Njihet si vendi me njerëz të qetë dhe të butë, por banorët vendas kundërshtojnë rreptësisht.
Jemi tolerantë- thonë ata dhe kjo trashëgimi e vyer do të vazhdojë brez pas brezi.
Sa herë flitet për Përmetin, në mendje vetvetiu të pikturohet natyra e bukur, njerëzit punëtorë, rakia, trëndafilat, glikoja, folklori, vera, rilindësit, ushqimet organike dhe plot shije. Treva me një histori fisnikësh dhe atdhedashuri sublime njihet edhe si djepi i tolerancës.
Pavarësisht se skenat jo të këndshme të konfliktit të muajit të shkuar mes klerikëve ortodoksë lokalë dhe një policie private mbeten fyese, kurrsesi Përmetit nuk i rrënohet autoriteti kaq shpejt dhe kaq lehtë.
Tranzicioni i stërzgjatur ka deformuar disi edhe realitetin standard të marrëdhënieve mes njerëzve dhe padyshim ky rreth nuk bën përjashtim nga problemet sociale kombëtare.
Arsyeja pse shkruajmë sot këtë artikull është projekti më i fundit i Bashkisë së qytetit Përmet në bashkëpunim me UNDP-zyra e Shqipërisë i financuar nga qeveria e Suedisë. Ndal dhunës në familje!-ka disa muaj që po zbatohet në qytet dhe rrethinat e tij.
Pavarësisht rasteve jo të shumta të dhunës në familjen dhe shoqërinë përmetare, ky vend mbetet simboli i tolerancës dhe zgjidhjes së shpejt të konflikteve.
projekti ka si synim primar parandalimin e çdo lloj dhune pavarësisht kostos dhe reagimi i koordinuar i komunitetit mbetet një prej urave bazike ku mbështetet projekti dhe aktorët kryesorë. Arjana Papapano, koordinatorja lokale e projektit pavarësisht risisë dhe punës paksa të lodhshme shprehet optimiste në këtë sipërmarrje.
Bashkia Përmet është partner serioz i këtij projekti, flet zonja Papapano.
Ka gati 10 muaj që në ambientet e institucionit tonë është çelur Zyra për Barazinë Gjinore & kundër dhunës në familje. Si juriste në profesion, eksperiencat e mia më kanë bërë ta njoh Përmetin dhe komunitetin në dy aspekte. Si përmetare e vjetër njoh nga afër hallet dhe shqetësimet e komunitetit dhe si specialiste njoh nga ana juridike edhe konfliktet e ndryshme. Të qëndruarit afër me familjet në nevojë dhe komunikimi i herë pas hershëm më ndihmojnë që qysh në embrion ti studioj konfliktet.
Bashkë me asistencën dhe ekspertizën e zyrës shqiptare të UNDP-së kemi konsoliduar tashmë strukturën e duhur dhe anën teknike të vijueshmërisë së projektit.
Bordi i reagimit të koordinuar pranë bashkisë përbëhet nga një ekip profesionistësh të cilët bashkohen për të reaguar në mënyrë të menjëhershme dhe me përgjegjësi të plotë ndaj një problemi të caktuar siç mund të jetë dhuna në familje. Reagimi i koordinuar ka pasur mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e Komisariatit të Policisë, gjykatën e rrethit gjyqësor Përmet, prokurorinë, drejtorinë e shëndetit publik, atë të zyrës arsimore si dhe zyrat përmbarimore dhe ajo e punës.
Falë intimitetit që ekziston mes individëve dhe familjeve, puna e lodhshme në para ose ndalimin e dhunës jep fryte të shpejta.
Njëkohësisht Zyra e barazisë gjinore dhe kundër dhunës asiston fuqishëm edhe në ndihmë të viktimave të konflikteve me:
-strehim të përkohshëm për të abuzuarat,
-paketa me ndihma ushqimore,
-mbështetje dhe asistencë psikologjike falas,
-vendosje e dhunuesve në pozita përgjegjësie
-referim të menjëhershëm të rastit tek anëtarët e reagimit të koordinuar në varësi të nevojave të identifikuara si dhe marrjen e menjëhershme të Urdhrit të Mbrojtjes,
-trajtim me ndihmë ekonomike për viktimat e dhunës me urdhër të lëshuar mbrojtjeje nga gjykatat.
Pavarësisht klimës tolerante dhe të zbutur që mbizotëron në Përmet problemet sociale dhe zhvendosja e popullsisë ka evidentuar raste të ndryshme dhune të cilat sa më të ekspozuara që ky projekt i bën, aq më të lehta bëhen për tu kuruar.
-Ne do ta vazhdojmë punën dhe misionin me vendosmëri, tregon shefja lokale e projektit-dhe ndoshta një ditë do e kthejmë Përmetin në qytetin ku dhuna në familje do të mbetet e varur vetëm nëpër stenda muzeumesh. Fuqia jonë, asistenca permanente nga PNUD dhe mirëkuptimi komunitar janë sekreti i mbarëvajtjes së këtij projekti serioz.
PERGEZOJ KETE NISME ME TE VERTETE SH TE RENDESISHME QE KA TE BEJE ME ROLIN E GRUAS NE FAMILJE E NE SHOQERI SI NJI FORCE QE NGRIHET KUNDER KLASE MAASKIISTE DHE QE MBETET E VETME TE VENDOS PER FATET E SAJ.MENDOJ SE JO VETEM SI GJYSME PERMETARE KJO NISME TE MERET NE PERMET ,POR DHE NE RETHET E TJERA QE JANE DHE PROBLEMATIKE PER TU ARDHUR NE NDIHME ME TE GJITHA FORMAT.SUKSESE NE PUNEN TUAJ
URIME KETIJ PROJEKTI QE ZHVILLOHET NE PERMET ME ASISTENCEN E PNUD, UROJME QE BASHKIA TA MBESHTESE DHE ZHVILLOJE KETE NISME TE BARAZISE GJINORE QE BOTA I KUSHTON VEMENDJE DHE PROJEKTE TE VECANTA,NA BEHET QEFI QE DHE PERMETI TE ECI ME ZHVILLITET DINAMIKE TE KOHES.CIVILIZIMI DHE GRUAJA KANE QENE DHE DUHET TE JENE PJESE E TRADITES SE SHKELQYER TE KETIJ QYTETI QE MERITON EDHE PROJEKTE TE TJERA INTEGRUSE TE SHOQERISE MODERNE…
ku eshte kjo zyre ne permet ta dime dhe ne burrat se duhet te denoncojme grate qe rrahin sikurse dhe kjo shefja e pnudit ne permet
Paksa von nw kohw po e lxova kete shkrim te te pasionuarit Muharem kamani,qe e eshendes.sa zonjwn Papapano. Pwr temen qw trajtojne mire e kane. Po do tu benje nje petie qw ne dukie duket si jashte teme dhe ngacmuese,po ne fakt eshte “KYC” pwr sa me siper TOLERANCEN. Ku e ka tolerancen ne lidhie me qendrimin pwr shtepine e Kultures se Permetit,Stafi drejtues i KISHES orthodhokse e Pwrmetit sa ata qe ane ne krye te saj nga qwdra deri tej kufirit …
Do ishte mire qe te flitej e te fliej mire per kete qwndrim,deri me veprime vandale te tyre.(Drejtuesve te Kishes sa ca “hallexhinj”pas saj qe i zvariten.
Do ishte mire te na shkrueni, per mendimin qw dominon pwr kete ne Permet e me gjere.
Pershendetie per sa trajtoni ne kete shkrim
Dashamiresi D.