Censusi i fundit e nxori edhe njëherë në pah marrëdhënien e komplikuar të shtetit shqiptar me kishën e vet. Numrat e reduktuar të anëtarëve të komuniteteve, treguan se diçka vërtetë nuk shkon mirë në vetëdijen e shtetit, që në thelb duket se ka ende shumë ateizëm. Në fakt, këtë ndjesi, e kanë pasur prej kohësh të gjithë udhëtarët e huaj dhe më shumë akoma studiuesit, ata që i kanë këqyrur me kujdes marrëdhëniet shtet-fe. Pasi, të gjitha regjimet, gjatë ekzistencës së shtetit shqiptar, edhe pse e kanë disiplinuar fenë, shpesh e kanë tepruar…
Nga Ben Andoni*
Në një fshat të largët, ku dimri bënte i keq dhe me dëborë, atë ditë kishte ndodhur një fatkeqësi. Kjo ishte më e keqja, që e kish pllakosur fshatin. Kishte vdekur një besimtar i nderuar mysliman dhe për fshatin ishte turp, nëse nuk do ta përcillte me ritualet mortore islame. Po që të sillej hoxha nga larg ishte e pamundur. Dikujt i shkrepi në mëndje një gjë, e cila në ditë me diell do të ishte një blasfemi e pastër. “Marrim priftin, u tha bashkëfshatarëve. Ai është njeri i Zotit dhe hoxha është njeri i Zotit. A ka një Zot? Ka. Le t’ia këndojë ai suret, që e ka punë këtë(?) dhe le t’ia bëjë ai adetet e fundit”. Nuk kishte kohë dhe kështu u bë. Kjo filozofi, pak a shumë, përcakton lidhjen e individit shqiptar me fenë. Këtu gjen edhe lidhjet e çuditshme subjektive të Mbretit Zog, Enverit dhe liderët e pas viteve ’90 me komunitetet fetare. Anipse, Bajroni në kohët e tij e thjeshtonte këtë me përcaktimin se: s’kish parë aq interes të shqiptarëve për fenë, kurse konti Çiano e referonte hapur se dyshonte për ateizmin e shqiptarëve. Kjo e fundit mbase do merrej me rezerva po të mos kesh parasysh atë që realisht ndodhi me fenë në vitin 1967, masën që s’do ta bënte edhe shteti më kontrovers i botës. Shpallja e ateizmit, ishte një vendim që do konsakroj edhe në kushtetutë pak vite më pas. Regjimi socialist, më 19 nëntor të vitit 1967 nxori dekretin famëkeq nr. 4337 me titullin “Mbi abrogimin e disa dekreteve”, ku u eliminuan menjëherë dekretet e viteve 1949-1951, që legalizonin kartat e komuniteteve fetare. S’mbaroi këtu. U ndaluan të gjitha ritet fetare dhe u parashikuan penalizime për shkelësit. Që atë vit, objektet fetare u shndërruan në teatro, palestra, punishte, vatra kulture e deri banjo publike..
Para Luftës së Dytë Botërore
Armiqësia e shtetit shqiptar ndaj fesë lidhet me vitet ’20 të shekullit XX, kohë kur ai vetë filloi të ekzistonte realisht. Qysh në fund të 1922, Zogu, që po ngrihet në hierarkinë politike, merr masa kundër komunitetit katolik, që në përgjithësi e ka përkrahur atë si individ. Urdhëron mbylljen e disa shkollave katolike dhe përzë nga puna xhandarë, nëpunës dhe funksionarë katolikë. Më 5 Qershor të vitit 1923 kalon nga parlamenti shqiptar, Statuti Legal i Komuniteteve Fetare, ku Ahmet Zogu është sërish protagonist. I propozoi parlamentit të votonte këtë ligj me të cilin shtetasit shqiptarë si nënshtroheshin më asnjë legjislacioni kanonik, veç ligjeve të shtetit. Në ligj vendoset që kleri aktiv të jetë i kombësisë dhe i etnisë shqiptare. Synohet që shteti të kontrollojë deri administrimin e pasurive të komuniteteve fetare. Revista “Ora e maleve” opozitare me Zogun dhe që e drejton Luigj Gurakuqi gati flet hapur për kryengritje. Opozita e katolikëve, që zhvillohet gjatë viteve ‘23-’24, përbën dhe gati fillesat antizogiste. Dy revistat kryesore të kulturës katolike “Leka” dhe “Hylli i Dritës”, botuar respektivisht nga jezuitët dhe françeskanët e pësojnë. Ndërkohë, që brenda komuniteteve fetare të krishtera ka zhvillime. Kisha Ortodokse, qysh më 1922, ka filluar një luftë të drejtuar nga peshkopi luftarak Fan Noli, që të presë lidhjet me Patriarkanën greke në Konstadinopojë. Një vit më vonë, më 1923, është Bashkësia Myslimane që shpall pavarësinë nga Kalifati turk gjatë një Kongresi. Në një Kuvend më të madh më 1929, në Tiranë, të dy besimet shpallin hapur pavarësinë e tyre. Kisha katolike është më stoike. I qëndron pozicionit të saj, pasi ka një strukturë historike kanonike të ndërvarur nga Vatikani. Zogu e rresht për pak luftën dhe në fillim të mbretërimit të tij më 1928, gjërat duken më të qeta. Në Shqipëri janë të regjistruar plot 1127 xhami dhe 260 teqe e faltore të bektashinjve dhe sekteve të tjerë, e këtyre u shtohen edhe 844 kisha dhe 70 manastire të ortodoksëve, si edhe 147 kisha të katolikëve, nga të cilat 124 kisha vetëm në Shkodër. Po më 1928, Kushtetuta e re dhe Kodi Civil e Penal shënojnë një kthesë për komunitetet. Nga Komunitetet pranohet dekreti i 16 korrikut 1929 mbi formimin e bashkësive fetare. Në të gjithë zhvillimet janë më indiferentë bektashinjtë, që prej pak vitesh kanë sjellë selinë e tyre në Shqipëri dhe bëjnë aktivitet të qetë. Por, Zogu, vetë, nuk mund të qëndrojë në qetësi. Fut grindjen në komunitetin ortodoks duke i bërë karshillëk Fanarit. Anipse rregullon pak marrëdhënien me katolikët (françeskanë) kundër jezuitëve. Shkon edhe më tej, kur dërgon njerëzit e tij në pritjen që i bëhet primatit françeskan. Ortodoksët dhe myslimanët luftojnë t’i përkthejnë materialet e liturgjive në shqip, ndërsa katolikët rezistojnë. Dy vjet më vonë, në Censusin e vitit 1930 qeveria zogiste përfshiu edhe pyetje rreth besimit fetar. Sipas statistikave: myslimanët ishin 696.000 vetë, ortodoksët 200.000 vetë kurse katolikët 105.000 vetë.
Megjithatë, konflikti më i madh mes autoriteteve të Tiranës dhe subjekteve fetare fillon për shkollat katolike të mbyllura nga Zogu më 1933 dhe që do rihapen me shumë vështirësi më 1936. Për tre vjet me radhë, veçanërisht katolikët shqiptarë i quajtën të cenuara të drejtat e tyre më të shenjta. Edhe pse realisht, ligji realisht godet të gjithë shkollat e huaja, mes tyre disa nga shkollat myslimane, shkollat e pakicës serbe në veri dhe vllahe në jug, liceun frëng të Korçës apo dhe disa institucione ngritur prej misionarëve amerikanë. Nisma zbatohet nga një antiklerik i njohur, ministri Mirash Ivanaj, që paradoksalisht kish qenë në shkollë fillore jezuite. Situata u lehtësua më ’36 krejtësisht, pasi Zogu e ndjen që e ka tepruar dhe kjo po ndikon me Italinë, kurse Lidhja e Kombeve më 6 Prill 1935 i tërheq me forcë vëmendjen Shqipërisë. Zogu, gjithsesi, është i pari që e bën realisht laike Shqipërinë, duke mos i lënë terren të gjerë komuniteteve dhe institucioneve fetare. Mjeshtëria e tij mbetet tek përçarja. Kemi një konflikt të gjatë mes dy tipave të klerit, atij shekullar dhe atij rregulltar, apo ku jezuitët ndjejnë agresivitetin e françeskanëve; ortodoksit kanë zhvillimin mesvete të të rinjve dhe të vjetërve; ashtu si myslimanët ndahen në ata që kanë mbaruar në Al Azhar dhe të tjerët nga një seminar indian. E sërish, Zogu s’u mjaftua me kaq. Mbi të peshojnë vrasje të klerikëve por edhe sjellje që do t’i vazhdonte egërsisht pasardhësi i tij. Kulmin e arriti më 1937, kur me nxitjen e tij, parlamenti shqiptar merr vendimin për heqjen e perçes për gruan myslimane, elementin që e kish identifikuar komunitetin mysliman përballë të tjerëve. Gjithsesi, u gjet një arsye që të fashiste dhe këtë masë, ndërkohë që më 1937 iu bënë lëshime dhe Patriarkanës Ekumenike, që njihte këtej e tutje edhe zyrtarisht autoqefalin e kishës ortodokse. Kuptohet, si shpërblim Fanari do kish dy veta të saj në krye të dioqezave shqiptare. Ndërkohë që katolikët filluan që t’i tregonin dhëmbët pak me forcimin e elementit italian në vend.
Nga Lufta në Socializëm
Ka pak histori për kohën e luftës, por që e përzien disi tepër komunitetin fetar me pushtuesin, ashtu si i veçon bektashinjtë, që e përqafojnë Luftën Antifashiste. Në këtë kohë edhe shqiptari më pak besimtar e shihte të lidhur besimin e tij të trashëguar ngushtësisht me zakonet dhe traditat familjare. Përpjekja zyrtare fillon që me Kongresin e Përmetit, mbajtur në maj të 1944 për formimin e Këshillit Antifashist e për hedhjen e bazave të pushtetit, ku Enveri proklamon se në listën e kandidatëve ishte respektuar kleri, që ndodhej në radhët e partizanëve. Në kushtetutën e vitit 1946, sanksionohet se të gjithë qytetarët janë të barabartë pavarësisht nga kombësia, raca apo besimi që i përkasin. Në realitet, s’është aspak kështu. Ka filluar kudo përndjekja fetare dhe ata që e pësojnë më së shumti janë të krishterët katolikë. Goditja ishte e zgjuar sepse u shfrytëzua Ligji i Reformës Agrare (gusht 1945), që ishte ideal për regjimin e ri. Objektet e krishtera dhe myslimane dhe sidomos manastiret kishin të ardhura nga zotërimet e tokave, blatuar prej besimtarëve të ndjerëve. Këto administroheshin nga feja, ndaj shpronësimi i tyre nuk u duk si vepër antifetare por pjesë e Ligjit të Reformës, që në fakt e mbështeti me entuziazëm populli i sfilitur nga pronarët gjakpirës. Në realitet, gjërat janë ndryshe: Komunitetet fetare kishin vetëm 1.26 të tokës. Por, lufta ishte shpallur: Regjimi kishte eliminuar shumë nga krerët e fesë. Ndërkohë që arsimi komunist e ndau fenë nga shkolla dhe më 1946 kleri mori goditje tjetër, kur nga reforma e atij viti u vendos të ndërhyhej dhe në mësimet në kisha e xhami, që me një Qarkore të vitit 1947, iu hoq dhe kjo e drejtë Komuniteteve Fetare. Lufta shkoi deri te jetimët, pasi Institucionet fetare u ndaluan të mbanin jetimët, ndërsa u ndaluan edhe shtypshkronjat, spitalet, seminaret, mejtepet dhe bibliotekat e komuniteteve fetare. Deri edhe letrat pastorale duhej të miratoheshin këtej e tutje nga shteti. Filloi ekzekutimi i klerikëve, që nuk mbështetnin, kurse objektet fetare rrudhen pa fund. U konfiskuan deri edhe institucionet e bamirësisë, dy shtypshkronja dhe shtatë periodikë fetarë. Statistikat flasin për 127 klerikë të vrarë të komunitetit katolik, që Sinishta i ndan në10 anëtarë të hierarkisë, 56 priftërinj dioqezash, 30 françeskanë, 13 jezuitë, 10 seminaristë e 8 murgesha. Edhe myslimanët e pësojnë dhe po ashtu edhe kisha ortodokse. Eliminohet kryemyftiu Hafës Ibrahim Dibra, myftiu i Durrësit Mustafa Efendi Varoshi, ndërsa komuniteti e pëson me humbje pronash e personash. Nga 530 xhami mbetën vetëm 24 hapur, të cilat transformohen për gjëra të tjera. Bektashinjtë sërish janë më larg, por më 1947, në një ngjarje që edhe sot e kësaj dite mbetet disi mister vriten Baba Faja dhe Baba Fejzo nga Dede Abazi, kryegjyshi, që vrau veten pastaj. Regjimi do e ketë mbase si shfajësim të mbyllte plot 260 teqetë e tyre.
Qëndrimi “zbutet” pak me dekretin 743 të 26 janarit 1949 “Mbi bashkësinë fetare”. Me dekretin riafirmohen garancitë kushtetuese për lirinë e fesë dhe parashikohen dënime për këdo që kufizonte besimin dhe nxiste urrejtjen fetare”. Ka edhe këtu një kleçkë. Sepse që të funksionojë ligji duhej që të rishikohej statuti për çdo komunitet, e të përshtatej me 35 nenet e dekretit dhe pastaj të paraqitej në kryeministri për miratim brenda tre muajsh. Të vetmit që rezistuan ishin katolikët, që e kishin varësinë nga Vatikani, por kur edhe këta besuan se kishin arritur një marrëveshje u tradhtuan nga shteti në besimin e tyre. Më 30 korrik të 1951, origjinali i marrëveshjes i botuar ishte ndryshuar krejt. Programi i shkollave u bë shumë laik dhe programi gati antifetar. Institucionet shkollore nuk kishin më fare në planet mësimore njohuri fetare. Situata ishte e nderë dhe ato pak subjekte që kishin mbetur duket se po jepnin shpirt. Regjimi kishte vdekur pak nga pak. Klerikët e katër besimeve ishin vrarë, denigruar, ndërsa objektet e kultit ishin gjithnjë e më të varfra. E që të kuptosh sesa luftë ishte bërë mund të kuptosh se parrullat kundër fesë ishin të përhershme dhe të kudogjendshme e ato do të vazhdonin dhe për vite të tëra pas eliminimit zyrtar të fesë. Deri më atëherë, ishte bërë një përgatitje intensive ideologjike, si edhe ishin përhapur materiale të ndryshme, parrulla e afishe, kurse në mbledhjet e rinisë goditeshin hapur njerëzit e fesë.
Vulën do t’ia vinte përfundimisht fjalimi i Enver Hoxhës më 6 shkurt të 1967 para Komiteti Qendror për dasitë fetare. Thirrja e tij drejtohej kundër besëtytnive, nxjerrjen jashtë ligjeve të mësimeve fetare duke deklaruar se feja e shqiptarit është shqiptaria…Me mençurinë e tij diabolike detyrën ia la rinisë, sepse energjitë më të mëdha mund t’i përballonte vetëm ajo. Papritur botimin e një ditë më vonë te Z.P., nxënësit e gjimnazeve të Durrësit mësynë kishat dhe xhamiat e qytetit, ndjekur si epidemi në të gjithë vendin. Të 2169 institucionet fetare që kishin mbetur pas shkretimeve, u bënë pre e vandalizmave shkatërrimtare, mes tyre 600 kisha e manastire ortodokse dhe 327 ndërtesa katolike. Një valë e dytë arrestimesh do dergjej mbi klerikët, që kështu po e mbyllnin jetën tokësore në vuajtje.
Pas vitit ‘90
Udhëheqësi i ri komunist Ramiz Alia në fund të viteve ‘80, bëri lëshimet e para, ndërsa në kronikat televizive, ai do të shfaqet edhe vetë teksa hyn në një xhami jashtë vendit. Në një ditë të ftohtë të fillim ‘90, u krye mesha e parë e katolikëve në Rrmajë, në muret e të cilëve ishin pushkatuar kushedi sesa klerikë. Ortodoksët u ndihmuan nga Kostadinopoja dhe në Shqipëri për të ringritur kishën erdhi episkopi Anastas, burim sherresh të pafundme me shtetin shqiptar. Të dyja kishat kryesore të krishtera në Shqipëri, u vizituan nga primatët e tyre. Papa Gjon Pali II mbërriti më 25 Prill 1993 dhe Patriku Ekumenik, Vartolomeu I, më 2 deri më 9 Nëntor 1999. Shteti do të tregohej më i kujdesshëm ndërsa themelohet Komiteti i Kulteve, organi që do të mbante këtej e tutje lidhjen e tij me komunitetet fetare. I themeluar më 1991, ai do përfaqësonte shtetin në marrëdhëniet e ndërsjellta. Anipse, shpesh, ai ka qenë jashtë rolit të vërtetë dhe në përplasjet e pafundme, sidomos të ortodoksëve dhe më pak myslimanëve dhe katolikëve me shtetin, për shkak të statusit të vet dhe ligjit të funksionimit që s’është shumë i qartë.
Nga ana tjetër, shteti shqiptar duhej të ishte më vigjilent, pasi shumë misionarë të të gjitha besimeve fetare, ia behën me qëllime jo të mira në Shqipëri. Jo rrallë herë, Shqipëria është përmendur për aktivistë fetarë kryesisht myslimanë në vitet e fundit, por edhe për emisarë ortodoksë, që i kanë fryrë shumë problemit të besimit kundër nacionalitetit dhe për bëma terrorizmi. Në ditët tona, marrëdhënia e shtetit me komunitetet rregullohet në bazë të nenit 10, pika 5 e Kushtetutës. Ndërsa si burime ligjore që rregullojnë marrëdhëniet përkatëse janë nënshkruar dhe ratifikuar aktualisht katër marrëveshje. Pikërisht në këtë kohë është ratifikuar edhe marrëveshja ndërmjet Qeverisë shqiptare dhe Selisë së Shenjtë të Vatikanit, e cila ishte miratuar që më 2003. Kurse Ligji nr. 10 056, datë 22.01.2009 mundësonte dhe ndihte “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bashkësisë Islame të Shqipërisë për rregullimin e marrëdhënieve të ndërsjellta”. Si në të shkuarën, Legjislacioni shqiptarë e cilëson laicizmin e shtetit e njëkohësisht të drejtën e individit për ushtrimin e besimit dhe të lirisë së tij të ndërgjegjes dhe me dy nene ndalon diskriminimin dhe lirinë e shprehjes. Megjithatë këto s’kanë mjaftuar që në praktikë gjërat të jenë aq të paqta. Sot e kësaj dite, shumë nga pronat e komuniteteve fetare, janë të pakthyera, kurse shteti është gjithnjë në një distancë jo shumë dashamire me ta, paçka se komunitetet kanë treguar paqësi. Më e keqja ishte në zgjedhjet e fundit politike, kur komuniteti mysliman u përdor në propagandën që bëhej për kandidatë të ndryshëm politikë, ashtu si komuniteti ortodoks për politikën zgjedhore me kandidatët e minoritetit në jug.
Larg të tjerave, në një farë mase, besohet se shoqëria shqiptare mbetet në shkallë të gjerë jobesimtare. Gallupi, në një anketim mbi besimin në shkallë botërore, e nxori Shqipërinë si një ndër 14 vendet më jofetare në botë, ku vetëm për 39% syresh të shqiptarëve në Shqipëri, feja luan ndonjë rol në jetën e tyre, ndërsa pjesa tjetër prej 71 % nuk ishte fare e interesuar.
Kaq, mjafton për të besuar edhe atë fabulën, që prifti dikur bënte punën e hoxhës në fshatin e largët…
Feja eshte shkaktarja e shume lufterave, feja eshte prapambetje.
Dicka qe predikohet pa prova mund te mohohet po pa prova.
Kur dikush diskuton per fene apo zotin nuk e kuptoj se per
cfar po flet.
Veprimtaria Antikombetare e Klerit Katolik dhe atij Ortodoks-Grek, kane qene arsyeja themelore qe feja u persekutua ne Shqiperi pas 1967-es, apo dhe me pare.
http://sq.wikipedia.org/wiki/Skeda:Veprimtaria_antikomb%C3%ABtare_e_klerit_katolik_shqiptar_I.JPG
ah keto hyqymete arrnaute qe na bene rezil para dynjase.
jazek i qofte
adhahu ekber
Rezil bej njerz si puna jote.Alllahun e solli pushtuesi turk, nuk egzistonte as tek pellazget,as tek iliret as tek arberit.Prandaj me mire ateist sesa te kesh fene qe te imponoj pushtuesi.
Matematiken e ke qare
Shteti duhet ta kete aleat Fene pasi eshte nje nga shtyllat e bashkimit shpirteror te kombit.
cjane keto studime ,ceshtja e besimit eshte nje problem personal ,cdo studim nuk eshte i sakte dhe keto studime me shume u fryjne ndarjeve se bashkimit ,paqes ,bashkejeteses midis grupeve besimeve ,etjpastaj dihet qe kombi shqipetar per te mbijetuar ka vene ne vend te pare kombin gjuhen flamurin,per te tjerat kane vlere veten ne funksion te gjerave te mesiperme
Nëse ka diçka me të cilën duhet të krenohet edhe sot populli shqiptar, është pikërisht indeferenca e qytetarëve shqiptarë ndaj dogmës dhe institucioneve fetare.
Dhe kjo sepse shqiptarët kanë inteligjencë të lindur edhe pse të pa konsumuar.
Feja ka punen e vet…Kush beson e gjen prehje ne kulte fetare le te shkoje ..bile te flene aty po te ndihet mire..Kjo nuk prish pune ,biles une then se rregullon , pasi dikush po njen ngushellim , kenaqesi,prehje…Puna eshte krejt ndryshe ne momentin kure ne predikimet fetare behet politike anti-shqiptare a anti-njerzore fyese ndaj njeri-tjetrit..Kush duhet te nderhyje …SHTETI…patjeter dhe nuk ka pse merret kjo per ‘ateizem’!!!!Ligji te mbron per veprimtari legale dhe te ndalon ate qe cenojne sovranitetin e individit a te krejt vendit….Une krenohem me qendrimin civilizues te shqiptareve ndaj fese…
Jetoj ne nje vend ku mbi 95% jane Katolik,as 10% prej tyre nuk e preferojne fene ashtu si e kerkojne rregullat e saj por preferojne nje jete te lire si ne cdo vend demokratik e me rregulla demokratike.ky model ku demokracia dhe rregullat e saj dominojne ne shoqeri eshte mese i nevojshem sidomos per Shqiptaret qe kane fe te ndryshme. Si mund te besojme ne fe kur nuk besojme ne demokraci dmth shtet,ligj,komb. Vlera keto qe zene vend ne mbare boten perparimtare.Bota perparimtare nuk eshte thjesht perparimtare sepse eshte e krishtere por qe para se gjithash. Mbanini mend mire.RESPEKTON FENE e BESON NE DEMOKRACI. NUK LUFTON PER FE POR LUFTON PER DEMOKRACI.
Besmi fetar eshte ceshtje shpirterore dhe nuk duhet te ngaterohet me shtetin.Ne vendin tone ku perzierja fetare eshte e madhe duhet qe seicili ta zgjedh vete rrugen e tij.Mos fusni percarje fetare per te sunduar.
E lexova shkrimin dhe megjithse ishte disi i gjate e te linte pershtypjen se do qe i kompletuar ne te vertet nuk ishte apsolutisht. Ishte shume i varfer nga ana juridike. Dua te them per autorin Ben Andoni qe duhet te studioj me mire anen juridike te problemit dhe i keshilloj te konsultohet me licodu.cois.it nje arkiv online me te gjitha dekretet dhe ligjet persa i perket fese dhe shtetit ne Shqiperi. Nje faktor shume i rendesishem eshte ai i dekretit te vitit 1923 ku Zogu i jep te drejten e personit juridik civil te gjitha komuniteteve fetare gje e cila nuk ka ndodhur e nuk ndodh ende ne shume vende te perparuara europiane sic jane Italia etj. Pra me ane te ketij dekreti te gjitha komunitetet ishin te barabarta qofte kristiane apo muslimane; kishin te drejte te blinin, te shisnin e te trashegonin prona te patundeshme. Nuk eshte ky fakt por thelbesor. PEr kete motiv jane kryer edhe konferenca e seminare ne Itali per te ndjekur shembullin paqesor te Shqiperise. E keshilloj gjithashtu te lexoj disa artikuj te Prof.Giovanni Cimbalo shef katedre i te Drejtes Ekleziastike ne Universitetin e Bolonjes, mbi komunitetet fetare ne Shqiperi.
për mendimin tim një shkrim me një tendenciozitet të theksuar pro fetar!!
pavarësisht se zotëria shkrues ben andoni flet për mungesën e theksuar që shqiptari ka në besimin fetar,që në kohë të kohëve,prap ai nuk është i kënaqur me reagimin ndaj fesë!!qoftë kjo e shprehur nga qeveritë o dhe e mbështetur a pranuar nga populli masivisht!!
ndoshta ben andonit i duket e pa mundur të mos besosh o të mos jesh praktikant!!
është e vërtetë mungesa e demokracisë në popullin tonë!është e vërtetë që deri më sot akoma nuk kemi një përhapje të gjërë të ndërgjegjes civile!por në fund të fundit dhe po të shkojmë në shtetet ballkanike me një ndërgjegje më të lartë civile do të shohim se ndërgjegjia fetare është më pak ose aspak tolerante,deri në mungesë armiqsore/fondamentaliste të saj!!
shteti laik për fat të mirë është binjakëzuar me tolerancën shumë të lartë fetare të shqiptarit!!është kombinimi më i mirë që mund të dëshirohet!!në një vënd me dy besime,themeltare të ndarë në 4 grupime të ndryshme,një shtet laik dhe i ndarë totalisht nga ndikimi fetar mund të shërbejë si një ARBITËR i paanshëm!!
për mendimin tim zyrtarët shtetros ashtu si kërkohet që të jenë të depolitizuar duhet të jenë dhe të “debesimizuar”,që nuk do të thotë të mohojnë besimin e tyre,por të mos e shprehin gjatë ushtrimit të funksionit!
zyrtarët e lartë duke filluar nga presidenti e k/ministri nuk duhet të bëjnë më tepër se përshëndetje zyrtare me rastin e festave fetare!duhet tu ndalohet shkuarja për “vizitë urimi a përurimi”në ngjarje që kanë lidhje me fenë!!kjo do të bënte që besimi të plotësonte anën shpirtërore të besimtarve kurse shteti anën administrative!!kështu do tëishin të gjithë të kënaqur!
përfshi dhe ne jo besimtarët që për fat të keq jemi të përfaqsuar nga ASKUSHI!
Une si ni “musliman”,ketu dikund ne Kosove, nuk e kuptoj se si mua me duhet te paguaj rregullish hoxhen vetem e vetem per ni gja, vetem ateher kur vdes dikushi ne familje edhe ate prap duhet me ja dhan 100 euro, se per nryshe ai hoxhe dilingjija(kurvari) nuk t`vjen ma…, te paguaj vetem per ni vdekje, qe nuk ashte ni gezim por hidhrim… Pytja ashte PSE??? E te kotoliket e ortodokset si funksionon kjo nuk e di…
Tradita fetare e çdo kombi, është e lidhur ngushtë me traditën kombëtare (sidomos në kombet evropiane) dhe mos thoni broçkulla.
Nji pjese e shqiptareve ja ka gjete ilaçin problemeve te shpirtit apo te besimit ne bashkesi e ky ilaç thirret indiferenca.
Ne thelb te shqiptareve eshte ende i gjalle paganizmi, prandaj e kane kollaj shkeputjen, ne nji fare largesije, prej besimit, edhe pse ne nen-vetdije e dijne se nuk para i lidhe ndoj gje e forte me meken apo medinen.