Për Presidentin e Republikës, Bujar Nishani

20 Gusht 2013, 10:24Blog TEMA

Nga Piro Lutaj

Dekrete:

Presidenti Nishani dekreton një ndryshim në dekretin nr. 8288, datë 7 gusht 2013 “Për mbledhjen e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”

Presidenti Nishani dekreton mbledhjen e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë

Presidenti Nishani dekreton caktimin e datës së zgjedhjeve për Kryetar Komune, Komuna Rrethina, Qarku Shkodër

Presidenti Nishani dekreton emërimin e zotit Ahmet Jangulli, gjyqtar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Shkodër

Presidenti Nishani dekreton emërimin e zonjës Mariana Velçani, gjyqtare në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Durrës

Presidenti Nishani dekreton caktimin e datës së zgjedhjeve për kryetar komune, komuna Dardhas, qarku Korçë

Presidenti Nishani dekreton emërimin e zonjës Fatmira Hajdari, gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë

Presidenti Nishani dekreton emërimin e zotit Agim Bendo, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë

Presidenti Nishani dekreton emërimin e zotit Ervin Metalla, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë

Presidenti Nishani dekreton emërimin e zotit Shkëlqim Mustafa, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë”

Zoti President!

Ndoqa me vëmendje dhe pa asnjë shqetësim deklaratën e dalë nga zyra juaj, ku dukej qartë se ju merreshit me veten tuaj, dhe jo me shqetësimin e opinionit publik, përfshi edhe mua, ku u kemi kërkuar të shprehni qendrimin tuaj zyrtar për një çështje që ka të bëjë me cenimin e planit të përhapjes së FA të RSH.

Më lartë kam paraqitur faqen zyrtatre të Presidentit të RSH, ku janë ekspozuar Dekretet e firmosura prej Jush, gjatë këtyre 12 ditëve.

Ju keni detyrimin ligjor të publikoni në këtë faqe Dekretin për heqjen e QKU, nga plani i përhapjes së FA.

Po kështu, me qëllim që të bindni opinionin publik, në deklaratat tuaja nëpërmjet zëdhënësve, jeni të lutur të vini në dispozicion të medieve dhe personave të interesuar, praktikën e plotë që u ka ardhur nga Ministria e Mbrojtjes për këtë çështje, e cila është kryekeput në kundërshtim me ligjin “Për Pushtetet dhe Autoritetet e Drejtimit dhe të Komandimit Strategjik të FA”.

Sa për prokurorinë, unë do të isha fatlum, që ajo të vazhdojë të kryejë detyrën si institucion i pavarur dhe në zbatim të ligjit.

13 komente në “Për Presidentin e Republikës, Bujar Nishani”

  1. viktor hoti says:

    Ne eshte e sakte se trualli i nderteses se PD i takon gruas se Nishanit , investimi i tij nga opozita zyrtare ne realizimin e kthimit eshte shperdorim im detyre per shkak te konfliktit te interesit dhe se ne kohe paqeje funksionet e komandantit te pergjitshem i kryen jo personalisht por nepermjet kryeministrit dhe ministrit te mbrojtjes . Duke dhene pelqimin per SHQU me cilesine e komandantit te pergjiteshem ai ka ushtruar kompetenca qe nuk i a njeh kushtetuta ne kohe paqeje – viktor Hoti

  2. Odiseu says:

    Presidenti i emeruar ne ate post nga kryecubi i ashtuquatur kryeminister ne detyre dhe keto dy jave, ashtu si shefi i tij nuk e njeh gjuhen e institucioneve dhe ate zyrtare qe ben nje shtet te funksionoje, sepse pikerisht vetem shtet nuk ka bere kurre kryecubi i tij. Ju mazhoranca e re moret ato vota pikerisht nga shpresa e shqiptareve se do na beni me shtet jo me rrumpalle si keta cuba qe na telendisen ketu e 23 vjet si ne pozitat kur jane ne mazhorance dhe ne opozite. Keta horra flasin dhe veprojne me gjuhen e aktet e horrave…Kjo menyre duhet te mare fund njeher e pergjithmone dhe duhen hedhur themelet e shtetit duke filluar nga dhembet e ligjeve qe vete keta cuba kane aprovuar, por qe kurre nuk i lexuan per se mbari kur duart e tyre te felliqura e dhunojne ligjin si nje lavire rrugesh..Stop ketyre batakcinjve qe shtet quajne llogjet e kercenimet e tyre made in Salistanin e kryecubit… po nuk u perballen keta plehra me shkeljet e ndyra qe i kane bere ligjeve dhe poshterimit te shtetit prej tyre, ateher te harrojme se edhe kjo mazhorance do na formoje nje shtet ku te ndihemi te respektuar njelloj, si ai fshatari ne fushe dhe keta plehrat qe emerohen presidenta

  3. SHQIPTARI says:

    TE HETOHET DHE TE DENOHET PRESIDENTI PER SHKELJET QE KA BERE!!!

  4. asnjanjesi says:

    KUPTOHET QARTE QE QEVERIA E RE I KA DREJTUAR SULMET TEK PRESIDENTI TE CILIN
    DUAN ME CDO KUSHT TA LARGOJNE NGA KJO DETYRE ,PER TE ZGJEDHUR NJE TJETER
    QE I BINDET PARTISE SOCIALISTE.

    1. vëzhguesi says:

      Pafytyresia e atyre qe skane me cfare te merren arrin deri te fyrjet ndaj Presidentit te Republikes dhe zonjes se tij. Le te dale e verteta nese eshte sikurse pretendohet, por fyerja e shpifja ndaj kreut te shtetit eshte veprim i ulet dhe kur merr permasa epidemie kthehet ne semundje kronike per te gjithe shoqerine.

      1. psy says:

        Paske filluar te Vezhgosh vone ti VEZHGUES.Njerezve ju ka ardhur ne maje te hundes,jane te lodhur dhe ndjehen te abuzuar cdo minute me veprimet e ketyre qe ti i quan zoterinj.Ben mire te vezhgosh,te degjosh,te arsyetosh e mbase dhe te analizosh sado pak,sigurisht nese i ke keto kapacitete.

      2. Adi NYork says:

        Jam dakort qe fyerjet jane te ulta ne cdo rast por besoj se pervec familjareve dhe te afermve te Nishanit asnje Shqiptar nuk e ndjen veten te prezantuar ne bote me nje President si ai. Kjo jo vetem per menyren se si u zgjodh por edhe per kapacitetin intelektual si dhe bagazhin politik qe ai mbart. Qe ky I ashyuquajturi president eshte sherbetor I PD ne post besoj se askush nuk ka dyshime. Berisha eshte tallur me Shqiptaret edhe me emerimin e tij ne kete post.

    2. miku says:

      Asnjanesi i sateme…! Kete quan asnje anesi ti? Shiko se po te iken samari djathtas.

  5. ale says:

    Ne shqiperi akoma vazhdojne te ndodhin cudira, shpresoj deri ne ardhjen e qeverise se re,Te gjite njerzit i dine aferat e ketyre xhaketave te vletra, te gjitha medjat denoncojne,per cudi prokuroria nuk behet e gjalle.C’fare pret z.LLalla te reagoje. nga kush pret urdhera. N.q.s nuk eshte i zoti per kete pune duhet te mesohen te japin dorheqjen,ky gest ju jep vlera me shume sec kane. bill Clinton,ju kujtohet,per marrdhenie me nje femer doli para 260 Amerikaneve dhe kerkoj falje. Pse tek Ne asnje nuk e ka bere.A mund te na shpjegojne keta nishane te zinj ku e gjeten kete demokraci qe e intaluan ne shqiperi per 23vjet.Magjinoni nje brez te tere te shkoje ne europe me demokrazine e sali berishes,edhe fiset indogjene jane me lart.Ne FB z.Sali shkruajme ne qe nuk kemi privilegjet tuaja me medjat,por Ti duhet ta shohesh ne sy popullin tend,ta prekesh per ti ndjere plaget,e ne rastin tend per te ndjere urrejtjen qe ka per ty per ate c’fare i keni shkaktuar per 2 dekada e gjysem.c’fare paradoksi mes teje e te lavdishmit Skenderbe,qe ti more guximin prej donkishoti te krahasoheshe.Ai 25vjet luftoi me shpate,me krahe,kurse ju mor qyqare me mend nuk ja dole,mjafte e shtydhet koken ,por pervec vrerit ajo nuk nxori gje tjeter.

  6. qytetar says:

    eshte nje rubrike ne fb cudira shqiptare ne fakt duhet dhe nje tjeter cmendurira te pseudo poltikaneve shqiptare

  7. viktor hoti says:

    Zoti Pirro! me vjen keq qe nuk ke kouptuar se nuk egziston dekret nga presidenti per kete pune per faktin se veprimet e presidentit me cilesi ne e Komamdantit te Pergjithshehm nuk materializohen me dekrete por me urdhehra ose administrativisht . Problemi eshte se as me ate cilesi ai nuk mund te veproje ne kohe paqej sepse Kushtetuta e pengon te veproje vec nepermjet kryeministrit apo ministrit te brendshem , shiko shenimin tim me siper Viktor Hoti

  8. ali says:

    Fjale e bukur ”kryecubi” i perdorur nga Odiseu !!

  9. Ustai says:

    Sigurisht qe nuk ka asnjeanes ne Shqiperi, perfshi ketu edhe ate person qe ka shkruar me lart ne lidhje me Presidentin, por edhe mua vete qe po jap nje mendim.
    Une mendoj se asnjeanesia nuk varet nga vetdeklarimi i personit qe e ben nje gje te tille ,por nga fakti se sa i mbeshtetur ligjerisht eshte mendimi qe ai cfaq. Ne keto kushte per ceshtjen e presidentit(po e shkruaj me germa te vogla)jam gjithsesi me ligjin. Pra ai(me te vogla)apo e shoqja e tij kane te drejten legjitime te perfitojne gjithe atributet qe jep ligji per pronat e te pareve te tyre.Por me duket nje paralelizem delikat per nje president, midis rastit te Pallatit te Kultures ne Permet, i pretenduar nga Kisha Ortodokse (pasi ka qene pronare e atij trualli)dhe rastit te zonjes Nishani me truallin e godines se PD. Pse nuk mban qendrim ky president(me te vogla)per zbatimin njesoj te ligjit,qofte per pronen e gruas se vet(truallin) qofte per truallin e kishes ne Permet.Ligji eshte i percaktuar qarte.Ne ate rast ish pronari kompensohet dhe godina e ndertuar mbi te para vitit 1993, i ngelet pronarit te ri,pra Bashkise se Permetit, apo PD ne Tirane. Ngelet qe presidenti(me te vogla) te shprehet ne se eshte me ish-et apo me aktualet, sipas ligjit. Ne momentin e berjes se ketij ligji, une do te isha per ish pronarin, por ligjvenesi,perfshi dhe presidentin(me te vogla)ka menduar dhe vendosur ndryshe,pasi komunizmi i trasheguar i mundonte shume ne vendimmarje te sakta dhe demokratike.
    Ne keto kushte , pa i ardhur turp dhe ndroje, do te prisja si shqiptar, qe presidenti (me te vogla)im te shprehej per rastin e Permetit dhe rastin e gruas se vet ndene PD,njekohesisht.
    Shprehu zoti president(me te vogla),por me te njejtin standart, dhe mos lejo te fyen shqiptaret nga nderhyrjet greke dhe filogreke.Ku je ti qe na perfaqeson ne?!Nese mendon se ja ke lene kete detyre Berishes, ti e ke pare se si e ka zgjidhur ai me ujrat detare,me Greqine,apo me furnizimin e serbeve kunder kosovareve me karburante tankesh,dhe se si po ndersen tashme greket, ne menyre qe jo vetem te leje nje toke te djegur ekonomike dhe financiare, por edhe diplomatike. Mire ate e genjen mendja(se i semure eshte)po ti qe ke nje detyre kushtetuese te mirepercaktuar, pse nuk reagon, apo mjaftohesh te besh nje deklarate te turpshme se po te ofendoka dhe te akuzoka kot Edi Rama(qe nuk eshte shprehur fare)?! Behu burre!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje