Po të mos kish ndodhur konflikti për pronësinë e ndërtesës së Pallatit të Kulturës Përmet, mes Bashkisë dhe Kishën Ortodokse të qytetit, s’do mund ta kishim ditur se sa në fije të perit janë marrëdhëniet e ndërsjella Shqipëri- Greqi.
Deri më dje kishim deklarata publike se këto marrëdhënie janë të shkëlqyera, bile, kryeministri i ardhshëm, Edi Rama, premtonte avancim të mëtejshëm të tyre sapo të niste punën qeveria e tij.
Por, përtej asaj që shitet si “e shkëlqyer”, paska edhe një linjë tjetër, e vjetër madje, që s’mendon kështu. Mjafton që për një arsye çfarëdo, qoftë edhe nga më banalet, të gjendet shkaku për të rritur tensionet politike mes vendeve. Kjo në vetvete tregon se sa të pasinqertë janë zyrtarët grekë, ku nga njëra anë deklarohen për fqinjësi të mirë dhe nga ana tjetër përpiqen të ngrenë tensione artificiale që s’i shërbejnë askujt.
Ngjarja e Përmetit, më saktë konflikti për Qendrën Kulturore dhe Kishën, është e vjetër dhe daton këtu e 12 vjet më parë. Aspekti ligjor është përmbyllur me një proces që ka zgjatur në kohë, por që në të gjitha shkallët e tij i ka dhënë të drejtë Bashkisë.
Është shkruar e folur këto ditë, është sharë e mallkuar, ka opinione pro e kundra, ku palët janë ndarë në shumë pjesë. Çështja ka kaluar nga përmasat e një konflikti lokal dhe ka marrë përmasa kombëtare, bile, ndërshtetërore.
Është fakt që shteti grek, nëpërmjet diplomacisë së tij, po ndikon që edhe brenda besimtarëve ortodoksë të ketë një ndarje. Tashmë nuk bëhet më fjalë për të drejta e liri fetare, për objekte kulti që s’duhen prekur, për priftërinj që s’duhen ngarë me dorë (edhe kur kundërshtojnë ashpër). Jo, fjala është që ortodoksia jonë është dhe do të mbetet shqiptare, apo do vijojë të ketë një kahje inercie drejt greqizimit?
Interesimi i shtuar i Athinës zyrtare, nuk të lë asnjë mëdyshje në këtë drejtim. Ajo po e trajton Ortodoksinë shqiptare si pjesë e pandarë e saj, pra as si vasale, por si pronë që varet drejtpërdrejt prej tyre. Kjo rrit pastaj ndjeshmëri të madhe, jo vetëm ndër besimtarët ortodoksë, por edhe tek kategoritë e tjera të besimit, pasi e shohin këtë ndërhyrje, si shprehje e humbjes së identitetit tonë fetar të autoqefalisë.
Jo vetëm kaq, por pala greke avancon më tej duke futur në valle edhe vetë Komisionin Evropian. Investimi i këtij institucioni nga grekët do të thotë se ata nuk e njohin Republikën e Shqipërisë si një shtet sovran, e cila ka ligjet e saj. Këtu nuk kemi asfare të bëjmë me çështje të minoriteteve etnike, ku padyshim, në këtë rast, jo vetëm Greqia, por cilido shtet i cili sheh se bashkëkombasve të vet u preken të drejtat dhe liritë fetare, ato politike, ekonomike e kulturore, ka të drejtën jo vetëm ta ngrejë si shqetësim, po edhe ta denoncojë me forcë në KE, BE, bile dhe në OKB.
Në rastin në fjalë, çështja është thjesht administrative, midis një institucioni vendor shqiptar siç është Bashkia, dhe një institucioni vendor fetar shqiptar siç është Kisha Ortodokse e Përmetit.
Dhe, për ta vulosur më tej këtë ndërhyrje aspak europianiste të zyrtarëve grekë, ata hedhin hapa të tjerë bllokues e hakmarrës, siç është ai i ndalimit të shtetasve shqiptarë për të lëvizur lirisht drejt vendit fqinj.
Çfarë duan të arrijnë zyrtarët grekë me këtë politikë konfliktuale? Ç’duan të thonë ata me këto hapa mbrapa që hedhin? Që, demek, ju kemi në dorë në atë pjesë ku edhe ndjeshmërinë e keni më të madhe, pra emigrantët?! Po pse, me pengmarrje ndërtohen marrëdhëniet e fqinjësisë midis dy vendeve? A kemi të bëjmë me një vend anëtar të Bashkimit Evropian, me një vend që më 1 janar 2014 merr kryesimin e Presidencës së BE-së, apo me një vend mentaliteti i të cilit ka ndalur te ëndrrat shoviniste të aneksimit të trojeve të të tjerëve?!
Politika zyrtare e Athinës duhet ta kuptojë se nuk mund të fitojë kapital politik brendapërbrenda vendit të saj me sjellje që i ngjajnë organizatave neonaziste si “Agimi i Artë”. As vëmendja e publikut të saj nuk mund të tërhiqet nga problemet ekonomike që ai ka, drejt konflikteve të reja ndërfqinjësore.
Ka ardhur momenti që politika greke, në tërësinë e saj, ta kuptojë se kështu nuk mund të ecet më tej. Të dy vendet janë fqinj prej mijëra vjetësh dhe të tillë kanë për të mbetur në shekuj. Për shumë arsye, asgjë e mirë s’i vjen secilës palë pas çdo tensioni të ngritur. Përkundrazi, gjetja e frymës së mirëkuptimit, heqja dorë nga nacionalizmat e së kaluarës, ndërtimi i urave të forta të bashkëpunimit, trajtimi i çdo ngjarje me gjakftohtësi dhe pa kaluar kufijtë e respektit për sovranitetin, janë ato që dy popujt tanë presin, në të mirë të zhvillimit dhe forcimit të marrëdhënieve dypalëshe si në planin politik dhe në atë ekonomik.
Nëse pala greke do të vazhdojë t’i përmbahet politikave të shekullit të kaluar (të gjitha incidentet lidhen me të ashtuquajturin Vorio- Epir), t’na marrë peng e të ndërhyjë në punët e brendshme të Shqipërisë, atëherë është detyrë e kësaj të fundit që të rishikojë edhe ajo politikat e saj (në kushtet e reciprocitetit) për të rihapur ato çështje te cilat Greqia mendoi se i mbylli në 1913-ën me Konferencën e Londrës…
P.S. Pas reciprocitetit të palës shqiptare, Greqia bëri prapa ktheu dhe lejoi lëvizjen e lirë të qytetarëve. Por ajo ende s’ka hequr dorë nga pretendimet mbi çështjen “Përmeti”. Kështu që s’duhet me qenë shumë entuziastë vetëm nga kjo “tërheqje”, pasi, siç jemi mësuar në të shkuarën, bllokimi, pengmarrja, apo ndërhyrja në punët tona të brendshme mund të rikthehet në çdo kohë për hiçmosgjë.
Ka ardhur koha qe t’ju tregojme integritetin, me shqip – Vendin politikes arkaike greke. Mjaft. Durimi ka kufinj. Problemet tona i zgjidhim vete. Ata te zgjidhin te tyret.
Kush duhet marre peng dhe kush merret?!
http://is.gd/3xxGEy
GREQIA KA 23 VJET QE NENSHTRON SHQIPERINE.
GREQIA KA 23 VJET QE NENSHTRON EMIGRANTET.
po ka ardhur koha qe gjith politika shqiptare me fqinjet e tyre te ndryshoj rrenjsisht,te shikohen te drejtat e atdheut ton e jo tu ulim gjithmon koken fqinjve tan,greqis e serbis,boll jemi nje popull me tradita edhe krenar qe jetojem ne ballkan shekuj,edhe keta fqinje gjithmon kan pasur edhe kan synime te marin tokat shqiptare.EDI RAMA bashke me qeverrin e tij duhet te marin ta gjtha keto parasysh edhe te bejen nje politik te JASHTME ME RRENJE TE FORTA PER INTERES TE SHQIPERIS e jo me budalleqe e genjeshtra.
Disa te shitur perfitojne nga kultura dhe toleranca ppr dhe nga indiferenca e pjeses se popullsise me perkatesi ortodokse. Nuk dua te perdor termin besimtar, pasi shumica e tyre nuk i respektojne ritet fetare….
Ti more Ketro akoma se paske kuptuar qe ishte shteti shqiptar qe ju versul nje kishe si barbare duke i flakur ne rruge me paturpesi besimtaret dhe cdo gje brenda saj??!!
Ti more Ketro nuk degjove asgje nga britmat e shtetareve, shkrimet neper gazeta e gjithandej ndaj besimtareve si “vegla te grekut”, “armiq te kombit”, etj, etj??!!
Pra kush po e trajton dhe e cileson ortodoksine shqiptare si dicka te huaj, si armike (greke sipas teje)??!!
Cfare paradoksi!!! Vetem keto dite disa objekte shteterore, bile me nje vlere te madhe dhe ne mes te Tiranes, po u jepen partise ne pushtet, privateve e deri nje universiteti islamik, kuptohet jashte cdo forme ligjore, por askush ose shume pak prej jush (sigurisht jo ti) ngritet zerin. Ato nuk na shqetesojne, ajo qe na shqeteson eshte se mos permetaret “humbasin” kulturen dhe o burra te zhdukim kishen nga faqja e dheut ashtu sic beri dhe Enveri me te 50 vjet me pare!!!!
Ah, po sipas teje nuk flitet per shkelje brutale te te drejtave te njeriut, ajo per ty eshte ceshtje “administrative” lokale, midis bashkise dhe kishes, ceshtje e brendshme dhe duhen zbatuar “ligji”!!!
Pra kush po ben hapa pas, Shqiperia me keto vendime absurde qe nga presidenca, kryeministri e deri ne baze, apo Greqia?!
Tashme na nxorret dhe nje “hero” te policise doganore!!! Bllokoj kater shtetas grek ne dogane!!!! Sigurisht qe nje grek me llogjik nuk do e merte mundimin te udhetonte ne Shqiperi. Ah, po, vetem po i ka zene veshi fjalet e Berishes per Shqiperine si te dyten mbas Gjermanise, per Zvicren me det, Norvegjine e Ballkanit dhe nisi te vrapoj per te pare “mrekullite” e ketij vendi ashtu sic po i shikojne dhe kosovaret e shkrete ne “Rugen e Kombit” qe eshte kthyher ne “Rruga e Tmerrit”!!
Falenderime dhe urime i dergonin gjithandej policit dhe ai i shushatur perpiqej te kuptonte cfare kishte ndodhur. Planin e te ardhurave nga doganat nuk eshte realizuar as 50%, droga e Lazaratit dhe cdo lloj kontrabande kalojne pa asnje problem. Atehere? Mos valle per rekordin e pasurise se tij per nje kohe fare te shkurter ne detyre? “Jo, more trim”, i thane, “hallall se je i zoti, por ngaqe fitove ndaj grekerve”!!!! “Po une urdherin zbatova dhe rezultati nuk doli as barazim, une kater ata kater mije”, pergjigjet i padjallezuar polici!!!
Rrofsh more polic se na shtove humorin! Rrofsh dhe ti more Ketro qe na hape syte me mesimet e tua mbi demokracine!
Sa te shpifur jane keta asnjeanesit qe ja hedhin fajin edhe ketyre dhe atyre
Greqise kanceroze i duhet pergjigjur me te njejten monedhe sic beri komandanti i doganes se Kakavise tjeter rruge nuk ka greket nuk njohin gjuhe tjeter pervec asaj te te fortit dhe kete e pame me terheqjen e tyre kush mendon se mund ta zgjidhe kete ceshtje ndryshe ka humbur davane
Greket nuk duhen lene te shkelin ne kete toke,se e bejne pis,dhe deri kur te vije dita qe mos te shkelin me ketu,vendi i jon kurr nuk do te rregullohet.