Po turp nuk keni xhanëm?

17 Gusht 2013, 18:48Blog TEMA

Nga Mitro Gjinua

 

Kryeministri i munxosur nga nje milion shqiptare, filloi cicerimat e tij ne Facebook, jo vetem per thyerje rekordesh ne not dhe per relaksin familjar me niperit e mbesat, po edhe per naziskinet greke qe paskan “mbire” papritur ne Himare dhe kane bere thirrje antishqiptare. Dhe gjyshi notar merr pamjen e filozofit dhe atdhetarit, duke na shpjeguar neve se nuk ka minoritete ne Himare dhe ne fshatrat perreth. Na fliska si historian, nderkohe qe harron se eshte kryeministri ne detyre dhe ka pergjegjesi kushtetuese qe lejon individe te tille ekstremisht te rrezikshem te hyjne e te dalin lirshem ne kete vend dhe te bejne thirrje per lufte.

Policia e tij ndalon qytetare shqiptare fukarenj dhe te pafajshem ne hyrje te Lazaratit, por ben sehir ca “trimosha” qe guxojne te neperkembin ligjet e ketij vendi dhe te hakerrehen ndaj gazetareve te TCH, mu para syve te policit. Kryeministri ka per detyre te ndaloje veprimtarine armiqesore te kujtdo qofte brenda kufijve tane dhe jo te cicerije nga vila luksoze qeveritare ne bregdet, ne plazhet ngjitur me vendngjarjen naziskine. Le qe ku ka kohe te merret me armiqte e jashtem, se nuk e lene grupet armiqesore te opozites fituese per te pushuar rehat!

Ciu, ciu per socialiste mafioze, hajdute, kontrabandiste, bandite, vrases, te cilet kryemafiozi Rama, pasi i beri deputete, tashme po i emeron ministra. Po mire mo delenxhi, medemek kryeminister, ti na u mburre se ke zhdukur bandat mafioze, po keto pse na i le peshqesh? Nese vertet jane te tille, atehere ti duhet te japesh llogari se, megjithese ishe ne dijeni, ke lejuar me dashje kontrabanden dhe bandat mafioze socialiste te jene te lira, madje dhe te votohen masivisht nga shqiptaret. Keta te fundit qenkan fare te papergjegjshem, se duke i ditur keto gjera, te degjuara kaq here nga kryetari i PD-se dhe kryeministri gjate fushates, prape i besuan pushtetin, madje me nje besim absolut.

Nga ana tjeter, del drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, ne krah te ca italianeve dhe pa iu skuqur faqja degjon dhe miraton me koke se ne Lazarat sivjet hashashi qenka zhvilluar me shume se cdo vit tjeter dhe shifrat marramendese prej milarda eurosh te parave te droges do te kishin bere jo te skuqej, po te ishte rrezuar nga tavolina kedo ne ate cast, por jo ama drejtorin tone te madh te policise. Ai dukej krenar, me ballin lart, duke dashur t’u thote te pranishmeve se policia e tij nuk ka asnje faj, se nuk e le njeri te hyje ne kete fshat. Dhe ngaqe nuk hyn dot vete ne Lazarat, nuk lene as qytetaret e lire shqiptare te shkojne ne fshat, se punojne ne arat e mbjella me kanabis. Presin dhe ujin, a thua se policet jane jenicere turq qe mbajne te rrethuar kalane e Krujes dhe duke prere ujin dhe furnizimet do t’i detyrojne te dorezohen. Harrojne se ka e te bejne me vrana konter te rinj, qe te marrin gjak ne vetull. Po ku e gjen te drejten ti, si polici, te me pengosh mua te leviz lirshem brenda territorit shqiptar? Po, kete e bente Enveri, jo larg Lazaratit, ku policia e tij te ndalo te kur vizitoje fshatra afer kufirit. Ku  vajten deklaratat e drejtorit tone te madh, kohe me pare, se policia ka punuar qe ky fshat i Gjirokastres te dale nga lista e zeze e kultivimit te droges? Dhe pasi shteti u dorezua, keta shtetare as skuqen, as zverdhen. Madje behen dhe qesharake, njeri duke i mesuar mbeses notin, a thua se i plasi njeriu di apo nuk di not mbesa e gjyshit kryeminister, tjetri duke u krekosur, kur te huajt deklaronin faqe tij, se Shqiperia ka ecur shume ne kultivimin e bimeve narkotike. Pika Muhamet, me ke ben muhabet, i thone nje fjale te urte.

Ne fund te fundit turpi per te gjallet eshte. Them per ata qe vertet e ndjejne dhe jo per ata si puna e gjyshit kryeminister qe, pasi premtoj ta bente Shqiperine lule buze Adriatikut, lulezoi vetem Lazaratin. A nuk do mjaftonte vetem ky fshat, tashme i njohur, qe kryeministri, drejtori i Policise se Shtetit e te tjere, qe na siguruan se do te luftonin krimin dhe do ta hiqnin Lazaratin nga lista e zeze, te fshiheshin me nje barre turp, kur italianet deklaruan publikisht se kultivimi i droges sivjet ka thyer cdo rekord. Drejtori i madh i policise tundte koken i kenaqur, qe policia ishte jashte loje, se nuk hyn dot ne ate fshat, ndersa gjyshi kryeminister, pa iu skuqur faqja per kete rekord droge nen udheheqjen e tij, numeron rekordet e rinj ne not dhe Facebook.

Ca te tjere e hane turpin me buke. Xhozi si gjithmone keput mufka dhe nuk pse zverdhet, se i eshte argasur lekura e fytyres nga bemat ne krye te Kuvendit. Del e na kumton se Berisha eshte arkitekt i Shqiperise se re, kopjuar fjale per fjale nga Ramiz Alia, ne ceremonine mortore te Enverit, se Enver Hoxha eshte arkitekt i Shqiperise se. Natyrisht nuk ka dhe ndonje diference te madhe modelesh udheheqje, se edhe ky yni varkar i familjes se diktatorit ka qene.

Deputete te tjere te partise se humbur kercenojne publikisht kryeministrin e ardhshem te mos bej gafa dhe te rrezoje vendimin e qeverise se debuar, per seline e re te PD-se. Gafen e qeverise per te zaptuar edhe kete ndertese te vetme publike qe u ka mbetur pa e marre, pa piken e turpit e quan gafe te qeverise se neserme. Gafe tamam do te ishte nese qeveria qe vjen nuk do te hedh ne kosh te plehrave vendime te tilla. Se na e ndriti kjo parti dhe tashme meriton seli te re. Po pse mo, pas 23 qershorit gjyshin e qeverise e zuri meraku per pronat private dhe  vete paska ndenjur njezet vjet mbi pronen e tjetrit?

Nuk do mend, qe doktori i semure ua hoqi dalengadale  ndjenjen e turpit bashkepunetoreve te tij. Krejt si historia e atij burri qe shkoi te mjeku dhe iu ankua se i bente te gjitha ne brek dhe i vinte turp nga vetja.

– Kur te ndodh kjo, – pyet doktori?

– Kur me vjen, ne shtepi, ne rruge, ne kafene, bobobo sa turp, kur me shohin njerezit.

– Mire, – ia kthen mjeku.- Do pish keto ilaçe dhe do te vish pas nje muaji.

Hallexhiu nuk po vinte as pas tre muajsh, por doktori e kerkoi vete.

– E mo, – i tha,- paten efekt ilaçet? E ben me ku te te zere?

– Prape i mbush breket mu para mexhlisit doktor, po nuk me vjen me turp. As skuqem, as zverdhem me.

– Bukuri, – u shpreh i kenaqur doktori.

– Ne fillim te hoqa ndjenjen e turpit. Tani vazhdojme me te tjerat.

– C’te tjera, doktor? Une fytyren, namuzin kisha merak dhe te falenderoj qe, edhe i dhjere, u dal njerezve perpara, me koken lart…

27 komente në “Po turp nuk keni xhanëm?”

  1. Vlora says:

    tamam berisha edhe i dhjere edhe koken lart.

    e bukur.

    1. eljo says:

      Gazetari komunita servila lepires bythe, sa fitoi zgjedhjet
      Edvin piktori, te gjith duke share Salen, kush mund me shajt
      me shume.
      Po ku ishit dje ju??? qe sot na dolet te gjith ani-Berishe.
      Gazetari servile nga te fryje era kthen gunen.

      1. fl says:

        Diarreja e nje shpellari te vetmuar ?

  2. fl says:

    Mos i leviz as presjen. E ke qare.

  3. Tori Hoxha says:

    hahahaha te dhjere dhe krenare ? tamam per krye bastardin&Co

  4. Treviso says:

    Ky eshte gjyshi krueminister. Edhe i dhjere, u del shqiptareve perpara, me koken lart.
    Gjyshi kryeminister eshte dhjere ne Mars te 1997, tani eshte qelbur fare.

  5. lisdushku says:

    te lumte lab !

  6. gezim says:

    Te rrosh apo te mos rrosh…
    Shteti perball krimit.Qindra police me uniforme dhe pa uniforme, me uniforme laramane te zeze dhe larushe I kane bere prite krimit.Kane ndaluar dhjetra hallexhinje qe ngrihen ne mengjez me mendimin ne se do te gjejne ushqimin e perditshem per femijet dhe nuk pysein ne se nuk do te kthehen ne mbremje apo jo, ne se do ti zeri masivi I dheut duke gerrmuar per skrap apo ti arrestoj policia pse do te shkojne te punojne ne Lazarat..Kane provuar emigrimin dhe perseri jane kthyer te pa fate, enden ne rruget e qytetit dikush duke lypur dikush duke provuar fatin ne kazinot qe jane perhapur si kerputhat mbas shiut ,perseri te pa fate,ky vend nuk te ofron asgje pervec alternatives: te vjedhesh, te vrasesh, te mbjellesh hashash ose te vrasesh veten.Edhe po pate zene nje pune provizor do te jesh po nuk qe militant I ndonje partie per te siguruar buken per kater vjete.
    Pash sot nje eskluzive,operacionin e policise ne rrethinat e Tiranes per azgjesimin e parcelave te hashashit,mire bene se kjo eshte puna e policise ka edhe efektin e saj parandalues , por ne kontrollin e baneses qe beri policia prisja te shikoja nje vile te “trafikanteve”, nje kater feneresh, nje jaht,por asgje vec kasolles . Ju them sinqerishte pamvarsishte se kam punar shume vite ne polici u perlota kur pash ata mjerane te lidhur me pranga qe luftojne per jete a vdekje, mu kujtuan dy djemte e mi burra te pa pune qe mbraruan arsimin e larte, provuan emigracionin dhe enden rrugeve te qytetit te pa punee pa shprese dhe ushqehen me pensionin tim Cfare alternative u ka ofruar shteti atyre te rinjeve , si duhet ta perballojne jeten? Nuk them se zgjedhja e tyre eshte zgjedhje e duhur por shteti po tregon forcen me fukarenjte dhe nuk po merret me bosat pasi bosat I duhen per te sponsorizuar fushtatat, nuk lufton te korruptuarit se nga korrupsioni merr hisen e vet
    Duam apo nuk duam ne te pranojme krimi ka marr revansh. Shteti duhet ti very gishtin kokes

  7. Ton says:

    Jo nuk ka turp! Fare!

  8. Baro Liçaj says:

    Se pari nje korrigjim autorit te shkrimit ,Z. Mitro : Ju shpreheni :- mire mo delenxhi… Duhet : Mire mo kryedelenxhi… Sali Berisha nuk eshte vetem nje kryedelenxhi,por dhe nje kryehipokrit, nje kryemashtrues,nje kryedemagog,nje kryevrases, nje kryehajdut,njekryemafioz, nje krye…. Shkurt ,nje kryenjeri i te gjitha te keqijave . Tashme ka ardhur koha per t’i thene : STOP ! KETIJ NJERIU SHPIRTKATRAN PA GJAK SHQIPTARI QE E KA BERE SHQIPERINE CAMUR NE KETO 23 VJET ! PRANDAJ KETIJ NJERIU NUK I VJEN KURRE TURP DHE AS SKUQET AS ZVERDHET !

  9. Stef Staku says:

    ANALIZE : Bukur.

  10. KARAMAMUND-ELEFANTI I TRETE says:

    Turp nuk kane por duan preshin ne by…e qe te rrine urte dhe te ikin,kete rradhe e meriton megjithe mend ndyraqi.

  11. Shpirag says:

    Bulur!Po a lexon keto shpellari?Mierimi yne fillon nga vetja kur dikur nuk degjuat zerat tane kush ishte Berisha!Tani nuk eshte vone, sepse punuam jo pak te bindnim Sovranin te hidhte kete kërme vicidoli ne gjiriz!Kur une permendja gjirizin,era e ketij Muti,kish pushtuar Shqiperinë!Tani hidhni dhe nje kove uje Gjirizit Berisha,të ndryshojë Shqiperia!…

  12. Hasim Vranishti says:

    Ketyre nuk ju nxi faqja as kur vrane ne Gerdec dhe ne Bulevard!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2013/07/face-off.html

  13. elida says:

    Është vesi malokerise të ndyrë, vjedhës vrasës e fodulle,ves ky i mbrujtur në gjakun e tyre njëlloj si i saliut

  14. Luciano says:

    Sali Berisha duhet pushkatuaaaaar !!

  15. ali says:

    Qysh nuk na u nda ky qafir i ndyre !!!!!

  16. Eduart says:

    kjo qenie vucidoli do ngelet ne histori si nje karagjoz budall dhe I ndyre

  17. Shume nga ne nuk pritem nga qielli e shteti yne (qe ne fakt nuk ka afruar dhe sdo afroje asgje dhe per shume kohe) por gjetem alternativa te tjera se bota eshte e madhe.Djemte e tu Gezo polici do ti paske ne qafe edhe shume kohe se sic e the vete ,,,nuk paskan bere hajer as ne shqiperi e as jashte saj Iku koha qe vishje kapellon e sorrollateshe e merrje rrogen qyl o zotni erdhi koha e kapitalizmin qe po nuk luajte bythen nuk luan dhembet.ska shtet gezimo po ka krahe e pune,,gje te cilat ju nuk I keni!Te fala sali efendiut

  18. malua says:

    Njeri dhenderri e SERBISE ,tjetri as me pak dhe as me shume por …..nipi i XHAFER DEVES !

  19. Deda says:

    të dy në shërbim të Serbit. Rroftë anarshia.

  20. ali says:

    Fytyra me e urryer e ketyre 100 vjeteve te Shqiperise si shtet i pavarur !!!!!

  21. ali says:

    Dhi e zgjebosur , bishtin perpjete ! Edhe qeros ,edhe fodull ! Nuk kane as turp as namuz, u ka plasur cipa !
    Zaten hajdutet, kriminelet, grabitesit s’kane as din as iman !

  22. Zenu says:

    Minjtë e fshehtë të regjimit donin pushtet… dhe e fituan.
    (vijimi i origjinalitetit alla-shqiptarë dihet tashmë…)

    Blendi Fevziu (KORANI)
    Jemin Gjana (I VOGLI)
    Halit Shamata (ÇANTA)
    Bardhyl Londo (SHISHJA E QUMSHTIT)
    Astrit Patozi (ALFONS BALLSHI)
    Shaban Memia (QUKAPIKU)
    Vili Minarolli (PROFESORI)
    Ridvan Bode (KORÇARI)
    Jozefina Topalli (DIZINJATORI)
    Sali Berisha (PENICILINA)
    Fahri Balliu (RRJEPSI)
    Leonard Demi (MURRIZI)
    Uran Butka (DOKU)
    Remzi Lani (HOLTA)

    Spartak Poçi (INXHINIERI)
    Armando Shkullaku (BOZHURI)
    Servet Pëllumbi (YLLI)
    Preç Zogaj (ÇIFTELIA)
    Genc Ruli (STILOLAPSI)
    Sokol Olldashi (TRENDAFILI)

    (* Shkrim i arkivës.
    – See more at: http://www.gazetakritika.net/node/531#sthash.zTSnDd2E.dpuf

  23. Lisidon says:

    Ata sjan timosha as pak ata jan frikacak qe futen ne trazicionin e nderrimit te pushteteve ,thjasht jan legena ata dhe kta qe i lejojn dhe i perkrahin ne shqipri.mjer ne ne dutr te kujna jena mjer ne kujt i besojme.

  24. albi says:

    Pse u dashka te kete turp Berisha? Kush ka turp ne kete vend? A doli Meta duke vjedhur dhe tani na shet moral? A e degjoni Vasilin si ankohet per mjeksine? A tha rama te 99-at per Meten dhe LSI (madje tha ndjese paste LSI) dhe pastaj e mori dhe e futi ne qeveri dhe nuk merr frume pa te? A e hengren te gjithe turpin me buke? A e lepine ate qe peshtyne? atehere c’hyn trupi ne kete vend?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje