Londra voton kundër, Asad fërkon duart

30 Gusht 2013, 15:48Blog TEMA

Nga Arben Manaj

Në një gjest demokratik spektakolar, “Nëna e Parlamenteve” të botës, ai britaniku, brenda procesit normal demokratik votoi të enjten në orët e vona kundër një mocioni të Kryeministrit Cameron për përfshirjen e Britanisë në sulmet e pritshme ushtarake kundër Sirisë dhe regjimit të Asadit, pas asaj që besohet gjerësisht se ai ka përdorur armët kimike ndaj njerëzve të pafajshëm.

Ky veprim vështirëson akoma më shumë dhe shton të panjohurat e levizjeve të rradhës, si dhe reagimeve të mundshme, qofte nga Britania, ashtu dhe shumica e vëndeve të mëdha të Perëndimit, që janë të vendosur kundër perdorimit të armëve kimike, që sipas të dhënave inteligjente të shërbimeve më të fuqishme në botë, mendohet se janë kryer nga regjimi i Asadit.

Arsyet e vendimit parlamentar britanik janë të shumëfishta. Ajo që dukshëm duket se ka ndikuar në ndërgjegjen e ligjvënësve britanik, duket se është ajo që dikush mund ta quaj reflektimi apo dikush tjeter kompleksi ndaj veprimeve të mëhershme të politikës britanike në konfliktet e së kaluarës, ku janë angazhuar trupat britanike.

Konkretisht, po i mëshohet episodit te Irakut, dhe vendimit të ish Kryeministrit Toni Bler, për të justifikuar përfshirjen britanike përkrah Bushit për të sulmuar Irakun, duke e bazuar argumentimin në një dosje, që më vonë rezultoi se ishte zbukuruar nga Londra.

Pavarësisht këmbënguljes së Kryeministrit Cameron për të ndëshkuar një regjim vrastar si ai i Asadit të Ri, këtij njeriu të lindur dhe të rritur në oborin e të Atit sundimtar të Sirisë, pushtetin e të cilit ai trashëgoi, deputetët në shumicë,  opozita e kompleksuar laburiste dhe ajo anti-luftë e liberal-demokratëve, partnerë të koalicionit, përfshi edhe një dorë konservatorësh britanik që mund “të kenë nxjerr kunjën euroskeptike” me Kryeministrin, bën që praktikisht Kasapi i Damaskut, të siguroi një tjetër qilim fluturues dhe frymëmarrje të mëtejshme për momentin.

I mbështetur nga Rusia, Irani, por edhe Kina në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, me një retorikë të vjetëruar gjeopolitike dhe cinike ndaj fëmijëve që ngulconin për më shumë ajër në grahmat e vdekjes, pas sulmit kimik të  njeriut që nuk nxorri mësime nga fundi i Gadafit, kanakari i bredhur sirian dhe i martuar me britanike, Asadi, duket i qetë në pushtet edhe pse 100 mijë sirianë nuk janë më në këtë botë që kur filloi kryengritja kundër tij dhe regjimit që përfaqëson.

Padyshim Asadi dhe klani i tij politik fërkojnë duart nga rrjedhoja e një procesi demokratik, si votimi në parlamentin britanik në Londër të enjten në mbrëmje.

Dhe kjo është ironia e demokracise dhe autoritarizmit.

Pas shuplakës parlamentare të Cameron-it, duket se Britania nuk do të jetë pjesë e planeve të ardhshme ushtarake kundër Sirisë.

Mbetet të shihet nëse qeveria, ndryshe nga sa premtoi do, të përdor apo jo prerogativën mbretërore për të urdhëruar forcat ushtarake britanike për tu angazhuar në veprime ushtarake.

Po ashtu enigmë është dhe mbetet të shihet edhe se cilat do të jenë veprimet e mëtejshme të lojtarit kryesor në këtë lojë, amerikanëve, të cilët duket se kanë vendosur ti japin një goditje egzemplare Asadit.

Gjasat janë se Amerikanët do avancojnë, pavarësisht nga dështimi demokratik britanik.

Nga ana tjetër, kjo vote britanike zbeh unanimitetin e cfarëdo vote në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe i zgjat jetën regjimit të Asadit, duke i dhënë kohë borxh për të minimizuar dëmet e mundshme në instalimet ushtarake siriane që mendohet se do jenë në shënjestrën e sulmeve hipotetike amerikano-jo-britanike.

Historia ka treguar se sa herë janë ndërmarrë sulme të këtilla ushtarake ndaj regjimeve brutale, si në Afganistan, Irak apo Libi, ato kanë cuar në ndryshim regjimesh.

E vecanta e kësaj here ështe se pas shumë dekadash, britanikët janë vetmargjinalizuar për shkak të procesit demokratik, me të cilin zgërdhihet Kasapi i Damaskut, i cili ashtu si Milloshevici me Kosovën, pritej ose pritet ende të ndëshkohet ushtarkisht për arsye humanitare.

22 komente në “Londra voton kundër, Asad fërkon duart”

  1. adi says:

    “pas sulmit kimik të njeriut që nuk nxorri mësime nga fundi i Gadafit”

    E di zoti Manaj qe nje nga arsyet pse Parlamenti Britanik votoi kunder eshte se nuk ka asnje prove qe sulmi me arme kimike te jete bere nga ushtria e Asadit?! Madje gjithe logjika te thote qe mund te jete bere nga “opozita demokratike” qe eshte duke humbur dhe do te terheqe ne anen e saj Ameriken

    1. talebani says:

      adi zoti Manaj e mori vesh se Britaniket e Parlamentit i thane ” per Sadamin ju besuam dhe na e hodhet ,faji juaj ama po na e hodhet perseri na ngelet neve faji” .Manaj don te tregohet pro amerikan dhe demokrat por se “opozita siriane ” nuk eshte as demokratike dhe as pro amerikane e len menjane.Ai siriani qe banon ne Tirane tha ” mjer populli po fituan muxhahedinet .Manaj ben izem dhe hosana .

    2. fl says:

      Nje vendim absurd gati qesharak nga ata qe hyne ne Irak dhe Afganistan me te dyja kembet dhe po dalin sot gati me bisht nder shale.

      Nuk ka rendesi nese ka perdorur apo jo arme kimike. Kane vdekur 100.000 veta, 2 milion jane refugjate (neser ata mund te behen pjese e celulave terroriste te ardhshem). Te destabilizohet gjithe rajoni per dekada me radhe vetem per sumen e Assadit???

      Po me fal per cfare i shpenzoni dhjetra miliarda paund ne vit per buxhetin ushtarak? Ulini fare shpenzimet ushtarake kur thoni se keni “halle” te tjera per te zgjidhur.

  2. roni says:

    Po te behej fjale per ndonje koloni te Anglise atehere ndryshonte muhabet.Anglezet tipike nuk prishin qetesine e tyre pa plasur zjarri brenda ne shtepi,por harrojne pozicionin e tyre ne bote si duket,qofsha i gabuar me mban era frike…

  3. Bote me halle says:

    Qe ne paragrafin e pare kuptohet qe ”ky njeri” se ka konceptin strukturor te fjalise, gjinise, – peremer/emer – piksimit; e te gramatikes shqipe ne pergjithesi. Nuk eshte vetem sforcimi dhe tjerrja pa fund e mendimit – qe vec mendim nuk eshte – por dhe mungesa e koherences qe shihet ne te gjithe shkrimet e tij.

    Mund te jete cun persmari, por te shkruaje … ky person nuk di.

    me keqardhje…

    ?

    1. Safo says:

      O Bota..!

      Shko ore bej cicin! Kur ska koherence ne te gjitha shkrimet sipas radakes tende , Perse i lexon atehere !!! Kontradite Vella! Mund te jesh me halle ne boten shpirterore! Apo jo ?!!!

  4. Ladi says:

    “Politika eshte kurve”, e thene dhe e sterrthene, e degjuar qe kur kemi lindur. Fati i madh e desh qe: -kur kosovaret thereshin dhe vriteshin si berrat, masakroheshin dhe perdhunoheshin, -ky komb i madh te merrte situaten ne dore dhe te shpetonte Europen nga ky turp i madh.., pa mohuar USA-an ketu. Sot, keta bythpambuke, ashtu si Nastradini primitiv qe thoshte: -larg bythes time, shume shekuj me pare, -bejne sot te njejten gje. Shume turp per kete vend qe duhet te ishte ne te vertete kampion demokracie.

  5. Kozmo says:

    UNE KAM QENE DHE JAM ME MENDIMET QE SHPREH ADI .
    NUK KA ARSYE QE ASADI TE HELMOJ NJERZIT E TIJ .
    KY ESHTE VETEM NJE KURTH I OPOZITES.
    NUK JAM ASPAK DAKORT ME NDERHYRJEN E NATOS .

    1. Kozmo lexoje o jashtetoksor, nese di anglisht

      US: ‘Syrian Regime Planned Attack For Days’

      Last Updated 18:14 30/08/2013
      Syrian regime members were preparing for chemical weapons use three days before the alleged gas attack in Damascus, the US says.

      US Secretary of State John Kerry said elements in President Bashar al Assad’s regime were told to prepare by putting on gas marks.

      Mr Kerry said the Syrian government was determined to rid the capital’s suburbs of the opposition and it was frustrated that it had not succeeded in doing so.

      He claimed the rockets used in last week’s attack came from regime-controlled areas and hit only opposition-controlled or contested neighbourhoods.

      Meanwhile, a team of United Nations inspectors has finished collecting samples from the site of the alleged deadly chemical attack.

      The team will leave the capital Damascus on Saturday and will then return to The Hague.

      Samples collected from the attack on August 21 are to be analysed in designated laboratories.

      A UN spokesman stressed that all available information, including lab analysis of the samples, had to be evaluated “before the mission can draw any conclusions about the incident”.

      Hundreds of people, including civilians, are believed to have been killed in the attack, which the West has blamed on the regime of President Bashar al Assad.

      The Assad government has denied using chemical weapons, saying the assault was carried out by rebels.

      More follows…

      1. edison says:

        ore qorr:
        Samples collected from the attack on August 21 are to be analysed in designated laboratories.
        nuk jane analizuar akoma as kimikatet, gati te nxjerresh fajetoret ti i mencuri.
        kishin te drejte anglezet qe votuan kunder sulmimit te sirise.

        1. Ore edison Vici ! vesh nga politika ti apo tralala zura nje gale ! Ik ore debil ! Kujton ti se amerikanet do I Hynin kesaj Pune pa pas sigurine e fakteve!

          1. edison says:

            mos fluturo me prasin ne te ndenjura. obama nuk e ka urdheruar sulmin mbi siri. ku i ke faktet se ishte asadi?
            jo me kot parlamenti anglez dhe gjermania u terhoqen.

  6. Thika says:

    Eshte koha qe Europa duhet te tregoje se ajo nuk eshte me nje “plake ku*ve”. Shtetet europiane duhen te shohin pertej hundes se tyre.

    E vetmja menyre per te ndaluar gjakderdhjen eshte nderhyrja e NATOS, aleances se vetme paqeruatjse per momentin. Alence pjese e se ciles eshte dhe Shqiperia.

    Cdmth kjo, te vriten njerezit si kafshe dhe ky lloj indeferentizmi total. Ndoshta politikisht nuk eshte e njejta situate si ne Kosove, por eshte e tille kur behet fjale per masakra dhe gjakderdhje.

    Europa nuk duhet te friksohet prej Rusise, pasi nje Europe e bashkuar Rusise i kall tmerrin. Rusise i eshte dashur ndihma e aleteve Europian per te perballuar presionin qe i ka ardhur prej Frances gjate Napoelonit, apo prej Gjermanise ndaj dy Luftrave Boterore.

    Keto lloj sjellejeh nuk tregojne nje Europe te bashkuar, por te percare ashtu sikur ka qene gjate cdo konflikti. Shtete interesaxhie qe te duken te vogla, ne kohera te tilla.

    Une nuk dua te predikoj ne emer te moralit, por kjo lloj tutje do ndikoje negativisht mbi gjithe Perendimin. Nese nuk nderhyet Rusi dhe Kina jo vetem qe do rrisin influencen e tyre ne rajon, por do kerkojne ta zgjerojne zonen e influences.

    Nese Shtetet e EU justfikohen me faktin se gjoja do vi ne pushtet nje lider rradikal islamist,Kjo eshte thjesht arsye per mos hyr ne lufte, pasi nje rradikal islamist eshte shume me lehete per tu luftuar ne krahasim me nje lider ne pozitat e Assad-it.Kush do ta suportoj rradikalin islamist? Rusia? Kina? Amerikat? EU? Australis? Apo Azia?
    Ndersa nje situate e tille eshte me zona influence te qarta e te ndara. Edhe sikur Siris te vihej nen udheheqjen e nje lideri Islamist ai lloj regjimi nuk do te kishte fund ndryshe nga c pati lidhja e Muslimaneve ne Egjypt.

    Europa te mbledhi bythet edhe te tregoje se po e ndjejme me te vertete “The wind of change”

    1. edison says:

      raketa dhe avione moderne amerikane kane edhe sauditet dhe turqit, qe jane te interesuarit #1 ne kete mes. ti mbledhin te paret ata te ndenjurat e ta sulmojne sirine, pse ja kerkojne perendimit ‘te poshter’?

      1. Thika says:

        nuk po arrij t ekuptoj. Po barazpeshon Arabine me Europen? Sa konflikte ka zgjidh Arabia e Turqia?

        as edhe nje, perkundrazi vetem mund te kene hapur ndonje. EU dhe Amerika e Veriut jane superfuqi dhe si te tilla u takon atyreve qe tu japin zgjidhje problemeve dhe jo vendeve te tjera.

        Nje lider i vertete nuk krijon probleme, e as nuk i kundron kur ato shfaqen. Nje lider i vrtete u jep zzgjidhje porblemeve.

        NATO duhet ti japi zgjidhje situates e jo ta le ne dore ne Arabive, Turqive, rusive apo Kinezareve.

        1. edison says:

          qe arabet dhe turqit nuk e nxjerrin dot qimen nga qulli, kete e kemi marre vesh, po kur nuk nderhyjne vete te interesuarit, pse duhet te nderhyje amerika dhe europa? ato as nuk u sulmuan, e as nuk rrezikohen.
          apo mos tani, mbas gjysem shekulli akuzash dhe sulmesh terroriste, arabet duan qe amerika te behet polici i botes? ?
          perendimi nuk i shkon dot pas fillit tekave te arabeve, po te duan [munden] ti zgjidhin vete problemet e tyre sic i zgjidhin gjithe te tjeret, ne mos ti kishin bere vend me kohe amerikes ne ate rajon, tani eshte teper vone.

  7. Ateisti says:

    Jam dakort qe Asadi n.q.s ka perdorur arme kimike te marri denim shembullor. Por akama nuk eshte e sigurt qe regjimi i tij ka perdorur keto lloj armesh dhe ta nisesh luften me hipoteza akoma te pavertetuara mendoj se eshte shume e rrezikshme. Kjo eshte e para. E dyta qe nuk eshte me pak e rendesishme eshte se kush jane keta opozitare qe do vijne ne pushtet. Pa dyshim do ta shendrojne Sirine ne nje cerdhe te terrorizmit dhe dhe ekstremizmit islamist. Si talebanet ne Afganistan. Dhe ata u ndihmuan nga amerikanet per te ardhur ne pushtet.

  8. adi, suedi says:

    Nje artikull medioker i shkruar thjesht per inerci dha pa asnje lidhje me realitetin…. Ne fakt sic e permendi autori “ketu sulme na paskerkan sjelle ndryshime regjimesh”…Po i kemi pare sukseset e Afanistanit,Irakut,Egjiptit,Libise,etj..Sot atje mbreterojne vahabistet me jatagane neper duar te epshur per prerje kokash te cilet diskrkriminojne kedo qe nuk beson ne islam..diskriminojne femrat. Keto vende sot jane vatra te fashizmit islamik dhe qe te kerkosh zbritjen e Asadit per te hypur ne foqi vahabistet e Arabise Saudite kjo eshte utopke dhe naive. Sot populli Sirian po vuan sepse eshte futur ne nje kurth interesash gjeostrategjike mdis Arabise Saudite,Turqise,SHBA dhe Iranit,Rusise,Kines. Me e rndesishma te cilen autori nuk e permend fare eshte fakti qe po keta islamiket kane ngritur zerin kunder nderhyrjes se SHBA ne vendet e tyre apo e harruat skenat makabre te ambasadorit amerikane ne Tripoli i vrare barbarisht nga forcat rebele. SHBA ben mire te mos perzihet fare se vetem do ti perkeqesonte gjerat dhe do ta fuste krejt rajonin lufte.

  9. Shqipot murator shofera, rrumpallist neper bote si ca komentues ketu qenkan bere specialista te marredhenieve nderkombetare dhe politikes se jashtme :))) kenaqem me ta specialist midhiesh ! Lexoni ore drunj se erdhi fundjava dhe jeni lodh tu la pjatat tere javes! E zot I madh na ruaj nga budallenjt!

    1. edison says:

      ja kemi turkun e norvegjise specialist per politika islamike.

    2. adi, suedi says:

      Novegjez,duhet te kesh dy pare mend qe te kuptosh ato qe kam shkruar…Te debatosh me idiote si puna jote eshte humbje kohe per mua

  10. hana says:

    te gjithe e dine por hiqen sikur nuk e kuptojne,SHBA kashpenzuar Miljarda dollare per dstabilizimin e sirise por pa rezultat,dhe si gjithmon krijohet nje preteks si ne te gjitha luftrat si ne irak per armet e shkatrimit ne mase dhe gjeten trapin, si ne afganistan , si ne cdo lufte ne lindjen e mesme.Disa rezultate te meparshme per krime te kryera ne siri kane rezulruara se jane kryer nga rebelet qe shumica jane mercenare te ardhur nga vedet e tjera.Eshte momenti me kritik ne zgjidhjen krizes palestineze.Palestinezet duhet detyruar te pranojne oferta e izraelit sepse vendet qe e mbeshtesin po bien nje nga nje.Grushti i shtetit qe u krye ne egjypt ku u rrezua nje president i ligjeshem dhe me dhune armeve, u shtypen demostratat e drejta duke vrare pa dllim edhe gra edhe femij nga ushtria , perendimi me ne krye shba-ne bene di sa deklarata qesharake per te vetmen arsye sepse Morsi ishte kundra politikes se izraelit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje