George Clooney kishte vendosur të vinte në festivalin ndërkombëtar të filmit dokumentar “Dokufest”, që u mbajt në Prizren. Ai u pa fshehurazi në një nga lokalet e këtij qyteti, pa protokoll, madje i shoqëruar nga kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë Edi Rama, i cili me gjasë kishte ardhur t’i marrë një nënshkrim Clooney-it.
Sikur të kishte kaluar rastësisht ndonjë regjisor apo producent i ri atypari, me siguri se do t’i bënte ndonjë ofertë për sezonin e ardhshëm, ta zëmë për të luajtur në ndonjë film në Hollywood. Në fakt, Clooney që po rrinte në çajtore të Prizrenit ishte kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, të cilit i duket vetja se i përngjan aktorit amerikan Clooney. Së paku kështu para disa vitesh kishte shkruar një mbështetës i tij mediatik derisa po e shoqëronte në një vizitë në Washington.
Në fakt, Thaçi kishte ardhur në qytetin të cilin e ka shkatërruar me persona të përfshirë në korrupsion, e të cilët kanë probleme me ligjin. Njëri ndër ta është vetë kryetari i komunës, një kuadër si kukull prej dylli, i cili, me sa duket, viteve të fundit e ka pasur mision t’i rrjepë e vjedhë qytetarët e Prizrenit. Ramadan Muja, kryetari i Prizrenit, ishte i zgjedhuri i Thaçit.
Një kryeministër që e ka shkatërruar dhe vjedhur një qytet me mekanizmat pothuaj mafiozë të partisë së tij nuk e kishte vendin në festival, as si vizitor madje. Në Prizren ishin tubuar artistë, regjisorë, producentë dhe aty po shfaqeshin filma e dokumentarë që demaskojnë të keqen, krimin, korrupsionin, mafien, padrejtësitë.
Dhe derisa shfaqeshin këta filma, në qytet i shfaq shkaktari i pjesës më të madhe të të këqijave të Kosovës, George Clooney i rrejshëm, ai që për ta kompensuar prapambeturinë e vet i bart këmishët me monogram (H.TH.) dhe i lut këshilltarët e tij ta fotografojnë në avionin e liderit turk Rexhep Taip Erdogan.
Kryeministri i Kosovës e kishte gabuar ditën për të vizituar “Dokufestin”. Atij i ka ikur një dokumentar, i cili tregon realitetin e Kosovës, e cila është kapur nga krimi dhe korrupsioni. Një realitet i shfaqur me fakte, i cili tronditi të pranishmit. Në Kosovën e cila pretendon të bëhet pjesë e Evropës, janë kryer shumë krime, mes tyre edhe trafikimi ilegal i organeve njerëzore.
“Tales from the organ trade” është një dokumentar prej 82 minutash, të cilin e solli regjisorja Ric Esther Bienstock. U ofruan me këtë rast shumë detaje për trafikimin ilegal të veshkave nëpër botë, sidomos në vendet e varfra të kapura nga mafia. Në atë dokumentar në fokus ishte edhe Kosova me shumë fakte për të, si vend i kapur nga krimi dhe korrupsioni. Kosova krahasohej me Moldavinë, si dy shtete tashmë të kapura nga mafia.
Ky dokumentar, një produksion kanadez, shfaqej në mes të Prizrenit në kinemanë e improvizuar mbi lumë, ku ishin të pranishëm vizitorë nga mbarë bota. Dokumentari solli fakte që po mohohen në Kosovë. E shikuesit e huaj ndoshta nuk e dinë se mjekë të përfshirë në këtë skandal ende punojnë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Xhirimet ku flitej për Kosovën dhe rastin e famshëm “Medicus” mbi tregtinë ilegale me veshkë, ku kanë qenë të përfshirë ndërkombëtarë dhe vendorë, i mungonte një detaj: “lidhjet e krimit me politikën”.
Ndonëse në sy të të pranishmëve u servua një shtet, ku kriminelët pa problem kryejnë punët e tyre, aty ku me vite të tëra pa një “therrë në këmbë” është bërë tregti me veshka. Vetëm falë një prokurori të guximshëm të EULEX-it disa prej përgjegjësve morën dënimet e merituara derisa hetimet për nivele të tjera politike të afërta me George Clooney e rrejshëm po vazhdojnë.
Dokumentari fillon me burrin nga Amerika, që vjen në Kosovë për të gjetur shpëtimin duke marrë veshkën e një gruaje nga Moldavia, e cila është paguar vetëm 12 mijë euro dhe dhjetëra mijëra të tjera janë futur në xhepat e kriminelëve, të afërt e të largët me pushtetin e tanishëm. Kosova radhitet në këtë film me vendet ku ka lulëzuar kjo tregti. Ajo çfarë nuk e mësuan të pranishmit ishte se spitali tashmë i njohur e famëkeq “Medicus” është pronë e njerëzve të afërt të George Clooney-it të Kosovës.
Pune korakesh
Gorgeous Arbana xxx
Kane nevoje per tragjedi ata,c’tu besh,e kane si aperitiv,
si nje shkeputje nga realiteti.
Nga Turku u shkon lodra ju Elinasve. Gamisu ti dhe Turku bythqire Grek shkerdhat.
Nuk po e kuptoj autoren ne kete shkrim; ben politikanen apo gazetaren. Jane dy gjera krejtesisht te kunderta.Po kuptoj se nuk e ka fare haberin ne kete mishmash qe ka shkruar. Sa per sqarim autores: ne se ke mare persiper qe te besh lajm moj vajze nuk ke pse te besh komente ti personalisht ne se eshte mafioz iks person apo tjetri. kete duhet qe ta thote dikush tjeter te cilit ti duhet qe ti referohesh, pra, mos mbroçkullit si nje pele e leshuar ne livadh. Misioni i gazetarit eshte te percjelle lajmin se çbehet ne rastin konkret aty ku edhe ti je e pranishme dhe se kjo mund qe te ilustrohej edhe me ndonje prononcim drekjtuesi te atij evenimenti. Por me sa duket ti personalisht paske mellefe dhe merr persipet qe te thuash pikerisht ato qe i zbardh gjykata. ne nje shtet ligjor veprojne ligjet dhe ti qofsh kush mund qe te jesh nuk ke aspak te drejte qe te etiketosh dhe te akuzosh çte te kape marrezia jote prej nje paranojake te semure. Ne se flet si politikane, jepi, jepi…per silazh
Mendoj se redaksia e gazetes Tema per te cilen kam shume respekt, nuk duhej qe ta percillte kete shkrim inatçor prej nje mendje qe eshte realisht ne nje agoni neurozash.
Nuk me lidh asgje me personazhet e tu dhe madje as qe i njoh dhe as qe i kam njohur. Jetoj prej 15 vitesh ne bregun tjeter te oqeanit, dhe dikur kam bere edhe gazetarin ne shtypin e Tiranes.
Or i mencur qe ke qene gazetar dikur dhe je pertej oqe-b=anit! Eshte opinion or idiot qe mendon se di dhe nuk di asgje, dhe ne opinion mund te thuash cfare te do qefi!!!!!!!!!!!!!! Ik laj koken tashti qe te te qrtesohet.
Albana, si gjithmone e ke penden te forte. Vazhdo moj cupe se na ben krenar. Shprehe opinionin tend e thiaj gjerat si jane!
Ju pershendes per shkrimin! Nuk e njoh dhe shume pak kam lexuar apo degjuar lidhur me kete ceshtje, por , ajo qe me ben shume pershtypje eshte karakteri i politikaneve tane qe, edhe pse imazhi i tyre ve ne pikepyetje imazhin e vendit, nuk bejne tutje. Po marrim te mireqene pafajsine e ketij njeriu; me thoni , a do vazhdonte ta drejtonte qeverine nje patriot qe interesat e vendit i ve mbi ato personale ne rrethana ku figura e ti permban kaq pikepyetje?Vetem politikanet tane e zoterojne aftesine per te qene kaq te paskrupullt dhe per te vazhduar karrrieren e tyre me cdo cmim.