Të mos kemi frikë të shpresojmë

3 Shtator 2013, 19:26Blog TEMA

Nga Magdalena Ramohito

 

Imagjinata mbjell brerjen e ndërgjegjes mbi rrënojat e mëkatarit. Ajo bën pra, që krimi të mbartë me vete ndëshkime të fshehta. Me përmbysjen e gjërave, as të ligjtë ndëshkohen, as të mirët shpërblehen: të fortët fitojnë, të dobëtit humbasin. Kjo është e vërteta.

A nuk është kjo përvoja jonë e përbashkët pas çdo përmbysje regjimesh?

Po unë desha të analizoj të ashtuquajturën përmbysje të komunizmit në vitin 1992, kur shumica e shqiptarëve pushtuan sheshe e konvikte, duke organizuar greva urie, madje tentuan edhe të konfrontoheshin fizikisht me shtetin e armatosur, sepse thellë besonin se ishte momenti për të larë ndërgjegjen e tyre përpara vetes, Zotit e fëmijëve të tyre.

Kështu, së bashku në shumicë të madhe rrëzuam/u rrëzua ajo marrëzi e krijuar nga paraardhësit tanë, të cilët u munduan deri në fund t’i vendosnin asaj këmbë edhe duar, por ajo prapë s’qëndronte dot dhe u rrëzua duke na zënë nën vete, pra, si të thuash, mbeti mbi shpatullat tona.

Ne festuam, qamë me lot djegës kur rrëzuam statuja e shenja të tjera që identifikoheshin me atë që rrëzuam, e ne fund fare e kuptuam se qamë për iluzionin tonë.

Ai ishte dhe mbeti një iluzion me gjithë zhvillimet e pamohueshme, sepse sot mbas 23 vjetësh ne të gjithë nuk kemi prekur ato ëndrra për të cilat mbushëm sheshet, pra ëndrra jonë nuk ishte: të fituarit të ishin më të fortët dhe të humburit të ishin më të dobëtit…

Politikanët e këtyre 23 vjetëve nëpër intervista me qetësi shpjegojnë se një nga arsyet ishte mungesa e përvojës (por dihet se nuk është ajo e vetmja).

Në fakt përvoja nuk ka vlerë etike. Ajo s’është veçse një emër që njerëzit u japin në përgjithësi gabimeve të tyre. Moralistët janë përpjekur t’i japin asaj një vlerë etike dhe e kanë quajtur si një lloj paralajmërimi, e kanë trumbetuar atë si diçka që na mëson rrugën, që ndjekim dhe sa duhet t’i shmangemi; kurse realisht përvoja nuk mund të ketë forcë vepruese. Ajo në fakt është si një shtytje e parëndësishme në krahasim me vetë ndërgjegjen.

Në fakt është provuar gjithçka se e ardhmja jonë mund të rrjedhë siç qe edhe e kaluara dhe që, në mëkatin që ramë njëherë me neveri, do ta bëjmë edhe shumë herë të tjera me kënaqësi.

Jemi në kthesë historike, ku duam të dalim prej të shkuarës për të rilindur siç është edhe LOGOJA e partisë më të madhe fituese.

Nga njëra anë rreziku se mund të përsërisim përvojën aspak të lavdishme dhe nga ana tjetër të zbulojmë ide të reja.

Një pjesë do të ishte dakord për të parën, por shumica, pra më të dobëtit, do të parapëlqenin të dytën.

Nëse një fatkeq shpreh një ide të tijën- gjë kjo njëherë e rrezikshme, askush nuk kujdeset të kërkojë nëse ideja ka qenë e mirë apo e keqe, por menjëherë fillon e merret me vetë personin. E vetmja gjë që ka rëndësi është: të zbulohet mendimi i fshehtë i atij që flet; ndërsa e kundërta, e kundërta është e vërtetë: vlera e një ideje s’ka të bëjë fare me sinqeritetin e atij që e shpreh. Madje mund të rastisë që sa më pak i sinqertë të jetë njeriu që shpreh idenë, aq më shumë e vlefshme mund të jetë ideja, pse nuk ka brenda saj nevojat, dëshirat, dhe paragjykimet personale të atij që e ka shprehur.

Unë besoj se ka ardhur koha e ideve, të cilat nuk duhet të paragjykohen nga kush person propozohen. E rëndësishme është që ajo t’i shërbejë të gjithëve.

Sot ka nga shumë nga ata që shpresojnë se ka shumë ide të mira dhe se ato do të bëhen realitet me një vullnet të mirë. Ka nga ata, që nuk duan fare ide por vazhdojnë: “O Sali t’u bëfsha ferrë, merr pushtetin dhe njëherë”….

Ka nga ata që mendojnë se idetë janë një forcë e madhe, por më parë duhet bërë një pastrim i madh i gjithë institucioneve, nga ish/janë dallkaukët, dallaveraxhinjtë, ata që vegjetojnë, që nuk kanë ç’të ofrojnë sepse kurrë nuk kanë ofruar ndonjë gjë për së mbari.

Pastrimi i institucioneve dhe madje pa dhimbje, krijimi i një sistemi të tillë, që të mos lejojë asnjë ‘horr’ të guxojë të vendosë majën e këmbës në shkallën e parë të një institucioni, por vetë sistemi ta zërë prej xhakete e ta zbresë menjëherë poshtë.

Peter Druker, profesor i menaxhimit, thekson se: çdo element hyn në sistem për të shtuar vlerë, në të kundërt ai del automatikisht jashtë këtij sistemi.

Nëse ndodh kjo, ne duhet të shpresojmë se e shkuara nuk do të përsëritet, përkundrazi shumë gjëra do të rilindin, veçse nuk duhet të kemi frikë të shpresojmë.

7 komente në “Të mos kemi frikë të shpresojmë”

  1. Erjon says:

    Profesore ju pershendes!

    Pse te mos shpresojme ? Edhe pse gabimet i perserisim, fajtor nuk jemi ne.

    Le te shohin tek ky shkrim fytyren e tyre gjithe butaket e te gjithe pushteteve.

    Koken larte, drejt perpara.

    Ju uroj gjithe te mirat

  2. Elda says:

    Le te shpresojme edhe sikur nje hap i vogel te hidhet. Shkrim me vlera, gjithmone tematika te pa prekura.

    falemnderit

  3. Rita says:

    Motoja e jetes sime gjithmone ka qene (ne adolishence ) ,eshte e deri sa rroj shpresa ! ! Shpresa anon me shume ne romantiken se sa ne politike ,,por te shohim s”eshte keq te shpresojm dhe aty kur forcat e mundesite duken sikur mungojne !!!Dum spirom eperom!!

  4. Maja says:

    D(rita)n, pershendetje!

    Ashtu mendoj edhe une, shpresa never dies. Asnje nuk eshte i ndershem ne kete bote me kedo qofte, pervecse me veten (ndoshta me femijen).

    Psh emri qe ti mban me ngyre blu eshte pjelle e fantazise se nje njeriu qe shpreson dhe i le njerezit te gabojne deri ne fund.

    Dysho aty ku cdo gje duket shume qarte: Kjo eshte deviza ime…

    te fala T…..es, ishte shume i lodhur…..

    Luftetari stervitet ne beteja, gjithe jeta eshte nje lufte dhe cahet ‘me majen e shpates’.

    Te falenderoj qe me ke ndihmuar ne betejat e mia, kjo tregon se ti anon nga E MIRA, keshtu bashke duhet t’i dalim nje hap perpara SE KEQES.

  5. aurela says:

    pene e forte, godet me forte se guri, me mire me thane si rrufe. Kurrkush s’mun me komentu me kete intelektuale me vlera.

    1. Askushi says:

      Ha ha ha ha ha o aurela!
      Ashtu eshte,kije i nate…,jepi hakun!
      Me…perlote o aurela!

  6. Rita says:

    Me te vertete nuk kuptoj komentin e zonjes Maja ne se me pergjigjet mua pak me lart !!!Ne rradhe te pare s”e kuptoj pse ven dy germa para emrit tim ku do te doja ne kete moment te e sillja me faks nje flete te pashapores sime !!!!Pastaj vazhdon me permbajtjen e emrit tim se ka njgjyre blu !!!Moter ,mos me ngatarroni me ndonje tjezer se une emrin tuaj per here te pare e lexoj ne keto momente ,apo cfare tjeter te them !!!Ne komentojme nje artikull thjeshte per te cfaqur mendimet e jo per te bere percapje qe kane qellim negativ,per te ngacmuar kedo qofte !!! Mesohu njeri te respektoni kedo ,emer blu apo jeshil e ne se nuk mundeni te permbaheni eshte mire te mos shkruani budalleqe e hamendje te kota !!!Une kam bre komente e debate me disa syresh per ceshtje sociale e politike por kurre s”do te humbja kohen te shkruaja qofte dy germa per emrin qe dikush paraqet veten ne fsb. !!!Me kuptoni znj, Maja ???? Ne se jeni pjestare e stafit te gazetes , aq me mire duhet te me kuptoni !!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje