Ryshfet ose sorrollatje, dhe adresimi i gabuar i një kosovari

1 Shtator 2013, 12:18Blog TEMA

Nga Altin Ketro

 

S’do kisha më dëshirë të shkruaja mbi ato që shkuan në rrjetin social Facebook, Berisha apo komentuesit e tij virtualë, pasi nuk ke as ç’ti ofrosh më publikut për një kryeministër në ikje e sipër. Megjithatë, më tërhoqi vëmendjen një koment i një shqiptari të Kosovës (në fakt, këta janë më së shumti edhe komentuesit dhe mbështetësit e tij virtualë), i cili u bë shkak që t’i hedh këto radhë. Ai kish patur një rast korrupsioni që e kish hequr mbi shpinë në doganën e Muriqanit.

Qytetari kosovar me banim në Zvicër, ishte me emër e mbiemër, por unë po e jap këtu vetëm me iniciale pasi nuk më intereson personazhi, por fenomeni. Atë që ai kish komentuar te statusi i Facebook-ut të kryeministrit Berisha, po e sjell të plotë e pa ndryshime, sigurisht, duke e përshtatur në gjuhën letrare për respekt të lexuesve.

“Përshëndetje zoti President i parë i Shqipërisë demokratike. Sot pata një rast shokues nga një polic- doganier shqiptar në kufirin shqiptaro- malazez tek vendi Muriqan, ora ishte 14:30, data 29.08.13, i cili dukej i moshës rreth 50 vjeç. Pasi na kërkoi pasaportat, unë shtetësi zvicerane, kurse bashkëshortja ime kosovare, ajo ngiste makinën dhe ai pasi ju kërcënua se do ta dërgojë në Shkodër për të bërë gjoja sigurimin e automjetit, “thoshte ashtu si në KS”, ajo u habit dhe i ofroi kartonin e gjelbërt, por ai nuk deshi ta shikonte, bile dhe insistonte dhe ia doli t’i kërkonte pará direkt duke i thënë: “fut aty diçka për kafé dhe ec.” Ajo u detyrua, për të mos e mbajë vjerr- i ofroi 10 euro dhe ai ja ktheu dokumentat dhe ne vazhduam për në CH. Thashë, eu Shqipëri e mjera Shqipëri që të bëri Rama pluhur e hi dhe filloi prapë me hajni. Të lutem, përsërite këtë shkrim që ta shohi opinioni i mbarë botëror, se ç’na gjeti neve shqiptarve tani si në kohën e komunizmit. Me nderime, V.F. nga Pr- me banim në Zvicër.”

Vërehen tri momente interesante në shqetësimin e këtij qytetari.

Së pari, ka të bëjë me atë që në shërbimin tonë doganor, edhe kur bëhet fjalë për bashkëkombasit tanë, nuk lihet rast pa shfrytëzuar për t’i “grabitur” ndonjë kartëmonedhë euroshe. Ky lloj korrupsioni, në dukje i vogël, krijon perceptim të keq tek vizitorët, të cilët, nga shfaqje të tilla të ulta, mund të mos rikthehen më në rasti më të mirë, ose të bëhen edhe lajmëtarë tek bashkëqytetarët e tyre të këtij fenomi në rastin më të keq. Kësisoj, veç humbjes së vizitorëve/turistëve, krijojmë edhe portret negativ si shtet.

Së dyti, personazhi në fjalë nuk ka ditur se ku të përplaset dhe, midis një vonese të zgjatur apo zgjidhje të shpejtë, ka preferuar këtë të dytën. Pavarësisht se ai ka qenë në rregull me letrat e veta, mosnjohja apo mosbesimi tek autoritetet, e ka bërë të zgjedhë ryshfetin e kërkuar, sesa sorrollatjen e ofruar. Në një shtet të vërtetë ligjor, kjo rrugë e shkurtër që ndoqën do i kish nxjerrë gjatë të dyja palët pasi korrupsioni aktiv dhe pasiv dënohen njësoj.

Së treti, ka të bëjë me adresimin e gabuar që qytetari bën. Unë nuk e di sa është ai në dijeni të zhvillimeve të brendshme politike në Shqipëri. Gjithsesi, kuptohet që ai e di që Berisha i ka humbur zgjedhjet dhe Rama i ka fituar, por nga ajo që shkruan, ai beson se kjo ka ndodhur edhe përsa i përket marrjes së përgjegjësive ekzekutive. Po ta vini re mes rreshtash, ai i adresohet Ramës si fajtor për këtë korrupsion në doganën e Muriqanit!!! Dhe, për këtë, i ankohet Berishës në Facebook. Për të, Shqipërinë e ka zënë, citoj: “hajnia”, pra, vjedhja, sapo qeverinë e mori Rama!!!

Është e kuptueshme që ky banor i Zvicrës është një idhtar i flaktë i Sali Berishës, aq sa nuk do që ta besojë se ai akt korrupsioni i ndodhi në pushtetin ende të Berishës dhe të sistemit korruptiv që po ai e nxiti dhe e ngriti. Pra, është ai besim i verbër, kryesisht ndër kosovarë, se Berisha është Prijësi i Kombit, vetë Mbreti, ai i pagabueshmi, se ato që thotë e shkuan janë të vërteta, se asnjë ndodhi e shëmtuar s’mund të kryhet gjatë pushtetit të tij, etj. etj., të cilat, më pas, reflektohen në këto adresime të gabuara për kryeministrin (në pritje) Rama.

Do të jetë një proces i gjatë e i vështirë që qeveria “Rama” ta ndryshojë këtë mendim që kanë kosovarët (dhe jo vetëm), duke sjellë një model të ri të funksionimit të administratës shtetërore, përfshi edhe rastin në fjalë në shërbimin doganor. Në këto detyra vendosja e njerëzve duhet bërë në bazë të cilësive të larta morale, të aftësisë profesionale, të përgjegjësisë që ndjejnë për rolin që kanë, si dhe të jetë mirëpaguar me qëllim që të arrijnë edhe kënaqësinë materiale nga puna e tyre. Gjithashtu, duhen ngritur e forcuar strukturat kontrolluese të tilla që të ngjallin besim se po u përçove një ankesë apo padrejtësi që të bëhet, do vlerësohet maksimalisht dhe me seriozitet, deri në masa të ashpra ndaj ligjshkelësve dhe shpërdoruesve të detyrës publike.

Vetëm kështu do arrihet që edhe kur personazhi në fjalë të mund të rikthehet në vendin amë, të ndjenjë një frymë të re mikpritjeje e trajtimi qysh në kufi dhe aty të kuptojë se ka ardhur në një vend ndryshe (dhe të rilindur), nga ai që kish lënë dikur kur komentonte në Facebook-un e një të marri…

18 komente në “Ryshfet ose sorrollatje, dhe adresimi i gabuar i një kosovari”

  1. Eshte per te ardhur gjynah prej kesi kategorie njerezish qe as vete nuk e kuptojne se ne cilen kohe jetojne,ksi njerezish qe nuk e dijne se akoma pushtetin ne shqiperi e ka sali berisha e vajtojne se qna paska gjetur pasi sala humbi nuk jane gje tjeter pos mbeturina serbe ne kosove,njerez qe jane te betuar te punojne vetem per shkaun sepse te tillet dikur i kendonin titos,srbise e jugosllavise per ta zevendesuar me vone me millosheviqin e pastaj duke u mbetur mendja atje u futen ne p… te salos e kjo e gjitha vetem per ta ruajtur dashurine per ish jugosllavine,une nuk e mohoj qe kti gjynahi nuk i ka ndodhur nje gje e tille por ai duhet te zgjohet dhe ta kuptoj se te gjitha te ligat ne kosovareve na erdhen dhe na behen nga militantet e salos te cilet kane edhe dy jave mundesine qe te rjepin njerezit kudo qe gjinden prandaj mllefi i tij ndaj Rames eshte vetem nje deshmi se ai eshte kunder bashkimit kombetar dhe ndrrimit te pushtetit ne shqiperi,me nje fjale qenka nje sherbetor i huaj qe nuk e meriton te shkele token shqiptare.

  2. Gjon kruja says:

    e respektAkoma me kosovaret dhe mendimet e tyre krahinore merreni? Ata nuk eshte se jane anti komunista dhe duan Berishen se demokrat, por duan Berishen vetem sepse eshte nga Veriu, bile per te qene me sakte nga Viçidoli qe eshte ne kufi me territorin e Kosoves. Kosovaret dhe nje pjese e Shqipetareve te pjeses veriore te vendit akoma nuk kane idene e shtetit kombetare por jane akoma ne kohen e perandorise Osmane kur territore shqipetare ishin ndare ne Vilajete. Duhet te rrjedhe shume kohe te formohet ndergjegja e tyre kombetare. O te mjere, ne jemi nje komb i vogel qe orjentimet jug veri jane shume te vogla dhe nuk kane kuptim ndasie. Brenda 5 deri ne 6 ore shkon me makine nga Saranda ne Prishtine. Ne qershor te 98 kam qene ne Gjeneve te Zvicres dhe takova nje grup kosovaresh te marrosur pas sales, kishin qene dhe me arme ne trazirat e 97 ne disa qytete te Shqiperise, kishin paguar dhe shume leke per te mbeshtetur Salen. Me shikonin me sy te zgurdullosur dhe me dyshime se isha pjestar i bandave qe sipas tyre organizuan rebelimin dhe jo firmat piramidale qe lulezuan nene drejtimin e qeverise se Sales. E verteat ishte se une merrja pjese ne nje konference shkencore nderkombetare privatishte dhe shkova per te blere nje karte telefonike dhe degjova zera shqip, hyra ne bisada si shqipetare. Ky eshte realiteti nder shume shqipetare kosovar edhe ne dis treva veriore te Shqiperise.
    Me respekt
    Ermali
    US

    1. kushtrimi says:

      gjoni nuk e Duan berishen sepse eshte nga veriu por se Berisha ka arritur tu shperlaje koken me deklaratat e tij patriotike-euforike.
      por mos ki dert sepse kjo shpejt do ndryshoje sepse kosovaret e Duan qdo kryeminister te shqiperise kushdoqofte ai dhe e dyta Edi Rama do ndryshoje kete mentalitet ne kosove permes vizitave dhe bashkepunimit me kosoven. dhe per kete e admiroj Ramen e i uroj sukses.

  3. PROFESORI says:

    Injoranca nuk ka brire.

  4. Airbus Kosova says:

    O populli i mjeree njejta gje me ka ndodh edhe mu Polici me kerkoi 20 eur per me vazhdu rrugen per ulqine kjo eshte Shqyperia

  5. altin says:

    si gjithmone ,e majta do punoje per atdheun,kunder tradhtise ,injorances genjeshtres korrupsionit qe saliu i kosovarit VF(vafankulo)i ktheu ne sistem.Ne Shqiperi or lum miku nuk i themi dot<>

  6. d,gorezi says:

    Rama sduhet te merret hic me ate pune.Keta lloj njerezish jane ata tifozat ultra te Berishes qe dhe ti qe shkruan artikullin ke harxhuar laps e leter kote.Tifozeria fillon atje ku mbaron llogjika.Kosovaret e vertete e duan Ramen se e urrejne tradhetine,hajduterine,genjeshtren etje.Ai person genjen veten.Nuk ka qene keto 20 vjet ne Shqiperi qe po i duket sikur u kthyen komunistet.Ku i pa komunistet ky genjeshtar.keto trajtime ne kufi e ne rruge nga policia na isolli saliu dhe ishalla po i mer me vete.Dhe ai genjeshtari qe vajti ti servilosej Saliut dhe i nxori bojen,eshte mire qe Atdheun ta doje ashtu si eshte,me Gjithe zgjedhjet e tije.Sa per dijeni PRESIDENTI i pare ne demokraci ka qene R:ALIA TUTORI I S.BERISHES.

  7. Euro Maloku says:

    SALIU TALLET ME CDO LLOJ BUDALLAI…SIDOMOS E KA ME TE LEHTE ME ATA KOSOVARE…..

  8. myzeqari says:

    nuk e kame problem ta shkruaj emrin e vertet por nje rast i imi i fundit se me ka ndodhur disa here per mos ta thene gjithmone sa vije ne shqiperi enjejta gje ndodh heren e funditu ktheva nga shqiperia ne dt 25 8 2013 mbritane kakavi rreth ores 7 30 minuta zura radhen si gjithe te tjeret pas gjysem ore afersisht mberij ne dogane vulos pashaporten dhe dal tek kontrolli i makinave erdh i polici dhe me tha hpe port bagezhin e hapa e pa qe ekisha plot me prodhime te ndryshme o burra kafene dhe me tha futu brenda se ka kamera nga te gjitha per mos u vonuar nxora dicka nga portofoli se me tha nxirri tera ne toke u detyrova qe mos te vonoheshadhe pastaj ika kjo besoj se nuk eshte vetem per mua ky presion u behet shume e shume qe kthehen nga vendi yne

  9. Patrioti says:

    Kosovar injorant. Me ate injorancen qe ke, pak te ka marre polici doganes. O injorant i verber, Shqiperia eshte Republike Parlamentare dhe S.B-ja eshte Kryeminister deri me 09.09.2013. Nuk e kuptojme shprehjen “Presidenti i pare i shqiptareve” dhe qe ta dish ai ka humbur shuuuuume theeeelle me 23.06.2013. Ky fakt eshte nje gabim i cili duhet te korrigjohet shume shpejt.Nuk ka kuptim qe te votohesh kaq shume kundra dhe te vazhdosh te qeverisesh edhe per tre muaj te tjera, dhe cka eshte me e keqja, te qeverisesh me idene e shkaterrimit te ketij vendi. Kuptoje o INJORANT se jane policet e Saliut q tende dhe jot te Rames ata qe te kane marre 10 euro.

  10. Splinter says:

    25 here e kam bere Rrugen Angli Shqiperi dhe vetem ne doganen Shqipetare keni pasur probleme .
    Ca doganiere qe te vjen per te vjelle gjysma te veshur civil e gjysma me uniforme , me cigare neper buze se kane problem fare qe rryshfetin ta kerkojne hapur

    Inshallah Edi Rama do ti vere dore atij vendi.

  11. Theofan says:

    Dote jete process i gjate dhe i veshtire….shprehet analisti.
    Aspak.
    Gjithshka do te marre udhe per se mbari:
    -Te abrogohet ligji 7501 dhe te kthehet prona tek i zoti
    -Te shpallet ligji mbi lustracionin, pa asnje kufizim
    -Kompensim i plote e shpejte i te perndjekurve politike, duke lene menjane edhe gjera te mbiquajtura te medha.
    Vetem me keto veprime qeveria Rama do te jete e besueshme dhe PD e ngritur nga elita e Sigurimit te Shtetit shpallet jashte ligjit.

  12. Zeçir says:

    S’ka koment; këtë farë daie që e bën patriotizmin në njërën anë dhe shfryn ndaj tjetrit me injorancën dhe budallallëkun ekstrem politik, së shpejti, organeve vërtet, në këtë rast, ligjore të Kryeministrit të ardhshëm-Ramës, ta padisin në gjykatë për korrupcion dhe fyrje publike. Kështu, ca injorantë “patriotik”, nga Kosova do të binden me seriozitetin e pushtetit të Edi Ramës!

  13. shqiptaret e kane ne gjak vjedhjen says:

    Ky problem nuk eshte vetem i qeverise Berisha.Korrik 2002 ora 23 30 hani hotit.Pasi kontrollohem nga policia kufitare e malit te zi dhe pasi mu vonuan dokumentat nga ana e malazezeve qe shpresonin tu jepja dicka futem ne doganen shqiptare ku pritem nga nje grup punonjesish komplet te dehur pervec nje gruaje dhe policit qe qendronte tek kalimi postbllokut.Pasi me kerkuan dokumentat me thane a ke te na japesh ndonje euro.Une qe isha me gruan dhe femijet per te mos me vonuar nxora dhe ju dhashe 20 euro,me thone qe” shume pak ne jemi kaq njerez ketu” atehere ju dhashe 65 euro me vulosen dokumentat (edhe ato gabim se ishin te pire dhe nuk dinin cfare benin).Pasi hypi ne makine i afrohem postbllokut ku qendronte polici qe me ben me shenje te ndalohem qe te me kontrolloje.I them qe pjesen tende e ke tek koleget e tu.Me hap menjehere postbllokun dhe vazhdoj rrugen.

  14. Ilir Arberi says:

    Nuk ja vlen tu kundervihesh tipave te tille si ky idhtari Saliut qe ka lene edhe grun me pagu, se nuk ja vlen e nuk ben sens.Duhet me fol si mund te ngrihet nje system ku njerezit ta kene veshtrire te bejne te tilla veprime.

  15. flavian says:

    Sa ko koment idiot.

  16. al says:

    NJE PJESE E KOSOVAREVE ,QE NUK PERBEN SHUMICEN ,DUKE PASUR DHE MUNGESE INFORMACIONI DHE MIOPI RRETH POLITIKES SHQIPTARE BESOJNE SALIUN. KETU NUK KA PSE SHQETESOHEMI, PASI TRURI EHTE ORGAN I TE MENDUARIT DHE TE VEPRUARIT. NE SHQIPTARET, NUK MUNDEMI TI BINDIM KETA NJEREZ MBI REALITETIN ,SE ESHTE HARXHIM KOHE. PUNA E MIRE E RAMES NE QEVERISJE,AFRIMI ME POLITIKANET SHQIPTARE KUDO JANE, ME FUQIZIMIN E EKONOMISE SHQIPTARE NE SHQIPERI DHE KOSOVE DO TE BEJE QE DHE KETO INJORANTE TE MESOJNE TE VERTETEN. PER NE SHQIPTARET E SHQIPERISE ESHTE E RENDESISHMJA QE TE MIREKUPTOHEMI ME VELLEZRIT TANE KUDO JANE, POR NE TE KUNDERT LE TE KULLOSIN NE LENDINEN E TYRE .SA PER ATE KOSOVAR QE I NDODHI AJO HISTORI NE MURRIQAN ,DHE BEN FAJTOR RAMEN ,NUK CFAR EMRI TI VESH POR VEC KAFSHE .RAMA SKA MARR AKOMA QEVERINE OR DEBIL I LINDUR.

  17. Rexhep says:

    Fillimisht përkufizimi i termit “kosovar” dhe përgjithësimi i një individi me një shtet tregon për nivel te larte te injorancës. Ke me mijëra shqiptar te Republikës se Shqipërisë qe verbërisht e kane- dhe vazhdojnë ta përkrahin Sali Berishen edhepse nuk kane pasur kurfar benificioni prej Qeverise Berisha. Kështu qe nuk është veti e “kosovareve” por e shqiptareve ne përgjithësi simpatizimi deri ne mitizim i personaliteteve( kuptohet qe nga njerëz me nivel me te ulet intelektual).
    Njëra nga arsyet pse shqiptaret e kane përkrahur te “djathtën”- Berishën, ka qene edhe mungesa e informacionit, e cila ka ardh edhe si pasoj e neglizhencës nga e “majta” dhe shfrytëzimi i vakuumit prej te djathtës. Vitin e fundit me vizitat e Rames ne Kosove, Maqedoni dhe Lugine te Preshevës ka ndëruar bindja për te dhe te majtën. Por edhe ju ne mungesë te komunikimit me shqiptaret tjerë nga territoret përtej Republikës se Shqipërisë me sa po e shoh nuk jeni te informuar andaj një shkrim te një simpatizuesi te Berishës e keni përgjithësuar deri ne absurditet .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje