Të dashur studentë, të çmuar kolegë, të dashur të diplomuar
Pyes veten nëse do të ngulmoni në optimizmin që keni edhe pas diplomimit, kur do të përballoheni me rroga të ulëta, me respektin e munguar kundrejt zanatit të mësuesit, me studentë ashiqare të painteresuar, me prindërit e tyre gjithmonë të gatshëm t’u japin të drejtë bijëve (anipse kështu i dëmtojnë), me shantazhet nga çdo anë, me përçmimin.
Analfabetë apo gjysëm- analfabetë të vërtetë, që sot thjesht e përcaktojnë veten si menaxherë, drejtues apo drejtuese emisionesh që, edhe pse injorantë, thonë se janë gazetarë dhe këngëtarë të tipit turbo- folk që vetëpërfytyrohen artistë, pa folur pastaj për, me radhë,drejtorët e artit, konsulentë financiarë, projektues produkti, administratorë zyrash.
Pas emrave të zhurshëm të këtyre profesioneve, fshihen shpesh mashtrues, të cilët, të paaftë për t’i qëndruar pas kohës që kërkon formësimi universitar, mendojnë se vlerësimi mund të fitohet me shpejtësi, duke ndërruar zanatet si të ishin çorape të pista.
Duhet të jeni krenarë për profesionin tuaj, i cili vihet në praktikë vetëm nëpërmjet studimit me këmbëngulje dhe zell, me vetëpërmbajtje, duke punuar ditë e natë, duke sakrifikuar shumëçka.
Mos lejoni që titullarët e shumtë të restoranteve, ndërmarrjeve, avionëve privatë, shtëpive luksoze, njerëzve arrogantë, mburravecë dhe vetëpërcaktues t’ju japin, ata juve, leksione mbi suksesin.
Mos ua lejoni sepse ju jeni PROFESORË, ndërsa ata pronarë metrash katrorë.
Përpiqen të zhvlerësojnë punën tuaj. Mos harroni që ju jeni rojtarët e dinjitetit të profesionit tuaj.
Titulli i profesorit fitohet me shumë mund dhe duhet të shpenzosh po aq lodhje duke e vazhduar të investosh në dijen mbi të cilën ky titull rri këmbëkryq. Jepni llogari për sjelljen tuaj edhe jashtë shkollës, pasqyrojeni në mënyrën sesi visheni, si raportoheni me kolegë, studentë dhe prindër.
Nëse ndjeni turp përpara vetë syve tuaj, do të ndjeni përçmim edhe në vështrimin e të tjerëve. Jini krenarë dhe me bindje në rolin tuaj, të vendosur që të studioni përjetë sepse ju jeni PROFESORË.
Duajini studentët tuaj. Nxirreni jashtë çdo gjë fisnike që ata kyçin përbrenda, edhe kur s’janë të ndërgjegjshëm, nëse ja kanë fshehur qoftë edhe vetes së tyre. Ngrejuani nivelin e vetëvlerësimit. Mos falni asnjëherë nota, por përpiquni që rezultatet e tyre të përmirësohen vazhdimisht. Njiheni dhe çmoheni përpjekjen e tyre. Duhet të bëni që ta kuptojnë se mund të kenë sukses nëse studiojnë. Mos e shuani vullnetin e tyre.
Mësojuni studentëve tuaj që ta duan vendin e tyre. Shpesh dëgjohet teksa profesorët u këshillojnë studentëve të tyre më të mirë që të emigrojnë sa më parë. Arritjet e mira në studim quhen lejekalimi i përsosur për të ikur. Por le ta kthejmë për së prapthi këtë pikë vështrimi! Bëjuani të ditur studentëve tuaj më të mirë që pikërisht ata mund ta ndihmojnë sëmundjen e atdheut, në mënyrë që ky i fundit të mund të kthehet në një vend të jetueshëm. Mos lejoni që ata të ikin, as që ta braktisin vendin në duart e njerëzve jo të denjë.
Thuajini studentëve tuaj që përpjekja kryesorë e jetës së tyre është beteja kundër batakut në të cilin po katandisemi. Propozojuni atyre kuptimin e përgjegjësisë civile, në mënyrë që të binden se askush tjetër, veç tyre, s’mund ta pastrojë këtë vend. Nëse zotoheni, do të shihni se ata do t’ju dëgjojnë – JU JENI PROFESORË!
Studentët dinë ta bëjnë dallimin në mënyrë të pagabueshme. Ndaj, mos e përfillni përgatitjen e pakët të disa kolegëve tuaj, faktin që bëjnë hiçmosgjë dhe që paguhen po prapë, mos e përfillni kalbësirën rreth jush dhe mos u dorëzoni. Qoftë leksioni juaj një oaz në shkretëtirë, një pikë dritë në errësirë, një kokërrizë mirëkuptimi mes kësaj marrëzie.
Bash këtu qëndron dallimi mes jush dhe gjithë atyre menaxherë, konsulentë, koordinatorë, administratorë, pronarë të pasur ndërmarrjesh dhe të tjerë shitës mjegullash. Në duart e tyre janë projektet, ndërmarrjet, avionë e kamionë, në tuajat është e ardhmja e vendit. Mos e harroni kurrë – JU JENI PROFESORË!
*Pjesë nga ligjërata e prof. Rajna Dragićević, pedagoge e shquar e Universitetit të Beogradit, drejtuar të diplomuarve të këtij viti akademik.
Shqipëroi nga italishtja, Edon Qesari
Burimi: Balcanicaucaso.org
Vertet e bukur dhe dinjitoze.
Urime perkthyesit!
Ah sa bukur.Kjo eshte perfekte.
Duket sikur ka folur per Shqiperine. A kane mbetur me idealiste ne kete vend? Ku jane pedagoget e dikurshem, ata njeres me shpirt,mendje e zemer te madhe qe na donin si femijet e tyre dhe na mbrujten me dashuri per gjuhen, historine, per vendin tone.
@Vladimir,
Sa bukur e ke thene Vladimir…
http://dnevnik.hr/vijesti/svijet/govor-profesorice-rajne-dragicevic-siri-se-srbijom-poput-virtualnog-pozara—294020.html
Me rastisi ta lexoja ne gjuhen serbokroate.Ishte fjalimi lamtumires i kesaj zonjeje para studenteve te saj.
—filozofi e kohes se sotme –i pershtatet shoqerise se cdo vendi –perkthim i mrekullushem i shqiperuar –cfar zonje e lartesuar – bukur ….
Shkrim vertet per tu admiruar. Prek realitetin ne cdo fjale.
Material me shume vlere. Kjo me kujton pak a shume keshillat qe u jep nxenesve te mbare globit Edmond De Amicis, te libri i tij i njohur “Zemra”.
Zoti Vladimir te falenderoj nga zemra per komentin. Nje shkrim fantastik i zonjes, por dhe nje koment brilant i juaji. Ku jane sot profesoret qe na edukuan. Sot e kane mendjen tek leku, jane te paafte, se keshtu u mesuan te marrin edhe vete diplomat me paaftesi.. Medet ku do veje ky popull me keta pedagoge e mesues. Te vjen keq si katandisem. Mbase do behet diçka sidomos per shkollen. Po humbi shkolla humbi kombi.
ka qene fatkeqsi e madhe qe ne shqiptaret kemi zgjdhur ne krye te vendit vetem anti-shqiptaret njerez me vlera te dyshimta e te ulta – bene vete vleresimin dhe do te shikon qe Zogu, Hoxha, Alia, Nano, Berisha kane qene ANTI-SHQIPTARE e renegate te vendit te tyre.
Keta qe duhet te ishin profesoret e popullit dolen laperdharet e popullit !!!
Profesoret e vertete jane nje specie ne zhdukje ne kete vend!!!
Jan te rralle individet qe vleresojne ne te till forme pasi, figura e Profesoreve eshte zbehur nga aroganca dhe paaftesia e disa te tetquajtur Profesor.
Ketu mesuesit i kerkojne nxenesve iPhone per 8 mars…
ndersa mua me kaloi ne mendje MIGJENI