Në histori tregohet rasti kur N.Bonoparti gradoi një gjeneral të tij. Pas gradimit e pyeti sesi ndjehet. Ai u përgjigj se ndjehej shumë herë më i fuqishëm dhe më i motivuar si ushtaraku më i mirë në hirearki. Bonoparti ia ndërpreu fjalën: mos u nxito, asgjë nuk ka ndryshuar tek ti. Të kam dhënë një copë argjendi mbi spaleta, por kokën nuk ta kam ndryshuar. Është ajo që ke pasur dhe do ta kesh me dhe pa gradime.
Ky rast përmendet shpesh në politikë kur analizohen raportet midis karrierave të rastësishme politike, atyre që quhen aksidente politike, raste kur një emër krejt i panjohur, pa ndonjë meritë, pa ndonjë cilësi dhe pa ndonjë pritshmëri gradohet/emërohet në një post të lartë publik. Në shumë prej këtyre rasteve nuk ka rëndësi CV-ja dhe as nevojat e vendit sa kanë rëndësi tregues dytësor të individit, raportit të tij personal me udhëheqësin, bindja dhe besueshmëria e tij në shërbime. Sa më pak demokratike të jetë një shoqëri aq më shumë gjenden raste të tilla. Të shumta kanë qënë dhe janë raste të tilla edhe në praktikën shqiptare qeverisëse, në secilin regjim dhe sistem politik, – një tregues i distancës ende të thellë në mentalitetin shtetëror dhe kulturor të elitave sunduese në Shqipëri.
Në tranzicion, edhe pse në pakicë, ne kemi parë emra që janë përfshirë nga politika dhe kudo, jashtë apo brenda saj, kanë krijuar identitet, kanë imponuar respekt, kanë pasur arritje në politikë, ose në fushën e tyre profesionale, kanë dhënë diçka pozitive dhe në çdo kohë, kanë ditur të sugjerojnë mendime e rrugët më të arsyeshme të vendimmarjes. Krahas saj kemi pasur një pjesë zyrtarësh politikë pa gjurmë publike e institucionale në aktivitetin e tyre, të aftë të vegjetojnë pa bërë asnjëherë diçka konkrete, por të aftë të mos shndërrohen në headlinë negative në media, apo të ruajnë një profil të ulët publik, pa kosto personale në raste krizash ose rotacionesh politike.
Por ka ekzistuar edhe një pjesë politike krejt aksidentale, e fryrë, e krijuar nga rastësitë dhe njohjet politike, pa merita profesionale dhe as publike, e gatshme të mbijetojë në çdo rast duke përdorur çdo mjet dhe çdo çmim, militante dhe ndjekëse e bindur e urdhërave të shefave politikë. Kjo kategori politike përbën një nga modelet dhe mitet më negative të tranzicionit, një shprehje e dukshme e nivelit parademokratik dhe standardeve minimale të kulturës politike e profesionale të rrethit më të ngushtë vendimmarrës në politikë.
Në periudhën komuniste patën Byronë Politike, e cila dominohej nga figura të tilla periferike, të cilat për shkak të pushtetit, postit, forcës së shtetit, njehsimit me ligjin dhe promovimit nga shefi i tyre, befas u bënë grupi më i frikshëm dhe më i pushtetshëm në Shqipëri. Nuk ka rëndësi nëse ishte shofer apo karrocier, mjelëse e dalluar apo veteran besnik, – rëndësi ka se ata ishin “të përzgjedhurit” dhe fama e pushteti i tyre u rrit si në përralla, nga askushi dhe anonimati në gjithçka, në pushteti i vetëm mbi tokën shqiptare. Kur ndodhën ndryshimet politike më 1990 dhe ky grup e humbi pushtetin, publiku pati rastin t’i njohë ashtu siç nuk i kishte imagjinuar kurrë: një kastë politike e vjetër, injorante në formim politik, e paaftë të drejtojë apo mendojë, pa lidhje me realitetin, pa sensin e masës dhe përgjegjësisë, pa integritet personal dhe politik, tërësisht qesharake dhe anakronike. Ata që deri dje me një lëvizje të dorës ose një fjalë të vetme merrnin jetë të pafajshme tani u shndërruan brenda pak muajsh në personazhe humori, njerëz poshtë nivelit mesatar të inteligjencës, drejtues pa konceptet minimale të shtetit dhe kastë pa asnjë mbështetje publike.
Miti i Byrosë ra ditën kur humbi pushtetin, kur publiku u përball me të verteta të mëdha rreth tyre. Mësimi i parë ishte sa fatlum aq edhe tronditës: fatlum sepse sistemi I vjetër ishte diskretituar aq shumë sa nuk do të kishte më shanse rikthimi, tronditës sepse të gjithë mësuam sesi injoranca kishte drejtuar për vite e dekada Shqipërinë. Ndaj sprova kryesore e tranzicionit, e partive të reja, e programeve dhe fushatave elektorale, e hapjes me perëndimin dhe garën për reforma ishte dhe mbetej, ndryshimi i cilësisë së udhëheqjes politike, rikthimi i dinjitetit. Kjo ishte arsyeja që PD, PS, PSD dhe parti të tjera politike të vitit 1991-1992 u bazuan kryesisht në botën akademike dhe universitare, kjo ishte shtysa kryesore për një marrëveshje të heshtur midis palëve për rotacion cilësor demokratik të pushtetit dhe krijimin e një sistemi sa më efikas të garës politike pluraliste. Në praktikë, fatkeqësisht, shpeshherë ndodhi e kundërta.
Në 23 vjet u bënë disa rotacione politike (1992, 1997, 2005 dhe 2013) dhe e përbashkëta e të gjitha këtyre momenteve është dhe mbetet zbulimi zhgënjyes: ata që deri dje ishin të plotfuqishmit, të paprekshmit, të pagabueshmit, ata ishin në fakt e kundërta, – të dobët, të paaftë, të korruptuar dhe në çdo cilësi të tyre edhe kërcënimi kryesor i sistemit politik pluralist. Miti i njeriut në pushtet, shkëlqimi i shpejtë i njeriut që ka pas median dhe turmat ndjekëse, paratë dhe fitimin, lirinë për të abuzuar dhe përvetësuar prona publike e private, privilegjin për të zgjedhur hobet dhe pushimet, shkollën e fëmijëve dhe karrierën e miqve të tij, etj, etj, u bë mit mallkues, kërcënues dhe konsensual.
Pothuajse çdo qeveri e tranzicionit ka pasur e vijon të ketë brenda saj figura komike pa asnjë cilësi politike pozitive, njerëz që nuk kanë profesion përveç shërbimit pa kushte ndaj shefit politik, kamikazë që shpërthejnë sa herë merren urdhëra dhe preken interesa. Përherë kemi parë sesi shefi politik emëron ndonjë emër si yll i fushës, apo personalitet të shquar, përbuz kritikat publike duke çuar në postet më me peshë emrat më pak inteligjentë dhe cilësorë, provokon qytetarët duke ricikluar karta të djegura politike që nuk e kanë në fjalorin e tyre fjalën “mendoj”, krijojnë kështu një sistem të kukullave ruse, figura imituese që lëvizin pa folur, pa menduar, pa krijuar një identitet dhe pa lënë ndonjë gjurmë pozitive në politikë dhe shoqëri. Dhe kështu, modelet e “Lalë Krosit” u bënë modele dominuese edhe të tranzicionit.
Kur ata kanë pushtet e përdorin atë, mekanizmat e tij të dhunës dhe privilegjeve për të krijuar rreth tyre aurorën e një identiteti politik të fuqishëm, mitit të pushtetit. Kur u heq pushtetin ata humbasin shkëlqimin, nuk kanë më asgjë, thjesht shfaqen vetvetja, ashtu siç janë, një zhgënjim moral dhe aksident historik. Duke mos pasur cilësi politike konkurruese, as intelekt politik dhe ndonjë koncept të pranueshëm për politikën kjo kategori ishte dhe është e gatshme ta kompensojë paaftësinë profesionale e politike me cilësitë që njeh dhe zotëron më mirë: elementët e dhunës, arrogancës, abuzimit, kërcënimit, shantazhit, etj. Ata jo vetëm nuk duan të ndryshojnë vetë, nuk e pranojnë ndryshimin dhe as kritikën, por janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për të mos ndryshuar as sistemin antivlerë, produkt i të cilit janë. Në çdo rast pasojat dihen. Humbje e madhe kohe, energjie, shansesh dhe pritshmërish për shoqërinë e shtetin shqiptar; kosto e madhe politike për vendin, zhgënjime të mëdha dhe detyrimin që qytetarët të vijojnë të votojnë KUNDER.
Kur ndodhin rotacione politike tipare e zhvillime të tilla dalin më në pah. Mitet fiktive të pushtetit bien brenda pak ditësh, publiku habitet me cilësinë e atyre që deri dje kanë besuar ose votuar, shoqëria zhgënjehet me ata që e patën drejtuar, shteti shfaq dobësi për shkak të cilësisë negative të keqqeverisjes. Dukuria po përsëritet edhe më 2013. Produkte aksidentale politike që deri dje, nga majat e pushtetit, ishin në garë për t’u vetshpallur Zot mbi tokë, i pari në gjithë kombin, hero kombëtar, zonjë e hekurt apo shembull frymëzimi për brezat, – brenda pak ditësh të ndëshkimit popullor me votë vetzbulohen, shfaqen ashtu siç janë, pa mendim politik, pa identitet, pa sensin e masës dhe përgjegjësisë, figura tragjike, anormale në sjellje e mendime, qesharake në deklarata e qëndrime, të paaftë të mësojnë nga demokracia dhe të papajtueshme me konceptin e rotacionit politik apo elitar.
Kushdo që përbën direct apo indirect pengesë në karrierën e tyre, qofshin individë, parti, grupime, media, biznese deri edhe shtete me rëndësi strategjike si SHBA, diplomat e politikanë perëndimorë, refuzohet dhe denigrohet, etiketohet dhe kërcënohet prej tyre. Dita e fundit e pushtetit është për ta fundi i botës dhe dita tjetër në një botë të re, është për ta e paimagjinueshme, ndaj nuk kursejnë asgjë dhe askwnd, – një tipar i konceptit dritëshkurtër dhe zhvleftësimit të politikës.
Ka ende nga ata që besojnë se rotacioni bën mrekulli dhe modele të tilla, aventurier dhe aksidente të tilla politike janë detyrimisht të evitueshme për të ardhmen. Faktet flasin ndryshe. Shumë prej tyre janë në parlament, në çdo krah politik. Shumë prej tyre janë aktivw në politikë, pasi “kanë pushtuar” dhe privatizuar parti politike. Aleanca e tyre është aleanca më e madhe dhe më e pushteshme në Shqipëri dhe vetëm një reformë institucionale dhe morale do të mund ta shpërbëjë atë, për t’i dhënë një shans real modelit politik ende të munguar të demokracisë funksionale dhe cilësore. Rotacioni është një shans, një mesazh, – mirëpërdorimi i tij mbetet provë dhe sfidë.
Për këdo që ende ka aftësi të mendojë tej vetes, është e dukshme se shoqëria jonë nuk ka nevojë për mite të stisura dhe projekte utopiste me superheronj. Ajo ka pasur dhe ka nevojë për politikanë të zakonshëm që nuk harrojnë se janë qytetarë, për shtetarë që shohin funksionin e tyre si privilegj e detyrim të dyfishtë publik dhe jo si pronë private, për demokratë që demokracinë nuk e shohin si kartvizitë pushteti të përjetshëm, por si një shans periodik gjykimi të lirë për punët dhe shërbimet e tyre ndaj vendit.
Pra ka nevojë për politikë me ide, vision, cilësi dhe aftësi, – tregues ende minorancë në vendimmarrjen politike shqiptare. Postet, privilegjet, lajkat e turmave militante janë si gradat e kolonelit që Bonoparti emëroi gjeneral. Ato merren, fitohen, dhurohen, këmbehen, blihen, mund të jenë aksidente historike, por në çdo rast ato nuk janë dhe nuk mund të jenë të përjetshme. Rënia është po aq e shpejtë sa ngritja, mitet e pushtetit kanë po atë jetëgjatësi sa vetë pushteti. Të përjetshme mbeten vetëm politika e mirë, vizionet dhe strategjitë, vullnetet dhe cilësitë, modelet dhe aktet konkrete, – një trashëgimi ende e munguar në shumicën e jetës shekullore të shtetit shqiptar, por sfidë përcaktuese për të ardhmen tonë të afërt dhe atë më të largët.
http://www.shqiptarja.com/analiza/2709/renia-e-miteve-te-pushtetit-173283.html
Me ne fund e kuptuat edhe ju zoti A.Krasniqi qe nuk mund t’ja hidhni me buthes me zanatin tuaj te krijimit te miteve.Ka shume te mira rotacioni,apo jo?
Mender-mitet jane tuajat more Afrim,juve jeni darovitur me parate e shqiptareve per t’i krijuar,me mediat tuaja klienteliste deri ne delir.Kujt i ankohesh zotrote per kete fakt,te neveritshem sa me ska?????
C’pune kane shqiptaret me mitet tuaja?????I vetmi shans i shqiptareve (fatkeqesisht qe ne kete vend nuk behen referendume)per tua dhejere sojin miteve tuaja,eshte nje here ne katere vjet.
Keshtu more Afrim gjeni pune tjeter,se nuk ja hidhni me dot bythes me krijime mitesh. TUNG.
Nje bravo te madhe nga ana ime. Por deri tani ku ishit
apo kishit ulur koken per favore vetjake.
Asgje te re nuk na the z. Krasniqi. Pervec 1 rreshti: reforme institucionale dhe morale. Na i shtjelloni pak me detaje keto perderisa jane shpetimi yne apo jo.
Jemi bere te gjithe experte semundjesh po asnjeri nuk merr vesh nga shendeti ne kete vend.
Une nuk e njof aspak zotin Afrim Krasniqi. E kam pare ne disa panele televizive. Me ka bere nje pershtypje shume te mire per edukaten e debatit, per qetesine dhe sidomos per argumentat qe bie dhe qe gjithmone i shoqeron me shifra. Ben dallim te madh nga publicistet qe jane aktualisht ne tregun shqiptar.
Nuk e di por Afrim Krasniqi ben pjese ne publicistet tane me te mire si Mero Baze, Edi Rama e ndonje tjeter.
Kam mendimin se demokracia e vertete qe, kerkon me te drejte zoti Krasniqi do kohe ne Shqiperi. Shifni ju lutem teatrin e turpshem politik qe luhet ne Itali. Tre shkalle gjyqesore ( maksimumi ) e kane nxjere Berluskonin se evasor fiskal dhe ka nje muaj qe Politika italjane ne vend qe te nxjerri vendin nga recesjoni dy vjecar merret me horrin Berluskoni.
Mendoj se, edhe ne shqiptaret duket ta kalojme kete semundje foshnjore ( e di qe kane kaluar 23 vjet) te demokracise. Demokracia nuk eshte mall eksporti. Ajo do kohe, do kohe se, ne radhe te pare duhet te ndryshojme ne mentalitetin si popull. Kuptohet se, populli e kaloi proven e pare te veshtire duke i dhene dermen horrave te pa afte te PD-se.
Pershendetje
Mbreme degjova te kishte fole per zgjedhjet e 23 qershorit nje nenkryetar i Partise Republikane, nje me mbiemer Deshati.Nje bash i dyti i Mediut.
A ka ndonjeri dijeni per CV e ketij nenkryetari?
Nuk kam aznje zili, do doja te ishte vertet nje nenkryetar AS. Po aman boll u tallet me kete popull.
Gjeni CV e tij dhe pasataj te gjykojme trute e MEDIUT e jo nenkryetarit.
KRASIQ JE NJE SERVIL I SHKALLES SUPERIORE, QE NE ATE DET TE RINJSH INTELEKTUAL DOLE NE KRYE VETEM SE ISHE SI PJESTAR I KLANIT. SKE GOJE TI TE KOMENTOSH, QE GJITHE KARIEREN TENDE E KE BAZUAR NE ZANATIN E BOJAXHIUT TE PUSHTETIT. NJEREZ SI PUNA JOTE BENE QE SALIU TE SILLESH NE KETE MENYRE ME POPULLIN SHQIPTAR. FALE TEJE ,SPAHIUT E TE TJERE QE ROPET SHQIPERINE,PRANDAJ LERENI TE TJERET TI DALIN ZOT VENDIT. MISIONI I JUAJ DHE I SHOKEVE TE TUAJ PER DEFORMIMIN E DEMOKRACISE MBAROI. SOT JENI NJEREZ TE TEPERT BILE TE NEVERISTHEM.
Bubu… Ky ishte komplet fshatar pa toke, dhe pasi u be spiun i saliut, fap, deputet, pastaj, iu trash qafa, pastaj u kriju miti i politikanit, politologut, kokes se madhe…
.he mo komentator ketu te TEMES –gjithmon beni kritikun , po KRASNIQI analizon mjaft mire , dhe po e kuptojme se edhe tranzicioni sjell dicka te re por gjithmon mitet e personazheve politik egsistojne —ato jane pjese e mentalitetit tone , por e rendesishme eshte qe te behen reforma te tilla demokratike qe personat politik te jene me integritet si kur jane ne pushtet dhe ne jeten e tyre normale—–sic thote MERO –presidenti yne kur nuk eshte ne politik e bene shume mire kamarierin , kur eshte ne politik e bene shume mire presidentin —a nuk e bente LENKA , shume mire mjelesen ne kooperative , dhe pastaj si antare e byrose ishte e shkelqyer—–
Afrim, te vlersoj pa mas! Shkoj analizave ma per s`shkurti, se po jetojm ne kohe digjitale gjanem…
Komentues te nderuar, z Krasniqi ka kapur nje teme interesante dhe e ka shtjedhuar kenaqshem duke vlersuar rotacionin e pushtetit e zhvlersimin e atyre qe pushteti kleptokrat kishte ngritur pa merite si rruge e natyrshme e zbritjes me kembe e toke . Nuk mendoj se ka gje te keqe ketu. Problemi nuk mendoj se eshte tek z Krasniqi por tek shoqeria shqiptareqe ku pa shuar akoma kultin e individit te diktatorit ringritem kultin e neodiktatorit te ri Berisha qe desh e coje shoqerine shqiptare per here te dyte ne katastrofe.
Shikoni me vemendje forumet shqiptare ne internet e natyrisht edhe komentet ne kete gazete online qe eshte padyshim gazeta me e lecuar ne internet.
Fare pak komente serioze e problematike apo qe hapin debate per emancipim e zhvillim ku pjesa dermuese e komentyesve me fjalor te ulet e fyes e mbas pseudonimesh tamam si ne kohen e flete rufeve te kohes se Enverit pa emer. Fatekeqesisht komentet nuk jane as te atij niveli pasi njerzit nuk guxonit te shpifnin e aq me pak te fyenin te tjeret.
Gazeta “Tema” padyshim qe ka luajtur nje rol te rendesishem ne cmitizimin e nje pushteti kleptoktat e hajdut ne me se pakti per 15 vjet dhe shkrimi i mesiperm ishte tamam ne kete vazhde. Nese nuk ke apo nuk di te thuash asgje sherbimi me i mire qe i behet shoqerise shqiptare eshte te heshtesh.
Do i beja thirrje menaxhusve te kesaje faqe online se liria e shtypit dhe fjales nuk ka asgjete perbashket me vulgaritetin .