qenani” populli thote se, nuk ka qorr me te madh se sa ai qe nuk do te shofe. Jam i sigurte se ti je nje qorr i tille.
Duhet ta kesh perjetuar Fate Velaj qe ta pranosh. Une kam qene ne aq e kaq aktivitete te tij ne Vjene. Nuk kam pasur mundesi te vete ne Kairo, Bruksel, Londer, Athine, Berlin a ku di une nga ka qene ai por ato ne Vjene jane hapur nga ministra, kryeministra e kryetar parlamenti. Fate Velaj eshte krenaria e shqiptarizmit kudo ne bote.
O Fate, nese je ne Shqiperi, po munde eja me bej instalimet e dritave se je mjeshter
fate Velaj eshte Fan Noli i Shekullit XX per Shqiperine.
Geno, ti do qe Fate te te “instaloje” cfare ke ne shtepi?
Po ti “qenan”- Fate pse prekesh kaq shume ?! po nje i shkolluar me diplome false ne moshe super te vone je a derezi. sado te vishesh e ngjishesh allafrenga ne Vlore te njohin mire kush je o fate mavria. Hihihihi fatja.
edhe njehere urime rilindasit dhe njeriut kozmopolit Fate Velaj, nder per Shqiperine dhe per Europen!
nuk flas per meritat e tij mbasi do te duhej 5 ore internet,,mjafton te klikohet ne google dhe eventet e tij nuk mbarojne asnjehere
mendoj qe Velaj eshte artikulimi midis stilit, dipllomacise dhe artit
urime Fate Velaj
nje aristokrat i kultures dhe i stilit europian
nga Vlora
artan
Hi
Njof nje goce qe ka mbaruar shkollen tetevjecare me te gjitha 10-ta ka qene dhe sekretare shkolle dhe kur e shof tani eshte per te ardhur keq. Punon shitese tek dyqanet e floririt afer sahatit ne vlore. O njerez te mire kur do ta kuptoni qe te gjithe ne kemi nje kapacitet produktiv te cilin e demostrojme ne momentin dhe kohen qe ne an duket me e pershteshme dhe ne vendin me te pershtatshem
E uroj Z.Velaj suksese te japi me te miren qe ka brenda vehtes. Te sjelli ne shqiperi gjithe experiencen qe ka mare
ne Evrope dhe me gjere. U lodhem me xhaketa te vjetra te konsumuara dhe nuk percjellin asgje tek njerezit
Dakod ore dakord por nga shkrimi i tij nuk kuptova ca do bej.
Me duket se do vej neper mbledhje, do pi kafe, ne Vjene, Bruksel, Tirane, Vlore.
po hallet tona o xhan i kemi brenda dhe aty na duhej eksperienca e Fates.
Pa per llustra e boj nuk kemi nevoj se nuk mban shum ketej nga ne.