Kisha dhe deti

21 Gusht 2013, 10:30Blog TEMA

Nga Arben Manaj

Duket se çështja e Kishës së Permetit dhe “Marrëveshja e Detit”, do të jenë shumë lartë në axhendën diplomatike të Greqisë, kur shefi i diplomacisë greke të jetë në Tiranë pas instalimit të qeverisë së re në Tiranë.

Fatkeqësisht, këto dy çështje do të ngrihen nga diplomacia greke në një moment të veçantë politik dhe protokollar për Shqipërinë dhe Greqinë.

Shqipëria është më afër se kurrë, siç duken të gjitha gjasat, për marrjen ne fund të vitit të statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian, pas zgjedhjeve, që nëse do të citoj ambasadorin amerikan në Tirane, “ishin po aq të rëndësishme sa dhe ato të 92-shit”.

Ka një moment politik në Evropë për t’i hapur dritën jeshile këtij statusi nga Brukseli, ku padyshim do të ketë kushte  dhe detyra shtepie të atashuara, të vjetra dhe të reja, si dhe afate kohore.

Por, siç ndodh shpesh me praktikat diplomatike greke, e cila ka avantazhin e zërit dhe vetos në BE apo në NATO, në momente delikate dhe të disfavorshme për fqinjët e saj, ajo shantazhon. Kujtoj këtu rastin e Maqedonisë, se si Komisioni Evropian u desh të vonohej në njoftimin e lajmit per dhënien e statusit kandidat për Maqedoninë në Bruksel, pasi Greqia kishte vendosur kushte dhe po gjendej një e mesme e artë për ta eliminuar veton greke.

Këte ma konfirmoi vet ish-komisioneri Rehn në atë mot në Bruksel, i cili mu shfajësua për vonesën dhe pritjen, kur po i merrja një intervistë televizive për BBC, pikërisht atë ditë.

Gjasat që Greqia të luajë me të njëjtën kartë po aq fortë për Shqipërinë për çështjen e statusit kandidat, janë shumë më të pakta për shumë arsye, kur vjen puna tek bllokimi si i tillë, i marrjes së statusit.

Praktikisht, ka një shumicë dërrmuese nga vëndet e BE-së, që janë të kënaqura me mënyrën e zgjedhjeve shqiptare, pse jo edhe me rezultatin e tyre në Shqipëri, edhe pse kjo fshihet, ose nënkuptohet, po në mënyrë diplomatike.

Por, Greqia, normalisht nëse nuk mund të arrijë të bllokojë marrjen e statusit, duke ngritur edhe çështjen e pronave të Kishës në Shqipëri, a thua se flet për ishullin e Kretës, të paktën do të tentojë ta vendosë atë si kusht, që do duhet parë dhe zgjidhur nga qeveria e re e Tiranës.

Greqia për dallim nga ato kohë të arta influence, tashmë për shkak edhe të krizës ekonomike, nuk e ka më atë fuqi argumentimi dhe gatishmërie për t’u dëgjuar seriozisht nga të tjerë vënde anëtare, që do duhet të mendojne se këto janë problemet e fundit, që do duhet të preokupojnë Greqinë në tryezat e BE-së, nisur nga andrallat dhe sfidat që ka si shtet dhe ekonomi.

E meqë jemi tek çështja e Kishës së Përmetit, që duket se përbën limanin e ri, ku ka hedhur litarin e ankorimit diplomacia greke, shteti shqiptar padyshim ndodhet përballë një sfide dhe lëvizje, sa të qartë, aq edhe delikate.

Harmonia fetare është ajo që i dallon shqiptarët dhe me të cilën me të drejtë mburemi dhe krenohemi, sidomos në Ballkan, por edhe më gjerë.

Personalisht mendoj se në parim, prona duhet të shkojë tek i zoti, qoftë edhe ajo fetare, sadoqoftë ajo në përmasa. Nëse i janë marrë Kishës Ortodokse 25 apo 30 metra katrore në Përmet nga atelizmi komunist, t’i jepet, madje edhe pak më shumë se aq, nëse insiston po në atë vënd ku ka qënë Kisha e dikurshme.

Me punët e Zotit dhe prekjen e vëndeve të ushtrimit të besimit fetar, pa pasur supersticion, njerëzia do duhet të ketë kujdes të posaçëm.

Por, edhe me punët e shtetit, askush nuk do duhet të luajë si të dojë, siç ka ndodhur shpesh.

Nëse duam shtet që respekton ligjet dhe vendimet e gjykatave dhe sistemit të drejtësisë, le të fillohet dhe respektohen apo edhe të apelohen edhe më lart apo edhe më larg Shqipërisë, por gjithmonë në frymën e ligjit dhe shtetit të së drejtës.

Marrëdhëniet me Greqinë do testohen pamëdyshje edhe për çështjen e Marrëveshjes së Detit, kur Tiranën ta vizitojë Venizellos, ministri i Jashtem socialist i kryeministrit të Nea Demokracisë, Samaras.

Greqia vitin e ardhshëm merr Presidencën e radhës së BE-së dhe për të është një rast oportun për të ushtruar trysni diplomatike dhe politike ndaj Tiranës, e cila do investojë shumë energji dhe përpjekje, nga sa kuptohet, për një stad më të ri marrëdhëniesh me Brukselin.

Nëse Tirana do tregohet dinjitoze dhe pa kompleske në kundërpërgjigjet dhe sjelljet e saj me Athinën, s’ka dyshim që Greqia nuk është se do ketë fuqinë e dëmtimit të pariparueshëm të shanseve integruese shqiptare, se sa do të ndikojë në vonesa dhe sensibilizime cështjesh që mund të merren apriori si të mirëqëna, siç do paraqiten nga pala greke.

Kuptohet, kjo sa për shkak të pozicionit monopol që ka Athina në tavolinat e vendim-marrjes evropiane, aq edhe për faktin që realisht, mund të mos i interesojë dhe aq shumë të tjerëve për t’u informuar aq sa duhet, në detajet dhe versionin respektiv shqiptar.

Duke ju referuar citimit të famshëm të Hillary Clinton se “ pjesë e diplomacisë është hapja e definicioneve të ndryshme të interesit vetjak”, padyshim që Tirana dhe Athina do luftojnë si edhe në të kaluarën, nga pozita jo fort të barabarta për interesat respektive kombëtare, edhe për këto dy çështje thumb në marrëdhëniet diplomatike mes tyre.

Kur Maqedonia, një shtet shumë herë më i vogël se Shqipëria, edhe kur kishte në rrezik një çështje kaq kardinale si anëtarësimi në NATO, nuk u tërhoq nga presioni dhe trysnia helene apo edhe e të tjerëve nën lobimin grek, në rrëthana të tjera nga këto të sotmet e Shqipërisë, do të ishte a pafalshme, madje e dënueshme, që Tirana e re zyrtare të kompleksohej dhe të vepronte si e tillë.

Feja e shqiptarit është shqiptaria, trumpetuan Rilindasit e vërtetë shqiptarë të një kohe tjetër të urgjencës kombëtare, ndërsa këta të vetënominuarit e sotëm, do duhet që fe të shqiptarëve, përveç shqiptarinë, njëkohësisht të kenë edhe shtetarinë.

37 komente në “Kisha dhe deti”

  1. Ateisti 2 says:

    Varua mesjetareve… vetem kisha dhe xhamija te bejne me shumice sepse shpetimi prej tyre vjen, mesjetare idiote qe u ka ngelur ora, ne edhe ditet e javes i kemi sipas perendive te lashta pagane.
    Si do ta komentonte zoti juaj gjuhen tone pagane?

    1. mira says:

      Shkrojte e shkrojte …., por s’na the gjë…! Shkrim i dobët nga Manaj, edhe Nik Leshkëxheli i Al Kaidës pasqyroi gjërat më mirë se ty..!

      1. Ateisti 2 says:

        ti mira cfare zoti adhuron?

        1. mira says:

          Ç’kupton me fjalët (zot) dhe (adhurim)?

          1. Ateisti 2 says:

            mira beson ne zot ti apo jo?

            1. mira says:

              po ta përsëris: Ç’kupton me fjalët (zot) dhe (adhurim)? Më shpjego p termat dhe do të përgjigjem!

              1. JO fetar says:

                ta shpjegoj une:
                Ose zoti do ta ndalojë të keqen, por nuk mundet; Ose mundet, por nuk do; Ose as nuk mundet dhe as nuk do. N.q.s. do, por nuk mundet, atëherë është i pazot; N.q.s. mundet, por nuk do, atëherë është dashakeq; Por n.q.s. zoti edhe mundet edhe do ta ndalojë të keqen, atëherë nga vjen e keqja në këtë botë?

                tani mira mu pergjigj ti mua (jo retorike po deshe)

                1. ciku says:

                  Jo fetar – hap televizorin dhe gazetat dhe shih nga kush vjen e keqja. Burri qe vret gruan, hajdutet, korrupsioni, terrorizem, prostitucion etj – Te gjitha gjera qe ne Bibel na thuhet qe jane te keqia, te vrasesh, te genjesh, te lakmosh gjene e tjetrit etj. Ne Bibel thuhet qarte cfare eshte e mire dhe cfare eshte e keqe. Eshte pergjegjesi e njerzve te bejne te miren dhe jo te keqen.

                  Zoti do boten dhe urren mekatin, ndersa njerzit qe nga Adami jane rebeluar ne mekat ndaj Zotit ata vete vendosin te jetojne larg dashurise e urdheresave te tij ne cthurrje e urrejtje. Zoti eshte i dashur dhe i drejte. Ashtu si nje baba qe nuk i bie per cdo gje kokes me shkop te birit harrakat, por i jep kohe qe ai te kthehet nga rruga e keqe.

                  Jezui thote: … sa here qe keni ushqyer te uriturit, ndihmuar te pafuqishmit, vizituar te burgosurit e vejushat… ma keni bere kete gje dhe mua. Zoteri para se te besh shume teori te ftoj besh me shume praktike. Ne vend qe te besh polemika te kota, te ftoj te ndihmosh me shume ata qe jane ne nevoje. Dhe pyetja per ty dhe per te gjithe eshte – Cfare je duke bere ti qe te kete me pak ligesi ne bote?

                  1. JO fetar says:

                    perse nuk i denon keto veprime zoti i te gjitha feve ose te pakten e se njeres fe?

                    1. fetar says:

                      ti mendon mor bir qe te dale zoti konference per shtyp? hahahah

          2. Ateisti 2 says:

            apo beson ne partite e zotit?

      2. kirurg says:

        “mira”, moj cupe e keqe, c’te duhet qe futesh ne pune qe nuk i merr vesh? ti nuk je per te marre vesh cfare thone fjalet e nje gazetari qe njeh gjuhet e botes dhe i di punet nga qendra, atje ku merren vendimet! ti merr vesh vetem kastravecat e kopeshtit dhe bananet e paqeruara, merru me ato me mire!

        1. mira says:

          Ja dhe kirurgu i Arben Manajt, suadhet i operove Benit apo sytë…!?

      3. dymi says:

        Mos ja merrni per keq Mires.Nuk i thith mire truri, prandaj i duket shkrim i dobet. Njesoj si nje 7 vjecar qe do t’i jepnim te lexonte nje liber gjimnazi.Do te kuptonte gje? Keshtu edhe Mira.Kaq mund t’i mbaje ena.

      4. xxxanticennnnnn says:

        uooj majra,
        po a e ke lexue mi goce se çka thone arbeni??apo tu mbyllën sytë që në mes të lexajmit??
        hudhu dhe i her i saj o majra:
        “Kur Maqedonia, një shtet shumë herë më i vogël se Shqipëria, edhe kur kishte në rrezik një çështje kaq kardinale si anëtarësimi në NATO, nuk u tërhoq nga presioni dhe trysnia helene apo edhe e të tjerëve nën lobimin grek, në rrëthana të tjera nga këto të sotmet e Shqipërisë, do të ishte a pafalshme, madje e dënueshme, që Tirana e re zyrtare të kompleksohej dhe të vepronte si e tillë.

        Feja e shqiptarit është shqiptaria, trumpetuan Rilindasit e vërtetë shqiptarë të një kohe tjetër të urgjencës kombëtare, ndërsa këta të vetënominuarit e sotëm, do duhet që fe të shqiptarëve, përveç shqiptarinë, njëkohësisht të kenë edhe shtetarinë.”
        shpresoj të kuptojsh nai gja!!

    2. ciku says:

      Ateist, ti behesh lemsh me kembet e tua. Gjuha eshte gjuhe qe i ka dhene Zoti. C’do me thene gjuhe pagane? Nga e nxorre kete term?
      Dhe sa per infon tende gjuha jone eshte e lidhur forte me krishterimin, Mesharin si librin e pare te shkruar ne shqip. Me kleriket qe vendosen abetaren shqipe te Manastirit etj. Ti i quan besimtaret budallenj, keshtu ishin Buzuku, Barleti, Mjeda, Fishta, Noli etj???

      Ne perpjekjen arrogante te ateizmit per ta nxjerr veten superior ndaj besimtarve, del ne pah fytyra e vertete e ateizmit (Besimit qe s’ka Zot). Ju dilni komentoni vetem kundra dicka, negativist per cdo gje, pasi nuk keni nje bosht besimi. Ju vete keni nevoje per Zotin qe te perkufizoni veten tuaj qe jeni kundra tij, a-teist. Ju s’keni nje botkuptim ne vetvete. Vetem luftoni me besimtaret per t’u thene sa te mencur jeni ju e sa “budallenj” jane ata. Relaksohuni pak edhe shijoni jeten! Besimi ne Zot eshte i lashte sa vete jeta!

      1. JO fetar says:

        Me thuaj o njeri i mire dhe i thjesht cfare di ti me shume per fene dhe fete me shume se c’te kane treguar?

        1. ciku says:

          Me i qarte te lutem, pyetja eshte shume e pergjithshme. Jetojme ne epoken e informacionit zoteri, ka shkolla, institucione edukimi, media vizive dhe audio, libra, internet, kurse nga me te ndryshmet. Keto jane burimet e mia, po te tuat?

          1. JO fetar says:

            psh cfare di ti per fene e izraeliteve?

            1. ciku says:

              I nderuar, futu ne internet dhe ke material plot. Nuk mund te bejme debat mbi abc-ne. Mos ta ulim nivelin e debatit.

              1. fetar says:

                ke te drejte ciku nuk ia vlen ta ulim biseden me ata jo fetarin me siper, jo per gje por ata cifutet e dreqit nuk e njohin jezusin si zot apo birin e zotit, dreqi e mori as une nuk ia kam idene se ku besojne ata

      2. Preshi says:

        Sigurisht qe ZOT nuk ka , te pakten ne kuptimin qe i japin atij fete dhe besimtaret injorante te ketyre feve (krishtere dhe muslumane , madje dhe budiste)! Fete e futen me dhune te papare , konceptin e tyre mbi ZOTIN ! Sigurisht qe ky pretendim i tyre eshte nje genjeshter e madhe ! Kujt eshte leshko ia “fusin” kollaj , kujt eshte “homosapiens sapiens” i vijne anash duke e “shkisheruar” ose “mallkuar” se koha qe digjnin ne turrat e zjarrit perfundoi !

        E ardhmja sigurisht qe eshte e DIJES , e cila me DRITEN e saj do djegi Fete dhe shperndaje erresiren e tyre ! Levduar qofte per kete Universi dhe Mendja njerezore !

        1. ciku says:

          Jeni nje pasardhes i denje i majmunit, dmth qe keni evoluar shume.

  2. arsen says:

    Si mund te zgjidhen probelemet?!!!!
    KUR ASKUSH NUK MENDON POZITIVISHT?!!!!
    Perse more zoteri?….,
    ECEN ME SUPOZIME DHE HAMENDESIME?
    CFARE LIDHJE KA NGJARJA E PERMETIT ME DREJTESINE E DHENE NGA GJYKATA?
    Perse media behet faktor duke nxjer konkluzione??!!!
    NE VEND QE TE MERRET ME LAJMIN ???
    KU FSHIHET PRESIDENTI I REPUBLIKES?

  3. gjergji says:

    Personalisht mendoj se mirë do të ishte të mos kishin as kisha e as xhamia, më e pakta të ishim në një fe të gjithë. Pasja e një feje ndikon në kohezionin popullor dhe na bën të mendojnë dhe të shopenzojmë energji në të tjera fusha. tash po merremi me kisha e xhamia.
    E dyta, ky vendim gjykate për kthimin tërësisht të pronës bashkisë, se gjykatat shqiptare kanë dhën vendime idiote dhe absurde me kg, kujtoj psh dhëniet e kombësive greke shtetasve shqiptyre, duke rrit artificialisht nr e tyre në Shqipëri, është tejet i gabuar në pikëpamjen e kthimit e kompesimit të pronës për të zotin e saj, por dhe i dëmshëm politikisht dhe kombëtarisht , sepse i ka vënë zjarrin ndasisë fetare në Shqipëri, por edhe i ka trajtuat besimtarët ortodoksë shqiptarë si të jenë të kombësisë greke.
    Ky vendim gjykate ka paragjykuar kishën ortodokse shqiptare si zgjatim të kishës greke ( në fakt në një % është e tillë për shkak të Janullatosit), dhe si i tillë është në kundërshtim të frymës të Kushtetutës Shqiptare !
    Dhe e treta qeveria shqiptyre duhet ta ngrjeë me forcë zërin kundër ndërhyrjes greke në punët e brendshme shqiptare,gjithmonë duke patur parasysh të drejtën n/kombëtare. Se këtu bëhet fjalë për të drejtat universale të njeriut dhe në këtë pikëpamje sovraniteti shtetëror nuk hyn në punë !
    Flm për kohën dhe vendin e kushtuar !

  4. Koz Dynjaja says:

    – Bravo ,nuk duam asnje lloj statusi me keto kushte paradoksale –
    Ne kohe te komunizmit greqia nuk guxonte per asnje veprim por ishte vecoria qe kufiri mes Shqiperise e Greqise ishte edhe kufiri mes blloqeve lindje-perendim.
    Po si si nuk marrim shembull si ka mundesi qe edhe ne periudhen e Mbreterise Shqiptare nuk mund te bente asnje veprim te ngjashem Greqia??
    A ju kujtohet qe Autoqefalia e Kishes Ortodokse u istitucionalizua ne periudhen e Mbreterise.?!
    Pavaresisht se behej Kongresi i Komunitetit fetar dhe zgjidheshin organet drejtuese perseri ato nuk ishin zyrtare po te mos dekretoheshin nga Mbreti.A ka dekret Kryemyftia Selim Muca ose Janullatosi nga Presidenti qe verteton qe eshte Kryetar……..tung se …….po lodhem kot

  5. Stef Staku says:

    ANALIZE : Po ato kishat e vjetra tradicionale shqiptade qe shemben e vidhen cdo dite pse nuk i interesojne Janulles ? Po i duhet me zgjidhe 30 m katror me grushta si me qene terrorista ???

  6. elida says:

    Në një koment të Nishanit përpara disa ditësh ka thënë: ti lëmë urrejtjet fetare ….etj.
    Ato ditë nxorra gjuhën mbas leximit të saj dhe mu duk e sajuar kur dihet që ne jemi i vetmi vënd ku nuk ekzistojnë ndasitë fetare,dhe presidenti akoma nuk e dinte këtë që myslymanet martohen me të krishterët e familjet shqiptare festojnë çdo festë fetare.
    Por me ngjarjet e përmetit dhe shumë të tjera të sajuara prej saliut një maskara kriminel,
    kuptohet që ai kërkon të ndyje zbythjen e pastër që i bëri populli qeverisë dhe atij vetë,
    përpara ndërkombëtareve se gjoja Shqipëria ka konflikte fetare etnike etj dhe se nuk jemi të denjë për të patur një shtet, te cilat do të jenë një objekt sulmi I gatshem për grekët dhe serbët, dhe këto ta perdorin për të copëtuar trojet shqiptare.
    Harram besimi ynë ndaj Edi Ramës nëse nuk tregon se vendi ynë ka zot popullin e tij dhe çdo gurë është i rëndë në vendin e tij dhe jo të tjetrit

  7. vis Cerri says:

    Shkrimi eshte shume OK, dicka krejt e vogel qe eshte bere klishe tani, citimi i dikujt. Fatkeqesisht gjithkush vjen me versionin e vet, quaje shqiperim, quaje pershtatje apo thjesht perkthim por qe te le nje shije shume te keqe, shijen e nje shqipeje qe nuk tingellon shqip, shijen e nje gjuhe qe perdridhet krejt kot e pa kuptim.

  8. durim says:

    Greqia duhet ta kuptoje mire se edhe duke mos qene ne NATO Maqedonia, funksionimi i ketij shteti dhe siguria kombetare eshte normale, prandaj te mos trembemi ne shqiptaret nga presionet per te dorezuar detin, kur deti eshte i yni dhe per te leshuar pallatin e kultures te Permetit, kur drejtesia e ka gjykuar se ka qene dhe eshte prone publike.
    Le te punojme per vete ne shqiptaret pozite dhe opozite per vendosjen e standardeve qe kerkohen dhe Europen e kemi prezent.
    Presioni dhe konflikti me fqinjet eshte menyre sjellje historikisht e Greqise.

  9. dritani says:

    Si gjithmone per problemet qe i kemi hapur vetes fajin na e kane te tjeret dhe asnjehere zgjidhjen nuk e shohim tek vetja.
    Shteti shqiptar ia u mori pronen ne ’67 dhe po ky shtet nuk ia ktheu apo kompensoi aty ku s’ishte e mundur me 1991. (si ngjarja e shekullit)

    Qeveria e re duhet te korrigjoje 7501 te cilin s’e bene as greket, as turqit dhe as serbet por e bene ca shqiptare BQ me qellim qe te benin qejf me pronat e te tjereve, perfshi ketu edhe ato te komuniteteve fetare.

    Shteti shqiptar duhet te korrigjoje gabimet e veta.
    Ky eshte thelbi Mane dhe mos bej analiza pas analizash qe s’te cojne gjekundi.
    Pastaj kur fut edhe ca shprehje kafesh per te na mbushur mendjen se sa i rendesishem dhe sa peshe ka fjala jote me vjen per te qare.

    “Këte ma konfirmoi vet ish-komisioneri Rehn në atë mot në Bruksel, i cili mu shfajësua për vonesën dhe pritjen, kur po i merrja një intervistë televizive për BBC, pikërisht atë ditë.” (!!!)

    Po koken ne shpatull nga lodhja ta vuri?!

  10. Eno says:

    Vlera Dhe Merita e nje Analisti Eshte te parashikoj se cfar do ndodh Perpara te tjereve ! Shikoni sa I madh Eshte Manaj ! Pas shkrimit te Tij ndodh ajo qe ai ka shkruar ! Respekte ! Urime Arben

  11. monoteisti. says:

    Mjer ai e me tradheton mua, tha JEZUEI.

  12. mirel says:

    Aman more me kete politike kurvash ju gazetaret, jo po ti kthehet prona kishes, madje dhe pak me shume,, pse keshtu?
    Tjetra, Kisha mund te ndertohet ne nje vend tjeter per te mos prishur te miren e pergjithshme qe sjell Pallati i Kultures, vetem anti-kulturoro-injorantet, brutalet dhe vandalet kerkojne eliminimin dhe crrejosjen e nje vatre kulture dhe dijeje, prove jo e arrogances se kishes, qe ishte e paprecedente, por e filozofise hipokrite dhe antishqiptare te te ashtuquajturve “paqetore” dhe mesazhiere te fjales se zotit.
    Te gnresh doren kunder vatres se kutlures dhe dijes eshte njelloj si djegia qe i bene Papet bibliotekes se Aleksandrise, per pasoje i gjithe thesari kulturor, shkencor dhe historik i botes u zhduk, nga zelli mafioz i jezuiteve qe ndertuan perandorine e re mbi hirin e perandorise se vjeter qe e masakruan me cte munden.
    Mesjeta eshte prove e gjalle e kesaj fushate kriminale, inkuizicioni, dhe shfaqja e dhunes dhe agresionit te prifterinjve ndaj shtetit tregoi qe keta jane mbeturina te ketij ikuizicioni..misionare te qellimeve te erreta dhe dashakeqe jo vetem ndaj shqiptareve, por dhe ndaj kulures dhe dijes.
    feja ka bere historikisht te njejten lufte kunder dijes..

  13. Aliu says:

    Kurse une kam mendim krejtsisht tjeter. Tokat prone te objekteve fetare tu jepen komunitetit Egyptian dhe Rom .hren e pare te interesohemi per te gjallet. Crendesi ka se jane disa kisha apo xhamia me pak.Edhe nje here qeverise se re Ktheni system nga te gjallet.

  14. salah says:

    Terror ndaj investitorëve të huaj, të turizmit, Zona Currilave-Durrës, prokurori, drejtësia penale, Prefektures, Tropja-Kukës policisë Idiot, ministrat, kundër traktatet dhe ligjet: ndërtim ilegal, nuk gjyqtarë: jo statusi i kandidatit! Gjë e lehtë! Republika e Shqipërisë = kriminelët Talibane dhe nuk ka ligj dhe është në funksion marrëveshje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje