Ja pse duhen edhe sociologët zoti Bogadani...

27 Gusht 2013, 18:42Blog TEMA

Nga Elvana Shehaj  

 

Tek lexoja në faqen online të një të përditshmeje qëndrimin e deputetit demokrat Gerti Bogdani lidhur me konferencën mbi territorin të zhvilluar nga qeveria e ardhshme, ku shprehte çudi për përfshirjen e artistëve dhe të sociologëve në implementimin e projektit të rilindjes shqiptare, më erdhi vërtet keq që një pjesë e shqiptarëve përfaqësohen nga individë të tillë të keqinformuar rreth funksionimit të shoqërisë. Në këndvështrimin e sociologes, ky qëndrim i Bogdanit më nxiti që t’i shkruaj një letër të hapur dhe nëpërmjet saj ta informoj se cili është roli i sociologëve(të vërtetë) në zhvillimin e një shoqërie(mendoj që e jona ka nevojë urgjente të kurohet).

Para se të përpiqem t’i  shpjegoj deputetit Bogdani se cili është roli i sociologëve dhe i artistëve, dua t’i kujtoj disa fakte historike të shoqërisë njerëzore. Modelimi i demokracisë së parë që njerëzimi ka njohur, asaj të shtetit antik të Athinës, u bazua mbi parimet e filozofëve dhe dijetarëve të atëhershëm, të cilët në krijimtaritë e tyre e kanë shfaqur veten edhe si artistë, edhe si sociologë. Më pas kemi lëvizjen kulturore dhe artistike, e cila lindi në Itali në shekullin e XIV dhe më pas u shtri në gjithë Europën deri në shekullin XVII, lëvizje e cila u emërtua si Rilindje. Zoti Bogdani, ishte pikërisht inspirimi i këtyre filozofëve, shkrimtarëve, artistëve, piktorëve, skulptorëve dhe shpikësve, të cilët projektuan dhe modeluan shoqërinë e vendeve perëndimore të zhvilluara dhe ekonominë e tyre. Po ashtu, ishin rilindasit shqiptarë, ata të cilët i dhanë shpirt e frymë shoqërisë sonë që të kërkojë e të mundësojë shpalljen e mëvetësisë më 28 Nëntor të vitit 1912. Më vjen keq që një student i Universitetit Politeknik të New York-ut, i cili ka jetuar në vendin me demokracinë më të zhvilluar në botë, është kaq i painformuar për rolin e artistëve dhe të sociologëve në zhvillimin tërësor të një shoqërie. Shqipëria  ka nevojë urgjente për një analizë sociale zoti Bogdani!

Së pari, po ju kujtoj çfarë studion sociologjia? Me pak fjalë, sociologjia është studimi shkencor i shoqërisë njerëzore, i grupeve të ndryshme sociale. Thjesht po ju argumentoj pse ky vend ka nevojë për sociologë, për një analizë të thellë të problemeve sociale.

E shikoj mjaft imediate krijimin e një diagnoze për kurimin e shoqërisë shqiptare dhe më mire se sociologët e sociologjia, nuk mund ta bëjë asnjë shkencë tjetër. Kjo, pasi objekti kryesor që sociologja studion, është vetë shoqëria njerëzore dhe gjendja e saj.

Shoqëria shqiptare ka probleme të mëdha kulturore, ekonomike dhe politike, por pak nga ju politikanët flasin për problemet sociale të këtij vendi, ndryshimet e thella që solli tranzicioni politik, hapja e vendit drejt globalizimit,  kontakti me kulturat e tjera, ku si rrjedhojë ndodhën edhe ndryshime të forta sociale. Shoqëria jonë nuk gjendet vetëm në një udhëkryq, por më keq, ndodhet në një situatë kaotike, të pashpresë. Përditë mediat informojnë numrin e lartë të vrasjeve(specifikova këtë të parën, pasi ato marrin jetë njerëzore dhe ne sociologët e konsiderojmë si gjënë parësore jetën e njerëzve). Është humbja e arsyetimit dhe vetëgjykimi që bëjnë njerëzit për shkak të mosfunksionimit të shtetit ligjor që i çon drejt vrasjes së vëllait apo fqinjit për një copë tokë, apo për një fjalë fyese nga një mik në gjendje të dehur. Një tjetër plagë e shoqërisë shqiptare, e cila ushqehet po me jetë njerëzish dhe sa vjen e rritet, është ajo e vetëvrasjeve, ku njerëz të dëshpëruar, të cilët gjenden të braktisur nga strukturat sociale dhe ato shtetërore e inegzistenca e tyre, vetëflijohen. Vështirësitë ekonomike, papunësia, dhuna në familje, diversiteti i mentalitetit  shqiptar në të gjitha shtresat e shoqërisë janë problematika që shqetësojnë gati gjithë familjet shqiptare. Baret dhe lojrat e fatit janë të mbushura plot nga meshkuj alkoolistë dhe të papunë, të detyruar nga kushte ekonomike dhe mospërballimi i këtyre ndryshimeve sociale – kulturale, nisin të transformohen në mostra për familjet e tyre, në dhunuesit e bashkëshortes, të fëmijës e të prindërve. Ndërsa gruaja shqiptare e braktisur dhe e përbuzur, tenton të çojë përpara familjen në këtë shoqëri pa formë e pa rregulla loje, ku ligjin e bën “i forti” apo drejtuesit politikë, ndërsa të tjerët janë kthyer në thjesht  “skllevër modernë”. Ne sot kemi më shumë se gjysmën e nxënësve analfabetë funksionalë dhe nuk duhet të harrojmë se janë ata që do të ndërtojnë të ardhmen. Praktika botërore ka treguar gjithmonë se padituria të çon drejt errësirës dhe prapambetjes. Gjatë këtij tranzicioni të gjatë 22 vjeçar janë prodhuar mediokër të cilëve u është dhënë “shansi” të jenë drejtues apo politikanë “kukulla” në shërbim të një grupi të caktuar social, që me anë të këtyre “instrumentave” shfrytëzon gjithë pjesën tjetër të shoqërisë. Në sistemin demokartik shoqëritë civile, shoqata të ndryshme, sindikatat e ndryshme janë funksionale, por në vendin tonë ato ngelen  informale.

Zoti Bogdani, duhet ekspertiza e sociologëve që të dalin në pah plagët e shoqërisë sonë dhe të gjenden kurat e shërimit të tyre. Janë sociologët ata të cilët evidentojnë se ku ka më shumë nevojë për ndërhyrje dhe ndihmë në trupin e shoqërisë sonë, ku gati çdo qelizë e saj nuk është e shëndetshme. Kjo, pasi gati gjithë shqiptarët sot nuk janë të kënaqur me jetën që bëjnë dhe pjesa më e madhe e tyre duan të largohen nga Shqipëria.

Zoti Bogdani, këto janë disa nga faktet që jo vetëm një sociolog i percepton, por edhe një qytetar i zakonshëm, e më vjen keq se një deputet i Kuvendit të Shqipërisë nuk paska fare kontakt me shoqërinë e vendit ku jeton, apo të paktën me elektoratin që e ka zgjedhur. Nëse vërtetë zgjedhësit tuaj jetojnë kaq mirë, nëse janë kaq të lumtur, atëherë na i thuaj ku janë, që ne sociologët të vijmë e t’i studiojmë, pasi ndoshta elektorati yt e paska gjetur pa e kuptuar kurën(një mrekulli që s’mund të ketë ndodhur).

Në fund dua të të sqaroj zoti Bogdani se jemi ne sociologët që pasi e studiojmë në tërësi shoqërinë dhe sjelljet e grupeve të veçanta nga të cilat ajo përbehet e deri tek individi, analizojmë dhe bëjmë ekspertizën e faktorëve që kanë ndikuar në përqasjen e kësaj forme, në kërë rast të shoqërisë shqiptare, që ngjan me një organizëm të sëmurë në çdo ind të sa). Jemi ne sociologët që pasi bëjmë analiza të thella shkencore, sugjerojmë se cilat mund të jenë zgjidhjet për shërimin e këtyre plagëve, duke marrë parasysh edhe precedentë të tjerë të ngjashëm dhe studime të bëra nga shoqëritë me demokraci të zhvilluar. Jemi ne ata të cilët mund dhe duhet të bëjmë rolin e mjekut-ligjor të shoqërisë shqiptare dhe duket se ju zoti Bogdani frikësoheni se mos rezultoni të jeni pjesë e krimit që është bërë mbi këtë shoqëri.

*Siciologe, diplomuar në Universitetin e Trentos,  Fakulteti Sociologjisë

28 komente në “Ja pse duhen edhe sociologët zoti Bogadani…”

  1. Pena says:

    Ja nje pergjigje dinjitoze,por……per nje njeri qe nuk e meriton.

    1. Norvegjezi i Ballkanit says:

      Dear Elvana,

      OBVIOUSLY, Gerdi ngaterron sociologet me socialistat ?

      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/08/presidenti.html

    2. Euro Maloku says:

      Gert Bogdani ka nevoje per neuro-psikiater…psh te shkoje ca kohe ne Elbasan apo ne Vlore me duket kane sherbime per te

    3. Epiri says:

      Bogdani ne Sllavisht(rusisht serbisht bullgarisht etjetj) perkthehet ne Shqip ZOTERIU, BOG=ZOTI i Madh, por nga Mbiemri edhe pse ne Sllavisht nuk ke Trasheguar asgje mor djal. Je thjesht 1 Servil, Lajkatar, Bythlepires, Legen etjetj, behu BURR e thuaj 1 her ate qe mendon mo njeri, mos lexo PACAVURE qe ti japin Shpellaret per ti lexuar, thuaje 1 Her ate qe PIKERISHT TI MENDON BEHU burrrr SA SESHTE VON.

      1. Thika says:

        Ke njoft nojer ndonje sllav qe nuk eshte Servil?

    4. pajtim says:

      Meriton te shkoje per stazh ne Peqin

    5. Konica says:

      Kur nje profesion duhet te argumentoje existencen e vet ne nje shoqeri te caktuar tregon se ketij profesioni ose s’i ka ardhur koha, ose pretendon pak me shume se c’eshte ne te vertete. “Domain” e filozofeve dhe sociologeve eshte e mire percaktuar ne boten e qyteteruar….diskutime te tilla ne shqiperi ngjajne me “rishpikjen e rrotes”.

  2. gent says:

    Tema, ju lutem redaktoni shkrimet perpara se ti beni publike.

    1. Pelasgian3 says:

      Pse, nuk e kuptove ti?!..Lere ironine se s’ka vend

  3. Tironci says:

    Ah moj moter e uruar, shkruajte goxha bukur, por kujt ja shkruajte nje cope nallbani qe ka studiuar ne new york, i ka harxhuar parate per hicgje. shul ka vajtur lloz eshte kthyer.
    Gerta me shume se kurrkush tjeter ka nevoje per sociolog dhe psikolog, qe te kuptoje se sa here qe del nuk i flet goja por byca.

  4. dritani says:

    Elvana nje verejtje miqesore. Jo gjithkujt duhet t’i ktheni pergjigje.
    Sigurisht te painformuarit kane nevoje te ndricohen por kjo vlen vetem per mendjehapurit.
    E kam te veshtire ta besoj se eshte e aplikueshme per nje individ te dale nga breket e Saliut.

  5. esi says:

    Mire moj motra, mire, vec shkruaje shqipen sakte se paske edhe diplome

  6. Ustai says:

    Nje mesim i mrekullueshem,brilant sidomos per ata qe e dine por nuk i lejon corba qe kane ngrene ta pranojne.

  7. xha Jaho says:

    “Asnjëherë nuk duhet nënvleftësuar forca e marrëzisë njerzore” Robert A. Heinlein

  8. myzeqari says:

    O Gert Bogdani o i biri Mehmet Bogdanit nga fshati Plyg i Fierit ore ne qe te njohim se kush je na vjene per te vjelle kur te shohim qe del ne televizion e gazeta. Shiko se ke ca kushurinj ti ca hundderra qe i ka veshur Imami ushtare profesioniste ne Mbyet te Fierit merri dhe ata dhe qerohu njehere e mire se ti je bajge ore. Po keta qe nuk te njohin mund te mendojne ndryshe kurse ne qe te njohim ty dhe fisin tend na vjene rende te shohim surratin.

    Ti je uturaku i Berishes dhe i Lul Bashes se Basha te ngriti ty more kurve e vogel.

  9. Ti ~~~Elvana ~~~ ke bere nji replike te shkelqyer.Por ,mos u merr me keta bajga.Keta e dine shum mire se cfare gallate kane bere deri tani me politiken serbe ,dhe ndjehen te dhjere !Leri ,kalli daten muterve !

  10. eksperti says:

    te diskutosh me grupin e shpellareve keto tema eshte sikur tu diskutosh tema te tilla psh: dielli ka pas lind tek shpellat e Vicidolit ne antikitet!

  11. SADIU says:

    Mundesishte mereni dhe kuroje tek grupi tend i sociologeve se gjyna eshte djal i ri, dhe kur te vere ne moshen e Saliut do te kete mbaruar me keq se ai

  12. Haxhiu nga Selita says:

    O Elvana, ti shpjegosh Gerti Bogdanit se cfare eshte sociologjija eshte si te besh kaligrafi ne b….n e majmunit. Kelyshe te tille nuk duan artikuj shpjegues por ti rahesh me shkop.

  13. mirel says:

    O elvana, mos ngaterro sociologjine me filozofine
    Sociologet jane per te rehabilituar psikopatet dhe kriminelet qe abuzojne me teorite “sociale”
    Mund te kene nevoje grate e abuzuara apo spitalet, po jo qeveria

  14. ngaartistet says:

    Gjynah ky Gerti….me sa duket nuk e ka pare akoma Firencen…nje qytet plot vepra arti qe ka mbetur krejt i “pazhvilluar”…bejini ndonje bilete gratis per vizite ne Paris apo Vjene, qytete qe kane qene vendi ideal i jetes se artisteve dhe do shikoje se sa te “pazhvilluar” kane mbetur. Bejani kete te “keqe” aman…se mbeti ne udhetim vatje ardhje Tirane Bathore Tirane

  15. rapatushi says:

    Me sa duket Bogdanin a ka pare Amerika e jo ai Ameriken, sic thote populli

  16. elida says:

    Nëse do të ishte roli i psikologut për individin apo sociologu për shoqërinë në një nivel me vendet e përparuara sali berisha dhe shumë pseudo politikanë nuk do të figuronin në jetën politike.Madje saliu nuk do të lejohej as të ushtronte profess.e mjekut me simptomat psikopatike që ka.
    Por një popull në injorancë bën të mundur të mbijetojë krimineli

  17. Labi says:

    Është gjyna nga Perëndia që një djalë i lindur e rritur në qytet të katandiset në shpellar si rezultat i karjerizmit dhe servilizmit të tij ekstrem. Një e met kjo që në fund të fundit rrjeth nga defiçenca e tij intelektuale megjithëse ai paraqitet me “kullturë” perndimore. Për mendimin tim kjo ka ardhur sepse në stanin e hajduteve ku ai benë pjesë janë mbledhur vetëm llumi i këtij kombi.

  18. racionali says:

    Faleminderit zonja Shehajper perpjekjen qe beni per emancipimin e shoqerise dhe ndyshimin imediat rrenjesor qe kerkon vendi yne.Persa i perket Bogdanit dhe te gjithe Bogdaneve te tjere,mos u lodhni,pasi ne mendje me vijene fjalet e artistit te madh Roland Trebicka qe tha:”Ja tha,ja tha,po kujt ja tha”.Bogdani,Erlat,Majlindat,Laurat dhe te gjithe te “Lauruarit” e dine se c,eshte Sociologjia ne menyre teorike,pasi ne praktike,keto njerez,jane pa integritet,pa dinjetetin e nevojshem,keto njerez jane te tredhur,trembur,frustruar,te tunduar nga paraja dhe vendi i punes,prandaj nuk arrijne te kuptojne realisht,se ka ehde nje menyre tjeter te kuptuari dhe vepruari me dinjitet dhe ndershmeri.Oxsfordi,Hawardi….dhe te tjere vende te dijes,eshte ku njeriu mund te marre nje “Diplome” dhe kaq,nuk jane vendet dhe universitetet qe i bejne njerzit, por jane njerzit ata qe bejne kohen dhe vendin me pragmatizmin dhe sjelljen e tyre.Keto njerez,jane te mjere,sepse po ti pyesesh ,E bejme per buken e gojes te thone.Kafsha ushqehet mire ne Kopshtin Zologjik,por kafsha nuk eshte i lire zonja Shehaj.Pershendetje

  19. Sherifi says:

    Saliu, nuk ka simptoma psikopati, moj Elida, ai është krejt psikopat…

  20. bato says:

    Ju lutem, zonja sociologe, mos e fajsoni kaq rende nje nga yjet e politikes shqiptare se ka studiuar ne perendim i biri i botes, por… a ka studiuar vertete apo ka punuar kamarjer ne Amerike, a di cdo te thote sociolog apo i ka shplare trurin Doktori , nuk dihet. Mos e qortoni kolopucin e KOP-it se keta vica na groposen per 20 vjete duke komanduar me dhune nje komb te tere. Mos harxhoni kohen me keta servila qe edhe ne se dine dicka, i mbajne syte nga ai qe i ka vene ne rrjesht, sic vinte Enveri hekuranet, palet, simonet etj.

  21. Aleksandër Matrënga says:

    ky bogdani eshte nje kone qe leh tere diten tek lesa e ugarit,nqs eshte edhe djali memet bogdanit atehere dyfish shume keq sepse i ati ka qene drejtues ne komunizem dhe me emer te mire,jazek i qofte.saper sociologjin ai e ngaterron me socializmin ,nuk e njeh mire gjuhen shqipe.I pari qe i duhet dhene nje trajtim psiko terapiko-sociologjik eshte ky dhe ajo sociologja me mbiemer Dume,apo laura dhe majlinda e plote zoga te pd ,se edhe keto flasin kodra pas bregut.Eshte turp qe ky popull paguan keta monstra me taksat e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje