Pothuajse çdo ditë, në shtypin shqiptar, do gjesh nga një titull që ka të bëjë me vendime të qeverisë në ikje të cilat merren në ngutje e sipër. Të tilla janë lejet koncesionare, transformim tokash nga fonde pyjore në zona karriere guri, tjetërsim të ndërtesave publike, ankande skrapi, importim plehrash, etj., etj me të cilat publiku është tashmë i njohur.
Të gjitha sa më sipër (përfshi dhe shumë të tjera) janë kryer pas 23 qershorit, datë në të cilën shqiptarët, masivisht dhe vendosmërisht, ndëshkuan pa asnjë mëdyshje partinë që i qeverisi për tetë vite me radhë. Dhe, i ndëshkuari më i madh qe ish kryetari i PD-së, njëherësh kryeministër në ikje, Sali Berisha.
Ndër faktorët që ndikuan tek vota kundër tij, ishin: modeli i përdorimit të pushtetit për interesa të ngushta personale dhe klanore, mungesa e transparencën në marrjen e vendimeve, babëzia për të shpërdoruar fondet publike, arroganca për t’u sjellë me pronën publike si të ishte pronë private, toleranca ndaj krimit dhe korrupsionit (veçanërisht e atij që kapte sferën e lartë shtetërore), e shumë të tjera që tashmë dihen.
Deri më 23 qershor, kjo mënyrë të qeverisuri ishte praktikë pune e qeverisë Berisha. Për atë, ky model, ishte më i miri, më funksionali, pra ai model që shqiptarët e kishin votuar dy herë. Si i tillë, ishte alternativa qeverisëse e kësaj partie edhe për një mandat të tretë.
Por, 23 qershori solli të madh e të vogël të politikës me këmbë në tokë, në realitetin ku jetonin shqiptarët e thjeshtë, në atë realitetin e prekshëm, por që s’mund të shihej brenda makinave dhe zyrave luksoze të cilat detyroheshin t’i linin një herë në katër vjet për t’iu gjendur pranë popullit.
Njëra forcë politike humbi dhe tjetra fitoi. E, deri në dorëzimin e pushtetit, është edhe një periudhë tranzitore (e stërgjatur), jo pak, po gati tri muaj.
Gjatë kësaj periudhe, normalisht, forca humbëse duhet të niste përgatitjet për të lënë me inventar gjithçka kish marrë në dorëzim këtu e tetë vjet më parë dhe, gjithçka që kish ndërtuar vetë po për këto vite. Por nuk po ngjet kështu. Në kushtet e panikut se, humbëm dhe s’do kemi më gjë në dorë, vijohet të merren vendime në dëm të pronës publike, të ambientit dhe vetë qytetarëve.
Vendimet e pas 23 qershorit, nuk janë thjesht (ashtu siç dhe duhet të ishin) në dobi të ruajtjes së parametrave të funksionimit të shtetit deri sa të dorëzohet pushteti, por janë vendime të dyshimta me po atë frymë shpërdorimi të pushtetit me të cilat edhe u ndëshkuan më 23 qershor vendim- marrësit.
Tashmë opozita e re do të përfaqësohet nga Partia Demokratike. Por, kjo parti, këtë detyrë që i dha elektorati shqiptar, nuk po e përdor që të kurojë sadopak imazhin e keq të saj. Të paktën, këto tri muaj që i kishin mbetur, të ndërronte modelin e të qeverisurit. Pra, të mos ripërsëriste ato gabime (e deri faje), për të cilat edhe u ndëshkua. Jo, ajo vijon me të njëjtin mentalitet, sikur asgjë s’ka ndodhur, sikur pas dhjetë ditësh do mblidhet po i njëjti Parlament që ish edhe përpara 23 qershorit dhe do zgjedhë po të njëjtin kryeministër.
Berisha duhet t’i kishte shfrytëzuar këto muaj, në mos për punë të mira, të paktën të mos kish bërë dëme të mëtejshme. Por, ai vazhdon të na tregojë, pa surpriza, se nuk është i zoti dhe as ka vullnet që të ndryshojë. Mbetet po ai që ka qenë, dritëshkurtër, abuziv e shpërdorues, deri në frymën e fundit.
P.S. Nëse dikush e vuri në dyshim krahasimin midis zgjedhjeve që sollën ndryshimin në vitin 1992 dhe atyre të vitit 2013, ka rastin ta vërtetojë më së miri, pikërisht në këtë periudhë tranzitore të ndërrimit të pushtetit.
THENIA E AMBSADORIT ARVIZU eshte me se domethenese dhe me se e vertete
FLM Z.ARVIZU
salepi eshte ndofta me i ligu nga te gjithe personazhet politike – diku lexova qe ligesia e tille eshte aq unike ne shembujt e vet sa do te cudiste edhe kriminelet e famshem ne bote. Ky ka arritur deri aty sa te ridenoje viktimat, vleresoje e gradoje e dekoroje kriminelet – mbroje te gjithe servilet dhe hajdutet e oborrit etj etj.
Po ju kujtoj psh ate kriminelin Sefgjini ate qe akuzohej se bashku me kriminelin e famshem gazidede (mallkuar qofte ate ku shkoi) per vrasjen e shqiptarit Remzi Hoxha – Salepi dhe Bode e emeruan Drejtor te Pergjithshem te Tatimeve ndersa gjykata me frike e denoi Sefgjinin me arrest shtepie dhe gazmorja dhe shembullorja ishte qe ky Drejtor ne ne vend te shkarkohej – filloi ti bente mbledhjet e DPT ne SHTEPINE e tij!!! A ka shembull ne bote si ky – vetem salepi dhe taborri i tij e benin kete.
Eshte shume mire qe gjithcka te evidentohet nepermjet shkrimeve dhe fakteve dhe ne ditet ne vijim; qeveria e re ashtu sic Ligji e kerkon: te ndeshkoje pa dallim te gjithe ata, qe kane abuzuar dhe vjedhur deri me tani duke shperdoruar kolltukun shteteror. Keshtu vendoset nje standart i ri per vendin dhe mbyllet njehere e mire kjo histori turpi per Shqiperine.
Përshëndetje zoti Ketro dhe komplimente për shkrimin tuaj tepër të goditur.
Po citoj vetëm një shprehje tënden ku me të drejtë shkruan se: E, deri në dorëzimin e pushtetit, është edhe një periudhë tranzitore (e stërgjatur), jo pak, po gati tri muaj.
Është pikerisht kjo periudhë kohore e tejzgjatur ajo, e cila u jep mundësinë pushtetarëve të ndëshkuar me votën e lirë, që para se të largohen me turp të bëjnë gjithshka që kanë ende në dorë për të zgrapur haptazi dhe pa kurrfarë kokëçarrje çdo gje me vlerë qe u del përpara duke menduar se janë pa zot.
Se për përvetësimin e paligjshëm të ndërtesave publike mund të përfundojnë pas hekurave kjo as që i shqetëson aspak. Duket se e ndjejnë veten tepër të sigurtë. Se ku e gjejnë këtë siguri në vetvete, dhe se nga e marrin një guxim të tillë edhe tani në prag të dorëzimit të pushtetit, kjo të bën t’i vësh gishtin kokës e të mendohesh thellë.
Sidoqoftë shpjegimin e kësaj pikëpyetje koha do t’a vërtetojë jo më vonë se fundi i vitit. Atëhere të gjithë ne do të jemi dëshmitarë të një realiteti, për të cilin gjithkush nga ne do të jetë në gjendje të japë vlerësimin e tij, për atë se sa ndershmëri dhe zgjuarsi politike do të kenë treguar deri në atë kohë përfaqësuesit e mbi një milion votuesve.
Do të shohim dhe se me sa përkushtim do të punojnë ata, për t’i shpërblyer votuesit e tyre jo vetëm për mirëbesimin, por edhe për t’i mbajtur ata gjithmonë pranë vetes për votimet e ardhshme.
Edi Rama, po te jete i zgjuar dhe i vendosur per te denuar korrupsionin duhet, ne momentin qe dekretohet qeveria e tij, te zevendesoje presidentin , tu heqi pasaportat diplomatike te gjithe pjestareve te qeverise Berisha, tu bllokoje asetetet dhe the filloje menjehere hetimet. Por … koha do ta tregoje.
Duhet të qartësohetË NË SE ISH QEVERIA EVIDENTOHET ME FAKTE PËR TRADHËTI TË LARTË KARSHI ATDHEUT DUHET BËRË NJË PASTRIM Radikal i tipit të revolucionit paqësor. Ndrzshe për pak kohë banda e ashtuquajtur e djathtë sërbe shumë shpejtë bacën e gegëve do ta shpalli mbret dhe do ekspirimentohet krimi gelbesian.
Kjo tendence e tij, nuk lidhet vetem me karakterin e tij, por me misionin qe e futen ne politike. Do vije nje dite dhe letrat do te hapen qe nga 1991 deri sot. Po ti besh nje analize te mirefillte, ai dallohet nga nje megalomani keqberese. Faktet tregojne vet. Dy here la pushtetin dhe ne te dy heret shqiptaret u ndodhen me keq sec ishin. keto jane fakte. Aresyeja eshte e thjeshte ,se te dy protagonistet e politikes shqiptare si nano dhe berisha, ishin gatuar nga e njejta guzhine, dhe vune ne perdorim skemen: vjellim dhe ne dhe oborri yne ,dhe nuk denohemi. Kjo solli korrupsionin e madh ne shqiperi. Drejtesia duhet bere, qe te behet mesim per te ardhmen kushdo qofte ai. Shteti garipat qe moren pronat dhe bisnesin me force i shtyp me forcen e ligjit.
Eshte fatkeqesi qe dy forcat politike kane dhene konsensusin per te miratuar kete tranzicion fatkeq ,fatura e te cilit rrenon qytetaret.Eshte detyre prioritare e qeverise se re, te ndeshkoje te gjitha babezite qe ka bere dhe vazhdon te beje kryebanditi sali berisha,ne te kundert sovrani nuk do e fale qeverine se ciles maksimalisht i dha votbesimin dhe prej se ciles pret Rilindjen e vertete.